You are on page 1of 18

100 Pyetje ndihmëse për kualifikim:

1-Tregoni një sjellje të nxënësit që bie ndesh me rregulloren në institucion për të cilën duhet të trajtojmë me masë të
lehtë, më pas tregoni yd masa të lehta, dhe dy masa që nuk duhet t`i marrim asnjëherë:

Sjellja e padëshiruar :

Pergjigje

1)Nxenesi vjen pa detyra

2)Ben zhurme ne klase gjate ores se mesimit duke u bere pengese per mesimdhenesin dhe shoket.

3)Shperndan kopje ne klase

etj

Masa të lehta:

1-Shenohet sjellja e padeshiruar dhe i kerkohet personit qe ushtron pergjegjesine prinderore te nenshkruaje.

2-Personi kerkon ndjese para klases duke synuar ndergjegjesimin e tij/saj.

3-Mund t`i japim nje detyre shtese nxenesit me synim edukimin e tij drejt te nxenit.

1-_______________________________________________________________________________________________

2-_______________________________________________________________________________________________

Masa që nuk duhen marrë:

 Cenimi i dinjitetit.
 Dhuna e cfaredolloj forme qofte ajo.
 Mbajtja e sendeve personale si telefoni videogame etj
 Masat kolektive
 Gjobat

1-_______________________________________________________________________________________________

2-_______________________________________________________________________________________________

Pyetje 2-Sugjeroni dy masa të rënda nëse shkleja do të ishte e rëndë?

1-paralajmerim per ulje te notes ne sjellje.

2-ulje te notes ne sjellje.

3-paralajmerim per perjashtim

4-perjashtim i perkohshem ose i perhershem...


Pyetja 3-Listoni 3 parime të marrjes së masave displinore?

1-Parimi i proporcionalitetit

2-Parimi i individualitetit

3-Parimi i dialogimit

etj shiko Udhezimin 30 date 28.01.2020 DN te ndryshuara.

Pyetja nr4-Si veprohet me një nxënës që ka bërë 35% të mungesave vjetore lendore në AML?

Nxenesi konsiderohet PK dhe konsiderohet mbetes ne kete lende.

Pyetja nr 5-Minitesti mat:

a-rezultatet e një ore mësimore për të treja nivelet

b-rezultatin N2 të një ore mësimore, sepse minitesti ka nje pyetje dhe mat rendimentin e nje ore mesimore per nje
rezultat minimal te te nxenit.

c-rendimentin e nje kapitulli

d-rendimentin e një periudhe

Pyetja nr 6-Pyetjet vlerësuese u kërkojnë nxënësve të :

a-të analizojnë b-të gjykojnë

c-të riprodhojnë d-të zbulojnë

Mire eshte mesuesi te qartesoje llojet e pyetjeve, si klasifikohen dhe cfare informacioni i japin pyetjet mesuesit...

Pyetje nr 7-Në përberje të bordit merr pjesë

a-vetem një mësues b-të paktën një mësues

b-një nëndrejtor c-drejtor/nëndrejtor.

Pyetja nr 8-Përmend 3 tekinka që i përkasin grupit të hulumtimit.

1-Vrojtimi

2-Studimi i rastit

3-Eksperimenti

4-Demostrimi

5-Ekskursioni
Pyetja nr 9- Trego 3 vecori të mësuesit gjatë mësimdhënies sipas skenarit online:

1-sigurimi i mirëqënies psikosociale së nxënësve dhe personelit arsimor.


2-arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për cdo nxënës.
3-mësuesi duhet të shmangë përvojat e mësimit në klasë që nuk mund të përdoren online.
4-mësuesi cakton bashkë me nxënësit jjë rregullore që do zbatohet online.
5-vendos rregullat e etikës së sjelljes, veshjes dhe komunikimit online.
etj etj

Pyetja nr 10-Listo 3 masa që sigurojnë mirëqënien e nxënësit në skenarin 1-2.

1-higjenzim i klasave dhe ambineteve


2-ajërosje e klasave përmes hapjes së dritareve.
3-hyrje dlaje e kontrolluar bazuar ne ruajtjen e distancimit .
4-fshirja dhe disinfektimi i kepuceve.
5-sprucimi me alkol i duarve.
6-distanca ne banka.
7-distanca me mësuesin.

Pyetja nr 11-Listo 3 detyrime të prindit në skenarin 1-2.

1-firmosin rreulloren dhe deklaratat.


2-përzgjedhin platformen bashke me mesuesin dhe nxenesin .
3-njihen me udhezimin dhe planin mësimor.
4-njihen me rezultatet e pritshme.
5-me procedurat e mësimit online, detyrat, oraret, përgjegjësitë dhe platformat.
6-me sigurine kibernetike.
7-me frekuentimin dhe prezantimin.
8-me shëndetin psikosocial.
9-mbështeten për kryerjen në kohë të detyrave.
10-përfshihen ne vendimarrje dhe bashkëpunim.

