You are on page 1of 10

MINISTRIA E ARSIMIT SPORTEVE DHE RINISË

ZYRA ARSIMORE KAMËZ


GJIMNAZI : “ELEZ ISUF NDREU”

PLAN PROJEKTI KURRIKULAR

LËNDA : MATEMATIKË

Mësuesi i lëndës: Kloreda PRENGA


Tetor, 2022.

PLAN PROJEKTI KURRIKULAR


Lënda: MATEMATIKË

Projekt kurrikular

Tema: Matematika në shekuj

Qëllmi i projektit:

Me anën e këtij projekti nxënësit duhet:


1. Të njohin historikun e zhvillimit të shkencës së matematikës në shekuj
2. Të krijojnë konceptet e nevojëshme mbi lidhjen e matematikës me kontekstet social- si dhe kulturore
dhe ekonomike
3. Të ndërgjegjsohen nxënësit për rolin e matematikës në zhvillimin e shkencave të tjera

Kompetencat:

 Kompetenca digjitale:
 Përdor mjetet multimediale TIK –un për të gjetur informacione dhe për të rritur
produktivitetin e tij.

 Kompetenca e të nxënit:

 përdor aftësitë e të menduarit kritik për të planifikuar dhe hulumtuar.


 Thellon konceptet matematike dhe zgjeron gamën e tyre;
 Mendon logjikisht në mënyrë krijuese dhe perfeksionon kryerjen e veprimeve;

 Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:

 Bashkëvepron me moshatarët (pavarësisht statusit social) dhe të tjerë për realizimin e


projektit.

 Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale:

 Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikmëri gjatë kryerjes së detyrave.


 Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në
klasë.
 Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat për realizimin e
detyrës në grup.
 Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:

 Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra, bën pyetje, jep propozime.
 Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

 Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore:

Në përfundim të projektit nxënësit duhet:


1- Të mësojnë se zhvillimi i matematikës ka ecur nëpër disa faza të caktuara.
2- Të kuptojnë lidhjen e ngushtë të zhvillimit ekonomik me zhvillimin e shkencës së matematikës
3- Të njohin biografitë e matematicienëve të rëndësishëm
4- Të argumentojnë rolin e matematikës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore
5- Të aplikojnë metoda të sakta kërkimore në përputhje me qëllimin e projektit. Lidhjet ndërlëndore: me
historinë, tekanologjinë, fizikën, historinë e artit, TIK, gjuhët e huaja.

Klasat pjesëmarrrëse: XII -2, 6.

Numri i nxënësve pjesëmarrës: 51

Kohëzgjatja: 6 orë mësimore, të shpërndara gjatë tre periudhave.

Buxheti: Shpenzimet financiare jo më shumë se 100 L për nxënës.

Produkti i pritshëm: -CD audiovizive me punimet e nxënësve.


-Portofol individual me materialet kërkimore dhe rezultatet
e kërkimeve
-CD me prezantimin audioviziv të gjithë punës së bërë.
-Tabela, postera, etj ...

Partnerët në projekt: Nxënësit e klasave të XII


Prindërit

Metodat:

Hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diskutim, prezantim.
Burimet kryesore të informacionit:
 Tekste shkollore
 Revista / buletine shkencore
 Materiale nga internet
 Enciklopedi
 Biblioteka
 Mediateka

Temat që do të trajtohen gjatë projektit:


1- Historia e zhvillimit të numrit
2- Matja
3- Historia e algjebrës
4- Historia e gjeometrisë
5- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.
6- Historia e algjebrës
7- Historia e gjeometrisë
8- Historia e statistikës, propabilitetit, logjikës matematike.

Nr Veprimtaritë Afati Zbatuesi Vërejtje


1 Prezantimi Ora 1 Gjithw klasa
me projektin,
objektivat dhe ndarja në grupe
2 Historia Ora 2 Grupi I
e zhvillimit të numrit
3 Biografia Ora 2 Grupi I
e matematicienëve që kontribuan
për numrin
4 Kuriozitete Ora 3 Grupi I
dhe zbatime
5 Zhvillimi Ora 4 Grupi I
i matjeve
7 Kuriozitete dhe lojra Ora 2 Grupi II
8 Sofizma matematike Ora 2 Grupi II
9 Historia e algjebrës Ora 3 Grupi II
10 Kuriozitete Ora 4 Grupi II
11 Historia e gjeometrisë Ora 3 Grupi III
12 Zbatime të gjeometrisë në Ora 4 Grupi III
arkitekturë
13 Historia e statistikës, propabilitetit i Ora 3 Grupi IV
logjikës matematikore
14 Konkurs Ora 6 Katwr grupet
(përfundimi i projektit)
Realizimi i projektit (veprimtaritë kryesore)
Ky projekt do të realizohet në 6 faza (45’), të shtrira përgjatë të trija periudhave, që do të zhvillohen
sipas afateve të përcaktuara.

Ora I: Prezantim i planit të projektit dhe qëllimit të tij.

 Diskutime dhe ide mbi realizimin e projektit.


