You are on page 1of 6

Lista e muzeumeve në Shqipëri

Kjo është një listë e muzeumeve në Shqipëri. Në vitin 2017, muzetë e Shqipërisë kishin mirëpritur 200,986
vizitorë. [1] Shumica e muzeumeve në Shqipëri janë të mbyllura dhe nuk punojnë ditën e hënë.

Muzeume Arkeologjike
Muzeume Arkeologjike

Lokacion
# Emri Ndërtuar Artefakte Foto
i

1 Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë Tiranë 1948 18,000

2 Muzeu Arkeologjik i Durrësit Durrës 1951 3,204

3 Muzeu Arkeologjik i Butrintit Sarandë 1950 790

4 Muzeu Arkeologjik i Apolonisë Fier 1958 688

5 Muzeu Arkeologjik i Korçës Korçë 1985 15,000

6 Muzeu i Tumës së Kamenicës Korçë 2000 3,500


Muzeu Arkeologjik i Durrësit

Muzeu

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 Mars 1951 në qytetin Durrësit dhe është një nga muzetë
më të rëndësishëm në Shqipëri.

Koleksioni
Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të
Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe
Romake. Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një
koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi
e perëndeshës.
Sektorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
I- PREHISTORIA
II- PERIUDHA ARKAIKE
III- PERIUDHA KLASIKE
IV- PERIUDHA HELENISTIKE
V- PERIUDHA ROMAKE
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe antike greke në tre fazat e saj, në atë të parë,
klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë
vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te
periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë. Në katin e dytë është planifikuar periudha
e mesjetës. Në katin e tretë është menduar arkeologjia nenujore. Në oborr objekteve të mëdha.
Objektet arkeologjike të gjetura ndër vite në qytetin e Durrësit deri ne vitin 1945, permes kerkimeve
ekstensive apo koleksioneve private, u bene pjese e dy institucioneve te ndryshme administrimi. Nje
pjese e ketyre objekteve u integruan ne fondin e ekspozuar te Muzeut Kombëtar të Historisë dhe
Etnografisë në Tiranë, ndersa pjesa tjeter u be pjesë e një ekspozite të vogël arkeologjike,
administruar nga Bashkia e qytetit. Pas vitit 1945, krijohet Muzeu Historik dhe Natyror, themeluar dhe
drejtuar nga Vangjel Toçi, një pavion i te cilit i dedikohej arkeologjisë. Në vitin 1951 u hap Muzeu i
parë arkeologjik ,me fondin ekzistues arkeologjik. Ky fond ishte ne rivlersim dhe pasurim te
vazhdueshem permes zbulimeve të shpeshta në qytet, me prejardhje kryesisht nga germimet
sistematike arkeologjike te ndermarra ne varrezat kodrinore dhe fushore te qytetit antik. Ky angazhim
intensiv shkencor dhe menaxherial beri te mundur jo vetem pasurimin e ekspozites por edhe krijimin
e nje fondi shume te rendesishem arkeologjik te paekspozueshem ne funksion te kerkimit shkencor.
Me nje fond te tille te konsiderueshem, Muzeu arkeologjik i Durresit erdhi deri në vitin 1990.
Muzeu Arkeologjik i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë
Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin Muzeu
Etnografik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin 1976 u kthye plotësisht në
muze arkeologjik.
Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në vend. Muzeu
numëron rreth 18 mijë objekte të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike, ndërkohë që në tri
pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta,
të cilat i takojnë epokës së gurit deri në pushtimin turk.
Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së ambienteve ndërsa pjesa tjetër ka
vlera të vogla ekspozimi.

Muzeu Arkeologjik i Butrintit


Muzeu Arkeologjik i Butrintit

Muzeu Arkeologjik i Butrintit u hap në vitin 1950 në mjediset e


fortesës së periudhës veneciane, në akropolin e qytetit antik.
Asokohe muzeu përmbante materialin e pasur arkeologjik të
periudhës greko-romake, të zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian
që gërmoi në Butrint midis dy luftrave botërore (1928-1940), e që i
shpëtoi shkatërrimeve të Luftës së II Botërore. [1]

