You are on page 1of 2

Labëria si krahinë e madhe, sipas studimeve, është klasifikuar në disa nëndarje, të cilat për nga

elementët etno-kulturor kanë specifika dalluese. Ato janë: Kurveleshi (i cili ndahet në
Kurveleshin e Sipërm dhe Kurveleshin e Poshtëm), Rrëza e Tepelenës, Lopësi, Kudhësi,

Mesapliku, Dukati, Bregu i Detit, Rrëzoma, Kardhiqi1 dhe Rrëza e Malit të Gjerë (nga
Mashkullora deri në Lazarat).

Treva e Dukatit dhe Tragjasit është e pasur me vlera historike e natyrore ka marrë dhe merr jetë
dhe është e veçantë në llojin e vet në radhë të parë prej banorëve që kanë banuar dhe e banojnë
këtë trevë. Ata karakterizohen nga virtyti i mikëpritjes, nga dialekti i tyre gjuhesor karakteristik,
nga humori i spikatur, vitaliteti, zakonet e traditat, veshjet karakteristike, specifikat e zhvillimit
ekonomik etj 2

Kjo trashëgimi konsiston në vendet arkeologjike dhe monumentet kulturore ( Ilire,


Bizantine dhe Osmane) si dhe në ndërtesat arkitekturore tradicionale që ofrojnë një gamë të gjerë
të mundësive për zhvillimin e turizmit. Qyteti aktual i Orikumit është ndërtuar dhe banuar në
mes të viteve 1945-1961. Ai është i vendosur në afërsi të qytetit të lashtë të "Orikut". Ky qytet i
lashtë përdorej edhe për komunikimin me Greqinë (Korfuzin) dhe gjithashtu ishte vetëm 40
kilometra nga Italia (Otranto) përtej detit, duke e bërë atë një pikë ndalimi të përshtatshëm për
udhëtim në mes të Greqisë dhe Italisë. Burimet e hershme e përshkruajne atë si një Liman, apo
port, por në fund ai ka arritur statusin e një qyteti dhe rreth 230-168 p.e.s ku dhe hodhi në
përdorim monedhën e vet me legjendën e Orikut.

Qyteti ka qenë i populluar kryesisht për qëllimin e bazës ushtarake detare shqiptare dhe
më vonë nga njerëzit e zonës së Orikumit (Dukat, Tragjas, etj). Popullsia e zonës së Bashkisë
Orikum zotëron një nivel të lartë të traditave kulturore që kanë origjinën nga një rajon i shquar
kulturor i quajtur "Labëri". Këto tradita janë mishëruara në shumë fusha si: arkitekturë, folklor,
muzikë, gastronomi, etj.

Kjo zonë është një mozaik me shumë ngjyra të elementëve etnografik. Treva e Dukatit e mban të
gjallë traditën e isopolifonisë labe, të klasifikuar vitet e fundit nga UNESCO si Pasuri Kulturore
e Njerëzimit. Trioja dukatase dhe vallja e kënduar në rreth të mbyllur (autarkike) janë elemente

1
Memushi, Rami,“Histori e Kurveleshit”, Tiranë 2004,f.89
2
Shituni Spiro. “Polifonia Labe”. Tiranw 1989. Fq.14
të klasifikuara në isopolifoninë botërore. Kjo valle është krejtësisht unikale dhe nuk gjendet në
asnjë rajon tjetër të ballkanit dhe më gjerë.

Vlenë të përmendim këngën treshe të Dukatit, unikale në llojin e vet, një perlë e këngës
popullore siç e quante profesori i folklorit, i madhi Beniamin Kruta.

Gjithashtu pjesë e etnografisë së zones janë veshjet tradicionale. Tipi i veshjeve i është
veshja me tirqe. Tirqet kanë formën e pantallonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ato mbulonin
pjesën e trupit që nga mesi deri në kupën e gjurit.. Ato shoqëroheshin me këmishë të bardhë e
pëlhurtë ose e kambriktë me mëngë të gjera, pjesë të saj përveç këmishës kishte edhe jelekun. I
cili kishte ngjyrë të zezë dhe rrallëherë në kafe, zakonisht jeleku qepej i shkurtër që arrinte deri
në bel. Ai zbukurohej në gjoks me fije ngjyrë ari, me figura e motive gjeometrike.
Tirqet zakonisht kishin ngjyrë të zezë dhe rrallëherë kafe. Ndryshe nga veshjet e tjera
poturet kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në zonat e tjera.3
Ato kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX. Karasterik e zonës ishte
edhe takia e zezë.

Në përgjithësi fshatrat e krahinës janë të mbledhur. Ndërtimet janë të vendosura afër me


njëra tjetrën duke formuar ansamble me dëndësi të ndryshme. Lagjet e një fshati përgjithësisht
janë me bazë gjinie, ndahen me njëra – tjetrën nga kufijë natyror apo rrugë kryesore. Fshati i
mbledhur ishte i kushtëzuar nga zhvillimi i blegtorisë që ishte bazë e ekonomisë. Banesa në
pamjen e sajë të jashtëme por edhe në brendësi të saj, dhe sidomos në mjedisin e pritjes
pasqyrojnë fuqinë ekonomike të familjes. Banesa nuk kishte funksion e një vendi ku flihej dhe
ushqeheshe por edhe ku përpunoheshin prodhimet blegtorale dhe bujqësore, ku përgatiteshin
veshjet për antarët e banesës. Mikëpritja ka qënë dhe është virtyti më i lashtë për shqiptarët
prandaj edhe oda e mikut ishte oda më e mirë e cila oshte e pajisur me oxhak, me mindere apo
shilte të mira. Kati përdhe pothuaj i bazamenti masiv mbi të cilin ngrihet kati i banuar. Shkallët e
gurta dhe portiku karakteristik janë të vetëm element që gjallërojnë pamjen e banesës. 4 Shtëpitë
tradicionale jane me arkitekturë shumë të rrallë. Ndërtesat janë me gurë dhe në hapësirat e
brendshme të gjitha shtëpitë tradicionale kane një dhomë të veçantë për pritjen e miqve.

3
Gjergji Andromqi. “Klasifikimi i veshjeve popullore shqiptare”. Etnografia IX. Tiranë 1980. Fq.30
4
Riza Emin. Vepwr e cituar. f.132

You might also like