You are on page 1of 11

Projekt :

Trashëgimia natyrore,
kulturore dhe historike e
trevave shqiptare

Gjimnazi "Petro Nini Luarasi“


Lënda: Histori   Klasa e 11-H
Punuan: Amela Zeqo
Adela Bakiasi
Xhoia Vladi
Elena Robaj
Suzan Bardhi
Luis Tusha
D E T Y R A T  P Ë R K A T Ë S E     P Ë R    S E C I L I N     A N Ë T A R :

• Fokusi i projektit tonë ishin qytetet: Elbasan, Përmet dhe Skrapar


• Amela Zeqo: Historia e Skraparit
• Adela Bakiasi: Monumentet kulturore dhe natyrore të Skraparit
• Xhoia Vladi: Historia e Elbasanit
• Elena Robaj: Monumentet kulturore dhe natyrore të Elbasanit
• Suzan Bardhi: Historia e Përmetit
• Luis Tusha: Monumentet kulturore dhe natyrore të Përmetit 
Historia e Skraparit
• Qyteti i Skraparit historikisht ka qenë i banuar që nga viti 600 p.e.s. Gjetjet arkeologjike në këtë fushë i referohen dy
periudhave. E para është krijimi i kulturave neolitike lidhur me procesin e diferencimit të grupeve shoqërore. Ndërsa e
dyta ka të bëjë me konvergimin e këtyre kulturave nga Epoka e Bronzit në epokën e hekurit, duke provuar kështu jetën
dhe rrënjët ilire të qytetit. Ky është një vazhdim i drejtpërdrejtë i Mesolitit, dëshmuar nga zbulimet e shumta
“mikrolitike”, prania e qeramikës së trashë gjetur nga kohërat e 400-500 p.e.s. Interesant janë gjetjet arkeologjike në
banesa tip shpelle. Pranë Radeshit në nje shpellë është gjetur një inventar i pasur arkeologjik poçerie dhe kockash.
Gjatë Epokës së Hekurit në këtë zonë u formuan qytete ilire paqësore. Kjo dëshmohet nga zbulimet arkeologjike, në të
cilat janë gjetur mjete kryesisht dekorative. Në rajonin e Skraparit gjurmë të kulturës materiale më të plotë gjenden ne
fshatin Leshnje dhe atë të Liqedhit. Këtu ndodhet një vendbanim rreth 2.5 m thellësi. Procesi i zhvillimit të kulturës të
Liqedhit konfirmon formimin e komuniteteve kulturore ilire.Por qysh nga shekulli II p.e.s dhe për shumë kohë më pas
të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës në këtë qytet janë mjaft të pakëta.Vetëm në shekullin VI, në periudhën e dyndjeve
barbare sllave, ky qytet përmendet në publik, por tashmë me një emër të ri CernoVodë (Uji i Zi), sot Çorovodë. Dihet
që një vend me rëndësi në zhvillimin e kulturës qytetare ilire në Shqipëri zënë vendbanimet qytetare të tipit kala. Edhe
në trevat e Skraparit kjo lloj kulture është mjaft e pranishme dhe është identifikuar nga studiuesit në disa pika. Më e
vjetra ndërmjet tyre është Kalaja e Gradecit në Tomorricë, që i përket shekullit VII – VI p.e.s por mund të përmendim
dhe Kalanë e Lavdarit, Dhoresit, Bregut të Koronit, Bargullasit, Prishtës, etj. Kalaja e Skraparit është ngritur në majën e
kodrës përballë qytetit të sotëm, e quajtur kodra e Cerovës, dhe që ndahet me të nga lumi Osum.Që në dekadat e para të
shek XV-të turqit kishin vënë nën kontroll të plotë trevat shqiptare nga Çamëria në Jug deri në lumin Mat. Pushtimi
turk, ashtu sikurse për të gjithë Shqipërinë, pati pasoja mjaft të rënda edhe për popullsinë e Skraparit. Gjithësesi edhe
gjatë kësaj periudhe të vështirë krahina e Skraparit kishte zhvillimin e vet. Ndërkohë pas shpalljes së Pavarësisë dhe
perfundimit të Luftës së parë dhe të dytë botërore, Skrapari ishte një zonë e pasur në industritë e drurit dhe e ruan
akoma atë.
Monumentet kulturore dhe natyrore të Skraparit