Pyetja nr12-Nëse hartoni një test me 30 pikë me sa pikë të fituara do e vlerësoni me notën :

5 ___8-12 pike________ dhe me notën 8 _____20-23 pike____________

Ndiq udhezimin lendor lidhur me percaktimin e pikezimeve per noten e testit.


Pyetja nr 13:Bordi NUK ka të drejtë të :

a-të japë mendim për planin vjetor

b-të japë mendim për planin afatmesëm

c-të japë mendim për rregulloren

d- të japë mendim për vlerësimin e nxënsit nga mësuesi.

Pyetja nr 14:Cili nuk bën pjesë në planin vjetor të shkollës?

a-analize e gjëndjes b-synimi vjetor c-objektivi vjetor d-detyrat e drejtorit.

Pyetja nr 15:

Listo cilat janë rubrikat e analizës së gjëndjes në:

Planin afatmesëm :Nr i nxenesve per klase, klasat, mesuesit, aspekti social, frekuentimi ...

Planin vjetor : Analiza e gjendjes permban ; aspektin social, frekentimin, arritjet e nxenesve, etika dhe sjellja, pyetesor
me nxenesit etj...

Pyetja nr 16: Tregoni 3 vecori të mësimdhënies me qasje të integruar.

1-Kjo mesimdhenie lidh permbajtje te vecanta te lendeve me synim arritjen e kompetencave kyce dhe atyre te fushes.

2-Lidhjen mes koncepteve te fushave te ndryshme.

3-Lidhjen mes temave nderkurrikulare dhe veprimtarive nderkurrikulare.

4-Venien e permbajtjes mesimore ne situata didaktike dhe reale duke lejuar nxenesin te zhvilloje njohuri, aftesi, mendim
kritik , krijues dhe qendrime apo vlera.

Pyetje nr 17: Cilat janë tema ndërkurrikulare, listo tre prej tyre?

1-Mjedisi

2-Ndervaresia

3-Zhvillimi i i qendrueshem

4-vendimarrja morale etj

Shih udhezimin lendor....

Pyetja nr 18: Përmend tre veprimtari ekstrakurrikulare.

1-lojera sportive

2-vizita ne muze

3-vizita ne parqe kombetare

etj
Pyetja nr 19-Cilat janë kompetencat në shkallën VI në lëndën e biologjisë?

1-Kerkimi i zgjidhjeve ose pergjigjeve te problemeve shkencore.

2-Komunikimi ne gjuhen dhe terminologjine shkencore.

3-Perdorimi i mjeteve dhe procedurave shkencore.

Pyetja nr 20:Si lidhen kompetencat kyce dhe ato të fushës?

Kompetencat e fushes dhe ato kyce lidhen permes rezultateve te te nxenit gje qe mundeson mesimin e
ndersjellte te tyre dhe integrimin lendor.

Pyetje nr 21: Si zhvillohen kompetencat?

Kompetencat zhvillohen duke e vendosur permbajtjen e lendes ne kontekste reale ose didaktike, gje qe ndihmon
nxenesin te arrije ne njohuri-aftesi, shkathtesi- procedura si dhe ne vlera-qendrime.

Cfare hapash ndjek mesuesi qe te realizoje nje lidhje mes kompetencave kyce dhe atyre te fushes?

1-perzgjedh dhe zberthen kompetencat kyce per shkalle dhe vit mesimor.
2-perzgjedh dhe zberthen kompetencat e fushes per shkalle dhe vit mesimor.
3-Nderton dhe perzgjedhpërmbajtjen/et mësimore, mjetet didaktike, metodologjinë e mësimdhënies,
përmes të cilave realizon rezultatet e të nxënit të kompetencave të biologjisë në një vit mësimor, si dhe
rezultatet e të nxënit për kompetencat kyçe në një vit mësimor;
4-planifikonmësimdhënien duke përfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do t’i arrijë
rezultatet e të nxënit brenda vitit shkollor;
5-Kryen analiza per ecurine e procesit

Pyetja nr 22: Ku bazohet mësuesi për mësimdhënie me në qëndër nxënësin?

 a-Pershtat metodat, teknikat me stilet e te nxenit dhe nevojat individuale te nxenesve me qellim qe te siguroje
suksesin e cdo nxenesi.
 b-perzgjedh metoda dhe teknika qe perfshijne aktivisht te nxenit e nxenesve duke nxitur pjesemarrje aktive te
nxenesit ne mesim.
 c-Nxit bashkepunimin me nxenesit ne klase dhe ndihmon nxenesit e talentuar dhe ata me veshtiresi ne te nxene.

Pyetje nr 23: Ilustro me një shëmbull ku nxënësi përmes arritjes së kompetencave të fushës arrin edhe ato kyce.

Psh shkrimi i lire i nje eseje "Mbrojtja e mjedisit" lejon nxenesin te arije komp e fushes lidhur me ekologjine dhe
faktoret qe ndikojne ne ekosisteme, por nga ana tjeter lejon permbushjen e kompetencave kyce si ajo e komunikimit,
komp qytetare, sipermarrja, apo kompetenca digjitale duke perdorur teknologjine ne hartimin e nje fletepalosjeje
apo prezantimin ne ppt.

