You are on page 1of 12

Dajre

Dajre është një instrument muzikor popullorë përndryshe


një lloj defi Instrument që përdoret në muzikë popullore
shqiptare. Po ashtu ky instrument përdoret edhe nga
shqiptarët në Maqedoni ndër të cilët është i njohur edhe
me termet "dahire" dhe "tagiar".
Krahina : Fier
Gajdja
Gajdja është një instrument muzikor që përbëhet nga shakulli prej lëkure
bagëtie të vogël, buçalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarët
është e lidhur ngushtë me kultin e blegtorisë. Për këtë arsye, repertori i
gajdes përkon ngushtë me këtë sferë të jetës shqiptare. Që në kohët e
vjetra sipas Thalloczy: ilirët këndonin këngë lufte të shoqëruara me fyej
e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e përhapur në Shqipërinë e
Jugut kryesisht në Toskëri, në rrethet e Beratit, Kuçovës, Pogradecit,
Gramshit, Devollit, Korçës, Librazhdit etj.
Krahina : Elbasani
Daullja (Tupani)
Daullja ose lodra apo tupani, është instrument muzikor
popullor, nga grupi i membranofoneve.ajo perbehet me lekure
kafshe e cila perpunohet dhe pasi vendoset ne nje baze prej
druri ose metali lekura terhiqet dhe leshon tingull pasi goditet
e dy skopinj.daullja eshte nje instrument popullor i cili
perdoret ne kenge e valle.ne ditet e sotme njerezit e perdorin
per te lajmeruar per festa si bajrami por edhe ne evenimente
ose raste familiare si festime me teme popullore.
Saze
Sazja (Saze) ose Bakllama (turqisht: Bağ lama) është
një instrument muzikor kordofon me akordim përdorur në
muzikën klasike osmane, popullore turke, perse, azere,
asiriane, armene, nëpër Siri, Irak dhe Ballkan. Sipas Ramadan
Sokolit e shtrirë ndër qytetet e Kosovës, Shqipërisë së Veriut
dhe të Mesme.
Çiftelia
Çiftelia ndryshon në përmasa, më së shpeshti e akorduar në
B3 dhe E3.Tingulli në çifteli përfitohet me ndridhjen e telit të
epërm ,ndësa lartësia e tingujve përcaktohet tek teli i
poshtëm.Zakonisht punohet prej drurit të arrës të qershisë.
Çiftelia është e ndërtuar prej këtyre pjesëve: koka (ndryshe
quhet edhe edhe kupolla e çiftelis e cila në mbrendi është e
shprazët, qafa ku janë të ndara notat ose ndryshe quhen perde
(popullore fusha), dhe në
skaj të qafës ndodhe
shtrënguesit e telave të cilat
janë dy.
Lahuta
Lahuta është një vegël muzikore kordofone me një tel e
përdorur në rajonin Dinarik të Evropës Juglindore si dhe
mënyrë këndimi. Në gjeografinë shqiptare lahuta gjendej në
Malësi të Madhe, Malësi të Gjakovës, Dukagjin, Plavë, Guci,
Rugovë, Krajë, Postribë, Pukë dhe Kosovë. Lahuta përbëhet
nga një kasë druri në trajtë vezake, të zgavruar përbrenda. Kjo
zgavër e kasës mbulohet me lëkurë të regjur ose çapër, siç e
quajnë në Malësinë e Madhe, e kapur anash me kunj druri.
Krahina : Pukë, Dibër, Malësi e Madhe, Mat.
Sharkia
Sharkia është vegël muzikore popullore zakonisht me pesë
tela (2+1+2). Ka kasën të punuar nga një copë e vetme druri
dhe bishtin e gjatë me 14 perde. Përdoren edhe tipa të tjerë
sharkie, deri me 12 tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkisë janë
të thellë dhe kumbues. Me sharkinë shoqërohen në mënyrë
heterofonike një pjesë e mirë e këngëve lirike dhe epike, të
kënduara nga burrat, si dhe valle të ndryshme popullore.
Shquhet si një ndër veglat më komplekse, përdoret e vetme
ose në formacionet orkestrale si vegël kryesore.

Zumarja
Instrument aerofon, shih fj. “fifizë”. Etm. arabisht “sumara”
dhe “zuamara”, asirisht “zamaru” = të këndosh, rrënja në
hebraisht “zmr” = të këndosh, t’i biesh një vegle. Zumarja
është vegël frymore me gjuhëz të njëfishtë. Përbëhet nga tri
pjesë: pipëza, trupi dhe briri. Zumarja, si një instrument
popullor tradicional, në vendin tonë është dy llojesh: me një
tytë ose me dy tyta. Dy tytat (trupi) janë ta barabarta dhe
përbëhen nga masuri i kënetës, ose nga kocka e krahut të
shapkës ose shqiponjës, nga kallami, si dhe prej alumini ose
ndonjë metal tjetër.
Krahina : Lezhë, Pukë, Mirditë

Fleta
Eshte instrumenti me i vjeter ne agjenden e instrumenteve
popullore Shqipetare .Me tingullin magjepes qe leshon ky
instrument i thjeshtë , radhitet e para tek instrumentet frymore
. Ne kohet e lashta kur teknika dhe kushtet nuk ishin te
mira ,shqipetaret argtonin veten dhe te tjeret me melodinë e
fletes se dushkut . Me shumë e perdornin barinjet ku melodia
jehonte bjeshk pas bjeshke , pasi qe fleta ka nje tingull
depertues . Me mirë bie fleta e ahut , por nese nuk gjendet
mund te zevendesohet edhe me fletë te tjera si te arres ,
lejthisë , mollës , qershisë etj .
Fyelli (Bilbili)
I ndertuar nga druri , bilbili është instrument i hijshem dhe
mjaft i dashur per njerezit . Tingëllon bukur dhe ka tinguj te
fortë . Eshtë i ndertuar 100 % nga druri , kohet e fundit po
zevendesohet edhe nga plastika dhe alumini , por fyellit te
drurit nuk i zevendesohe tingujt aq te njomë qe leshon per
veshin e degjuesit .
Krahina : Gramsh

You might also like