You are on page 1of 29

Muzika eshte forma e artit , mendimi I seciles

eshte zeri I organizuar ne kohe . Elementet


kryesore te muzikes jane toni ( ku perfshihen
melodia e harmonia), ritmi ( bashke me
konceptet e oferta qe jane tempo, metri, dhe
artikulimi) , dinamika si dhe kualiteti zanor .
Muzika ka kohe qe eshte krijuar.

Nese flasim per llojin e muzikes qe na pelqen


do te thonim qe te dy parapelqejme te
degjojme me shume muzikat e lehta boterore
apo shqiptare . Personalisht me pelqen dhe
muzika instrumentale , sidomos kur behet fjale
per violinen . Notat e saj te cojne ne nje tjeter
dimension.

Muzika ne Lashtesi
Fillimet e Muzikes
Muzika eshte e pranishme ne jeten e njeriut sin je nder shprehjet me te fyqishme te
shperitit te tij.Duke germuar shume thelle per te zbuluar origjinen e saj ,arrihet ne
perfundimin se muzika eshte e lidhur me vete qenien njerezore.Burimet arkeologjike
qe nga periudha e gurit dhe e hekurit deshmon per ekzistencen e muzikes.Qe ne
parahistori jane zhvilluar ceremoni te ndryshme kulti apo sherbesa te tjera,ajo ka
shebyer si mjet komunikimi ndermjet njeriut dhe botes qe e rrethon me forces e saj
mbizoteruese;dhe si mjete ndermjet vete njereze ne marredheniet e
tyre:pune,dashuri,lindje,vdekje etj.Fuqia e muzikes eshte konsideruar prej njeriut te
lashte e afte dhe per te ndryshuar ligjet e natyres,si per te sjelle shiun ose kohen e
mire etj.,madje kenga mund te luante rol te rendesishem dhe ne sherimin e
semundjeve,(greket e lashteIliadakendonin per te ndaluar epidemine).Magjia e
kenges perdorej per te zbutur dhe nenshtruar kafshet e egra.Keshtu ,orfeu
mitologjik me tingujt e lires se tij bente qe egersirat tI binin nen kembe dhe
pemet te lekundnin deget e tyre.Ne poemat homerike permenden kenge te
ndryshme qe shoqeronin veprimtarine e njerezve,si :vjeljen e rrushit,vozitjen me
lopata etj.,apo castet me te rendeshishme te jetes se njeriut ,si:kenget e dasmes
,vajit,luftes ,lindjes etj.Me pak fjale,njeriu primitive besonte se magjia e tingullit I
mundeson gjithshka qe I nevojitej.Ne lashtesi kenga ,fjala,muzika instrumentale dhe
kercimi kane qene te pandara.Arti primitive ishte sinkretik ,pra I perbashket ,I
shumfishte.Ritmi ishte rregullatori I ketij ekzekutimi duke kordinuar levizjet ,fjalet
me tingujt,hapat e gjestet.

Mjetet e shprehjes muzikore.

Fillimisht mjetet shprehese muzikore lidheshin me mundesite shprehese te vete


trupit te njeriut.Zeri dhe perplasja e duarve ,rrahja e tokes me kembe e
duar,bashkveprimi me objekte mjedisore si me gurin,drurin,etj.,mendohet te kene
qene mjetet e para muzikore te perdorura prej tij.Me shpesh ato jane manifestime
kolektive,qe me gjuhen e tingujve, te levizjeve dhe gjesteve komunikonin gjendje te
caktuara emocionale.Gjate kercimit ,duke levizur trupin njeriu primitiv bente qe te
tundeshin sendet e vendosura ne veshje.Keto jane shfaqjet e par ate muzikes
instrumentale.Keshtu,gradualisht,u krijuan instrumentet muzikore.Llojet dhe format
e tyre percaktohen nga stadi I zhvillimit te shoqerise,bestytnite e popujve te
ndryshem etj.

Kultura muzikore ne qyteterinet e lashta

Veshtire se mund te percaktohet cila eshte koha dhe cili eshte qyteterimi ku ka
lindur muzika apo cili eshte populli qe ka zoteruar artin muzikor para te
tjereve.Gjithsesine qyteterime te ndryshme ,sipas vendeve ,rracave,zakoneve apo
periudhave ku ato jane zhvilluar,vihen re me shume ose me pak
ndryshime.Karakteristika e pergjithshme e te gjitha kulturave ne te gjithe
kontinentet,eshte roli qe ka luajtur muzika ne jetet e njerezve.

Ne lindjen e larget
Vendet e lindjes se larget,si Kina,India,Indonezia,Japonia,Mongolia etj., kane njohur
zhvillim te hershem te artit muzikor.Me te lashtet nder to arti muzikor I Kines dhe i
Indise kane ndikuar dhe ne vendet e tjera.
Ne Kinen e vjeter jane levruar dhe mendime teorike-filozofike,te cilat I kemi njohur
nepermjet qyteterimit greko-latin.Keshtu, p.sh., origjina hyjnore e muzikes,raporti I
ligjeve te muzikes me ato te natyres etj., jane teza te njejta me ato te
mendimtareve greke,qe te krijojne pershtypjen e komunikimit ndermjet dy
kulturave.Sikurse Pitagora(560-480 pr.K.)mendimatari dhe matematikane I famshem
grek,dhe filozofi I Kines se vjeter,Konfuci,(551-479 pr.K.) mbeshteti idene e lidhjes
se muzikes me rregullin dhe harmonine,si ligje te gjithesise.Edhe studimet e para
rreth tingullit mendohet se zene fill ne Kinen e vjeter.Shkallet muzikore qe perdoren
kinezet jane pentatonike(me pese tone).Ne te gjithe lindjen e larget muzila
paraqitet monodoke(e njezeshme) dhe me shumellojshmeri ritmike.Dokumentet e
para flasin dhe per instrumente te shumta,te cilat kinezet I ndanin ne disa
kategori,sipas materialit me te cilin ishin ndertuar.
Ne Indi,burimet dokumentare deshmojne se si ne te gjitha kulturat primitive
,muzika,poezia dhe kercimi linden dhe u zhvilluam se bashku se nje art
sinkretik.Njeherazi arti lidhej ngushte me fene dhe filozofine .Te dhenat me te
hershme mbi muziken indiane vijne nepermjet vargjeve te Vedes(libri I shenjte
hindu).Ne muziken e Indise dallohen karakteristikat e muzikes se vendeve te tjera te
Lindjes se Larget,pra,muzike monodike e bazuar ne mode.Shkallet muzikore
(modet)indiane ne ndryshim nga ato kineze jane me 7 tinguj.Ne kulturen indiane ,
nder me te zhvillluarat ,haset perdorimi I nje numri te madh instrumentesh.

