You are on page 1of 1

Albanian

} October 12, 2021 m Ballina

Baldushk,
fshati në
periferi të
Tiranës ku do
të gjeni
gjithçka

Periferia e Tiranës është shumë pak e njohur


ose thuajse e panjohur për shumicën e
turistëve, kjo pasi vetëm vitet e fundit ka
filluar të promovohet.

Triptoalbania.al është munduar që të sjellë


sa më shumë destinacione të reja e të
panjohura më parë, ashtu siç është edhe
destinacioni që do te sjellim sot për ju.

Bëhet fjalë për Baldushkun, i cili ka filluar të


njihet së fundmi dhe të investohet në fushën
e turizmit apo agroturizmit familjar.

Albania
Trip

Baldushku është një fshat që ndodhet 15 km


në pjesën jugperëndimore të Tiranës. Fshati
përbëhet nga fusha, kodra të vogla, shpate
dhe lëndina. Panorama e Baldushkut është
një kombinim i relievit të sheshtë me kodrat
dhe malet.

Është një vend fantastik për pushime


familjare, por edhe për turistët që e duan
natyren, lumenjtë, malet dhe agroturizmin.

E gjithë zona është e pasur, por do veçonim,


Ujëvarën e shkembit Askola, që rrjedh nga
shkëmbi më të njëjtin emër. Ai ndodhet në
fshatin Kakunjë dhe është 25-30 metra i
lartë. Kjo ujëvarë është e rrethuar nga
gjelbërim dhe duket si një oaz bukurie. Ajo
krijon mundësinë për të kaluar kohën në
mënyrë të këndshme duke shijuar bukuritë e
natyrës kaq pranë kryeqytetit.

‘Bokërrimat e Mustafa Kocajt’, janë një tjetër


mrekulli dhe vend i vecantë për tu vizituar.
Ato gjenden në fshatin me të njëjtin emër në
një lartësi 150-200 metra mbi nivelin e detit.
Ato janë krijuar si rezultat i faktorëve natyrore
por dhe ndërhyrjes së njeriut.

Baldushku nuk ka liqene natyrore, por ka


rreth 8 rezervuar artificiale që përdoren nga
banorët për të rritur peshkun.

Duke u kthyer pas në histori, ky fshat është


shumë i lashtë dhe këtë e tregojnë mjaft
fakte dhe objekte të gjetura atje. Ka gjurmë
të shtëpive antike që janë zbuluar në fshatin
Kocaj në rajonin e Baldushkut, që i përkasin
shekullit të parë para Krishtit.

Ka fragmente qeramike në këtë shtëpi të


cilat tregojnë per ekzistencen e
vendbanimeve të hershme. Gjithashtu janë
gjetur rrënjojat e dy skulupturave antike që
janë të demtuara. Por ato i përkasin shekullit
të dytë para erës sonë. Dhe janë të shfaqura
në Muzeun Arkeologjik Kombëtar. Gjithashtu
janë gjetur edhe 5 monumente varrezash
romake rreth 1 metër, të cilat janë zbuluar në
2010. Mendohet se i përkasin shekujve të 3-4
para erës tonë.

Një thesar spektakolar prej 5,6 kg ar dhe 1,5


kg argjend është gjetur në vitin 1901 në
fshatin Vrap të Baldushkut (600 m mbi
nivelin e detit, rreth 25 km në jug të Tiranës).
Ai përmbante 41 sende si kupa ari, pajime
rripi ari, shufra ari, kupa argjendi, ibrik
argjendi, etj.

Sipas studiuesit austriak J.Werner, thesari me


prejardhje avare duhet të ketë ardhur në
Vrap nëpërmjet rrugës Egnatia dhe i takon
dhjetëvjeçarit të fundit të shek. VII të erës
sonë. Ai është një nga thesaret më të
rëndësishëm të mesjetës së hershme të
Evropës Juglindore.

Gjithë thesari pas zbulimit përfundoi në


tregtinë e artit internacional dhe që prej vitit
1917, ai ndodhet në Muzeun Metropolitan të
Neë York-ut, i cili e trashëgoi nga J.P. Morgan.

Në qershor të vitit 2010 në fshatin Baldushk


janë zbuluar pesë monumente mortore
romake në përmasa mbi një metër.
Mendohet që i përkasin shek. III-IV të erës
sonë, të cilat vendoseshin mbi varre si
mbulojë e tyre. Të pesta zbulimet janë
skulptura që i përkasin periudhës romake.
Mendohet se këto skulptura basorelievi janë
gdhendur në punishte vendase.

Zona e Baldushkut është e njohur për


mbarështimin e gjelave të detit, traditë e
zonës. Në prag të festave të fund vitit ky fshat
merr një vëmendje të veçantë nga
konsumatorët të cilët interesohen për blerjen
e gjelit të detit, që siç dihet është simboli i
tavolinës së këtyre festave.

Dita e gjelave është një aktivitet tradicional


në këtë zonë ku komuniteti dallohet për
rritjen e tyre. Organizohet lufta midis gjelave
në prani të shumë shikuesve jo vetëm nga
komuniteti,

por edhe të ardhurve nga Tirana. Fituesit i


jepet një shpërblim simbolik. Periudha e
organizimit të aktivitetit është në dhjetor.

Nëse e doni fshatin, natyrën, historinë,


kulturën, traditën, ushqimet bio, ajërin e
pastër dhe për më tepër qetësinë, nuk duhet
ta humbisni kurrësesi një vizitë në fshatin e
afërt të Tiranës, në Baldushk dhe padiskutim
do të mbeteni të kënaqur dhe do donit të
riktheheshit sërish!

You might also like