You are on page 1of 14

Iliria

Ilirët e Jugut në shekujt IV-VII të e. sonë në vështrimin e


arkeologjisë shqiptare / Southern Illyrians during the IV-VII
Centuries A.D.
Skënder Muçaj

Citer ce document / Cite this document :

Muçaj Skënder. Ilirët e Jugut në shekujt IV-VII të e. sonë në vështrimin e arkeologjisë shqiptare / Southern Illyrians during the
IV-VII Centuries A.D.. In: Iliria, vol. 28, 1998. Simpozium ndërkombëtar 9-10 Nëntor '48 Tiranë '98. 50 Vjet Arkeologji
Shqiptare. pp. 173-186;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.1998.1696

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1998_num_28_1_1696

Fichier pdf généré le 19/03/2019


173

ILIRIA Nr. 1-2, 1998

SkënderMUÇAJ

ILIRËT E JUGUT NE SHEKUJT IV-VII TÉ E.SONE NE


VËSHTRIMIN E ARKEOLOGJISË SHQIPTARE

Një kumtesë kurrsesi nuk mund të trajtoj në tërësinë e saj historinë e kërkimeve
arkeologjike për një periudhë të tillë të historisë së ilirëve dhe shqiptarëve, siç është
antikiteti i vonë, periudhë e shkurtër si kohë, por e pasur me ngjarje e problème të
shumta, të cilat mbajnë akoma peng një prej çështjeve më themelore të historisë së
lashtë, atë të gjenezës së shqiptarëve.
Teza e teori të ndryshme1, që vijnë kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe historisë,
të lidhura me problemin e vazhdimësisë iliro-shqiptare kanë kërkuar dhe kërkojnë
pohimin apo mohimin e tyre nëpërmjet të dhënave të shkencës së arkeologjisë, e cila
në krahasim me periudhat e tjera të historisë ilire përbën për arkeologjinë një fushë
kërkimesh e studimesh relativisht të re.

1 Teoritë e parashtruara për gjenezën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe si dhe argumentet
e sjella në të mire të njërës apo tjetrës, janë të ndryshme dhe të shumta. Ndër këto mund të
përmendim ato ilire, trakase. iliro-trakase, pellazgjike. pellazgjike-shqiptare, dako-mize,
kelte, tatare, kaukaziane, iberike, skoceze etj. Përfaqësuesit e teorisë se shqiptarët janë
pasardhës të ilirëve dhe shqipja bijë e ilirishtes janë me të shumta dhe midis tyre mund të
përmendim: J.Thunmann, Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen
Völker, Leipzig 1774; M.Leake, Researches in Greece . 1 804, 1 805; Xylander, Die Sprache
der Albanesen oder Schkipetaren, 1835; J.G.v.Hahn, Albanesische Studien, Jena 1853-
1 854. Fr. Miklosich, Albanische Forschungen I— II, Wien 1 87 1 ; D.Meyer, Die lateinischen
Elemente im Albanesischen. Grobers Grundriss. 1.1. Auflage (1888); P.Kretschmer,
Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, Göttingen 1896;H.Pedersen,
Albanesische Texte mit Glossar, Leipzig 1 895; C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien,
Wien 1904; E.Çabej, Studiine gjuhësore III,IV,V,VII Prishtinë 1976, 1977„1975, 1986;
A.Buda, Ilirët e Jugut si problem i histoiïografisë, Kuvendi i I i Studimeve Ilire ,I,Tiranë
1974; S.Anamali, Nga ilirët tek shqiptarët, "Kuvendi I i Studimeve Ilire", II, Tirane
174 Ilirët ejugut në shekujt IV-VII të e.sonë në vështrimin
e arkeologjisë shqiptare

romake, ka qenë motivi kryesor për fillimin e studimit të historisë ilire2 i cili deri në fund
të shekullit XIX rezulton në një fazë parashkencore, për shkak të pozitës romantike apo
nacionale e për më tepër zgjidhjet kërkoheshin nëpërmjet rrugësh intuitive.
Fillimet në fushën e arkeologjisë së antikitetit të vonë i gjejmë në kërkimet dhe
studimet e bëra në terren nga arkeologët Patsch, Praschniker, Schober dhe Ugolini,3
(fig. 1) botimet e të cilëve kanë vlerë informative ndërsa interpretimi i tyre sot do të
kishte më tepër një rëndësi historike.