Pyetje nr 24: Programi i Biologjise ne AML shërben:


1-Mësimi i shkencave natyrore i ofron nxënësit mundësi për të zhvilluar të kuptuarit e koncepteve dhe të
proceseve shkencore.
2-përmes biologjisë si shkencë natyrore, nxënësit kuptojnë lidhjen e njeriut me mjedisin dhe të gjitha format e
tjera të jetës si dhe proceseve jetësore në to.
3- nxënësit mësojnë të marrin vendime më të informuara për shëndetin e tyre dhe për çështje të rëndësishme
biologjike që prekin aspekte sociale, ekonomike dhe etike si: kulturat e modifikuara gjenetikisht, përdorimi i
antibiotikëve, mbrojta e mjedisit etj.
4-krijon hapësira dhe kushte që mësuesi ta konceptojë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit ndryshe nga
tradicionalja duke e kthyer lëndën në një mjet për realizimin e kompetencave kyçe dhe atyre të fushës.
5-Kompetencat e fushës së shkencave të natyrës në të gjitha shkallët kontribuojnë në zhvillimin e
kompetencave kyçe në funksion të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Pyetje nr 25: Parimi i integrimit siguron......

Integrimin lendor dhe nderlendor.

Pyetje nr 26: Si mund të motivojë një mësues klasën në fazen kur :

1-përdor pyetje.

Ai perdor pyetje te niveleve dhe tipeve te ndryshme si ato trampoline duke nxitur nxenesin dhe orientuar drejt nje
synimi te mirepercaktuar nga mesuesi.

psh po pastaj?, po pastaj? , si mund te konkludosh me tej? Cfare mendon se do te ndodhe?

Pyetje sokratike qe permbajne pyetje te tilla te cilat lejojne mesuesin te vazhdoje me nje pyetje te rradhes kudo qe del
nxenesi me idete e tij.

Keto pyetje jane qartesuese, pyetje qe kerkojne hulumtim, mendim, pyetje qe motivojne drejt nje synimi te pergatitur
dhe planifikuar me pare nga mesuesi.

Teknika Pyetje -Paus-Pergjigje: lejon mendim, perqendrim angazhim dhe motivim drejt te nxenit.

Pershkallezim i pyetjeve dhe pershtatja e pyetje ve me nxenesin duke perfshire dhe angazhuar sa me shume nxenes...

Larmia e pyetje te hapura lejon kohe per mendimin e pergjigjes...

2-kur përzgjedh teknikat dhe aplikon...

Perzgjedh teknika apo metoda qe lejojne mesimdhenie interaktive me ne qender nxenesin.

3-kur vlerëson....Ka parasysh se vleresimi duhet te motivoje, orientoje dhe te mbeshtese te nxenit , vlereson perpjekjen
dhe jo thjesht arritjen.

Pyetje nr 27:Cfarë ka parasysh mësuesi kur planifikon projektin gjatë skenarit 2?

Projekti te kete nje faze per portofol dhe te kete shtrirje gjithevjetore.
Projekti te mbaje detyra qe kerkojne hulumtim, mendim kritik dhe krijues dhe jo thjesht riprodhim idesh.

Pyetje nr 28: Përmend 3 rubrika të projektit?

1-- Koha 2---klasa 3-vleresimi;4- burimet; 5- pershkrimi i produktit etj

Pyetje nr 29:Trego 3 stade të projektit:

1-Caktimi i problemit qe do te hulumtohet -

2--grumbullimi i informacionit

3---Vleresimi dhe prezantimi

Pyetje nr 30: Përmend 3 kritere që mësuesi merr parasysh kur u japim detyra nxënësve.

a. kërkesat e detyrës janë bërë sa më qartë të jetë e mundur për nxënësin;


b. kriteret e vlerësimit dhe nivelet t’i ofrohen çdo nxënësi në mënyrë që ata të dinë se çfarë duhet të bëjnë;
c. çdo burim ose material i përdorur të jetë i qartë dhe i përshtatshëm për detyrën;
d. arritjet e nxënësit maten për më shumë se një rezultat të nxëni;
e. udhëzimet të jenë të qarta dhe koncize;
f. niveli i gjuhës të jetë i përshtatshëm për vlerësimin;
g. detyra nuk përmban gjini, kulturë ose ndonjë paragjykim tjetër;
koha e lejuar është e mjaftueshme për kryerjen e detyrës

Pyetje nr 31: Listo 3 parime të hartimit të testit:

Testet lejojnë shumëllojshmëri mënyrash të demonstrimit të aftësive të nxënësve. Prandaj:


 nxënësit duhet të kuptojnë qëllimin dhe vlerën e testit;
 testi duhet të masë arritjen e rezultateve të të nxënit për një kapitull ose periudhë të caktuar;
 duhen dhënë udhëzime të qarta për secilën pjesë të testit;
 pyetjet duhet të ndryshojnë nga më e thjeshta te ajo më komplekse;
 pikët duhet të jepen për çdo pyetje apo rubrikë të testit;
 pyetjet duhet të jenë të llojeve të ndryshme (po/jo, e saktë/e gabuar, me zgjedhje tëshumëfishtë, çiftim i
elementeve, plotësim i vendeve bosh, zëvendësim i elementeve;
 përgjigje e zgjeruar, përgjigje e shkurtër etj.,)

3 hapa të hartimit të testit:

1-hapi i parëdo të jetë përcaktimi i listës së koncepteve që do të testohen me peshën përkatëse %.


