You are on page 1of 69

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___

Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 1: Të njohim ushqimet.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron gamën e ushqimeve dhe mënyrat e përpunimit të tyre.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Liston ushqimet sipas origjinës. Ushqime bimore, Ushqime shtazore,
 Dallon ushqimet e gatshme nga ushqimet e përpunuara. Ushqim i gatshëm, Ushqim i përpunuar.
 Dallon procesin e përpunimit teknologjik të ushqimit deri në ushqim
të gatshëm.
 Vlerëson ndikimin e zhvillimeve teknologjike në shtimin e larmisë
së ushqimeve dhe zhvillimin e zakoneve ushqimore.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(http://www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
ushqimeve, receta, video, prezantime, tregime për fëmijë shëndetin, TIK etj.
mbi origjinën e ushqimeve, përpunimin teknologjik të
tyre; dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të 10 min
- Nxitja për të nxënë. - Brainstorming të parashikuara gjithë klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI I -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
NJOHURIVE studimore Punë me të
-Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim informacioni gjithë klasën
- Mendo - krijo Te nxënët bashkëpunues Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI dyshe - diskuto Përmbledhje Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. - Ndërtimi i pyetjeve e strukturuar Punë me të
(loja e pyetesorit) gjithë klasën
- Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N – NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Në figurën 1 nxënsi dallon ushqimet me origjinë bimore nga ushqimet me origjinë shtazore. Cilat prej
ushqimeve mund t’i përdorim të gatshme dhe cilat kanë nevojë të përpunohen? Pse duhet të përpunohen disa
ushqime? A ndryshon ushqimi i marrë pas përpunimit? A mund të kombinohen ushqime të ndryshme gjatë
përpunimit? Si ndryshon ushqimi i përftuar?
Cilat janë disa mjete dhe mënyra që ne përdorim për të përpunuar ushqimet? Jep shembuj.
- Mësuesi/ja krijon në dërrasën e zezë një diagramë me fjalët kyçe dhe ju kërkon nxënësve të diskutojnë.
- Mësuesi/ja tregon foto të ushqimeve të ndryshme dhe nxënësit diskutojnë rreth origjinës së tyre dhe nëse
ushqimet mund të përdoren të gatshme apo duhet të përpunohen.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
Faza e parë: 10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(p. Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe.
Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet nga vijnë ushqimet dhe si i sigurojmë ato, sqarohet kuptimi i termit
“ushqim ose produkt ushqimor” dh e listohen ushqime të ndryshme me origjinë bimore dhe me origjinë shtazore.
Në vazhdim diskutohet nëse ushqimet mund të përdoren të gatshme apo mund dhe duhet të përpunohen
Faza e dyte: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon se ushqimet mund të përdoren të gatshme nga
natyra, por shumë prej tyre duhet dhe mund të përpunohen më parë nga njeriu duke përdorur mjete e mënyra, apo
metoda të ndryshme teknologjike (ndiq shembullin në libër).
Produkti që marrim pas një procesi përpunimi, quhet ushqim i përpunuar, ose ushqim i gatshëm, me veti të tjera nga
ushqimi fillestar (lënda e parë). Ky ushqim në fund të një procesi mund të jetë ose jo i ngrënshëm (p.sh. mielli).
Procesi i përpunimit të ushqimit mund të kalojë në disa etapa duke krijuar ushqime të reja.
Ajo që duhet theksuar është se koncepti “ushqim i gatshëm” është relativ, pasi ajo që është lëndë e parë e një
procesi (rruga dhe ndryshimet që përshkon ushqimi gjatë përpunimit) mund të jetë lëndë e parë e një procesi tjetër
përpunimi.
Përpunimi i ushqimeve shton larminë e ushqimeve dhe shijeve në tavolinat tona.
Me fëmijët, nëpërmjet shembullit të krahasimit të dy skemave të prodhimit të bukës në mënyrë artizanale dhe në
mënyrë industriale nxjerrim në pah rolin që luan zhvillimi i teknologjisë në lehtësimin e punës dhe shtimin e
larmisë së ushqimeve.
Vërejtje:
Gatimi brenda vetes përmbledh disa hapa përpunimi
Larja e ushqimeve, pastrimi, prerja, konservimi hyjnë në procese të përpunimit të ushqimit.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Rubrika diskuto për lloje të ndryshme të ushqimeve që përdorni ju në familje, origjina, mënyra e përpunimit.
Si i siguroni ato?
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë
nga diskutimet.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en.
Detyra dhe punë e pavarur:
- Plotëso ditarin e dietës tënde ushqimore, Detyrë 1, veprimtari praktike 1.2 (vlerësim i situatës mbi mënyrën e të
ushqyerit të fëmijëve), në shërbim të veprimtarisë dhe temave në vazhdim.
- Nxënësit nxiten të marrin pjesë në shtëpi në veprimtari për përpunimin e ushqimit (Përpuno ushqimet).
- Rekomandohen vizita në ferma apo ndërrmarrje të përpunimit të ushqimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...........................................................................................................................................................................
........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 2 (veprimtari praktike): Eksplorimi i ushqimeve në dietën tonë ushqimore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron ushqimet, mënyrat e përpunimit dhe të gatimit për një ushqyerje të shëndetshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Eksploron nëpërmjet shembujve ushqime bimore, ushqime shtazore, Ushqim i shëndetshëm, Dietë
ushqime të gatshme, ushqime të përpunuara nga dieta ushqimore. ushqimore, Ushqime bimore,
 Dallon elemente të procesin teknologjik të përpunimit të ushqimit. Ushqime shtazore, Ushqim i gatshëm,
 Vlerëson zgjedhjet e shëndetshme ushqimore. Ushqim i përpunuar.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti me fushat e tjera ose me temat
(http:// www.foodafactoflife.org.uk/ ) me foto të ushqimeve, receta, ndërkurrikulare:
video, prezantime, tregime për fëmijë mbi origjinën e ushqimeve, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
përpunimin teknologjik të tyre; dërrasa e zezë, shkumës etj. shëndetin, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Brainstormig Detyra, diskutim Punë me të gjithë 10- min
- Nxitja për të nxënë. -Parashikimi klasën
nga termat.
NDËRTIMI -Demonstrim Ndërtim i shprehive praktike Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë Detyra Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Praktikë e mbikqyrur
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
-Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10- min
PËRFORCIMI -Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. -Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
-Diskutim Përmbledhje e strukturuar

Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.
- Diskutimi i detyës 1, veprimtari praktike 1.2. Nga nxënësit kërkohen të eksplorojnë dhe dallojnë ushqimet
bimore, ushqimet shtazore, ushqimet e gatshme, ushqimet e përpunuara, teknika të përpunimit të ushqimit nga
dieta e tyre ushqimore etj.
- Nëpërmjet pyetjeve të detyrës mësuesi vlerëson dhe nxit nxënësit të vetvlerësojnë mënyrën e tyre të
ushqyerjes në respektimin e vakteve dhe zgjedhjet ushqimore.
- Mësuesi/ja vlerëson dhe nxit nxënësit të vetvlerësojnë pjesëmarrjen e tyre në përpunimin e ushqimeve dhe
përgatitjen e vakteve ushqimore.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
Faza e parë: Mësuesi/ja instrukton nxënësit për realizimin e D 2, D3, mësimi 1.2, libri aftësim teknologjik 4.
Nëpërmjet tyre kërkohet, që nxënësit të dallojnë ushqimet bimore dhe shtazozore si dhe të eksplorojnë mënyra të
përpunimit të ushqimeve.
Ata nxiten të diskutojnë në lidhje me zgjedhjet. Mësuesi/ja mund të ndërtojë një tabelë në dërrasë dhe nxënësit e
plotësojnë me radhë. Nxënësit bëjnë dallimet midis ushqimeve bimore dhe shtazore, të gatshme për t’u përdorur
dhe ushqimeve të përpunuara apo gatuara.
Faza e dytë: Mësuesi/ja instrukton nxënësit për realizimin e D 4, mësimi 1.2. Pasi plotësojnë tabelën e detyrës,
nxënësit nxiten të marrin pjesë në diskutime. Ata eksplorojnë mënyra të përpunimit të ushqimit. Ata i drejtojnë
pyetjet njëri-tjetrit /grupeve të tjera dhe vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Faza e tretë Mësuesi/ja instrukton nxënësit për realizimin e D 5, libri aftësim teknologjik 4, veprimtaria 1.2.
Nxënësit duhet të theksojnë nëpërmjet shembullit elementet e procesit teknologjik të përpunimit të ushqimit (lëndët
e para, mjetet, metodat e përpunimit, hapat e përpunimit deri në ushqim të gatshëm). Nxënësi duhet të tregojë nëse
ushqime të caktuara mund të vazhdojnë e të përpunohen më tej.
Vërejtje: Nëse shkolla ka mundësi reale të punës në kuzhinë mund të realizohet praktikisht përgatitja e kosit. I
rekomandohet mësuesit të parapërgatisë mjedisin dhe mjetet e punës. Gjithashtu duhet të theksojë dhe të kërkojë
nga fëmijët të zbatojnë rregulla të higjenës personale (veshja, larja e vazhdueshme duarve, maska për të sëmurët
etj), higjenës së mjedsit dhe mjeteve, higjenës së ushqimit si dhe rregulla të sigurisë dhe ruajtjes së mjedisit
gjatë veprimtarive.

Shënim: Në internet mund të gjenden postera të rregullave të higjenës dhe sigurisë, të cilat afishohen në mjedisin e
punës dhe fëmijët i rikujtjnë vazhdimisht ato.
Mësuesi/ja demostron dhe diskuton hapat e përgatitjes së ushqimit duke theksuar elementet e procesit teknologjik
duke përfshirë fëmijët në disa faza të veprimtarisë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë mbi detyrat, veprimtaritë dhe të vlerësojnë elementet e procesit të përpunimit
të ushqimit.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: D 5, libri aftësim teknologjik 4, veprimtaria 1.2. Nxënësit udhëzohen të përsëritin
veprimtarinë në shtëpi me ndihmën e të rriturve dhe t’u përgjigjen pyetjeve të detyrës.
-Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari praktike për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 3: Zgjedhja e ushqimeve sipas vakteve për një ushqyerje të shëndetshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zgjedh ushqimet sipas vakteve për një ushqyerje të shëndetshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Përzgjedh lloje të ndryshme të ushqimeve të gatshme apo të përpunuara, Ushqyerje e shëndetshme,
sipas grupeve ushqimore për një ushqyerje të shëndetshme. Vakt ushqimor, Racion
 Vlerëson zgjedhjen e ushqimeve dhe racioneve ushqimore sipas vakteve për ushqimor.
një ushqyerje të shëndetshme.
 Vlerëson zbatimin e hapave për një ushqyerje të shëndetshme.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
( http://www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të ushqimeve, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
video, dërrasa e zezë, shkumës etj. shëndetin, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. - Brainstorming të parashikuara klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI I -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
NJOHURIVE studimore Punë me të
- Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim informacioni gjithë klasën
-Mendo-krijo dyshe- Te nxënët bashkëpunues Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI diskuto Përmbledhje Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. -Ndërtimi i pyetjeve e strukturuar Punë me të
(loja e pyetesorit) gjithë klasën
-Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Diskutimi i detyrës D.5, veprimtari praktike 1.2.Vlerësohen eksperiencat e nxënësve gjatë përpunimit të
ushqimit dhe theksohen elemente të procesit teknologjik (lëndë të para, mjete, hapa, metoda, procese, ushqim i
gatshëm).
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë, nëpërmjet situatës së
të nxënit duke theksuar se sa e rëndësishme është ushqimi i larmishëm dhe zgjedhja e ushqimeve të
shëndetshme.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Nxënësit në pjesën e parë të mësimit rifreskojnë grupet ushqimore të piramidës (të njohura në Dituri Natyre) dhe
rolin e lëndëve ushqyese për shëndetin. Kjo do të ndihmojë nxënësit në zgjedhjen praktike të ushqimeve të
gatshme apo të përpunuara sipas vakteve dhe racioneve ushqimore duke zbatuar hapat për një ushqyerje të
shëndetshme.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të
drejtuar). Mësuesi diskuton dhe shpjegon me anë të figurës në libër se si në mënyrë të thjeshtë mund të bëjmë
zgjedhjet sasiore dhe cilësore të ushqimeve për një ushqyerje të shëndetshme. Nxënësit dhe mësuesi/ja
vlerësojnë zgjedhjet sasiore dhe cilësore të ushqimeve si faktor i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit.
- Mësuesi/ja pyet nxënësit për kuptimin e fjalës “vakt ushqimor” dhe “racion ushqimor” dhe shkruan në
dërrasë përgjigjet e nxënësve. Shpjegohet kuptimi i termit “racion ushqimor” dhe mund të jepen shembuj
konkretë praktikë të racioneve ushqimore sipas grupeve (shih faqen e rekomanduar në internet).
- Mësuesi/ja thekson se gjatë përpunimit ushqime të ndryshme kombinohen me njëri tjetrin, ndaj është e
rëndësishme të njihen apo deklarohen përbërësit e ushqimeve.
- Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë hapat që duhen mbajtur parasysh për ushqyerje të shëndetshme.
Klasa ndahet në dy grupe dhe në tabelë jepen shembuj të ushqimeve të shëndetshme dhe ushqimeve që duhen
përdorur me masë.

