You are on page 1of 41

Iliria

Kalaja e Irmajt (Gërmime të vitit 1960)


Frano Prendi, Dhimosten Budina

Citer ce document / Cite this document :

Prendi Frano, Budina Dhimosten. Kalaja e Irmajt (Gërmime të vitit 1960) . In: Iliria, vol. 2, 1972. Qyteti Ilir. Botim i veçantë me
rastin e «Kuvendit të parë të studimeve Ilire» mbajtur në Tiranë me 15-21 Shtator 1972. II. pp. 21-60;

doi : https://doi.org/10.3406/iliri.1972.1141

https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1972_num_2_1_1141

Fichier pdf généré le 19/03/2019


s 2 I LI RI A 1972

Frano P REN PI
Dhimosten BUDINA

KALAJA E IRMAJT
{Gërmime të vitit 1960)

Ne korrik 1960, një ekspeditë arkeologjike e Universitetit Shtetéror té Ti-


ranës bëri gërmime né vendbanimin e fortifikuar ilir të Irmajt, né rrethin e Gram-
shit.
Né emrin Kala e Irmajt né këtë rreth, quhet një nga kodrat e bukura të malit
të Sulovës, që ngrihet ne krahun e majtë të rrjedhjes se mesme të Devollit. Ko-
dra e Kalase gjendet né juglindje të fshatit Irmaj, larg nja një orë ne këmbë.
(Tab. I).
Kodra ka një karakter dominues. Nga maja e saj, 979 m. mbi nivelin e de-
tit, syri kontrollon përreth një teritor të gjerë. Nga jugu e jugperëndimi shikimi
ndalet tek malet e Tomerit dhe të Shpiragut, nga perëndimi ndiqet gjarpërimi
i lumit Seman deri ne derdhjen e tij ne det. Nga veriperëndimi shikimi shtyhet
deri tek kodrat e Dumresë, kurse nga verilindja dhe lindja kontrollohet një
pjesê e vogël e luginës se ngushtë të Devollit, si edhe malësia e Shpatit dhe e Verçës
Kodra është e fortifikuar mjaft mire nga natyra, veçanërisht ne anën lindore
ku shpati i saj ka një pjerrësi të theksuar, që shndërrohet nga juglindja der.
ne një rrëpirë të pangjitshme. Pjerrësia verilindore, veriore dhe perëndimore
e kodrës, pjesërisht është e shkallëzuar né tarraca diku të ngushta, diku më të
gjëra, një pjesë e të cilave shfrytëzohet si tokë buke. Për të ndaluar rrëshqitjen
e dherave nga këto rripa toke janë ngritur buzë tyre mure me gurë të vegjël dhe
mesatarë. Ne disa vende vërehen mbeturina muresh tarracimi me blloqe të më-
dhenj, që të kujtojnë për një çast një teknikë murature antike.
Kudo, mbi këto parcela kodrinore, bie ne sy një numër i madh objektesh
të fragmentuara të zejtarisë antike, kryesisht prej qeramike, si copa tjegtilïash,
pitosash, enësh guzhine, enësh tavoline etj., të dala mbi siperfaqe nga lëvrimi
i tokës, si edhe nga grryerja e dheut. Nuk janë të pakta edhe objektet metaliko
të zbuluara kohë pas kohe nga fshatarët. Ne mes tyre vlejnë të përmenden disa
monedha si përshembëll, një e Filipit II të Maqedonisë, objekti më i hershëm kro-
nologjik i zbuluar deri më sot ne sipërfaqen e fortifikuar të kodrës se Kalasë,
monedhat e Lidhjes Epirote, të qyteteve ilire të Amantisë1 e Bylisit2, të kolo-

1) C.P. Sestieri, Esplorazioni archeologicbe in Albania nel 1941-42, «Rivista d' Albania» fasc.
III, 1942 Milano, f. 155-156.
2) Po aty.
22 F. Prendi — Dh. Budina

nive té bregdetit tone Apo lionise dhe Dyrrahut, të Romës Rrepublikane3 etj.
Ngjallin interes ne kompleksin e gjetjeve metalike edhe objektet e zbukurimit,
si fibulat, varëset etj., po ashtu edhe disa figura bronxi prej të cilave ruhet vetëm
një kokë satiri4. Ne mes të gjetjeve të rastit mund të përmendet edhe ndonjë
vegëi pune, sic janë p.sh. disa gurë bloje të tipit helenistik5.
Përveç këtyre mbeturinave të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të zbuluara
rastësisht të tërheqin vëmendjen këtu edhe disa trakte muresh të fuqishme for-
tifikimi të ruajtura ne një lartësi maksimale deri ne 2.8CT m. ne pjesën jugperën-
dimore dhe veriperëndimore të kodrës, si edhe gjurmët jo gjithaq të qarta të një
kulle gjysëmrrethore të ngritur para këndit perèndimor të mûrit rrethues.
Për të parën herë këto gërmadha të kësaj qendre të banuar ilire u patën
tërhequr vëmendjen arkeologëve H. Ceka dhe C.P. Sestieri, të cilët e vizituan
këtë vend që më 1942. Arkeologu italian Sestieri na jep mad je edhe një informa-
cion të shkurtër ne lidhje me këtë vizitë.
Sestieri e përcakton këtë «akropol» ilir si një qendër kryesisht me karakter
strategjik, që kishte marrëdhënje tregtare me qytete të tjera ilire e helene të
bregdetit tonë. Ai nuk jep ndonjë date të themelimit të këtij «akropoli», por duke
U mbështetur ne disa monedha republikane të zbuluara ne kalanë e Irmajt, të
cilat ai i quan kronologjikisht si më të vona mendon se kjo «fortesë» duhet të
ketë qenë braktisur pak kohë pasi Roma vendosi lidhje me Apolloninë dhe Dy-
rrahun, domethënë mbas vitit 229 para e.sonë6. Gërmimet e vitit 1960, sic do
të shohim më poshtë, treguan se konstatimet e arkeologut italian kanë qenë të
shpejtuara.
Né vitin 1959 e vizitoi kalanë e Irmajt dhe Fr. Prendi, i cili pa dhe mundë-
sinë e një gërmimi të frutshëm ne këtë vend. Ky gërmim u realizuame sukses njè
vit më vonë.
Duke nisur gërmimet ne këtë vendbanim të fortifikuar ilir ne vendosëm
që të hapnim né fillim një sipërfaqe të vogël, me qëllim që të orientoheshim né
karakterin e shtresave kulturale të depozituar ne te dhe të fitonim sadopak të
dhëna mbi jetën dhe kulturën e këtij vendbanimi ne një ose më shumë periudha
të zhvillimit të tij historik.
Si vend për të gërmuar zgjodhënmjë taracë të vogël ne perëndim të kodrës
me një sipërfaqe të rregullt drejtkëndëshe e cila kufizohej nga juglindja, jugpe-
rëndimi dhe veriperëndimi me mure rrethimi, kurse nga verilindja me një mur
tarracimi antik, nga i cili dalloheshin mbi sipërfaqe vetëm disa bloqe, dhe ato të
lëvizur nga shtyrja e dheut (Tab. II).
E zgjodhëm këtë vend edhe për një arësye tjetër, pasi ne pjesën e sipërme
të mûrit juglindor sapo dukeshin konturet anësore të një porte, zbulimi i se cilës
paraqiste një interes të veçantë ne studimin e sistemit të fortifikimit të qytetit.
Sipërfaqja e këtij rripi të ngushtë toke mbulohej nga një bimësi e dëndur dhe nga
një sasi e madhe fragmentesh qeramike, të gjitha këto, shenja që na bënë të bin-
4emi për praninë e një shtrese të pasur kulture.
Orientimi i gërmimit u dha sipas drejtimit të vetë tarracës, që zgjatej nga
juglindja ne veriperëndim. Sipërfaqja e kësaj tarrace nuk ruante të njëjtin nivel
ne të gjithë shtrirjen e saj. Ne gjysmën jugperëndimore ajo ishte e sheshtë, kurse

3) C.P. Sestieri, Vep. e cit.


4) Ruhet ne Muzeun Arkeologjik-Etnografik të Tiranës.
5) C.P. Sestieri, Kalatë e vjetra illyrike, «Drini», Tiranë 1942 12, f. 9-15 (shih fot. ne f. II).
6) C.P. Sestieri, Esplorazioni... f. 156.
Kalaja e Irmajt 23

né gjysmën verilindore ngrihej duke formuar kështu njê pjerrësi të theksuar


që mbështetej né murin e tarracimit.
Sektori i caktuar për gërmim u nda ne 10 kuadrate: 5 x5 m. Rrjeta e kua
drateve nuk u zgjat përtej mureve rrethuese, pasi nuk kishte shtresë kulturale.
Faqet e jashtme të këtyre mureve, që kufizonin tarracën, ishin që né themel tê
zbuluara, Bënte përjashtim vetëm një pjesë e traktit juglindor, faqja e jashtme
e të cilit ishte e mbuluar me dhe të rrëshqitur nga tarraca e sipërme. Né këto rre-
thana, një gërmim stratigrafik do të ishte krejtësisht i pafrutshëm, prandaj u
bënë këtu vetëm gërmime pastrimi.
Né të gjithë kuadratet u gërmuan deri né taban. Ne disa raste (ne gjysma*
e kuadrateve I e II) ai ishte shkëmbor, kurse né kuadratet e tjera argjilor, vende-
-vende i verdhë, vende-vende më i mbyllur ne kafe dhe i përzier me rërë.
Trashësia e shtresës kulturale lëvizë nga 2.5 m. (né kuadratet III, IV, V, IX,
X) deri né 4 m. (né kuadratet I, II, VI, VII, VIII) shih planimetrinë (Tab. VII a)
Për fat të keq, gërmimi nuk na dha një stratigrafi plotësisht të qartë dhe miré
të diferencuar. Megjithatë, nga studimi i profilit dhe i kompleksit të gjetjeve,
ne mundemi të veçojmë dy shtresa: njëra e formuar nga mbeturinat e një banese,
të cilën e caktuam, sic do të shohim edhe më poshtë, rreth fundit të shek. II-I
p.e. sonë dhe tjetra mjaft e trashë, e formuar nga të hedhurat e qytetit si dhe nga
rrëshqitja e dherave kulturale të tarracave të mësipërme. Ne këtë shtresë të
përzier kulturale nuk u zbulua «in situ» asnjë element ndërtimi, përveç bloqeve
të shumta të rënë nga muret e rrethimit, ose nga ai i tarracimit, gjë që vërteton
se pas shkatërrimit të ndërtesës, vendi nuk qe shfrytëzuar për banim, por për
hedhjen e mbeturinave.
Dheu i shtresës se paré ne përgjithësi paraqitet subargjilor i shkrifët dhe i
lagësht, Ne kuadratet I, II, III, IV, ai ka ngjyrë të errët né kafe, aty-këtu përzierë
me gjurmë thëngjilli; kurse né kuadratet V, VI, VII, VIII, IX, X, kryesisht ka
ngjyrë të kuqe ose të zezë, ngjyra këto të arritura nga një djegje e fuqishme»
Për këtë flasin shumë qartë edhe sasia e konsiderueshme e thëngjillit të imët,
copat e trarëve të djegur si edhe objektet, veçanërisht ata prej qeramike, shumë
nga të cilët u gjetën të nxirë dhe pjesërisht të ripjekur nga zjarri.
Dheu i shtresës se dytë paraqitet subargjilor, por me një ngjyrë më të çelët.
Kjo shtresë përmban materiale të përziera kryesisht helenistike dhe romake pe-
randorake.
Përmes materiale ve të zbuluara, si edhe nëpërmjet mbeturinave arqitek"
tonike dalluam ne sektorin e gërmuar elementë të periudhave të ndryshme his-
torike kulturale, nëpër të cilat u përshkua edhe vetë jeta e këtij vendbanimi të
urbanizuar ilir që nga shek. IV para e.sonë e deri né shekujt e pare të erës sonë.
Po i japim këto materiale ne radhën e tyre kronologjike.

PERIUDHA MIDIS SHEK. IV


DHE GJYSMËS SE PARE
TË SHEK. II PARA E. SONË

Kësaj periudhe i përkasin kryesisht mbeturinat e mureve të rrethimit, si


«dhe një mur tarracimi. Duke u mbështetur ne veçoritë e ndërtimit të mureve,
ne mënyrën e punimit të bloqeve dhe ne format e madhësitë e tyre dallojmë
dy periudha kryesore ndërtimi të cilat i datojmë ne mënyrë paraprak,e, përkatë.
sisht ne shek. IV dhe ne fundin e shek. III ose fillimin e shek. II parae sonë.
24 F. Prendi — Dh. Budina

Kësaj periudhe i takojnë edtie ndonjë fragment qeramike me vernik të zi


të shkëlqyeshëm, disa fragmente tjegullash dhe pitosash, disa objekte metalike
dhe monedha të zbuluara kryesisht ne shtresën e përzier.