Muzika te popujt e Lindjes se Mesme


Ne Mesapotami.Njihet fakti se popujt e Mesapotamise
(sumeret,asirianet,babilonasit,perset etj.),qe banonin mes lumenjve Tiger dhe
Eufrat,kultivuan kultura te pasura muzikore,shume prej te cilave kane pushuar se
ekzistuari.Ndonese qyteterimet e Mesdheut e kane njohur shkrimin qe prej koheve
me te lashta,ato nuk kane lene as edhe nje shenje prej muzikes se shkruar.Mesimi e
transmetimi I muzikes ne gjithe boten antike behej gojarisht.Te dhenat e pakta per
muzikes vijne vetem nga zbulimet arkeologjike dhe burimet letrare.Ne mozaiket e
gjetur ne qytetin e Urit (qytet I zhvilluar I sumereve),ne periudhen e mbretereshes
Shubad,paraqiten muzikante duke kenduar dhe instrumentet e tyre.
Ne Egjipt.Dokumentet qe ekzistojne per kulturen egjiptiane na cojne ne nje kohe
shume te larget.Ato jane nje statuje te vogel e nje valltarje,qe mendohet se I takon
vitit 4800 pr.K.,dhe mozaiku I gjetur ne nje varr,ku paraqitet nje harpist,qe duhet te
jete e viteve 2000 pr.K.Ndersa nja basoreliev I gjetur perseri ne nje varr tjeter nga
koha e dinastise XII ruhet ende sot ne muzeun e Kajros.gjetjet arkeologjike
deshmojne lidhjen e ngushte te muzikes me artet e tjera.Edhe ne Egjiptin e lashte
arti ishte sinkretik.Te dhena te mirefillta muzikore fatkeqesisht nuk ka.Ne papiruset
e famshme egjiptiane nuk eshte gjetur asnje shenim muzikor.por.padyshim,muzika
luante nje rol te rendesishem ne qyteterimin egjiptian. Ne historine e dinastive te
Egjiptit faraoni ishte zyrtari I pare I kulteve.Ai psalte(kendonte)vete ne ceremonite
fetare apo mbreterore.Muzikantet e oborrit ishin te afert per faraonin.Edhe grate
mund te merrnin pjese ne disa festa.Ne pikturt murale apo ne mozaiket ato I shohim
te kercejne plot hijeshi nen tingujt e sistrave apo kitarave.Instrumentet qe
perdoreshin ne Egjiptin e vjeter ishin te shumta.Ne mijevjecarin III shfaqen
instrumente si:harpat dhe fyejte e gjate prej druri,kallami,bronzi apo kocke dhe me

pas kitara,trumbeta,veglat kordofone etj. Fatmiresisht nje numer instrumentesh


shume te vjetra kane arritur deri ne ditet tona dhe ruhen ne muzete e Kajros dhe te
Evropes.

Ne Izrael.Historia e muzikes hebreje eshte nga me te vjetrat.Hebrenjte kultivuan nje


muzike madheshtore,ne pershtatje me ritet fetare dhe zyrtare,e cila per fat te keq
ka humbur.Nga periudha e hershme nuk kemi deshi as te teksteve dhe as te
instrumenteve muzikore.Deshmite per muziken vijne nga burimet filologjike dhe
kryesisht nga Dhiata e Vjeter(Bibla).Muzika izraelitye eshte e pandashme nga
feja.Duke adhuruar nje zot te vetm,hebrejnte ndertuan nje tempull per ta nderuar
ate dite e nate pa pushim.Aty psalin pa mbarim lavdine e Jahovait 288 kengetare
dhe instrumentiste ten dare ne 24 grupe me nga 12 veta.Psalmet jane lutje poetike
te cilat ekzekutohen solo ose solo dhe ne kor,te shoqerura nga harpa ose
kitara(psalteron).Psalmet me te famshme jane ato te mbretit David,qe ishte
muzikant dhe poet.Lira dhe harpa qe shoqeronin kenget e tij ishin prej dru
selvie.Instrumentet qe permenden ne Bibel jane te shumta (frymore,me tela,me
goditje).Psalmodia,qe eshte recitimi I kenduar ,mendohet se ka ruajtur shume
karakteristika te muzikes se vjeter hebreje.

Muzika te greket e lashte.Zanafillen e muzikes greket,sikurse shume popuj te tjere


te lashte,e shihnin me prejardhje hyjnore.Sipas mitologjise ,Zeusi eshte babai I
muzave,te cilat,sipas homerit,ishin hyjnesha qe frymezonin kenget.Edhe sot arti I
tingullit lidhet me muzat,nga e ka prejardhjen fjala muzike.Secila mga nente must
ishte mbrojtse e nje dege te caktuar te artit dhe te shkences.Evterpi mbronte dhe
frymezonte poezine lirike dhe muziken;terpsikora vallen etj., kurse poetet ,bijte
shpirterorete muzave,frymezoheshin prej tyre per te transmetuar te njerzit artin
hyjnore.Si kudo edhe ne antikitetin grek,poezia,muzika dhe kercimi ishin te
pandara.Ka te dhena edhe per instrumentet qe perdornin greket e
lashte,si:lira,harpa,avllosi(fyekk I thjeshte apo I dyfishte)etj.Keshtu ,Orfeu,biri I
muzes Kaliopi,mori si dhurate nga Apoloni(perendia e drites dhe e muzikes)nje lire
me 7 tela ,te ciles I shtoi edhe 2 te tjere ne kujtim te nente muzave.Edhe legjenda

per Marsiasin lidhet me hapat e pare te muzikes greke dhe instrumentet e saj.Gara
muzikore ndermjet tij dhe Apolonit shpreh duelin ndermjet fyellit (instrument frymor
I huazuar nga vendet e lindjes) dhe lires(instrument me tela I pelqyer nga greket),qe
u kthye ne symbol.

Muzika ne Mesjete
Ne rrjedhen e kultures evropiane,kalimi nga antikiteti ne mesjete shenon nje kthese
te ndjeshme ne te gjitha drejtimet.Dukuri te reja te jetes shoqerore,ekonomike e
politike karakterizojne shekujt e turbullt te ndryshimeve qe pasuan fundin e
atikitetit.Perpos ngjarjeve historike,si dyndja e fiseve barbare qe shkaterruan
thuajse gjithshka te qyteterimit antic,mungesa e dokumentacionit e ven edhe me
te turbullt dhe te erret kete periudhe qe zgjati gati 500 vjet.Shkrimi muzikor filloi te
shfaqej ne Evropen perndimore aty nga shekulli IX,duke lene ne harrese gati 1000
vjet art.Kuptohet qe fillimisht notacioni duhet te jete perdorur ne nje mase shume

te kufizuar,e per kete arsye muzika vazhdoi te transmetohej gojarisht sipas tradites
antike.Burimet kryesore per njohjen e muzikes mesjetare jane ato letrare dhe
ikonografike.Gjithsesi,veshtrimi I pergjithshem I dukurive te perjudhes mesjetare
ndihmon dhe orienton per te kuptuar me mire edhe dukurite muzikore.