1974; W.Cimochowski^re/an/Ä/aeg/MÄes^/p^BUSHTSSHSH 1958X2; Sh.Demiraj,


Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tirane 1988; R.Katicic, Antroponime ilire dhe problemi
i etnogjenezës së shqiptarëve, Kuvendi I i Studimeve Ilire, II Tirane 1974; H.Mihaescu,
Linguistikadheetnogjenezaeshqiptarëve SF 1982X3; J.Hubschmid, Interpretimi historik
1 barazimeve shqiptaro-rumune tëfjalëve dhe substrati dakomiz, SF 1982X3; S.Mansaku,
Rreth njësisë dhe shtrirjes së etnosit ilir në vështrim gjuhësor,"ïlma" 1986, 1 etj. Teoria
se shqiptarët janë stërnipët e trakasve përfaqësohet kryesisht nga gjuhëtarët: C.Pauli,
Eine vorgriechische Inschrift von Lemnos, Alital. Forschungen II, 1 894; H.Hirt, Festschrift
für H.Kiepert (1898); G.Weigandi,, Sind die Albaner die Nachkommen der Hlyrier oder
der Thraker, "Balkan-Archiv" 3,1927. H.Baric, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe,
Prishtinë 1955. I.I. Russu, Limba trako-dacilor, Bucuresti 1967; G. Schramm, Anfange
des Albanischer Christentums, Die frühe Bekehrung der Bessén und ilire langen Folgen,
Freiburg 1994. Një variant i kësaj hipoteze është edhe ai i prejardhjes dako-mize:
V.Georgiev, Albanisch, Dakisch-Mysisch und Rumänisch, Balkansko ezikoznanie 1960Y2.
Jokli(Albaner Eberts Reallexicon der Vorgeschuhte, I, 1924) mbron tezën se shqipja ka
shumë afri si me ilirishten ashtu edhe me trakishten dhe djepi i hershëm i stërgjyshërve
të shqiptarëve ka qenë Dardania, të eilen e zhvilloi më vonë duke përfshirë gjithë trevën
e sotme të shqipes. Një hipoteze mjaft e përhapur, sidomos ndër autorët arbëreshë dhe
shqiptarë të shekullit të kaluar (N.Keta, J.De Rada, N.Frashëri, S.Frashëri), si dhe dijetarë
të huaj: L.Benlœw, La Grèce avant les Grecs, Paris 1877,. S.Konda, Albanët (shqiptarët)
dhe problemi pellazgjik, Konferenca e Pare e Studimeve Albanologjike-Tiranë 1965,
është ajo e prejardhjes pellazge duke i barazuar ata me ilirë ose shqiptarë Të pambështetura
janë dhe mendimet se gjuha shqipe: gjuhë indoeuropiane më vehte (H.Krahe), prejardhje
kelte (Leibnitzi), prejardhje tàtare (Adelungu) etj.
2 J.G. Thunmann, vep.cit., shënon fillimin e fazës së mirëfilltë shkencore për problemin
e lidhjeve iliro-shqiptare, kurse studjuesit e shek.XIX iu drejtuan fushës së gjeografisë
historike apo ngjarjeve politike-ushtarake F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce,
comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris
1820-21; W.M.Leake, Travels in northen Greece, London 1835; J.G.Hahn, vep.cit.,
L.Benloew, vep.cit.; L.Heuzey-M.Daument, La Mission archéologique de Macédoine,
Paris 1876; J.G.Droysen, Geschichte des Hellenismus , Hamburg 1836- 43. Th.Mommsen,
Römische Geschichte, Berlin 1928 etj.
3 C.Patsch, vep.cit.; C.Praschniker, A.Schober, Archäeologische Forschungen in Albanien
und Montenegro Wien 1919; C.Praschniker, Muzakhia und Malakastra Wien 1920;
L.M.Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942 3 veli.
Skënder Muçaj 175

. i. Baptisten i Butrintit

Edhe në dhjetëvjeçarët e peste e të gjashtë4 kërkimet në këtë fushë kanë shërbyer


më tepër si një analizë e përgjithëshme e historisë ilire, prandaj edhe rezultatet kanë
pak a shumë karakter e vlerë informative.

ndryshim i thellë lidhur me kërkimet dhe studimin e kësaj periudhe duke angazhuar
një numër të madh studiuesish e kombinuar kërkimet në terren me gërmimet
arkeologjike.
Në dhjetëvjeçarin e shtatë në gjurmimet e shumta dhe sistematike, në një sërë
krahinash të Shqipërisë, me objekt të veçantë studimi i vendbanimeve të fortifikuara
të kësaj periudha kanë kontribuar studiuesit: N.Ceka, Gj.Karaiskaj, P.Lera, A.Baçe,
S.Muçaj e K.Lako,5 kurse gjatë dhjetëvjeçarit që pason këtyre u janë shtuar edhe