MURET E RRETHIMIT

Ne përgjithësi muret e rrethimit, ne sektorin e gërmuar, janë ruajtur miré,


veçanërisht trakti juglindor dhe ai jugperëndimor. Sic u tha edhe më sipër, pjesa
më e madhe e faqeve të jashtme të mureve ishte krejt e zbuluar. Ne hapëm ve-
tëm faqet e brendshme të tyre të mbuluara nga një shtresë e trashë kulture. Kjo
dha mundësi që të studjonim me mire veçoritë e ndërtimit të tyre.
Guri i përdorur né ndërtimin e mureve të rrethimit është i bute dhe lehtë i
punueshëm. Ai është nxjerrë ne vend nga shtresat shkëmbore të vetë kodrës se
Kalasë si edhe të kodrave aty afër.
Muret kanë dy faqe: të brendshmen e të jashtnien. Që të dyja këto janë
ngritur me bloqe të mëdha dhe të mesme, të punuara ne përgjithësi ne forma pa-
ralelopipedi dhe të vendosura njeri mbi tjetrin ne të thatë, pa kurrfarë lidhje.
Hapësira midis dy faqeve të mureve është mbushur me gurë të mesëm dhe të ve-
gjël të vendosur pa ndonjë rregull të caktuar.
Ky mur paraqet një interes të veçantë ne krahasim me
Mûri juglindor muret e tjera të zbuluara ne sektorin tonë, sepse pikë-
risht këtu u gjet dhe një porte e madhe që mund të ketë
qenë dhe një nga portât kryesore të këtij qyteti të forcuar malor (Tab. IIIa,b)
Mûri juglindor ruan pothuaj të gjithë gjatësinë e tij fUlestare, 11,52 m. Ai
zgjatet ne drejtim verilindje-jugperëndim, duke marrë nga jugu me një kënd
35°. Bloqet e themelit të këtij mûri qëndrojnë pjesërisht mbi një shtresë
shkëmbore që zbret né forme shkalle nga verilindja ne jugperëndim, kurse pjesa t jeter,
mbi një taban dheu të pregatitur që më pare për këtë qëllim dhe që zgjatet poshtë
afërsisht me po atë pjerrësi të platformës shkëmbore. Kjo zbritje e terrenit ka
bërë që edhe vetë mûri juglindor, ne themelin e tij, të ketë një pjerrësi të theksuar
me një ndryshim kuotash ne dy skajet deri ne 0.70 m. Mûri ne krahun verilindor
të portés, është ruajtur deri né 4.42 m. Ky trakt i ngritur mbi platformën e shka-
llëzuar shkëmbore, të përmendur më sipër, mbështetet mbi faqen e një tarrace
të lartë, të kufizuar, sigurisht, nga një mur me të cilin trakti i ynë duhet të ketë
qenë i lidhur konstruktivisht. Mjerisht kjo lidhje, që mund të na orientonte edhe
për përcaktimin e saktë të drejtimit të mûrit jugor të rrethimit, nuk është ruajtur -
Trashësia e mûrit juglindor lëviz nga 2.42 m. né 2.49 m., luhatje kjo e shkak
tuar nga zhvendosja, sado e vogël, e bloqeve gjatë kohëve. Pérmasat e këtyre
bloqeve né të dy faqet e mûrit, janë ne përgjithësi të mëdha: 1 .50 xO.35 xO.40 m.
1.83x0.52 x 0.76m; 1.39x0.18x0.38 m. 1 x0.60m.; 0.90x0.28 m.; 0.70x0.57
etj.. Ato janë të vendosura ne radhë horizontale, njëri mbi tjetrin dhe të puthi-
tur mire. Fugaturat né mes të rreshtave të bloqeve, formojnë deri-diku vija të
holla dhe të drejta; vetëm vende- vende këto ndërpriten nga murimi i ndonjë
blloku të ngushtë.
Përveç formave të zakonshme paralelopipede, né këtë mur bien né sy edhe
bloqe me faqe katrore, dhe ndonjë né forme trapezoidi. Bloqet janë të punuar
dhe të skalitur ne të gjitha anët, me përjashtim të faqes se mbrapme. Faqet e
dukshme, né përgjithësi, janë të çukitura me një daltë me majë. Gjurmët
e goditjeve të kësaj vegle, qofshin ne formé gropëzashose vijash të shkurtra
të thelluara, janë ruajtur ne një pjesë të mire të bloqeve të këtij mûri. Janë zhdu-
kur krejtësisht vetëm né bloqet e faqes se jashtme, të asajspjese mûri që nuk ka
Kalaja e Irmajt 25
i
qenë e mbuluar nga dheu (Tab. Ill b). Bloqet këtu jo vetëm kanë humbur gjurmët
e veglës çukitëse, por edhe konturet e formës sé tyre origjinale, si edhe ngjyrën
e kores së jashtme té gurit. Ne deformimin e këtyre bloqeve kanë ndikuar drejt-
përdrejt fenomenet atmosferike, sidomos rreshjet, që kanë shkaktuar rrumbu-
Makimin e brinjve kéndore te tyre ose formimin e zgavrave të mëdha dhe te vogla
ne mes të fugaturave. Megjithatë, pavarësisht nga ndikimi i kohës, prapëseprapë
bloqet e murit juglindor nuk paraqesin gjithkund një lloj punimi, sidomos né
skalitjen e faqeve. Ka ne këtë trakt edhe bloqe të atilla, tek të cilat mungo n fare
ky procès pune.
Zakonisht, bloqet me faqe të çukitura janë të skuadruara mire dhetëpu-
nuara me shumë k'vjdes. Disa prej tyre kanë né mes një të dalur apo dhëmbëz
gjysëm-konike. Të tilla dhëmbëza dekorative ndeshen dhe ne bloqet e shumë
ndërtimeve të tjera monumentale të shek. IV-III para e. so ne të vendit tonë, si
ne «Thesarin» e Foinikës (Delvinë)8, né stereo batin e tempullit të vogël të Butrintit9,
ne mbeturinat e një tempulli né Dober10, si edhe né stilobatin e portikut të Apo-
Honisë. Një pjesë e këtyre bloqeve të pajisur me dhëmbëza, e kanë faqen e duk-
shme të inkuadruar ne një kornizë të skalitur shumë imët, gjerësia e së cilës
luhat nga 0.05 ne 0.09. Këtë element, po ashtu me karakter dekorativ, e ndeshim
edhe ne bloqet e traktit kronologjikisht më të hershëm të murit të tarracimit
të Apollonisë, i cili datohet rreth shek. IV para e. sonë, si edhe ne bloqet e Thesarit
të Foinikës, që i përket po kësaj ko he. Ne këto konstruksione, përveç kornizës
inkuadruese ne faqet e dukshme të bloqeve, konstatohen pak a shumë edhe po
ato gjurmë të lena nga vegla çukitëse. Një ngjashmëri e tillë ne mënyrat e punimit
të bloqeve, sidomos me ato të Apollonisë, mendojmë se wh duhet marre si ijë
koincidencë e rastit, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një qytet ilir, i cili u ngrit
ne shpinë të saj dhe u zhvillua ne marrëdhënje të ngushta ekonomike-kulturale
me të. Kjo ngjashmëri sipas mendimit tonë, është një prove e përvetësimit të
drejtpërdrejtë, nga ana e gurëskalitësve ilirë, të përvojës tradicionale të mjesh-
tërve apolloniatë né punimin e gurit.
Ne ndërtimin e mûrit juglindor, konstruktorët ilirë kanë shtrytëzuar me afë-
si të madhe edhe ato pak mundësi që ua dhuroi atyre platforma e shkallëzuar
shkëmbore, për të krijuar një lidhje sa më të mire konstruktive të murit me
bazën. Kështu, ne faqen e brendshme të traktit ne fjalë, ne dy vende shkëmbi
është skalitur ne formé bloqesh që futen njëri pas tjetrit si pykë ne murature.
Buzë faqes së brendshme të murit juglindor u gërmua ne forme kanali dhe
0.30 m. poshtë tabanit të sektorit. Këtë gërmim kontrolli e bëmë me qëllim që
të studjohej ndërtimi i këtij muri deri ne themel. Gurët e themelit dallonin
nga bloqet e radhëve të sipërme për punimin e tyre më të trashë dhe për format
jo gjithaq të rregullta. Kjo radhë gurësh, ne kohën e funksionimit të mureve të
fortifikimit, ka qenë e mbuluar me dhe, kështu që ajo nuk e prishte uniformitetin
e faqes së bukur të murit.
Porta paraqet objektin më të rëndësishëm midis mbetu-
Porta rinave të arkitekturës së periudhës së shekujve IV-II para
e.sonë. Ajo është e hapur ne murin juglindor të sipër-
përshkruar dhe pikërisht 6 m. larg skajit jugperëndimor të tij. Përpara gërmimit,
porta nuk dukej pothuajse fare. Ajo u gërmua thellë deri ne gurët e themelit
të vendosur drejtpërdrejtë mbi shtresën shkëmbore, me një pjerrësi të
shkallëzuar që zbret ne drejtim të daljes.

8) L.M. Ugolini, L'Acropoli di Fenice, Milano-Roma 1932, f. 98, 106, fig. 46, 48.
9) L.M. Ugolini, Butrinto, Roma 1937, f. 122, fig. 71.
10 Dh. Budina, Harta arkeologjike e rrethit të Sarandës (ne dorëshkrim)
26 F. Prendi — Dh. Budina

Porta është e gjerë 2.42 m., kurse thellësia e saj, që koincidon me trashê
sine e mûrit në njërën anë, është 2.42 m., në anën tjetër 2.49 m. Dy faqet anësore
të saj janë formuar nga bloqe të mëdha, që nuk ndryshojnë aspak, si nga natyra
e gurit, ashtu edhe nga përmasat, prej bloqeve të faqes se jashtme dhe të brendshme
të vetë mûrit, me të cilat ato edhe gërshetohen për të formuar skajet e hyrjes.
Bloqet e faqeve anësore të portés (1.18x0.49 m.; 1.32x0.6 m.; 1.70x0.12 m.;
1.42x0.42 m.; 0.86x0.35 m. janë vendosur në rreshta të drejtë horizontale
dhe të puthitur njëri me tjetrin. Faqet e dukshme të tyre paraqiten mjaft të dëm-
tuara, kurse brinjët pjesërisht të rrumbullakosur nga ndikimet e faktorëve atmos-
ferikë. Në këto bloqe as që duken gjurmët e veglës çukitëse ; vetëm nga dy nga ato
ruhen dhëmbëzat gjysëmkonike. Në të dy faqet anësore të hyrjes janë ruajtur
mire paturet e portes në formé kanalesh drejtkëndorë, të gjerë rreth 0.13 m.
dhe të thellë 0.12.5 m. në faqen verilindore, kurse rreth 0.18 të gjerë dhe 0.14 m.
të thellë në faqen përkundruall. Gjatësia maksimale e ruajtur e kanaleve arrin
deri në 2.84 m. Kanalet janë vendosur në një largësi nga këndet e jashtme të
hyrjes deri në 0.83 m. Në faqen verilindore pâtura fillon në një lartësi 0.40 m.
ugabazashkëmboreose qënë fillim të radhës se dytë të bloqeve; kurse në faqen
jugperëndimore 0.58 m.; ose në gjysmën e blokut të radhës se dytë. Ky ndryshim
i largësisë se patureve nga baza, shpjegohet me vetë ielievin e pjerrët të terrenit
shkëmbor, mbi të cilin mbështeten gurët e themelit të portés. Dhe kjo pjerrësi
anon pikërisht né drejtim jugperëndimor. Duke vepruar në këtë mënyrë,
ndërtuesit kanë patur si qëllim të siguronin nivelin e barabartë në mes të dy kanaleve.
Porta nuk është ruajtur plotësisht, asaj i mungon mbulesa. Për fat të mire,
nga kjo pjesë kryesore @ portés kanë mbetur «in situ» dy bloqe me faqet e
brendshme të tyre té prera me një vijë oblike të lehtë konkave. Këto bloqe, duke u
vendosur njëri mbi tjetrin, formojnë një linjë të brendshme harkore. Nëpërmjet
këtyre dy bloqeve nuk është vështirë të kuptohet zgjidhja konstruktive dhe arki-
tektonike e mbulesës. Nga gurët e harkuar të zbuluar «in situ», si edhe nga disa
bloqe të tjerë me njërën faqe oblike dhe lehtë-konkave që ugjetën gjatë gërmimit
te hyrja, del qartë se porta, në pjesën e sipérme, vinte duke u mbyllur në formen
e një harku me kënd të mprehtë (Tab. Ill a).
Këtë element, në formimin arkitektonik të portave antike e ndeshim edhe
në Apollcni, në Butrint, në Amantie (Ploçë), në Karroq dhe në Çukë të Ajtojt
të Sarandës. Kjo e fundit ndryshon pak nga té tjerat. Pjesa e sipërme e saj ripro-
dhon më tepër formen e një çatie dyflegërshe, se sa të një harku me kënd të
mprehtë, sic e shohim tek porta e Kalasë se Irmajt. Ndoshta në këto dy variante kom-
pozimi të portave të fortifikuara ilire duhen pare etapa të veçanta zhvillimi të
elementit hark në arkitekturën ilire. Sidoqoftë, ne nuk i vejmë vêtes detyrë të
kërkojmë këtu gjenezën dhe rrugën e zhvillimit të kësaj imtësie arkitektonike
në Iliri. Për ta trajtuar këtë çeshtje si duhet, sot për sot as që kemi mundësi, për
mungesë të dhënash të mjattueshme arkeologjike. Megjithatë tërheqim vëmendjen
né faktin se ndërtuesit ilirë që herët përdorën siste min e harkuar jo vetëm në mbu-
lesat e hyrjeve të qendrave të tyre të fortifikuara si në Irmaj, Amantia etj, por
edhe në varret monumentale.
Në vendin tonë, këte e vërejmë në varret monumentale të Amanties11, dhe
të Gumenicës të rrethit të Vlorës, në ato të Matohasanajt të Tepelenës, të Selcës
se Pogradecit 12 etj.