Muzika ne mesjeten e hershme


Zhvillimet kulturore pergjate mesjetes lidhen me 2 etapa:mesjeta e
hershme(shek.V-X) dhe mesjeta e lulezuar(shek.XI-XIV).
Mesjeta e hershme karakterizohet nga vendosja e sistemit feudal,me nje menyre te
re prodhimi te percaktuar nga pronesia mbi token;nga lidhja e fuqishme me
kristianizmin dhe kishen,qe u be ideologjia zoteruese e kohes.Vetekuptohet qe
muzika kishtare ne periudhen e mesjetes merr rendesi te dores se pare.

Muzika kristiane
Pergjate tre shekujve te pare te eres se re ,kur antikiteti greko-romak vazhdonte te
shkaterrohej dhe qytetet e tij te rrenohen ,muzika kristiane ndoqi rrjedhen e vet.E
lindur ne Palestine,nga komuniteti I hebrenjve te kthyer ne kristiane,ne ecje ajo
pasurohet nga muzika kishtare greke dhe romane.Keto perbejne edhe etapat kenges
kishtare ne zhvillim ,qe lidhen me kishen siriane,greke ,latine.Psalmodia solo eshte
forma me e vjeter e muzikes kishtare,e trasheguar nga sinogogat dhe tempujt e
hebrenjve.Perdorimi I muzikes instrumentale ndalohej nga kasha.Kenga ishte ajo qe
I bente besimtaret te mbanin mend me mire tekstin e lutjeve qe I bashkonte ne

adhurimin e zotit.Cilado qofshin arsyet qe e lidhin kultin me kengen,rendesi ka fakti


qe ajo eshte pjese e liturgjise kishtare se bashku me elemente te
tjera,si:ikonat,mozaiket,arkitektura.Muzika kishtare eshte e vetmja qe gjendet e
dokumentuar,qofte nga burime te terthorta.

Muzika bizantine
Ne shekullin IV,Konstandini I madh(306-337)e nsorri krishterimin nga katakombet
dhe fshehtesia ,duke e bere besimin zyrtar te lidhur me shtetin.Kostandinopoja
,kryeqyteti I Bizantit,e themeluar ne vitin 330,behet qendra e kishes dhe artit
kishtar.Ne ndryshim nga perandoria Romake e Perendimit ,ku pushteti fetar I
perkiste kishes ,ndersa ai politik mbreterve,ne perandorine e lindjes
Mbreti(basiluesi)bashkonte ne nje te vetem pushtetin politik dhe ate fetar.Te dhenat

dokumentare te kohes flasin per nje stil pompoz te riteve fetare ne kostandinopoje
gjate sundimit te perandorit Justinian I(482-563).Dokumentet e veprave te
notizuara te periudhes se hershme nuk mund te lexohen,prandaj njohurite per
zhvillimin e muzikes bizantine per keto kohe mbeten me teper me karakter
teorik.Derisa krijoi stilin e vet,Bizanti u bazua ne zhvillimet antike te qendrave te
lulezuara kristiane te lindjes ,si Aleksandria,Antiokia etj.Muzika qe kultivuan te
krishteret e shekujve te pare bazohej te melodite e vjetra:psalmet,himnet,alelujat
etj.Recitmi psalmodik ekzekutohej ne dy variante kryesore ,qe I kane rezistuar
kohes deri ne ditet e sotme;psalmodia solo dhe psalmodia antifonike(zera te
kundert) .Kjo e fundit paraqitet me dy menyra:a)kur psaltit solo I pergjigjet numri I
besimtareve(ose I psalteve);b)kur du lore gershetohen duke iu pergjigjur njeritjerit.Himnet jane nje lloj I muzikes kishtare qe,krahasuar me psalmet,kane melodi
me te pasur e me te zhvilluar.Ato ngjajne me teper me kenget dhe jane ushqyer prej
tyre.Ne erresiren e anonimise mesjetare,pjesa me e madhe e emrave te
himnografeve(shkruesve te himneve)nuk dihen.Por,shume nga himnet e kesaj
periudhe vazhdojne te perdoren ende ne kishe.Gjuha e liturgjise hyjnore,per gjithe
perandorine Romake9te lindjes dhe te perendimit),deri ne fund te shekullit III ishte
greqishtja.Edhe me vone,ne shekullin VII dhe VIII,ndikimi I bizantit ndihet ne
perendim,cka flet per lidhjen dhe vazhdimesine ndermjet arteve te tyre.

Muzika perendimore
Ne epoken kur kisha kishte pushtet te pakufizuar,vetekuptohet qe muzika kishte
karakter thuajse fetar.Ajo natyrshem zuri vend ne kisha dhe manastire,qe asokohe
ishin qendrat kryesore te jetes shpirterore,te shkences,te artit dhe dijes ne teresi.Ne

mesjeten e hershme ,me teper ne shek.III-IV,ne vendet e lindjes u shfaq prirja e


largimit nga rremuja e jetes ,duke u terhequr ne vetmi ne shkretetire.Kjo menyre
jetese murgerore u prehap edhe ne Evropen Pernedimore nga fillimi I shek.V.Por ,ne
vend te shkretetirave te lindjes,sherbyen hapesirat e gjera pujore evropiane,ku u
ngriten shume manastire.Ato u bene te vetmet vende ku u zhvillua muzika dhe artet
e tjara.Murgjit qe jetonin neper manastire kultivuan muziken kishtare dhe u
perpoqen te ruanin ate cka kishte mbetur nga kultura e kaluar.Ne muziken kishtare
perendimore jane te njohura me teper:kenga
milaneze,spanjolle(mozarabike),franceze dhe romane.Ato perfaqesojne kater
variante te ndryshme te kenges liturgjike,qe mund te krahasohen me kater dialekte
te se njejtes gjihe.Nder me te vjetrat eshte kenga milaneze,qe quhet
ambroziabe,sipas emrit te peshkopit teMilanos,Shen Ambrozi(340-397).Shkrues I
disa himneve ,ndonje prej te cilave kendihet ende,ai mendohet te jete autor I nje
repertori ye plote kishtar.Doreshkrimet me te vjetra te kenges ambroziane,qe
gjenden kryesisht ne Milano,I takojne fundit te shek.XI ose fillimit te shek.XII,pra
jane ,jaft te vonshme me raport kohen kur u perdor.