Historiku
Fillimi i gërmimeve sistematike në Butrint nga arkeologët shqiptarë gjatë viteve 1960-1980, shtoi
ndjeshëm objektet dhe monumentet arkeologjike të cilat u ekspozuan në këtë muze. Muzeu ka patur
disa rikonstruksione, nga të cilët mund të përmendet ai i vitit 1988, kur ai mori formë më të plotë duke
prezantuar historinë e gjatë shumëshekullore të qytetit antik. Gjatë kësaj kohe muzeu kishte në
organikën e tij një drejtor dhe një përgjegjës me varësi të drejtpërdrejtë nga Instituti i
Arkeologjisë.Muzeu funksionoi deri në vitin 1991, vit kur u mbyll për të qëndruar si i tillë deri në vitin
2005. Fillimi i viteve ‘90 dhe veçanërisht viti 1997 ishin fatale për disa objekte të cilat u vodhën nga
ambientet e muzeut. Megjithatë godina e muzeut edhe gjatë kësaj kohe vazhdoi të ishte në përdorim
nga arkeologët të cilët grumbullonin aty materialet e nxjerra gjatë gërmimeve arkeologjike. Në verën e
vitit 2005, muzeu u rinovua dhe u pasurua me gjetjet arkeologjike të zbuluara nga gërmimet e
projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Fondacionit Butrinti që nga viti 1994. Rihapja e
tij u mundësua nga bashkëpunimi dhe kontributi financiar i Institutit të Arkeologjisë, Fondacionit
Butrinti, Fondacionit A. G. Leventis, Institutit Humanitar Pakard dhe Parkut Kombëtar Butrint.Në vitin
2008 muzeu i Butrintit kaloi në varësinë e Parkut KombëtarButrint (Zyra e Administrim Koordinimit
Butrint) pasi deri në këtëkohë vazhdonte të ishte në varësi të Institutit të Arkeologjisë (tashmë e
njohur si Qendra e Studimeve Albanologjike). Në këtë vit u mundësua dhe rikthimi në muze i
shtatoreve të Apollonit dhe Arte misit të vjedhura nga muzeu gjatë vitit 1997. Aktualisht në muze janë
të ekspozuar 1325 objekte (stralli, kocke, qeramike,qelqi, statuja, monedha, etj), të zbuluara nga
gërmimet arkeologjike brenda Butrintit, por dhe nga Diaporiti, Kalivo, Xarra, Fushë Vrina, dhe një
pjesë e vogël dhe nga Finiqi. Prezantimi i qendrave të tjera më të vogla të banimit në zonën përreth
Butrintit sqaron më mirë kushtet e lindjes e të lulëzimit të qytetit të Butrintit gjatë periudhës helenistike
dhe periudhës romake. [2]
Gjithë përmbajtja e muzeut shtjellohet mbi bazën e tre kritereve;

 Kronologjik, që synon të japë zhvillimin e qytetit në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga
parahistoria e thellë (Epoka e Gurit) deri në rënien e tij gjatë mesjetës;
 Tematik, për të dhënë aspekte nga jeta e përditshme ekonomike e shoqërore si zejtaria, tregëtia,
marrëdhëniet me rajonin dhe Mesdheun, arti, kulti, arsimi, etj.;
 Didaktik, që realizohet nëpërmjet përdorimit të paneleve, hartave, skicave, maketeve,
rikonstruksioneve tripërmasore të monumenteve kryesore.Koleksioni i pasur si dhe mjedisi
piktoresk e kanë kthyer atë në një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të vizitueshme në
Shqipëri.

Muzeu Arkeologjik – Apoloni

Muzeut arkeologjik shënon një periudhë të artë për historikun e këtij qyteti. Nëpërmjet
objekteve të ekspozuara vizitorët do të mësojnë se Apolonia antike e krijuar nga kolonët
grekë rreth viteve 620 Para Krishtit është ndërtuar mbi rrënjët e një qytetërimi shumë më
të hershëm.

Të paktën 800 objekte të ndryshme, që tregojnë ritmet e zhvillimit epokal në Apoloni,


janë ekspozuar në muzeun arkeologjik të këtij qyteti antik.

“Në Apoloni numri i vizitorëve shënon rritje progresive nga viti në vit, por mungesa e një
muzeu arkeologjik ka qenë një mungesë e madhe. Për këtë arsye hapja e një muzeu të
denjë për një park arkeologjik si Apolonia ishte një nga objektivat tona kryesore, që falë
mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe zyrës së
Unesco-s në Venecia ky objektiv u bë realitet”, tha Drejtori i Parkut Kombëtar
Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali.
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU

FAKULTETI I BIZNESIT

DEGA GUIDE TURISTIKE

VITI I II

SIMESTRI I

VITI AKADEMIK 2022-2023

TEMA: HULUMTIMI DHE KARAKTERISTIKAT E MUZEVE

DETYRË KURSI

PUNOI: ALEN SALLAKU

PRANOI: DORINA XHERAJ-SUBASHI


REFERENCA

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_muzeumeve_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri

https://sq.wikipedia.org/wiki/Muzeu_Arkeologjik_i_Durr%C3%ABsit

https://www.shqiperia.com/blog/muzeu-arkeologjik-apoloni/

https://sq.wikipedia.org/wiki/Muzeu_Arkeologjik_i_Butrintit

You might also like