You are on page 1of 3

Detyra 1

Tema:Vazhdimësia etno-kulturore
iliro-arbërore shqiptare
Lënda:Histori

Klasa:11-9

Punoi:Leonora Kola
Vazhdimësia etnokulturore
Emërtimet ilir-arbër-shqiptar pasqyrojnë trie tapa të zhvillimit të
kombit tonë.
Vazhdimësia etno-kulturore vërtetohet me anë të të dhënave
arkeologjike,gjuhësore dhe etnografike.Për këtë vazhdimësi e kanë
gjurmuar më shumë gjuhëtarët dhe më pak historianët. Tani historia e
kalimit nga antikiteti në mesjetë po trajtohet e po plotësohet me të
dhënat arkeologjike.. Kur flasim apo shkruajmë për vazhdimësinë
ilire-shqiptare, vëmendjen së pari e përqendrojmë tek ilirët.
Arkeologjia ka dhënë prova të shumta të kulturës materiale e
shpirtërore të tyre për më shumë se 1500 vjet dhe ato kanë kohë që i
janë bërë të njohura opinionit shkencor

Në qytetin e Shkodrës, kryeqendra e provinces së Prevali¬


tanës, në një lagje të qytetit të poshtëm buzë lumit Drin, kanë dalë
rrënoja godinash mes te cilave dhe një mozaik.
Qytete ku vlera e zbulimeve të reja është e madhe janë:Berati dhe
Kanina.Në kështjellat e Beratit e të Kaninës ndërtimet e antikitetit të
vonë pasojnë ato ilire,qendrojnë ende ne këmbë.
Zbulime të rëndësishme janë bërë edhe në rrenojat e qytetit ilir Bylis.
Bylisi i antikitetit të vonë nuk i kishte permasat e atij antik, por
qytetin e reduktuar e ,zbukuruan dy bazilila monumentale
paleokristiane.

Gjatë periudhës së kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetëin e


hershme qytetet mbeten qendra të jetës ekonomike të krahinës së
tyre, ndërlidhëse në transmetimin e kulturës materiale e shpirtërore
të lashtësisë ilire në mesjetën arbërore.

Duke gjurmuar strategjinë në gërmimet në qytetet Shkodra , Lis,


Dyrrah, Berat, Kaninë, Buthrot dhe në vendbanime më të vogla si Po-
gradeci e Symiza, arkeologët kanë konstatuar një vazhdimësi të
pandërprere nga antikiteti i vonë dhe në mesjetët

Kultura e Komanit
Shemlbullin më të bukur të vazhdimësisë ilire-arberore-shqiptare e ka
dhënë kultura arbërore e Komanit, së cilës arkeologët shqiptarë i kanë
kushtuar vëmendjen e duhur. Sot, si rezultat i kërkimeve të reja,
numri i varrezave që i takojnë kësaj kulture I ka arritur rreth 30; ato
gjenden kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe atë Qendrore.
Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të
punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës
ilire, e lidhin "Kulturën e Komanit" me të kaluarën ilire të këtyre
trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët. Ndërkohë që në shumë
nga stolitë e gjetura në varrezat e "Kulturës së Komanit" dallohet
qartë mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e
motiveve kristiane dëshmon se bartësit e "Kulturës së Komanit"
kishin përqafuar, ose ishin duke përqafuar, besimin e krishterë. Në
këtë kohë, pra në shek. VI-VIII, krishterimi, i përhapur nga qendrat
urbane, si Durrësi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur të depërtonte
edhe në zonat e brendshme rurale, ku dëshmohet "Kultura e
Komanit". “Kultura e Komanit", qoftë në trashëgiminë e saj të
kulturës së lashtë ilire, qoftë me elementet e reja të periudhës së
hershme bizantine e, në fund, me shenjat e qarta të besimit të
krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në
mesjetë. Ajo i dallon në mënyrë të qartë, bartësit e saj, shqiptarët, nga
fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.

You might also like