4 Historia e Shqipërisë, vëll.I, Tirane 1959; E.Çabej, Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve


në Gadishullin Ballkanik në dritën e gjuhës e të entrave të vendeve, "BUSHT", SSHSH
1 962, l,f.2 19-227; E.Çabej, "Ilirîshtja dhe shqipja", "Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve",
Tirane 1969, f.41-52; W.Simochowski, Prejardhja e gjuhës shqipe, "BUSHT", SSHSH,
1958,2, f.37-38.; S.Anamali, F.Prendi, Vazhdimësia e kulturës ilire nëkulturën e hershme
mes) 'etare shqiptare, "Konferenca eie Studimeve Albanologjike", Tirane 1965, f.468-
475; S.Anamali, M.Korkuti, Problemi ihr dhe i gjenezës se shqiptarëve në dritën e
kërkimeve arkeologjike shqiptare, "Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve", Tirane 1969, f.89-
101.
5 N.Ceka, Gërmime në qytetin ilir të Selcës se Poshtme, "Buletin Arkeologjik", Tirane
1971; N.Ceka, Fortifikime të vona antike pranë rrugës Egnatia, "Monumentet", 7-8,
1 76 llìr'èt ejugut në shekujt IV- VII të e.sonë në vështrimin
e arkeologjisë shqiptare
studiuesit më të rinj: L.Përzhita, G.Hoxha, Y.Cerova e P.Damko6. Në këtë fushë
kanë ndihmuar me hartat e tyre arkeologjike edhe studiuesit Dh.Budina, B.Jubani,
A.Koka e Sh.Mane7 .
Gërmimet e mirëfillta arkeologjike në vendbanimet e antikitetit të vonë i përkasin
viteve shtatëdhjetë. Gjatë këtij dhjetëvjeçari janë bërë gërmime ne shumë qendra të
rëndësishme si në: Pogradec8, Berat9, Butrint10, Lezhë", Kaninë12, Symizë13,
Paleokastër14, Zharë15 etj.

1974, f.71-89; Gj.Karaiskaj, Kalaja e Elbasanit^MonumcniGt' 1971,1, f.61-67;


Gj.Karaiskaj, P.Lera, Fortifikimet e vona antike në rrethin e Korçës, "Monumentet",
7-8, 1974, f.91-110; Gj.Karaiskaj, A.Baçe, Kalaja e Paleokastrës, "Buletin
Arkeologjik" Tirane 1971; A.Bace. Gj.Karaiskaj, Vrojtime arkeologjike në rrethin e
Gramshit, "Monumentet" 1972, 3, f. 199-202; A.Baçe, Gj.Karaiskaj, Kështjella e
Petrelës, "Monumentet", 5-6, 1973, £139- 160; A.Baçe, Qyteti ifortifikuar i Kaninës,
"Monumentet",7-8, 1974, f.25-54; A.Baçe, Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth
në kohën e vonë antike, "Monumentet", 9, 1975, f.5-33; A.Baçe, Fortifikimet e antikitetit
të vonë në vendin tonë, "Monumentet" 11, 1976, f.35-74; S.Muçaj, Vendbanime të
antikitetit të vonë në krahinën e Mallakastrës, "Iliria", IX-X, 1979-1980, f.279-299;
K.Lako, Kështjella e antikitetit të vonë në Çukën e Ajtojit, "Iliria" 1982, 1, f.207-219.
6 L.Përzhita, Kështjella e Bushatit, "Iliria" 1986,2, f. 187-208; L.Përzhita, Kështjella e
Pecës në periudhën e antikitetit të vonë dhe mesjetës (Rrethi i Kukësit) "Iliria" 1990, 1 ,
f.201-227; L.Përzhita, Gradishta e Bardhocit, "Iliria" 1993, 1-2, f.219-239; G.Hoxha,
Muri rrethues i periudhës se vonë antike në qytetin e Shkodrës (pjesa jugore) "Iliria"
1994, 1-2, f.23 1-241; Y.Cerova.,Kështjella e Qafés në krahinën e Sulovës, "Iliria"
1987, 2, f.155-175; P.Damko, Gërmimet arkeologjike të vitit 1986 Zaradishtë(Korçë)
"Iliria" 1986,2, f.271-272; P.Damko, Gërmimet arkeologjike tëvitit 1990-Kakaç (Korçë)
"Iliria" 1990,2, f.267-268.
7 Dh.Budina, Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të Delvinës, "Iliria" 1 971 ,
1, f.275-34;Po ai. Po aty, Gjetje të rastit në rrethin e Tropojës, "B.A.U",4, 1974,f.42-
48; Po ai. Po aty, Gjetje të rastit në rrethin e kukësit ,"B.A." 4, 1974, f.201-209; A.Koka,
Raport mbi ekspeditat arkeologjike në rrethet e Sarandës, Gjirokastrës ePërmetit, "B.A."
4,1974, f.l86-191.;Po ai,. Po aty, Disa vendbanime të lashta në rrethin e Librazhdit,
"Iliria" 1981, 1, f.246-249; Sh.Mane, Kontribut për harten arkeologjike të rrethit të
Beratit, "Iliria" 1976, VI, f.404-406.
8 S. Anamali, Rezultatet e gërmimeve në Kalanë e Pogradecit, "B.A." Tirane 1969, f.89-
101; Rezitltatet e gërmimeve në Kalanë e Pogradecit 1970-1971, "B.A." Tirane 1971,
f. 120-132: Rezultatet e gërmimeve të vitit 1973 në Kalanë e Pogradecit, "Iliria" III,
1974, f.469-474;Po ai. Po aty, Kështjella e Pogradecit, "Iliria'TX-X, 1979-80, f.211-
258.
9 H.Spahiu, Gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në Kalanë e Beratit, "Iliria" III, 1974,
f.483-489; Po ajo. Po aty,Rezultatet e gërmimeve të vitit 1974 në Kalanë e Beratit,
"Iliria"
VI, 1976, f.355-358;Po ajo.Po aty, Muret rrethuese të kështjellës se Beratit,
"Iliria" 1983, 1, f.H9-135;Po ajo. Po aty, Qyteti iliro-arbëror i Beratit, Tirane 1990.
10 K.Lako, Gërmime në Butrint, "Iliria", VII- VIII, 1977-1978, f.293-299;Po ai. Po aty,
Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Butrint në vitet 1975-76, "Iliria" 1991, l,f.93-
154.
: f

