You are on page 1of 4

Projekt

Lënda:Qytetari

Klasa VIII-A

Tema:Kultura shqiptare

Nentema: Kultura dhe traditat e Shqiperise Perendimore (Myzeqese)

PUNOI:DEA DOKO
Fusha e Myzeqesë në lashtësi quhej Gylakea, sipas emrit të komandantit grek që pushtoi
Apoloninë dhe më vonë, në lashtësinë e vonë dhe Mesjetën e hershme quhej Fusha e Savrës
(Saura). Më vonë mori emrin e sotëm Myzeqe nga familja fisnike të Muzakajve, e cila ka qenë
sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të XIV dhe XV.  Edhe në një dokument tjetër
venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë Kulla e Pirgut në jug
të Karavastasë. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë
për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.

Pika 1. -përcaktoj monumentet e kulturës

Jo shumë larg qytetit te Lushnjes ngrihet Manastiri mesjetar i Ardenicës. Ku kultura dhe
antikiteti ndërthurën në të gjithë strukturën e kishës duke e kthyer atë në një ansambël
arkitektonik  mbresëlënës. Po nuk janë vetëm këto, pranë qytetit ruhen dy ura të vjetra
përkatësisht të shek XII dhe XV. Lehtësisht të vizitueshme. Sakaq pranë autostradës Lushnjë-
Fier ngrihen Kishat mesjetare të Krutjes, Bishtqethmit, Kadipashaj, Toshkëzit, Bubullimës etj.
Lushnja ka tre muze. Muzeu Historik, Shtëpinë Muze "Kongresi i Lushnjës". Muzeun kushtuar
Dëshmorëve të Lushnjës. Po ashtu në qytet ka edhe shumë momente të realizmit socialistë
mjaft të kërkuar nga tursitët amerikan, çek dhe gjerman. 

Këtu ndodhet Parku Arkeologjik më i madh i vendit, dhe mund të shihni nga afër disa prej
rrënojave më mbresëlënëse të antikitetit në Shqipëri, ku spikat Qendra Monumentale
me Buleterionin e famshëm. Oktavian Augusti shkollohej pikërisht këtu përpara se të bëhej
Perandori i parë i Romës. E sikur të mos mjaftonin rrënojat apo objektet e rralla të mijëra viteve
më parë, krishtërimi ka lënë gjurmët e veta në majë të kodrës, përmes Manastirit dhe Kishës së
Shën Mërisë. 

237 metra mbi nivelin e detit e vetëm 8 km larg Lushnjës ndodhen kodrat e Ardenicës, të
njohura për Manastirin e famshëm e peizazhet e jashtëzakonshme. Dyshohet se shumë
përpara ndërtimit të Manastirit, aty gjendej një tempull pagan kushtuar Artemisës, prej nga do të
rridhte dhe emri Ardenicë.
Shumë pranë qytetit të Fierit apo Ballshit ndodhet një tjetër park arkeologjik tejet i rëndësishëm,
ai i qytetit më të madh në Ilirinë e jugut, Bylisit. Nga shekulli i IV-t para Krishtit (që konsiderohet
dhe periudha e themelimit) e deri në shekullin e V-të pas Krishtit, në Bylis u ndërtuan disa
objekte madhështore të cilat kanë mbërritur deri më sot përmes rrënojave,si rrënojat e teatrit,
stadiumit, dy shëtitoreve, banesave të ndryshme, si dhe një pjesë të trashëgimisë
paleokristiane.

Parku I Karavastase është një ‘qytet’ i vërtetë ujor, me plot 228 lloje të ndryshme zogjsh që
popullojnë gjithë zonën. I përbërë nga katër laguna (Karavasta, Godulla, Godulla e Pishës,
Spiaxho), Parku falë vendndodhjes strategjike është i pasur me një larmi speciesh ku rol të
veçantë zë simboli i parkut, pelikani kaçurrel (dalmat), që bën pjesë dhe në listën e shpendëve
në ruajtje. Por shpendët janë vetëm një prej arsyeve se përse duhet vizituar parku. Pylli me
pisha i Divjakës, Ishulli i Kularit, Dunat e Oazit të Divjakës Ishulli i Pelikanit, Kordoni litoral i
Lagunës apo Pisha e Egër 400 vjeçare, janë disa prej monumenteve natyrore që ofrojnë
peizazhe të mrekullueshme .
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh
dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë
kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga
banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në
tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë. Kalaja e Beratit,me themelet e saj ilire, e
rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më
të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të
epokave të ndryshme: ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke.

