You are on page 1of 8

Iliria

Pesëdhjet vjet studime për qytetet ilire / Fifty Years of Studies on


Illyrian Cities
Neritan Ceka

Citer ce document / Cite this document :

Ceka Neritan. Pesëdhjet vjet studime për qytetet ilire / Fifty Years of Studies on Illyrian Cities. In: Iliria, vol. 28, 1998.
Simpozium ndërkombëtar 9-10 Nëntor '48 Tiranë '98. 50 Vjet Arkeologji Shqiptare. pp. 121-128;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.1998.1692

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1998_num_28_1_1692

Fichier pdf généré le 19/03/2019


121

ILIRIA Nr. 1-2, 1998

Neritan CEKA

PESËDHJET VJET STUDIME PËR QYTETET ILIRE

Ky pesëdhjetëvjetor i krijimit të Muzeut Arkeologjik-Etnografik në Tirane përkon


edhe me fillimin e studimeve për qytetin ilir. Ka qenë Hasan Ceka, i cili në artikullin
e tij "Zbulimi i një qyteti antik në rrethin e Tiranës" të botuar në Buletinin e Institutit
të Shkencave, seria Shkencat Shoqërore, 1951, nr.l, f.86-89, përdori për herë të
parë termin qytet ilir.
Kjo përbën një shkëputje nga tradita e deriatëhershme e krijuar nga arkeologët e
huaj si Karl Patch, Camillo Prashniker e Luigi Ugolini, të cilët i patën konsideruar
Amantian, Bylisin, Lisin etj., si subkoloni helene në thellësi të territorit ilir. Ështe
pikërisht Hasan Ceka, i cili bëri edhe përpjekjen e parë për gërmimin e një qyteti të
rëndësishën ilir si Amantia, gërmime të cilat u çuan më tej dhe u botuan nga Skënder
Anamali. Në këtë periudhë të hershme të zhvillimit të shkallës kombëtare të
arkeologjisë shqiptare vëmendja u përqëndrua në kolonitë helene të bregdetit,
veçanërisht në Apolloni. Megjithatë duhet vlerësuar përpjekja për të identifikuar në
ambientin helen të këtyre kolonive faktorin ilir, i cili shfaqej në dëshmitë epigrafike,
numizmatike, por edhe në demente të tjerë të kulturës materiale e shpirtërore.
Vitet 60 shënojnë fillimin e kërkimeve dhe studimeve sistematike në fushën e
qytetërimit antik ilir. Duhet shënuar se kjo fushë u atakua në mënyrë komplekse,
njëherazi nëpërmjet vështrimit historik me kërkimet e Selim Islamit dhe botimit të
burimeve të shkruara mbi Ilirinë dhe ilirët, si dhe vështrimit arkeologjik nëpërmjet
një numri të madh gërmimesh arkeologjike në Antigone, Dimal, Belsh. Zgërdhesh,
Lezhë, Rosujëetj.
Sinteza e këtyre kërkimeve u realizua në Kuvendin II të Studimeve Ilire si dhe në
botimin Iliria II, i cili ju kushtua tërësisht problematikës se qytetit ilir.

Se pari, u krijua një tabllo konkrete dhe komplekse e realitetit kulturor ilir në
periudhën antike, duke e vlerësuar atë si periudhë qytetare ilire. Ndryshimi i tablosë
kulturore tradicionale të periudhës se hershme të hekurit në një tablo e cila integrohej
në qytetërimin antik mesdhetar u lidh me veprimtarinë ekonomike, politike dhe
kulturore të qyteteve ilire, duke u shkëputur përfundimisht nga spjegimet e
thj eshtësuara të ndikimit helen.
122 Pesëdhjet vjet studime për qytetet Hire