Skënder Muçaj 17"

Fig. 2. Bazilika e Linit

11 F.Prendi, K.Zheku, Qyteti ilir i Lisit, origjina dhe sistemi ifortifikimit të tij, "Iliria" II,
1972, f.2 15-244; F.Prendi, Një varrezë e kulturës arbërore n ëLezhë, "Iliria", IX-X,
1979-1980, f.123-170.
12 D.Komata, Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Kaninës (Rrethi i Vlorës)
1971-1973, "Iliria" 111,1974, f.475-481. D.Komata, Qyteti iliro-arbëror i Kaninës,
Tirane 1991.
13 Gj.Karaiskaj, Gradishta e Symizës në periudhën e vonë antike dhe në mesjetë, "Iliria"
IX-X, 1979-1980, f.171-210.

1514 D.Komata,
A.Baçe, Kështjella
Kështjella
e Paleokastrëy,
e Zharës, fortesë
"Iliria"
e periudhës
1981, 2, f.antike
165-235.
të vonë, "Iliria" VI 1976
f.3 13-328.
178 Ilirët e jugiit në shekujt IV-VH të e.sonë nc vështrimin
c arkeoiogjisë shqiptarc

Fig. 3. Bazilika e Arapajt

Fig. 4. Stoa dhe bazilika e Bylisit


Skënder Muçaj 1 79

Me shumë interes gjithashtu është gërmimi dhe studimi i disa godinave të kultit
paleokristian si trikonkat e Linit16 (fig. 2) dhe Antigonesë17, bazilikat e Ballshit,18
(fig.3) Tepes,19 Amanties,20 Mesaplikut21 dhe Tiranës22
Studiuesit S.Anamali, H.Spahiu, D.Komata, F.Prendi, K.Lako, Gj.Karaiskaj,
A.Baçe, Dh.Budina, A.Meksi e N.Ceka, kanë vlerësuar se në shek. V-VI në këto
qendra vërehen shtresëzime të një kulture të vetme që është e dukshme në prodhimet
zejtare,2 3në artin e ndërtimit24 plastikën arkitektonike dekorative e në mozaikët2 5.
(fig.4) Ajo lidhet në mënyrë organike me shtresën më të hershme (shek.IV e.sonë)
dhe me atë më të vonëshme (mesjeta e hershme).2 6 Shtresëzimet e ndonjë kulture të
huaj, siç vërehen në Symizë në fund të shek.IV e.sonë e fillimit të shek.V e.sonë
janë trajtuar si sporadike dhe të përkohëshme ose si pjesë e pajimeve ushtarake të
ushtrisë se Perandorisë Bizantine2 7.