11) Carl Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, kol. 33 fig. 12.
12) N. Ceka, qyteti ilir i Selcëssnë këtë vëllim.
Kaiaja e Irmajt 27

Megjithëse këto varre kanë qené grabitur me kohë nga kêrkues thesaresh
nuk është vështirë të caktohet koha e ndërtimit dhe e përdorimit të tyre. Kraha-
simet tipologjike, veçantitë teknike të ndëîtimit të mureve, skalitjaekujdesshme
€ bloqeve të tyre, si dhe llogaritja e ekzekutimi me saktsi e qemerit të çon, pa
dyshim, tek një periudhë lulëzimi ekonomik e shoqëror të këtyre krahinave dhe
pikërisht ne periudhën midis shek. IV dhe gjysmës se paré të shek. II para e. so né.
Kësaj periudhë i përket edhe porta me hark të mpreht e Irmajt, e Amantisë, si
■edhe të gjitha konstruksionet me mbulesë të harkuar, qofshin këto varre ose
porta të njohura ne juge dhe ne lindje të teritorit të Shqipërisë, ne Greqi13 dhe
ne Maqedoni14.
Nga ky mur, para gërmimit dukej vetëm faqja e jashtme
Muri jugperëndimor e tij. Gjatë gërmimit u zbulua krejtësîsht edhe faqja e
brendshme. Muri ka drejtim juglindje-veriperëndim me
një kënd devijimi nga perëndimi 53°. Gjatësia e tij e piote, ne faqen e jashtme,
është 27.40 m., lartësia maksimale e ruajtur rreth 2.80 m., kurse ajo minimalja
^fërsisht 1 m. Faqja e jashtme e murit është plotësisht e ngjashme me atë të murit
juglindor, me të cilin lidhet konstruktivisht ne një kënd të drejtë (Tab. IVa).
Bloqet e kësaj faqe muri, kanë po atë natyrë guri dhe paraqesin po atë punim,
pò ato fo>ma dhe permasa (1.94 x0.43 m., 1.07 xO.48 m., 1 x0.42 m. 2.30 x0.40 m.
1.24x0.38 m., 1.64x0.52 m., 0.90x0.44 m.), sikurse dhe bloqet emurit tëpër-
shkruar. Përsa i përket ruajtjes se tyre, përsëritet po ajo pasqyrë që e pamë edhe
né pjesën e zbuluar të anës se jashtme të traktit juglindor; faqet e ngrëna ose të
thyera, këndet dhe brin jet e rrumbullakosura, kurse ne mes të fugaturave zgavra
diku më të mëdha, diku më të vogla. Çukitjet ne faqet e dukshme nukjjanë ruajtur
ne asnjë nga bloqet, vetëm ne dis,a prej tyre kanë mbetur gjurmët e dhëmbzave
gjysëm-konike, të njohura tashmê nga muri juglindor. Bloqet j(anë të vendosur
njëri mbi tjetrin ne rreshta horizontal. Ne këtë mur janë ruajtur deri7 radhë
bloqesh (Tab. IV a).
Fa^ja. e briiiìhns e nvirit jujperïiiiLior, që u zbulua né kuadratet II,
IV, VI, IX dhe X, ka një gjatësi prej 23 m. Ne qoftë se faqja e jashtme e këtij
trakti nuk dallon aspak nga ajo e murit juglindor, faqja e brendshme, përkundrazi,
ndryshon shumë. Dhe ky ndryshim i madh bie ne sy që me shikimin e pare. Këtu
nuk kemi më ato bloqe të skalitur me kujdes, dhe të puthitur mire njëri me tjetrin,
sikurse ne faqen e brendshme të murit juglindor, por bloqe me forma të parre-
gullta paralelopipedi, me faqe të punuara dobët (Tab. IVb). Bloqet kanë për
masa më të vogla (0.55x0.13 m. 0.72x0.19 m., 0.76x0.14 m., 1.71 x0.30 m.
1.18x0.14 2.20x0.39 m., 0,51x0,12 m., 0.77x0,24 m., 1x0.39 m. dhe janë
vendosur njëri mbi tjetrin ne një mënyrë jo gjithaq të kujdesshme.
Vendosja e bloqeve këtu nuk krijon faqe të rrafshta murature, sic e krijojnë,
përshembull, gurët e anës se brendshme të murit juglindor (Tab. V a). Ajo që
ka më shumë rëndësi të theksohet këtu, është përdorimi, për të dytën herë, i disa
bloqeve që si nga forma, ashtu edhe nga teknika e punimit të tyre, nuk ndryshojnë
a^pak nga disa bloqe të murit juglindor (Tab. IV b). Janë pikërisht po ato bloqe
të punuar me mjeshtri me faqe të çukitura, të inkuadruara me kornizë të skalitur
imët dhe të pajisura me dhëmbëza gjysëm-konike. Që këto bloqe duhen konsi-

13) L. Heuzey, Le Mont Olympe et l'Acarnanie, Paris 1860, f. 60, 444, 450.
14) Th Macridy, Un tumulus macédonien à Langaza «Jahrb. d.k.d. arch. Inst.» XVI, 1911 f.
193-215; L. Heuzsy, Vep. e cit. f. 119, 172, 194; L. Heuzey— H. Daumet, Mission
archéologique de Macédoine, Paris 1876, fq. 227, 246; L. Rey, Fouilles de la Mission françaiseài A,pol-
loni d'Ilyrie 1925 «Albania», 1927 f. 2t.
28 F. Prendi — Dh. Budina

deruar si material ndërtimi i shfrytëzuar për të dytën herë, e tregon edhefakti


se disa prej tyre kanë gjurmë thyerje të pajustifikuara, të prodhuar sigurisht
ne një kohë të dytë, sipas nevojave që mund t'u jenë paraqitur ndërtuesve gjatë
rindërtimit të shpejtë të mûrit.
Të gjitha këto na çojnë tek mendimi se këtu kemi të bëjmë me një mereme-
tim të përgjithshëm të faqes se brendshme të murit jugëperëndimor ne një kohë
më të vonë. Këtë e vërteton gjithashtu edhe mënyra teknikisht jo e drejtë e lidhjes
se faqeve të brendshme të dy mureve. Lidhja është bërë ne këtë mënyrë: tri radhët
e poshtme të faqes se murit jugëperëndimor futen brenda murit juglindor, kurse
kater bloqet e radhëve të sipërme vetëm se puthiten me faqen e këtij të fundit.
Koha se kur duhet të ketë qenë ndërmarrë ky meremetim kapital i faqes se
brendshme të këtij muri, nuk munt të përcaktohet me saktësi për mungesë të dhënash
kronologjike. Mund të japim këtu, vetëm një «terminus ante quern» duke u
nisur nga ngjarjet historike. Një punim i shpejtë dhe jo i kujdesshëm ne drejtim
të kërkesave tekniko-artistike, sic vërehet tek kjo faqe muri, le për të menduar
se rindërtimi i f aj duhet të jeté bërë ne një kohë kur qytetit po i kanosej rreziku
i ndonjë pushtimi. Dhe ky rrezik nuk mund të ishte tjetër, mendojmë ne, përveç
se pushtimi maqedon ose romak, që ndodhi rreth fundit të shek. III dhe fillimit
të shek. II para e. sonë.
Përsa i përket murit jugperëndimor, ne përgjithësi, duhet thënë se ai ndry-
shon prej mûrit juglindor edhe nga trashësia. Ne disa pika ai është 1.60 m. i
trashë, kurse ne disa të tjera 1.70 m.
Edhe buzë faqes se brendshme të këtij muri u gërmua poshtë tabanit. Bloqet
e themelit janë të njëllojtë me ato të faqes se brendshme të murit juglindor.Këto
bloqe, me sa duket, i përkasin periudhës se paré të ndërtimit. Ne periudhën e
dytë, ato nuk kanë qenë lëvizur nga vendi. Një konstatim i tillë na jep mundësi
të mendojmë se trashësia e murit jugperëndimor nuk duhet të ketë ndryshuar
shumë gjatë meremetimit të tij.
Ky mur u zbulua né një gjatësi prej 8.80 m. deii aty ku
Muri veriperëndimor lidhet me murin e tarracimit; më tej nuk e ndoqëm.
Muri ka drejtim jugperëndim-verilindje, me një kënd
devijimi nga veriu 30° dhe është i lidhur konstruktivisht me murin jugperëndimor.
Nga bashkimi i këtyre dy trakteve formohet një kënd i drejtë murature i cili do
të ishte këndi perëndimor ne sistemin tonë të fortifikimit. Muri ka një farë pje-
rrësie ne drejtim jugperëndimor,' pjerrësi kjo e kondicionuar nga vetë relievi
i kodrës ne këtë vend. Trashësia e tij ne pjesën e ruajtur, është 1.60 m.
Faqja e jashtme e këtij trakti, persa i përket ndërtimit, punimit të bloqeve,
formave dhe përmasave të tyre, nuk ndryshon aspak nga faqet e jashtme të
mureve të tjera të përshkruara.
Faqja e brendshme e murit veriperëndimor është ruajtur ne një lartësi ma-
ksimale deri ne 2 m. Gurët e themelit të saj gjenden ne një nivel më të ulët nga
ato të faqes se jashtme, gjë që vërehet edhe ne mu~et e tjera të sipërpërshkruara.
Nga pikëpamja e ndërtimit ajo është krejtësisht e ngjashme me faqen e
brendshme të murit jugperëndimor, me të cilin lidhet (Tab. Yb). Ngjashmëria e piote
e punimit dhe e formave të bloqeve, si edhe lidhja e drejtë konstruktive, dëshmojnë
qartë për karakterin e njëkohshëm të tyre. Kështu ne qoftë se ne e konsideruam
faqen e brendshme të murit jugperëndimor si një rindërtim kapital, të njëjtën
gjë duhet ta themi edhe për faqen e brendshme të murit veriperëndimor. Me
një fj aie, edhe kjo faqe muri pêrfaqëson një fazë të dytë ne këtë pjesë të sistemiti
mbrojtës të qytetit.
Kalaja e Irmajt 29

Periudhës së dytë të ndërtimit i takon edhe mari i terra-


Muri i tarracimit cimit. Përpara gërmimit, mbi sipërfaqe dukeshin vetëm
disa bloqe të punuar relati visht trashë dhe tëzhvendosin
nën peshën e dhe ut, që shkiste vazhdimisht nga tarraca e sipërme.
U zbulua i tërë muri deri në bloqet e themelit të tij (ne kuadratet I, II, VI,
VII e Vili). Më miré i ruajtur paraqitet ai në kuadratet VI, VII, Vili. Pikërisht
në këtë pjesë të gërmimit, lartësia maksimale e ruajtur e tij arrin në 4.10 m.
Në kuadratin I ky mur është ruajtur shumë keq; këtu, përveç disa bloqeve
të vogla themeli, të vendosura mbi një bazë shkëmbore, nuk ka mbetur asgjë tjetër.
Drejtimi i mûrit të tarracimit është po ai i mûrit jugperëndimor; me një fjalë,
që të dy gjenden kundruall njëri-tjetrit dhe shtrihen gjatë gjithë sipërfaqes së
gërmimit pothuaj paralelisht. Së bashku me muret juglindorë dhe veriperëndimorë
të fortifikimit, ato rrethonin një ambient drejtkëndësh, të mbyllur në të gjitha anët,
i cili komunikonte me jashtë vetëm nëpërmjet portés së përshkruar. Muri është
ngritur prej gurësh të vegjël dhe mesatarë të punuar trashë me forma kuadrate
jo të rregullta, të vendosur njëri mbi tjetrin në të thatë. Përmasat e bloqeve:
0.44x0.15 m., 0.97x0.17 m., 0.70x0.16 m., 0.59x0.13 m., 0.61x0.22 m.,
0,49x0.11 m. etj. (Tab. VI a,b).
Me murin veriperëndimor të rrethimit, muri i tarracimit është i lidhur, kurse
me atë juglindor një lidhje e tille nuk pat mundësi të ndiqej, për shkak të shem-
bjes së tij të piote né këtë vend.
Persa i përket teknikës së ndërtimit në përgjithësi, muri i tarracimit, në kra-
hasim me muret e rrethimit, është shumë i dobët dhe në disa raste, simbas men-
dimit tonë, jo shumë i përshtatshëm për të kryer si duhet dhe sa duhet funksionin
e tij si mur mbajtës aq më tepër kur kemi parasysh se ai ishte llogaritur për të
përballuar peshën s një vëllimi kolosal dheu të tarracës së sipërme.
Afërsisht midis këtij muri tarracimi, në një lartësi 1.35 m. nga tabani shkëm-
bor, u zbuluan konturet anësore të një hyrjeje të madhe. Porta në thellësi nuk
u ndoq. Në gjendjen e tanishme të njohurive tona, nuk mund të themi ndonjë
gjë të saktë mbi kompozimin e piote të portes, ashtu sikurse nuk mund të flasim
edhe për qëllimin e vërtetë të saj. Vazhdimi i gërmimeve në këtë sektor do të jepte
ndoshta mundësi të njihej më mire dhe të studjohej si duhet ky kompleks arki-
tektonik, i cili që tani duket interesant. Hyrja është e gjerë 3.20 m., kurse
lartësia maksimale e ruajtur e saj — rreth 2.20 m. Porta ka qenë e pajisur me një prag
të formuar prej pesé bloqesh mesatarë, të punuar me kujdes në forma kuadratike
dhe të vendosura puthitazi njëri bri tjetrit mbi murin e tarracimit. Bloqet kanë
permasa afërsisht të njënjëshëm (0.65x0.50x0.30, 0.60x0.53 x 0,30,0.70x0.53
x 0.35,0.65 x0.55x 0,55 xO.3O,O.7Ox 0.53 x 0.35m.) dhe paraqesin këtu një material
të shfrytëzuar për të dytën herë.
Në kêtë porté të brendshme, të vendosur në një lartësi mjaft të madhe nga
dyshemeja, ngjitëshe nëpërmjet shkallës së ngritur me gurë të vegjël dhe rrasa
të mëdha të vendosura mbi to (Tab. VI b).

PERIUDHA NGA GJYSMA E DYTË


E SHEK. II P.E. SONË
E DERI NË SHEK. I TË. E. SONË.

