Professional Documents
Culture Documents
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 1: Të njohim ushqimet.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Eksploron gamën e ushqimeve dhe mënyrat e përpunimit të tyre.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
Liston ushqimet sipas origjinës. Ushqime bimore, Ushqime shtazore,
Dallon ushqimet e gatshme nga ushqimet e përpunuara. Ushqim i gatshëm, Ushqim i përpunuar.
Dallon procesin e përpunimit teknologjik të ushqimit deri në ushqim
të gatshëm.
Vlerëson ndikimin e zhvillimeve teknologjike në shtimin e larmisë
së ushqimeve dhe zhvillimin e zakoneve ushqimore.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(http://www.foodafactoflife.org.uk/) me foto të
ushqimeve, receta, video, prezantime, tregime për fëmijë Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
mbi origjinën e ushqimeve, përpunimin teknologjik të shëndetin, TIK etj.
tyre; dërrasa e zezë, shkumës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve / FAZAT
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N – NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Prezantoj nxënësit me temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Në figurën 1 nxënsi dallon ushqimet me origjinë bimore nga ushqimet me origjinë shtazore. Cilat prej
ushqimeve mund t’i përdorim të gatshme dhe cilat kanë nevojë të përpunohen? Pse duhet të përpunohen disa
ushqime? A ndryshon ushqimi i marrë pas përpunimit? A mund të kombinohen ushqime të ndryshme gjatë
përpunimit? Si ndryshon ushqimi i përftuar?
Cilat janë disa mjete dhe mënyra që ne përdorim për të përpunuar ushqimet? Jep shembuj.Krijoj në dërrasën e
zezë një diagramë me fjalët kyçe dhe ju kërkoj nxënësve të diskutojnë.
- Tregoj foto të ushqimeve të ndryshme dhe nxënësit diskutojnë rreth origjinës së tyre dhe nëse ushqimet mund të
përdoren të gatshme apo duhet të përpunohen.
NDËRTIMI I NJOHURIVE / Përpunimi i përmbajtjes: 25 minuta
10 minuta Vë nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(p. Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe. Orientoj nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
Në bashkëpunim me nxënësit diskutohet nga vijnë ushqimet dhe si i sigurojmë ato, sqarohet kuptimi i termit
“ushqim ose produkt ushqimor” dh e listohen ushqime të ndryshme me origjinë bimore dhe me origjinë shtazore
Produkti që marrim pas një procesi përpunimi, quhet ushqim i përpunuar, ose ushqim i gatshëm, me veti të tjera nga
ushqimi fillestar (lënda e parë). Ky ushqim në fund të një procesi mund të jetë ose jo i ngrënshëm (p.sh. mielli).
Procesi i përpunimit të ushqimit mund të kalojë në disa etapa duke krijuar ushqime të reja.
Përpunimi i ushqimeve shton larminë e ushqimeve dhe shijeve në tavolinat tona.
Me fëmijët, nëpërmjet shembullit të krahasimit të dy skemave të prodhimit të bukës në mënyrë artizanale dhe në
mënyrë industriale nxjerrim në pah rolin që luan zhvillimi i teknologjisë në lehtësimin e punës dhe shtimin e
larmisë së ushqimit.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Rubrika diskuto për lloje të ndryshme të ushqimeve që përdorni ju në familje, origjina, mënyra e përpunimit.
Si i siguroni ato?
Në grupe dyshe bashkojnë idetë, konkluzionet, i diskutojnë pyetjet dhe japin përgjigje të qarta. Formojnë pyetje të
reja. Drejtojnë pyetjet njëri-tjetrit dhe grupeve të tjera.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en.
Detyra dhe punë e pavarur:
- Plotëso ditarin e dietës tënde ushqimore, Detyrë 1, veprimtari praktike 1.2 (vlerësim i situatës mbi mënyrën e të
ushqyerit të fëmijëve), në shërbim të veprimtarisë dhe temave në vazhdim.