16 S.Anamali, Mozaikët e bazilikës paleokristiane tëLlinit (Pogradec), "Iliria" III, 1974,


f.329-342.
17 Dh.Budina, V.Bereti, Antigone, gërmime arkeologjike 1974-1975, "Iliria" VI, 1976,
f.342-346.;Po ai. Po aty, Mozaiku i trikonkës paleokristiane të Antigonesë, "Iliria"
VII- VIII, 1977-1978, f.225-235.
18 S.Anamali, Rezultatet e gërmimeve arkeologjike të vitit 1979 në Ballsh, "Iliria", VI,
1976, f.359-361; Po ai. Po aty, Bazilika e Ballshit, "Iliria", VII- VIII, 1977-1978, f.301-
306; Po ai. Po aty, Rreth skulpturës dekorative arkitektonike të bazilikës se Ballshit,
"Iliria" 1981, 2, f.237-242.
19 A.Meksi, N.Ceka, Bazilika paleokristiane në Tepe (Elbasan), "B.A.",f. 104-190, Tirane
1971.
20 A.Meksi, Një bazilikë paleokristiane në Amantie, "Monumentet të Kulturës në
Shqipëri", 1975, 2, f.47-50.
21 D.Komata, Bazilika paleokristiane e Mesaplikut, "Iliria" 1984, 1, f. 183-198
22 S.Anamali, S.Adhami, Mozaikë të Shqipërisë , Tirane 1974; S.Kosta, Restaurimi i
mozaikëve të Tiranës, "Monumentet" 1976, 11, f.87-94.
23 K.Lako, Rezultatet e gërmimeve nëButrint,"lliria" 1, 1981, f. 121; N.Ceka, Ad Quintum,
"Iliria" 1976, VI, f.298; N.Ceka, Qyteti ilir në Selcën e Pos htme "Hinz" 1972, II,
f. 157; D.Komata, Kështjella e Zharrës, f.316; F.Prendi, Rrezultatet e gërmimeve të
vitit 1981,Lezhë, "Iliria" 1982, 2, f.264; D.Komata, Mbi disa dukuri të traditës në
qeramikën shtëpiake të mesjetës se hershme shqiptare, "Iliria" 1986, 1, f.253.
24 D.Komata, Kështjella e Zharrës... f '.319; K.Lako, Kështjella e Onhezmit, "Iliria" 1984,
2, f.162.
25 A.Baçe, Kështjella e Paleokastrës..., £210; Dh.Dhamo, Vepra dhe tipare të pikturës
në Shqipëri në shek. V-XV, "Studime Historike" 1984, f.141-160.
26 S.Anamali, H.Spahiu, Shkodër, gërmime të vitit 1984, "Iliria" 1984, 2, f.269; S.Anamali,
Kështjella e Pogradecit, f.230; P.Damko, Gërmime arkeologjike të vitit 1990,
Kaçaç(Korçë), "Iliria" 1990, 2, f.268.
27 Gj.Karaiskaj, Gradishta e Symizës, ...f. 187.
180 Ilirct e jitgut ne shekujt IV -Vil te e. sane ne ve'shtrimin
e urkeologjisë slicfiptaiv

Fig. 5. Mozaik nga bazilika e Arapajt

Fig. 6. Pamje e kalasë se Pecës


Skënder Muçaj 18 1

Në dhjetëvjeçarin e tetë gërmimet u zgjeruan edhe në qendra të tjera si ne Bylis,


(fig.5) Dyrrah, Aulonë, Sarandë, Shkodër dhe kalatë e Krujës, Gjirokastrës, Bushatit,
Pecës,(fïg.6) Bardhocit, Zaradishtës, Kakaçit etj.
Përkrah arkeologëve me përvojë, S.Anamali, H.Spahiu, D. Komata, rreshtohet
grupi tjetër: K.Lako, A.Hoti, S.Muçaj, S.Hidri, H.Myrto, M.Zeqo dhe më të rinjtë
Gj.Saraçi, Y.Cerova, L.Përzhita, G.Hoxha, P.Damko dhe N.Çuni.
Intensiteti i madh i gërmimeve, sipërfaqet e shumta të gërmuara, shumëllojshmëria
e monumenteve të gërmuara në të njëjtën qendër, pasuruan shumë të dhënat e
përftuara nga gërmimet e mëparëshme, përforcuan ose saktësuan edhe ndonjë të
dhënëjotë piote.
U vërejt se kultura materiale e shek.V dhe e gjysmës së parë të shek.VI e.sonë
është unike, ndërsa më vonë pasojnë ndërprerje. në shumë qendra28, hyjnë elemente
të rinj të kulturave periferike, dhe shumë elemente të mëparshëm nisin të zbehen.
Ndërprerja e gërmimeve pas vitit 1991 në shumë qendra ka vonuar gjithashtu
publikimin e këtyre studimeve, që kanë ende nevojë për të dhëna të reja.
Gjatë këtyre 50 vjetëve arkeologjia shqiptare e mbështetur mbi një metodologji e
metodikë të përparuar, është përpjekur të rindërtojë shkencërisht proçesin e zhvillimit
ekonomik e shoqëror, politik e kulturor të popullsisë së trevave të Ilirisë Jugore
gjatë antikitetit të vonë duke bërë të mundur, vënien në rrugë të drejtë të problemeve
që kanë të bëjnë me lindjen e formacioneve të reja etnike në fïllimet e mesjetës
evropiane. Rruga që ajo ka përshkruar ka qenë e mundimshme, por e ndihmuar
edhe nga të dhënat e shkencave të tjera të albanologjisë dhe kontributi i studiuesve
nga vende të ndryshme të botes, e ka lehtësuar shumë punën e studiuesve të sotëm
dhe atyre që do të vijnë më pas. Mendoj se, edhe në të ardhmen, nuk do të ketë vend
për revizionim të tezave kryesore, por për zgjidhjen e atyre detyrave të përcaktuara
qartë që në Kuvendin I të Studimeve Hire si dhe për plotësime që do të rrjedhin nga
grumbullimi i të dhënave të reja.
Qysh në Kuvendin I të Studimeve Hire Prof. A.Buda përcaktoj qartë fondin e
trashëgimisë së shqiptarëve të hershëm, tek të cilët duhet të kërkojmë jo vetëm
elementet ilire, por edhe ato romake e bizantine, që u bënë prone e kësaj popullsie.2 9
Mbështetja në tezën se Ilirët e kultura e tyre janë një nga faktorët që kanë përcaktuar
trashëgiminë historike e kulturore të shqiptarëve të sotëm, nuk i ka penguar studjuesit
shqiptare të shikojnë pò ashtu konvergimin e shumë kulturave të tjera që vijnë nga
etni të tjera. Ekzistencën e elementeve të shkëputur të këtyre kulturave e kanë vënë
në dukje shumë arkeologë shqiptare në studimet e tyre, por për analizën e piote të