2-hapi i dytë është përcaktimi ipeshës së niveleve që do të zbatohet në test.
3-hapi i tretë është ndërtimi i tabelës së specifikimit (blueprint).
4-hapi i katertështë hartimi i pyetjeve të testit.
5-hapi 5 është përcaktimi i skemës së vlerësimit

Pyetje nr 32: Listo 3 tekinka të punës në grup:

a-Loja me role b-Pune ne dyshe c-Diskutimi d-Puna ne grupe te vogla

Tavolina e rrumbullaket Grupi i eksperteve etj.

Pyetje nr 33: 3 Teknika qe cojnë në aftësi gojore?

1-Brainstorming.
Në këtë teknikë nxënësve u kërkohet të tregojnë ose të shkruajnë gjithçka çfarë ata dinë rreth një
çështjeje, pa u shqetësuar nëse idetë që ata do të shprehin janë të sakta apo të gabuara.
2-Parashikim me terma paraprake.
Këtu mësuesi iu ofron nxënësve 4-5 fjalë ose edhe figura të shkëputura nga tema e mësimit dhe
iu kërkon që me anë të tyre ata të krijojnë një tregim, një ngjarje etj.
3-Rrjeti i diskutimit.
Në bazë të kësaj teknike iu kërkohet nxënësve të shkruajnë argumente pro dhe kundër rreth një
pyetjeje apo çështjeje që do të diskutohet.

Pyetje nr 34:Si e kuptoni aftësinë e mendimit kritik dhe si do planifikonit për të stimular këtë mendim tek nxënësit?

Ne perdorimin e perditshem mendimi kritik ka ngjyrese e nje qendrimi mosmiratues, por ne te vertete ketu ne
mesimdhenie qellimi eshte per tiparet e te menduarit analitik, krijues dhe vleresues si procese tipike mendore.
Procesi i te menduarit analitik dhe krijues apo vleresues permban grumbullimin e informacionit, analizen e fakteve,
lidhjen e tyre, sintezen dhe arritjen e nje perfundimi te argumentuar mire.

Pyetje nr 35: Përse shërben Brainstoriming?

 Per te lene te lire nxenesit te shprehin mendimin e tyre pa u shqetesuar nese kane mendim te sakte...
 Per te perfituar nga idete e njeri tjetrit dhe mundesuar te nxenit ne bashkepunim.
 Per te krijuar kulturen e degjimit dhe respektimin e idese se tjetrit.
 Per te menduar dhe nxitur fantazine e nxenesit.
 Per te motivuar drejt asaj qe do te vije me pas.
 Per te bere lidhjen me idene kryesore qe do te trajtohet ne fazen e realizimit te kuptimit, pasi brainstorming
zakonisht behet ne fazen e evokimit te njohurive. etj
 Pyetje nr 36: Si duhet të jete reagimi i mësuesit?

Reagimi duhet të jetë:


o konstruktiv në mënyrë që nxënësit të ndihen të inkurajuar dhe të motivuar për t'u përmirësuar;
o në kohë, në mënyrë që nxënësi ta përdorë atë për të mësuar në vazhdim;
o i menjëhershëm në mënyrë që nxënësi të mund të mbajë mend atë që bëri dhe të reflektojë në
kohë;
o i fokusuar në arritje dhe përpjekje, jo te personi - puna duhet të vlerësohet, jo nxënësi;
o specifike për rezultatet e të nxënit në mënyrë që vlerësimi të jetë i qartë lidhur me të mësuarin.

Pyetje nr 37: Përmend sa lloje vlerësimi kemi për nxënësin?

1-Vleresim diagnostifikues

2-Vleresim periodik

3-Vleresim formues

4-Permbledhes

etj

Pyetje nr 38: Listo tre arsye përse shërben vlerësimi ?


Vlerësimi përdoret:
për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve;
për të matur arritjet e nxënësve;
për të gjykuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie -nxënie;
për të raportuar arritjet;
për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre.

Pyetje nr 39-Listo cilat struktura kryejnë vlerësim të jashtëm?

: Këtë lloj vlerësimi e kryen ISHA;AKP;MASR;DRAP/ZVA :

Pyetje nr 40-Përse shërben vlerësimi i jashtëm?

a-hulumtimi

b-standardizim të arritjeve në nivele arsimore

c-inspektimi i cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle, apo bashkie.

d-ndryshim politikash dhe vendimarrjesh

Pyetje nr 41: Cfarë tregon vlerësimi :

a-diagnostifikues

 Mesuesi evidenton ne kohe problemet me te nxenit;


 Merr masat e duhura per te permiresuar te nxenit.
 Percakton ndryshime lidhur me strategjine e te nxenit.
 Kjo arrihet permes perdorimit te pyetjeve te mbyllura.
b-klasifikues

 ndihmon mesuesin te klasifikoje nivelet e te nxenit, njohurite, aftesite dhe dijet e nxenesve...
 ndihmon qe te punoje me nivele dhe pune te difernecuar me nxenes te talentuar dhe veshtiresi ne te nxene.
 per te percaktuar strategjine qe do te ndjeke.