Në gjysmën e dytë të shek. II p.e. sonë, kur qyteti që përfshinë provincën


tnaqedone, domethënë kur ai hyri në vartësinë politike të Romës, muret t sis-
temit mbrojtës të tij, që posa i përshkruam, nuk kryesnin më funksionin e tyre
të mëparshëm. Ato shndërrohen tani në mure perimetrikë të një godine.
30 F. Prendi — Dh. Budina

Godina Ne planimetri ka formé drejtkëndëshe, gjatësia e sa|


është 23.50 m., kurse gjerësia lëviz nga 8.20 deri ne 8.30 m.
Godina përbëhet nga dy kthina a dhe b (Tab. VII a,b),
të ndara nêpëimjet një muri gurësh që e përshkon sipërfaqen e saj për se gjëri,
Muri u gërmua deri ne themel, madje edhe diçka më thellë, me qëllim që të fi-
tohej ndonjë terminus post quem për datimin e tij. Ne themelet e mûrit u zbuluan,
përveç një tok fragmentesh të periudhës se vonë helenistike, dhe dy monedha
të vogla bronzi né shek 1I-I para e. sonë, të cilat e vendosin ndërtimin e këtij
muii ndarës rreth kësaj ko he. Muri është i ngritur prej rrasash më tepër të gjata
se të gjëra (0.24x0.09 m, 0.24x0.07 m., 0.40x0.09 m., 0.68x0.11 m., etj,)
të punuara trashë dhe të lidhura njëra me tjetrën me një shtresë shumë të hollë
llaç balte që mezi dallohet. Muri ndarës, me drejtim verilindje-jugperëndim ka
një gjatësi prej 8.30 m. dhe një trashësi prej rreth 0.60 m., lartësia maksimale
e ruajtur që nga themelet, është 0.90 m., kurse ajo minimale — 0.32 m. Ai nuk
është i lidhur konstruktivisht as me murin jugperëndimor të rrethimit. as dhe
me atë të tarracimit, por i mbështetet atyre. Né mes të këtij muri dallohen, me-
gjithëse jo gjithaq qartë, gjurmët e një hyrjeje nëpërmjet se cilës duhet të kenë
komunikuctr dikur kthinat a dhe b. Kthina a është e gjatë ne drejtim juglindje-
veriperëndim 12.40 m. dhe e gjerë ne drejtim jugperëndim-verilindje 8.30 m.;
kthina b është e gjatë dhe e gjerë, ne pq ato drejtime, 10.50x8.30 m. Ne të dy
këto kthina u zbuluan «in situ» nga dy bloqe gurësh të mëdhenj pa ndonjë pu-
nim të veçantë, të vendosur ne një vijë të drejtë për se gjati, por ne distança të
ndryshme (Tab, VII a,b ), Largësia e njërit blok prej tjetrit (0.78 xO.85 X0.55 m.,
0,60x0,55 x0,50 m.), ne kthinën a është 2.05 m., kurse ne mes të bloqeve të kthi-
në? b (0.45x0,47x0.90 m. 0.60x0.70 m.) — 4.80 m. Këto bloqe, me sa duket,
kanë shërbyer si një lloj stilobati, mbi të cilin ngriheshin shtyllat prej druri qê
mbanin peshën kryesore të çatisë se ambjentit. Ajo që i dha fund ekzistencës se
kësaj banese ka qenë zjarri, i cili me force të madhe duhet të ketë shpërthyer né
kthinën b. Këtë e dëshmojnë qartë gjurmët e një djegje të fuqishme që u zbuluan
ne shtresën kulturale të kësaj kthine.

GJETJET

Né shtresën e shekullit II-I para e. sonë u zbuluan shumë objekte kryesisht


të fragmentuara, prej qeramike dhe metal*, si pitosa, amfora enë tavoline e ku-
zhine (gota, kana, pjata, kupa, vorba etj.), tjegulla, pesha, enë metalike kryesisht
bronzi, vegla të ndryshme bujqësore, objekte zbukurimi, monedha etj.
Né këtë kompleks gjetjesh mbizotërojnë objektet e qeramikës, të cilat për-
sëriten afërsisht po ne atë masë dhe ne ato forma edhe ne shtresën e dytë të për-
zier helenistiko-romake. Për të mos rënë ne përsëritje gjatë përshkrimit të tyre,
po i paraqesim se bashku gjetjet e të dy shtresave, duke i ndarë ato ne katër grupe
të mëdha, si kriter ne këtë ndarje kemi ndjekur kryesisht qëllimin e tyr.ì praktik,
Ne këtë mënyrë do të veprojmë, pak a shumë, edhe ne paraqitjen e materialeve
metalike.
Një grup të veçantë ne kompleksin e objekteve qeramike, e formojnë tje"
gullat si material ndërtimi; grupin e dytë e përbëjnë pitosat dhe amforat, si enë
ambalazhi për prodhimet e ndryshme të ekonomisë fshatare; grupin e trete, enët
e përdorimit të përditshëm, dhe grupin e fundit, peshat.
Kalaja e Irmajt 31

Në sektorin e gërmuar u zbuluan copa tjegullash në sasira


Tjegullat jashtëzakonisht të mëdha. Këto paraqesin dy tipe te ve-
çanta: tjegulla të gjera dhe të sheshta (solones), të ci-
lat vendoseshin drejtpërsëdrejti njëra bri tjetrës mbi skaren prej
druri të çatisë, dhe tjegulla gjy^ëm të përkulura (kalypteres), që mbulonin fu-
gaturat në mes të rreshtave të soleneve. Në këtë grup mbizotërojnë solenet. Nga
forma, ato janë krejt të ngjashme me solenet e njohura në arkitekturën helene,
kanë trajtë drejtkëndëshe me dy anët e gjata të tyre të profiluara me qëllim që
të sajohtj një lloj kllape e përshtatshme për të mbajtur kalipterin, i cili qëndronte
si samar mbi fugaturën e hapur në mes të dy soleneve. Profilet e këtyre tjegullave
janë të ndryshme. Dhe ky ndryshim është i përcaktuar pikërisht nga vetë anët
e ngritura të tyre, të cilat here biné me një faqe të kurbëzuar, herë të pjerrët, here
këndore etj. (Tab. VIII a). Në shpinën e tjegullës, dy skajat e njërës nga anët e
ngushta të saj janë të ngrëna në formen e një drejtkëndëshi këndrejtë. Këto the-
llime shërbenin për të kapur tjegullat njëra me tjetrën në radhitjen e tyre vertikale.
Trashë&ia c tjegullave solene në pjesën e sheshtë lëviz prej 0.02-0.025 m.,
kurse ajo e profilev.e anësore — 0.037-0.06 m. ; gjerësia e këtyre të fundit, ndry-
shon nga 0.04 m. deri në 0.07 m.
Nga ky tip mjerisht nuk u gjet asnjë tjegull e piote që të na lejonte të ripro
dhonim këtu përmasat e piota të saj. Duke u nisur nga fakti se madhësitë e pjes-
shme të soleneve të Irmajt koincidojnë me ato të pjesëve korresponduese të
soleneve të Apollonisë, mund të mendojmë se edhe përmasat kryesore të tje-
guilave të Kalasë se Irmajt, nuk duhet të kenë ndryshuar gjithaq nga ato të
Apollo nisë15. Tjegullat janë të punuara .zakonisht prej balte të pastruar mjaft mire,
ose të përzier me zhavorr të imët dhe shamot. Tjegulla të punuara prej balte tê
dobët janë të rralla. Ngjyra e pjekjes se tyre ndryshon. Në disa raste ajo është
okër, kurse në raste të tjera e kuqe në kafe ose kafe në të verdhë.
Tjegulla solene me të njëjtat profile, ndeshen jo vetëm në kolonitë helenc
të bregdetit tonë, por edhe në shumë vendbanime të tjera ilire, si në ato të kra-
hinave të ulëta bregdetare, ashtu edhe në qendrat e banuara thellë në brendi
të vendit. Të tilla tjegulla janë gjetur: në Amantia, në Byllis (Hekal i Mallakastrês),
në Lis (Lezhë), në Zgërdhesh të Krujës (Albanopolis?), në Matohasanaj të Te-
pelenës, në Çukë të Ajtojt të Sarandës, në Belsh të Elbasanit, në Symizë të Kor-
çës, etj.
Në këtë grup gjetjesh të tërheqin vëmendjen 4 fragmente tjegullash të vu_
losura. Tri nga këto vula janë të njëllojta, të rrumbullakta, me dy unaza kon_
centrike të spikatura në mes dhe me të njëjtin mbishkrim; kurse e katërta, kafor_

janë
emri
më drejtkëndëshi.

të tingëllon
thyera. Nëqë në
vulën
Përveç
rrajëdrejtkëndëshe
njërës
si ilir IIAT...
nga vulat
.(Tab.
lexohen
e VIII
rrumbullakëta,
të b)
piota
dhe tri
pjesërisht
germât
të gjitha
germa
c para
tëe katër

tjera^
njg

fì(IIATn). Në vulën e rrumbullaktë lexohet i qartë, mbÌ3hkrimi(TPITOY TEXNA),t


(Tab. VIII c), me germën N të shkruar se prapi, dhe germën T të pajisur poshtê
me një hastë tê vogël, e cila të kujton për një çast germën T me mbeturinat e
germes E në ligaturé. Për leximin e drejtë të kësaj vule, ne shfrytëzuam njërin
nga dy fragmentet e vulave të rrumbullakta ku është ruajtur shumë miré germa
iniciale e emrit, e cila përjashton mundësinë e qenjes se një ligature.
Analiza e baltes, prania e disa tjegullave skarso ose të pjekura keq, si dhe
karakteri masiv i tyre, dëshmojnë për prodhimin lokal të këtyre tjegullave; kurse
vulat fïasin shumë qartë për karakterin zejtar privat të këtij lloj materiali ndërtimi,
në këtë qytet ilir.

15) A. Mano, të dhëna mbi qeramtkën masive të Apollonisë përdorur si material ndërtimi,
«Studiine Historike», 1, 1965, f. 62-67.
32 F. Prendi — Di. Budina

Tjegullat më të hershme so lene, ne vendin tone i ndeshim né Apolloni; ato


i pèrkasin fundit té shek. VI p.e. sonë 1 6. Një material i tillë ndërtimi ka gjetur
një përdorim të gjerë në këtë kohë, edhe në arkitekturën e qytetit tjetër të madh
të bregdetit tonë, të Dyrrahut. Si element i huajtur nga kolonitë bregdetare, kj o
Uoj tjegulle filloi të prodhohet e të përdoret edhe në ndërtimet ilire, por më vo-
në, se kur, është vështirë të thuhet me saktësi; vetëm një gjë është e sigurtë në
periudhën helenistike ajo u përdor gjerësisht në arkitekturën ilire. Solenet më
të hershme në Irmaj dato hen rreth shek. III p.e. sonë.
Tipin e dytë të tjegullave, të zbuluara në gërmimin tonë, sic u tha edhe më
sipër, e formojnë kalypteret, të cilat, në krahasim me solenet, u zbuluan në një
sasi shumë më të vogël. Pjesa më e madhe e fragmenteve të tyre paraqet në prerje
po atë profil kalypteri që ndeshim në Apolloni në epokën helenistike17 dhe ve-
çanërisht në shekujt e pare të kësaj periudhe. Pjesa tjetër, riprodhon disa forma
afërsisht gjysëm cilindrike, karakteristike më tepër për periudhën romake.
Në kuadratet Ve VI, në një shtresë dheu të djegur, u mblodh një sasi e
kufizuar tullash të thyera, dhe të shkrifta nga ndonjë djegje ose zjarr i vazh-
dueshëm. Prania e këtyre copave tullash të d jegura, dhe për më tepër të përqëndruar
në një vend të sektorit, pikërisht pranë mûrit juglindor të kthinës b, na shpie tek
mendimi se mos vallë këtu kemi të bëjmë me mbeturinat e ndonjë furre. Tulla,
si material ndërtimi, nuk njihet deri tani në qytetin ilir të Irmajt, dhe ka mundësi
që ajo të mos ketë qenë përdorur për një qëllim të tillë edhe gjatë gjithë ekzis-
tencës se tij. Pasuria e madhe e vendit me gurë, dhe mad je me gurë shtufi që
mund t'i nënshtroheshin lehtë punimit, ka bërë me sa duket, që të mos ndihej
nevoja e përdorimit të këtij lloj material ndërtimi prej balte të pjekur, përveç
se në disa raste kur shfrytëzimi i tij paraqitej i nevojshëm, si përshembull në
ndërtimin e furrave etj.
Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht pitosa dhe amforat.
Enët me parete të trasha Fragmente pitosash u zbuluan në sasira të mëdha në të
gjithë sektorin e gërmuar. Të ruajtur plotësisht u gjetën
vetëm dy pitosa, njëri në kthinën a, pranë mûrit ndarës dhe tjetri në kthinën b,
pranë mûrit të tarracimit që të dy të îrëzuar (Tab. IX a 2,3). Pitosat e piote
afërsisht kanë permasa të barabarta; njëri 0.40 m. i lartë me diameter të mbrendshëm
të grykës 0.11 m., kurse tjetri 0.39 m. i lartë, me diameter të grykës 0.13 m. Persa
i përket formes, ato dallohen njëri nga tjetri prej fundeve. Fundi i pitosit të zbu-
luar në kthinën b mbaron me një këmbë të shkurtër cilindrike 0.02 m. të lartë
dhe 0.025 m. të trashë; kurse ai i pitosit të kthinës a, është i sheshtë me diameter
0.12 m. Trupi i pitosave, i rrumbullakosur në pjesën e sipërme, vjen duke u ngush-
tuar gradualisht në pjesën e poshtme të tyre. Ato kanë qafë të shkurtër dhe grykë
relativisht të ngushtë me buzë të gjëra dhe të sheshta. Persa i përket fakturës,
pitosat gjithashtu dallohen njëri prej tjetrit. Në pitosin e kthinës a pasqyrohet
një punë e kujdesshme dhe relativisht e hollë. Forma shumë e rregullt presupo-
zon perdo rimin e çarkut në punimin e tij. Pitosi me këmbë cilindrike, përkundrazi,
paraqet një punë të pakujdesshme dhe të trashë. Forma e trupit të tij është shumë
e parregullt.
Fragmentet e pitosave, të zbuluara në sektorin tonë, tregojnë se këtu kemi
të bëjmë me një mori enësh të njëllojta; persa i përket destinacionit, por të ndry-
shme nga forma dhe përmasat. Dhe këto ndryshime formash duken shumë qartë
në profilet e buzëve, të pareteve (Tab. IX b) dhe në fundet (Tab. X b), kurse ndry-
shimet e përmasave shfaqen në perimetrat e grykave, në trashësinë e pareteve dhe

16) A. Mano, Vep. e cit. f. 62.


