You are on page 1of 10

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1

komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim i shkronjës X, x. Faqe 92 e Abetares Xixëllonja

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/detyrën e dhënë në njërën nga format e
të shprehurit.
K.5 bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e
një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: xixëllonja, xixa, xixëllon
 Përshkruan mbi bazën e figurave.
 Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën X, x.
 Qarkon shkronjën X, x të shtypit në pozicione të ndryshme Teknika dhe strategji:
të fjalës.  Bisedë rreth figurës
 Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën x dhe shkronjat e  Analizë e sintezë
mësuara.  Veprimtari në dyshe
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.
 Reciton vjershën me intonacion.

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja X, x, etiketa fjalësh, foto, libra për fëmijë, Matematikë
vjersha Arte
Edukim mjedisor

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:

Nxiten nxënësit të thonë fjalë me shkronjën x. Mësuesja i shkruan në tabelë:


Hapi 1: Bisedë rreth figurës

Mësuesja nxit nxënësit të vërejnë figurën në tekst. Nxënësit vërejnë figurën dhe tregojnë çfarë
shohin dhe çfarë kuptojnë. Ndihmohen me pyetjet:
-Çfarë shikoni?
-Çfarë po bëjnë fëmijët?
-Si duken ata?
-A keni provuar ndonjëherë ju të kapni xixëllonja?

Hapi i dytë: Analizë e sintezë

Mësuesja shkruan në tabelë titullin: Xixëllonja.


Kryhet procesi i analizës duke e ndarë fjalën në rrokje për shkëputjen e tingullit dhe shkronjës x.
Mësuesja ndihmon me pyetjet :
- Sa rrokje ka fjala xixëllonja? Sa shkronja ka? Cilat janë zanore? Po bashkëtingëllore?
Nxënësit shqiptojnë tingullin e ri x.

Hapi i tretë: Punë individuale

Lexohet vjersha strofë-strofë.


Lexim i plotë i vjershës nga disa nxënës.
Recitohet vjersha nga nxënësit që mund të jenë gati.

Demonstrim i rezultateve të arritura:

Plotësohen fjalët sipas figurave të dhëna dhe lexohen.


U përgjigjen pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Përshkruan mbi bazën e figurave.


 Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën X, x.
 Qarkon shkronjën X, x të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës.
 Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën x dhe shkronjat e mësuara.
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.
 Reciton vjershën me intonacion.

Detyra:
1. Shkruhen fjalë me shkronjën x.
2. Mësojnë vjershën përmendësh.

Refleksione:
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1
komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim e shkrim i shkronjës X, x. Abetare pune fq. 59 Xixëllonja

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen
zgjidhjen.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: xixëllonja, xixa, xixëllon
 Shkruan shkronjën X,x të shtypit mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë me shkronjën x mbi bazën e figurave të Teknika dhe strategji:
dhëna.  Lojë
 Formon e shkruan fjalë 2- 3 rrokëshe mbi bazën e rrokjeve  Punë në grup
të dhëna.  Punë individuale
 Plotëson fjalitë me fjalët e dhëna.  Veprimtari në dyshe
 Përdor si duhet shenjat e pikësimit në fund të fjalisë.

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja X,x, etiketa fjalësh, libra për fëmijë Matematikë
Arte

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:

Në etiketa mësuesja shkruan fjalët: xixëllonja, xixa, xixëllon të ndara në rrokje.


Nxënësit punojnë në dyshe për t’i renditur në mënyrë që të formohen fjalët e mësipërme.
Fjalët e formuara shkruhen në një fletë dhe formohen fjali.
Lexohen fjalitë nga nxënësit dhe shkruhen në tabelë nga mësuesja.

Veprimet në situatë:
Hapi 1: Lojë
Mësuesja ndan nxënësit në dy grupe. Njëri grup shkruan shkronjën X të madhe të shtypit, ndërsa
grupi tjetër shkruan shkronjën x të vogël të shtypit. Në momentin që mësuesja thotë TANI, nxënësit
lëvizin nëpër klasë dhe formojnë çiftet e shkronjave X-x.
Hapi i dytë: Punë në grup

Mësuesja u kërkon nxënësve të emërtojnë figurat (xixa, lexon, xixëllonja).


Lexohen fjalët në mënyrë globale dhe plotësohen kutizat bosh me shkronjën x.

Hapi i tretë: Punë individuale

Mësuesja paraqet grafikun e shkronjës X, x.


Shkruhet shkronja në tabelë.
Lihen të shkruajnë vetëm një shkronjë në Abetaren e punës dhe kur bindet se e kanë shkruar si
duhet, i lë të punojnë në mënyrë të pavarur.
Nxënësit këmbejnë librat me njëri-tjetrin për të parë si kanë punuar.

Hapi i katërt: Veprimtari në dyshe

Nxënësit punojnë në dyshe për të plotësuar detyrat e tjera në Abetaren e punës.


Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon për çdo paqartësi që mund të kenë duke i shkruar
fjalët apo fjalitë në tabelë: nxitim, nxënësi, nxehtësi, xixëllonja.
Plotësojnë fjalitë duke vendosur në vend të figurave fjalët e duhura:
Nxënësi lexon librin.
Xixëllonja xixëllon natën.
Nxënësit nxitojnë për në shkollë.
Dielli nxeh tokën.

Demonstrim i rezultateve të arritura:

Nxënësit shkruajnë fjalët: nxënës, lexon, nxiton.


Formojnë fjali me fjalët e shkruara.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Shkruan shkronjën X,x të shtypit mbi bazën e modelit.


 Shkruan fjalë me shkronjën x mbi bazën e figurave të dhëna.
 Formon e shkruan fjalë 2- 3 rrokëshe mbi bazën e rrokjeve të dhëna.
 Plotëson fjalitë me fjalët e dhëna.
 Përdor si duhet shenjat e pikësimit në fund të fjalisë.

Detyra:
1. Shkruhen fjalë me shkronjën x.
2. Shkruhen 5 fjali me shkronjat e mësuara.

Refleksione:
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1
komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim e lexim i shkronjës X, x. Faqe 93 e Abetares Xixëllonja

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 shpreh me gojë për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë
shoqëruar gjatë dëgjimit të një tregimi apo përralle.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën /problemin/detyrën e dhënë në njërën nga format e
të shprehurit.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit
duke i dëgjuar në mënyrë aktive.
K.7 realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një
formë për të shprehur emocionet e tyre.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: yll, xixëllonjë, xixëllon

 Lexon vjershën qartë dhe saktë.


 Përshkruan figurën që ilustron tekstin. Teknika dhe strategji:
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e vjershës.  Punë në grup
 Dallon titullin në pjesën e dhënë.  Punë individuale
 Pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së vjershës ose  Veprimtari në dyshe
rreth fjalëve të panjohura për të.Çfarë do të thotë?);

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja X, x, etiketa fjalësh, foto, libra për fëmijë, Matematikë
tregime, materiale vizatimi Arte
Shoqëria dhe mjedisi

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:
Mësuesja u kërkon nxënësve të plotësojnë fjalitë:
Xixëllonja xixëllon ________________
Xixëllonja shihet __________________
Xixëllonja është ___________________
Xixëllonja më pëlqen sepse __________
Nxënësit prezantojnë punën e tyre.
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Punë në grup
Mësuesja shkruan titullin në tabelë: Ylli i vogël lart në qiell.
Për çdo grup mësuesja shpërndan vargjet e strofës së parë të ndarë në rreshta.
Nxënësit rreshtojnë vargjet sipas kuptimit dhe i lexojnë.
Përsëritet veprimtaria për strofën e dytë.

Hapi i dytë: Punë individuale


Nxënësit lexojnë vjershën në libër dhe kontrollojnë renditjen që bënë më parë.
Bëjnë pyetje rreth vjershës ose për fjalët që nuk i kuptojnë.

Hapi i tretë: Veprimtari në dyshe


Nxënësit punojnë në dyshe për të formuar fjali me fjalët e dhëna në tekst.
Lexohen fjalitë e formuara dhe bëhen korrigjimet e nevojshme.

Demonstrim i rezultateve të arritura:

Nxënësit lexojnë vjershën me intonacion.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Lexon vjershën qartë dhe saktë.


 Përshkruan figurën që ilustron tekstin.
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e vjershës.
 Dallon titullin në pjesën e dhënë.
 Pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së vjershës ose rreth fjalëve të panjohura për të.Çfarë

Detyra:
1. Lexohet vjersha rrjedhshëm e me intonacion.
2. Mësohet vjersha përmendësh dhe recitohet me intonacion.

Refleksione:
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1
komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Ushtrime aplikative për shkrim dore. Shkronja X, x. Xixëllonja

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen
zgjidhjen.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: xixëllonja, xixa, xixëllon
 Shkruan shkronjën X,x mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë me shkronjën X,x mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë e fjali me shkronjat e mësuara me të diktuar. Teknika dhe strategji:
 Ruan hapësirat midis fjalëve.  Lojë
 Demonstrim
 Punë individuale
 Veprimtari në dyshe

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja X, x e dorës, etiketa fjalësh me shkrim dore, Matematikë
foto, libra për fëmijë. Arte
Edukim me të drejtat e fëmijëve

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake

Nxënësit do të kujtojnë shkronjat e mësuar të dorës duke i lexuar në tabelë korrazi.


Shkruajnë fjalë në tabelë nxënës të ndryshëm me shkronjat e mësuara dhe lexohen nga nxënësit e
tjerë:
Për çdo fjalë mësuesja pyet: Sa shkronja ka? Cilat janë zanore? Cilat janë bashkëtingëllore?
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Lojë
Mësuesja orienton nxënësit:
-Mbyllini sytë dhe ngrini lart dorën që shkruani. Provojmë të lëvizim dorën në mënyrë që të
shkruajmë shkronjën e madhe dhe të vogël të dorës X,x.
Hapi i dytë: Demonstrim

Mësuesja paraqet para nxënësve shkronjën e madhe e të vogël të dorës X,x.