Zakonisht kete mesuesi e ben ne fazen paraprake te mesimdhenies.

Pyetje nr 42: Përse ka rëndësi biologjia në AML

1-Mësimi i shkencave natyrore i ofron nxënësit mundësi për të zhvilluar të kuptuarit e koncepteve dhe të
proceseve shkencore.
2-përmes biologjisë si shkencë natyrore, nxënësit kuptojnë lidhjen e njeriut me mjedisin dhe të gjitha format e
tjera të jetës si dhe proceseve jetësore në to.
3- nxënësit mësojnë të marrin vendime më të informuara për shëndetin e tyre dhe për çështje të rëndësishme
biologjike që prekin aspekte sociale, ekonomike dhe etike si: kulturat e modifikuara gjenetikisht, përdorimi i
antibiotikëve, mbrojta e mjedisit etj.

Pyetje mr 43: Klasat formohen me jo më pak se :

a-20 nxënës b-25 nxënës c-30 nxënës d-32 nxënës -në zonat urbane

Pyetje 44- a-20 nxënës b-25 nxënës c-30 nxënës d-15 nxënës -në zonat rurale

Pyetje 45: Sa konsiderohet ora për vlerësim testi olimpiade për efekt pagese?

Bazuar ne udhezimin per norma mesimore faqia e fundit...

a-3 teste =1 ore mësimore

b-2 teste =1 ore mësimore

c-4 teste =1 ore mësimore

d-nuk paguhet

Pyetje nr 46: Kush e kryen vlerësimin e brendshëm?

Shkolla, mesuesit dhe drejtuesit permes punes se ekipeve lendore.

Drejtuesi luan vetem rol, mbeshtetes dhe ndihmues duke mos ndikuar me autoritetitn e tij zyrtar.

Pyetje 47:Si i kuptoni drejtimet e vlerësimit:

1-gjërësia e të nxënit që nënkupton përparimin e të nxënit përgjatë kurrikulës...

2-gatishmëria për t`u përgjigjur sfidave gjatë të nxënit.

3-zbatimi i njohurive, vlerave dhe aftesive në situata të reja dhe të panjohura për të.
Pyetje nr 48:A merr pjesë drejtuesi në vlerësimin e brëndshëm dhe si?

Merr pjese monitorues, mbeshtetes dhe orientues ne baze te instrumentave te vleresimit te parashikuara ne udhezimin
per vleresimin e brendshem, por nuk ndikon ne vleresim.

Pyetje nr 49: Cilat janë disa role të drejtorisë në vlerësim?

 Drejtuesit vendosin theksin në monitorimin e motivmit për të nxënë.


 Në argumnetimin e notës.
 Në krahasimin e notës midis periudhave.
 Në krahasimin e notës midis testit dhe atij të vazhduar.
 Në mosngarkesën e nxënësve me teste.
 Në pyetësorët me nxënës për të marrë info se sa të vlerësuar ndihen nxnësit.
 Ne bisedë me palët e interesuar prindër ose struktura qëndrore.

Pyetje nr 50:A ka përshkrim të notës përfundimtare në regjistër?

Jo nuk ka.

Cfarë shënon mësuesi kujdestar në regjistër dhe dëftesë?

Pershkrimin e komp kyce dhe atyre te fushes, kete e ben ne bashkepunim me mesuesit lendore.

Pyetje nr 51: Cfarë duhet të kemi parasysh kur planifikojmë aktivitete të të nxënit?

1-Të paraqesim rezultatet e të nxënit.

2-Të ofrojmë shëmbuj që ilustrojnë rezultatet e pritshme.

3-Të përcaktojmë kriteret e suksesit përmes diskutimeve me ta dhe ndërmjet tyre.

4-Të krijojmë mundësi që nxënësit të demostrojnë aftësitë e tyre, njohuritë, vlerat dhe permushjen e rezultateve të të
nxënit.

Pyetje nr 52: Cfarë ofron të nxënët ndërkurrikular?

Mësuesit duhet të kënë kujdes gjatë planifkimit pasi vendosin theksin edhe tek planifkimi ndërrkurrikular si nje mënyre
që nxëënsit tanë të nxënë dhe të përmbushin jo vetëm kompetenca të lëndës apo fushës, por edhe ato kyce, në mënyrë
që të jënë të gatshëm dhe të aftë të zgjidhin situata të reja dhe të panjohura për ta.
Pyetje nr 53: Cfarë ofron sigurimi i cilësisë dhe moderimi në vlerësim?

1-Besim ne gjykimin e mesuesve.