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 2 (veprimtari praktike): Eksplorimi i ushqimeve në dietën tonë ushqimore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Eksploron ushqimet, mënyrat e përpunimit dhe të gatimit për një ushqyerje të shëndetshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
Eksploron nëpërmjet shembujve ushqime bimore, ushqime shtazore, Ushqim i shëndetshëm, Dietë
ushqime të gatshme, ushqime të përpunuara nga dieta ushqimore. ushqimore, Ushqime bimore,
Dallon elemente të procesin teknologjik të përpunimit të ushqimit. Ushqime shtazore, Ushqim i gatshëm,
Vlerëson zgjedhjet e shëndetshme ushqimore. Ushqim i përpunuar.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti me fushat e tjera ose me temat
(http:// www.foodafactoflife.org.uk/ ) me foto të ushqimeve, receta, ndërkurrikulare:
video, prezantime, tregime për fëmijë mbi origjinën e ushqimeve,
përpunimin teknologjik të tyre; dërrasa e zezë, shkumës etj. Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
- Theksoj se për një ushqyerje të shëndetshme janë të rëndësishme jo vetëm zgjedhjet sasiore dhe cilësore
të ushqimeve, por edhe përpunimi dhe ruajtja e ushqimeve në mënyrë të sigurt dhe të pastër . Nxit
nxënësit të diskutojnë rreth llojeve të ushqimeve që mund të zgjedhin sipas grupeve të rekomanduara në libër, në
tabelën “Cilat ushqime mund të zgjedhim sipas grupeve?”. Kjo do të ndihmojë nxënësit të dallojnë se si ushqime
të ndryshme mund të zëvendësojnë njëri tjetrin në mënyrë praktike.
- Nxit nxënësit të diskutojnë rreth detyrës së shtëpisë “Rubrika diskutoj”. Nxënësit sjellin shembuj të metodave të
gatimit, të cilat i zbatojnë më shpesh në familjet e tyre. Ata diskutojnë për pjesëmarrjen e tyre në veprimtari të
përpunimit të ushqimit në familje dhe hapat dhe procesin e gatimit Theksoj rëndësinë e zgjedhjes më
të shpeshtë të metodave të shëndetshme të gatimit.
- Brainstorming (Stuhi mendimesh).
- Detyra 1, libri aftësim teknologjik 4, Veprimtari praktike 1.6
- Nëpërmjet ushtrimit dhe diskutimeve kuptoj në se nxënësit e kuptojnë procesin e gatimit dhe metodat, njihet me
mënyrën e ushqyerjes dhe metoda të gatimit që përdoren më shpesh në familjet e tyre. Nxënësit vetvlerësojnë
procesin e gatimit dhe metodat e gatimit që ata kanë përdorur në dietën e tyre ushqimore.
- Instruktoj nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar) (p.
Individuale), më pas diskutime në grupe dyshe.
- Orientoj nxënësit të mbajnë shënime për gjërat e paqarta.
- Në bashkëpunim me nxënësit diskutohen nga situata hapat për gatimin e ushqimit, të cilat në fakt fillojnë më parë
me planifikimin e ushqimit, blerjen (këto do të trajtohen më me hollësi në programin e aftësim teknologjik 5, 6) e
më pas me procesin e gatimit
Shpjegoj rëndësinë e zbatimit me korrektësi të hapave të gatimit. Nxënësit nxiten të sjellin shembuj të hapave që
kanë ndjekur për gatimin e një ushqimi dhe unë listoj në dërrasë hapat e gatimit.
Instruktoj nxënësit për kryerjen e detyrës D.2, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10. Nëpërmjet
ushtrimit kërkohet që nxënësit të rendisin si duhet hapat e gatimit të një recetë duke vendosur edhe elemente që
lidhen me higjenën në kuzhinë. Ndjek nxënësit gjatë plotësimit të detyrës dhe diskutoj rreth zgjidhjes së drejtë të
saj.
- Instruktoj nxënësit për kryerjen e detyrës D.3, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10. Nxënësit
shpjegojnë hapat për gatimin e makaronave duke treguar veprimet dhe elemente të tjerë teknologjikë.
- Instruktojnxënësit për kryerjen e detyrës D.3, libri aftësim teknologjik 4, veprimtari praktike 1.10. Ndjek
nxënësit gjatë plotësimit të detyrës dhe shënoj në dërrasë rezultatet.
