You are on page 1of 8

Çeshte trashgimia kulturore?

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi
ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me
qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën
kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat,
veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe
njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme
kulturore).

Çeshte trashgimia natyrore?

Trashëgimia natyrore i referohet shumës totale të elementeve të biodiversitetit, duke


përfshirë florën dhe faunën, ekosistemet dhe strukturat gjeologjike. Trashëgimia është ajo që
është trashëguar nga brezat e kaluar, të mirëmbajtura në kohën e tashme, për t'ua përcjellur
brezave të ardhshëm
Në përbërje të trashëgimisë natyrore ka edhe objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate më të
veçanta, të rralla apo unikale, relikte, endemike apo të rrezikuara për t’u zhdukur. Si të tilla,
ato kanë rëndësi të madhe shkencore, kulturore, arsimore e didaktike, por edhe turistike.
Prandaj ruhen e mbrohen edhe me forma e mënyra shumë më të rrepta, të përcaktuara saktë
dhe prerë në ligje të veçanta. Të gjitha këto objekte, peizazhe, habitate e ekosisteme
cilësohen trashëgimi natyrore e veçantë, që kushtëzohet vetëm nga ligjësitë natyrore, ndërsa
veprimtaria njerëzore ushtrohet vetëm për t’i mbrojtur dhe për t’i evidentuar vlerat e tyre, që
shprehen në biodiversitetin shumë të pasur dhe në peizazhin e veçantë.
Trashgimia kulturore shqipetare

Monumente historike:
Ne territorin e shqiperise gjenden nje varg keshtjellash te cilat datojne qe prej periudhave
antike e deri ne mesjete.E vecanta eshte se disa prej tyre banohen akoma.Disa nga kalate me
te njohura jane:

-Kalaja e Krujes:

Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe
është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se
kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r.
Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e
sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujes si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte
qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skenderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së
shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të
njohura dhe më të vizituar nga turistët

-Kalaja e Elbasanit

Kalaja e Elbasanit është një kala 2000-vjecare.] Ajo ndodhet në qendër të qytetit te Elbasanit


dhe dikur ka qenë kështjelle ushtarake. Permes saj kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë
ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është
shpallur monument kultura.] Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe
kulturore, si: kulla e sahatit, hamami i vjetër,  Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj.
-Kalaja e Shkodres

Kalaja e Shkodrës (Rozafa) është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe
objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të
qytetit të Shkodrës, e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të
kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Sipërfaqja e
brendshme e kalasë ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është
më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dala
drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura.
Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë
trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë, duke u
ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla.

-Kalaja e Beratit

Qëndron që prej shekullit të 4-ët para Krishtit, vendosur në majë të një kodre, po aq
madhështore sa edhe delikate, Kalaja e Beratit është kurora e këtij qyteti të lashtë.
Nga oborri i fortifikuar i kalasë shihet i gjithë qyteti i Beratit, lumi Osum.Një udhëtim
në Berat nuk do të kishte kuptim pa vrojtimin e peizazhit nga lartësia e kalasë. Porta
e madhe, e ndërtuar mbi gurë gjigandë, tregon një siluetë solmne të rrallë për çdo
vizitor që shkel për herë të parë në Kala. Duhet një moment qetësie për të vlerësuar
këtë kala para hyrjes brenda saj. E qarkuar me mure prej guri, me 24 kulla vrojtimi,
Kalaja e Beratit është nga më të bukurat në Shqipëri. Nga romakët, ajo u quajt
Fortesa e Arbërve ndërsa, në vitin 216 p.e.s, ajo u përmend me emrin e lashtë
Antipatrea.

Monumente Arkitekturore:
Pazari I Krujes:
Është një nga zonat më të vjetra të historisë shqiptare. Ndërtimi i pazarit më të bukur
dhe tërheqëse të Krujës daton rreth 400 vjet më parë. Ai është një vlerë e
padiskutueshme historike-arkitektonike me rrugët me kalldrëm që të drejtojnë për në
kala.
E gjithë hapësira është atraksion i veçantë që përmbush më së miri statusin e një
zonë jo vetëm tregtare por edhe muzeale. Aty nisi tregtia e lirë e tregtarëve më nam
të Krujës që ofronin nga punishtet e tyre lloj mallrash. E pozicionuar në zemër të
Krujës, është vendi më me gjallëri. Të duhet një qilim i punuar sipas metodave
tradicionale? E gjen në Krujë. Të duhen prodhime bakri të punuara me mjeshtëri nga
zejtarët e Krujës? I gjen këtu, në këtë pazar.

Anfiteatri I Durresit:

Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por


edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të
perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të
krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali.
Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për
shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë
zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 351 m larg
detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në
kodër. Amfiteatri 1800-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike
nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të
realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës
pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme
të Amfiteatrit

Monumente Arkeologjike

Territori I shqiperise njihet si nje nga vendet me numer me te larte zonash


arkeologjike qe deshmojne qytetrimin e lashte ilir.

Te tilla qytete jane:

-Qyteti I Durresit. -Qyteti I Vlores. -Qyteti I Sarandes

-Qyteti I Elbasanit. -Qyteti Beratit. -Qyteti I Gjirokastres

-Qyteti Tiranes. -Qyteti Tepelenes -Qyteti Shkodres

Trashgimia natyrore e shqiperise


•Ksamili

•Velipoja

•Shengjini

•Syri I Kalter

•Durresi

•Vlora

Ksamili

Ksamil, i njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas,[1] është fshat i vogël


bregdetar në jugtë Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të
rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës. Është një nga
vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi
është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafetë dhe
pranë tyre mjediseve të pastra. Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për
mysafir, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës.

•Velipoja
Derdhja e Bunës në veri të vendit shënjon drejt jugut vijën bregdetare shqiptare.
Ranishtja më veriore e vendit është ajo e Velipojës, që gjendet rreth 25 km larg
qytetit të Shkodër. Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh
të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim det, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli,
laguna, fusha, ligatinat ; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut
Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit ; trevë me popullim të hershëm,
tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të
njohur

•Shengjini

Ndodhet në skajin verior të një gjiri të madh 7 km larg kryeqytetit krahinor të Lezhës.
Në jug të qytetit është zona e lagunës së Deltës së Drinit, e cila formon oazën
natyraliste të mbrojtur Kuna-Vaini. Këtu ka një port, i hapur në vitin 2009, që lidh
qytetin me Bari.arishtë një vend me një panoramë të këndshme dhe një det të pastër,
i rrethuar nga male jo shumë të larta por me një shkëmb të veçantë. Vitet e fundit
qyteti ka pësuar një evolucion të thellë, veçanërisht përmes zhvillimit të industrisë së
ndërtimeve.
•Syri I Kalter

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i


natyrës, që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës
nacionale Delvinë – Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

•Durres

Plazhi i Durrësit është një ndër plazhet më interesante, më të mëdha dhe më


modernë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerësisht. Duke qenë se ndodhet shumë
afër Tiranës, Plazhi i Durrësit paraqet një zgjedhje të shpejtë dhe të leverdishme ku
shumëkush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Duket se kohët e fundit interesi ndaj
Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët, shqiptarët
e Maqedonisë së Veriutapo shqiptarët e Malit të Zi.

You might also like