- Mësuesi/ja thekson se për një ushqyerje të shëndetshme janë të rëndësishme jo vetëm zgjedhjet
sasiore dhe cilësore të ushqimeve, por edhe përpunimi dhe ruajtja e ushqimeve në mënyrë të sigurt dhe të
pastër (shih foton pas këtij ditari - e cila mund të përgatitet në formë posteri edhe nga vet nxënësit, në
bashkëpunim me lëndën e vizatimit, ose me kompjuter- pasi është e rëndësishme për tu rikujtuar në mënyrë të
vazhdueshme gjatë gjithë programit të kësaj tematike).
- Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë rreth llojeve të ushqimeve që mund të zgjedhin sipas grupeve të
rekomanduara në libër, në tabelën “Cilat ushqime mund të zgjedhim sipas grupeve?”. Kjo do të ndihmojë
nxënësit të dallojnë se si ushqime të ndryshme mund të zëvendësojnë njëri tjetrin në mënyrë praktike.
Nga mësuesi/ja duhet theksuar edhe një herë rëndësia e racionit ushqimor, i cili është i ndryshëm për ushqime të
ndryshme - fruta të freskëta, fruta të thata, lëng frutash etj.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Nxënësit me rubrikën diskuto nxiten të eksplorojnë ushqime të gatshme apo të përpunuara sipas grupeve, të cilat
mund të zgjidhen sipas vakteve për një ushqyerje të shëndetshme duke patur parasysh zgjedhje cilësore dhe sasiore
të tyre.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: D1, veprimtari praktike 1.4
Nxënësit nxiten, në prani të të rriturve të marrin pjesë në veprimtari praktike për përgatitjen dhe shërbimin e
ushqimit në familje.
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 4 (Veprimtari praktike): Vaktet e mia
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zgjedh ushqimet sipas vakteve për një ushqyerje të shëndetshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Shpjegon zbatimin në dietën ushqimore të rekomandimeve për Ushqim që duhet përdorur me masë,
një ushqyerje të shëndetshme. Ushqim i shëndetshëm
 Kombinon përbërës dhe racione ushqimore sipas vakteve duke
zbatuar hapat për një ushqim të shëndetshëm.
 Vlerëson zgjedhjet sasiore dhe cilësore të ushqimeve si faktor
i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(http://www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të ushqimeve, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
prezantime, videoprojektor, dërrasa e zezë, shkumës etj. shëndetin, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. klasën
Punë me grupe
NDËRTIMI I - Demonstrim Ndërtim i shprehive praktike. Punë individuale 25-min
NJOHURIVE i veprimtarisë Detyra Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
- Diskutim Përmbledhje e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N – NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.
- Diskutimi i detyës 1, veprimtari praktike 1.4. Nxënësit kanë plotësuar detyrën dhe diskutojnë me njëri-
tjetrin dhe mësuesi/n për mënyrën se si ata kanë vepruar në të shkuarën për zgjedhjet e tyre ushqimore të një
dite (nga ditari i ushqimit).
- Nëpërmjet pyetjeve të detyrës mësuesi kupton dhe nxit nxënësit të vetvlerësojnë mënyrën e tyre të
ushqyerjes bazuar në respektimin e vakteve dhe zgjedhjet e tyre ushqimore.
- Mësuesi nxit nxënësit të sjellin shembuj të ushqimeve (të gatshme apo të përpunuara) të shëndetshme dhe
ushqimeve që duhen përdorur me masë duke i vendosur në tabelë të ndara në dy kolona. Mësuesi inkurajon
nxënësit për zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Faza e parë: Mësuesi instrukton nxënësit për realizimin e D2, libri aftësim teknologjik 4, mësimi 1.4.
Nëpërmjet udhëzimeve të fjalive në ushtrim ata mësojnë të përzgjedhin dhe të kombinojnë në mënyrë të thjeshtë
përbërës të ndryshëm ushqimore për të krijuar vaktin e mëngjesit. Lexohet detyra dhe nxënësit kontrollojnë dhe
diskutojnë.
- Mësuesi instrukton nxënësit për realizimin e D 3, libri aftësim teknologjik 4, mësimi 1.4. Nxënësit këtu mund të
përdorin tabelën në libër, në faqen 11, “Cilat ushqime mund të zgjedhim sipas grupeve?” Në detyrë kërkohet, që
nxënësit në mënyrë praktike të krijojnë vaktin e tyre të mëngjesit me të paktën 3 grupe ushqimore.
- Në faqen e internetit të rekomanduar, sipas mundësive, mund të printoni për nxënësit fletë pune me figura për
ndërtimin e mëngjesit.
- Faza e dytë : Mësuesi instrukton nxënësit për realizimin e D 3, mësimi 1.2, mësimi 1.4. Pasi plotësojnë tabelën
e detyrës, nxënësit nxiten të marrin pjesë në diskutime duke sjellë shembuj në tabelë. Ata eksplorojnë përbërës
dhe mënyra të kombinimit të ushqimeve të ndryshme, për të krijuar në mënyrë të thjeshtë pjata të shëndetshme.
- Faza e tretë Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë rreth pjesëmarrjes së tyre në veprimtari që lidhen me
përpunimin apo gatimin e ushqimeve që ata kanë zgjedhur. Ata i drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit /grupeve të tjera
dhe vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
- Shënim: Nëse shkolla ka mundësi reale të punës në kuzhinë (mencë) mund të realizohet praktikisht në formë
ushtrimesh, përgatitja e pjatave të ndryshme të shëndetshme duke vendosur ushqime të gatshme të përpunuara
ose jo sipas modelit në libër (figura 2, D 3, pjata e shëndetshme). Nxënësit më pas nxiten të diskutojnë për
mënyrat se si mund të përpunohen ushqimet e prezantuara në pjatë.
- Mësuesi duhet të orientojë nxënësit drejt mënyrave të shëndetshme të përpunimit, të cilat nxënësi do t’i mësojë
në mësimet e ardhshme.
- Vërejtje: Ndërtimi i pjatës së shëndetshme synon që në mënyrë praktike fëmijët të mësohen të ndërtojnë vaktin e
tyre ushqiomor, por e rëndësishme është edhe zgjedhja e ushqimeve dhe kombinimi i tyre për vaktet e
ndërmjetme dhe i të gjithë menusë ditore, javore e më tej. Këto nxënësi do t’i mësojë më pas në programin e
aftësim teknologjik 6.
- Mësuesi duhet të theksojë gjithashtu edhe rëndësinë e madhësisë së racioneve ushqimore.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë mbi detyrat, veprimtaritë dhe vlerësojnë elementet e procesit të përpunimit të
ushqimit.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Nxënësit nxiten, në prani të të rriturve të marrin pjesë në veprimtari praktike për
përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 5: Pajisjet dhe mjetet e punës në kuzhinë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron pajisje dhe mjete të punës në kuzhinë sipas funksionit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Eksploron pajisje dhe mjete të punës në kuzhinë sipas funksionit. Mjedisi i kuzhinës,
 Përzgjedh pajisjet dhe mjetet në kuzhinë sipas funksionit dhe vlerëson Mobilie kuzhine,
rëndësinë e përdorimit të tyre në kuzhinë. Pajisje kuzhine,
 Vlerëson rëndësinë e zbatimit të rregullave të sigurisë, higjenës dhe ruajtjes Mjete pune në kuzhinë.
së mjedisit gjatë përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të punës në kuzhinë
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(http://www.foodafactoflife.org.uk/), foto nga internet të Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
pajisjeve dhe mjeteve të punës në kuzhinë, video prezantimi dhe shëndetin, TIK etj.
funksioni të pajisjeve dhe mjeteve të punës në kuzhinë, projektor,
dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming të parashikuara klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE studimore Punë me të gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim informacioni klasën
-Diskutim Te nxënët bashkëpunues Punë me të gjithë 10 min
PËRFORCIMI Përmbledhje e strukturuar klasën
-Konsolidimi i të nxënit.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit të kompetencave e veprimtaritë, nëpërmjet situatës të nxënit.
- Mjedisi i kuzhinës dhe koha që kalojmë në kuzhinë janë mjaft të rëndësishme, pasi aty jo vetëm gatuajmë dhe
hamë ushqimin, por kalojmë edhe kohë të bukur me familjen.
- Nxënësit nëpërmjet pyetjeve nxiten të tregojnë për mjedisin e tyre të kuzhinës, pajisjet dhe mjetet ndryshme të
cilat i përdorin në shtëpinë e tyre.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të
drejtuar). Mësuesi diskuton dhe shpjegon me anë të figurës në libër për mjedisin e kuzhinës, pajisjet dhe mjetet e
punës në kuzhinë, të cilat kanë funksione të ndryshme.
- Mësuesi/ja shpjegon kuptimin e fjalës “mobile kuzhine’ (dollapë e rafte, tavolina, karrige); “pajisje kuzhine”
(soba, frigoriferi, mikrovale, ekspresi etj), “mjete të punës në kuzhinë”( thika, dërrasa pune, tasa, tava, hapëse
shishesh, pjata etj).
- Mësuesi/ja përgatit në tabelën e zezë 6 kolona ( me pajisjet dhe mjetet e punës në kuzhinë sipas funksionit)
dhe nxënësit shkruajnë emra të pajisjeve dhe mjeteve të ndryshme që i takojnë kolonave përkatëse. Nxënësit
nxiten të kujtojnë sa më shumë emra të pajisjeve dhe mjeteve të kuzhinës. Ata diskutojnë rreth funksionit të tyre.
- Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë rreth rëndësisë së përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të kuzhinës. Ai
thekson se materialet e pajisjeve dhe mjeteve janë mjaft të rëndësishme dhe ndikojnë në mënyrën e përpunimit të
ushqimeve (shembuj qelqi, balta, porcelani, tava alumini, silikoni, druri etj) dhe ruajtjes së tyre.
- Mësuesi thekson se sa e rëndësishme është të njihen dhe të zbatohen rregullat e higjenës së ushqimit,
higjenës personale, higjenës dhe mirëmbajtjes së mjedisit, pajisjeve dhe mjeteve të kuzhinës.
Këshilla për higjenën personale - mund të përgatiten poster- (lidh ose mbulo flokët; pre thonjtë; qëndro i
pastër; vish përparëse dhe e ndërro atë shpesh; laj duart me sapun e ujë të ngrohtë vazhdimisht për të paktën një
minutë të plotë; mbulo ndonjë prerje ose plagë të hapur që mund të keni me një fashë përpara gatimit; vendos
maskë kur je i sëmurë; mos lëpi lugën, mjetet ose gishtat gjatë gatimit).
Këshilla për higjenën e mjedisit dhe mjeteve - (përdor peceta pastrimi të ndryshme nga ato të fshirjes së enëve
të lara, ndërroi dhe laji ato shpesh; përdor enë të pastra për të vendosur ushqimet; laj me ujë të ngrohtë e
detergjentë mjetet, enët dhe sipërfaqet e punës para, gjatë dhe pas gatimit. Shpëlaji mirë me ujë të ngrohtë dhe
lëri të kullojnë ose thaji me peceta të pastra pambuku; zgjidh përbërës organik për pastrim dhe larje (sodë buke,
uthull, kripë etj).
- Mësuesi thekson rëndësinë e zbatimit të rregullave të sigurisë gjatë përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve në
kuzhinë dhe këshillon nxënësit të kryejnë veprimtari në kuzhinë në prani të të rriturve.
- Mësuesi thekson rëndësinë e zbatimit të rregullave të ruajtjes së mjedisit gjatë veprimtarive në kuzhinë.
Ndaj mbeturinat e ushqimit dhe largoji ato në vendet e caktuara.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Përmbledhje e mësimit. Prezantohen foto të pajisjeve dhe mjeteve të punës në kuzhinë. Nxënësit gjejnë emërtimin,
funksionin dhe diskutojnë rreth materialeve.
Rekomandohen: Vizita në dyqane apo markete ku tregëtohen pajisje dhe mjete pune në kuzhinë.
Mjedise reale të punës në kuzhinë (menca) ku mund të demostrohet edhe përdorimi i pajisjeve dhe mjeteve të
ndryshme.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Rubrika “Përpuno ushqimet”
Nxënësit nxiten të vizitojnë dyqane apo markete ku tregëtohen pajisje dhe mjete pune në kuzhinë dhe të marrin pjesë
në prani të të rriturve, në veprimtari për përdorimin e tyre në familje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:............................................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 6 (veprimtari praktike): Përdorimi i pajisjeve dhe i mjeteve të punës në kuzhinë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron përdorimin e pajisjeve dhe të mjeteve të punës në kuzhinë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Përzgjedh pajisje dhe mjete të punës në kuzhinë sipas funksionit.
 Përdor pajisje dhe mjete pune në kuzhinë për përpunimin e ushqimeve në prani të të rriturve.
 Vlerëson rëndësinë e përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të punës në kuzhinë.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare /
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http://www.foodafactoflife.org.uk/) Lidhjet me fushat e tjera ose me
me foto të ushqimeve, receta, video të prezantimit të teknikave të përdorimit të temat ndërkurrikulare:
mjeteve, dërrasa e zezë, shkumës etj. Shkencat e natyrës, shkencat
- Ushqime të ndryshme (oriz, sheqer, qumësht, ujë etj) shoqërore, artet, shëndetin, TIK etj.
- Mjete të ndryshme matëse në kuzhinë: peshore, lugë me masa, mjete matëse
për lëngje, mjete rrethanore matëse (lugë të ndryshme, filxhanë, gota, tasa etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI I KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Brainstormig Lexim, diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. grupin
NDËRTIMI I -Demonstrim Ndërtim i shprehive praktike. Punë individuale 25-min
NJOHURIVE i veprimtarisë Detyra Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
-Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI -Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. -Diskutim Te nxënët bashkëpunues
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.
- Diskutohet detyra e shtëpisë me nxënësit: Rubrika “Përpuno ushqimet”
- Nxënësit diskutojnë rreth detyrës duke sjellë eksperiencat e tyre në lidhje me pajisjet dhe mjetet e punës në
kuzhinë që kanë përdorur për përgatitjen e një ushqimi.
- Mësuesi në bashkëpunim me nxënësit shënon në dërrasë duke ndarë sipas grupeve pajisjet dhe mjetet e
kuzhinës të listuara nga nxënësit.
- Mësuesi instrukton nxënësit për D.1 dhe D. 2 mësimi 1.6, Aftësim teknologjik 4 e më pas bikqyr nxënësit
gjatë detyrave. Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë për pajisjet dhe mjetet e prezantuara në ushtrim dhe funksionin
e tyre. Nëpërmjet ushtrimit nxënësit eksplorojnë lloje të ndryshme të pajisjeve dhe mjeteve të kuzhinës
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Mësuesi ka përgatitur mjetet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë D. 3, mësimi 1.6 “Përdorimi i
mjeteve matëse në kuzhinë”.
- Pas demostrimit nga mësuesi, nxënësit mund të punojnë në grupe duke përdorur mjete të ndryshme të matjes
dhe duke mbajtur shënime (shih figurë e D.3, mësimi 1.6). Ata kryejnë matje me mjete të ndryshme dhe
krahasojnë rezultatet e tyre. Veç mjeteve matëse mund të përdoren edhe mjete matëse praktike.
Mjete matëse praktike ne kuzhinë për matjen e vëllimit:
1 lugë çaji = 5 ml
1 lugë supe e vogël = 10 ml = 2 luge çaji
1 lugë e madhe supe=15ml = 3 luge caji
1filxhan kafe = 40 ml
1 filxhan çaji = 190 ml = 16 luge supe = 48 luge caji
1 gotë ujë e mesme = 200 ml
1 gotë ujë e madhe = 250 ml

Mjete matëse praktike ne kuzhinë për matjen e peshës:


1 lugë çaji = 5gr
1 lugë supe e vogël rrafsh = 10 gr
1 lugë e madhe supe=15gr
1filxhan kafe = 40ml
1 filxhan çaji = 150 gr
1 gotë ujë e mesme = 200 gr
1 gotë ujë e madhe = 250 gr
- Mësuesi thekson rëndësinë e përdorimit të mjeteve matëse në kuzhinë në gatimin e ushqimit.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Përmbledhje e veprimtarive ku theksohet rëndësia e përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës si dhe rëndësia e
zbatimit të rregullave të higjenës, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në grupe nxënësit bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga
diskutimet.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, veprimtarive, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Detyra 4, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.6
Nxënësit nxiten në prani të të rriturve të realizojnë larjen, pastrimin dhe prerjen e ushqimeve të ndryshme në forma
duke përdorur dërrasën e prerjes (e cilavendoset mbi nje pecete për të mos rrëshqitur), thika apo mjete të tjera.
Nxënësit krijojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve.
Duke zbatuar rregullat e higjenës sigurisë dhe ruajtjes së mjedisit. Në faqen e rekomanduar tek burimet gjeni material
dhe video për teknikat e përdorimit të mjeteve dhe prerjet e ushqimeve (për fëmijë).