Gjatë veprimtarive kërkohet mirëmbajtja e mjedisit, mjeteve, zbatimi i rregullave të higjenës, sigurisë dhe
ruajtjes së mjedisit.
.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta
Nxënësit nëpërmjet ushtrimeve dhe veprimtarive ju përgjigjen pyetjeve mbi materialin e trajtuar, nxiten të
diskutojnë, të kryejnë veprimtari, të japin shembuj. Nxënësit vetvlerësohen, vlerësojnë njëri tjetrin.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në veprimtari për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në familje. Dhe të diskutojnë
rreth ushqimeve të gatuara.
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 12: Ruajtja e ushqimeve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Prezanton mënyra të ruajtjes së ushqimeve të gatshme apo të gatuara në kushtet e shtëpisë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
Dallon rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve në rritjen Ruajtja e ushqimeve, Mënyra të ruajtjes,
e kohës së përdorimit të tyre. Konservim, Konservantë
Liston faktorët që ndikojnë në ruajtjen e ushqimeve.
Shpjegon ndikimin e metodave të ruajtjes së ushqimeve
në shtimin e larmisë së tyre.
Zbaton mënyra të ruajtjes së ushqimeve në kushtet
e shtëpisë.
Vlerëson rëndësinë e ruajtjes së ushqimeve në shtëpi
për sigurinë e shëndetit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti (http://
www.foodafactoflife.org.uk/ ), foto, video, prezantime, e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
videoprojektor, dërrasa e zezë, shkumës etj.
Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet, shëndetin,
TIK etj.
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët I NJOHURIVE: Konsolidimi i të nxënit
Përpunimi i përmbajtjes
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
- Mësuesi prezanton, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të realizohen
gjatë orës mësimore.
- Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë rreth rubrikës Diskuto (detyrë shtëpie).
- Nxënësit sjellin shembuj të mënyrave të ruajtjes së ushqimeve në familjet e tyre.
PREZANTIMI I
ZHVILLIMI I
GRUMBULLIMI I ARRITJEVE TE
PREZANTIMI PYETESORIT NGA
INFORMACIONIT VIZITES
NX.
STUDIMORE
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri – tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Plotësimi i formularëve dhe dorëzimi i detyrës.
Veprimtari praktike. Ruajtja e ushqimeve. “Kërkimi i thesarit.”
Detyra 1. Gjej ushqimet në figurë dhe plotëso shënimet në tabelë. Diskuto me mësuesen dhe punonjësit e dyqanit. Dallo
grup ushqimet, mënyra të paketimit dhe të ruajtjes së tyre.
Ku i gjete makaronat?
I gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Makarona
Ku e gjete kosin me fruta?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Kos me fruta
Ku e gjete konservën e peshkut?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë?
____________________________
Konservë peshku
Ku e gjete fileton e pulës?
E gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë
______________________________
Fileto pule e freskët
Ku i gjete frutat e thata?
i gjeta në_____________
Ҫfarë tjetër kishte aty pranë
______________________________
Fruta të thata
Detyra 2. Gjej ushqimet në figurë. Lexo etiketat dhe plotëso shënimet në tabelë. Diskuto me mësuesen dhe punonjësit e
dyqanit në lidhje me veçoritë e ushqimeve në ruajtje, në varësi të mënyrës së përpunimit dhe paketimit të tyre.
Udhëzime metodologjike
Realizimi i programit kërkon përdorimin e metodologjive dhe teknikave që nxisin punën individuale, në grup
dhe diskutimin e nxënësve në lidhje me kompetencat e parashtruara për çdo tematikë.
Në qendër të punës së mësuesit duhet të jetë drejtimi i nxënësve për të fituar aftësi për të eksploruar,
planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtari konrete teknologjike në varësi të tematikave të programit
Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda, strategji dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-
ut, nxisin përdorimin e prezantimit nga nxënësit për aftësimin praktik teknologjik.
