You are on page 1of 3

Projekt

Lenda : Histori

Tema : Trashegimia kulturore e vendit tim


dhe ndikimi I saj ne turizem

Punoi :

Klasa : 9A
Ç’është trashëgimia kulturore? – Trashëgimia kulturore lidhet me vlerat me vlerat
material-shpirtërore të krijuara ndër shekuj nga shoqëria shqiptare. Ato flasin për
përpjekjet e brezave të shkuar për përparim dhe progres. – Trashëgimia kulturore
është materiale dhe shpirtërore .Trashëgimia kulturore materiale Trashëgimia
kulturore përbëhet nga objekte që shihen e preken : – Vendbanime arkeologjike
dhe historike – Kështjella – Banesa – Objekte publike – Rrugë dhe ura të vjetra –
Sende të lidhura me ngjarje historike dhe figura të shquara – Vegla pune –
Monumente etnografike, etj. Trashëgimia kulturore shpirtërore Trashëgimia
kulturore shpirtërore lidhet me : – Përdorimin e gjuhës kombëtare shqipe në veprat
letrare – Folklorin gojor të ruajtur në kujtesën e popullit – Folklorin grafik vocal e
instrumental – Zakonet e doket tradicionale – Besimet dhe bestytnitë e traditës –
Zejet e ndryshme tradicionale

Site të Trashëgimisë Botërore në hapësirat gjeografike shqiptare

Parku Kombëtar i Butrintit – U shpall në 1992 Sit i Trashëgimisë Botërore. është


dëshmi unike e një qytetërimi të zhdukur, mikrobotë e historisë mesdhetare, me
gjurmë jete që në paleolitin e mesëm, me vendosje që prej shek VIII p.e.r. i banuar
nga fisi ilir i kaonëve. – Monumentet ilire, greke, romake, bizantine, anzhuine,
veneciane, otomane pasqyrojnë historinë e tij të gjatë.

Gjirokastra – U shpall qytet-muze ne 1961 dhe Trashëgimi Botërore në 2005.


Njihet si vendbanim që në shek. I p.e.r. është qytet kumtndjellës, i dëgjuar për
arkitekturën e veçantë dhe pamjet befasuese. – Si një fortesë me madhështi të
ashpër dhe histori të ngjeshur me ngjarje, vizitorëve iu sjell ndër mendje thelbin e
mirëfilltë të shqiptarëve: të rreptë, të bukur e me shpirt të papërkulur.

Berati – U shpall qytet-muze ne 1961 dhe Trashëgimi Botërore në 2008. është


vendbanim i hershëm ilir qysh nga shek. VI-V p.e.r. UNESKO e vlerëson si
“shembull të veçantë të vlerave arkitekturore dhe urbane të rajonit ballkanik në
kontekstin e një vazhdimësie historike madhështore”.

Manastiri i Deçanit – Pejë, Kosovë – U shpall Trashëgimi Botërore në 2004. është


manastir i shek. XIV dallohet për pikturat e famshme murale me rol vendimtar në
zhvillimin e artit në Ballkan.
Kodikët e Beratit – Në regjistrin e UNESKO-s Kujtesa e Botës në vitin 2003 u
regjistruan si monumente të kulturës botërore dy kodikët e Beratit dhe në vitin
2005 Isopolifonia popullore shqiptare u shpall Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të
Njerëzimit.

You might also like