You are on page 1of 2

Tema: Panair ushqimor.

Gatim dhe matematikë


Lënda: Matematikë
Klasa: VIII
Kohëzgjatja e projektit: 3 orë
Ideja e projektit: Ideja e këtij projekti lidhet me organizimin e një panairi për të shitur gatime që
nxënësit I kanë gatuar në shtëpi, si dhe me aftësimin e tyre për të llogaritur koston e gatimit, koston e
gatimit për një racion, kaloritë për racion, si dhe për përdorimin e monedhave dhe kartëmonedhave.
Synimi: Nxënësi të kuptojë se në jetën e përditshme njohuritë dhe veprimet matematikore nuk janë vetëm
në orën e mësimit, por zbatohen kudo.
Pjesëmarrje masive e nxënësve dhe prindërve në këtë projekt.
Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin: Ky projekt frymëzohet nga dëshirat e fëmijëve për të krijuar
të ardhura financiare dhe dhurimi i tyre për bamirësi.
Partnerët në projekt:
• Nxënësit e klasës VIII
• Mësuesi/ja
• Prindërit
• Nxënësit e shkollës.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
Kompetenca e të nxënit
Përzgjedh listën e blerjeve, çmimet, sasinë që do të blihet për secilin artikull.
Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit.
Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, veprimtari, duke përdor teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kontrollon mjetet dhe kohën që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre.
Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale
Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.
Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë.
Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup për realizimin e detyrës.
Metodat: Diskutim, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Burimet e nevojshme: Gatime të ndryshme, mjete të ndryshme për organizimin e panairit (tavolina,
mbulesa etj.) teksti, mjete për prezantim, mjete vizatimi, karton me ngjyra të ndryshme, aparat fotosh,
laptop, video-projektor.
Pyetja kërkimore: Si përdoren njohuritë e mësuara në lëndën e matematikës në situata të ndryshme në
jetën e përditshme si: gatimi, shpenzimet në familje etj.
Veprimtaritë:
Ora I
Gjatë kësaj ore bëhet një prezantim i shkurtër i temës së projektit. Klasa ndahet në grupe, nxënësit
diskutojnë duke shfrytëzuar idetë e tyre. Ata hedhin në letër idetë, caktojnë ushqimet që pëlqehen nga
bashkëmoshatarët e tyre, caktojnë rolin dhe detyrën e secilit grup dhe anëtar të grupit. Në fund të orës
secili grup paraqet përpara klasë plan-idetë. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në këtë diskutim duke dhënë
dhe vërejtje e sugjerime për mënyrën e realizimit. Në bazë të planit të propozuar, nxënësit përcaktojnë:
detyrat dhe punën që do të realizohet në shtëpi, veprimtarinë, llogaritjet që do të bëhen orën e tretë, si dhe
mënyrën se si do të organizohet panairi në orën e dytë të projektit. Detyrat e projektit:
1. gatimi që do të përgatisin;
2. përbërësit e recetës;
3. sasitë e përbërësve për katër persona;
4. sasitë e përbërësve për 20 persona;
5. vlerat kalorike për një racion;
6. kostoja e gatimit për katër persona, kosto e gatimit për 20 persona;
7. kostoja e një racioni;
8. çmimi që duhet të shitet produkti i përgatitur;
9. sasia e parave të grumbulluara;
10. llogaritja e fitimit;
11. llogaritja e të ardhurave të grumbulluara;
11. përmbledhja e detyrës.
Ora II
Gjatë kësaj ore nxënësit do të prezantojnë punën e tyre nëpërmjet panairit. Që në plan-idetë e diskutuara

orën e parë, nxënësit kanë përcaktuar ditën, vendin dhe orën kur do të bëhet panairi. Gjithashtu materialet
që do t’u duhen (tavolinat, mbulesat, pecetat etj). Për projektin duhet të mendohet mirë edhe marketing i
tij. Kështu që çdo gjë do të jetë gati të fillojë. Ato në varësi të kërkesë-ofertës do të caktojnë çmimet
e artikujve, do të bëjnë promocione etj. Sasitë e parave të grumbulluara në fund të panairit nxënësit I
dorëzojnë te përgjegjësi i grupit. Përgjegjësit e grupeve ia dorëzojnë senatit të klasës dhe senati së bashku
me mësuesin/en kujdestar/e i dhurojnë për bamirësi siç kanë menduar.
Mësuesi/-ja vëzhgon organizimin e panairit. Gjatë gjithë kohës mban shënime për mënyrën e organizimit,
aftësinë në shitje etj.
Ora III
Panairi përfundoi. Tani nxënësit punojnë në grupe për të paraqitur të gjithë punën e kryer. Ata
bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë të dhënat që kanë mbajtur shënim, bëjnë llogaritjet e duhura.
Nxënësit që në shtëpi me ndihmën e prindërve kanë përcaktuar përbërësit e recetës, sasitë, çmimet
përkatëse. Në klasë në grupin të cilit i përkasin, nxënësit bëjnë llogaritjet e përcaktuara për artikullin që
kanë gatuar.Përfaqësuesit e grupeve bëjnë prezantimin e projektit të detajuar në mënyrën që ata kanë
menduar.Mësuesi/ja së bashku me një grup nxënësish të zgjedhur nga klasa bëjnë edhe shpalljen e
fituesve.Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:
‒ Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë?
‒ Çfarë u pëlqeu më shumë?
‒ Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij?
‒ A doni ta vazhdoni më tej këtë projekt?
‒ Çfarë propozojnë për projektin e ardhshëm?
Vlerësimi i nxënësve:
Duke u bazuar në vlerësimet formuese gjatë projektit (diskutimet, tabelat, vëzhgimin, planet paraprake
dhe vazhdimësinë e tyre, prezantimin e projektit, përdorimin e TIK-ut etj.) dhe në produktin e realizuar,
aftësinë për të demonstruar atë që dinë, aftësinë e bashkëpunimit në grup dhe prezantimin, mësuesi/ja bën
vlerësimin përmbledhës të nxënësve në dosjet personale.
Shënim. Mësuesja mund të diskutojë me nxënësit dhe ata ta zgjedhin vetë temën e projektit që duan të
realizojnë, t’u sugjerojnë nxënësve një projekt që ai/ ajo mendon si më të arsyeshëm për grupin e
nxënësve që ka, të caktojë peshën me pikë që do të zërë ky projekt për vlerësimin e portofolit.

You might also like