You are on page 1of 1

ILIRËT

Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore,
ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të
cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet
komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më
të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të
paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje,
njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të
formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik,
ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin
përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën
Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që
njihen me emrin dyndja dorike, egjeane, apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore,
në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në
Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre
historike. Pikëpamje më e re është ajo që e
konsideron kulturën ilire si një dukuri të
formuar historikisht në vetë truallin ilir në
bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë
të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit
të asaj të hekurit. Kjo tezë e zhvillimit të
pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të
flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë
etnik, gjen prova të shumta në territorin
historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra
në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e
Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut,
të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit
tonë në varrezat tumulare të pllajës së
Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre
zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza
që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e
Halshtatit apo me bartësit e kulturës së
fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të
fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht
me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës
së fushave me urna me atë të kulturës së
mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin
qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet
metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një
popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo
të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome.
Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve.
Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e
përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe
zhvendosje të theksuara të ilirëve.

You might also like