Muzika Gregoriane(korali Gregorian);Ne etapen e pare te mesjetes lutjet e kenduara


ishin te ndryshme ,aq sa dhe popujt qe kishin perqafuar fene e

re.Nderkohe,autoriteti I Romes,si qender e kishes perendimore,vinte duke u rritur


dhe nje emer I madh ,si ai I Shen Gregorit,synoi te unifikoje muziken kishtare dh eta
beje ate te detyruar ne te gjithe Evropen.Gregori Magno(Grigori I madh),pape I
Romes ne vitet 590-604,fale pushtetit qe kishte ,si edhe edukimit te tij
muzikor,zgjodhi dhe sistemoi kenget e ndryshme kishtare ne nje liber-tip te quajtur
Antifonar.Antifonari permbledh nje teresi te organizuar te lutjeve kishtare qe njihet e
emrin Kenga gregoriane ose Korali Gregorian.U quajt keshtu,sepse kenget ishin per
kor dhe iu neshen pape Grigorit.Ne te vertete ai nuk I tha kishes nje repertor te
vetin original.Antifonari permbledh kenge qe u krijuan pergjate tre shekujve(IV-VVI)ne praktiken muzikore perendimore.Varianti fillestar I ketij libri ka humbur,por ne
te gjithe Evropen gjenden doreshkrime te shumte(me shume se 2000),qe u takojne
shekujve te mevonshem.Duke qene se Anglia ishte I vetmi vend qe e pranoi koralin
qekurse ishte gjalle papa Grigori,mendohet se kopjet me te hershme jane aty.Me
pas u njohen edhe vendet e tjera si Franca,Spanja etj.Kenga gregoriane ruan
karakterin monodik dhe kendohet ne unison nga kori I burrave ,pa shoqerim
instrumental.Pa ndarje masash,duke ndjekur theksin dhe frazen e tekstit,ajo te
krijon pershtypjen e nje recitimi te lire.Tekstet e nxjerra nga Bibla jane vetem ne
latinisht.Ne koral gjeten vend:recitimi psalmody I rrokjezuar,ne pjeset me primitive,
theksat e gjalle dhe melodia e pasur e himneve,si edhe e vokalizat me zbukurime
tek alelujat.Duke perfshire kenget me tevjetra te kishave lindjes dhe ato me te
rejat,te lidhura me muziken e popujve te ndryshem,korali Gregorian perfaqeson tere
muziken kishtare mesjetare.

Etapa II Muzika ne mesjeten e lulezuar;Mesjeta e lulezuar perfshin shekujt XXIV,kur Evrope Perendimore njohu nje lulezim ekonomik qe solli ndryshime ne jeten
shoqerore.Rritja e qyteteve me zhvillimin e zejtarise dhe tregtise sollen nje menyre
te re jetese.Edhe ne art dhe kulture verehen ndryshime te ndjeshme.Ne
muzike,krahas dukurive laike,u shfaqen prirje te reja edhe ne ate kishtare.deri ne
shek.IX ne Evropen Perendimore vazhdoi perhapje e Antifonarit Gregorian,ndersa
periudha qe e pason karakterizohet nga prodhimtari e pasur ne muziken
kishtare,kryesisht neper manastire.Krijimtaria e re e shekujve X-XI,qe njihet si
periudha pasgregoriane,perben nje stad te ri zhvillimi.Kerkohen lloje te reja
poetiko-deklamative,me nje gjuhe letrare dhe muzikore me te pasur e me te
tingellueshme,nje tip I ri I te kenduarit me pak psalmodik dhe prozaik,afersi me e
madhe me kenget etj.,cak flet per nje rritje te artit kishtar.Ndonese nuk mund te
behet nje analogji e drejtperdrejte e zhvillimeve muzikore me drejtimet stilistike te
artve pamore,vihen re prirje te perbashketa.Periudha qe perfshin shekujt XII-XIII,qe
njihet si periudha e lulezimit te artit mesjetar(vecanerisht arkitekturor),edhe ne
muziken kishtare sjell lulezimin e llojeve te reja,me trajtim me te lire dhe kerkesa
me te medha artistike.Diku nga shek.X, brenda mjediseve kishtare ze fill nje prirje e
re:drama liturgjike.Fillimisht ishte nje teatralizim I thjeshte I tregimeve biblike te
kenduara ne latinisht.Nga shek. XII ajo fiton tipret e nje teatri te vertete,qe me
kalimin e kohes del nga mjediset kishtare dhe fillon te shfaqet ne sheshet e
qyteteve apo fshatrave.Keshtu,drama liturgjike,duke trajtuar ne menyre te lire

subjekte te lidhura me festa te ndryshme fetare,fitoi me shume pavaresi.Ajo I


pasurua me sofra te tera te huazuara nga kenget popullore.Rreth shek.XIV ato u
shenderruan ne shfaqje te verteta teatrore te quajturaMisteret.Ne keto shfaqje,qe
zgjasnin disa dite,merrte pjese gjithe qyteti,qe nga kleriket deri tek njerezit e
thjeshte.