Pika 2.-Evidetoj kultura dhe personalitete të kultrës shqiptare

Nga Fieri është romancieri i njohur Jakov Xoxa, kryevepra e të cilit, “Lumi i vdekur” konsiderohet si
një sagë reale e Myzeqesë. Të tjerë personalitete mund të përmendim: antropologun Jakov Milaj;
arkitektin Sokrat Mosko, gjuhëtarët Xhevat Lloshi dhe Jani Thomai, piktorin Vilson Kilica, shkrimtarin
Nasho Jorgaqi, aktorët Albert Vërria dhe Luftar Paja, sportistët si Bardhyl Angjeli e Kujtim Majaci,
apo Miço, Vlashi dhe Marika Kallamata etj.

Figura emblematike të Lushnjes

 Vaçe Zela - Këngëtare, Mbretëresha e këngës shqiptare


 Abdurrahman Roza Haxhiu Futbollist,Trajner, Dëshmorë i fushës së blertë shqiptare
 Margarita Xhepa - Aktore
 Vath Koreshi - Shkrimtar
 Ilia Shyti – Aktor

Personalitete te Beratit

 Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara) - mësues, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së


Pavarësisë.
 Ilias Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
 Mehmet Ali Vrioni - politikan, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
 Sami Bej Vrioni - nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
 Taq Tutulani - avokat, nënshkrues i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë.
 Sotir Kolea - publicist, folklorist, leksikograf.
 Shpendi Sollaku - shkrimtar, poet, përkthyes e veprimtar per mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut,
lindur në një familje beratase.
Pika 3. -Vlerësimi i trashëgimisë kulturore si pjesë e indentitetit kombëtar

FOLKLORI, KENGA DHE VALLJA

 FOLKLORI-Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si ne veshje,


instrumenta, kenge etj. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre
ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike të tyre. Rajoni
trashëgon dhe kultivon një thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti,
kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë qe kostumet
popullore dhe orendite e tradites nën pervetesimin e jetës moderne janë zhdukur nga
përdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tërë bukurine dhe
finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike
 KENGET & VALLET-Muzika vokale ka një perdorim me te dendur dhe është
karakteristike për folklorin tradicional, duke perbere një specifike kombëtare. Vlera e
valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenë edhe
primitive. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janë te perbera nga klarineta
dhe defi. Kenga polifonike është mbizoteruese ne këtë krahine. Zakonisht kenga
këndohet nga një person dhe te tjerët i mbajnë iso. Myzeqeja shquhet si një krahinë e
valleve të zhdërvjellta në lëvizjet e djemve e për ritmet e larmishme. Më e njohur dhe me
origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave, por kjo krahinë dallohet edhe për
vallet e qeta dhe elegante të vajzave. Vallja myzeqare e djemve ndërtohet mbi emocione
të forta, ku në fillim të valles kabaja e klarinetës shoqëron lëvizjet e studiuara të solistit.
 KUZHINA-Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse një lloj
turizmi.Kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë etij te gatimit. Llojet e peshkut janë të
ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike
përmenden rosnicat. Meqense rajoni është fushor një perhapje te madhe kanë shpezet
e buta, mishi i te cilave serviret ne çdo tavoline. Tipike janë edhe ëmbëlsirat te bëra
kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te
përdorshme janë rakia e rrushit,mënitsi dhe manaferres.
 Rajoni Vjosë – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë
ne krahinen etnografike te Myzeqesë. Turizmi fetar është lloji më i vjetër i turizmit, praktikuar
që në kohët e lashta. Në rajon egzistojnë dy bashkësi fetare, ajo ortodokse dhe
ajo myslimane. Të dy bashkësite fetare jetojnë ne harmoni të plotë me njëra – tjetrën

 VESHJA-Një nga vlerat më të pasura dhe të spikatura etnografike të Myzeqesë është


guna me rrëke, një nga kostumet me të cilin kjo krahinë ka fituar çmime në të gjitha
festivalet folklorike kombëtare. Ajo listohet në vlerat kombëtare të etnografisë.
Karakteristike është veshja me këmishë (linjë) e burrave. Ky tip veshjesh përbëhet nga
këto pjesë: këmishë, të mbathura, brezi, çorapet, opingat.Fundi ishte I gjere,kurse
mëngët bëheshin të gjata dhe të gjëra dhe përgatiteshin me pëlhurë liri. Opingat
përgatiteshin nga lëkura e regjur e lopës ose e buallit. Një element që spikat është takia,
që mbahej nga burrat myzeqarë në ditë dasme, të kremte fetare, ditë pazari etj. Ndërsa
krakteristike e veshjeve të grave është veshja me këmishë e gunë, që përbëhej nga
jeleku, fanella, këmisha, brezi, përparësja, guna, mëngorja, çorapet, shamitë e brezit,
shamia e kokës dhe stolitë. Këto përgatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.

You might also like