2-Arritjen e pritshmerive

Pyetje nr 51: Mbi cilën bazë ligjore trajtohen shkeljet e kodit të etikës?
1-L.A.P.U
2-DN
3-Kodi i punes
4-kontrata kolektive e punes

Pyetje nr 52: Cilat janë standardet e përgjithshme të mësuesit?


a-njohja dhe zbatimi i dokumentacionit b-përmbajtja shkencore c-kurrikula dhe kompetenca
d-mësimdhënia të nxënit dhe gjithëpërfshirja e-vlerësimi f-ZHVP g-bashkëveprimi me kolegët
i-Bashkepunimi ne komunitet

Pyetja nr 53:Listo tre tregues të standardit "përmbajtja shkencore".

 Mësuesi zotëron anën shkencore si parakusht pa të cilin nuk mund të vazhdohet më tej.
 Mësuesi njeh strukturën lëndore.
 Mësuesi njeh lidhjen e lëndës me lëndë të tjera.
 Mësuesi njeh ato pjesë të lëndëve të tjera që ndihmojnë në përvetesimin e njohurive të lëndës së vet.
Zotëron metodat e kërkimit shkencor.
 Është në dijeni të risive në lidhje me lëndën e vet.

Pyetje nr 54: Listo tre tregues të standardit "Zhvillimi profesional".


 Mësuesi vazhdimisht reflekton ndaj praktikave të mësimdhënies.
 Mësuesi njeh, kupton dhe ndryshon strategjinëse mesimdhnëina apo të nxënit nuk jep rezultatin e
pritshmë.
 Vazhdimisht identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim.
 Harton planin e vet për zhvillim profesional.

Pyetje nr 55: Cilat janë tre forma të zhvillimit profesional?


1-trajnimet
2-kurset afatshkurtra
3-rrjetet profesionale
etj

Pyetje nr 56-Cfarë është dokumenti apo akti"Shpallja e interesit për trajnim të punonjësve arsimore"?
Përgjigje:Ky dokument përmban një numër mudulesh/programesh trajnimi të cilat u ofrohen agjencive
trajnuese për aplikim.

Pyetja nr 57:Listo tre detyra të KAPT.


 Harton rregulloren e mbarëvjatjes së punës së komisionit.
 Cakton afatet për takimet dhe afatet për aplikimin e agjencive në portal online.
 Akrediton agjencitë trajnuese.
 Vendos vlerësimin e agjencive pasi vlerësuesit të kenë mbaruar me proceduarën e vlerësimit.

etj

Pyetja nr 58:Listo tre funksione të RASH;


PËRGATIT PROGRAMIN E TEKNOLOGJISË DIGJITALE PËR:
 PËR PËRPUNIMIN E VLERËSIMIVE TË PROGRAMVE/MODULEVE NGA KAPT
 PËR PUBLIKIM ONLINE TË NJOFTIMEVE NGA AGJNCIA TRAJNUESE
 PËR REGJISTRIMIN ONLINË TË MËSUESVE PJESËMARRES NË TRAJNIME.

etj

Pyetja nr 59:Listo tre cilësi të një drejtuesi rrjeti?


1-inovator
2-menaxhues
3-bashkepunues
etj
Pyetje nr 60: Kush e harton testin në rast përfundimi të një kursi afatshkurtër të organizuar nga DRAP/ZVA?
Testet organizohen nga punonjës specialistë të strukturës që organizon kursin dhe janë objekt inspektimi nga
ISHA.

Pyetje nr 61: Sa % të pikëve duhet të marrë mësuesi gjatë testimit në fund të një kursi apo trajnimi për t`u certifikuar?
a-50% b-45% c-60% d-75%

Pyetje nr 62: Ku interesohet mësuesi për trajnime të akredituara?


Prane portalit te KAPT ose nga njoftimi qe agjencia ben prane DRAP/ZVA-ve

Pyetje nr 63: Cilat janë tre rubrika të një plani rrjeti?


1-Tematika
2-Veprimtarite
3-Rezultatet e pritshme
Pyetje nr 64: Cfarë risish ka në planifikimin e fillim vitit 2020-2021 bazuar në udhëzimin e fillim vitit?
1-Dy jave perseritje
2-Fleksibilitet ne portofol, projekt dhe test
3-Tema te njejta per te gjithe dhe me pas mesuesi ploteson planin me rubrikat e tjera...

Pyetje nr 65: Listo tre parime ku mbështet kurrikula?


1-mësimdhënia bazohet në zhvillimin e kompetencave.
2-bazohet në rezultate të pritshme.
3-mbështetet mbi përvojat dhe njohuritë e mëparshme të nxënësve.
4-ka në qëndër nxënësin duke përzgjedhur metoda interaktive.
5-bazohet në përdorimin e TIK
6-integrimi lëndor duke përzgjedhur pjesë të vecanta të lëndëve që lejojnë të japin njohuri me anë të të cilave
do të aftësohen në arritjen e komp dhe zgjidhjen e stuatatve të panjohura.
7-bashkëpunimi dhe partneritetit me nxënsit.

Pyetje nr 66: Listo katër arsye kur një nxënës konsiderohet mbetës viti ?
1-nxenes pk
2-3 provime ne fund te vitit
3-1 provim mbetes ne sesionin e dyte
4-sjellja dobet nga komisioni i displines.