17) Po aty, f. 64 v.
Kalaja e Irmajt 33

në fundet c tyre. Per té patur një ide të ndryshimeve té mëdha në përmasat e kë-
tyre enëve të caktuar per depozitimin e prodhimeve të ekonomisë fshatare, do
té mjaftonte te pérmendim këtu se diametrat e grykave lëvizin afërsisht prej
0.11—0.70 m.
Në këtë grup të tërheqin vëmendjen gjet ja e disa fragmente qypash të ve-
gjël tê stolisur me breza prej një ose dy rripash të spikatur, që i mbështillen za-
konisht barkut ose shpatullave të enëve. Karakteristike për këto është gjithashtu
edhe zbukurimi i pjesshëm i pareteve të tyre me një motiv dekorativ valëzues ose
linear, i shënuar me gërricje me anë të një krëhëri metalik (Tab. IX ai).
Balta e përdorur për punimin e pitosave, nuk ndryshon zakonisht nga ajo
e tjegullave. Ka raste, dhe këto nuk janë të rralla, kur ajo nuk është gjithaq e
pastruar. Në përzierje, përveç shamotit, ka edhe shumëzhavorr të imët. Ngjyrat
e këtyre enëve ambalazhi, në përgjithësi, riprodhojnë nuança tê ndryshme okre.
Një pjesë e fragmenteve të pitosave kanë vula epigrafia ose anepigrafike.
Vulat epigrafike janë vendosur ne bark, në shpatulla ose në buzët e enëve. Format
e tyre janë të ndryshme. Ka vula me fushë katërkëndëshe dhe të rrumbullakta
me shkronja në reliev. Në to lexohen emrat e poçarëve pronarë të punishteve,
të dhënë në nominativ, genetiv në forme të shkurtuar ose me ligature si TRITO2V
BAT, niTOY, MIK, IIAOCANIAC, tri të fundittë shkruara sëprapi (Tab. Xa)
Vulat me emrat TRITOE, IIITOY e IIAOCANIAC, unikale nëgërmimin tonë,
janë katërkëndëshe dhe të piota. Katërkëndëshe, por të thyera, janë gjithashtu
edhe vulat me emrin BAT të zbuluar në dy ekzemplarë. Emrin MIK me germât
M e I, ne ligaturé, e ndeshim tri herë në gërmimin tonë. Fusha e kësaj vule ështé
e rrumbullakët.
Buzët e disa pitosave kanë qenê pajisur edhe me grafite që riprodhojnë
cmra personash, me sa duket, të zotëruesve të tyre. Ndër këto lexohet i piote
vetëm ernri ANTIOXO (Tab. Xa).
Vulat epigrafike mbi pitosa, të zbuluar në qytetin e Kalasë se Irmajt, tregojnë
përkatësinë etnike të pronarëve të punishteve dhe karakterin lokal të prodhimit
të këtyre Uoj enëve. Këtë të fundit e vërtetojnë, ndër të tjera karakteri masiv
i fragmenteve të pitosave, balta e njëllojtë, faktura dhe, mbi të gjitha, disa
fragmente pitosash skarco të zbuluara në shtresat kulturale që po shqyrtojmë. Persa
i takon përkatësisë etnike të poçarëve, vulat me emra Trit18, Bat19 dhe Pit20
tregojnë në mënyrë të qartë se ato ishin ilirë. Kurse emra të tille si Paosania dhe
grafiti Antioho, mund të shpjegohen ose me praninë, në këtë qytet ilir, të njô
elementi jo ilir, qoftë si prodhues, qoftë edhe si konsumator i këtij lloj artikulli,
ose me përdorimin e emrave helene apo maqedone nga vendes it.
Në pitosat e Irmajt, interes të madh ngjallin gjithashtu edhe vulat
anepigrafike (TAB X c). Ato paraqiten në forma të ndryshme ; si rrathë të vegjël qe-
ndrorë me rreze të dëndura përreth, si rozeta të stilizuara, në trajtë fushash drejt-
këndëshe me tre rreshta kuadratesh të vegjël të thelluar ose rrathësh me kryqe
tê brendëshkruar në reliev, si vula ovale me tri vija të kryqëzuara në qendër ose
me figure kukuvajke mbi altar etj.
Ky zakon për të vulosur prodhimet e qeramikës me emblema té ndryshme,
nuk është diçka e re. Atë e ndeshim në tullat e tjegullat e Pergamit, në një numër
të madh amforash të Tasosit, Rodit, Sinopit të Knidit etj. Në solenet e Apollonisë,
gjithashtu, konstatohen vula anepigrafike me figurën e kukuvajkës që qëndron

18) H. Krähe, Lexikon des altillyrteshen Personennamen, Heidelberg 1929, f. 118; V. Toçi;
Mbishkrime e relieve nga nekreooli i Dyrrahut, «BUS HT seria Shk. Shoq.» 2, 1962, f.88,89.
19) H. Krahe, Vep. e cit., f.17.
20) Po aty, f. 90; Shih edhe V. Toçi, Vep. e cit., f. 76.

3—266
34 F. Prendi — Dh. Budina

mbi kerykeion, ne forme të rozetës tetëfletëshe ose ne formen e kokës se kaut.


Një grykë pitosi me vulë anepigrafike u zbulua, kohët e fundit edhe né zonën
e Çorovodës. Ajo riprodhon një emblème të afërme për nga forma (një rreth
qëndrorë prej ku shpërthejnë rreze të veçuara me nga një pikë të spikatur),| por
jo identike me vulat tona. Vula anepigrafike të ngjashme me ato të Irmajt, janè
zbuluar ne qytetin thrak Seuto polis21. Botuesja e këtij koleksioni të pasur vu
lash të Seutopolit, M. Çiçikova, duke dashur të përcaktojë rolin e qëllimin e
tyre, me të dre jtë i referohet karak^erit të vulave të amforave, destinacioni i të
cilave, sic dihet, është konservimi dhe transportimi i artikujve bujqësorë si vere,
vaj etj. shumë i afërt me ato të pitosave. Duke u nisur nga zakoni i njohur që
né kohën antike, i vulosjes se artikujve të qeramikës me shenjën e pronarit të
punishtes, Çiçikova arrin ne përfundimin se edhe vulat mbi pitosa të Seutopolit
duhen konsideruar si markë që shënon një punishte të caktuar qeramike22. Një
qëllim të tillë duhet të kenë patur edhe vulat tona anepigrafike.
Të tërheq vëmendjen këtu rasti, kur ne të njëjtin fragment pitosi, krahas
vulës epigrafike të vendosur mbi buzë, gjendet edhe një vulë anepigrafike né
formen e një rrethi me kryq të brendshcm. Kjo vulë me emrin e poçarit të sho-
qëruar me një emblème, na kujton veçanërisht vulat e amforave të Tasosit dhe
Sinopit, ne të cilat emri i magistratit eponym dhe i poçarit shoqërohej me njè
emblème. Ndoshta edhe emblema jonë, që shoqëron emrin e prodhuesit, duhet
konsideruar si shenjë e veçantê, si diçka dalluese e tij.
Përsa i përket prejardhjes se emblemave të pitosave të Irmajt, sot për sot
mund të themi se, të paktën një pjesë e tyre nuk duhet konsideruar origjinale,.
por imitacione ilire të emblemave të amforave ose të prodhimeve të tjera të qe
ramikës heltne. Ne lidhje me këtë mendim, është interesant të përmendet fakti
se se bashku me pitosat e thyer, ne gërmimin tonë u zbulua edhe një copë vegje
amfore e importuar, e vulosur me një emblème ne formen e një pike të vogël
qendrore, nga e cila shpërthejnë 8 fletè, forme kjo e ngjashme me një nga em-
blemet e pitosave tonë. Një ngjashmëri e tillë është vështirë se mund të konsi-
derohet si diçka e rastit; sipas mendimit tonë, ajo vlen për të treguar se pikë-
risht ne emblemat e këtyre lloj amforave të importuara, duhen kërkuar edhe
modelet prej nga qenë imituar, se paku një pjesë e vulave anepigrafike të poçarëve
ilirë të Kalasë se Irmajt. Hëpërhë nuk jemi né gjendje të përcaktojmë me saktësi
prejardhjen e amforës nga ajo copë e vogël vegje e ruajtur, megjithëse forma e
emblèmes na kujton më tepër një import nga Thasos ose Rodi23. Ndoshta pi-
kërisht ne emblemat e amforave të këtyre dy qendrave të mëdha prodhimi të verë s
duhet të kërkojmë të paktën një pjesë të modeleve, nga të cilat qenë ndikuar
poçarët ilirë ne zgjedhjen e emblemave të tyre personale.
Këto lloj enësti u zbuluan ne një sasi të madhe né të gjithê
Enët me parete sipërfaqen e gërmuar ne të dy shtresat. Këto janë krye-
të holla sisht fragmente buzë, parete, funde apo vegje amforash
të vogla, gotash, kupash, pjatash, kandilash vaji etj.
Profilet e fragmenteve të amforave me parete të holla janë të ndryshme (TAB
XI a), të ndryshme janë edhe vegjët e tyre: të rrumbullakta, të rrumbullakta

21) M. Çiçikova, Les timbres sur Pithoi de Seuthopolis, «BCH» LXXXII 1958 II — 477; shih
edhe leteraturën e cituar prej saj.
22) Po aty, fq 477.
23) M. Mirçev, Amfornite peçati ot Muzeja vëv Varna, Sofia 1958, Tab. II, 5; VII 4 5 IX, 7; XVI,
7; V. Canarache, Importili amforelor stampilate la Istria, Bukuresti 1957, grupa I Thasos
60,77.
Kalaja e Irmajt 35

me njê kanelyrë, të gjëra e shpatuke, me dy kanelyra etj. Këto lloj enësh zakonisht
paraqiten me grykë të ngushtë e buzë përveshur nga jashtë, me qafë të shkurtêr
cilindrike dhe trup të zgjëruar né shpatulla. Fundi i tyre është i sheshtë me ose pa
unazë të spikatur rreth saj; kanë parete té holla dhe janë punuar prej balte të
pastër të pjekur miré. Ngjyra e pjekjes është okër e zverdhemtë ose e kuqërremtë.
Janë gjetur gjithashtu edhe disa enë me permasa të ndryshme, që kanë ve-
gje të rrumbullakta horizontale të vendosura nën buzët e përveshura jashtë grykës.
Të shumta janë fragmentet e qeramikës se lyer, pjesërisht ose tërësisht,
me vernik të dobët të zi ose me ngjyrë si né kafe apo të kuqërremtë, të datuara
ne shekujt II-I p. e. sonë.
Jo të pakta janë edhe fragmentet e enëve të tjera të përdorimit të përditshëm
si gota, kupa, kandila vaji, pjata etj., që i përkasin periudhës se vonë helenistike.
Ne mes të këtij grumbulli fragmentesh, u gjetën edhe disa objekte të piota
ose pak të thyera, sic është përshembëll një pjatë e sheshtë ose një gotë me dy
vegje të vogla vertikale ne formé unaze dhe këmbë të lartë; një filxhan me një ve-
gje vertikale, me trup të shkurtë e të fryrë dhe fund të sheshtë, një bishtuk njê-
fitilsh pa vegje, me rezervuar të fryrë bikonik, disa lakrimatorë etj. (TAB XII b)
Né këtë grup gjetjesh vlejnë të përmenden sidomos disa vegje të
rrumbullakta horizontale ose shpatuke vertikale me kanelyra si edhe disa buzë dhe
parete të zbukuruara me bojë të zezë, kafe ose të kuqërremtë. Si motive zbukuruese
shërbejnë shiritat, vijat e pikëzuara, njollaf amorfe itj. (Tab. XII a). Të tilla enë
të pikturuara janë gjetur me shumicë né Apolloni, veçanërisht né një hedhurinë
qeramike të shtresës se shekujve II-I para e. sonë24, né Dyrrah, né Amantia,
né Cakran të Fierit etj.
Qeramika me breza të pikturuar e shekullit II-I para e. sonë, né kalanë e
Irmajt, paraqitet si një àrtikull i importuar, me sa duket, nga një qendër e madhfe
e prodhimit të tyre, sic ishte Apollonia. Ne këtë grup qeramike duhet futur edhe
një kiliks i picërt, plotësisht i ngjashëm për nga forma, nga përmasat, faktura,
dhe balta me ato të zbuluara ne Apolloni.
Të tërheqin vemendjen këtu edhe disa fragmente kanash me vegjë brinake
(cornutae) të rrumbullakta (Tab. XI b). Brinjët ngrihen përpendikularisht mbi
buzë të kanës ose zgjaten me një pjerrësi brenda grykës. Të tilla vegje janë gjetur
né qendra të ndryshme antike të vendit tonë si né Apolloni, Amantie, Skodra.
Lis, Dimal, Antigone e né shumë e shumë qendra të tjera ilire. Né Irmaj, këto
lloj vegjesh u zbuluan né sasi të konsiderueshme dhe ajo që ka më rëndësi né
një shtresë kulturale kronologjikisht të përcaktuar si e periudhës se vonë
helenistike. Por kjo akoma nuk do të thotë se këto kana me vegje brinake qenë
né përdorim ne Iliri vetëm ne këtë kohë. Zbulimet kanë treguar se kjo formé ene
ka qenë e preferuar nga prodhuesit dhe konsumatorët ilirë që më përpara, të paktën
që né periudhën e hershme helenistike.
Një grup të veçantê, né kompleksin e gjetjeve prej qe-
Peïbat ramike, e formojnë edhe peshat. Ato bien ne sy për numrin
jashtëzakonisht të madh (rreth 800 copë), të zbuluara
né të gjithë gërmimin dhe kryesisht né kthinën b. Një pjesé e tyre u gjet ne formé
grumbujsh nga 20-30 copë se bashku.
Sipas trajtave të tyre, peshat i ndajmë ne dy grupe: né pesha konike dhe
piramidale. Mbizotërojnë, ato konike. Përmasat e tyre janë të ndryshme: më të
voglat kanë një lartësi që lëviz prej 6 deri 8 cm. me diameter të bazës 5 deri né
6 cm. Pjesa dërmuese e peshave është masive. Lartësia e tyre ndryshon nga 9 deri

