You are on page 1of 5

Pogradec, më 04.12.

2019

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Shkalla: I Situata e të nxënit:

Lënda: Gjuhët dhe komunikimi Klasa: I Mësojmë me orar

Tema1: Ola mëson me orar

Koha: 45 min.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës:

 Lexon shkronja dhe rrokjet e formuara me to


 Lexon fjalë, fjali që përmbajnë shkronjat e mësuara
 Lidh rrokjet e dhëna për të krijuar fjalë me kuptim
 U përgjigjet me fjali të thjeshta pyetjeve rreth përmbajtjes së tekstit.
 Lidh situatën e dhënë në libër me përvojën personale

.Burimet: Libri i nxënësit, tabela, fletë pune e përgatitur, fisha për punë me grupe

Fjalët kyç: orar, respektoj,mësoj, ola, unë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Arte, Matematikë


Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit: Bisedë,punë në grup , pyetje-përgjigje,
lexim zinxhir, analizë-sintezë.

Faza I : Veprimtari paraprake.

Shkruaj në tabelë fjalinë : Unë mësoj me orar. Iu kërkoj nxënësve të lexojnë fjalinë.

- Si e kuptoni ju të mësosh me orar?


- Po jus i mësoni? A keni një orar?
- Si e zbatoni?

Plotësoj një rrjet diskutimi në lidhje me temën, duke nxitur nxënësit të zgjedhin punën
me orare për të qenë më sistematikë dhe produktivë.

Faza II: Njohuritë e reja. Lexo – puno – diskuto

Happen tekstet tek pjesa “ Ola mëson” dhe lexohet me intonacion 2-3 herë tregimi.
Më pas pyeten nxënësit: - Po Ola si mëson? – Çfarë mori ajo? – Kur e mbaroi
Abetaren? – Po matematikën?

Rikujtohet edhe nje herë përdorimi i pikës dhe shkronjës së madhe në emrat e
përveçëm dhe në fillim të fjalisë.

Faza III : Më pas lihen nxënësit të lexojnë në heshtje për disa minuta tregimin. Bëhet
leximi i tregimit zinxhir me nga një ose më shumë fjali

Mund të kërkoj nga nxënësit edhe të lexojnë fjalinë e parë, të dytë e kështu me radhë
ose me rend të ngatërruar. Nxënësit që paraqesin vështirësi ’i pyes në fjalë të veçanta
të thjeshta.
Nxënësit në mënyrë individuale veprojnë zinxhir për krijimin e fjalëve nga bashkimi i
rrokjeve të dhëna:

Lexohen fjalët dhe shkruhen në tabelë.

Faza IV: Punë në grupe: Nxënësit punojnë në grupe me fishat e përgatitura për temën.

Vlerësimi i njohurive: Vlerësoj nxënësit për :

NV 2 Lexon fjalë, fjali.


NV 2 I përgjigjet me fjali të thjeshtë pyetjeve rreth përmbajtjes së tekstit.
NV 3 Rilexon tekstin për të kuptuar përmbajtjen e tij.
NV4. Lidh pjesën që lexon me përvojat personale.

Detyrë shtëpie: Fletore pune

Lexo tregimin disa herë.


Kopjo rrokjet me shkrim shtypi.
Kopjo fjalitë e plotësuara.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Shkalla: I Situata e të nxënit:

Lënda: Gjuhët dhe komunikimi Klasa: I Pinoku

Tema1: Punim i shkronjës P

Koha: 45 min.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës:

 Identifikon shkronjën e re në trup të fjalëve të ndryshme


 Shqipton saktë tingullin e shkronjës “ p “
 Shkruan modelin e shkronjës së vogël dhe të madhe ( P, p )
 Lidh rrokjet e dhëna për të krijuar fjalë me kuptim.
 Shkruan me shkrim shtypi rrokje, fjalë e fjali me shkronjat e mësuara

.Burimet: Libri i nxënësit, tabela, fletë pune e përgatitur, fisha për punë me grupe

Fjalët kyç: Pinoku, pema, pakoja, pula, etj

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Arte, Matematikë


Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit: Brainstorming,punë në çift , pyetje-
përgjigje, lexim zinxhir, analizë-sintezë.

Faza I : Veprimtari paraprake.

Shkruaj në tabelë fjalinë : “Pinoku” Iu kërkoj nxënësve të listojnë fjalë që lidhen me të.
( ne formë klasteri)

- A e keni parë filmin Pinoku? Diskutim rreth personazhit.

Më pas, iu kërkoj nx të krijojnë një fjali me të. Psh: Pinoku iku në park. Ndahet fjalia në
fjalë. Analizohet secila, derisa shkojmë tek shkronja “P”. Shqiptohet disa herë tingulli.
Demonstroj shkronjën e madhe dhe të vogël. Ngre në tabelë nx të ndryshëm ta
shkruajnë atë dhe fjalë të ndryshme me to, ku P te jetë në fillim, në mes ose në fund të
fjalës.