• Rrethi i Skraparit, me një sipërfaqe prej 775 kilometra katrorë, përveç se i


njohur për një klimë mesdhetare para malore, peisazhet e mrekullueshme
natyrore, mikpritjen, bujarinë, traditat, dhe rakinë e "famshme", ofron një
diversitet të pabesueshëm dhe mbresëlënës të zonës, të shprehur në të gjitha
format e saj. 32 monumentet natyrore të Skraparit, si Kanioni i Gradecit,
Shpella e Pirogoshit, Arrat në Novaj, Gryka e Kulmakut, etj, kryesojnë listën
e vëmendjes së turistëve të shumtë nga vendi dhe jashtë, të cilët përveç
Kanioneve të famshme, majës së Malit të Tomorrit (Çukës), Teqeve dhe Urës
së Kasabashit, nuk ndalen së vizituari thuajse çdo monument që ofron natyra
e mrekullueshme e këtij rrethi. Monumentet si Banjat e Slatinjës, Ura e
Kasabashit, apo Shpella e Pirogoshit, mjaft të njohura për vlerat e tyre
unikale, janë në fokus edhe të Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Shpella e Pirogoshit Mali Tomorrit (Çukës),

Ura e Kasabashit
Historia e Elbasanit
• Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II dhe Ballaban Pasha në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër
trevat e para të pushtuara nga osmanllinjtë, ELI-BASAM (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës,
Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Pra,
"Elbasan" do të thotë vura dorë. Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit. Në dokumentacionin e
kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi,
mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për
shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme.
Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.Prodhimet e qytetit të Elbasanit
gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare,
njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe
pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani
shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.
Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e
cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë.
Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar. Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit
Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe një herë fitues i
superkupës. Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Pas
1908 Kongresi i Manastirit (në Manastir moderne, Republika e Maqedonisë) vendosi që të përdorin alfabetin latin për
gjuhën e shkruar shqipe, klerikët myslimane i ndikuar nga turqit e rinj mbajtën demonstrata të ndryshme në favor të
shkrimit arabe në Elbasan (Elifba). Shumica myslimane, gjithashtu ishte kundër instalimi i Prince William më 1914.Në
mes të qytetit ka një Kishë ortodokse, dhe rreth 7 km larg nga Elbasani ka një manastir të vjetër dhe kishën ortodokse,
ku kryesisht nga Shën Jovan Vladimir fillim të shekullit të 11-të është varrosur atje.
Monumentet kulturore dhe natyrore të Elbasanit
• Objektet më të rëndësishme për tu vizituar në qytet janë kalaja , xhamia e Nazireshës shek
XVII, hamami ishek XVI, kisha e Shën Mërisë në kala, muzeu Etnografik, kulla e sahatit
etj. 4 km larg nga qyteti ndodhet manastiri i Shën Gjon Vladimirit, i ndërtuar aty nga
princi shqiptar Karl Topia në vitin 1382. Aty ndodhet edhe varri i tij. Pranë qytetit ndodhen
lixhat të cilat janë të njohura që prej periudhës romake.

• Kështjella Skampis: Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një


Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky
i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të
drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhecardo në drejtimin V-J. kjo gjë ka
përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në
përmasa 308 x 348 mdrejtuar në anët më të ngushta në drejtim VL-JP. Është e qarkuar nga
një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që
ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është epajisur me 26
kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje
dhe ndodhennë pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetr katërkëndëshe ndersa
njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit
rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë
jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m
larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës
• Kulla e sahatit: Kulla e orës së Elbasanit ndodhet në territorin e kalasë. Historia e ndërtimit të kullës
është gdhendur mbi harkun e portës jugore ku shkruhet: “Mbreti i botës (sulltani), Abdyl Hamiti,
bujar, nën hijen e hirit të tij u ngrit ora e hijshme. Burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe
ngjallën këtë kohë tregues të bukur e zemërledhatues. Shumë u përpoq, u kujdes dhe u interesua Aqif
Beu, Zoti i dhëntë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote, kur tingëllon me tingullin e tij njofton për
bukuri kohën e saktë, në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat meqë zotëron intuitën e
vjershëtorit tuaj, o refit, vitin e ndërtimit të tij. E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (1899)”.