Pyetje nr 67:Detajimin e niveleve në planin ditar mësuesi e bën:


a-në fund të ditarit
b-në fillim të ditarit
c-nuk e bën fare
d-e bën në raste të vecanta
Pyetje nr 68: Për planifikimin e periudhës apo vjetor ku bazohet mësuesi?
a)ne program
b)ne tekstin e nxenesit
c)ne pikepamjet pedagogjike
d)ne nivelin psikologjik dhe moshor te nxenesve.
Pyetje nr 69: Listo tre kritere që marrim parasysh gjatë punës me grupe?
1-etiken
2-bashkepunimin
3-gjitheperfshirjen
4-qartesimin e rregullave
5-udhezimet e qarta

Pyetje nr 70: Listo tre kritere që mundësojnë sukses nxënësve gjatë zgjidhjes së problemave?
1-hartimi i nje plani per zgjidhjen duke ndare detyren ne nendetyra
2-te fromuloje pyetje per paqartesite
3-te perdore strategji te ndryshme si analogjite
4-te beje parashikime te ngreje hipoteza

Pyetje nr 71: Diagram Veni përdoret për


1-krahasime per ndryshimet
2-te perbashketat

Pyetje nr 72: Listo tre metoda që nxisin interaktivitet:


1- në të folur; brainstorming; parashikim me terma paraprake; rrejti i diskutimit
2-në të shkruar; kubimi ;___________Ese_______;___________pesevargshi________________
3-në të lexuar _________Inserti _______________;_____Teknika e shenjave ___________Tabela e koncepteve

Pyetje nr 73: Listo tre metoda që kanë si qëllim të themelojnë vlera tek nxënësi?
______________Debati_________________;______Forumi __________;_____Simpoziumi _________

Pyetje nr 74:Përmend tre tipe te pyetjeve që përdoren në provimet me shkrim.


1-hulumtuese
2-te hapura
3-te mbyllura
etj
Pyetje nr 75:Listo tre detyra të bordit?
1-miraton planin vjetor
2-planin afatmesem
3-jep mendime per rregulloren e shkolles

Pyetje nr 76:Listo tre anëtarë të komisionit të etikës:


1-mesues nga KM
2-nxenes nga QV mbi 14 vjec
3-prinder nga KP

Pyetje nr 77: Listo cilat janë rubrika të plan periudhës?


1-rezultatet e te nxenit per kompetenca kyce
2-rezultate te nxenit per komp te fushes
3-tematika
4-nr
5-tema
6-situata
7-
8-
Pyetje nr 78:Sa është norma e një mësuesi mentor nëse ka 4 prkatikantë?
Ulet 1/4 e normes per cdo praktikant.

Pyetje 79: Himni këndohet gjatë;


a-cdo të hënë
b-cdo të hënën e fillim muajit
c-të hënën e parë të fillim muajit dhe në rast feste/ceremonish.
d-nuk këndohet fare

Pyetje nr 80: Cfarë mundëson parimi i integrimit lëndor?


 integrimin lendor
 integrimin nderlendor
 integrimin e temave nderkurrikulare
 integrimin e veprimtarive nderkurrikulare

Pyetje nr 81: Listo cilat dokumente ruhen në Biblioteke?


L.A.P.U ; kodi i punes; kontrata kolektive; dokumente kurrikulare

Pyetje nr 82: Sa vjet ruhet plani Afatmesëm?


8 vjet

Pyetje nr 83: Sa vjet ruhet regjistri bazuar ne Urdhërit e datës 28.01.2020?


10 vjet

Pyetje nr 84:Sa vjet ruhet regjistri bazuar në faqen e regjistrit udhezues për përdorim?
Varet ne cfare viti eshte prodhuar regjistri :)

Pyetje nr 85: Testi i provimit të lirimit quhet?


a-formues
b-i arritjeve
c-përmbledhës
d-vjetor

Pyetje nr 86:Cilat janë synimet e arsimit parauniversitar?


1-te kultivoje identitet vetjak, kulturor dhe kombetar
2-te zhvilloje aspektin etik, social intelektual.
3-te angazhoje per te nxene gjate jetes

87-Si lidhen kompetencat ne shkallen 6 lenda Biologji?


Nese kompetenca e pare ka te beje me kerkimin e zgjidhjes se probleme shkencore, kompetenca e dyte u meson si te
perdorin mjetet , burmiet dhe si te interpretojne me gjuhe te sakte shkencore.

Pyetje nr 88:Si e nxjerrim notën nëse një mësues ka punuar gjatë këtij viti me të tre skenaret:
Periudhën e parë me skenarin 1

Periudhën e dytë me skenarin 2


Periudhën e tretë me skenarin 3

Lexo si vleresojme ne udhezimin e fillim vitit shkollor per cdo skenar dhe nxir ne fund si do veprojme per situaten me
lart.

Pyetje nr 89: Cilat janë disa metoda që mundësojnë evidentimin e nivelit të nxënësve nëse një klasë e marrim për
herë të parë?
1-testime paraprake
2-intervista
3-pyetesore
4-analiza me shkrim

Pyetje nr 90: Shkruaj tre përfitime të teknikës së demostrimit?