28 S.Muçaj, Sistemi fortifìkues i qytetit të Bylisit në antikitetin e vonë, "Iliria", 1990, 1,


f.188; N.Ceka, Gërmime të vitit 1987, Bylis, "Iliria" 1987, 2, f.247; A.Hoti, Durrës-
qytet, gërmime të vitit 1986, "Iliria" 1987, 2, f.262; K.Lako, Bazilika paleokristiane e
Onhezmit, "Iliria" 1991, 1-2, f. 158; Y.Cerova, Gërmimet arkeologjike të vitit 1988,
Elbasan (Kala) "Iliria" 1988, 2, f.273; S.Anamali, Mozaikët e bazilikës paleokristiane. . .,
f.330; D.Komata, Kështjella e Zharrës, f.3 19; N. Ceka, Qyteti ilirnë Selcën e Poshtme,
"Iliria" 1972, II, f. 158; B.Jubani, N.Ceka, Gërmime në qytezën ilire të Rosujës, "Iliria"
1971, 1, f.55-56; Gj.Karaiskaj, Gradishta e Symizës..., f. 186; G.Hoxha, Muri rrethues
i periudhës së vonë..., f.243.
29 A.Buda, Ilirët e Jugut si problem..., f.62.
1 82 Ilirët ejugut në shekujt IV- VII të e.sonë në vështrimin
e arkeologjisë shqiptare
tyre merita i takon përsëri Prof. A.Budës, i cili shikon tek tre komponentët kryesor
konvergimin e shumë elementeve të ndryshme që kanë ardhur si rezultat i
shpërnguljeve e përzjerjeve etnike dhe shtegëtimeve të brendëshme.3 °
Me problemin e vazhdimësisë iliro-shqiptare dihet se lidhen dy çështje të mëdha:
romanizimi i ilirëve dhe ndryshimet etnike që ndodhën në Ballkan në prag të Mesjetës,
për të cilat ekzistojnë teza e teori të ndryshme.
Ndërsa për të dytën, në planin teorik duket se përgjigjia më e pranueshme ka qenë
ajo e trajtuar nga Porf. A.Buda, për të parën një kontribut të rëndësishëm lidhur me
trevat brenda territorit të Shqipërisë3 ' ka dhënë prof. S.Anamali
Në arkeologjinë shqiptare periudha e antikitetit të vonë është lënë në mënyrë të
dykuptimshëm dhe në këtë pikpamje ka përfshirë gjithmonë shek.IV deri në fïllimin
e shek.VII, ndërsa nga pikpamja historike është trajtuar vetëm periudha e shekuj ve
V-VI, e lidhur kjo me traditën historike të perandorisë Romake e Bizantine.
Mendoj se ndryshimet e shumta që pëson kultura materiale gjatë shek.IV3 2 e cila
gati-gati i ka ndërprerë lidhjet me shekujt e mëparshëm është një periudhë pararendëse
e asaj që fillon në shek.V, prandaj për territorin që studiojmë do të ishte e udhës që
t'i bashkangjitej antikitetit të vonë.
Nga gërmimet e bëra gjatë dhjetëvjeçarit të tetë duket se ka hyrë në rrugën e
zgjidhjes problemi i dyndjeve të fondit të shekullit IV dhe fillimit të shek.V të e.sonë
si nga më shkatërrimtaret3 3 që ka njohur ky territor gjatë gjithë historisë se tij , duke
krijuar trauma të shumta psikike në populisme e ç'mësuar nga luftrat, aq sa ka
ngelur në kujtesën popullore deri në ditët tona.3 4 Ky është shkaku kryesor dhe jo ai
i ndryshimit të pozicionit në kuadrin e perandorisë, që solli fortifîkime të shumta të
kryera në fïllimet e shek.të V"të3 5dhe jo në fundin e shek.IV3 6 sic ishte menduar më
pare si dhe kalimin nga jeta rurale, karakteristike për shek.IV,3 7në një jetë brenda
sipërfaqeve të vogla të fortifîkuara.

