You are on page 1of 2

Bronzet e Beninit: rruga e gjatë e rikthimit të artit të grabitur

Nt: Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore Pruse do të mbikëqyr rikthimin e statujave në


Niger, por ky do të jetë një proces i ndërlikuar

(Deutsche Welle) – Në fund të shekullit të 19-të u ngriten muze etnologjikë në qytetet


kryesore evropiane. Kuratorë e shkencëtarë garonin për thesaret më të vlerta artistike
nga vendet e tjera. Megjithëkëtë, ajo që nuk është përmendur asokohe, sot nuk mund të
fshihet edhe më, e ky është fakti që ka gjak në shumë prej këtyre objekteve. Kjo është e
vërtetë për të ashtuquajturat bronze të Beninit, që kanë qenë pjesë e një debati kompleks
e shumështresor që mund – pas më shumë se 100 vjetësh – të çojë drejt rikthimit të tyre
në Nigeri.

Monika Grütters, ministre e Shtetit për Kulturën në Gjermani, së fundmi ka porositur


Hermann Parzingerin, kryetar i Fondacionit Prus të Trashëgimisë Kulturore, që të
zhvillojë një strategji për muzetë që mbajnë vepra të vjedhura artistike.

Mst: Muzetë etnografikë dhe trashëgimia e tyre e dyshimtë

Megjithatë, ambasadori i Nigerisë në Gjermani, Yusuf Tuggar vramendet nëse


Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore Pruse është zgjedhja e duhur. “Për fat të keq,
duket se Fondacioni Prus i Trashëgimisë Kulturore ende po vepron me mendësinë e
shekullit të 20-të, e jo me një të shekullit tonë”, ka thënë Tuggar. Fondacioni mishëron
idenë themlteare të muzeve etnologjikë dhe antropologjikë që shkon dorë për dore me
të njejtën ideologji që solli kolonializmin: hegjemonia kulturore e kolonizuesit mbi të
kolonizuarin, shton ai.

“Kur qëmtoni më thellë, ju do të shihni se disa prej tyre ishin të lidhur ngushtë me krejt
konceptin e eugenikës; studimi i popujve të tjerë që mund të jenë konsideruar si më pak
njerëzorë”, ka thënë ai.

Kritikat e Tuggarit nuk mund të hidhen poshtë menjëherë. Fondacioni ka 440 bronze të
Beninit, i dyti koleksion më i madh në botë, ashiqare që të gjitha vepra artistike të
vjedhura. Ato që u bënë të njohura si bronzet e Beninit – në të vërtetë nuk janë vetëm
skulptura e reliefe të bëra nga bronzi, por edhe objekte prej tunxhi dhe artefakte të bëra
prej fildishi – u vodhën më 1897 prej qytetit të Beninit në Nigerinë e sotme gjatë një
ekspedite ndëshkimore britanike.

Rreth 1200 ushtarë elitarë përshkuan qytetin, plaçkitën dhe dëmtuan pallatin. Plaçka e
tyre, bronzet dhe reliefet magjepëse, përfunduan në Muzeun britanik dhe në ankande,
ku më pas u morën nga muze të numërta evropiane, përfshirë edhe atë të Berlinit. Ky
është aty ku muzeu i ri etnologjik u hap më 1886 – pararendësi i Forumit Humboldt dhe
koleksioneve të tij etnologjike, që së shpejti do të zhvendosen në pallatin e rindërtuar të
Hohenzollernit.

Mst: Presidenti francez merr nismën

Për vite me radhë, organizatorët kanë planifikuar që bronzet e Beninit të jenë sendet
kryesore të ekspozitës kur muzeu të jetë i rihapur gjatë vjeshtës. Muzeu nuk është
tërhequr prej planeve fillestare. “Është më e rëndësishme sesa kurrë më parë të kemi një
ekspozitë me këto bronze”, ka thënë kuratori Jonathan Fine, duke shtuar se “historia e
mbretërisë së Beninit, por edhe padrejtësisë që ngjau më 1897, është vërtet në zemër të
ekspozitës”.

Qëllimi, thotë ai, ishte të tregohej përparimin e diskutimeve dhe t’i bëjë njerëzit të
vetëdijshëm pse janë të hapërdara këto bronze gjithandej botës dhe pse kaq shumë prej
tyre ndodhen në Berlin. “ne duam të pyesim qartë se çfarë do të ngjajë me to në të
ardhmen. Kjo është arsyeja pse jam fort i kënaqur që diskutimi ka marrë këtë kthesë”,
ka thënë Fine.

Fakti që politikanët po e përdorin fjalën rikthim si mundësi dhe si opcion është fillimi i
një ndryshimi të madh në gjeografinë globale të artit, sipas Benedicte Savoy, historiane
që ka bërë hulumtime rreth çështjes së artit të vjedhur dhe së fundmi ka botuar një libër.

“Procesi ka filluar më 2016 kur Emmanuel Macroni njoftoi qëllimin e tij për t’i rikthyer
objektet në Afrikë brenda pesë vitesh”, ka thënë ai. Asgjë nuk ngjau derisa Asambleja
Kombëtare e Francës vendoi në dhjetor të 2019-s t’i rikthente 26 objekte në Republikën e
Beninit, ka thënë ajo – dhe kjo i vuri gjërat në lëvizje. Tani, ka thënë ajo, edhe pala
gjermane ka rritur shpejtësinë.

Fotolegjenda: Dy skulptura të njerëzve të mëdhenj të rrethuar nga njerëz më të vegjël,


secili prej tyre nga koleksioni i bronzeve të Beninit. Fotoja": Bernd Settnik/ZB/picture-
alliance

You might also like