1-lejon mesuesin te demostroje kur nuk ka ne dispozicion mjete te mjaftueshme
2-shkurton kohe
3-terheq vemendjen e klases duke e pergatitur me pare teorikisht,

Pyetje nr 91: Shkruaj dy elementë të mësimit interaktiv;


1-lejon pjesemarrjen e nxenesve me sa me shume shqisa
2-lejon perdorimin e TIK-teknologjise
3-integrimi lendor
4-mbeshtetet ne pervojat e nxenesve dhe ne stilet e tyre te te nxenit
5-ofron gjitheperfshirje dhe mundesi suksesi per te gjithe.

Pyetje nr 92: Kur mendoni se mund të zbatoni teknikën koha e pritjes?


1- ne fillim te mesimit gjate evokimit u leme kohe nxenesve te mendojne dhe hulumtojne rreth pergjigjes
2-ne mes te mesimit ne realizmin e kuptimit, nxnesit mendojne ne mnyre kritike dhe krijuese
3-ne fund kur duhen bere pergjithesime dhe perfundime te asaj qe u trajtua
pra ne te treja fazat e mesimdhenies mesuesi mund ta perdore ...

Pyetje nr 93: Kur mendoni se mund ta përdorni teknikën dora e fshehtë?


Gjate realizmit te kuptimit kur duam te nxisim te lexuarin e drejtuar dhe aftesite foljore te nxenesve:
Mesuesi u jep nxenesve copeza te mesimit dhe ju kerkon te lexojne ne menyre te drejtuar, hulumtojne dhe komentojne
rreth ketyre pjesezave.
Ne funb ben pergjithesimin e se teres duke dhene permbledhjen e ideve kryesore te mesimit.

Pyetje nr 94:Listo tre detyra të mësuesit gjatë projektit:


1-Jep udhezime te qarta
2-Ofron dhe orienton drejt burimeve te te nxenit
3-Pershtat detyrat me aftesite dhe stilet e te nxenit te nxenesve duke mundesuar gjitheperfshirje dhe sukses per
cdokend.

Pyetje nr 95: E vërtetë/ E gabuar


Kodi i etikës dikton sjellje V/G
Kodi i etikës jep orientime lidhur me dilemat etike qe i shfaqen mësuesit V/G
Mësuesi beson në suksesin e cdo nxënësi V/G
Mësuesi beson se nxënësi e arrin vetë suksesin. V/G

Pyetje nr 96: Cfarë kuptojmë me mjete didaktike?


Mjete pamore: koleksione ; objekte natyrore te gjalla
Mjete artificiale: maketet; modelet; vizatimet; skemat; tabelat; posterat etj
Mjetet audiovizive: televizor; film, videoprojektor; videokasete; kompjuter, internet.
Mjedise mesimore: klasa; laboratori; kabinete; natyra, ferma, salla,
Si i ndajme burimet e te nxenit?
Burime te brendshme si aftesite, njohurite, stilet e te nxenit, qendrimet dhe vlerat.
Burime te jashtme; teskti, tabela, programi mesimor, flete pune etj etj

Pyetje nr 97: Ku bazohet mësuesi për vlerësim gjatë testit?

a-tek teksti b-tek detyrat e nxënësit c- tek rezultatet e të nxënit.

Pyetje nr 98 :Një mësues do të skualifikohet kur dorëzon dosjen pranë DRAP/ZVA nëse:
Nese ka nje lement me pak ne dosje.

Pyetje nr 99: Këshilli i mësuesve mblidhet kur e kërkon;


1/3 e anëtarëve
1/4
1/5
1/6
Pyetje nr 100: Zbërthe një nivel N4 në tre nivele arritjesh gjatë një plani ditar në lëndën tënde.

Nivelet e arritjes për rezultatin e të nxënit:Përcakton shpeshtitë alelike, gjenotipike dhe fenotipike duke përdorur ligjin
Hardi-Vainberg në situata të ndryshme problemore:
N2:Përkufizon ligjin Hardi-Vainberg;
N3: Jep zgjidhje të pjesshme kurpërcakton shpeshtitë alelike, gjenotipike dhe fenotipike për një tipar autosomik dominant,
recesiv ose për një tipar recesiv me lokus në X duke përdorur ligjin Hardi-Vainberg;
N4: Përcakton shpeshtitë alelike, gjenotipike dhe fenotipike duke përdorur ligjin Hardi-Vainberg në situata të ndryshme
problemore.
Nivelet e arritjes për rezultatin e të nxënit:Analizon kushtet kur gjen zbatim ligji Hardi-Vainberg
N2:Përmend disa nga kushtet ku gjen zbatim Hardi-Vainberg;
N3: Jep shpjegime të pjesshme për kushtet kur gjen zbatim ligji Hardi-Vainberg;
N4: Analizon kushtet kur gjen zbatim ligji Hardi-Vainberg

Përgatiti mësuesi
Bledar Lipo
Date 12.04.2021

You might also like