30 A.Buda, Etnogjeneza epopullit shqiptar në dritën e historisë, "Dira" 1982, 2, f. 12-16.


31 "Iliria"
S. Anamali,
1985,Nga
1, f.211-212;Po
ilirët tek shqiptaria...,
ai. Po aty, f.27v;
ProçesePoshndërmi
ai. Po aty,
nëNga
trevën
ilirët
jugore
tek arbërit,
Hire në
shek.I-IV të e.sonë, "Iliria" 1986,1, f.5-41.
32 N.Ceka, Ad Quintum, "lina" 1976, VI, f.298
33 Përveç burimeve që vijnë nga autorët antik gërmimet e bëra në qendrat kryesore japin
një shtresë djegie që lidhet me këtë periudhë. B.Jubani, N.Ceka, Gërmime në qytezën
Hire të Rosujës..., f.55-56; S.Muçaj, Sistemi fortifikues i qytetit , f. 184-185.;
G.Hoxha, Muri rrethues i periudhës sëvonë, f.238; A.Baçe, Kështjella e Paleokastrës ... ,
f.2 1 0; S. Anamali, Proçese shndërrimi ..., f.22.
34 Këto të dhëna janë mbledhur nga vetë autori në zonën e Mallakastrës, Tepelenës e
Beratit nga N.Ceka në zonën e Pogradecit,Korçës, Skraparit; Y.Cerova në zonën e
Elbasanit, Librazhdit etj.
35 S.Muçaj, Sistemi fortifikues i qytetit..., f.184.
36 N.Ceka, Fortifîkime...., f.71-72; Qyteti ilir. . ., f. 134; Gj.Karaiskaj, P.Lera, Fortifikimet
e vona.. .,f.l01; A.Baçe, Fortifikimet..., f.46; D.Komata, Kalaja e Zharrës..., f.319;
S.Anamali, Rezultatet e gërmimeve..., f.222 etj.
37 S.Anamali, Nga ilirët tek arbërit, "Iliria " 1985, 1, f.212;Po ai. Po aty, Proçese
shdërrimi..., f.22.
Skënder Muçaj 1 83

Duke gjurmuar të dhënat e arkeologjisë, trevat jugore ilire në shekujt V-VI e.sonë
dhe nisur nga niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e kulturor, S. Anamali me të drejtë
vërejti se kishte nisur një etape e re të eilen ai e quan ringjallja ilire".3 8
Gërmimet e kryera në shumë monumente të kultit kristian,3 9 veçanërisht në qytetin
e Bylisit,4 ° treguan se kisha ka luajtur një roi tepër të rëndësishëm në krijimin e një
uniteti të ri brenda atyre shumëllojësish të krijuara nga prishja e ekuilibreve të
vendosura nën Perandorinë Romake, si rezultat i dyndjeve të fundit të shekullit IV
dhe fillimit të shekullit V të e.sonë.
Vlerësimi i faktorit kishë, krahas faktorit kështjellë, bëri të mundur që antikiteti
i vonë të trajtohet jo vetëm si bazë mbi të cilën fillon të formohet, nëpërmjet një
evolucioni të shkallëshkallshëm, kultura e re e quajtur më vonë arbërore, por që ky
qytetërim në përbërësit e tij kryesor,material e shpirtëror, është pjesë integrale e
qytetërimit të ri mesjetar evropian.
Përqafimi për shumë kohë i tezës se gjuha shqipe është formuar në brigjet lindore
të Adriatikut e të Jonit në trevat e banuara nga fise të ilirëve të jugut ose ilirëve të
mirëfilltë, ka lejuar që disa fenomene historike dhe të kapura edhe nga të dhënat
arkeologjike të lihen në heshtje ose të trajtohen si fenomene tepër anësore të historisë
se Ilirisë se Jugut.
Në këtë drejtim ka patur ndikimin e vet edhe mungesa e studimeve arkeologjike
në ato zona periferike të ilirëve, ku proçeset urbane ose mungonin ose ishin të
papërfillëshme, por nga ku sic dihet vijnë të dhëna të rëndësishme gjuhësore.
Materiali arkeologjik, që i përket gjysmës se dytë të shekullit VI dhe fillimit të
shekullit VII të e.sonë, i përftuar në shumë qendra urbane e rurale të gërmuara , ka
bërë të mundur një pozicionim të ri të arkeologjisë shqiptare ndaj problemit të
dyndjeve të kësaj periudhe, shkatërrimeve dhe lëvizjeve të popullsisë që ato mbartën,
vendi dhe raportet që kanë zënë viset me zhvillim të lartë urban dhe ato më pak të
zhvilluara në formimin e etnisë se re arbërore, raportet midis elementeve të emigruar
dhe atyre të krijuar mbi bazën e bashkekzistencës me kulturën e antikitetit të vonë,
çfaqja e kulturës se Komanit dhe "fundi" i qytetërimit ilir.
Në mbyllje të kësaj ligj erate të shkurtër mendoj se studiuesit e kësaj periudhe
duhet të mbështeten në hipoteza të ndryshme, ndofta, diametralisht të kundërta, për
të arritur në përfundime alternative, që pastaj secili prej tyre të shqyrtohet në lidhje
me përfundimet që vijnë nga disiplinat e ndryshme për të rindërtuar historinë e
popullsive të trevave të veçanta.