Muzika laike ne mesjete


Trubaduret dhe truveret
Ne periudhen e mesjetes kisha synonte te zoteronte gjithcka. Kultura ,shkenca dhe
arti u perthithen prej saj.Muzika pervetesohej nepermjet melodive kishtare.Por ,sado
I fuqishem qe ishte pushteti I kishes ,nuk mund te shmangte plotesisht natyren
njerezore.Shumellojshmeria e ndjenjave ,e mbi te gjitha ajo e dashurise,qe pergjate
dhjete shekujve u perjashtuan nga arti muzikor I kohe,shperthyen me lulezimin e
muzikes laike ne etapen e dyte te mesjetes.Muzika popullore ka ndjekur shtigjet e
vet ate panjohura dhe ka ekzistuar krahas muzikes se kultivuer kishtare,here-here
edhe duke u future ne hapeisrat e saj.Por, per fat te keq kjo prodhimtari popullore
nuk njihet ,sepse nuk eshte e dokumentuar.Aty nga shek.XI shfaqen krijimet letrare
muzikore me karakter laik,si poezia lirike dhe ajo epike.Nder poemat epike me te
hershme jane epopeja gjermane e Nibelungeve dhe eposi francezKenga e
Rolandit.Ne shek.XII-XIII ne Evropen Perendimore lulezoi poezia lirike e
trubadureve,truvereve dhe e mezingereve gjermane,qe se bashku perfaqesojne
muziken laike te mesjetes.Trabaduret ishin muzikante-poete qe e kultivuan artin e
tyre ne jug te Frances,ndersa truveret I perkisnin pjese veriore te vendit dhe nje
periudhe te mevonshme.Emertimet truver dhe trubadur burojne nga e njejta rrenje
e fjales trobar,qe do te thote te shpikesh.te gjesh.Pra,ata zoteronin
mjeshterine e krijimit te muzikes dhe poezise,duke u dalluar keshtu prej
zhonglereve,pararendesve te artit laik mesjetar,qe jetonin si endacake duke
interpretuar kenget e trubadureve,shpesh dhe duke I vulgarizuar.Trubaduret dhe
truveret pergjithesisht vinin nga shtresat e larta te shoqerise feudale,me pak nga
borgjezia,por kishte dhe nga ata me origjine te thjeshte qe e kishin filluar karrieren
si zhonglere.Llojet dhe tematikat e kengeve te tyre ishin nga me te ndryshmet.Nga
kenget e trubadureve gezonin popullaritet albat(kenget e mengjesit)baladat(kenget
valle)me karakter laik ,pastorelat etj.Truveret zhvilluam me tej kengen lirike.Interes
paraqesin kenget loje me elemente dramatike,siLoja e Robinit dhe Marionit,e
shkruar nga truveri Adam de la Halle.Trubaduret dhe vecanerisht truveret jane nder
te paret krijues qe dolen nga anonimia mesjetare.Te dhenat per llojet e
kompozuara,per kompozitoret dhe karakteristikat e veprave te tyre gjenden ne
dokumentet e shkruara qe kane mbetur.Jane ruajtur rreth 260 kenge te trubadureve
dhe afersisht 2000 te truvereve.

Minezingeret
Ne shek.XII-XIV edhe ne qytetet gjermane u zhvillua muzika laike.Perfaqesuesit e saj
ishin muzikante-poete qe quheshin minezingere,qe do te thote kengetare te
dashurise.Edhe minezingeret gjermane me se shumti ishin fisnike,kalores,pra u
takonin shtresave te larta te shoqerise.Poezia e tyre kryesisht lirike ,eshte imitim I
kenges lirike te trubadureve dhe truvereve.Nga shkrimet qe sjellin shkrimet
mesjetare behet e qarte se lirikat e perfaqesuesve te te muzikes laike ,pavaresisht
vendit dhe kohes kur u shkruan,jane nder me te vjetrat qe ekzistojne.Keto poezi te
kenduara,qe edhe sot na mrekullojne me bukurine e tyre,kane rendesi historike.

Polifonia Mesjetare
Dukuria me e admirueshme dhe origjinale e mesjates eshte polifonia.Ajo formoi
bazen e parimeve mbi te cilen u zhvillua me tej arti muzikor.Polifonia eshte arti I te
kenduarit njekohesisht te dy ose me shume melodive qe levizin horizontalisht.(Vete
fjala vjen nga greqishtja qe do te thote shum(poli)+zera(foni).Kjo menyre
kompozimi shumezereshe erdhi si pasoje e zhvillimeve te reja ne muziken
kishtare.Ne shek.IX,kenges gregoriane filloi ti shtohej nje ze I dyte e me pas dy apo
tre zera.Pikerisht shfaqja e zerit te dyte shenon fillimin e polifonise me formen e saj
me te hershme qe quhet organum.Me vone u krijuan edhe lloje te tjera te muzikes
polifonike.Ne shek.XII-XIII,arti I ri polofonik merr zhvillim ne shkollen e Parisit,qe
lidhet me emrin e katedrales se famshme Notra Dame.Muzikantet qe punuan dh
krijuan kete shkolle jane mjeshtri I madh Leonin dhe nxenesi I tij ,I madhi
Perotin,veprat e te cilit paraqesin interes edhe sot.Mrekullisht nje deshmi e kohes
nxjerr nga anonimati I mesjetes emrat e dy kompozitoreve,qe,sipas tradites se
muzikes kishtare,nuk shkruheshin ne partiture.Arritjet e ketyre dy mjeshtrave ishin
fryt I punes se nje numri artistesh paraardhes qe,sikurse gjithe shkruesit e kenges
gregoriane ,kane mbetur te panjohur nga historia.Eshte pikerisht fundi I shek XIII,kur
fillon e tregohet vemendje per autoret e veprave.Me autoret e shkolles Notre
Dame,lloji I muzikes polifonike I quajtur organum arriti apogjeun e vet.Njeheresh

aty marrin zhvillim edhe lloje te tjera polifonike ,si moteti.Zeri kryesor I ketyre
veprave polifonike merrej nga kenget gregoriane,duke cituar melodine bashke me
fjalet.Mbivendosja e zerave te siperm lindi nevojen e plotesimit te tyre me fjale.Ketu
e ka burimin emertimi I motetit qe ishte lloji me I rendesishem I muzikes polifonike
te kohes.Fillimisht moteti ishte I pashkeputur nga muzika kishtare,e me pas nga
fundi I shek.XIII tekstet e kengeve qe vendoseshin ne zerin baze nuk merreshin
vetem nga antifonari.Per me teper, ato jo gjithmone ishin ne latinisht,por dhe ne
gjuhet e gjalla qe perdoreshin ne popull.Kjo prirje perkon me fillimin e nnje
periudhe te re per muziken e vendeve perendimore te njohur me emrin Ars
Nova(stili I ri).Eshte bere zakon qe, periudha qe mbyllet me fundin e shkolles
polifonike Notre Dame te quhet Ars Antica(stili I vjeter).Ne vitet e fundit te shek. XIII
marrin jate shume elemente te trasheguara nga Ars Nova,qe cojne drejt shekullit te
ri.Per here te pare behen te njohur per origjinalitetin e tyre muzikante polifoniste,si
Adam de le Halle,Pierr DE la Krua,Filipe de Vitri etj.Ne kete kohe muzika kishtare
fillon te huazoje elemente nga muzika laike,nderkohe qe kjo e fundit merr zhvillim
te rendesishem me artin e trubadureve dhe truvereve.Shekulli XIV shenon nje per
kulturen evropiane.

