You are on page 1of 2

Iliria

Dardania : kërkime dhe studime arkeologjike, Përgatitur nga


Muzafer Korkuti, Luan Përzhita, Kemajl Luci, 2015
Albana Meta

Citer ce document / Cite this document :

Meta Albana. Dardania : kërkime dhe studime arkeologjike, Përgatitur nga Muzafer Korkuti, Luan Përzhita, Kemajl Luci,
2015. In: Iliria, vol. 39, 2015. p. 401;

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2015_num_39_1_2511_t15_0401_0000_1

Fichier pdf généré le 18/01/2019


Botime tË reja 2014 - 2016 401

Dardania: kërkime dhe studime arkeologjike


Përgatitur nga Muzafer Korkuti, Luan Përzhita,
Kemajl Luci.
Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Tiranë 2015.
ISBN 978-99956-10-90-6

Ky libër është rezultat i punës së përbashkët kërkimore dhe bashkëpunimit mes


Institutit të Arkeologjisë, Tiranë dhe Muzeut të Kosovës. Materiali është i ndarë në tre
seksione të ndryshme, duke u renditur kronologjikisht. Ai përmban 315 faqe me ilustrime
të integruara në tekst. Prehistoria, e cila paraqitet me disa artikuj, trajton probleme si
karakterin autokton të dardanëve, tumat e ndyshme të kësaj epoke si ajo e Llashticës dhe
ato të Shqipërisë verilindore, kështjellën dardane të Bardhit të Madh. Një artikull i veçantë
i kushtohet mbishkrimeve latine të zbuluara nga ky territor. Më tej, shtatë artikujt në vijim
të lidhur po me periudhën antike, përqendrohen në studime të ndryshme mbi disa kategori
materialesh po ashtu edhe mbi rezultate konkrete nga gërmimet dhe kërkimet arkeologjike
në disa qendra të këtij territori. Artikujt e veçantë i kushtohen: disa elementëve skulpturorë
të ruajtura në muzeun e Kosovës, apo të dhënave të Pokopit të Çezaresë mbi ndërtimet e
Justinianit në provincën e Dardanisë. Ndërsa pjesa e rezultateve të gërmimeve arkeologjike
trajton vendbanimin në Ulpianë, si dhe në kalatë e Prizrenit, Harilaçit, dhe Kastërcit. Pjesa
e fundit e këtij botimi i kushtohet periudhës mesjetare duke dhënë fillimisht një vështrim
të përgjithshëm mbi disa dukuri të mesjetës së hershme në Kosovë. Më tej jepen të dhënat
arkeologjike nga Graboci i Poshtëm si dhe një artikull mbi gjetjet e mesjetës së hershme në
Banjë të Malishevës.
Vëllimi është i pajisur me harta, foto dhe ilustrime të materialit arkeologjik. Artikujt
janë të shoqëruar me një përmbledhje anglisht, ose në disa raste edhe të përkthyer plotësisht.
Ky libër jep një kontribut në paraqitjen e të dhënave të rëndësishme nga rajoni i Dardanisë,
duke bërë të mundur që ato të jenë të konsultueshme në një vëllim të vetëm.

You might also like