Shënim: Nëse shkolla ka kuzhinë mund të demostrohen nga kuzhinieri disa teknika të pastrimit, larjes dhe prerjes së
ushqimeve me forma të ndryshme në dërrasën e prerjes si dhe të kombinimeve në pjatë të ushqimeve me forma të
ndryshme.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..............................................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 7: Gatimi i ushqimit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Dallon procesin dhe metodat e përpunimit të ushqimit për një ushqyerje të shëndetshme
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Dallon elementet e procesit teknologjik të gatimit të ushqimit Gatim, Metoda të gatimit, Përpunim i ftohtë,
nëpërmjet shembujve të thjeshtë. Zierje, Zierje me avull, Zierje me presion,
 Vlerëson rëndësinë e përpunimit të ushqimit për ruajtjen e Skuqje, Tiganisje, Pjekje në zgarë, Pjekje në
shëndetit dhe shtimin e larmisë së ushqimeve. furrë, Pjekje në furrë me avull e kombinuar,
 Vlerëson zgjedhjen e metodave të gatimit si element i Pjekje në saç, Pjekje në zjarr me dru, Gatim
rëndësishëm i ushqimit të shëndetshëm. me mikrovalë etj.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ( http:// fushat e tjera ose me temat
www.foodafactoflife.org.uk/ ), foto, receta, video, prezantime të ndërkurrikulare:
teknikave të gatimit, dërrasa e zezë, shkumës etj. Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
shëndetin, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming të parashikuara klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI I -VLD Shkëmbim Punë në grupe 25 min
NJOHURIVE informacioni Punë me gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes klasën
-Mendo-krijo dyshe-diskuto Te nxënët Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI -Ndërtimi i pyetjeve bashkëpunues Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. (loja e pyetesorit) Përmbledhje Punë me gjithe
-Diskutim e strukturuar klasën
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Prezantohet tema, rezultatet e të nxënit, veprimtaritë duke vlerësuar rëndësinë e përpunimit apo gatimit
të ushqimit.
- Nxënësit nxiten të tregojnë nëpërmjet situatës së të nxënit elemente të procesit të gatimit të ushqimit.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- VLD - Mësuesi shpjegon skemën e procesit tekniknologjik të gatimit dhe kërkon nga nxëësit të japin
shembuj të thjeshtë të gatimit të ushqimeve duke nxjerrë në pah nëpërmjet tyre elementet teknologjikë
(përzgjedhja e lëndëve të para dhe ndihmëse, përzgjedhja e mjeteve teknologjike, hapat dhe metoda e gatimit,
ushqim i gatshëm ).
- Mësuesi thekson rëndësinë e zgjedhjes së enëve dhe energjisë që përdorim në gatim knë kohën dhe cilësinë e
gatimit.
- Nxënësit nxiten nëpërmjet pyetjeve të eksplorojnë sa më shumë metoda të përpunimit të ushqimit. Mësuesi
shënon në dërrasë metoda të përpunimit të ushqimit duke i vendosur të ndara në grupe. Mësuesi shpjegon se
ushqimet mund të përpunohen me mënyra të ndryshme (vetëm në të ftohtë, vetëm në të nxehtë dhe me
kombinime të tyre).
- Mësuesi nxit nxënësit të krahasojnë dhe të vlerësojnë metodat e ndryshme të gatimit.
- Mësuesi pyet nxënësit për metodat e përpunimit, të cilat ata i përdorin në familje dhe shpjegon rëndësinë e
zgjedhjes së metodave të përpunimit të ushqimit për një ushqyerje të shëndetshme.
- Shënim: Nëse në shkollë ka kuzhinë mund të demostrohen konkretisht metodat e përpunimit të ftohtë dhe të
nxehtë të ushqimit apo edhe metoda të kombinuara.
- Mësuesi thekson zbatimin e rregullave të higjenës, sigurisë dhe ruajtjes së mjedisit.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
- Mësuesi kërkon nga nxënësit të listojnë ushqime, të cilat janë gatuar duke përdorur metoda të përpunimit të
ftohtë, metoda të përpunimit të nxehtë, metoda të kombinuara dhe shënon ushqimet në kolonat përkatëse sipas
metodës apo metodave të përpunimit që janë përdorur.
- Nëpërmjet ushtrimit nxënësit eksplorojnë ushqime të ndryshme, përcaktojnë metodën e gatimit dhe
vlerësojnë metoda të shëndetshme. Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin gjatë veprimtarive dhe
pjesëmarrjes në diskutime.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Rubrika diskutoj.
Nxënësit nxiten në prani të të rriturve të marrin pjesë në veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në
familje dhe të zgjedhin më shpesh metoda të shëndetshme të përpunimit të ushqimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:............................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim Shkalla: II Klasa: 4-ët
teknologjik
Tema 8 (veprimtari praktike): Metoda të gatimit të ushqimit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron metoda të përpunimit dhe gatimit të ushqimeve për një ushqyerje të shëndetshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe
temës:
 Vetvlerëson përzgjedhjen e metodave të gatitimit në Gatim, Metoda të gatimit, Përpunim i ftohtë,
ushqimet e dietës së tij/ saj. Zierje, Zierje me avull, Zierje me presion, Skuqje,
 Dallon elementet e procesit teknologjik të gatimit. Tiganisje, Pjekje në zgarë, Pjekje në furrë, Pjekje
 Eksploron për ushqime të ndryshme metodat e përpunimit në furrë me avull e kombinuar, Pjekje në saç,
që janë përdorur. Pjekje në zjarr me dru, Gatim me mikrovalë etj.
 Vlerëson rëndësinë e zgjedhjes së metodave të gatimit për
një ushqyerje të shëndetshme.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http:// tjera ose me temat ndërkurrikulare:
www.foodafactoflife.org.uk/ ) me foto të ushqimeve, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet, shëndetin,
receta, video me prezantime të metodave të gatimit, TIK etj.
tregime për gatimin e recetave të thjeshta, videoprojektor,
dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Brainstormig Diskutim Punë me të gjithë 10- min
- Nxitja për të nxënë. grupin

NDËRTIMI I -Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min


NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
-Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10- min
PËRFORCIMI -Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. -Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
-Diskutim Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N – NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta

- Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë rreth detyrës së shtëpisë “Rubrika diskutoj”. Nxënësit sjellin shembuj të
metodave të gatimit, të cilat i zbatojnë më shpesh në familjet e tyre. Ata diskutojnë për pjesëmarrjen e tyre në
veprimtari të përpunimit të ushqimit në familje dhe hapat dhe procesin e gatimit
- Mësuesi duhet të theksojë rëndësinë e zgjedhjes më
të shpeshtë të metodave të shëndetshme të gatimit.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Detyra 1, libri aftësim teknologjik 4, Veprimtari praktike 1.6
- Nëpërmjet ushtrimit dhe diskutimeve mësuesi kupton në se nxënësit e kuptojnë procesin e gatimit dhe metodat,
njihet me mënyrën e ushqyerjes dhe metoda të gatimit që përdoren më shpesh në familjet e tyre. Nxënësit
vetvlerësojnë procesin e gatimit dhe metodat e gatimit që ata kanë përdorur në dietën e tyre ushqimore.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Nxënësit udhëzohen për kryerjen e detyrës D 2, libri Aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.8. Ata plotësojnë
detyrën dhe diskutojnë rreth saj nëpërmjet shembujve të marrë.
- Mësuesi udhëzon nxënësit për realizimin e D 2, Libri Aftësim teknologjik 6, mësimi 1.8 e më pas shënon në tabelë
rezultate e detyrës duke theksuar zgjedhjen më të shpeshtë të metodave të rekomanduara për një ushqim të
shëndetshëm.
- Mësuesi udhëzon nxënësit për kryerjen e veprimtarisë D 3 (pika a, b) , libri Aftësim teknologjik 4, veprimtari
praktike 1.8. Qëllimi i detyrës është që nxënësit të eksplorojnë dhe të dallojnë sa më shumë metoda të përpunimit të
ushqime të përdorura në gatime të ndryshme. Nxënësit dhe mësuesi diskutojnë rezultatet e detyrës. Bëhen
vlerësime dhe përgjithësime.
- Vërejtje: Për realizimin e kësaj veprimtarie rekomandohen veprimtari konkrete në kuzhinë (në shkollat ku ka
kuzhinë), ku mund të demostrohen nga kuzhinieri dhe të zbatohen procese e metoda të ndryshme të përpunimit të
ushqimit. Nxënësit duhet të përfshihen, me ndihmën e të rriturve në gatimin e ushqimeve të thjeshta (sallata të
freskëta, biskota, supa, pica, etj)
- Mund të bëhen prezantime me foto të ushqimeve (si psh shembull D3), tregime për procesin e gatimit të një
ushqimi (psh pica) dhe nxënësit në formë loje pasi dëgjojnë shënojnë elementet e procesit teknologjik të gatimit,
vizitë në një biznes prodhues ushqimi etj
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Nxënësit nxiten të diskutojnë, të japin shembuj të ushqimeve të gatuara me metoda të shëndetshme të
përpunimit.Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: D 3 (pika c) , libri Aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.8.
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...............................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 9: Hapa të gatimit sipas recetës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zbaton hapat e gatimit sipas recetës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Lexon recetën për gatimin e ushqimeve duke vlerësuar rubrikat e saj. Recetë gatimi,
 Gatuan ushqime (në prani të të rriturve) duke zbatuar me korrektësi recetën dhe Hapa të gatimit.
hapat e gatimit.
 Vlerëson zbatimin me korrektësi të recetës, të hapave të procesit teknologjik, për
përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme.
 Vlerëson ushqimin e gatuar (pamjen, aromën, shijen etj) dhe shpenzimet e gatimit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare /
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti Lidhjet me fushat e tjera ose me
(http://www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të ushqimeve, receta, video temat ndërkurrikulare:
me prezantime të gatimeve të ndryshme, videoprojektor, mjete të punës në Shkencat e natyrës, shkencat
kuzhinë dhe lënda e parë sipas recetave (sipas mundësive) ,dërrasa e zezë, shoqërore, artet, shëndetin, TIK etj.
shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. - Brainstorming të parashikuara klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE studimore Punë me gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim klasën
informacioni
- Mendo - krijo Te nxënët Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI dyshe-diskuto bashkëpunues Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. - Ndërtimi i pyetjeve Përmbledhje Punë me gjithe
(loja e pyetesorit) e strukturuar klasën
- Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Mësuesi prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen gjatë orës mësimore.
Diskutohet detyra e shtëpisë D 3 (pika c), libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.8.
- Nxënësit nëpërmjet ushtrimit kanë marrë pjesë në veprimtari të gatimit të ushqimit dhe tregojnë mbi procesin e
gatimit dhe hapat e ndjekur.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Faza e parë: 10 minuta
- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(p. Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe.
- Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
- Në bashkëpunim me nxënësit diskutohen nga situata hapat për gatimin e ushqimit, të cilat në fakt fillojnë më parë
me planifikimin e ushqimit, blerjen (këto do të trajtohen më me hollësi në programin e aftësim teknologjik 5, 6) e
më pas me procesin e gatimit.
- Faza e dyte: 15 min: (shpjegim dhe diskutim).
- Mësuesi/ja shpjegon rëndësinë e zbatimit me korrektësi të hapave të gatimit. Nxënësit nxiten të sjellin shembuj të
hapave që kanë ndjekur për gatimin e një ushqimi dhe mësuesi liston në dërrasë hapat e gatimit.

- Më pas, në libër, nëpërmjet shembullit të recetës nxënësit dhe mësuesi diskutojnë për rubrikat e saj.
- Mësuesi thekson rëndësinë e planifikimit të gatimit të ushqimeve sipas recetës dhe diskutojnë në lidhje me
shpenzimet e gatimit dhe rëndësinë e llogaritjes së tyre (këto do të zhvillohen më gjerë në programin aftësim
teknologjik 6).

- Shënim: Në shkollat ku është mundësia e kuzhinës reale mund të planifikohet përgatitja e recetës në libër apo e
recetave të tjera duke theksuar elemente të recetës, hapat e planifikimit, gatimit dhe llogaritjen e shpenzimeve.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Mendo - krijo dyshe - diskuto / Ndërtimi i pyetjeve / loja e pyetësorit /
Zhvillimi i lojës së pyetësorit: Nxënësit nëpërmjet njohurive të marra, mendojnë për dy minuta në heshtje, skicojnë
pyetësorin. (punë individuale).
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë
nga diskutimet.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Rubrika Përpuno ushqimet
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari që lidhen me planifikimin, gatimin sipas hapave të recetës dhe
llogaritjen e shpenzimeve për gatimet e tyre.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:............................................................................................................................................................................

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 10 (Veprimtari praktike): Hapa të gatimit sipas recetës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zbaton hapat për gatimin e ushqimeve duke përdorur metoda të ndryshme të përpunimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Planifikon gatimin e ushqimit sipas recetës për një numër të caktuar personash. Lista e blerjes
 Harton listën e blerjeve për gatimin e ushqimit. Shpenzime për gatim
 Përzgjedh mjetet për gatimin e ushqimit. Recetë gatimi
 Gatuan ushqime (në prani të të rriturve) duke zbatuar me korrektësi recetën Hapa të gatimit
dhe hapat e gatimit. Vlerësim i ushqimit
 Vlerëson zbatimin me korrektësi të recetës, të hapave të procesit teknologjik,
për përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme.
 Vlerëson ushqimin e gatuar (pamjen, aromën, shijen etj) dhe shpenzimet e gatimit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti fushat e tjera ose me temat
(http:// www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të ushqimeve, receta, ndërkurrikulare:
video me prezantime të gatimeve të ndryshme, videoprojektor; Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
dërrasa e zezë, shkumës, mjete të punës në kuzhinë dhe lënda shëndetin, TIK etj.
e parë sipas recetave (sipas mundësive) etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. - Parashikimi grupin
nga termat.
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni

- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min


PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
- Diskutim Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen gjatë orës mësimore.
Kontrolli i detyrës së shtëpisë dhe diskutim i rubrikës “Përpuno ushqimet”, mësimi 1. 9 aftësim teknologjik.
- Nxënësit nëpërmjet ushtrimit kanë marrë pjesë në veprimtari të planifikimit të gatimit sipas recetës, blerjes së
përbërësve, gatimin e ushqimit sipas hapave dhe llogaritjen e shpenzimeve.
- Ata tregojnë mbi procesin e gatimit dhe hapat e ndjekur.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.1, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10.
Nëpërmjet ushtrimit kërkohet që nxënësit të gjejnë sa më shumë folje që tregojnë veprime në kuzhinë. Mësuesi
ndjek nxënësit gjatë plotësimit të detyrës dhe në fund liston folje të ofruara nga nxënësit që tregojnë veprime
gjatë punës në kuzhinë për gatimin e ushqimeve.

- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.2, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10.
Nëpërmjet ushtrimit kërkohet që nxënësit të rendisin si duhet hapat e gatimit të një recetë duke vendosur edhe
elemente që lidhen me higjenën në kuzhinë. Mësuesi ndjek nxënësit gjatë plotësimit të detyrës dhe diskutojnë
rreth zgjidhjes së drejtë të saj.
- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.3, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10.
Nxënësit shpjegojnë hapat për gatimin e makaronave duke treguar veprimet dhe elemente të tjerë teknologjikë.
Në fund nxënësit nxiten të tregojnë se si mund të vazhdojë procesi i gatimit të makaronave (salca të ndryshme).
- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.3, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10.
Mësuesi ndjek nxënësit gjatë plotësimit të detyrës dhe shënojnë në dërrasë rezultatet.
- Shënim: Në shkollat me kuzhinë reale mund të planifikohet përgatitja e recetës në libër apo e recetave të tjera
duke theksuar elemente të recetës, hapat e planifikimit, gatimit dhe llogaritjen e shpenzimeve.
Gjatë veprimtarive kërkohet mirëmbajtja e mjedisit, mjeteve, zbatimi i rregullave të higjenës, sigurisë dhe
ruajtjes së mjedisit.
Nxënësit diskutojnë si ka shkuar procesi për gatimin e ushqimit.
Ata provjnë dhe diskutojnë për ushqimin e gatuar (pamja, shija, ngjyra, aroma, etj).
- Vërejtje: Në libër është zgjedhur receta e suxhuk kakao pasi është një recetë e thjeshtë e cila përgatitet në të
ftohtë “pa zjarr” dhe mund të përgatitet në mjedise të përshtatura në shkollë. Në këtë rast mësuesi duhet të
planifikojë më parë këtë gatim.
Mund të zgjidhen edhe receta të tjera të thjeshta.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Nxënësit nëpërmjet ushtrimeve dhe veprimtarive ju përgjigjen pyetjeve mbi materialin e trajtuar, nxiten të
diskutojnë, të kryejnë veprimtari, të japin shembuj. Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje. Dhe të diskutojnë
rreth ushqimeve të gatuara.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...........................................................................................................................................................................

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 11(veprimtari praktike): Hapa të gatimit sipas recetës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Mëson me anë të recetave të thjeshta të gatimeve me vezë të zbatojë hapa dhe metoda të përpunimit të ushqimeve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Planifikon gatimin e ushqimit sipas recetës për një numër të caktuar “Freski e ushqimit” Term i cili ka
personash. parasysh gjëndjen e ushqimit përpara
 Harton listën e blerjeve për gatimin e ushqimit. ngrënies ose gatimit.
 Vlerëson freskinë dhe sigurinë e ushqimeve përpara gatimit.
 Përzgjedh mjetet për gatimin e ushqimit.
 Gatuan ushqime (në prani të të rriturve) duke zbatuar me korrektësi
recetën, hapat dhe metodat e gatimit.
 Vlerëson zbatimin me korrektësi të recetës, të hapave të procesit
teknologjik, për përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme.
 Vlerëson ushqimin e gatuar (pamjen, aromën, shijen etj) dhe shpenzimet
e gatimit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http:// fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
www.foodafactoflife.org.uk/ ) me foto të ushqimeve, receta, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
video me prezantime të gatimeve të ndryshme, videoprojektor; shëndetin, TIK etj.
dërrasa e zezë, shkumës, mjete të punës në kuzhinë dhe lënda e
parë sipas recetave (sipas mundësive) etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË E ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Lexim, diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. klasën
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
-Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI -Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. -Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
-Diskutim Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton veprimtaritë që do të realizohen gjatë orës mësimore.
- Në këtë veprimtari përveç procesit të gatimit i kushtohet vëmendje kontrollit të ushqimeve përpara përdorimit.
- Jo pa qëllim është marrë si shembull veza, pasi ajo ka një përdorim
të gjerë në kuzhinë, mund të gatuhet me të gjitha metodat e përpunimit
dhe ka një procedurë thë thjeshtë të vlerësimit të freskisë së saj.
Me nxënësit diskutohen mënyra të ndryshme të gatimit të vezëve që ata njohin.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.1, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.11 (pika
a, b, c).

Nëpërmjet ushtrimit kërkohet që nxënësit të praktikohen në vlerësimin e freskisë së vezës. Mësuesi demostron,
përfshin dhe mbikqyr nxënësit gjatë veprimtarive. Ai shpjegon dhe diskuton me nxënësit për rëndësinë e kontrollit
të ushqimeve përpara përdorimit në kuzhinë.

Pasi vezët lahen dhe thahen:


- Nxënësit përcaktojnë freskinë e vezës nëpërmjet nuhatjes, zhytjes në ujë, vëzhgimit të të bardhës dhe të verdhës së
vezës të hapur në pjatë. Ata diskutojnë me mësuesin dhe njëri tjetrin.
Vezët 2 javëshe mund të përpunohen në gatime, por nuk përdoren në kremra, të freskëta, apo të ziera pak.
- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e detyrës D.2, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.11.
- Mësuesi parapërgatit mjedisin, mjetet dhe lëndët e para sipas rregullave.
Këtu mund të zgjidhen gatimet e rekomanduara në ushtrime, të cilat përfshijnë metoda të ndryshme të përpunimit të
vezëve. Nxënësit marrin pjesë në veprimtari praktike, nën mbikqyrjen e mësuesit. Ata diskutojnë procesin
teknologjik të gatimit (përbërësit, mjetet, metodat, hapat, ushqimin e gatshëm, mënyra të kombinimit me ushqime
të tjera etj).
- Shënim: Në shkollat me kuzhinë reale mund të planifikohet përgatitja e recetave duke planifikuar më parë mjetet
dhe lëndët e para të nevojshme.
Gjatë veprimtarive kërkohet mirëmbajtja e mjedisit, mjeteve, zbatimi i rregullave të higjenës, sigurisë dhe
ruajtjes së mjedisit.
Nxënësit diskutojnë si ka shkuar procesi për gatimin e ushqimit.
Ata provjnë dhe diskutojnë për ushqimin e gatuar (pamja, shija, ngjyra, aroma, etj).
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit. 10 minuta
Nxënësit nëpërmjet detyrave dhe veprimtarive përfshihen, ju përgjigjen pyetjeve, nxiten të diskutojnë, japin shembuj.
Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin dhe vlerësohen nga mësuesi.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen
nëveprimtari, në përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me
vlerësimin (vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Detyrë shtëpie, libri aftësim teknologjik 4, mësimi 1.11. Nxënësit nxiten të marrin pjesë
në veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...............................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 6-të
Tema 12: Ruajtja e ushqimeve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton mënyra të ruajtjes së ushqimeve të gatshme apo të gatuara në kushtet e shtëpisë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Dallon rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve në rritjen Ruajtja e ushqimeve, Mënyra të ruajtjes,
e kohës së përdorimit të tyre. Konservim, Konservantë
 Liston faktorët që ndikojnë në ruajtjen e ushqimeve.
 Shpjegon ndikimin e metodave të ruajtjes së ushqimeve
në shtimin e larmisë së tyre.
 Zbaton mënyra të ruajtjes së ushqimeve në kushtet
e shtëpisë.
 Vlerëson rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve në shtëpi
për sigurinë e shëndetit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http:// e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
www.foodafactoflife.org.uk/ ), foto, video, prezantime, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
videoprojektor, dërrasa e zezë, shkumës etj. shëndetin, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming të parashikuara klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI -VLD Shkëmbim informacioni Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE Punë me gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes klasën
-Mendo - krijo dyshe Te nxënët bashkëpunues Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI - diskuto Përmbledhje Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. -Ndërtimi i pyetjeve e strukturuar Punë me gjithe
(loja e pyetesorit) klasën
-Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen gjatë orës mësimore.
- Diskutohet detyrë shtëpie, libri aftësim teknologjik 4, mësimi 1.11.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Mësuesi/ja prezanton situatën përgatitore dhe nxit nëpërmjet
pyetjeve nxënësit të diskutojnë për rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve në familje.
- Pse duhet t’i ruajmë ushqimet? Cilët janë faktorët që i dëmtojnë ato? Ҫfarë ndodh nëse konsumojmë ushqime, të
cilat nuk janë ruajtur mirë?
- Nxënësit nxiten të sjellin shembuj nga eksperienca e tyre në lidhje me ruajtjen e ushqimeve.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Faza e parë: 10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst-pjesa e parë (VLD veprimtari e leximit të
drejtuar) (p. Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe.
- Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
- Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet rëndësia dhe faktorët që ndikojnë në ruajtjen e ushqimeve. Mësuesi
përmbledh diskutimet duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve për ruajtjen e vlerës ushqyese dhe sigurinë e
shëndetit.
Ushqime të ndryshme kanë afate dhe mënyra të ndryshme ruajtje.
Ruajtja e ushqimeve varet nga faktorët mjedisore (temperatura, lagështira, ndriçimi etj).
Paketimi i ushqimeve ndikon në ruajtjen e tyre.
- Faza e dyte:
- Shpjegim dhe diskutim 15 min. Mësuesi/ja nxit nxënësit nëpërmjet pyetjeve të tregojnë mënyra të ndryshme të
ruajtjes së ushqimeve Ku i ruani ushqimet në familjen tuaj? Si i ruani ato? Mësuesi shënon në dërrasën e zezë
përgjigjet e nxënësve. Ai shpjegon dhe diskuton me nxënësit për mënyrat e ruajtjes së ushqimeve duke theksuar
veçoritë.
- Ushqimet e gatuar duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Ato duhet të paketohen në enë me kapak, të vendosen
sa më shpejt në frigorifer (jo më larg se dy orë pas gatimit), të mos vendosen pranë ushqimeve të pa gatuara, të
përdoren shpejt, të ringrohen plotësisht përpara përdorimit etj).
Ushqime të ndryshme ruhen në vende e mënyra të ndryshme në varësi të llojit, por edhe të kohës kur duhet t’i
përdorim.
Për ruajtjen e ushqimeve mund të kombinohen mënyra të ndryshme ruajtje.
Ushqimet mund të përpunohen për ruajtje me mënyra të ndryshme.
Shënim: Në shkollat ku është mundësia e kuzhinës reale mund të prezantohen konkretisht mënyra të ruajtjes së
ushqimeve në kuzhinë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit. 10 minuta
Mendo - krijo dyshe - diskuto / Ndërtimi i pyetjeve / loja e pyetësorit /
Zhvillimi i lojës së pyetësorit: Nxënësit nëpërmjet njohurive të marra, mendojnë për dy minuta në heshtje, skicojnë
pyetësorin. (punë individuale).
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga
diskutimet
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Rubrika Diskuto dhe Provo
Nxënësit nxiten të diskutojnë në familje për mënyra të ruajtjes së ushqimeve dhe të marrin pjesë në veprimtari
konkrete për gatimin dhe ruajtjen e tyre.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...............................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 13 (Veprimtari praktike): Ruajtja e ushqimeve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton mënyra të ruajtjes së ushqimeve në kushtet e shtëpisë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyçe
sipas temës:
 Liston faktorë që ndikojnëon në ruajtjen e ushqimeve Metoda konservimi
në shtëpi dhe rritjen e sigurisë ushqimore.
 Zbaton mënyra të ruajtjes së ushqimeve në kushtet e shtëpisë.
 Përdor lloje të ndryshme të paketimeve për ruajtjen e
ushqimeve.
 Vlerëson rëndësinë e përpunimit të ushqimeve për ruajtje
në shtimin e larmisë së tyre.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e tjera
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ose me temat ndërkurrikulare:
(http:// www.foodafactoflife.org.uk/ ) me foto të Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet, shëndetin,
ushqimeve, receta, video, prezantime mbi mënyra të TIK etj.
ndryshme të përpunimit të ushqimeve, videoprojektor,
mjete për veprimtari praktike reale (mjete paketimi) në
shkollat ku ka mundësi, dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI I KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. grupin
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim
informacioni

- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min


PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Loja e pyetsorit Te nxënët
- Diskutim bashkëpunues
Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen
gjatë orës mësimore.
- Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë rreth rubrikës Diskuto (detyrë shtëpie).
- Nxënësit sjellin shembuj të mënyrave të ruajtjes së ushqimeve në familjet e tyre.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


- Mësuesi instrukton nxënësit për D1, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.13. Nxënësit punojnë në
mënyrë individuale për kryerjen e detyrës. Mësuesi mbikqyr nxënësit gjatë plotësimit të detyrës në libër e më pas
diskutojnë rreth fjalive, të cilat përcjellin sjellje për rritjen e sigurisë ushqimore, në lidhje me ruajtjen e ushqimeve
në shtëpi. Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë dhe të sjellin shembuj se si veprojnë ata në shtëpitë e tyre.
- Mësuesi instrukton nxënësit për D2, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.13. Mësuesi mbikqyr
nxënësit gjatë plotësimit të detyrës në libër e më pas diskutojnë Nëpërmjet detyrës nxënsit tregojnë zbatime të
mënyrave të ndryshme të ruajtjes së ushqimeve.

Kujtesë:
- Jo të gjitha ushqimet mund të ruhen njësoj për shkak të veҫorive të tyre..
- Për të njëjtin ushqim mund të zbatojmë mënyra të ndryshme të ruajtjes në varësi të kohës kur duam t’ i
përdorim).
- Kujdes me ushqimet e gatuara.
- Zgjedhja e paketimit dhe paketimi i ushqimeve është faktor i rëndësishëm në ruajtjen e tyre.
Nxënësit nxiten të sjellin sa më shumë shembuj të mënyrave të ruajtjes së ushqimeve të ndryshme.
- Mësuesi instrukton nxënësit për D3, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.13 dhe më pas diskuton me
nxënësit rreth detyrës. Ky ushtrim ndihmon në aftësimin e nxënësve për zgjedhjen e paketimeve të ushqimeve
bazuar në veҫoritë e tyre. Mund të demostrohen lloje të ndryshme të paketimeve.
- Mësuesi instrukton nxënësit për D4, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.13 dhe më pas diskuton me
nxënësit rreth detyrës. Ky ushtrim ndihmon në aftësimin e nxënësve në dallimin e mënyrave të ndryshme të
përpunimit të ushqimeve për ruajtje.
- Shënim: Në shkollat ku është mundësia e kuzhinës reale mund të prezantohen konkretisht mënyra të ruajtjes së
ushqimeve në kuzhinë dhe mënyra të paketimeve të tyre nëpërmjet demostrimit nga kuzhinieri ose mësuesi/ja. .
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Mendo - krijo dyshe - diskuto / Ndërtimi i pyetjeve / loja e pyetësorit /
Zhvillimi i lojës së pyetësorit: Nxënësit nëpërmjet njohurive të marra, mendojnë për dy minuta në heshtje, skicojnë
pyetësorin. (punë individuale).
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga
diskutimet
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: D 5
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari për përpunimin e ushqimeve në familje për ruajtje.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...............................................................................................................................................................................