Faza II: Njohuritë e reja. Lexo – puno – diskuto

Hapen tekstet në fq 38. Komentohet figura. Lexohen dhe ndahen në rrokje fjalët e
fjalorit. Nx plotësojnë fjalët e dhëna me shkronjat e duhura për të krijuar fjalë.

Faza III: Punë në çift: Nxënësit punojnë në çifte për të krijuar fjali me fjalët e dhëna në
fishat e përgatitura për temën. ( Plaku kapi Pinokun. Pinoku iku në park. Pinokun e
panë në park. )

Diskutim. Më pas, nx punojnë në fletore modelin e shkronjës.

Vlerësimi i njohurive: Vlerësoj nxënësit për :

NV 2 Shkrimin e saktë të shkronjës së shtypit


NV 2 I përgjigjet me fjali të thjeshtë pyetjeve rreth figurës.
NV 3 Formimin e fjalëve nga rrokjet e dhëna.
NV4. Krijimin e fjalive me fjalët e dhëna.

Fusha: Shkencat e natyrës Shkalla: I Situata e të nxënit:

Lënda: Dituri natyre Klasa: I A wshtw gjallesw njw bimw e tharw?

Tema: Përdorimet e ujit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës:

 Liston të paktën 3 gjallesa


 Liston tw paktwn dy cilwsi tw gjallesave
 Grupon fjalwt e dhwna nw gjallesa dhe jogjallesa.

Burimet: Teksti, tabela, foto, sende tw ndryshme.

Fjalët kyç: Gjallesw, lwviz, ushqehet,

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhw dhe komunikimi, Arte
Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit: Bisedw, punw nw grup, punw individuale

Faza I : Paraqes nw tabelw disa pamje ( Lule, pemw, trung, laps, zog, fwmijw)

Ndwrkohw tw njwjtat foto iu shpwrndaj dhe nx nwpwr banka. Grupojini nw gjwra tw


gjalla dhe jo tw gjalla. Diskutim

Faza II: Si mendoni ju , nga ndryshojnw gjwrat e gjalla nga jo tw gjalla? Diskutim. Nxit
nx tw dalin nw konkluzionin se gjwrat e gjalla lwvizin, ushqehen, rriten.

Iu kwrkoj nx tw shtojnw fjalw tw tjera pwr secilin grup.

Faza III: Hapen librat dhe diskutohet rreth objekteve tw dhwna. Qarkohen vetwm gjwrat
e gjalla. Plotwsohen fjalitw me fjalwt mungesore.
Vlerësimi i njohurive: Vlerësoj nxënësit për : N2- Listimin e 2-3 gjallesave

N3- Listimin e 2 cilwsive tw gjallesave N4- Pwrdorimin e saktw tw termave tw dhwna nw


fjali

Fusha: Edukim fizik, sported he shëndet Shkalla: I Situata e të nxënit:

Lënda: Edukim fizik, sported he shëndet Klasa: I

Tema: Veshja e përshtatshme

Koha: 45 min.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave sipas temës:

1. Liston lloje të ndryshme veshjesh


2. Dallon lloje të ndryshme veshjesh
3. Lidh veshjen me funksionin sipas rastit
4. Respekton shokun dhe rregullat gjatë lojës

.Burimet: foto veshjesh, top, litar, etj

Fjalët kyç: e përshtatshme , e papërshtatshme, rregulla

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Arte,Gjuhët dhe komunikimi


Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit: Diskutim, bisede, lojë

Faza I : Përgatitore ( 10 ‘ )

Shkruaj në tabelë: Veshja

Lexohet nga nxënësit dhe pyetet në lidhje me veshjen e tyre të preferuar.

Faza II: Themelorja

Paraqes në tabelë foto veshjesh. Identifikohen dhe përshkruhen. Diskutohet rreth


përdorimit të tyre, sipas stinëve, kohës apo rëndësisë së ngjarjeve.

Dilet në konkluzion se jot ë gjitha veshjet janë të përshtatshme në situate të ndryshme. (


në plazh, në shkollë, në shtëpi, në krevat, për intervista pune, etj. )

Faza III : Mbyllja ( 20 ‘ )

Lojë lëvizore në oborr. Nxënësit zgjedhin një lojë dhe luajnë në grup. Vëzhgoj nga afër
nxënësit, për mënyrën se si përfshihen në lojë, si respektojnë rregullat dhe njeri-tjetrin

Vlerësimi i njohurive: Vlerësoj nxënësit për :

NV 1 identifikimin e veshjeve
NV 2 lidhjen e veshjes me funksionin
NV 3 respektimin e rregullave dhe shokut gjatë lojës
NV4. Përzgjedhjen e rrobes së përshtatshme sipas rastit

You might also like