You are on page 1of 2

TURIZMI ARKEOLOGJIK E HISTORIK

BERATI
Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e
përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati
promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar,
por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e
Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si
dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto
dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe
kulturë të pasur.Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani ka qenë
punime të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e
trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si:
gdhendje ne dru qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te
tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative
me gur. Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit
ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë
e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të
besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për
turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të
zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit
(Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda
tij, si edhe gjuetia.
KALAJA BERATIT
Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha
historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi
lumin Osum shkruan kultplus. Kalaja është ngritur sipas një
plani ne forme trekëndëshi.Kjo kala po të shihet nga poshtë,
duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e
bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat
janë ndërtuar në shekullin e IV-II p.e.re. Kalaja e Beratit është
një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen
gjithnjë në rritje. Ajo përbën një nga atraksionet turistike më
të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas.

PUNOI:
ORGITO KOLA

You might also like