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim Shkalla: II Klasa: 4-ët
teknologjik
Tema 14: Vizito një dyqan apo supermarket): Ruajtja e ushqimeve. “Kërkimi i thesarit”
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton mënyra të ruajtjes së ushqimeve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Dallon mënyra konkrete të ruajtjes së ushqimeve sipas veçorive dhe grupeve me
karakteristika të përbashkëta.
 Dallon mënyra të ruajtjes së ushqimeve me metoda të ndryshme në varësi të kohës
së përdorimit të tyre.
 Krahason mënyra të ruajtjes së ushqimeve të përpunuar në mënyra të ndryshme.
 Vlerëson gjendjen e paketimit dhe etiketën e ushqimeve si tregues i rëndësishëm
i njohjes së afatit të përdorimit të ushqimit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e tjera ose
Fletët e punës për nxënësit të rekomanduara me temat ndërkurrikulare:
pas ditarit, stilolapsa. Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet, shëndetin, TIK etj.
Metodologjia: Diskutim, Veprimtari, Detyra.
Veprimtaritë e nxënësve: diskutim, detyra, shkëmbim përvoje, ndërtim i shprehive praktike, te nxënët
bashkëpunues, përmbledhje e strukturuar, ndërtim i shprehive studimore
Punë me të gjithë klasën, punë individuale, punë me grupe
Veprimtari praktike në dyqan ose market ushqimor: 45 minuta
- Mësuesi prezanton rexzultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.
- Diskutohet detyra. Shpërndahen fletët e punës dhe udhëzohen nxënësit për plotësimin e tyre. Mësuesi mbikqyr
dhe diskuton me nxënësit gjatë kryerjes së detyrave .

Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Plotësimi i formularëve dhe dorëzimi i detyrës.

Veprimtari praktike. Ruajtja e ushqimeve. “Kërkimi i thesarit.”


Vizito një dyqan apo supermarket.
Detyra 1. Gjej ushqimet në figurë dhe plotëso shënimet në tabelë. Diskuto me mësuesen dhe punonjësit e dyqanit.
Dallo grup ushqimet, mënyra të paketimit dhe të ruajtjes së tyre.

Ushqimi Vendos (√) për Përgjigjuni pyetjeve


ushqimin e gjetur
Ku i gjete mollët?
I gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Mollë

Ku i gjete bizelet e ngrira?


I gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Bizele e ngrirë

Ku i gjete makaronat?
I gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Makarona
Ku e gjete kosin me fruta?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________

Kos me fruta
Ku e gjete konservën e peshkut?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Konservë peshku
Ku e gjete fileton e pulës?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë
______________________________
Fileto pule e freskët
Ku i gjete frutat e thata?
i gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë
______________________________
Fruta të thata

Detyra 2. Gjej ushqimet në figurë. Lexo etiketat dhe plotëso shënimet në tabelë. Diskuto me mësuesen dhe punonjësit
e dyqanit në lidhje me veçoritë e ushqimeve në ruajtje, në varësi të mënyrës së përpunimit dhe paketimit të tyre.
Ushqimi Vendos (√) për Përgjigjuni pyetjeve
ushqimin e gjetur
- Sa kohë përdoret?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me lloje të tjera
të qumështit në dyqan.
- Cilat janë mënyrat e ruajtjes për lloje
të ndryshme të qumështit ?
Qumësht i freskët ____________________________
- Sa kohë përdoret?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me lloje të tjera
të bukëve në dyqan.
- Cila është mënyra e ruajtjes?
Bukë e freskët ____________________________
- Sa kohë përdoret?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me mishin e freskët.
- Cila është mënyra e ruajtjes?
- Si përdoren ushqimet e ngrira?
____________________________
Mish i ngrirë
- Sa kohë përdoren?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me ushqime
të freskëta.
- Cilat janë mënyrat e ruajtjes së tyre?
Konserva me fruta e perime ____________________________
- Sa kohë përdoren?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me ushqimet
e freskëta.
- Cilat janë mënyrat e ruajtjes së tyre?
Ushqime të gatuara ________________________________
- Sa kohë përdoren?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me proshutat
e freskëta.
- Cilat janë mënyrat e ruajtjes së tyre?
_______________________________
Proshutë e thatë në vakum
- Sa kohë përdoren?_____________
- Krahaso afatin e ruajtjes me kek të thatë, biskota
dhe ëmbëlsira të tjera.
-Cilat janë mënyrat e ruajtjes së tyre?
Buding me krem e fruta _______________________________

Përshkrimi i tematikës:
Nëpërmjet kësaj tematike eksploron objekte në mjedisin shtëpiak dhe në kopësht, kujdeset për kopshtin sipas
stinëve si dhe ndërton objektetë thjeshta duke përdorur vegla dhe materiale të ndryshme, gjithashtu
eksploron mënyrat e arredimit të mjedisit shtëpiak, ndërton skica të theshta arredimi si dhe realizon
mirëmbajtjen, pastrimin, dekorimin e tij.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e lëndës:


 realizon punë në kopësht sipas stinëve (kujdesi për lulet dhe bimët dekorative);
 ndërton objekte konkrete të përdorimit të përditshëm në shtëpi duke përdorur vegla dhe materiale të
ndryshme (psh. kosh plehrash me karton, varëse rrobash, qese pëlhure për mbajtjen e rrobave të palara,
kuti druri për mbajtjen e çelsave).

Udhëzime metodologjike
Realizimi i programit kërkon përdorimin e metodologjive dhe teknikave që nxisin punën individuale, në
grup dhe diskutimin e nxënësve në lidhje me kompetencat e parashtruara për çdo tematikë.
Në qendër të punës së mësuesit duhet të jetë drejtimi i nxënësve për të fituar aftësi për të eksploruar,
planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtari konrete teknologjike në varësi të tematikave të programit
Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda, strategji dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-
ut, nxisin përdorimin e prezantimit nga nxënësit për aftësimin praktik teknologjik.
Mësuesi gjatë shpjegimit të termave dhe demostrimit të veprimtarive praktike duhet të përdorë sa më shumë
njohuritë dhe aftësitë e marra paraprakisht nga nxënësi në lëndë të tjera si dhe të japë shembuj nga realiteti i
jetës.

Realizimi i tematikave të përmbajtjes së programit për linjën, II. Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak,
kopshtit kërkon nga mësuesi zbatimin e hapave metodologjikë, të cilët realizohen nëpërmjet fazave si:

EKSPLORIMI - PLANIFIKIMI - ZBATIMI - VLERËSIMI


Përpunimi i njohurive përmban:
 përsëritjen e njohurive-bazë në lidhje me aspekte të aftësimit praktik teknologjik;
 integrimin e njohurive dhe aftësive të reja të një linje me njohuritë e linjave paraardhëse;
 integrimin e njohurive dhe aftësive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera (integrimi do të përshkojë
zhvillimin e çdo ore mësimore);
 punët praktike të mbikqyrura apo të pavarura dhe projektet.
Orët mësimore, që i përkasin përpunimit të njohurive, mund të zhvillohen si tema, veprimtari me nismën e
mësuesit ose me kërkesën e vetë nxënësve.
Gjatë përpunimit të njohurive duhet t’i kushtohet kohë e posaçme kultivimit të:
 aftësive të përgjithshme si: komunikimi, transferimi i informacionit, të menduarit kritik dhe krijues,
zhvillimi i karakterit dhe i estetikës;
 aftësive për të eksploruar, planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtaritë konrete teknologjike të
parashikuara në linjat e programit;
 aftësive të posaçme lëndore në lidhje me përdorimin e materialeve, mjeteve dhe veglave të thjeshta të
punës, në lidhje me interpretimin e skicave, udhëzuesve të përdorimit, interpretimin e simboleve si dhe
aftësive për të përgatitur produkte të ndryshme të parashikuara sipas linjave të programit;
 formimit të qëndrimeve, si: qëndrimi gjatë punës në grupe, gjatë punës individuale, mirëmbajtja e
mjedisit dhe mjeteve të punës.
Gjatë orëve të përpunimit të njohurive nxënësve duhet t’u krijohet mundësia të punojnë detyra tematike,
projekte kurrikulare, të zgjidhin situata problemore nga jeta etj. Pjesë e përpunimit të njohurive është
vlerësimi i realizimit të objektivave, i cili ka për qëllim të nxjerrë në pah shkallën e arritjeve të nxënësve.

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha:TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 1: Mjedisi shtëpiak dhe materialet/objektet e shtëpisë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron llojet e tipologjive të banesave.
 Heton objekte të shtëpise si muret, dritaret, menteshat e dyerve.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Eksploron format dhe ndërtimin banesave dhe objektet të përdorimit shtëpiak. dyer, dritare, mure, mentesha.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4;faqe interneti (http:// ndërkurrikulare:
google/llojet e banesave,dërrasa e zezë, shkumës. Historia, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming (stuhi të parashikuara klasën.
mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE studimore Punë me të gjithë
-Përpunimi i Shkëmbim informacioni klasën
përmbajtjes
PËRFORCIMI -Mendo - krijo dyshe- Te nxënët bashkëpunues Punë individuale 10 min
-Konsolidimi i të nxënit. diskuto Përmbledhje Punë në dyshe
-Ndërtimi i pyetjeve (loja e strukturuar Punë me të gjithë
e pyetesorit) klasën
-Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Në mesimin 1 nxënësi dallon tipologjinë e shtëpive, planinemetrine, llojet e menteshave.
- Mësuesi/jashkruan në dërrasën e zezë llojet e tipologjve me fjalët kyçe dhe ju kërkon nxënësve të diskutojnë.
- Mësuesi/ja tregon foto tështëpive të ndryshme
dhe nxënësit diskutojnëpër tipin e shtëpisë ku banojnë.
Faza e parë:10 minuta

Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.


Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet tipet e ndërtimit të shtëpive sipas traditës së qyteteve në vendin tonë. Llojet
e materialeve që përdoren( druri, guri, qerpiçi, tulla, parafabrikate)

Faza e dytë: 15 min:(shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon se pse qytete të ndryshme përdorin ndërtojnë tipe
të ndryshme shtëpish dhe përdorin materiale sipas zonës ku banojnë dhe kushteve klimaterike. (ndiq shembullin në
libër).
Çdo krahinë ka karakteristikën e tyre të ndërtimit të shtëpive që varet nga klima, relievi, numri i pjesëtarëve të
familjes. materialet që ka prane dhe mundesia financiare.
Spjegon funksionimin e menteshave dhe rolin që luajnë te çdo objekt që hapet duke u rrotulluar rreth nje boshti.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.


Rubrika diskuto për lloje të ndryshme të tipeve të banesave ku banoni, materialet, llojet dhe format e mobilieve në
shtëpinë tuaj? Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta.

Formojnë pyetje të reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo
vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.

Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.

Detyrë:Shkruaj në fletore llojet e ndryshme të materialeve që përdoren për ndërtimin e shtëpive.

Konkluzione të orës së mësimit:


U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________

Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___


Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 2:Veprimtari praktike: Njohja dhe përdorimi i objekteve të shtëpisë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Shqyrtojnë një gamë të gjërë të objekteve të ndryshme në mjedisin shtëpiak dhe klasës.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Heton mënyrën e përdorimit dhe vendosjes së objekteve. material, ngjyrë, formë.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http:// ndërkurrikulare:
google.com/orendi shtepiake,dërrasa e zezë, etj. vizatimi, qytetari, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Shperndan foto orendish shtepiake ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 2.
- Në mesimin 2 nxënësi hetonorendite sipas formës, ngjyrave, materialin dhe permasat e tyre.
- Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë llojet e orendive dhe ju kërkon nxënësve të diskutojnë për format,
ngjyrën, materialin që përbëhen ato.
Faza e parë:10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për llojet e ndryshme të orendive dhe rëndësinë e vendosjes së tyre në
ambjentet e shtëpisë dhe ne klasë
Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon llojet e materialeve që prodhohen këto orendi,
formën, ngjyrën dhe koston e tyre. (ndiq shembullin e tabelës në libër).
Çdo familje ka guston e vet për mobilimin e shtëpisë që varet nga tradita, hapësira e mjedisit shtëpiak dhe
mundësitë financiare.
Shpjegon rëndësinë e zgjedhjes së orendive për t’u përdorur sa më gjatë dhe pastuar sa më shpejt.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto:Cili material do të pëlqente më shumë?
Si do ta pëlqeje formën e tavolinës, karrikes ose objekteve të tjera të klasës?
Ngjyra e ambjenteve në shtëpinë tënde dhe në klasë? Si ndikon në jetën tuaj.
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet dhe japin përgjigje të qarta. Vetëvleresohen brënda grupit apo
vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:Përshkruaj materialet me cilat janë prodhuar objektet në shtëpi. Cila formë dhe ngjyrë të pëlqen më shumë
për tavolinën, karriken dhe objekte të tjera, spjegoi përse të pëlqen.
Konkluzione të orës së mësimit:U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 3: Kopështi dhe materialet/objektet e kopështarisë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Shqyrton një gamë të gjërë të kopështeve dhe pajisjeve të ndryshme për krijimin e mjediseve të (mjetet dhe
pajisjet e krijimit të kopështit, lopata, beli, gërshëra krasitjes, karroca dore, etj).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Heton mënyrën e përdorimit të veglave në krijimin e kopështeve kopësht, lule, vegla kopështarie, mjedis i
në ambjet banimi dhe në shkollë. gjelbëruar.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http:// google.com/kopeshti, foto ilustruese kopeshti, etj. Botanika, qytetari, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Shpërndan foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 3.
- Në mësimin 3 nxënësi hetonmodele krijimi vazo lulesh për ballkonin e shtëpisë dhe veglat që përdoren.