24) S. Anamali, Germime ne anën verilindore të qytetit të Apollonisë (Sektori C — 1958), «Stu-
dime Historike» 1, 1964, f. 142 v.
36 F. Prendi — Dh. Budina

né 13 cm., ndërsa diametrat e bazave nga 3 deri në 7 cm. Peshat që i kalojnë këto
permasa janë të rralla.
Që të gjitha peshat, pavarësisht nga forma e tyre, janë purmar, prej balte
të një cilësie të mire, zakonisht të përzierë me shamot. Pjekja e tyre, me për-
jashtim të disa ekzemplarëve, paraqitet gjithashtu e mire. Ngjyrat e tyre ripro-
dhojnë nuança okre. Brumi i baltes se peshave ka ngjashmëri me atë të pitosave
dhe të tjegullave të zbuluara në të njëjtat shtresa, gjë që tregon se ato duhet të
jenë prodhuar, me sa duket, në po ato punishte të qytetit, ku prodhoheshin edhe
pitosat e tjegullat.
Por çfarë qëllimi praktik konkret mund të kenë patur këto lloj peshash?
Të shumta janë mendimet e shprehma në literaturën arkeologjike në lidhje me
karakterin funksional të tyre. Më e argumentuar, sic dihet, është teza sipas se
cilës peshat, në kohën antike, ashtu sikurse edhe në periudhat prehistorike, shër-
benin për të tërhequr fijen në vegjat vertikale 25, por jo më pak bindës dhe i
argumentuar duket edhe mendimi i atyre që i konsiderojnë njëkohësisht si pesha
për rrjeta peshkimi26. Ky karakter i dyfishtë funksional i këtyre objekteve nuk
përjashton mundësinë e përdorimit të tyre edhe për ndonjë qëllim t jeter, qoftë
lidhur me jetën praktike ose me kultin: kështu përshembull, në gërmimin tonë
u zbuluan edhe 6 pesha piramidale shumë masive, të punuar dhe pjekur dobët,
me vrima të mëdha, të cilat nuk kanë mundur të shërbejnë as si pesha rrjeshtash
as edhe vegjesh vertikale. Në përcaktimin e destinacionit të mirëfilltë të peshave
të Irmajt, ne nisemi kryesisht nga pozicioni gjeografik i vendbanimit dhe më-
nyra e gjetjes se tyre në gërmimin tonë. Mungesa në rrethet e këtij qyteti malor
të pellgjeve të përshtatshëm për gjueti peshku me rrjeta, e përjashton vetvetiu
mundësinë e përdorimit të tyre per peshkim. Në këto rrethana, ne jemi të prirur
t'i konsiderojmë ato, mcgjithëse paraqiten pak masive, si pesha vegjesh. Ky
mendim mund të gjejë një farë mbështetjeje edhe në thyerjet e bazave ose në
fërkimin e faqeve të tyre të shkaktuara nga përpjekja e vazhdueshme njëra me
tjetrën gjatë lëvizjeve te fijeve në vegjë. Një element tjetër, që mund të shfrytë-
zohet si argument për të vërtetuar se peshat tona duhet të kenë shërbyer për vegja
endeje dhe jo për peshkim, është edhe zbukurimi i disa prej tyre me shenja të
ndryshme dekorative, si dhe me vula të vogla figurative, të cilat dallo hen në për-
gjithësi për një ekzekutim të lartë artistik. Ky lloj dekoracioni do të ishte i pa-
justifikuar në peshoret e thjeshta për rrjeta peshkimi kurse i kuptueshëm
vetëm në peshat e vegjave vertikale, të cilat bënin pjesë në inventarin e prodhimit
shtëpijak.
Pesha me shenja të ndryshme ornamentale janë zbuluar rreth 60 copë (Tab.
XVI a); ato janë të bëra me gërricje ose me vija të pikëzuara, të cilat riprodhojnë
kryesisht format e germave A dhe X, motive këto të ngjashme me ato të vegjeve
të Donja Dolinës 27. Ndeshen edhe shenja në forme trekëndëshi ose dy trekëndësha
të parregullt të bashkuar né kulmet e tyre. Nganjëherë ornamenti konsiston
vetëm në një vijë të vetme pikëzimesh ose në dy vija zigzake që i mbështillen për
rreth peshës. Përmendim këtu edhe ornamentin në forme bredhi, rrathë me pika
të thelluara etj. Përveç këtyre motiveve gjeometrike e lineare me gërricje ose
pikëzime, ndeshet edhe një element tjetër dekorativ, në forme vulash me fusha

25) V.F. Gaidukeviç, K voprosu o tkackom remeslje v Bosporskih poselenijah, «MIA» 25 Moskva-
-Leningrad 1952, f. 395 v.
26) N.A. Onaiko, O Fanagoriskih gruzilah, «MIA» 57 Moskva 1956, f. 154.
27) C. Tïuhelka, Der vorgeschichtliche Pfahlbau bei Donja Dolina. «WMBH» IX. Wien 1904
tab. XII.XXIL
Kalaja e Irmajt 37

të sheshta vezake ose të rrumbullakta të vendo sura për së gjati në një ose më tepër
vija te drejta, vula këto që i konstatojmë edhe mbi disa fragmente tjegullash
solene.
Ne sektorin e gérmuar janë zbuluar 6 pesha me vula dekorative. Këto vula
paraqesin me sa duket shtypjen e germes mbi baltën ende të njomë të peshave,
prandaj edhe dallohen në përgjithësi, për ekzekutimin e tyre artistik. Ato kanë
forma vezake, të rrumbullakta, dhe paraqesin figura perëndish (Niken), atribute
ose qenje të lidhura me kultin e tyre (kerykeion, mjelma që qendron mbi heshtë),
figure gruaje e mbështetur mbi një shtyllëzë (2 ekzemplarë) dhe një siluetë burri
mbështetur mbi një shkop të gjatë.
Si duhen shikuar këto vula, që tematikisht nuk janë të lidhura me funksionin
e peshave? Sipas mendimit të disa arkeologëve këto duhen konsideruar ose si
vula të punishteve të veçanta ose, dhe kjo ka më tepër mundësi, për efekt zbu-
kurimi28. Vulat e gemave mbi pesha duken që në periudhën helenistike, por
vazhdojnë edhe më vonë në kohën romake dhe në periudhën e hershme mesje-
tare29. Në Irmaj ato i përkasin, »ipas të dhënave stratigrafike periudhës së vonë
helenistike, e cila në fakt tek ne koincidon me periudhën e hershme të pushtimit
romak.
Në Irmaj janë zbuluar edhe disa vegla pune prej hekuri
Veglai e punës dhe guri, të pakta nga sasia, por shumë të rëndësishme
për njohjen e ekonomisë së këtij qyteti të vogël malor
ilir. Në këtë grup bëjnë pjesë ato vegla që lidhen kryesisht me prodhimin buj-
qësor e zejtar.
Në shtresat kulturale, që po shqyrtojmë, u gjetën këto vegla bujqësore:
pesé kosore, një draper, një kazëm dhe tre gurë mokre. Që të gjitha kosoret afër-
sisht kanë të njëjtën forme, ndryshojnë njëra prej tjetrës vetëm nga përmasat.
Tehu i tyre i gjerë dhe me prerje trekëndëshe, në disa është më shumë i harkuar,
në disa më pak. Dorëza e tyre ka qenë e veshur me pafta prej materiali të pa-
qëndrueshëm, me sa duket, prej druri, të cilat mbërtheheshin në pjesën metalike
të saj me anën e dy thumbave prej hekuri (Tab. XIII b^). Kosorja e ruajtur
plotësisht, është e gjatë 0.265 m. dhe e gjerë, tek vendi ku tehu fillon të harkohet
0.06 m. Kosoret e tjera, megjithëse të thyera, japin permasa më të vogla.
Persa i përket qëllimit të tyre, kosoret, ashtu sikurse edhe sot përdoreshin
për prerjen e shkurreve me qëllim pastrimi të sipërfaqeve të tokave, për krasitje
hardhish etj. Duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të Kalasë së Irmajt
dhe kushtet klimatike të përshtatshme për kultivimin e hardhive, në këtë rajon
këto kosore, sipas përmasave të tyre, duhet të kenë shërbyer si për njërin, ashtu
edhe për tjetrin qëllim.
Drapëri ka teh të harkuar, me prerje trekëndëshe (Tab. XIII b3). Gjatësia
maksimale e tij është 0.19 m. kurse gjerësia e tehut jo më tepër se 0.025 m. Pjesa
metalike e dorëzës shpatuke ka qenë veshur; me sa duket, në të dy anët me pafta
druri të mbërthyera me thumba hekuri, ashtu sic e vërejmë edhe tek kosoret.
Të tërheq vëmendjen në këtë grup gjetjesh, kazma e tipit të kazmave rrahe
(krrabzave), që e gjejmë në përdorim edhe sot e kësaj dite dhe që shërbejnë për
hapjen e tokave djerr dhe sidomos për nxjerrjen e rrënjëve të shkureve. Tehu i
saj është i gjatë dhe i ngushtë. Gjatësia e përgjithshme e veglës është 0.27 m.f
gjatësia e tehut 0.21 m.; gjerësia —0.055 m. (Tab. XIII, b4).

28) V.F. Gaidukeviç, Vep. e cit., f. 407 —408; shih edhe literaturën e cituar prej tij.
29) N.A. Onaiko, Po aty, f. 1960.
38 F. Prendi — Dh. Budina

Që të gjithë gurët e blojes u zbuluan në kthinën b. Dy nga këta janë të frag-


mentuar, kurse i treti i piote, me pak thyerje të vogla anash. Dy të parët kanë
formen e një rrase të trashë drejtkëndëshe, me kosh në trajtë korite të inkuadruar
anash me një kornizë të gjërë (Tab. XIV b). Në këtë kosh hidhej drithi i caktuar
për bloje. Fundi i tij është i pajisur me një të çarë vijëdrejt, nëpërmjet se cilës
kokrrat e drithit hynin në mes të dy rrasave për t'u bluar. Në kornizën e dy bri-
njve të ngushtë të këtyre gurëve, duken gjurmët e një të thelluare në forme U
këndore, në të cilën mbështetej shkopi që ndihmonte të vihej në lëvizje rrasa e
sipërme mbi atë të poshtmen. Lëvizja kryhej horizontalisht nga e djathta majtas
ose anasjelltas. Përsa i përket materialit, njëra nga të dy rrasat e përshkruara,
është punuar prej guri të forte vullkanik poroz, shumë i përshtatshëm për një
qëllim të tillë, kurse tjetri prej gur vendi të bute jo gjithaq i përshtatshëm. Për-
masat e rrasës se mullirit prej guri vullkanik, janë relativisht të vogla: 0.40 x0.32 X
xO.09 m., kurse gjatësia dhe gjerësia e koshit, respektivisht 0.24x0,21 m. Né
faqen e poshtëme të kësaj rrase, duken gjurmët e disa vijave të shpeshta oblike
dhe paralele njera me tjetrën, të bërë për qëllime thjesht- teknike, për të krijuar
një sipërfaqe sa më të ashpër në gur, me qëllim që drithi të bluhe j më mire. Përmasat
e gurit të mullirit prej shtufi janë 0.55 x0.46 xO.09 m. ; kurse atatë koshit 0.30 x
X0.25 m.
Gurë të tillë mulliri në Kalanë e Irmajt janë gjetur edhe rastësisht. Një pjesë
nga ato janë punuar, madje, nga gurë i bute vendi, gjë që tregon qartë për ka-
rakterin lokal të prodhimit të tyre, natyrisht duke u mbështetur në modelet e
mullinjve, të importuar, një nga të cilët, sic e pamë, u gjet edhe në gërmimin tonë.
Gurë mulliri me kosh në forme korite të punuara prej guri poroz vullkanik, janë
zbuluar në Apolloni. Këto tipe mullinjsh dore, karakteristike për periudhën he-
lenistike, dhe të njohur në vende të ndryshme, brenda dhe përtej Gadishullit
Ballkanik, kanë pasur një jeté të gjatë përdorimi dhe prodhimi. Në Bosfor, për
shembëll, ata i ndeshim deri në shek. Ill30, kurse në Apolloni deri në shekujt e
paré të esonë ashtu sikurse edhe në Irmaj.
Shumë interesante dhe origjinale nga forma paraqitet rrasa e trete e punuar
nga gur ranor i çimentuar (Tab. XIV a). Kjo rrasë, me permasa 0.47 x 0.41 xO.lOm.
ndryshon prej dy të parave nga koshi, i cili këtu paraqitet jo më në forme
korite, por gjysëm-sferike dhe me permasa më të vogla në përpjestim me sipërfaqen
e gurit (diametri 0.21 m., thellësia 0.05 m.). Kjo gropëz gjysëm sferike mbaron
në fund me një vijë të tejshpuar, e cila, ashtu sikurse edhe në gurët e tjerë të si-
për përshkruar, përcillte kokrrat e drithit në mes të dy rrasave të mullirit. Vija
është e gjatë 0.12 m., kurse gjerësia e saj vjen duke u ngushtuar nga fundi deri
në 0.02 m. Edhe kjo rrasë, ngaprapa, është vijëzuar, kurse në trashësinë e dy
anëve të zgjatura ajo ka një lug të rrumbullakuar, ku futeshin, me sa duket,
drunjtë që ndihmonin lëvizjen e gurit mbi gur.
Në këtë rrasë mungon thellimi në forme U këndore, të cilën e vërejtëm në
gurët e tjerë të përshkruar më sipër. Mungesa e këtij elementi, lugjet në anët e
zgjatura dhe vetë drejtimi i vijës se tejshpuar në koshin gjysmësferik të gurit
të blojës, që po shqyrtojmë tregojnë për një ndryshim edhe në manipulimin e tij.
Përsa i përket kësaj të fundit, kemi të qartë vetëm një gjë, se rrasa e sipërme
duhet të ketë lëvizur mbi rrasën e poshtëme jo në drejtim horizontal, por në atë
vertikal, nga lart poshtë dhe anasjelltas. Ky gur mulliri, ashtu sikurse dy të parët,
datohet, sipas shtresës, në të cilën u zbulua, i periudhës se vonë helenistike.