Mësuesi gjatë shpjegimit të termave dhe demostrimit të veprimtarive praktike duhet të përdorë sa më shumë
njohuritë dhe aftësitë e marra paraprakisht nga nxënësi në lëndë të tjera si dhe të japë shembuj nga realiteti i
jetës.
Realizimi i tematikave të përmbajtjes së programit për linjën, II. Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit
kërkon nga mësuesi zbatimin e hapave metodologjikë, të cilët realizohen nëpërmjet fazave si:
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Faza e dytë: 15 min:(shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon se pse qytete të ndryshme përdorin ndërtojnë tipe
të ndryshme shtëpish dhe përdorin materiale sipas zonës ku banojnë dhe kushteve klimaterike. (ndiq shembullin në
libër).
Çdo krahinë ka karakteristikën e tyre të ndërtimit të shtëpive që varet nga klima, relievi, numri i pjesëtarëve të
familjes. materialet që ka prane dhe mundesia financiare.
Spjegon funksionimin e menteshave dhe rolin që luajnë te çdo objekt që hapet duke u rrotulluar rreth nje boshti.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Faza e dytë: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon llojet e veglave të mirëmbajtjes së kopështit që
përdoren. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të
mjeteve të mirëmbajtes së kopështit sipas procesit të punës që ato kryejnë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto: Përse duhet mirëmbajtur kopështi dhe lulet? Cilat mjete ke përdorur vetë ose bashkë me pjesëtarë
të familjes?
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë: Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mirëmban kopështin e shtëpisë/ klasës. Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 8: Veprimtari praktike: Krijimi i kopështit, llojet e ndryshme të veglave që përdoren.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Prezanton raste konkrete të krijimit të kopështit/mbjelljes së bimëve në vazo duke përdorur veglat
e punës së kopështarisë në kushtet e klasës si: lopata, krëhëri, gërshërët e kopështit, etj.)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
Praktikon rastetë përdorimit të veglave të nevojshme për krijimin vegla e kopështit, plehërim, ujijte.
dhe mirëmbajtjen e kopështit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti temat ndërkurrikulare:
(http://google.com/modele kopështi, etj.
botanikë, biologji.
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon mënyrën si mund të mbjellim bimë për krijimin
e kopështit. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e zgjedhjes së llojit të
luleve/bimëve të kopështit sipas preferencave dhe kushteve klimaterike që ka rrethi ku banojmë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto: Në klasë nxënësit diskutojnë rëndësinë e kultivimit natyral të bimëve dekorative dhe bimëve
bujqësore. Analizojnë veglat e kopështarisë që përdoren si dhe kujdesin që duhet të tregojnë për kultivimin e tyre
(plehërimi, ujitja, ajrosja, driçimi etj)
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë:Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mbjell lule/bimë kopështin e shtëpisë/ klasës.
Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tematika 9: Projekt: Mirëmbajtja e shtëpisë dhe kopështit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Prezanton raste për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kopështit (krijon ne miniature një kopësht
ose mobilimin e shtepise)
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
Modelon, skicon dhe prezanton një rast konkret të mobilimit plan banese, maket kopështi.
të banesës dhe krijimit të kopështit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare ose me temat
Libri Aftësim teknologjik 4; faqe interneti ndërkurrikulare:
(http://google.com/modele kopështi, etj.
botanikë, biologji, tik.
Mësuesi/ja instrukton nxënësit përlexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar)
(punë individuale), mëpas diskutime në grupe dyshe.
Faza e dytë:15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon mënyrën si mund të krijojnë në mënyrë të
pavarur ose në grup mobilim banese ose krijimin e kopështit. (ndiq shembullin e fotove ilustruese në libër ose
krijoji vetë). Spjegon rëndësinë e mënyrës së vendosjes së orendive shtëpiake në planimetri ose zgjedhjes së llojit të
luleve/bimëve të kopështit sipas preferencave dhe kushteve klimaterike që ka rrethi ku banojmë.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit 10 minuta.
Rubrika diskuto:nxënësit vlerësojnë punimet e njëri tjetrit dhe diskutojnë për mënyrën më të mirë të orendive për
krijimin e hapësirave në mjedisin shtëpiak, krijimin e hapësirës së gjelbërt në apartament dhe shtëpi private.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për përgjigjet individuale 70% e notës, punën në grup me 30% të notës.
