You are on page 1of 1

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda Biologji Shkalla IV Klasa e tetë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


V.P. Të rriturit (3.6) Rritja ime.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  rritje
 ndërton dhe interpreton grafikun e rritjes së njeriut gjatë fazave të jetës;  grafiku i rritjes
 diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.  pubertet
 biomasë
Burime:Teksti, fleta e punës,CD e mësuesit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Materiale praktike:Letër grafike ndërkurrikulare: Edukimi shëndetësor,
matematikë
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat Metoda/Teknika Veprimtaritë e nxënësve Organizimi Koha
e strukturës mësimore i nxënësve
Hapi I Imagjinatë e drejtuar Nxitja e diskutimit Punë me gjithë klasën 10’
Hapi II Grupet e ekspertëve Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe 25’
Hapi III Interpretim grafikësh Nxitja për të përsosur të folurit Punë në grupe 10’
Hapi I: Në këtë veprimtari nxënësit hetojnë faktorët që ndikojnë në rritje. U kërkoj nxënësve të
imagjinojnë vehten nga momenti kur kanë lindur deri tani. Sa janë rritur? Nxitet diskutim se çfarë
ka ndryshuar tek ata.
Hapi II: Klasa ndahet në grupe.
Secili grup duhet të ndërtojë grafikë të ngjashëm me atë të faqes 67. Nxënësit duhet të hedhin vlerat
e secilit në grafikë (djem/vajza), mbështetur në të dhënat që kanë marrë si kërkesë e detyrës së
shtëpisë së orës së kaluar.
Çdo grup nxënësish duhet të ketë një ekspert që do të bëjë interpretimin e grafikëve. Pastaj të gjithë
ekspertët do të hartojnë dy grafikë të përgjithshëm për klasën (djem/vajza).
Nxënësit hartojnë një grafik me shtylla (djem/vajza) për gjatësinë (1.40-1.45 m, 1.45-1.50 m,
1.50-1.55 m, 1.55-1.60 m etj.) në moshën që janë.
Hapi III:Grupi i ekspertëve interpretojnë grafikët e rritjes (për djemtë dhe vajzat e klasës).
Pjesa tjetër e nxënësve diskutojnë për faktorët që ndikojnë në rritje:
– kequshqyerja, (mungesa e vitaminave, e proteinave, kripërave minerale etj.)
– duhani, alkoli, etj
– sëmundjet infektive apo të trashëguara etj.
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Ndërton dhe interpreton grafikun e rritjes së njeriut gjatë fazave të jetës;
N2: Shpjegon çfarë kuptohet me rritje;
N3: Përshkruan se si ndryshon rritja gjatë fazave të jetës;
N4: Ndërton dhe interpreton grafikun e rritjes së njeriut gjatë fazave të jetës.
Diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.
N2: Përmend disa faktorë që ndikojnë në rritje;
N3: Përshkruan se si faktorë të tillë, si dieta, drogat dhe sëmundjet mund të ndikojnë në rritje;
N4: Diskuton ndikimin e dietës, drogave dhe sëmundjeve në rritje.
Detyrë shtëpie:Pyetjett ushtrimit 2 faqe 67.

You might also like