30) N.N. Pogrebova, Pozdneskifskie gorodisba na Nizhniem Dnjeprje, «MIA» 64, Moskva, 1958,
f. 154.
Kalaja e Irmajt 39

Gurët e mullirit të zbuluar në Kalanë e Irmajt, pavarësisht nga ndryshimet


e vogla ne forme dhe né manipulimin e tyre, paraqesin një përfeksionim teknik
në krahasim me gurët e tjerë të mëparshëm të blojës dhe pasqyrojnë né vetvete
një fare mekanizimi né proçesin e prodhimit.
Në mes té veglave të prodhimit zejtar, pò përmendim këtu një sqepar, dy
shpatulla, e një daltë.
Sqepari (Tab. Xlllai) nuk ndryshon pothuaj aspak nga ata të sotmit si forme:
gjatésia e përgjithshme është 0.16 m., gjatësia e tehut 0.10 m. kurse gjerësia e
tij 0.075 m. diametrat e tytës 0.02 x0.03 m. Pas tytës vjen tani me prerje katër-
këndëshe, i shtypur, nga përdorimi i vazhdueshëm i veglës. Sqepari u gjet né
shtresën e përzier të hedhurinave kështu që datimi i tij mbetet për ne jo gjithaq
i saktë.
Shpatullat kanë trajtë e permasa të ndryshme (Tab. XIII a 2,3)- Njëra nga
këto, krejtësisht shpatuke, ka forme trekëndëshe dybrinjênjëshëm me gjatësi
0.16 m. dhe gjerësi maksimale 0.04 m. shpatulla e dytë ka një fletè shumë të vo-
gël trekëndëshe dhe një bisht mjaft të gjatë dhe të holla, që futej në dorezën e
drurit; është e gjatë 0.115 m., me gjerësi maksimale të fletës 0.02 m.
Dalta është e gjatë 0.12 m. ; fleta në forme trekëndëshe dhe e përkulur lehtë,
zgjatet me një bisht të drejtë me prerje katërkëndëshe, që mbaron në majë me
një kokë relativisht masive, mbi të cilën rrihte çekiçi (Tab. XIII a4).
Në thellësi të ndryshme të gërmimit u zbuluan edhe disa
Materiale metalike materiale ndërtimi si grepa dyersh, ganxha, gozhdë, reze,
adertimi çelsa porte etj.
Grepa dyersh u zbuluan gjithësej 5 copë, që të gjithë
me prerje drejtkëndëshe dhe në formé L. Ato kanë permasa afërsisht të njëllojta;
gjatësia e tyre lëviz nga 0.10 m. deri në 0.11 m. Njëri nga grepat u gjet se bashku
me një copë teneqe trekëndëshe me anë të se cilës ajo mbërthehej në pjesën e
drunjtë të portés ose të ndonjë kapaku orendie, në mënyrë të tillë që grepi të
kishte mundësi të lëvizte lirisht sa lart poshtë (Tab. XV 01,2,3).
Çelsat e dyer ve, të zbuluar vetëm në dy ekzemplarë (Tab. XV c4,5), kanë
forma të ngjashme, por permasa té ndryshme. Bishti i tyre, me prerje
katërkëndëshe, mbaron në majë me një unazë të gjerë, që shërbente për të varur objektin
kurse pjesa e vërtetë e çelsit ka formen e një piruni me katër dhëmbëza. Gjatësitë
e tyre janë 0.115 m. dhe 0.065 m. Tipe të tilla kyçesh janë zbuluar në shumë
qendra antike të vendit tonë.
Krahas fragmenteve të shumta të enëve prej balte të
Fragmente enësh pjekur, me forma dhe destinacion të ndryshëïn, u gjetën
metalike edhe disa fragmente enësh metalike si parete, buzë, dhe
vegje kovash, ojnohesh dhe enësh tê tjera.
Vegje kovash u zbuluan gjithësej 3 copë (Tab. XV a) ; 2 prej bronzi dhe një
prej hekuri. Vegjet prej bronzi janë plloçake, njëra me vjegca të thjeshta, kurse
tjetra me vjegca të stolisura në majë me unaza të spikatura. Vegje të ngjashme
janë zbuluar në Amantia si edhe në vende të tjera të Shqipêrisë, por me prejardhje
të panjohur.
Vegja e harkuar prej hekuri ka prerje të rrumbullakët çlhe vjegca, qê mba-
rojnë në majë me një kakë të stilizuar shpendi me sqep të gjatë.
Vegje ojnohesh u gjetën 2 copë, njëra është ruajtur e piote kurse tjetra vetëm
pjesa e fundit e s'aj (Tab. XV ba). Vegja e ruajtur ka prerje vezake; në fund ajo
mbaron me një paftë në formé zemre, në pjesën e brendshme të se cilës dukea
thumbat që mbërthenin vegjen me paretet pjesërisht të ruajtur të ojnohesë; si-
për ajo zgjatet né dy krahë të shkurtër të vijëzuar përbrenda për të kapur buzët
e enës. Pafta e vegjes se dytë, e cila né permasa paraqitet më e vogël, riprodhon
pérafërsisht po aie forme sikurse pafta e vegjes që përshkruam.
40 F. Prendi — Dh. Budina

Vegje enësh në forme unaze e zbuluan 5 copë, një prej hekuri dhe 4 prej
bronzi. Vegja prej hekuri përbëhet nga mbajtësja e saj, një rrip i gjerë metalik,
i pajisur në të dy anët me nga një thumb mbërthyes hekuri dhe prej vetë vegjes
né forme rrethi masiv (diam. 0.06 m.), i cili mund të lëvizë lirisht sa lart poshtë.
Nga vegjet unazore prej bronzi janë ruajtur vetëm pjesët mbajtëse të tyro
në forme gjysëm-cilindrike, që zgjaten poshtë me nga një bisht në trajtë fletè
shigjete. Pjesa cilindrike, në dy skajet e saj, ka nga një vrimë ku kapeshin dy ska-
jet e vegjes lëvizëse në forme unaze jo të mbyllur. Nga brenda, këto mbajtëse
vegjesh janë të zbrazta, përveç njerës që është e mbushur me një masë plumbi.
Në këtë të fundit janë ruajtur deri thumbat mbërthyes prej bronzi se bashku
me një copë paret të hollë që tregon qartë mënyrën e kapjes se tyre në enë. Tê
gjitha vegjet janë të ngjashme njera me tjetrën (Tab. XV bi), dallo jnë vetëm
nga përmasat, gjë që tregon se ato u përkisnin enëve me madhësi të ndryshme.
Gjatësia e tyre lëviz nga rreth 0.06 deri në 0.11 m., kurse gjerësia nga 0.07 në
0.075 m.
Në këtë grup gjet jesh bëjnë pjesë edhe dy fragmente shumë të vogla qepshesh
si dhe një taban site ose kulluese prej bronzi në forme katërkëndeshi këndrejt
me vrima të dendura të stërgjatura. Në njërin nga cepat e sites është ruajtur një
vrimë e rrumbullakët, nëpërmjet se cilës duhet të jetë përshkuar thumbi, që mbër-
thente sitën me kasën e saj të drunjtë ose metalike.
Objekte të ndryshme Në mes të këtyre objekteve vlejnë për t'u përmendur
disa fibula bronzi ; njëra e gjatë 0.045 m. dhe e lartë 0.015 m.
ka trup harkor, kokë spirale bilaterale, që kalon një gjilpërë, dhe këmbë në
forme pllake drejtkëndëshe të pajisur me një vrimë të rrumbullakët të tej-
shpuar (Tab. XVI b, 2). Fibula të tilla të ngjashme, karakteristike për periudhën
e vonë helenistike janë gjetur në Apolloni, Shkodër, Lis etj.
Fibula e dytë, e gjatë 0.035 m. dhe e lartë 0.02 m. ka trup harkor me prerje
të rrumbullakët të trashur në mes. Koka e fibules plloçake e rrumbullakët është
e stolisur me vija të pikëzuara dhe ka një vrimë të vogël, tek e cila kapej gjilpëra,
që nuk është ruajtur, kurse këmba e saj është e pajisur me dy thumba të spi-
katura, që riprodhojnë idenë e dy syve të një koke të stilizuar kafshe (Tab. XVI
b,4). Një variant tjetër, më i zhvilluar, i këtij tipi fibule me origjinë të njohur
orientale-greke, por që më vonë vjen e bëhet një nga modelet e preferuar të ar-
tizanëve dhe konsumatorëve ilirë, është gjetur edhe jashtë gëimimit. Fibula
të këtij tipi, por në variante të ndryshme, janë zbuluar në shumë vendgjetje të
Shqipërisë se Jugut3 1 dhe të veriut32 ku dato hen si të periudhës helenistike.
Fibula e trete, me trup të harkuar bronzi dhe gjilpërë prej hekuri i përket periudhës
se hershme perandorake (Tab. XVI b,l).
Në këtë grup objektesh të tërheq vëmendjen një varëse zbukurimi prej
bronzi në forme rrethi plloçak, me diameter të brendshëm 0.035 m dhe të jash-
tëm 0.055 m. Rrethi sipër është i pajisur me një shufër gjithashtu plloçake, e
vrimuar në majë për të varur objektin, kurse poshtë me një këmbë të vogël {Tab
XVI bç). Objekte të tilla të ngjajshme, njihen si gjetje karakteristike për epokën
e hershme të hekurit të Thrakisë33 dhe të Ilirisë. Zbulimi i këtij objekti, në një
qendër prodhimi dhe kulture ilire, sic është ajo e Kalasë se Irmajt, megjithëse
në një ekzemplar, tregon se tradita e prodhimit dhe e përdorimit të këtij elementi

31) F. Fiala, «WMBH.» IV Wien 1896, fq. 29.


32) F. Prendi, Materiale të kulturës ilire të zbulueme në Shqipninë e Veriut, «BUSHT» seria,
Shk. Shoq.» 2, 1958, f. 120, fig. 8b.
33) R. Popov, Predistoriçeski izsledvania v Vratçansko pole, «IB AI» II, 1923—24, Sofie 1924
f. 121, fig. 53 I.
Kalaja e Irmajt 41

kultural vazhdoi pa ndërprerje që nga shekujt e epokës së parë të hekurit e deri


në periudhën helenistike.
Ndër gjetjet e tjera, të përfshira në këtë grup, përmendim edhe një objekt
bronzi në forme mamuzi (0,08 x0,06 m.) me vjegca të kthyera nga jashtë dhe të
punuara në forme koke të stilizuar kali, analogjitë e të cilit i ndeshim në Apollo-
ni34 {Tab. XVI b~j)', më tej një pasqyrë bronzi gjysëmrrethore, një sumbull
bronzi gjysëmrrethore, një siambull bronzi aplikacioni në forme këpurdhe (Tab. XVI
bì), një unazë hekuri me gerne (Tab. XVI b5), rrathë masive bronzi, një vargue
hekuri i përbërë prej tri hallkash, pafta, tokëza bronzi katërkëndëshe, me sa duket,
pjesë nga pajisje kali, si edhe një majë hosteni prej hekuri në forme koni, të
zbrazët përbrenda (Tab. XVI b6). Kjo është e gjatë 0,095 m. kurse diametri i
grykës së tunit — 0,015 m. Objekte të tilla, të njohura që nga kultura La Tène35
janë zbuluar, në këto vitet e fundit në mjaft qendra të banuara antike të vendit
tonë, dhe datohen si të periudhës së vonë helenistike dhe romake perandorake.
Janë gjetur gjithashtu edhe disa maja shigjetash prej hekuri dhe një prej bronzi
(TAB XVI b8). Kjo e fundit si tip datohet në shek. IV p.e. sonë, por tek ne ajo
vazhdon të jetë në përdorim, me sa duket deri në shek. I p.e. sonë.
Objekte të cilat tipologjikisht mund t'i përkasin një kohe më të vonë se sa
shek. I e. sonë, janë shumë të pakta në gërmimin tonë. Këto përfaqësohen nga
disa fragmente enësh qelqi dhe balte, të periudhës së vonë antike.
Në gërmim u zbuluan gjithësejt 14 copë monedha, ndër
Monedhat të cilat 12 prej bronzi, 1 argjendi dhe 1 subarati. Shtatë
nga këto monedha (5 bronzi, 1 argjendi, 1 subarate) janë
të Apo lionise helenistike: 1 e Dyrrahut të shek. III-II p.e. sonë dhe 1 e Aleksandrit
të Maqedonisë. Një nga monedhat është shumë e fshirë dhe e deformuar nga
djegia. Për nga forma dhe trashësia ajo mund të përcaktohet përafërsisht në
shek. II-I para e. sonë. Një monedhë e zbuluar në shtresën e përzier, është e Ti-
berit, kuise tri të tjera kupace prej bronxi i përkasin kohës së Komnenëve.