• Muzeu historik: Muzeu etnografik në Elbasan, është i vetmi i mbetur pas prishjes dhe tjetërsimit të
muzeve të tjera. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda mureve ka një pasuri të vyer të
kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje.Në
dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone,
mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin
e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka. Muzeu Etnografik u krijua në vitin 1986 në
shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar
“armiq të popullit”. Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar
së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit,
ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin
1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë
unike.
• E njohur që në antikitet me emrin "Trifilia", një pjesë e "Rajonit Melotid", emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt, nga i cili historia
ka arritur deri tek ne, gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut, vendosi të hidhej nga "Guri i Qytetit", një gur i
madh që ndodhet afër qendrës së qytetit; një karakteristikë tjetër e vendit janë shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin, në park si
dhe në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin "Qyteti i Trëndafilave". Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar
nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të

Historia e dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë  se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938
Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur katër herë duke e  shndërruar kështu disa
herë. Përmeti ndodhet rreth 240 metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe urbane 120 hektar nga të cilat 99.000m² zonë e gjelbër. Ndodhet 30km në kufi
Përmetit me Greqinë. Qyteti i qetë i Përmetit, që sot numëron rreth 12.000 banorë, është konsideruar si kryqyteti jo zyrtar i regjimit komunist shqipëtar; disponon
një shesh të bukur në qendër dedikuar heroit kombëtar shqiptar dhe diplomatit Abdyl Frashëri. Ketu ndodhet dhe një statujë e madhe e realizmit socialist
që perfaqëson një partizan ( vepër e skulptorit të madh shqiptar Odhise Paskali). Përmeti  ka luajtur një rol politik të rëndësishëm në Shqipëri: ishte këtu
që në 1944 i ashtuquajturi Kongresi i Përmetit krijoi qeverinë provizore duke i hapur rrugën regjimit Enverist. Një nga ndërtesat më afashinante ngelet
Kisha e Shën Nikollës, në lagjen Varosh: bëhet fjalë për një ndërtesë të gjatë dhe përdhese pjesërisht e shkatërruar nga fushata e ateizmit, por sidoqoftë e
ndërtuar me mjeshtëri.
Monumentet kulturore dhe natyrore të Përmetit
• Fshati Frashër, vendlindja e vëllezërve të famshëm Abdyl, Naim e Sami, ndodhet rreth 40km larg qytetit të Përmetit, në brendësi te Parkut Kombëtar
"Bredhi i Hotovës". Në shekullin e XIX Frashëri ishte një vend me dimesnione të konsiderueshme me afro 22 lagje, sot është e vizitueshme Shtëpia Muze 
e vëllezërve Frashëri, me foto dhe harta interesante, objekte të epokës, fotografi dhe piktura që përfaqësojnë momente të ndryshme dhe të rëndësishme të
historisë së tyre. Teqeja lokale është përdorur si një shkollë gjatë regjimit komunist, por tani është rikthyer në funksion fetar dhe mund të vizitohet.      
•  Zinxhiri malor Trebeshinë - Dhëmbel – Nëmëreçkë Ky zinxhir malor mund të themi që perfaqëson një atraksion turistik për alpinistët, eskursionistët,
dashamirësit e ngjitjeve në mal si dhe ecjeve të thjeshta dhe piknikëve. Thuhet që , kryesisht të mbuluar me borë gjatë dimrit, janë të lehtë arritshëm gjatë
pranverës, ndërsa vjeshta dhe vera ofrojnë pamje vërtetë të bukura.
• Ujërat Termale Bënjë Një nga resurset natyrore me siguri nga më të cmueshmet, janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8km nga Përmeti.
Korniza e këtij vëndi të bukur është Ura Otomane e Katiut mbi përroin e Langaricës, i cili para se të derdhet ne lumin Vjosa, ndërton me kilometra një
Kanion të vizitueshëm gjatë sezonit veror. Burimet e ujërave termale janë natyrore jo të mbledhura dhe kanalizuara, por në 6 vaska të vogla që formojnë
liqene natyrale me një bukuri të vyer. C'do vaskë, me temperatura që variojnë nga 25°C - 28°C, është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik në
bazë të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reaumatizëm, sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë, gastrit etj. Në një nga vaskat është e mundur të
mbledhësh edhe argjil apo baltë adapte për trajtimet e lëkurës.  
• Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës" mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrore e Shqipërisë së jugut; me një siperfaqe prej 1200 hektar
dhe me një lartësi që varion nga 900 deri 1300 metra mbi nivelin e detit, ka një biodiversitet të mrekullueshëm, përbërë kryesisht nga bredhi Maqedons,
dushku, por edhe nga dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, mjedër etj. Ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të
këndshme në cdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës  është një nga parqet pyjore më të mbrojtura në Shqipëri, është konsideruar si mushkëria e gjelbër
mesdhetare ( ka rezistuar shpyllëzimit diskriminues ) si dhe më i madhi në Ballkan dhe ndër vite është kthyer në një vend turistik shumë i vizitueshëm.

You might also like