 Ndarja e grupeve të punës: 4 grupe me nga 7 nxënës
 Zgjedhja e liderit të grupit (nga anëtarët përkatës) që do të koordinojë dhe do të raportojë mbi
punën e grupit.
 Nxënësit diskutojnë duke shfrytëzuar informacione të trajtuara në tekst, në internet, si dhe idetë e
tyre.
 Ata hedhin në letër idetë dhe caktojnë mjetet që u duhen, gjithashtu përcaktojnë rolin dhe
detyrën e secilit anëtar të grupit.
 Në fund të orësj secili grup paraqet e projekt - idenë.
 Caktoj copwzimin e temws kryesore pwr secilin grup dhe i njoh me planin e veprimit tw projektit.
 Udhwzoj nxwnwsit qw orwn e ardhshme tw kenw me vete materialet sipas ndarjes nw tabelwn e
planit tw veprimit.

Ora II: Mbledhja dhe përzgjedhja e informacionit (punë individuale, diskutim, punë
në grupe).

 Klasa ndahet sipas grupeve të punës. Nxënësit punojnë në grupet përkatëse. Ballafaqojnë edhe
njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e nevojshme dhe vazhdojnë punën për realizimin e
projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime duke dhënë ndihmë
konkrete.
 Kontrolloj nëse të gjithë nxënësit janë përkushtuar duke sjellë materialet përkatëse, mbaj
shënimet e nevojshme. I ndihmoj të sistemojnë materialet, duke hequr ato që mund të jenë të
panevojshme.
 Nxënësit diskutojnë me njëri – tjetrin në bazë grupi.
 Orientime për përmirësime të mundshme të punës.
 Rikujtoj detyrat e secilit grup pwr orwn e ardhshme.

Ora III: Mbledhja dhe përzgjedhja e informacionit (punë individuale, diskutim,


punë në grupe).

 Klasa ndahet sipas grupeve të punës. Nxënësit punojnë në grupet përkatëse. Ballafaqojnë edhe
njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e nevojshme dhe vazhdojnë punën për realizimin e
projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime duke dhënë ndihmë
konkrete.
 Kontrolloj nëse të gjithë nxënësit janë përkushtuar duke sjellë materialet përkatëse, mbaj
shënimet e nevojshme. I ndihmoj të sistemojnë materialet, duke hequr ato që mund të jenë të
panevojshme.
 Nxënësit diskutojnë me njëri – tjetrin në bazë grupi.
 Orientime për përmirësime të mundshme të punës.
 Rikujtoj detyrat e secilit grup pwr orwn e ardhshme.
Ora IV: Mbledhja dhe përzgjedhja e informacionit (punë individuale, diskutim,
punë në grupe).

 Klasa ndahet sipas grupeve të punës. Nxënësit punojnë në grupet përkatëse. Ballafaqojnë edhe
njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e nevojshme dhe vazhdojnë punën për realizimin e
projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime duke dhënë ndihmë
konkrete.
 Kontrolloj nëse të gjithë nxënësit janë përkushtuar duke sjellë materialet përkatëse, mbaj
shënimet e nevojshme. I ndihmoj të sistemojnë materialet, duke hequr ato që mund të jenë të
panevojshme.
 Nxënësit diskutojnë me njëri –tjetrin në bazë grupi.
 Orientime për përmirësime të mundshme të punës.
 Rikujtoj detyrat e secilit grup pwr orwn e ardhshme.

Ora V: Përzgjedhja e informacionit (diskutim, punë ne grupe).

 Klasa ndahet sipas grupeve të punës. Nxënësit punojnë në grupet përkatëse. Ballafaqojnë edhe
njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e nevojshme dhe vazhdojnë punën për realizimin e
projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime duke dhënë ndihmë
konkrete.
 Kontrolloj nëse të gjithë nxënësit janë përkushtuar duke sjellë materialet përkatëse, mbaj
shënimet e nevojshme. I ndihmoj të sistemojnë materialet, duke hequr ato që mund të jenë të
panevojshme.
 Nxënësit diskutojnë me njëri – tjetrin në bazë grupi.
 Orientime për përmirësime të mundshme të punës.
 Në këtë fazë, nxënësit duhet të kenë drejt përfundimit projektin e tyre.

Ora VI: Konkurs midis grupeve

 Gjatë kësaj ore nxënësit do të prezantojnë sipas grupeve mjetet e krijuara.


 Nxënësit e tjerë mund të bëjnë pyetje të ndryshme për mënyrën se si ato e kanë realizuar atë
grafikë.
 Pas përfundimit të prezantimeve, nxënësit votojnë në mënyrë anonime për punën e secilit grup.
Pasi numërohen votat, shpallet grupi fitues.

Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:

o Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë ?


o Çfarë u pëlqeu më shumë ?
o Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij ?