Detyrë: Përshkruaj aktivitetin që kryen kur mbjell lule/bimë kopështin e shtëpisë/ klasës.
Çfarë mjetesh përdor.
Konkluzione të orës së mësimit: U realizuan rezultatet e të nxënit?
Si u kuptua informacioni i ri?
Çfarë nuk shkoi mirë?
Shënime___________________________________________________________________________
Udhëzime për zbatimin praktik të tematikës: TEKSTILET DHE MIRËMBAJTJA (10 orë).
Njeriu e ka përdorur veshjen që në kohërat e lashta për tu mbrojtur nga kushtet e këqija atmosferike si dhe për të patur
një paraqitje sa më të hijshme. Me kalimin e kohës si rrjedhim i kërkesave të jetës dhe i kultivimit të shijeve, veshja
është ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, duke synuar që të kombinohet në mënyrë sa më të harmonishme, estetika
me funksionalen. Paraqitja e këndshme, estetike dhe qëndrueshmëria sigurohen me anën e zgjedhjes së disa materialeve
me qëndrueshmëri të ndryshme në funksion të objektit dhe modelit. Tekstilet duhet të përballojnë lloje të ndryshme
tensionimesh (shumica e të cilave janë mekanike) gjatë veshjes, përdorimit, larjes dhe hekurojes. Tekstilet tërhiqen,
përdridhen, çahen dhe fërkohen. Kohëzgjatja në të cilën një tekstil paraqet qëndrueshmëri varet nga produkti dhe
destinacioni i përdorimit. (Qëndrueshmëria e tekstilit është aftësia e tij për të ruajtur gjendjen fizike nën kushtet e
veprimit të tensioneve mekanike gjatë një periudhe kohe të caktuar). Një tekstil që nuk është i qëndrueshëm në mënyrë
të mjaftueshme ndaj këtyre forcave mekanike, është shumë pak i vlefshëm pavarësisht se sa veti të tjera ai mund të ketë.
Faktorët jomekanikë në ambient siç është psh. veprimi UHV, përbërjet kimike dhe mikroorganizmat, mund të
ndryshojnë gjithashtu qëndrueshmerinë e një tekstili.
- Sa të aftë janë njerëzit për të bërë zgjedhjen e duhur, për produktet e nevojshme të tekstilit?
Qëllimi i tematikës:
Kjo tematikë është hartuar me qëllim që:
- Të kontribuojë në një edukim të balancuar duke iu dhënë nxënësve një përvojë të gjerë dhe sfiduese, që do t’u krijojë
mundësi atyre të fitojnë një grup njohurish, kuptimesh, aftësish njohëse e përpunuese dhe kompetenca të thjeshta në
përzgjedhjen e tekstileve sipas nevojave te përdorimit dhe modeleve, sipas estetikës së kërkuar, si dhe aplikimin me
korrektësi të proceseve për realizimin e produkteve dhe mirëmbajtjen e tyre.
Fitimi i këtyre kompetencave kërkon përdorimin e metodologjive dhe teknikave që nxisin punën individuale, në grup
dhe diskutimin e nxënësve. Në qendër të punës së mësuesit duhet të jetë drejtimi i nxënësve për të fituar aftësi për të
eksploruar, planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtari konrete teknologjike në varësi të tematikës.
Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda, strategji dhe teknika që nxisin përdorimin e TIK-ut, nxisin
përdorimin e prezantimit nga nxënësit për aftësimin praktik teknologjik.
Mësuesi gjatë shpjegimit të termave dhe demostrimit të veprimtarive praktike duhet të përdorë sa më shumë njohuritë e
aftësitë e marra paraprakisht nga nxënësi në lëndë të tjera si e të japë shembuj nga realiteti i jetës.
Tematika “Tekstilet dhe mirëmbajtja” mbyllet me një projekt me qëllim përmbledhjen e njohurive, shprehive,
shkathtësive, qëndrimeve në kushte praktike reale.