Faza e parë: 10 minuta


Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për llojet e ndryshme të krijimit të hapësirës së gjelbërt në ambjentet e
shtëpisë dhe në klasë
Faza e dytë: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon llojet e luleve që mund të mbillen dhe koston e
tyre. (ndiq shembullin e tabelës në libër).
Çdo familje krijon kopështin me lule që varet nga tradita, hapësira e mjedisit shtëpiak, mundësitë financiare.
Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të luleve,qëndrushmërisë sipas kushteve klimaterike ku banojnë
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto:
Mendoni si mund ta bëjmë më të gjelbëruar klasën dhe një pjesë të hapësirës jashtë në oborrin e shkollës.
Në grupe dyshe sillni ide tuaja për krijimin e një kopështi.Vetëvleresohen brënda grupit apo vlerësojnë grupet e
tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:Vizatoni modele të ndryshme të mbjelljes së luleve në oborrin/ballkonin e shtëpisë.
Merrni dhe mendimin e prindërve për të krijuar mjedisin tuaj të gjelbëruar.
Konkluzione të orës së mësimit:U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika4:Veprimtari praktike: Si të krijojmë një kopësht në shtëpi/shkollën tonë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron format dhe ndërtimin e objekteve të kopështit. (llojet e materialeve dhe montimi i objekteve
të ndryshme).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Prezanton raste konkrete të përdorimit të mjeteve të nevojshme kopësht, vegla kopështi
për krijimin e kopështit (veglat e punës, lopatë, krëhër, gërshërët
e kopështit, etj.) në shtëpi/shkollë.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http:// ndërkurrikulare:
google.com/kopeshti, foto ilustruese kopeshti, etj. botanika, biologji, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
- Shpërndan foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 4.
- Në mësimin 4 nxënësi hetonmodele krijimi vazo lulesh për ballkonin e shtëpisë dhe veglat që përdoren.
Faza e parë:10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.


Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për llojet e ndryshme të
krijimit të hapësirës së gjelbërt në ambjentet e shtëpisë dhe në klasë
sipas modeleve në libër ose në internet.(google.com/model kopeshti)

Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon


llojet e luleve që mund të mbillen dhe koston e tyre. (ndiq shembullin e
fotove ilustruese në libër ose krijoji vetë).
Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të luleve,qëndrushmërisë sipas
kushteve klimaterike ku banojnë

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.


Rubrika diskuto:
Mendoni si mund ta bëjmë më të gjelbëruar klasën dhe një pjesë të hapësirës jashtë në oborrin e shkollës.
Në grupe dyshe sillni ide tuaja për krijimin e një kopështi dhe modele vazosh duke ricikluar materiale dhe objekte
që nuk përdoren.Vetëvleresohen brënda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:Vizatoni modele të ndryshme të mbjelljes së luleve në oborrin/ballkonin e shtëpisë. Merrni dhe mendimin e
prindërve për të krijuar mjedisin tuaj të gjelbëruar.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 5:Veprimtari praktike: Llojet e ndryshme të veglave që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Heton preferencat për objektet sipas karakteristikave (në formë, ngjyrë, cilësi, strukturë, material,
prakticiteti i përdorimit).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Evidenton rastet e përdorimit të veglave të nevojshme për mirëmbajtjen e shtëpisë. mirëmbajtje shtëpie,
vegla pune.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http://google.com/vegla pune, etj. histori, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Shpërndan foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 5.
- Në mësimin 5 nxënësi eksploron dhe përdorveglat për mirëmbajten e orendive e shtëpise.
Faza e parë:10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e


paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për
mjediset dhe orenditë që vendosen në shtëpi
dhe në klasë ose i referohet fotove në libër ose
në internet. (google.com/vegla pune)

Faza e dytë: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja


shpjegon llojet e orendive dhe veglave që përdoren për
rregullimin e tyre. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër
ose krijoji vetë).
Shpjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të veglave sipas
procesit të punës qe ato kryejnë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto: Cilat nga materialet e orendive të pëlqen më shumë? Kush është ngjyra dhe forma që dëshiron të
kesh në shtëpinë tënde?
Vetëvleresohen brënda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:përshkruaj format e orendive që ke në shtëpinë tënde, ngjyrat dhe llojin e materialit.
Konkluzione të orës së mësimit:
U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 6: Veprimtari praktike: Llojet e ndryshme të veglave që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton raste konkrete të përdorimit të mjeteve të nevojshme për mirëmbajtjen e shtëpisë
(veglat e punës, kaçavidë, sqepar,sharrë etj.)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Përdor vegla pune dhe mjete pastrimi për mirëmbajten e shtëpisë. mjete pastrimi,solucione, vegla pune.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http:// google.com/mjete pastrimi, etj. histori, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Shpërndan foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 6.
- Në mësimin 6 nxënësi veglat që përdoren për mirëmbajtjen e shtepisë dhe riparimin e orendive.
Faza e parë:10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për mjetet e pastrimit dhe veglave të
punës që përdoren për pastrimin në shtëpi dhe në klasë. I referohet fotove në
libër ose në internet.(google.com/mjete pastrimi)
Faza e dytë: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon llojet e
mjeteve të pastrimit dhe veglave që përdoren. (ndiq shembullin e fotove
ilustruese në libër ose krijoji vetë). Shpjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të
mjeteve të pastrimit që përdoren sipas procesit të punës qe ato kryejnë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto:Nxënësit diskutojnë në klasë për veprimtarinë që kryen. Tregojnë eksperiencat gjatë rregullimit të
objekteve të ndryshmë në shtëpinë e tyre të kryera nga pjesëtarë të familjes. Çfarë ndihmese kanë dhënë, pse është e
rëndësishme mirëmbajta e objekteve dhe rregullimi i tyre duke përdorur veglat përkatëse.Vetëvleresohen brënda
grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë: Përshkruaj aktivitetin që kryen kur pastron ne shtëpi/ klasë. Çfarë mjetesh dhe solucionesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 7: Mirëmbajta e kopështit, veglat dhe mjetet për mirëmbajtjen e kopështit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Heton mjetet dhe veglat që duhen për mirëmbajtjen e kopështit (veglat e kopështit, plehërimi, ujitja, zgjedhja e
pajisjeve të kopështit dhe prakticiteti i përdorimit).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Evidenton rastet e përdorimit të veglave të nevojshme për vegla e kopështit, plehërim, ujijte.
mirëmbajtjen e kopështit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http://google.com/mjete kopështi, etj. botanikë, biologji.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Tregon në video foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 7.
- Në mësimin 7 nxënësi heton veglat e kopështit që përdoren për krijimin e tij.
Faza e parë:10 minuta

Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.


Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për veglat e mirëmbajtjes së kopështit në shtëpi/ klasë. I referohet fotove
në libër ose në internet.(google.com/vegla kopështi)

Faza e dytë: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon llojet e veglave të mirëmbajtjes së kopështit që
përdoren. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të
mjeteve të mirëmbajtes së kopështit sipas procesit të punës që ato kryejnë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto: Përse duhet mirëmbajtur kopështi dhe lulet? Cilat mjete ke përdorur vetë ose bashkë me pjesëtarë
të familjes?
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë: Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mirëmban kopështin e shtëpisë/ klasës. Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 8: Veprimtari praktike: Krijimi i kopështit, llojet e ndryshme të veglave që përdoren.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton raste konkrete të krijimit të kopështit/mbjelljes së bimëve në vazo duke përdorur veglat
e punës së kopështarisë në kushtet e klasës si: lopata, krëhëri, gërshërët e kopështit, etj.)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Praktikon rastetë përdorimit të veglave të nevojshme për krijimin vegla e kopështit, plehërim, ujijte.
dhe mirëmbajtjen e kopështit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti temat ndërkurrikulare:
(http://google.com/modele kopështi, etj. botanikë, biologji.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Tregon në video foto kopështi ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 8.
- Në mësimin 8 nxënësi eksploron dhe krijon modele të ndryshme kopështi për në shtëpi/klasë.
Faza e parë: 10 minuta

Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.


Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për modele të krijimit të kopështit(mbjelljes së bimëve) në shtëpi/ klasë. I
referohet fotove në libër ose në internet.(google.com/modele kopështi)

Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon mënyrën si mund të mbjellim bimë për krijimin
e kopështit. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të
luleve/bimëve të kopështit sipas preferencave dhe kushteve klimaterike që ka rrethi ku banojmë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto: Në klasë nxënësit diskutojnë rëndësinë e kultivimit natyral të bimëve dekorative dhe bimëve
bujqësore. Analizojnë veglat e kopështarisë që përdoren si dhe kujdesin që duhet të tregojnë për kultivimin e tyre
(plehërimi, ujitja, ajrosja, driçimi etj)
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mbjell lule/bimë kopështin e shtëpisë/ klasës.
Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit:
U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 9: Projekt: Mirëmbajtja e shtëpisë dhe kopështit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton raste për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kopështit (krijon ne miniature një kopësht
ose mobilimin e shtepise)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
 Modelon, skicon dhe prezanton një rast konkret të mobilimit plan banese, maket kopështi.
të banesës dhe krijimit të kopështit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http://google.com/modele kopështi, etj. botanikë, biologji, tik.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Janë si në mësimin e parë.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë.Situata e të nxënit (shih librin).
- Tregon në video foto kopështi, planimetri banese ose i orienton sipas fotove të librit ne tematiken 9.
- Në mësimin 9 nxënësi ekspozon dmodele të ndryshme planimetrie banese dhe kopështi për në shtëpi/klasë.
Faza e parë:10 minuta

Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.


Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet për modele të krijimit të planimetrise së banesës,kopështit(mbjelljes së
bimëve) në shtëpi/ klasë. I referohet fotove në libër ose në internet.(google.com/planimetri banese)

Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon mënyrën si mund të krijojnë në mënyrë të
pavarur ose në grup mobilim banese ose krijimin e kopështit. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose
krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e mënyrës së vendosjes së orendive shtëpiake në planimetri ose zgjedhjes së llojit të
luleve/bimëve të kopështit sipas preferencave dhe kushteve klimaterike që ka rrethi ku banojmë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto:nxënësit vlerësojnë punimet e njëri tjetrit dhe diskutojnë për mënyrën më të mirë të orendive për
krijimin e hapësirave në mjedisin shtëpiak, krijimin e hapësirës së gjelbërt në apartament dhe shtëpi private.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë: Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mbjell lule/bimë kopështin e shtëpisë/ klasës.
Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit:
U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________

Udhëzime për zbatimin praktik të tematikës: TEKSTILET DHE MIRËMBAJTJA (10 orë).
Njeriu e ka përdorur veshjen që në kohërat e lashta për tu mbrojtur nga kushtet e këqija atmosferike si dhe për të patur
një paraqitje sa më të hijshme. Me kalimin e kohës si rrjedhim i kërkesave të jetës dhe i kultivimit të shijeve, veshja
është ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, duke synuar që të kombinohet në mënyrë sa më të harmonishme, estetika
me funksionalen. Paraqitja e këndshme, estetike dhe qëndrueshmëria sigurohen me anën e zgjedhjes së disa
materialeve me qëndrueshmëri të ndryshme në funksion të objektit dhe modelit. Tekstilet duhet të përballojnë lloje të
ndryshme tensionimesh (shumica e të cilave janë mekanike) gjatë veshjes, përdorimit, larjes dhe hekurojes. Tekstilet
tërhiqen, përdridhen, çahen dhe fërkohen. Kohëzgjatja në të cilën një tekstil paraqet qëndrueshmëri varet nga produkti
dhe destinacioni i përdorimit. (Qëndrueshmëria e tekstilit është aftësia e tij për të ruajtur gjendjen fizike nën kushtet e
veprimit të tensioneve mekanike gjatë një periudhe kohe të caktuar). Një tekstil që nuk është i qëndrueshëm në
mënyrë të mjaftueshme ndaj këtyre forcave mekanike, është shumë pak i vlefshëm pavarësisht se sa veti të tjera ai
mund të ketë. Faktorët jomekanikë në ambient siç është psh. veprimi UHV, përbërjet kimike dhe mikroorganizmat,
mund të ndryshojnë gjithashtu qëndrueshmerinë e një tekstili.
- Sa të aftë janë njerëzit për të bërë zgjedhjen e duhur, për produktet e nevojshme të tekstilit?

Qëllimi i tematikës:
Kjo tematikë është hartuar me qëllim që:
- Të kontribuojë në një edukim të balancuar duke iu dhënë nxënësve një përvojë të gjerë dhe sfiduese, që do t’u
krijojë mundësi atyre të fitojnë një grup njohurish, kuptimesh, aftësish njohëse e përpunuese dhe kompetenca të
thjeshta në përzgjedhjen e tekstileve sipas nevojave te përdorimit dhe modeleve, sipas estetikës së kërkuar, si dhe
aplikimin me korrektësi të proceseve për realizimin e produkteve dhe mirëmbajtjen e tyre.
Fitimi i këtyre kompetencave kërkon përdorimin e metodologjive dhe teknikave që nxisin punën individuale, në grup
dhe diskutimin e nxënësve. Në qendër të punës së mësuesit duhet të jetë drejtimi i nxënësve për të fituar aftësi për të
eksploruar, planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtari konrete teknologjike në varësi të tematikës.
Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda, strategji dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-ut, nxisin
përdorimin e prezantimit nga nxënësit për aftësimin praktik teknologjik.
Mësuesi gjatë shpjegimit të termave dhe demostrimit të veprimtarive praktike duhet të përdorë sa më shumë njohuritë
e aftësitë e marra paraprakisht nga nxënësi në lëndë të tjera si e të japë shembuj nga realiteti i jetës.
Tematika “Tekstilet dhe mirëmbajtja” mbyllet me një projekt me qëllim përmbledhjen e njohurive, shprehive,
shkathtësive, qëndrimeve në kushte praktike reale.
Projekti nëpërmjet veprimtarive të parashikuara, të organizuara si punë individuale dhe në grup bën të mundur që
nxënësit të vëzhgojnë, të kërkojnë zgjidhje të problemeve, duke kuptuar njëkohësisht parimet dhe konceptet më
themelore.Gjithashtu, ky lloj te nxëni i vendos nxënësit në mjedise realiste dhe në konteksin e zgjidhjes së problemit.
Pra, projekti mund të shërbejnë si një urë lidhëse midis dukurive që hasen a ndodhin në klasë dhe përvojave të jetës së
përditshme. Pyetjet dhe përgjigjet që lindin në jetën e përditshme vlerësohen nga çdo individ dhe janë të hapura ndaj
kërkimeve sistematike.

