You are on page 1of 1

I Huaji – Albert Kamy, Analize e Plote!

Romani “I Huaji” u botua në vitin 1942. Ai është vlerësuar nga kritika si një ndër romanet
franceze më të rëndësishme të shekullit të XX. Ky roman i dha impuls lindjes së letërsisë së
absurdit të viteve `50-`60.

Subjekti i romanit “I Huaji”:

Heroi kryesor i romanit Mersoi merr një telegram ku njoftohet vdekja e së ëmës. Pas kësaj
ngjarjet në roman ndjekin një rrjedhë fatale drejt vdekjes. Pas vdekjes së nënës, vijnë dy të
tjera, ajo e arabit në fund të pjesës së parë i cili vritet aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e
vetë Mersoit në fund të romanit. Ndërkohë mes tri vekjeve ndodhin fare pak gjëra, por ato
mjaftojnë për të plotësuar tablon e përgjithshme. Rrëfimi thuret me fjali të thjeshta e gjykime
të shkurtra, që fshehin me kujdes tensionin e brendshëm, që buron nga prania e vdekjes.

Struktura e romanit “I Huaji”:

Romani përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë Mersoi i sheh gjërat kryesisht me syrin e
vetë. Në pjesën e dytë ai detyrohet ta shohë veten me sytë e të tjerëve.

Rrëfimi i romanit “I Huaji”:

“I HUAJI” solli risi në mënyrën e rrëfimit.

 Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga heroi  kryesor.


 Autori tërhiqet mënjanë.
 Heroi rrëfen thjeshtë, sinqerisht dhe pa asnjë koment.
 Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.
 Rrëfimi nuk kërkon të emocionojë lexuesin.
 Ngacmon ndjeshmërinë dhe zgjon tek ai sensin e gjykimit.

Mesazhi i këtij romani:

Njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, rëndësi ka cfarë jete bëjmë dhe si e
jetojmë atë. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qoftë nga rrethanat objektive, po ashtu
edhe nga ato subjektive.

You might also like