You are on page 1of 2

Butrinti

Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së
njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Historia
Periudha e lashtë

Sipas Virgjilit, Butrinti u themelua nga Enea. respondence te gjate te tij me Ciceronin,
zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kunder
perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i
kesaj periudhe ka sherbyer vazhdimisht i strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet.
Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti përmendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga
bazat kryesore te furnizimeve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Korfuzit. Kushtet
e mira gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te Butrintit ne
shekujt e pare te
eres sone. Per
here te pare
Butrinti preu
monedha bronzi
ne kohen e
Augustit, ku ne
njeren prej tyre
paraqitet
perandori ne
njeren ane e ne
faqen tjeter nje
ujesjelles.
Deshmi e nivelit
te zhvillimit te Butrintit janë edhe rrenojat e monumenteve antike dhe objekteve te ndryshme,
te ruajtura nga ajo periudhe. Ne fillim te shek. I. e. s. u ndertua ujesjellesi 3 km. i gjate, qe
furnizonte qytetin me uje nga burimet e fshatit Xare afer Butrintit. Ne kete kohe u rindertua
edhe skena e teatrit. Te shumta ishin ndertimet publike e shoqerore si banjat dhe tempulli i
Asklepit mbi rrenojat e nje tempulli me te vjeter. Rreth shek. II e. s. u ndertua nje nymfe, qe
furnizohej me uje nga ujesjellesi dhe gjimnazi prane Portes me Kulla. Dallohen ne kete
periudhe nje sere banesash dhe ndertimesh te ndryshme, ku veçohet nje ndertese me atrium
ne qendren e qytetit prane teatrit. Gjate kesaj periudhe, u dendesuan shume ndertimet, te cilat
shtriheshin deri ne buze te kanalit te Vivarit. Vazhdimesine e jetes deri ne Antikitetin e Vone
e deshmon materiali arkeologjik i nxjerre nga germimet, ku vegohet shtresa kulturore e shek.
lV e. s. Kjo shtrese pasqyron nje dendesim te ndertimeve, kurse numri i madh i monedhave te
gjetura tregon nje intensifikim te zhvillimit te tregtise. Duke filluar nga shek. lll., Butrinti
permendet ne itinerare te ndryshme rrugore me emra si Buthroto, Buthrotum etj. Ne vitin 516
permendet si qender peshkopate, kurse ne periudhen e Justinianit permendet nga Hierokli
midis 12 qyteteve te Epirit te Vjeter ne trajten Butrytos. Butrinti e ruajti rendesine ekonomike
edhe ne Antikitetin e Vone, ndoshta edhe per faktin se u prek shume pak nga sulmet e
barbareve e sidomos te goteve te Totiles, kur zbarkuan nga Korkyra ne Onhezem ne vitin
551. Ne Antikitetin e Vone, Butrinti njohu nje periudhe zgjerimi e lulezimi, gjate se ciles u
realizua rindertimi i mureve mbrojtese te demtuara gjate viteve. Monumente qe deshmojne
zhvillimin e qytetit ne kete periudhe janë baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri
u ndertua rreth mesit te shek. V. dhe perfaqeson traditat me te mira arkitektonike dhe artistike
te Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndertua ne fundin e shek IV dhe ka qene e shtruar me
mozaike. Bazilika e Madhe u ndertua ne qytetin e poshtem ne shek VI dhe është nje ndertim
madheshtor paleokristian. Fakti qe muret e saj janë ruajtur ne lartesine origjinale deri ne ditet
tona, tregon vazhdimesine e perdorimit te monumentit deri ne shekujt e Mesjetes se Hershme.

You might also like