Projekti nëpërmjet veprimtarive të parashikuara, të organizuara si punë individuale dhe në grup bën të mundur që
nxënësit të vëzhgojnë, të kërkojnë zgjidhje të problemeve, duke kuptuar njëkohësisht parimet dhe konceptet më
themelore.Gjithashtu, ky lloj te nxëni i vendos nxënësit në mjedise realiste dhe në konteksin e zgjidhjes së problemit.
Pra, projekti mund të shërbejnë si një urë lidhëse midis dukurive që hasen a ndodhin në klasë dhe përvojave të jetës së
përditshme. Pyetjet dhe përgjigjet që lindin në jetën e përditshme vlerësohen nga çdo individ dhe janë të hapura ndaj
kërkimeve sistematike.
Faza e dyte: 15 min: (shpjegim dhe diskutim). Mësuesi/ja shpjegon se pëlhurat tekstile kanë mënyra të ndryshme të
formimit të tyre, si dhe lloje të ndryshme të materialit të fillit nga e cila përbëhet. Përdorim më të gjerë në jetën e
përditshme kanë gjetur pëlhurat e tezgjahut.
Prezanton një foto të makinës së tezgjahut. Shpjegon mbledhjen e fijeve të bazës në boshtin e tezgjahut dhe ndarjen
në dy pozicione, lart dhe poshtë (1 dhe 2, fig në tekst) duke formuar gojën ku kalon sovajka. Në sovajkë është
vendosur masuri me fillin ind, i cili kryqëzohet me fillin bazë duke formuar pëlhurën që mbështillet në topin e
tekstilit. Pëlhura, si trup ka tre përmasa: Gjatësi, gjerësi dhe trashësi.
TIK etj.
Faza e tretë: Mësuesi/ja prezanton, foto ose video të thurjeve të ndryshme, të realizuara nga fëmijë.Instrukton
nxënësit për realizimin e veprimtarisë d, në librin, aftësim teknologjik 4. Demostron dhe diskuton hapat që do të
ndiqen. Veprimtaria mund të realizohet me materiale tekstile ose me fletë letre.
PËRFORCIMI I NJOHURIVE / Konsolidimi i të nxënit: 10 minuta
Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë mbi veprimtarinë e realizuar dhe të vlerësojnë punimet më të mira.
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët / vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
- Nëse ndonjë nga veprimtaritë , nuk është përfunduar në klasë, të përfundohet në shtëpi.
- Nxënësit, me ndihmën e prindërve, mund të presin disa etiketa rrobash, që nuk i përdorin më dhe ti marin me
vete, orën e ardhëshme të mësimit.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..................................................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 3: Fibrat natyrore, fibrat artificiale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Eksploron, përbërjen e tekstileve të ndryshme (llojet e fibrave , natyrore, artificiale).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
Njeh fibrat tekstile dhe klasifikimin e tyre; Fibra tekstile, Fibra natyrore,
Dallon vetitë e fibrave tekstile; Fibra kimike, Fill, Tjerrje
Vlerëson, përzgjedhjen e materialit të fillit të pëlhurave, për prodhimin e
veshjeve, si dhe të tekstileve të përdorimit shtëpiak.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4; lloje të ndryshme fijesh e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(pambuk, lesh, mëndafsh, poliester, akrilik, najlon, etj.)
prezantime, videoprojektor, dërrasa e zezë, shkumës etj. Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
Mësuesi/ja prezanton temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë. Situata e të nxënit (shih librin).
Brainstorming (Stuhi mendimesh).
Mësuesi/ja i orienton nxënësit të eksplorojnë etiketat e veshjeve që mund të kenë marë nga shtëpia, ose etiketat e
rrobave që kanë veshur. Çfarë është shkruar në to? Diskutojnë përbërjen dhe cilësitë që ka veshja. Argumentojnë
përzgjedhjen e materialeve.
Mësuesi/ja, thekson se, pëlhura të ndryshme, kanë në përbërje lloje të ndryshme materialesh, të fibrave tekstile.
- Mësuesi/ja instrukton nxënësit për lexim të shpejtë të materialit në tekst (VLD veprimtari e leximit të drejtuar).