Së dyti, i gjithë zhvillimi kulturor u shpjegua në kuadrin e përgjithshëm historik


ilir, ku si rezultat i krijimit të një shoqërie të strukturuar dhe të angazhimit të ilirëve
në ngjarjet më të rëndësishme të botës së atëhershme antike, u profilizua një histori
e veçantë e ilirëve, ku spikaste roli i Mbretërisë Hire.
Si rezultat i këtyre kërkimeve dhe studimeve, realiteti antik ilir, u bë i prekshëm
nga zbulimi i monumenteve të rëndësishëm si fortifîkimet e Amantias, Antigonesë,
Zgërdheshit apo Lisit; i stadiumit të Amantias, portikut të Dimalit, banesave të
Antigonesë etj.
Vitet 70-80 shënuan një intensifikim të kërkimeve arkeologjike në të gjitha drejtimet.
Pati një përqëndrim të gërmimeve në disa qendra kryesore sic ishin Bylisi, Klosi,
Antigonea, Selea e Poshtme, Triporti etj. Kjo gjë bëri të mundur kompletimin e
vizionit mbi natyrën urbanistike të tyre, por edhe thellimin në aspekte të jetës së
qyteteve, sic ishin organizimi politik, format e prodhimit, format dhe stilet
arkitektonike, numizmatika, epigrafika etj.
Ajo që e dallon në mënyrë të qënësishme këtë periudhë kërkimesh është trajtimi i
problemeve të gjenezës së qytetit ilir, të periodizimit, të lidhjeve kulturore e politike
dhe të vazhdimësisë së tij përtej periudhës së pavarësisë politike ilire.
Një seri gërmimesh sistematike vërtetuan ekzistencën e një periudhë protoqytetare
që i paraprin zhvillimit të mirëfilltë të qyteteve në Ilirinë e Jugut. Belshi, Margëlliçi,
Mashkjeza, përbëjnë modele tipike të vendbanimeve të fortifikuara apo të hapura
protoqytetare që u zhvilluan që nga fundi i shek.VII deri rreth mesit të shek.V p.Kr.
Shtresat protourbane u vërtetuan edhe në bazë të qendrave të ardhëshme qytetare
në Klos, Olympe, Berat, Kaninë etj.
Nga kërkimet në vendbanimet protourbane u vërtetua se qyteti ilir nuk kishte një
gjenezë të drejtpërdrejtë nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike sic mendohej
më pare. Nuk ka pasur një fazë Gajtan si pararendëse e qytetit të mirëfilltë ilir dhe
vetë Gajtani përfaqësonte një vendbanim të pafortifikuar, të karakterit të tarracuar
të Bronzit të Vonë, ndërsa muri rrethues i takonte në të vërtetë shek.III-II p.Kr., si
pjesë e një fortifikimi të papërfunduar për shkak të pushtimit romak. Vetë periudha
protourbane shënonte një zhvillim të natyrshëm nga periudha relativisht e qetë e
Hekurit të Hershëm, e cila korrespondonte me Gjeometrikun grek(shek.X-VIII p.Kr.).
Elementi më tipik i trashëguar nga kjo periudhë ishte qeramika e pikturuar e tipit
devollit, por edhe një repertor i kufîzuar i metaleve kryesisht arme dhe zbukurime.
Një tezë e dytë e rëndësishme ishte përmbysja në marrëdhëniet e gjenezës ndërmjet
kolonive helene dhe qendrave protourbane ilire. Ndryshe nga sa ishte menduar më
pare, nuk qe thellimi i kolonive helene, i cili nxiti krijimin e epiqendrave të karakterit
qytetar në prapatokën ilire. Në të vërtetë, sipas dëshmive arkeologjike, qendrat
urbane kishin lindur disa dhjetëvjeçarë para themelimit të kolonive, duke krijuar
ambientin e nevoj shëm ekonomik dhe shoqëror për arritj en e kolonistëve .
Një fazë protourbane, që i takonte mesit të shek.VII p.Kr. u konstatua edhe në
Dyrrah, si një mbështetje e traditës historike e cila e lidhte themelimin e këtij qyteti
me një mbret ilir. Nga ana tjetër, gërmimet në akropolin e Butrotit provuan, se
fillimet e periudhës urbane në këtë qendër lidheshin me një emporion korkyras të
shek.VII p.Kr., kur u krijua edhe një faltore përballë hyrjes së mûrit arkaik.
Në periodizimin e periudhës qytetare ilire u përcaktuan katër faza kryesore.
E para, e përfaqësuar nga Amantia, Klosi, Gurzeza e Dorëzi, në prapatokën më të
Neritan Ceka 123