P ë r Lu n di me

Studimi paraprak i materiale ve të zbuluara gjatë gërmimeve të vitit 1960


në Kalanë e Irmajt, jep mundësi të njihemi, sado pak, me disa anë të jetës eko-
nomike-shoqërore dhe të kulturës materiale e shpirtërore të kësaj qendre të ur-
banizuar ilire, në periudha të veçanta të zhvillimit të saj historik.
Në formulimin e konkluzioneve tona, kemi patur parasysh edhe ato pak
gjetje të rastit, që janë zbuluar më parë në territorin e fortifikuar të qytetit, si-
domos ato që plotësojnë njohuritë për periudha jo gjithaq të dokumentuara
në sektorin e gërmuar.
Për shekujt e pare të jetës së qytetit mund të thuhen vetëm pak gjëra për
mungesë të dhënash të mjaftueshme arkeologjike. Teknika e mureve të rrethimit,
dy monedha të shek. IV para e. sonë, të cilat përfaqësojnë njëkohësisht edhe ob-
jektet kronologjikisht më të hershme të zbuluara në sipërfaqen e forcuar të Ka-
lasë, si edhe disa fragmente qeramike me vernik të zi té shkëlqyeshëm, na shtyjnë
t'i datojmë fìllimet e jetës së qytetit aty nga gjysma e dytë e ^hek. IV para e. sonë.
Materialet e importuara dhe veçanërisht dy monedhat maqedone njera e Filipit
II dhe tjetra e Aleksandrit si dhe shumë të tjera të shek. III-II para e. sonë, tre-
gojnë se ky qytet ilir, që në shekujt e parë të jetës së tij, ishte mpleksur në një

34) U zbuluan né shtresa të përziera kulturale të sekt. D, gjatë gërmimeve të vitit 1958.
35) P. Vouge, La Tène, Leipzig 1923, Tab. XXIII 17,18,19.
42 F. Prendi — Dh. Budina

rjetë të gjerë tregétie me qytete dhe krahina të ndryshme, si përshembëll me


Apollo ninë, Dyrrahun, Amantinë, Byllisin, Epirin, Maqedoninê, etj. Disa
fragmente tjegullash dhe pitosash te shek. III-II p.e. sonë me vula pronarésh iliré
pasqyrojnë nga ana tjetër, karakterin prodhues të kësaj qendre urbane që ne
fazën e hershme të jetés se saj.
Ne gërmimin tonë, shumë më e piote dhe më e qartë del tablloja e jetés se
qytetit né fund të shek. II-I p.e. sonë. Materialet e zbuluara né shtresën e ba-
nesës dhe ne atë të përzier na e paraqesin qytetin si një qendër zejtare-tregëtare,
mjaft të zhvilluar.
Numri i ndjeshëm i gurëve të blojes të tipit helenistik, të zbuluara né një
sipërfaqe të kufizuar, sic ishte ajo ku ne përqëndruam punimet tona, se bashku
me ato të gjetura rastësisht, veglat e ndryshme bujqësore si edhe sasia jashtë-
zakonisht e madhe e fragmenteve të pitosave, shprehen edhe për një farë roli
të bujqësisë né ekonominë e këtij qyteti. Natyrisht, relievi i theksuar malor i
periferisë se tij, krijonte një lloj pengese për zhvillimin e hovshëm të kësaj dege
të ekonomisë, megjithatë sistemi i terracimit të kodrave duhet t'u ketë ndihmuar
mjaft banorëve të kësaj qendre ilire për të fituar tokë të miré büke.
Né ekonominë e këtij qyteti duhet të ketë luajtur një roi të ndieshëm edhe
blegtoria, megjithëse materialet e lidhura me këtë degë të ekonomisë, paraqiten
shumë më të varfëra. Kockat e kafshëve dhe pitosat, të cilat mund të kenë shër-
byer edhe për të ruajtur prodhime blegtorale (veçanërisht pitosat e vegjël), janë
sot për sot të vetmet dëshmi që flasin për blegtorinë, si një degë ndihmëse të
ekonomisë se kësaj qendre të banuar urbane. Për zhvillimin e blegtorisë këtu flet
qartë, megjithëse tërthorazi, edhe vetë pozicioni i theksuar malor né té cilin lindi
dhe u zhvillua ky qytet. Por para se gjithash duhet thënë se qyteti i Kalasë se Irmajt
paraqitet nëpërmjet të dhënave të fituara arkeologjike, si një qendër prodhimi
zejtar.
Zbulimi i një sasie të madhe material ndërtimi prej balte të pjekur, dhe
gjetja e një shumice pitosash, me permasa dhe forma të ndryshme, tregon pady-
shim për zhvillimin e një prodhimi lokal të këtyre artikujve né këtë kohë, prodhim
që përcaktohej nga vetë nevoja e ndërtimit dhe e ekonomisë se banorëve të qytetit,
nga nevoja për sigurimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale të rretheve të tij.
Vulat epigrafike dhe anepigrafike mbi buzët ose paretet e pitosave si edhe
mbi solenet, janë një dëshmi tjetër, që tregojnë se né qytet funksiononin punishte
të veçanta për prodhimin e qeramikës, pronarë të të cilave, sic shihet nga shumica
e emrave të vulosura, ishin ilirë.
Nga dyert e këtyre punishteve duhet të ketë dalë edhe ai numër i madh pe-
ghoresh, për të cilat u fol më sipër.
Përveç punishteve të qeramikës, né këtë qytet të vogël ilir, kishte, me sa
duket, edhe punishte që prodhonin vegla metalike, né radhë të paré vegla
bujqësore zejtare, material ndërtimi etj. Për karakterin lokal të prodhimit të objekteve
Tnçtalike dëshmojnë edhe zgjyrat e hekurit.
I gjithë ky prodhim lokal i shek. II-I p.e. sonë vazhdon traditën e prodhimit
të një periudhe më të hershme helenistike.
Materialet e importuara, që u zbuluan ne shtresën e periudhës se vonë
helenistike, tregojnë qartë se qyteti, né këtë kohë, kishte nevojë për mjaft prodhime
të industrisë se qendrave të mëdha të asaj ko he, veçanërisht të Apollonisë dhe Dy-
rrahut.
Artikujt e importuar janë të një natyre të ndryshme. Mbi të gjitha bie ne sy
qeramika me vernik të zi, ne shumicën dërmuese të rasteve të shndërruar nga
pjekja ne ngjyrë kafeje; qeramika me ngjyrë të kuqërremtë si dhe ajo e pikturuar
me breza, qendrën e prodhimit të të cilave ne jemi të prirur ta kërkojmë ne Apo-
Kalaja e Irmajt 43

lloni. Të shumta janë edhe fragmentet e amforave me parete të holla. Ndër ar-
tikujt e importuar janë per t'u përmendur edhe mjaft objekte metalike si enët
prej bronzi disa objekte zbukurimi, ndonjë gurë blo je etj.
Artikujt e importuar, të përmendur më sipër, dhe monedhat e zbuluara ne
gërmim apo rastësisht, tregojnë qartë se marrëdhënjet më të ngushta tregëtare,
qyteti i kishte me Apolloninë, ne shpinë të se cilës ai gjendej.
Këto marrëdhënje të dendura tregëtare, ne radhë të pare, me kolonitë he-
lene të bregdetit tonë, sollen si pasojë edhe një ndikim të ndjeshëm, si ne pro-
dhimin material ashtu edhe ne kulturën shpirtërore të popullsisë sëkëtij vend-
banimi të fortifikuar ilir.
Këtë ndikim e vërejmë, që herët, ne arkitekturë. Huazimet nga arkitektura
nelene duken më qartë ne teknikën e ndërtimit të mureve të rrethimit, ne punimin
* skalitjen e bloqeve dhe ne elementet e tyre dekorative, ne tjegullat solene dhe
kalyptere, të cilat riprodhojnë, sic u tha edhe më sipër, po ato forma karakte-
ristike helene gjerësisht të përdorura ne kolonitë e bregdetit ilir.
Këto huazime i vërejmë edhe ne format e prodhimeve të zejtarisë lokale,
si ne pitosat, ne vulosjen e tyre me vula epigrafike dhe anepigrafike dhe ne imi-
timin e emblemave të këtyre të fundit nga ato të prodhimeve të qeramikës masive
të importuar, né imitimin e formes se mokrave etj.
Ky ndikim helen, ne fillim ne arkitekturë, mandej edhe ne degë të tjera të
prodhimit material të shoqërisë ilire të kësaj qendre urbane sikurse edhe të qen-
drave të tjera, tingëllon shumë i natyrshëm po të kemi parasysh kushtet, ne
ë cilat u zhvillua kjo shoqëri ne këtë kohë.
Sic dihet, ilirët, posa arritën pragun e formimit të shoqërisë me klasa, u vun
tnë kontakt me botën helene nëpërmjet kolonive të saj të vendosura ne brigje
lindo re të Adriatikut, sic ish Dyrrahu, Apollo nia etj. Marrëdhënjet tregëtare
ilire-helene, që u vendosën menjëherë pas kolonizimit dhe që erdhën duke u bërë
më të dendura me kalimin e kohës, krijuan mundësi që ilirët, të cilët qëndronin
ne një nivel më të ulët të zhvillimit ekonomiko-shoqëror ne krahasim me atë tê
helenëve, të njiheshin me format më të larta të kulturës se tyre dhe të huajshin
prej saj ato elementë që u përgjigjeshin kërkesave të re ja të jetés se tyre dhe
paraqitnin dobi praktike.
Një nga këto elementë të huajtur nga popullsia e qytetit ilir të Kalasë se
Irmajt ishte ndër të tjera dhe shkrimi greqisht. Ky element na kumtohet qartë
si nga vulat epigrafike të pitosave ashtu dhe të tjegullave.
Marrëdhënjet e ngushta midis kolonive helene dhe hinterlandit ilir sollen
një ndikim të ndjeshëm edhe ne fushën e kultit. Vulat ne formé geme me para-
qitje perëndish ose të atributeve të tyre mbi peshore dëshmojnë për përhapjen
« kultit të perëndive të pantheonit grek: Hermesit, Nikes ctj.
Gjetjet e periudhës pas shek. I të e. sonë të zbuluara ne shtresën e përzier,
tregojnë se jeta né këtë qendër të banuar ilire vazhdoi edhe né periudhën e vonë
antike. Por, mjerisht ato janë aq të pakta sa që né asnjë mënyrë nuk mund të pa-
rafytyrohet né bazë të tyre fizionomia kulturalc dhe jeta ekonomike e qytetit
m.è këtë periudhë. Ndoshta, me zgjerimin e gérmimeve né vitet e ardhshme né
këtë vend, do të na jepet mundësia për të hedhur dritë sadopak edhe ne këtë
periudhë të vonë, që tani për tani është pothuaj krejt e panjohur prej nesh.
Mbi gërmadhat e këtij qyteti antik ilir jeta vazhdoi edhe né shekujt e mes-
jetës. Monedhat bizantine té shek. XI-XI I të zbuluara si objekte të izoluara né
shtresën e hedhurinave, janë dëshmi të heshtur por të sigurtë, të pranisë se jetés
né këtë vend edhe ne këtë kohë.
Né lidhje me përcaktimin e emrit antik të qytetit të kalasë se Irmajt, ne
gjendemi, ashtu sikurse edhe për identifikimin e shumë qyteteve të tjera ilire, para
44 F. Prendi — Dh. Budina

vështirësive që rrjedhin nga mungesa e të dhënave të veçanta epigrafike dhe


numizmatike. Megjithatë, ne mendojmë se është shumë i mundshëm identifi-
kimi i qytetit tonë me një nga qytetet e dasaretëve të përmendur nga Polybi36
dhe Livi37. Kemi më tepër bazë për ta identifikuar këtë me Kodrionin, të cilin
Livi, duke e quajtur «qytet i vendosur ne një pozitë mjaft të mire dhe i fortifi-
kuar, e përmend fill pas Antipatreas (Berati i sotëm), kur pérshkruan pushtimin
e qyteteve të Dasaretisë nga legati romak Lue Apusti, i cili me ushtritë e tija vinte
nga Apsi (Semani)38. Vendosja e këtij qyteti ne shpinë të Antipatreas antike si
edhe pozicioni i përshtatshëm gjeografik, e sistemi i fuqishëm i fortifikimit të tij^
përkojnë plotëeisht me informatën shumë të vlefshme të historianit romak.

36) Polyb., V, 108, 2,8


37) Liv., XXXI, 27 1.5
38) Po aty.
45

»200000
Tab. I
46
47

■mi djftgÄggf^*- i^ii^lr*^1 «sipwwsm. . ;

Tab. Ill
48

ç#^^3&?::r*'' ^r"?^'1^:

Tab. IV.
49

Tab. V
4—366
<L

Tab. VI
51

Tab. VII.
52

Tab. VIII
53

Tab. IX
54

..*; /

Tab. X
55

Tab. XI
56

."-. "t • ' '■' \ '■*

Tab.
57

Tab. XIII
58

Tab. XIV
59

T ab. XV
60

Tab. XVI

You might also like