Paraqet me video,lloje të ndryshme fijesh dhe materialesh tekstile.
- Diskuton dhe shpjegon skemën e klasifikimit të fibrave tekstile të paraqitur në libër.
- Shpjegon kuptimin e termave “fibra tekstile”; “fibra natyrore”; “fibra kimike”; “fill”, “tjerrje”
- Thekson se dhe fibrat tekstile, kane vetite e tyre, te cilat i gezojne dhe tekstilet e prodhuara prej tyre. Njohja e
ketyre vetive na ndihmon ne perzgjedhjen e drejte te pelhurave sipas qellimit te perdorimit.
- Nxit nxënësit,që të njohin këto veti, nëpermjet pyetjeve që i drejtojnë ,grupet, njëri-tjetrit, për lloje të caktuara të
fibrave, si pambuku , leshi, fibrat artificiale, etj
Struktura e mësimit: P N P
P - PARASHIKIMI: N - NDËRTIMI I NJOHURIVE: P - PËRFORCIMI:
Përgatitja për të nxënët Përpunimi i përmbajtjes Konsolidimi i të nxënit
PARASHIKIMI / Përgatitja për të nxënët: 10 minuta
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim / vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur: Fotot, në librin, Aftësim teknologjik 4. Me ndihmën e të rriturve, rekomandohet
qepja, në shtëpi, e njërit nga produktet e mëposhtme.(nxënësi është i lirë të zgjedhë dhe modelet e tjera).
Vlerësimi: Me gojë (pyetje diagnostikuese, formuese), detyra. Nxënësit/et do të vëzhgohen për pjesëmarrjen në
përgjigje të pyetjeve, diskutimeve, me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en. Njohja e nxënësve me vlerësimin
(vetëvlerësim/vlerësim me pikë nga shokët/vlerësim nga mësuesi).
Detyra dhe punë e pavarur:
Detyra 2. Mësuesi/ja orienton dhe diskuton realizimin e detyrës 2 në shtëpi. Me ndihmën e pjestarëve të tjerë të
familjes realizohet modeli i zgjedhur. Qëndisja e përfunduar prezantohet në klasë, ku do të përzgjidhet dhe punimi
më i mirë.
Kërkohet sigurimi i materialeve të realizimit të projektit, orën pasardhëse.
KONKLUZIONET E ORËS SË MËSIMIT:
A u realizuan Rezultatet e të nxënit?.......................?
Sa dhe si u kuptua informacioni i ri?...........................?
Çfarë nuk shkoi mirë?.................................................?
Shënime:..........................................................................................................................................................................
...........................................................................................................................................
Planifikimi i orës mësimore Datë___/___/___
Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla: II Klasa: 4-ët
Tema 9 (Projekt): Thurja në mënyrë artizanale e tekstileve.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Zbaton teknikat artizanale për thurjen e pëlhurave tekstile
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe
Përcakton mjetet dhe materialet e nevojshme per realizimin e një produkti; thurje në mënyrë artizanale,
Planifikon kohën për realizimin e produktit dhe kostot përkatëse sipas skicës; trikotazhe.
Vlerëson veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të
veprimit të modelit.
Burimet / mjetet / materialet Lidhjet me fushat kurrikulare / Lidhjet me fushat
Libri Aftësim teknologjik 4, faqe interneti e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
(www.patternskid.com), fill i trashe me ngjyra të
ndryshme, gjilpërë dore,gërshërë e vogël, karton, Shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, artet,
vizore, laps, letër ngjitës, dërrasa e zezë, shkumës,
teksti mesimor, etj. komunikimin grafik, materialet teknologjike, TIK etj.
Detyra dhe punë e pavarur: Përfundimin e thurjes, e vazhdojeni në shtëpi dhe njëkohësish do të zgjidhni detyrën:
- Masni kohën e harxhuar për realizimin e produktit;
- Llogarisni, koston totale;
- Identifikoni, problematikat e hasura gjatë zbatimit të skicave dhe kryerjes së veprimeve;
- Vlerësoni veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të veprimit të modelit.
- Diskutoni, ndikimin pozitiv për vete dhe mjedisin.