Muzika ne periudhen e Rilindjes


Ne historine e artit muzikor ,fundi I shek.XV dhe fillimi I shek.XVI shenojne nje nga
periudhat me te famshme te te gjitha koherave.Eshte epoka e ndritur e Leonardo da
Vincit,Mikelanxhelos,Rafaelos,Shekspirit dhe e shume artisteve dhe mendimtareve
te tjere te shquar qe perfaqesojne levizjen e madhe social-kulturore te njohur me
emrin rilindje.Fjala Rilindje permban nje kuptim te dyfishte.Se pari ,ajo nenkupton
nje lindje te re,nje fillim te ri,nje rigjallerim,ku faktori politik,ekonomik,intelektual
dhe social se bashku,sjellin nje rizgjim thuajse teresor te mendimit,te teknikes dhe
te cultures,qe pa ngurrim meritohet te quhet Rilindje.Baza e kesaj kulture te re
eshte humanizmi,interesi per gjithshka njerezore.Se dyti humanistet filluan ta
shihnin me sy kritik sistemin e edukimit mesjetar dh eta hidhnin veshtrimin tek
antikiteti greko-romak, duke admiruar vlerat e tij.Kjo perkonte ne deshiren e tyre
per te rilindur artin dhe kulturen antike,qe me teper se imitim ishte nje rimodelim I
tij.Kjo prirje,qe ne artet figurative u duk qe ne fillim te shek.XV ne qytetin e
firences ,ne muzike vjen e vonuar.Evoluimi I gjuhes muzikore ze fill ne periudhen e
fundit te mesjetes,ku muzika kishtare dhe laike njohen zhvillim te rendesishem.Ato
kulmuan ne shek. XV me lulezimin e polifonise vokale ,qe bashkon arritjet e brezave
te ndryshem dhe vendeve te ndryshme te Evropes.Nje tjeter dukuri qe e dallon artin
muzikor ne shek. XV eshte themelimi,pasurimi I karakterit universal.Shkembimet e
pervojave te artisteve ne shkalle evropiane dhe perhapja e shkrimit muzikor I
dhane karakter universal zhvillimit te krijimtarise.Kerkesa per ti publikuar keto
shkrime coi ne zbulimin e shtypit muzikor,nje gjetje e jashtezakonshme e viteve te
par ate shek. XVI. Ne vitin 1501 ,Oktavian Petruci publikoi ne Venecia koleksionin e
pare me muzike polifonike per zera(vokale) dhe instrumente.Aty permblidheshin 96
kompozime te fundshekullit XV nga autore te ndryshem
franceze,gjermane,spanjolle,italiane.Me pas, botimet muzikore u perhapen ne te
gjithe Evropen,duke mundesuar njohjen dhe shperndarjen e vlerave artistike te
kohes.Ne rilindje u krijua nje koncept I ri ne lidje me individualitetin e
autorit.Vendosja e emrit te autorit ne partiture lidhet me nje qendrim te ri ndaj artit
dhe artistit.Ne mesjete arti konceptohej me teper si artizanat,pra muzikanti shihej si
zanatci dhe autorsia nuk perbente shqetesim.Ndersa ne Rilindje vleresimi I vepres
nuk behet vetem nga mjeshteria e thurjes se zerave,por edhe nga forca shpirterore
e kompozitorit,nga individualiteti I tij krijues.Arti laik I Rilindjes ,sikurse dhe ai
antic,nxjerr ne plan te pare kerkesen per shprehjen e lire te ndjenjave njerezore.Kjo I
jep artit rilindes karakter human dhe prirje realiste.Ne shek.XVI pasurohet
gjithmone e me teper teknika e shkrimit,duke I dhene gjuhes muzikore
eksprevitet.Teknika nuk eshte me qellim ne vetvete,ajo kthehet ne nje mjet ne
sherbim te imagjinates krijuese.Muzika behet nje art plot me magjepsje dhe

hijeshi,qe flet me gjuhen e zemres dhe te fantazise krijuese.E tille ishte dhe muzika
dhe pergjithesisht arti I Rilindjes.Ketu gjenden dhe fijet e perbashketa qe e lidhin
artin e ri me antikitetin greko-romak.

Polofonia vokale ne Rilindje


Ne shek. XV fillon nje periudhe e arte per polifonine vokale,qe do te rezistoje ne
Evropen Perendimore thuajse pergjate dy shekujve ,deri ne periudhen
baroke.Ndonese zhvillimi I muzikes polifonike lidhet,se pari,me muziken kishtare, ne
Rilindje polifonia u ushqye edhe me arritjet e muzikes laike te
trubadureve,truvereve etj.Megjithese muzika kishtare vazhdonte te kishte perparesi
ne prodhimtarine artistike,ajo ndikohet aq fort nga idete dhe format e artit laik,sa
eshte e veshtire te percaktohen kufijte ndares per polifonine vokale te shek.XVI ,ku
thuajse zhduken dhe kufijte gjeografike ose etnike.Kompozitoret e perhapin
polifonine ,duke e bere art evropian.Nje arritje e rendesishme per polifonine vokale
eshte qartesimi I gjuhes muzikore.Sterhollimet e Ars Noves te shek.Xv e
komplikuan shume gjuhen polifonike.Veprat e disa kompozitoreve u bene aq te
nderlikuara ,sa me teper dukeshin si krijime laboratorike,sesa si vepra
artistike.Ndodhte qe ne nje motet jo vetem numri I zerave te ishte I
pakonceptueshem per veshin normal ,por edhe fjalet e zerave te ndryshem te ishin
ne gjuhe te ndryshme.Degjuesi I zakonshem humbiste ne ate numer te madh
zerash pa kuptuar asgje , e jo me te behej fjale per kenaqesi estetike.Pas kerkimeve
thjesht teknike , qe e futen ne nje rruge pa krye Stilin e Ri te shek.XV.pason nje
stil I qerte dhe shprehes.Shek.XVI eshte per artin muzikor e vecanerisht ate
kishtar,epoka e lulezimit te krijimtarise muzikore dhe e formimit te shkollave
polifonike te Rilindjes evropiane.