afërt të kolonive, datohet midis viteve 450-380 p.Kr. dhe dallohet kryesisht nga tipi
i fortifikimeve me murature poligonale-trapezoidale, mungesa e kullave, rrallësia e
hyrjeveetj.
Periudha e dytë lidhet me aktivitetin e shtetit ilir si dhe me pushtetin molos të
Kaonisë e luginës së Vjosës dhe datohet midis viteve 380-280 p.Kr. Ajo dallohet
nga krijimi i konstelacioneve urbane ne përputhje me organizimin e koinoneve
qytetare si ai i bylinëve, amantëve, atintanëve, prasaibëve etj. Qendrat qytetare
krijohen gjatë kësaj periudhe ne të gjithë territorin e Ilirisë së Jugut dhe Kaonisë.
Më përfaqësueset e këtyre qendrave janë Bylisi, Olympe, Butroti, Foinike, Berati,
Mali i Viles, Zgërdheshi, Skodra, Rizoni etj. Ne fortifikimet e tyre përdoren një
varg teknikash, ku mbizotëron ajo katërkëndëshe. Dallimi kryesor nga periudha
paraardhëse shfaqet kryesisht tek planimetritë, ku ndeshen për herë të pare kullat,
si dhe ne mdryshimin e sipërfaqeve funksionale brenda rrethimit, ne radhë të pare të
agorasë.
Periudha e trete (280- 1 68 p.Kr.) e zhvillimit urban lidhet kryesisht me veprimtarinë^
ndërtimore të mbretërve. Shembujt më tipikë janë Antigoneja, e ndërtuar nga Pirro,
dhe Lisi nga mbretërit ilirë. Ato karakterizohen nga përdorimi i muraturave
tradicionale, por kanë një artikulim të veçantë të planimetrisë, ku shfaqen si ndarje
ex novo akropoli, basileia, proteichisma etj.
Është pikërisht ne këtë periudhe kur qyteti bëhet një fenomen i përgjithshëm për
Ilirinë e Jugut, duke u shfaqur ne formen e tij të qartë ne trevat lindore të saj.
Megjithëse ne trevat e dasaretëve, veçanërisht ne fushën e Korçës, ka pasur një
periudhe intensive protoqytetare, ajo nuk u pasua menjëherë nga qyteti i mirëfilltë.
Hija e Korbit, që identifikohet sipas emrit me Koragun e Polibit (V, 108), duket se
është një ndërtim ex novo i kohës së pushtimit maqedonas të Kasandrit. Edhe një
qytet tjetër i kësaj trêve, Antipatrea, që mund të identifikohet ne Symizë, mban
gjithashtu një emër maqedonas. Ndërkohë edhe Selea e Poshtme përcaktohet kryesisht
nga varret monumentale si një qytet dinastik i shek.III p.Kr.
Për trevën e Dardanisë ende nuk kemi një model të qartë qytetar përveç qytezës së
Rosujës ne Tropojë, që është larg formes së një qyteti të mirëfilltë ilir. Përsa i përket
Damastionit, ky mbetet ende një qytet fantazëm, i dëshmuar kryesisht nga monedhat
e argjendit. Simbolet e tyre flasin më tepër për një komunitet zejtar me lidhje egjeane,
të huaj, ne mos etnikisht, ne nivelin e organizimit politik, ekonomik e shoqëror, me
botën dardane ne një periudhe protourbane e parashtetërore. Vetëm ne shek.II p.Kr.
ky qytet integrohet ne ambjentin dardan, sic dëshmon evolucioni ne simbolet dhe
cilësinë e monedhave.
Nuk është përcaktuar ende lidhja ndërmjet qyteteve dhe bashkësive të herëshme
qytetare ilire dhe shtetit ilir, i cili luajti një roi të qartë historik gjatë shek.IV p.Kr.
Ne të vërtetë qytetet e kësaj periudhe përfaqësohen më tepër nga fortifikimet e tyre,
ndërkohë që nuk kemi asnjë të dhënë mbi ndërtimet e brendëshme. Vetëm nekropoli
i Amanties dhe i Bylisit dëshmojnë prezencën e vazhdueshme njerëzore ne qytetet
ilire të shek.IV, si dhe veprimtarinë e tyre kryesisht si qendra shkëmbimi. Me interes
është identifikimi i qendrave të mëdha fshatare nëpërmjet nekropoleve të hapura,
sic është ai i Dushkut pranë Lushnjës. Prezenca e tyre plotëson raportin qytet-fshat
si bazë e zhvillimit të jetës qytetare të mirëfilltë, si dhe interesin për drithin ilir si një
nga objektivat kryesore të ngulimeve helene të bregdetit.
1 24 Pesëdhjet vjet studiine për qytetet ilire