Bëhet një përmbledhje e punës së çdo grupi për mënyrën se si kanë bashkëpunuar për grumbllimin,
përpunimin dhe prezantimin e informacionit. Si dhe diskutohet për kënaqësinë që morën nga zhvillimi
dhe demostrimi i kësaj veprimtarie.
VLERËSIMI PËR PUNËN TIME NË GRUP NË LËNDËN E MATEMATIKËS NË
PROJEKTIN ME TEMË “Zgjidhja grafike e një ekuacioni (inekuacioni të fuqisë së dytë dhe të
tretë)

Emri _____________________________Data__________________________Grupi im përbëhet nga:

1.______________ _______

2._______________ __________

3._________________ ________________

4.____________________ _________

5.______________ ______

6.___________________________________

7.___________________________________

Vendos shenjën√ në kutizën e mëposhtme. Në këtë grup, unë:

Kam marrë pjesë me dëshirë.

Kam ndihmuar shokët

Kam ndarë mendimet e mia me shokët

Kam pranuar mendimet e shokëve

Kam dëgjuar me vëmendje

Kam dhënë ide të mira

Mësova gjëra të reja

Jam kënaqur

Jam ndier i përfshirë

Isha bashkëpunues

Isha i barabartë me shokët

Isha i mirëpritur

Isha i vëmendshëm

Do të vazhdoj të shkëmbej idetë e mia me të tjerët

Cilën nga pjesët e grupit pëlqyet më shumë ? Me cfarë note vlerëson secilin nga antarët e
grupit ? Pse ?
Vlerësimi i nxënësve

Vlerësimi i punës së nxënësve do të ndahet në dy drejtime:

1) Vlerësimi i bërë nga vetë grupet / nxënësit:

 Duke dhënë mendime të argumentuara për punën e njëri – tjetrit;


 Duke i drejtuar pyetje njëri – tjetrit.

2) Vlerësim i bërë nga mësuesi, duke patur parasysh këto elemente:

N1 N2 N3 N4
 Cilësia e organizimit të punës për të arritur objektivat e projektit;

 Sa qartë e kanë paraqitur nxënësit objektivin e tyre;

 Zbatimi i planit të vendosur;

 Menaxhimi i drejtë i informacionit;

 Zbatimi i afateve të vendosura, dorëzimi në kohë i produktit të


projektit;

 Etika e punës në grup (bashkëpunimi, fryma e tolerancës,


përgjegjësitë brenda grupit),

 Kontributi në raportin përfundimtar;

 Aftësia krijuese; përdorimi i teknikave tërheqëse, i një gjuhe të


pasur e pa gabime drejtshkrimore në prezantimin e projektit.

Nota e nxënësit llogaritet: N=0.3∙ n g +0.7 ∙ ni , ku n g është nota e grupit dhe ni nota si individ.
Nivelet dhe kriteret e vlerësimit

Niveli pakalues (nota 4 ): Nuk paraqitet raporti / nuk dorëzohet produkti;


Raporti ka gabime të shumta për sa u përket njohurive;
Mungojnë argumentet, bashkëpunimi në grup dhe respektimi i afateve.

Niveli bazë ( notat 5, 6 ): Pak burime informacioni / kopjime nga informacionet;


Pak argumente; prezantim i përciptë;
Nxënësit përpiqen të bashkëpunojnë;
Përgjithësisht janë zbatuar afatet;
Raporti me gabime gjuhësore dhe i pastrukturuar.

Niveli mesatar ( notat 7, 8 ): Disa burime informacioni, përpunim i mirë i informacioneve;


Argumente të mira;
Nxënësit bashkëpunojnë;
Të përpiktë në afate;
Raporti me pak gabime gjuhësore dhe i strukturuar mirë.

Niveli i lartë ( notat 9, 10 ): Larmi burimesh informacioni;


Gjykime kritike ndaj informacioneve;
Zhvillon mendimin kritik duke krijuar mjete me Ide origjinale;
Nxënësi punon në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Raporti korrekt dhe i strukturuar mirë.
Tabela e vlerësimit të nxënësve.
Nivelet Kriteret Pikët
 Nuk paraqitet materiali dhe nuk dorëzohet.
N1.
 Materiali përmban gabime të shumta, lidhur me njohuritë.
0-7
 Mungojnë argumenetet.
 Nuk ka bashkëpunim në grup.
 Nuk janë respektuar afatet e përcaktuara.

 Ka pak informacion.
 Pak argument.
N2.  Ka kopjime të informacioneve. 8-15
 Nxënësi përpiqet të bashkëpunojë.
 Janë zbatuar afatet.
 Materiali është i pastrukturuar.
 Prezantimi i çështjeve është i përciptë.

 Ka disa burime informacioni.


N3.
 Përpunimi i mirë i informacioneve. 16-23
 Argumente të mira, (të sakta).
 Janë respektuar me korrektesë afatet e përcaktuara.
 Nxënësit bashkëpunojnë.

 Materiali ka larmi burimesh informacioni.


 Ka gjykime kritike ndaj informacioneve.
N4.  Materiali përmban ide origjinale. 24-30
 Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
 Materiali i strukturuar shumë mirë.
 Paraqitja estetike e nivelit të lartë.
 Paraqitja sipas rezultateve të të nxënit.

You might also like