Shkolla polifonike Flamande


Polifonia vokale nga mesi I shek. XV njohu zhvillime te rendesishme ne Flander(qe
asokohe perfshinte gjithe territoret e Vendeve te Uleta dhe pjeserisht
Francen).Fillimi I shkollles flamande I takon vepres se pasur te kompozitorit Gijom
Dyfai,I cili njihet si themeluesi I saj ne gjysmen e pare te shek.XV.Pasuesit e saj ,
Obreht,Okegem dhe vecanerisht Zhoskin de Pre e cuan me tej polifonine vokale
flamande.Ne veprat e Zhoskinit ,teknikat dhe llojet e vjetra
polifonike(organum,kanon, etj.) kurorezojne pervojen shekullore te polifonise
vokale.Ne to realizohet nje ekuiliber I mrekullueshem ndermjet rreptesise nordike
dhe shijes mesdhetare,qe do te lere gjurmet e veta ne shekullin e ardhshem ne
krijimtarine e Orlando Lasos, qe eshte perfaqesuesi me I madh ishkolles flamande.
Laso (1532-1594) eshte nje nga personalitetet me te rendesishme te artit muzikor
dhe nje nga humanistet me te medhenj te kohes.Fale zerit te tij shume te mire,qe
ne moshen 12-vjecare shkon ne Milano e me pas ne
Napoli,Rome,France,Angli,Belgjike.Udhetimet mbarojne kur thirret per te punuar ne
Munih,ku qendroi deri ne fund te jetes.Njohurite e tij muzikore ishin
universale.Motetet e Latsos shquhen per origjinalitetin shokues.Numri I madh I
moteteve deshmon parapelqimin e kompozitorit per kete gjini,ku shpalosi gjithe
fantazine e tij krijuese.Ai tregoi kujdes dhe ndjeshmeri ne zgjedhjen e teksteve
poetike,kryesisht nga poetet humaniste.I vemendshem ne nuancat e holla te
tekstit,ai krijoi sterhollime muzikore qe I japin fjaleve levizjen dhe shpirtin
gjallerues.Laso njihet si muzikanti qe ,bazuar ne humanizmin e kohes ,pasuroi
polifonine vokale me pervoja te reja te muzikes laike.Ai kaperceu caqet e lirizmit
tradicionalfetar duke idhene jete nje fryme te re.Vepra e Lasos sa laike,aq edhe
fetare,eshte e pamase per nga gjeresia e saj.Prodhimtaria e tij e kalon ate te
Skarlatit,Bahut,Hendelit,Moxartit etj.

Muzika vokale laike


Ne rilindje u shfaqen dy lloje te reja te muzikes vokale laike:madrigal dhe kenga
franceze, te cilat gezuan popullaritet te jashtezakonshem ne te gjitha vendet e
evropiane.Keto dy lloje perfsijne nje reporter te gjere te muzikes laike me karakter
universal.Rrenjet e tyre zgjaten ne krijimtarine e trabadureve dhe truvereve,si dhe
ne arritjet e polifonise te Ars Noves.Ky lloj arti nuk u kultivua ne kisha dhe
katedrale,por ne mjediset e shtresave te larta shoqerore e oborret
aristokrate.Gjithsesi,per kompozitorret e periudhes se rilindjes laikja dhe kishtarja
vazhdonin te kishin te njejten terheqje dhe te njejten rendesi artistike.N
eItali,krahas arritjeve te polifonise vokale kishtare ,lulezoi edhe polifonia lokale
laike me lloje,si:frotola,viloanela,kancona e, mbi te gjitha ,madrigal.

Madrigali
Madrigali fitoi perparesi ne te gjithe muziken evropiane.Lindja e madrigalit ne vitet
1520-1530,gjeti nje terren te pergatitur prej kohesh:ne planin muzikor , me
zhvillimet e artit laik dhe vecanerisht te polifonise laike ,ndersa ne planin letrar me
idealet humaniste te poeteve.Madrigali fillimisht u krijua nga poetet,por kulmin e
vet artistic e arriti si gjini e muzikes polifonke,duke deshmuar nje lloj muzikor
teresisht tjeter nga madrigal I shek.XIV.Madrigale I shek.XIV eshte kompozuar ne nje
forme te lire, pa numar strofash dhe pa rregulla te ngurta te rimes.Bazuar ne nje
subjekt letrar laik,pastoral ose sentimental,muzika zhvillohet duke ndjekur tekstin
poetic.Madrigali zakonisht ka tre, kater deri ne pese,e rralle gjashte zera.Teknika e
larte polifonike vihet ne sherbim te shprehjes se ndjenjave jetesore.Brenda nje
kohe te shkurter madrigali behet zoterues ne te gjithe Evropen,si dikur korali
Gregorian ose sic do te behej opera ne shekullin e ardhshem.Kompozitoret me te
famshem qe shkruan madrigale jane Vilaret,Ciprian de Roze,Luka Marencio,Andrea
Gabrieli,Palestrina,Laso e me pas Monteverdi.Nepermjet botimit te permbledhjeve
me madrigal u bene te njohur kompozitoret e tyre dhe etapat e zhvillimit te kesaj
gjinie te muzikes se Rilindjes.

Zhvillimi I muzikes gjate reformes


Nga funsi I shekullit XV dhe fillimi I shekullit XVI ne Gjermani filloi nje levizje e
madhe fetare,qe kerkonte reformimin e kishes katolike .Reforma u perhaps shpejt
ne Gjermani,France,Zvicer,Angli etj.Ideatoret dhe udheheqesit e Reformacionit
,Martin Luturi ne Gjermani dhe Zan Kalvini ne Zvicer,sin je nga elementet e
reformes kishin edhe muziken kishtare.Nepermjet saj ata synonin te afronin sa me
shume besimtare me ksihen protestante.Reformatoret rishikuan raportin e muzikes
me poezine ,duke I dhene rendesi qartesisedhe kuptueshmerise se tekstit ,gje qe
sihte demtuar nga sterhollimet e zerave polifonike ne muziken e shekullit te
kaluar.Po keshtu,nje nga format muzikore,e cila ne tezat e famshme te Luterit,si
edhe ne ato te Kalvinit, vleresohej si shume e cmuar per ksihen,ishte kenga.Per keto
arsye Martin Luteri krijoi nje lloj te ri te muzikes kishtare,qe mori emrin Korali
protestant, nje dukuri e rendesishme ne historine e muzikes kishtare.Korali
Protestant eshte nje teresi kengesh te thjeshta polifonike qe sherbejne per te
kenduar lutjet kishtare, te cilat besimtaret mund ti mesonin lehtesisht dhe ti

kendonin me zell gjate ceremonive fetare.Per kete qellim Luteri,njeheresh me


ndryshimet etjra te kishes protestante ,beri zevendesimin e muzikes kishtare
katolike ne Koralin protestant,ose sic quhet ndryshe,Korali luterian.Luteri nuk eshte
krijuesi I kengeve te koralit.Per organizmin dhe rregullimin e librit te kengeve
protestante ai bashkepunoi me mikun e vet ,muzikantin Johan Valter.Edhe Zhan
Kalvini,udheheqes I protestanizmit ne France e Zvicer,vendosi qe ne ksihe te
kendoheshin psalmet me nje ze te vetem.Me vone disa muzikante
hygenote(protestante franceze) I harmonizuan psalmet me kater zera ,por ne
menyre te thjeshte qe teksti te mbetej I kuptueshem.Per te perhapur sa me shpejt
koralin protestant dhe psalmin e hygenoteve,u perdoren disa rruge:

Se Pari:
-U perdor shtypi propagandistic(pamfletet,traktatet,tekstet etj.)dhe shtypi muzikor.
Per pervetesimin e reporterit te ri te kengeve protestante iu dha shume rendesi
mesimit te muzikes.(thuhet se Luteri nuk u jepte te drejten e edukatorit atyre qe
nuk ishin muzikante.)
-U bene te gjitha perpjekjet qe himnet fetare protestante te beheshin te njohura dhe
te aferta per te gjithe komunitetin.
-U perkthyen tekstet nga latinishtja(gjuha e kishes katolike tashme gjuhe e vdekur)
ne gjuhet e gjalla qe fliteshin nga populli.(Kalvini thoshte se njeriu kendon duke
ditur se cfare thote.)