Kuadri i piote i zhvillimit të qyteteve ilire plotësohet vetëm rreth mesit të shek.III
p.Kr. Është koha kur u formuan agoratë e qyteteve në Bylis, Klos, Amantia, Dimal,
Antigone etj. Në trevat në veri të Shkumbinit prezenca e agorave dëshmohet në
Zgërdhesh dhe në Lis, me sa mund të kuptohet nga veçimi si zone urbanistike.
Për trevën e Kaonisë janë të qarta agoratë e Foinikes dhe Butrintit, të cilat
plotësohen në zona të rezervuara që në gjysmën e parë të shnek.IV p.Kr. Dëshmitë
më të qarta të agorasë i kemi në Bylis, ku ajo kishte një sipërfaqe prej rreth 4 ha të
veçuar nga pjesa rezidenciale e qytetit nga një mur dekorativ, ndërkohë që
komunikonte me një hyrje të veçantë me horën. Monumentet e zbuluara si teatri,
stoat, stadiumi etj., plotësojnë kuadrin e një qyteti të zhvilluar në modelet
bashkëkohore, po të kemi këtu parasysh edhe institucionet politike dhe prerjet
monetare autonome. Si rrjedhim i një pune intensive të zhvilluar në vitet 70 dhe 80
ne njohim sot në një gjendje të kënaqëshme jo vetëm pamjen e jashtme të qyteteve
ilire, por edhe jetën e zhvilluar brenda tyre.
Një numër i konsiderueshëm mbishkrimesh të zbuluara në Bylis, Amantia, Dimal
etj., japin mundësi të rindërtohet imazhi i institucioneve politike të koinoneve, i
përafert në Strukturen piramidale me ato të Greqisë Veri-Perëndimore dhe Epirit.
Origjinaliteti qëndron në një kombinim të superstrukturës monarkike, të dëshmuar
nga burimet historike për shek.III-II, dhe të bazës republikane të tipit apolloniat
(prytani si magistrat eponym).
Qytetet si qendra prodhimi janë një fenomen tërësisht i shek.III p.Kr., megjithë
funksionimin e një prodhimi të kufizuar lokal qeramik në trevën dasarete gjatë
shek.V-IV p.Kr. Kjo spjegohet me rolin primär të tyre si qendra shkëmbimi, të
trashëguar që nga periudha protoqytetare, por edhe të një tregu relativisht të kufizuar,
ku edhe përdorimi i monedhave prej bronzi ishte tepër i rrallë. Gjatë shek.III-II
prodhimi i qeramikës i të gjitha llojeve ishte një tipar pothuaj i të gjitha qendrave
qytetare në Ilirinë e Jugut, sidoqë punishte qeramike janë dëshmuar edhe pranë
qendrave të dores se dytë. Me interes janë dëshmitë nëpërmjet vulave mbi tjegulla,
ku diferencohen punishtet e bashkësisë (damosia) nga ato të pronarëve private.
Jeta kulturore dhe shpirtërore në qendrat qytetare ilire mbetet një aspekt ende më
pak i njohur dhe pak i studjuar. Onomastika dëshmon për një popullsi me karakter
etnik ilir, pavarësisht nga përvetësimi në shkallë të gjërë i emrave helenë. Tipik
është zotërimi i emrave ilire tek magistratët e Bylisit, Amantias, Rabies, ashtu sic e
gjejmë edhe tek dinastitë ilire, gjë që flet për një ndërgjegje etnike ilire. Panteoni ilir
dhe mitologjia e tyre ndërtohet pjesërisht nga të dhënat arkeologjike si një adaptim
i traditës se hershme në format e ideologjisë helenistike, gjë që u lehtësua nga baza
e përbashkët indoevropiane.
Kolonitë helene kanë zënë një vend të veçantë në kërkimet arkeologjike të
pesëdhjetvjetorit të pasluftës. Gërmimet në nekropolet tumulare, por edhe ato në
shtresat e qyteteve, sqaruan çështje të diskutueshme të kronologjisë se kolonive.
Për Apolloninë u vërtetua lidhja e mûrit rrethues me një shtresë kulturore të çerekut
të fundit të shek.VII p.Kr., gjë që e zhvendosi datën e themelimit të kësaj kolonie
rreth një çerek shekulli para dates tradicionale (588 p.Kr.). Të dhënat e deritanishme
tregojnë nga ana tjetër, se Apollonia u vendos si një themelim ex novo ku nuk ka
pasur më parë një vendbanim ilir. Përpjekja për ti lidhur tumat e nekropolit të
hershëm të Apollonisë me traditën ilire nuk kanë asnjë bazë, sepse ilirët e prapatokës
Neritan Ceka 125

