You are on page 1of 3

Enxhi Kapja

Tema : informacion për kishat dhe xhamit në Berat veshiet tradicionale shqiptare . Dhe veglat e
punës që jan përdorur më para në shqipëri.

Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë u formuan
grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve u krye nëpërmjet një
procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.

Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e


paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhën afërsisht nga 1 500
000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj në paleolit të ulët, të mesëm dhe të
lartë.

Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë të madhe të
epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.

Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën


musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga
vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv
për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të
përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin
prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe
në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla
ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të
Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj. Monumentet e Kultit ne Berat ndahen ne Kisha,
Xhami dhe Teqe. Dikur ne brendesi te Kalase kane ekzistuar mbi 30 Kisha sot gjenden te ruajtura
vetem dhjete.Kishat me te hershme qe gjenden ne qytetin e Beratit jane bizantine te shekullit te XIII.
Ato jane Kisha e Shen Meri Vllahernes, Kisha e Shen Mehillit dhe Kisha e Shen Triadhes. Xhamite
kryesisht filluan te ndertohen ne mesin e shekullit te XV. Nder xhamite e para te ndertuara ne
qytetin e Beratit jane Xhamia e Kuqe, Xhamia e Bardhe dhe Xhamia Mbret. Me vlera te shquara jane
Xhamia e Beqareve dhe Teqja e HelvetiveNjë nga objektet më të arrira të arkitekturës bizantine në
Shqipëri gjendet në lagjen e Mangalemit në Berat.

Kisha e Shën Triadhës është një nga më të vjetrat në qytetin e dritareve një mbi një. E gjeni lehtë në
zonën muzeale të Mangalemit në Berat, në faqen jugore të Kalasë. Pavarësisht terrenit të pjerrët ku
ajo ndodhet, kisha hedh një vështrim të bukur panoramik mbi Goricë dhe shëtitoren e Beratit duke
ju bashkuar hijshëm ansamblit muzeal të qytetit që mbrohet nga UNESCO. Kisha është një nga më të
vizituarat në zonën muzeale të Kalasë dhe konsiderohet nga më cilësoret e 28 kishave që ka patur
gjithë zona e Mangalemit në qytetin e Beratit.. Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga
manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te
shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe
shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.

Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me
kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra
deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu
edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset
me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli
te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh,
por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.

Per gra, tipet kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme kembane),
kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen
e gjate, njera perpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek
beli me rrudha ose pala).

Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi
krahinor mund te ishte me i thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza qe
kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa stoli, floket t’i mbulonte mire me nje
shami dhe te mos vishte rrobe te kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se
krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike ishin te pamungueshme,
madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre
estetik, por edhe funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi të vecante kishte zbukurimi i
kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej nga zbukurimet.

Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin
te pakta, grate mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit, psh.
xhoken a perparjen.

Studimet e deritanishme, kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te
gjitha të njejten moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale,
te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen
ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe “dalmatikes” ilire,
apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. Dhe elementeve respektive, te perdorur nga
iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate
zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale, qe
marrin vlerat e nje treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere. Kostumi
popullor kryente disa funksione praktike, sociale, estetike, ceremoniale e rituale. Në veshjet gjetën
pasqyrim ndryshimet sipas klasave dhe shtresave shoqërore të bartësve. Rol me rëndësi luante sasia
dhe cilësia e zbukurimeve të veshjes dhe e aksesorëve që e plotësonin atë. Aksesorët luanin
gjithashtu rol të dorës së parë edhe nga ana estetike e rituale, veçanërisht në kostumin e martesës.
Bashkë me tiparet e tjera etnografike, veshjet kanë pasur një larmi të madhe sipas krahinave,
kryesisht nga format e prerjes e nga zbukurimet.

Në veshjet për burra tipi më i përhapur deri në fund të shek.XIX ka qenë veshja me fustanellë (shih:
Fustanella) dhe veshja me tirq e eila, që në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të kaluar fillon të
shtrihet edhe në zona ku nuk mbahej më parë, duke zbritur gjithnjë drejt jugut. Veshja me brekushe
shtrihej kryesisht në Shqipërinë e Mesme, kurse ajo me poture në një pjesë të mirë të Shqipërisë së
J, sidomos pas daljes nga përdorimi të veshjes me fustanellë. Deri nga fillimi i shek.XX në disa zona të
vendit përdorej tipi i veshjes me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun).

Në veshjet për gra, më i përhapuri ishte tipi me këmishë të gjatë e një përparje (që plotësohej me
një xhokë leshi për stinën e ftohtë) dhe që shfaqet me variante të shumta e të pasura zonale. Interes
të veçantë për origjinalitetin e saj të theksuar paraqet veshja me xhubletë (shih: Xhubleta). Të tjerë
tipa veshjesh për gra ishin veshja me këmishë të gjatë e dy futa (njëra përpara, tjetra prapa) dhe
veshja me mbështjellëse.

You might also like