-U kerkuan nga poetet te krijonin tekste te thjeshta strofike,qe tem und te


mesoheshin shpejt permendesh.

Se Dyti:
-Iu dha zgjidhje problemit te muzikes se papershtatshme per koralin.Sipas
Luterit ,eshte muzika qe u jep jete fjaleve.
-Ne kishen e reformuar nuk kendonin vetem kengetaret profesioniste,port e gjithe
besimtaret ,e per rrjedhoje ,melodite e himneve duhet te ishin te thjeshta
,monodike,qe te ndiqeshin te gjithe ne unison.
-Duke qene se perseriteshin disa here me strofa te ndryshme ,duhet te ishin te
shkurtra.Burimet nga u moren melodite ishin kenga gregoriane,muzika tradicionale
dhe muzika popullore.Zgjidhja e shpejte e problemit behej duke pershtatur
melodite e njohura dhe me pas te kompozoheshin melodi te reja te aferta per
popullin.

Se Treti:
-Ishte problemi I degjuesve (I besimtareve) qe lidhej me aspektin psikologjik dhe
sociologjik te tyre.
-Imponimi I koralit protestant nga reformatoret mund te shkaktonte dhe largimin e
besimtareve te mesuar me gjuhen latine dhe muziken e kishes katolike.Zgjidhja e
kujdesshme e dy problemeve te para ndihmonte drejperdrejt ne zgjidhjen e
tij.Korali pritestant ndoqi rrugen e vet te zhvillimit duke kaluar neper disa
etapa,derisa arriti kulmin e vet,qe do te kete jehone edhe ne vepren madheshtore
te J.S.Bahut.

Muzika popullore shqiptare ,perben nje nder pasurite me te cmuara te vendit.Ne


pershkrimet e studjuesve te huaj te ardhur ne Shqiperi gjate shekullit XVIII-XIX eshte
arritur perafersisht ne konkluzionin se pasuria kryesore e Shqiperise eshte folklori
muzikor.Ketu kemi marre nje interviste te kengetares popullore Krutane Rakipe
Karaj.
1-Zonja Rakipe, cfare eshte per juve muzika?
-Muzika per mua eshte jeta ,eshte dita ,eshte ora,minuti,do te thote se pa te nuk
jetoj dot.Investimi I madh I jetes time e art ,ka bere pandashmerine time prej
saj.Ajo eshte oksigjeni ,pa te cilin nuk ka jete . Muzika eshte zbutja e shpirtrave,
eshte mesazh per jeten,te ngjalle ne veten tende ,te bukuren
,heroiken,epiken,madheshtore monumentalen.Ajo percjell mesazh te fuqishem
.Imagjinoni simfonine Nr.9 Bethoven,mesazhi saj eshte bashkimi I njerezve,te
gjithe kombeve,pa dallim rrace.Ne art ka shume rryma por une preferoj te degjoj
muziken klasike pasi kjo lloj muzike eshte afer karakterit tim e sidomos muzika
operistike,pa lene pas dore edhe muziken tone brilante,ato popullore.
2-SA vite keni qe kendoni?
-Une e kam filluar kengen qe femije ne qytetin e Librazhdit me festivalet e femijeve
qe organizoheshin atehere dhe konkurrenca ishte teper e forte.Kam qene fituese e
disa cmimeve te cilat u bene trampoline per te vazhduar dhe per te qene
pjesmarrese ne shume aktivitete madhore qe organizoheshin ne Tirane e rrethe te
tjera,pastaj kulmi me pjesmarrjen time ne festivalet e kenges ne Radio Televizionin
Shqipetar,Pjesmarrese e gjashte edicioneve si dhe shume ankets muzikore prane
radio tiranes, dhe kam marre pjese ne edicione ne festivalin folklorik ne Gjirokaster
dhe jam nderuar me kupern e festivalit.Jam fituese e cmimit te pare ne festivalin e
kenges popullore organizuar ne Berat,dhe pjesmarrese ne edicionin kenga ime
organizuar ne televizionin Klan.Kam vazhduar jeten koncertale ne shume shtete te
botes si Gjermani,SHBA,Zvicer,Bullgari,Kosove<Mal I Zi etj.
3-Muzika eshte per ju pasion apo profesion?
Per mua muzika eshte edhe pasion ehe profesion.Eshte passion sepse e kam
dashuruar qe ne vogli.E kam edhe profesion sepse kam mbaruar akademine e
arteve ne degen e kantos,gje te cilen e ushtroj edhe sot.
4-Duke qene se jeni drejtoreshe e qendres kulturore te femijeve ne qytetin tuaj,cdo
te thote per ju te punosh me femijet?
-TE punosh me femijet eshte shume e veshtire,por sa e veshtire eshte dhe aq e
bukur.Kur shikon se si talentet e nje qyteti marrin hov dhe ngjiten ne skenen e
magjishme eshte sukses,krenari dhe lumturi.Ata jane zemra dhe promotori I qytetit,I
komunitetit ku jetojme.E si rrjedhjoje puna gjigande e bere ne kete qytet kane dale

talente te shkelqyera qe sot debutojne me teper sukses ne skenat prestigjoze te


Tiranes dhe jasht vendit.Jane marre dhjetra trofe kombetare e nderkombetare,me
nje pjesmarrje active ne te gjitha festivalet dhe evenimentet si Brenda Shqiperise
ashtu dhe jasht saj.
5-Sa vite keni drejtoreshe e QKF-se?
-Ky eshte viti I dhjete dhe jame shume e lumtur kur bej bilancin e punes se bashku
me koleget e mi,talentet qe kemi nxjerre ,si ne kenge,valle,pikture,piano etj.TE
drejtosh nje QKF nuk eshte e lehte nuk duhet te konsiderohet si vend rehatie por si
vullkan ku shperthejne talentet.
6-Cila eshte kenga me e dashur per ju ,a mund ten a te na kendoni refrenin?
-Mua me perlqen dhe frymezon kenga perendimi I diellit,po jua citoj refrenin.
Kur jemi bashke ne te dy,
Do na shikojne me zili,
E do shohin nder sy ,
Sa duhemi un dhe ti.
Kete refren e kendojme shpesh ne shtepi,pasi edhe burrin e kam kompozitor,ai luan
me piano dhe kendon.

You might also like