e kishin braktisur këtë praktikë mëse një shekull para themelimit të kolonive. Nuk
ka dyshim se këto tuma nuk lidhen me ritin ilir, por me përkatësinë ndaj familjeve të
themeluesve të qytetit.
Gjendja në fillimet e kolonisë në Dyrrah paraqitet ndryshe për praninë e një shtresë
para apo protokoloniale me një përzierje të qeramikës protourbane ilire me atë të
protokorintikut të vonë. Kjo dëshmon se kolonistët e parë u vendosën në një
vendbanim ilir, gjë që përkon edhe me legjendat antike mbi themelimin e Dyrrahut.
Përsa i përket Orikut nuk ka dëshmi të sigurta arkeologjike mbi datën e themelimit
dhe origjinën e kolonistëve. Megjithatë nuk ka ndonjë bazë hipoteza mbi origjinën
e tyre nga Eubea.
Pushtimi romak nuk solli ndryshime të dukshme në ecurinë e jetës urbane në
Ilirinë e Jugut. Kjo shpjegohet nga fakti se Roma u ndesh ushtarakisht me mbretërinë
ilire dhe epirote, ndërkohë që koinonet e lidhura me qytetet ose qëndruan neutrale,
ose u pozicionuan krah romakëve (parthinët, atintanët, kaonët, etj). Zgj erimi i tregut
ballkanik, sigurimi i rrugëve dhe politika e senatit për ti zvogëluar koinonet, bëri që
shek. II të shënojë një ringjallje të aktivitetit ndërtimor dhe prodhues në qytetet ilire.
Kjo ishte edhe koha e veprimtarisë më të dendur monetare në Bylis, Amantia, Olympe,
Skodër dhe Lis. Nga kjo periudhë kemi edhe dëshmi të shumta epigrafike për mënyrën
e qeverisjes se koinoneve nga Bylisi, Klosi, Amantia, Olympe, Dimali etj.
Një ndryshim rrënjësor në jetën e qyteteve ilire ndodhi vetëm në tridhjetë vjetët e
fundit të shek.I p.Kr. Me vendosjen e sistemit të principatit nga Augusti, krijimin e
kolonive romake dhe funksionimin e rregullt të rrugëve, u godit përfundimisht sistemi
i koinoneve jo vetëm në mekanizmin e tij politik, por para se gjithash në funksionimin
e ekonomisë, të bazuar tek autarkia rajonale. Pjesa më e madhe e qendrave qytetare
ilire u braktis, me përjashtim të atyre që kontrollonin rrugët apo portet kryesore, si
Bylisi, Lyhnidi, Lisi, Skodra, etj.
Një pjesë e qendrave ilire të braktisura në fund të shek.I p.Kr. do të rifortifikoheshin
në shek.IV-VI p.Kr., por në funksione strategjike të lidhura me gjendjen e pasigurtë
gjatë dyndjeve barbare. Ka si rrjedhim një hiatus të theksuar kulturor në këto qendra,
ndonëse jeta qytetare vazhdoi të zhvillohej në ritme dhe forma të tjera në ato qendra
që ju përshtatën ose u krijuan në përputhje me ndryshimet ekonomike e politike të
Perandorisë Romake.
Duhet të shënojmë, se fundi, se nuk ka asnjë vazhdimësi në natyrën urbane midis
qendrave të fortifikuara ose urbane të Antikitetit të Vonë dhe qyteteve arbërore të
fundit të Mesjetës se Hershme. Përpjekjet për të provuar një vazhdimësi iliro-arbërore
në Berat, Kaninë e gjetkë nuk mbështeten nga të dhënat stratigrafike, për faktin e
thjeshtë se ka pasur një shuarje të jetës urbane në formen antike të saj në pothuaj të
gjitha qendrat e fortifikuara të Antikitetit të Vonë. Veprimtaria e natyrës urbane që
vërtetohet në disa prej tyre në fund të Mesjetës se Hershme, kryesisht gjatë shek.IX
p.Kr., nuk përbën një vazhdimësi të thjeshtë, por një fillim nga e para, të mbështetur
në një shoqëri feudale. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur një vazhdimësi etnike që
nga Antikiteti i Vonë ilir në Mesjetën e Hershme shqiptare, vetëm se kjo vazhdimësi
është realizuar në kontekstin e formave rurale të ekonomisë dhe të instalimeve
njerzore.
127