Ngrihen 2-3 nxënës në tabelë për ta shkruar.
Mësuesja i udhëzon nxënësit të shkruajnë shkronjat në fletë të bardha me lapsa me ngjyra.
Më pas nxënësit shkruajnë në Abetaren e punës shkronjat dhe fjalët sipas modelit.
Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe mbasi bindet që e shkruajnë mirë i lë të punojnë në mënyrë të
pavarur.
Hapi i tretë: Punë individuale

Nxënësit shkruajnë me të diktuar fjalët dhe fjalinë në fletoren individuale:


xixa, lexon, nxiton, nxeh, nxij, xixëllon
Xixëllonja xixëllon natën.

Hapi i katërt: Veprimtari në dyshe

Nxënësit punojnë në dyshe sipas niveleve për të plotësuar balonat me shkronjën ç.


Balonat përgatiten paraprakisht dhe nxënësit shkruajnë shkronjën X, x (niveli i parë), fjalë me
shkronjën X
x (niveli i dytë) dhe fjali (niveli i tretë).
Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon për çdo vështirësi që mund të kenë.
Balonat e përgatitura vendosen në këndin e punimeve.
Nxënësit vlerësohen dhe stimulohen për pjesëmarrjen në çdo etapë të orës.

Demonstrim i rezultateve të arritura:

Nxënësit shkruajnë shkronjën X,x sipas modelit.


Shkruajnë fjalë dhe fjali me shkronjën X,x.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Shkruan shkronjën X,x mbi bazën e modelit.


 Shkruan fjalë me shkronjën X,x mbi bazën e modelit.
 Skruan fjalë e fjali me shkronjat e mësuara me të diktuar.
 Ruan hapësirat midis fjalëve.

Detyra:
1. Shkruhen nga dy rreshta me shkronjën X,x.
2. Shkruhen 3 fjali me shkronjat e mësuara.
Refleksione:

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1


komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim i faqes 92 -93 të Abetares. Ylli i vogël lart në qiell Xixëllonja

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën /problemin/detyrën e dhënë në njërën nga format e
të shprehurit.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet /detyrë, që kërkohet.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit
duke i dëgjuar në mënyrë aktive.
K.7 realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një
formë për të shprehur emocionet e tyre.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: yll, xixëllon, xixa - xixa

 Lexon vjershën rrjedhshëm e me intonacion.


 Reciton vjershën Ylli i vogël lart në qiell. Teknika dhe strategji:
 Shkruan fjali me fjalët e dhëna.  Stuhi mendimi
 Shpreh qartë mendimin e tij.  Punë në grup
 Veprimtari në dyshe

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja X,x, etiketa fjalësh, foto, libra për fëmijë, Matematikë
materiale vizatimi, videoprojektor. Arte
Edukim me të drejtat e fëmijëve

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:
Mësuesja shfaq me videoprojektor (ose me foto) pamje të qiellit natën ku duket vezullimi i yjeve dhe
nxiten nxënësit të shprehin mendimet e tyre rreth pamjeve. Ndihmohen me pyetjet:
- Çfarë shikoni?
- Si e kuptoni që janë pamje nga qielli?
- Si duken yjet?
- Pse fotot janë bërë natën?
- Çfarë ka tjetër në hapësirë?
Lexohet vjersha nga dy nxënës.
Veprimet në situatë:

Hapi 1: Punë në grupe

Nxënësit organizohen në grupe.


Secili grup do të formojë fjali me fjalët: xixëllonjë, xixa, xixëllon, shkëndijë.
Fjalitë diskutohen në grup dhe zgjidhen më të bukurat. Mund të renditen për të formuar një tekst
nëse është e mundur dhe ngjiten në një fletë të bardhë. Shkruajnë dhe një titull në fletë.
Lexohen nga nxënësit sipas grupeve.

Hapi i dytë: Veprimtari në dyshe

Nxënësit recitojnë vjershën me intonacion njëri pas tjetrit.


Shkruajnë fjali me fjalët e dhëna dhe diskutojnë në dyshe.

Demonstrim i rezultateve të arritura:

Nxënësit lexojnë vjershën rrjedhshëm e me intonacion.


Formojnë katër fjali me fjalën nxeh.
Gjejnë e plotësojnë në kutizat bosh fjalët: lexim, nxeh, xixa, nxitoj, nxin.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Lexon vjershën rrjedhshëm e me intonacion.


 Reciton vjershën Ylli i vogël lart në qiell.
 Shkruan fjali me fjalët e dhëna.
 Shpreh qartë mendimin e tij.

Detyra:
1. Shkruajnë fjalitë e detyrës së parë në tekst.
2. Punojnë me vetëdiktim fjalë me shkronjën x.
3. Vizatojnë natën me yje.

Refleksione:

You might also like