Përshkrimi i tematikës: Tekstilet dhe mirëmbajtja


Nëpërmjet kësaj tematike nxënësi/ja eksploron lloje të ndryshme tekstilesh dhe mënyrën e tyre të thurjes, si dhe
realizon produkte të thjeshta përmes qepjes me dorë duke përdorur materialet dhe mjetet e duhura të punës, gjithashtu
eksploron lloje të ndryshme materialesh konfeksioni, aksesorë dhe mënyrën e tyre të përdorimit. Nxënësi skicon
kallëpe të thjeshta, pret, qep me dorë dhe vlerëson produktin e përfunduar.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat e tematikës:


 Eksploron përbërjen e tekstileve të ndryshme (llojet e fibrave natyrore, artificiale), si dhe mënyrat e thurjes së
tyre
 Përzgjedh materialet e nevojshme për realizimin e qepjeve me dorë (planifikimi i listës së materialeve kopsa,
gjilpërë. pëlhura, etj);
 Realizon produkte përmes qepjes me dorë (ildisje, kthim pale, qepja e vrimës së kopsave, kopsa, etj).;

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Tematika “Tekstilet dhe mirëmbajtja" lidhet me shkencat natyrore, shkencat shoqërore, artet, komunikimin grafik,
materialet teknologjike, TIK.
Në materialin më poshtë trajtohen modele të planeve ditore për këtë tematikë si dhe një model i një liste kontrolli
për vlerësimin e shprehive praktike:
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 1: Tekstilet
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron llojet e tekstileve dhe mënyrat e thurjes së tyre.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Shqyrton një gamë të gjerë të tekstileve të përdorimit vetjak dhe Pëlhurë, Fije bazë, Fije ind, Sovajkë,
familjar. Masur, Top tekstili.
 Njeh mënyrën e formimit të pëlhurës.
 Dallon shumëllojshmërinë e materialeve tekstile në pamje të
jashtme si dhe në përbërjen e tyre.
 Vlerëson ndikimin e zhvillimeve teknologjike në shtimin e larmisë
së materialeve dhe produkteve tekstile.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e
Libri Aftësim teknologjik 4; foto e makinës së tjera ose me temat ndërkurrikulare:
prodhimit të tekstileve (tezgjah) e paraqitur në format Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore,
A4, copa materialesh tekstile, fletore , dërrasa artet, komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK
e zezë, shkumës, etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming (stuhi të parashikuara klasën.
mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI I -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
NJOHURIVE studimore Punë me të gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim klasën
informacioni
-Mendo - krijo dyshe Te nxënët Punë individuale 10 min
PËRFORCIMI - diskuto bashkëpunues Punë në dyshe
-Konsolidimi i të nxënit. -Ndërtimi i pyetjeve Përmbledhje Punë me të gjithë
(loja e pyetesorit) e strukturuar klasën
-Diskutim
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë mendimet që ofrojnë nxënësit në lidhje me veshjet e tyre; materialet,
ndryshimet ndërmjet tyre, produkte të tjera ku përdoren materialet tekstile dhe nxit diskutimin mbi to.
Gjithashtu mund të shfrytëzojë dhe foto të tjera produktesh tekstile, ose të përdorë fotot e tekstit.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
Faza e parë: 10 minuta
Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar) (p.
Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe.
Grupet dyshe punojnë dhe rubrikën(vëzhgim, diskutim) në tekst.
Mësuesi/ja orienton nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet përdorimi i hershëm i pëlhurave nga njeriu dhe shumëllojshmërinë e
përdorimit të tyre, sqarohet kuptimi i termave “pëlhurë” dhe “tekstile”.

Faza e dyte: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon se pëlhurat tekstile kanë mënyra të ndryshme
të formimit të tyre, si dhe lloje të ndryshme të materialit të fillit nga e cila përbëhet. Përdorim më të gjerë në jetën e
përditshme kanë gjetur pëlhurat e tezgjahut.
Prezanton një foto të makinës së tezgjahut. Shpjegon mbledhjen e fijeve të bazës në boshtin e tezgjahut dhe ndarjen
në dy pozicione, lart dhe poshtë (1 dhe 2, fig në tekst) duke formuar gojën ku kalon sovajka. Në sovajkë është
vendosur masuri me fillin ind, i cili kryqëzohet me fillin bazë duke formuar pëlhurën që mbështillet në topin e
tekstilit. Pëlhura, si trup ka tre përmasa: Gjatësi, gjerësi dhe trashësi.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta


Punë në grup.(5-6 nxënës).
Shqyrtojnë materialet që kanë marë me vete në klasë.( Mësuesi e ka dhënë detyrën e përgatitjes së këtyre
materialeve në shtëpi, orën e kaluar të mesimit.)Në grupe, bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe
japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen
brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë nga diskutimet.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en.
Detyra dhe punë e pavarur:
Mësuesi jep detyrë , përgatitjen e materialeve dhe mjeteve të punës, për veprimtarinë praktike, që do të realizohet
orën e ardhëshme të mësimit.
- Rekomandohet, të vizitojnë një dyqan punimesh artistike, ku mund të shikojnë tekstile të ndryshme të thurura në
mënyrë artizanale.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
.........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 2 (veprimtari praktike): Thurjet e tekstileve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron mënyrat e thurjes në tekstile të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Shpjegon kuptimin e thurjes së pëlhurave tekstile; Thurje, Vizatim i thurjes, Pëlhura të ashpra,
 Dallon shumëllojshmërinë e thurjeve të tekstileve; Pëlhura të gatshme.
 Realizon, vetë, procesin e thurjes me materiale, si:
rripa letre ose tekstilesh;
 Vlerëson veprimtarinë për krijimin e thurjes.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(www.patternskid.com) me projekte thurjesh për Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
fëmijë, video,fletë letre, ose copa tekstili me ngjyra, komunikimin grafik, materialet teknologjike,
fletë me katrore, lapsa me ngjyra, gërshërë e vogël, TIK etj.
vizore, ngjitës, dërrasa e zezë, shkumës, etj
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Detyra, diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. - Parashikimi nga klasën
termat.
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike Punë me grupe
- Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Detyra
Praktikë e mbikqyrur
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Diskutim Te nxënët bashkëpunues
Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Mësuesi/ja prezanton rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.
Shkruan në tabelë togfjalëshat: thur flokët gërshet, thur shportën, thur trikon, thur rrjetën, .... Cili është procesi? I
nxit të diskutojnë për realizimin e këtyre proceseve. Mendoni që dhe procesi i formimit të pëlhurës quhet “thurje”?
Mund të thoni thurje të tjera?
Nga eksplorimet me cohat e pëlhurave të tezgjahut, mund të thoni çfarë i bën të ndryshme thurjet e tyre?
Mësuesi/ja ndihmon nxënësit të kuptojnë, se në thurjen e pëlhurave, pas një numri të caktuar fijesh baze dhe
ind,mënyra e kryqëzimit të tyre, përsëritet si në gjatësi dhe gjerësi. Duke bërë kombinime të përshtatshme të
ngjyrave, figurave dhe të mënyrave të kryqëzimit,mund të prodhohet një shumëllojshmëri pëlhurash, për qëllime të
ndryshme përdorimi.
Mësuesi/ja vlerëson dhe nxit nxënësit të vetvlerësojnë pjesëmarrjen e tyre në diskutim.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
Faza e parë: Mësuesi/ja instrukton nxënësit të vëzhgojnë figurën në tekst ku janë paraqitur vizatimet e thurjeve
dhe krahas tyre tekstilet e thurura.
I ndihmon të kuptojnë, se në praktikën e tezgjahut, çdo produkt që prodhohet, shoqërohet me një paraqitje grafike të
mënyrës së kryqëzimit të fijeve bazë me ato të indit. Kjo paraqitje grafike quhet vizatim i thurjes. Zakonisht
realizohet në fletë me katrore. Thurja më e thjeshtë, quhet thurje garniturë. (tregohet në figurë).
Faza e dytë: Mësuesi/ja instrukton nxënësit për realizimin e veprimtarive a, b, c. Nxënësit vizatojnë modele
thurjesh në fletë me katrore dhe ngjyrosin sipas modelit të dhënë.Pasi përfundojnë vizatimet, nxënësit nxiten të
marrin pjesë në diskutime, mbi format figurat dhe ngjyrat që kanë përdorur. Çfarë do të donin të ndryshonin?

Faza e tretë: Mësuesi/ja prezanton, foto ose video të thurjeve të ndryshme, të realizuara nga fëmijë.Instrukton
nxënësit për realizimin e veprimtarisë d, në librin, aftësim teknologjik 4. Demostron dhe diskuton hapat që do të
ndiqen. Veprimtaria mund të realizohet me materiale tekstile ose me fletë letre.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë mbi veprimtarinë e realizuar dhe të vlerësojnë punimet më të mira.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
- Nëse ndonjë nga veprimtaritë , nuk është përfunduar në klasë, të përfundohet në shtëpi.
- Nxënësit, me ndihmën e prindërve, mund të presin disa etiketa rrobash, që nuk i përdorin më dhe ti marin me
vete, orën e ardhëshme të mësimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 3: Fibrat natyrore, fibrat artificiale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Eksploron, përbërjen e tekstileve të ndryshme (llojet e fibrave , natyrore, artificiale).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Njeh fibrat tekstile dhe klasifikimin e tyre; Fibra tekstile, Fibra natyrore,
 Dallon vetitë e fibrave tekstile; Fibra kimike, Fill, Tjerrje
 Vlerëson, përzgjedhjen e materialit të fillit të pëlhurave, për prodhimin e
veshjeve, si dhe të tekstileve të përdorimit shtëpiak.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; lloje të ndryshme fijesh e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(pambuk, lesh, mëndafsh, poliester, akrilik, najlon, etj.) Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
prezantime, videoprojektor, dërrasa e zezë, shkumës etj. komunikimin grafik, materialet teknologjike , TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me të gjithë 10 min
- Nxitja për të nxënë. -Brainstorming (stuhi të parashikuara klasën.
mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI -VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE -Ndërtimi i pyetjeve studimore Punë me të gjithë
-Përpunimi i përmbajtjes (loja e pyetesorit) Shkëmbim informacioni klasën

-Punë në grup Te nxënët bashkëpunues Punë individuale 10 min


PËRFORCIMI -Diskutim Përmbledhje Punë në grup
-Konsolidimi i të nxënit. e strukturuar Punë me klasën
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta

Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
Brainstorming (Stuhi mendimesh).
Mësuesi/ja i orienton nxënësit të eksplorojnë etiketat e veshjeve që mund të kenë marë nga shtëpia, ose etiketat e
rrobave që kanë veshur. Çfarë është shkruar në to? Diskutojnë përbërjen dhe cilësitë që ka veshja. Argumentojnë
përzgjedhjen e materialeve.
Mësuesi/ja, thekson se, pëlhura të ndryshme, kanë në përbërje lloje të ndryshme materialesh, të fibrave tekstile.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta

- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të
drejtuar). Paraqet me video,lloje të ndryshme fijesh dhe materialesh tekstile.
- Diskuton dhe shpjegon skemën e klasifikimit të fibrave tekstile të paraqitur në libër.
- Shpjegon kuptimin e termave “fibra tekstile”; “fibra natyrore”; “fibra kimike”; “fill”, “tjerrje”
- Thekson se dhe fibrat tekstile, kane vetite e tyre, te cilat i gezojne dhe tekstilet e prodhuara prej tyre. Njohja
e ketyre vetive na ndihmon ne perzgjedhjen e drejte te pelhurave sipas qellimit te perdorimit.
- Nxit nxënësit,që të njohin këto veti, nëpermjet pyetjeve që i drejtojnë ,grupet, njëri-tjetrit, për lloje të
caktuara të fibrave, si pambuku , leshi, fibrat artificiale, etj

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta


Punë grupi. Përmbledhje informacioni. Njohuritë, mbi disa cilësi të fibrave tekstile, i shfrytëzojnë për përgjigjet e
detyrës 1, të dhënë, në librin aftësim teknologjik 4.

Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Detyra 2. Do të realizohet, me ndihmën e pjesëtarëve të familjes.
Përfundimet i diskutojnë në klasë, në orën e mësimit, në vijim.

KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:


A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:...........................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 4 (Veprimtari praktike): Përzgjedhja e tekstileve sipas llojit të tyre.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Përzgjedh përdorimin praktik të tekstileve, sipas llojit të fibrave dhe thurjes së tyre
(për pastrim shtëpiak dhe për veshje)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Njeh fibrat tekstile dhe ciklin e plotë për prodhimin e materialeve Fibra natyrore, fibra artificiale,
të gatshme tekstile; cikli i plotë i prodhimit të materialeve
 Heton rezultatet e eksperimentit, për përcaktimin e llojit të fibrave; tekstile.
 Vlerëson rëndësinë e secilës etapë, në ciklin e plotë për prodhimin
e materialeve të gatshme tekstile
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; lloje të e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Ndryshmefijesh (pambuk, lesh, mëndafsh, poliester, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
akrilik, najlon, etj.) letër, pambuk, ngjyra, ngjitës, komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK etj.
videoprojektor, faqe interneti, dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstorming Diskutim Punë me të 10-min
- Nxitja për të nxënë. gjithë klasën
Punë me grupe
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive praktike. Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë Detyra Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni

- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min


PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
- Diskutim Përmbledhje
e strukturuar

Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta

- Mësuesi prezanton rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.


- Orienton nxënësit për realizimin e veprimit 1. Për plotësimin e skemës së dhënë në libër, u vijnë në ndihmë,
njohuritë e fituara për fibrat tekstile.
Nxënësit punojnë në mënyrë individuale dhe më pas i diskutojnë rezultatet në grupe dyshe.
- Mësuesi/ja diskuton etapat që ndiqen për realizimin e një cikli të plotë, të përftimit të produkteve
të gatshme të tekstilit(veshje ose produkte të përdorimit shtëpiak), duke u nisur nga materiali fibër.
- Orienton plotësimin e veprimit 2.
- Nxënësit realizojnë veprimtarinë dhe diskutojnë rolin e secilës etapë.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta

- Faza e parë: Mësuesi instrukton nxënësit për realizimin e detyrës,


libri aftësim teknologjik 4, veprimi 3. Punë në grup. Lexohet detyra dhe sipas kërkesave, nxënësit, emërtojnë,
interpretojnë, diskutojnë dhe ndajnë konkluzionet.

- Faza e dytë: Mësuesi instrukton nxënësit për realizimin e detyrës, libri aftësim teknologjik 4, veprimi 4.
Në këtë veprimtari, nxënësit, mund të krijojnë figura, duke vizatuar, apo duke përdorur mjete të thjeshta, si:
pambuk, letër ngjyrues, etj.
Më pas nxiten të diskutojnë se si i realizuan punimet dhe vlerësojnë, punimin më të mirë.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta


Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë mbi detyrat, veprimtaritë, tëvetvlerësohen, ose të vlerësojnë të tjerët.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
- Me ndihmën e të rriturve, do të bëjnë eksperimentin e dhënë në tekst. Rezultatet e hetimit, do t’i diskutojnë në
klasë.
- Me ndihmën e internetit, apo të rriturve, do të shpjegojnë ciklin e plotë të prodhimit të mëndafshit.
- Përgatitja e materialeve, për orën tjetër të mësimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:.................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 5: Skicimi
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Skicon sipas kallëpit, pëlhurën për qepjen me dorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Njeh mjetet dhe materialet e nevojshme për realizimin e një produkti të qepur skicë, kallëp,
me dorë prerje, qepje me dorë,
 Analizon rradhën e punë që duhet ndjekur për përftimin e këtij produkti. materialet dhe mjetet
 Vlerëson rëndësinë e secilës etapë në produktin përfundimtar.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e
Mjete pune dhe materiale (metër shirit, gërshërë, tjera ose me temat ndërkurrikulare:
gjilpërë dore, skica modelesh, tekstile, penj) dërrasa Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
e zezë, shkumës, teksti mesimor, etj. komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT


FAZAT STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
E STRUKTURËS MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Situata e të nxënit. Paraqitja e ideve Punë me 10 min
- Nxitja për të nxënë. - Brainstorming të parashikuara të gjithë klasën.
(stuhi mendimesh) Diskutim
NDËRTIMI - VLD Ndërtim i shprehive Punë në grupe 25 min
I NJOHURIVE studimore Punë me
-Përpunimi i përmbajtjes Shkëmbim informacioni të gjithë klasën
- Diskutim Te nxënët bashkëpunues Punë me 10 min
PËRFORCIMI Përmbledhje e strukturuar të gjithë klasën
-Konsolidimi i të nxënit.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit. (në libër).
Materialet tekstile, luajnë një rol të rëndësishëm, në funksionin praktik dhe estetik të veshjeve.
Nxënësit nëpërmjet pyetjeve nxiten të tregojnë për veshjet e tyre, në stinë të ndryshme, për materialet e përdorura.
Cilat prej tyre u duken më të rehatshme? Cilat më estetike?

