You are on page 1of 8

Mirela Bahja

Shkolla 9-vjeçare “28-Nëntori” Pekisht

Arsimi Fillor

Klasa e V-të

Projekt kurrikular ndËrlËndor


tË drejtat e fËmijËve

Jepini fëmijës më shumë liri, le të vrapojë ,le të kërcejë, le të jetë i


lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë
asnjëherë qetësi. Ata kanë nevojë për një zemër të duruar,
që t’i dëgjojë, për krahë të hapura që i pranojnë dhe duar të
sjellshme që i drejtojnë.
Titulli i projektit: Të drejtat e fëmijëve
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë
kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë
aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të
zhvillojë kompetecën qytetare, bashkëpunimin me njeri-
tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas
individualitetit të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me
sukses.
Rezultatet e të nxënit:
1-Njeh të drejtat e fëmijëve.
2-Liston disa të drejta të fëmijëve dhe diskuton për to.
3-Përdor ngjyrat, bojërat, aplikacionet për të shkruar të
drejtat e fëmijëve.
3-Bashkëpunon në grup për realizimin e projektit.
4-Vlerëson punën e tij dhe të shokut.
5-Tregon se si ndihet gjatë projektit.
6-Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt.
7-Vendos në dosje miniprojektin e vet me një të drejtë të
shkruar, foto të printuar etj.

Shrirja në kohë e projektit

Faza e parë Faza e dytë Faza e tretë


1 orë 45 minuta 2 orë 45 minuta 1 orë 45 minuta

Partnerët në projekt

Nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “28-Nëntori”Pekisht,


mësuesja e klasës së pestë dhe prindërit të cilët do të ndimojnë për
sigurimin e bazës materiale.

Materialet që do të përdoren

Format A4, ngjyra, bojëra, lapsa, fletë me ngjyra, karton, foto të


ndryshme… etj.

Numri i nxënësve që do të përfshihen në këtë projekt.

Të gjithë nxënësit e klasës së pestë të shkollës “28-Nëntori”Pekisht.


Burimet kryesore të informacionit
Konventa e të drejtave të fëmijëve, libri i Edukimit për Shoqërinë 5,
biblioteka e shkollës dhe ajo personale, materiale nga interneti etj.

Përshkrimi i projektit

1-Faza e parë: Një orë 45 minuta në lëndën Edukim për shoqërinë.

Njohja me temën dhe ndarja në grupe. Përcaktimi i liderëve dhe


ndarja e punës së gjithësecilit.

Njohja me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Flasin për të drejtat


bazike që duhet të ketë çdo fëmijë.

2-Faza e dytë: Dy orë 45 minuta në Gjuhë shqipe. Listojnë në grup të


drejtat, tregojnë edhe disa përgjegjësi dhe detyra. Zgjedhin
materialet që do të punojnë, fonrmat, ngjyrat dhe fillojnë punën.

3- Faza e tretë: Një orë 45 minuta në Art pamor 5. Pasi puna e


gjithësecilit ka mbaruar, përmblidhet në kartonin e përgatitur dhe
prezantohet para prindërve, drejtuesve dhe mësuesve.
Përshkrimi i produktit të projektit.

Produkti do të jetë postera me të drejtat e fëmijëve, foto të


ndryshme

Plani i detajuar i veprimtarive

Fazat e projektit Faza e parë Faza e dytë Faza e tretë


Datat
Orët 1 orë 45 minuta 2 orë 45 minuta 1 orë e 45 minuta
Veprimtaritë -njohja me temën -përqëndrimi i bazës -grupimi i punëve në
-ndarja në grupe dhe materiale në grup një format të
diskutime -listimi i të drejtave përbashkët
-njohja me Koventën e dhe e drejta -prezantimi i punës në
të Drejtave të individuale që do të projekt nga liderët
Fëmijëve punojë secili dhe shprehja e një të
-ndarja e bazës -mbarimi i punës nga drejte nga secili nxënës
materiale dhe secilin nxënës -minifestë në fund të
përgjegjësive të secilit projektit këngë dhe
recitime

Vendi Klasa Klasa dhe biblioteka Klasa ose salla e


veprimtarive
Personat Mësuesja e klasës së Mësuesja e klasës së Mësuesja e klasës së
përgjegjës dhe pestë dhe nxënësit pestë dhe nxënësit pestë
partnerët Nxënësit,prindërit

Mënyra e vlerësimit për nxënësit

Nxënësit do të vlerësohen sipas këtij instrumenti

Emri ................................... Data................................


Grupi

Projekti ................................................................................................................. .................................


.......... ....... ................................

.............................. ..............................
..............................

You might also like