38 S.Anamali, Proçese shndërrmimi..., f. 19.


39 K.Lako, Bazilika paleokristiane e Onhezmit, "Iliria", 1991, 1-2, f. 123- 186; S.Hidri,
Rezultate gërmimesh në bazilikën e Arapajt (1980-1982), "Iliria" 1983, 1, f.233-240;
P.Damko, Bazilika e Zaradishtës, "Iliria" 1993, 1-30, f.259-271; H.Myrto, Gërmimet
arkeologjike të vitit 1989-Gjuricaj (Durrës), "Iliria", 1989, 2, f.298-299; L.Përzhita,
Kështjella e Pecës f.209-211; Z.Tafilica, Gërmimet arkeologjike të vitit 1987-
Loke(Shkodër), "Iliria" 1987, 2, f.256-257.
40 S.Muçaj, Dy monumente të antikitetit të vonë në Bylis, "Iliria" 1986, 1, f.321-327;Po
ai. Po aty, Gërmimet arkeologjike të vitit 1986, Bazilika B e Bylisit, "Iliria" 1986,
2,f.270-271.Po ai. Po aty, Bazilika A e Bylisit, "Iliria" 1987, 1, f.l67-202;Po ai. Po aty,
Gërmimet arkeologjike të vitit 1989-Bylis, Bazilika C, "Iliria", 1989, 2, f.209-293;Po ai.
Po aty, Gërmimet arkeologjike të vitit 1990-Bylis, Bazilika D, "Iliria" 1990,2, f.270-271.
185

ILIRIA Nr. 1-2, 1998

SkënderMUÇAJ

SOUTHERN ILLYRIANS DURING


THE IV- VII CENTURIES A. D.

Late antiquity seems to be short in space and time but it is full of events that
contain most of the fundamental and key issues of both ancient history and the
origins of the Albanians.
Numerous theses, theories that chiefly derive from both history and linguistics
that tackle the problem of the Illyrian- Albanian continuity, require either
confirmation or negation by using archaeology, which of course is a relatively a new science.
The study of Illyrian history stemmed out of the interest to know one of the most
important partners of the Hellenic and Roman worlds. Until the end of the 19th
Century these studies were confined to a pre-scientific stage because of their
romantic or national attitudes and because solutions were sought through intuition.
The first studies of late antiquity may be found in the work of foreign
archaeologists such as Patsch, Praschniker, Ugolini, whose publications today have a largely
historical value rather than a scientific one.
Only after 1970s, when archaeological projects were launched, could one think
that proper excavations began in earnest. For the first time Albanian scholars
undertook archaeological excavations at sites such as Butrint, Sarande, Shkoder,
Pogradec, Kanine, Berat etc. and developed research on paleochristian cult temples
like Lini Antigonea; Ballsh, Amantia etc.
Many scholars, namely Anamali, Spahiu, Komata, Prendi, Lako, Karaiskaj, Baçe,
Budina, Meksi, etc, have observed that during V-VI centuries only layers of a
single culture that is obvious in the craftwork construction art and decorative
architectonic plasticity as well as in mosaics.
Some layers belonging to a foreign culture, as it is the case in Symize that dates
back to VI century A. D., have been treated as sporadic or temporary or as part of
the military equipment of the Byzantine Empire's Army.
By the early 80s research extended to other archeological centers such as Bylis,
Dyrrah, Aulone, Skampa, Kruja, Kukes, Korçe and Gjirokastra.
During this decade many young archaeologists joined the first generation of our
archaeologists such as: Lako, Muçaj, Hoti, Hidri, Myrto, Zeqo, Saraçi Cero va,
1 86 Southern Ulyrians during the IV- VII centuries A.D.

Perzhita, Hoxha, Damko and Çuni. The intensity of research, the areas
investigated and discovery of new monuments, greatly enriched our previous data.
It became most evident that the material culture of V-VI centuries, A. D. is
unique with only some interference that show that some peripheral culture intruded
and effected the late antique peoples.
Albanian archeology seems to have followed the right approach in scientifically
interpreting the whole process of socio-economic, political and cultural
development of the centres of southern Illyria during late antiquity, and has been on the
right track regarding the birth of new ethnic formations in early medieval history.
The path our science has taken was certainly hazardous, but assisted by allied
Albanological sciences and foreign scholars, it seems to have generally achieved its
major targets. What we need in the future is to gather and interpret new data and
support the thesis that the Illyrians and their culture is one of the factors that has
established the present Albanian historical and cultural heritage. This simple fact
does not exclude us from investigating how other cultures converge with ours.
Prof. Buda seems to have put it correctly when dealing with such convergence that
spring from immigrations, ethnic mixing and internal migrations.
Considering Illyrian- Albanian continuity, there are two major problems: "Illyrian-
Romanization and ethnic changes that took place in the Balkans on the threshold of
Middle Ages". Both such topics have been scientifically treated by Professors Buda
and Anamali.
The research in the last decades has brought sufficient evidence and evaluated
the direction for the IVth Century changes that led to so many ruins and
catastrophes experienced by a population broken by wars. That is why fortifications were
created everywhere.

You might also like