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të
drejtuar). Mësuesi diskuton dhe shpjegon fjalët kyçe: skicë, kallëp, prerje, qepje me dorë.
- Nxënësve, duke u orientuar nga figurat në libër, apo veshjet e tyre, u kërkohet të listojnë, materialet e
nevojshme për realizimin e një produkti konkret. Më tej i diskutojnë me njëri tjetrin dhe disa materiale, të cilat
u përsëritën më shpesh, shkruhen në tabelë.
- Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë, ç’dinë, rreth proceseve që ndiqen për qepjen e një produkti tekstili.
- I liston proceset në tabelë. Demonstron, përgatitjen e kallëpit dhe skicimin, e një dorashke kuzhine.
- Nxënësit të ndarë në grupe, realizojnë këtë detyrë ( shih librin). Diskutim.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta


Nxënësi, duke u bazuar në figurën ,në tekst, i jep zgjidhje detyrës:Heto, vëzhgo, interpreto, diskuto, realizo.

Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).

Detyra dhe punë e pavarur:


Riciklo:Skico,prit dhe qep një palë dorashka, duke përdorur, triko të cilat nuk i vesh më.(fig. në tekst).
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:.................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 6 (veprimtari praktike): Prerja bazuar në kallëp.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Pret sipas kallëpit pëlhurën për qepjen me dorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Njeh mënyrën e përgatitjes së kallëpëve, për skicim; skicimi, prerje, qepje
 Përcakton pjesët përbërëse të modelit që do të skicojë;
 Diskuton mbi efikasitetin dhe format e pjesëve përbërëse të modelit,
në lidhje me mënyrën e vendosjes së kallëpëve të tyre në pëlhurë.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Foto skicash që tregojnë vendosjen e kallëpëve në e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
pëlhurë (revista, interneti), dërrasa e zezë, shkumës, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
teksti mesimor, etj. komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Lexim, diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. grupin
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. - Diskutim Te nxënët bashkëpunues
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit të kompetencave dhe veprimtaritë.
- Mësuesi udhëzon nxënësit për kryerjen e veprimtarisë se dhënë në libër, nëpërmjet rubrikës:
Vrojto, diskuto, realizo. Nxit nxënësit të diskutojnë, për të tre modelet e paraqitura, në foto.
- Më tej, klasa ndahet në tre grupe dhe seicili grup, përzgjedh të realizojë njërin nga modelet.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


- Mësuesi ndihmon nxënësit, të përgatisin vendin e punës dhe mjetet që do të përdorin për realizimin
e veprimtarisë.
- Nxënësi, në bashkëpunim me mësuesin, përgatit kallëpët sipas modelit, skicon materialin,
Pret sipas kallëpëve dhe fillon të qepë me gjilpërë dore.
- Diskutim: Seicili grup, identifikon, problematikat e hasura gjate zbatimit te veprimtarise;
Vlereson ndikimin pozitiv ose negativ per vete dhe per mjedisin;
Vlereson veprimtarine dhe produktin perfundimtar
Objektet e realizuara, i përdorin për zbukurim, në klasë ose shtëpi.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta


-Në vazhdim, diskutohen rubrikat: Mendo, vepro dhe Planifiko, zbato, vlerëso.
-Përmbledhje e veprimtarive.
Në grupe nxënësit bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje
të reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera. Vetëvleresohen brenda grupit apo vlerësojnë grupet e tjerë
nga diskutimet.

Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, veprimtarive, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me
vlerësimin (vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).

Detyra dhe punë e pavarur: Fotot, në librin, Aftësim teknologjik 4. Me ndihmën e të rriturve, rekomandohet
qepja, në shtëpi, e njërit nga produktet e mëposhtme.(nxënësi është i lirë të zgjedhë dhe modelet e tjera).

KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:


A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:.................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim Shkalla: II Klasa: 4-ët
teknologjik
Tema 7 (veprimtari praktike): Qepja me dorë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Përzgjedh materialet e nevojshme, për realizimin e qepjeve me dorë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyçe
sipas temës:
 Njeh përdorime të ndryshme të qepjes me dorë; qepje kopse, tegel i vazhduar, ildisje, kthim pale
 Organizon mjedisin dhe mjetet e punës.
 Realizon qepje me dorë të kopsës, kthim pale, etj;
 Diskuton qëndrueshmërinë, formën e objekteve të
realizuara.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat e tjera
Material tekstili, metër shirit, gjilpërë dore, ose me temat ndërkurrikulare:
gërshërë, penj,metër, dërrasa e zezë, shkumës, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
teksti mesimor, etj komunikimin grafik, materialet teknologjike , TIK etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI -Brainstormig Diskutim Punë me të 10-min
- Nxitja për të nxënë. gjithë grupin
NDËRTIMI -Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
-Përpunimi i përmbajtjes -Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
-Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI -Detyra Diskutim Punë në grupe
-Konsolidimi i të nxënit. -Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
-Diskutim Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton rezultatet e të nxënit dhe veprimtarinë.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
Ç’kuptoni me qepje të produkteve tekstile?
Cilat janë mënyrat e qepjes, që njihni?
Çfarë keni parë të qepet me dorë?
Cili është mjeti kryesor për qepjen me dorë?
Diskutoni mbi eksperiencat tuaja, apo të pjesëtarëve të familjes suaj.
Nxënësit, orientohen të punojnë me detyrën 1,në librin Aftësim teknologjik 4, Veprimtari praktike 3.7 (Shih
figurat më poshtë).
Diskutoni me shokun/shoqen e bangës dhe prezantoni mendimet tuaja në klasë.
- Nëpërmjet diskutimeve, mësuesi kupton në se nxënësit e kanë të qartë procesin e qepjes me dorë dhe mënyrën e
aplikimit në produkte të ndryshme, tekstile.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Mësuesi/ja udhëzon dhe demonstron, për kryerjen e detyrës, në rubrikën Vepro, libri Aftësim teknologjik 4,
veprimtari praktike 3.7. Nxënësit, realizojnë detyrën dhe diskutojnë rreth saj.
- Rubrika Vrojto, apliko diskutohet në grupe dyshe. Qëllimi i detyrës është, që nxënësi të përzgjedhë vetë
materialet që duhen, për realizimin e shënjuesit të librit.

- Punë grupi (5-6 nxënës)


Mësuesi/ja udhëzon për kryerjen e veprimtarisë dhe ndarjen e detyrave, brenda grupit.
Kjo veprimtari mund të jepet si detyrë shtëpie. Me ndihmën e më të rriturve mund të përgatiten personazhet
gishtëza. Interpretimi i përrallës dhe diskutimi i veprimtarisë, bëhet në klasë, në vazhdim.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Përmbledhje e veprimtarisë. Nxënësit nxiten të diskutojnë, të japin shembuj të tjerë, të qepjeve me dorë. Nxënësit
vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: -Përgatitja e personazheve , gishtëz të përmendura më lart.
-Përgatitja e pyetsorit “Arti i punës së dorës”, informacioni i të cilit do të nevojitet orën pasardhëse të mësimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:.................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 8 (Veprimtari praktike): Punime dore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Prezanton skica e modele.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalët kyçe
sipas temës:
 Njeh artin e punës së dorës, në prodhime të tilla arti i punës së dorës, qëndistari, punime me grep,
si punimet me grep dhe me shtiza, qëndistaria, punime me shtiza, aplikacione, thurje
aplikacionet, thurjet;
 Zbaton teknikat artizanale për realizimin
e produkteve të thjeshta;
 Vlerëson veprimtarinë dhë produktin përfundimtar
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; Objekte të ndryshme, e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
ose foto nga interneti të punimeve të dorës, coha Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
tekstili, penj, gjilpërë, gërshërë, dërrasa e zezë, komunikimin grafik, materialet teknologjike , TIK etj.
shkumës, etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Interpretim Diskutim Punë me të gjithë 10-min
- Nxitja për të nxënë. - Pyetsor grupin
- Diskutim
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë praktike. Punë me grupe
- Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Detyra
Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
- Konsolidimi i të nxënit. - Diskutim Te nxënët bashkëpunues
Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen gjatë orës mësimore.
- Nxënësit interpretojnë me personazhet gishtëz që i kanë përgatitur në shtëpi dhe identifikojnë problematikat e
hasura gjatë zbatimit të modeleve.
- Diskutojnë rezultatet e pyetsorit “Arti i punës së dorës” dhe nxjerrin konkluzionet mbi këto rezultate.
- Me ndihmën e mësuesit, eksplorojnë mënyrat e punimit të dorës, në fotot e paraqitura në tekst. Argumentojnë
pëlqimin e njërës prej tyre.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
- Mësuesi instrukton nxënësit për kryerjen e veprimeve të dhëna në librin Aftësim teknologjik 4, veprimtari
praktike 3.8
a. Me ndihmën e mësuesit, në një cohë tekstili njëngjyrëshe, do të aplikohen punime qëndisjesh
me gjilpërë, duke u mbështetur në modelet e paraqitura në fotot e librit.
b. Vrojtohen, interpretohen dhe vizatohen format, të cilat mund të përdoren si tegela qëndisjeje.
- Detyrë 1. Mësuesi/ja demonstron realizimin e produkteve kukulla me fije akriliku ose leshi.
Nxënësit realizojnë veprimtarinë. Diskutohet dhe vlerësohet veprimtaria dhe produkti përfundimtar. Produktin e
realizuar e vendosin tek zinxhiri i çantës ose i kuletës së lapsave.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta


Nxënësit ju përgjigjen pyetjeve mbi materialin e trajtuar, nxiten të diskutojnë, të kryejnë veprimtari, të japin
shembuj. Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin.

Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
Detyra 2. Mësuesi/ja orienton dhe diskuton realizimin e detyrës 2 në shtëpi. Me ndihmën e pjestarëve të tjerë të
familjes realizohet modeli i zgjedhur. Qëndisja e përfunduar prezantohet në klasë, ku do të përzgjidhet dhe punimi
më i mirë.
Kërkohet sigurimi i materialeve të realizimit të projektit, orën pasardhëse.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
...........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 9 (Projekt): Thurja në mënyrë artizanale e tekstileve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zbaton teknikat artizanale për thurjen e pëlhurave tekstile
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
 Përcakton mjetet dhe materialet e nevojshme per realizimin e një produkti; thurje në mënyrë artizanale,
 Planifikon kohën për realizimin e produktit dhe kostot përkatëse sipas skicës; trikotazhe.
 Vlerëson veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të
veprimit të modelit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4, faqe interneti e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(www.patternskid.com), fill i trashe me ngjyra të Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
ndryshme, gjilpërë dore,gërshërë e vogël, karton, komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK etj.
vizore, laps, letër ngjitës, dërrasa e zezë, shkumës,
teksti mesimor, etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
FAZAT E STRUKTURËS STRATEGJITË VEPRIMTARITË ORGANIZIMI KOHA
MËSIMORE E NXËNËSIT I NXËNËSIT
PARASHIKIMI - Brainstormig Lexim, diskutim Punë me të 10-min
- Nxitja për të nxënë. gjithë klasën
NDËRTIMI - Demonstrim Ndërtim i shprehive praktike. Punë individuale 25-min
I NJOHURIVE i veprimtarisë Detyra Punë me grupe
- Përpunimi i përmbajtjes - Veprimtari Shkëmbim përvoje
Shkëmbim informacioni
- Veprimtari Veprimtari Punë individuale 10-min
PËRFORCIMI - Detyra Diskutim Punë në grupe
- Konsolidimi i të nxënit. - Loja e pyetsorit Te nxënët bashkëpunues
- Diskutim Përmbledhje
e strukturuar
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton temën e projektit dhe veprimtarinë që do të
realizohet gjatë orës mësimore.
Drejton pyetjen:
 A mund të ndërtoni, një thurje me fill?
Çfarë ju nevojitet?
Është e mundur ta zgjidhni vetë problemin?
Nxënësit diskutojnë dhe japin përgjigje.
Mësuesi/ja i orienton të vëzhgojnë fotot në librin Aftësim teknologjik 4.
I kërkon të përcaktojnë mjetet dhe materialet për krijimin e produktit të
thurur(pëlhurë tekstili me përmasa 25x35 cm.

NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta


Mësuesi/ja udhëzon:
- Rendisni hapat që do të ndiqen.
- Diskutoni në grup.
- Shkruani konkluzionet dhe i prezantoni në klasë.
- Materialet janë siguruar paraprakisht, në shtëpi.

Mësuesi/ja orienton dhe demonstron, përgatitjen e kartonit sipas modelit dhe fillimin e thurjes. U kërkon:
- Diskutoni preferencat e materialit të fijeve dhe të ngjyrave që zgjodhët;
- Ndikimin pozitiv për vete dhe mjedisin.
Produktin e përfunduar e prezantoni në klasë.Mbulesën që prodhuat mund ta vendosni në tavolinë, kur të
konsumoni ushqim dhe mbi të vendosni pjatën tuaj.

PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit. 10 minuta


Në thurjet e tekstileve , një vend të rëndësishëm zënë dhe trikotazhet. Jepet një informacion i shkurtër për to.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese). Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen nëveprimtari,
në përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).

Detyra dhe punë e pavarur: Përfundimin e thurjes, e vazhdojeni në shtëpi dhe njëkohësish do të zgjidhni detyrën:
- Masni kohën e harxhuar për realizimin e produktit;
- Llogarisni, koston totale;
- Identifikoni, problematikat e hasura gjatë zbatimit të skicave dhe kryerjes së veprimeve;
- Vlerësoni veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të veprimit të modelit.
- Diskutoni, ndikimin pozitiv për vete dhe mjedisin.

KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:


A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:.................................................................................................................................................................

You might also like