ILIRIA Nr. 1-2, 1998

Neritan CEKA

FIFTY YEARS OF STUDIES ON ILLYRIAN CITIES

The results of systematic research and studies on the ancient Illyrian civilization
that began in the 1 960s were presented to the second Council of Illyrian studies and
were published separately in the ILIRIA II magazine, which was entirely devoted
to questions of Illyrian cities.
Albanian archaeology boasts of two achievements during this period. First, it
managed to document a concrete and complex view of the Illyrian cultural reality
and it was considered as an Illyrian urban period. Second, the whole cultural
development was interpreted in the framework of the overall Illyrian historical
background. The involvement of the Illyrians in the most important events of the ancient
world carved out a different historical role for them with the Illyrian Kingdom at
the centre.
As a result of these researches, the ancient Illyrian reality became known by the
discovery of important monuments like Amantia , Antigonea, Zgërdhesh, Lisu's
fortifications, Amantia's stadium and the Dimal portico as well as Antigonea's
settlements , etc.
During 1070-80S, the archaeological research focused on main centres such as
Bylis, Klos, Antigonea, Selea e Poshtme, Triport , etc. Researches undertaken
during this decade fully outlined the nature of their urbanization, not to speak about
different aspects of their life such as political organisation, means of production,
architectural patterns and styles, numismatics, ephigraphics etc. What seems
essential in this period is the tackling of the issues of the genesis of Illyrian cities,
periodization, political and cultural ties and their continuity beyond the time of the
Illyrian political independence.
A series of systematic research supplied evidence of the existence of a proto-civil
period that precedes the authentic development of cities in Southern Ilyria. Belsh,
Margëlliç, Mashkjeza form what it is most typical model of the fortified
settlements or open proto-civil ones that evolved by the end of the seventh century to the
middle of the fifth one B. C.
These proto-urban settlements brought forth evidence that the Illyrian city had no
direct genesis to what are known to be the prehistoric fortified settlements, as it had
128 Fifty years of studies on illyrian cities

been earlier thought. There was not a Gajtan phase as a predecessor of the proper
Illyrian city and Gajtan itself represents only a unfortified settlement, or to put if
briefly, a terraced settlement of the late Bronze Age, whereas the surrounding wall
dates to III-II C.B.C., as part of an incomplete fortification because of the Roman
conquest.
A second key thesis consisted in turning down the existing theory on the genesis
relationship between the Hellenic colonies and the proto-urban Illyrian centres.
According to archaeological data, the urban centres had come into being some
decades before the colony settlements, hence paving the way to the economic and
social framework for the colonists.
According to the periodization of the Illyrian civil development, there are three
key phases that run as follow:
The first one is represented by Amantia, Klosi, Gurëzeza and Dorëzi, in the
hinterland of colonies that date to about 450-38- B.C. and is chiefly distinguished by
the type of fortifications with polygonal-trapezoidal masonry, lack of towers,
scarcity of entrances, etc.
The second one is linked to the activity of the Illyrian state as well as with the
Molos power of Kaonia of Vjosa valley and dates to the years 380-280 B.C. It is
characterized by the creation of urban constellations in step with the organisation
of civil Konions like the "bylin", "amant", "antitant" etc. The most representative
examples of such centres are: Bylis, Olympie, Buthrot, Foinike , Berat , Zgërdheshi,
Shkodra, Rizoni , etc.
The third phase (280- 1 68 B.C) of the urban development mainly deals with builder
kings. The most striking among them are Antigonea set up by Pirros and Lisi by
Illyrian kings.
It was just during this time when city becomes a usual phenomenon in the
southern Illyria, including its eastern territories.
As to Dardania, there is not still a typical civil model except for Rosuje in Tropoja,
which appears to be far off from being an authentic Illyrian city.
However, the complete framework of the Illyrian cities ends by the middle of II
century, B.C. Thus, Bylis, Klos, Amantia , Dimal and Antigonea turned into big
and true production centres.

You might also like