You are on page 1of 2

Planifikimi ditor

“Te deshtosh ne planifikimi,do te thote te planifikosh deshtim”. Vlen te thuhet se suksesi I


punes mbeshtetet ne planifikim te mire.

1- Fokuso çӫshtjen kryesore rreth sӫ cilӫs do tӫ formulohet rezultati i tӫ nxӫnit.


Mësuesi i bën pyetje vetes: Çfarë do të hulumtojnë , zbulojnë, apo studiojnë nxënësit
gjatë orës së mësimit? P.sh.: emrin, erën, komunikimin e ideve, ngjarjet historike,
përgjegjësinë për komunitetet, etj. Përcakto fjalën kyçe!

2- Përcakto rezultatin e të nxënit.


P.sh. Nxënës rezultati i punës suaj sot do të jetë; një shkrim që ka si qëllim komunikimin e
idetëve tuaja tek të tjerët nëpërmjet fjalëve.
Shpjegimi se si dhe pse ngjarjet historike janë interpretuar në mënyra të ndryshme; vlerësimi
i shkallës në të cilën ju ndiheni përgjegjës për komunitetet në të cilat bëni pjesë (shkollë,
pallat, lagje etj.)

3- Përzgjidh metodologjinë e përshtatshme.


Krijo situatën e të nxënit. Vetëm nga metodologjia e Teorisë Konstruktiviste.
Metodat e Teorisë Konstruktiviste: Hulumtim, zgjidhje problemore, veprimtaria e
ndërsjellë mbështetur në modelin e ekspertit: të nxënët bashkëveprues; të nxënët duke
shërbyer (projektet e shërbimit në komunitet, përdorimi i TIK-ut.

4- Harto strategjinë duke përzgjedhur teknikat (veprimtaritë e të nxënit) që do të të çojnë


drejt rezultatit të të nxënit.

DDM, REBUS, grupet e ekspertëve, pyetja sjell pyetjen, kërkim hulumtim, imagjinata e
drejtuar, diskutim për njohuritë paraprake, Mbajtja e strukturuar e shënimeve, harta e
konceptit, rishikim në dyshe, rrjeti i diskutimit, lapsat në mes, mendo, krijo dyshe, diskuto
etj.

5- Emërto kompetencat kyçe dhe ato të fushës që do të zhvillohen nëpërmjet situatës


të së nxënit dhe arritjes së rezultatit të të nxënit.

Shtatë kompetencat kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare
Kompetenca digjitale

6- Zgjidh mjetet e nevojshme për të realizuar orën e mësimit.

7- Përcakto kriteret e vlerësimit.


P.sh. Ka një hyrje me deklarim të qartë të idesë ose pozicionit, zhvillimin me argumente,
mbylljen mbështetëse. Nëse mungojnë të tre komponentët nxënësi merr 0 pikë, Nësa ka hyrje
të qartë dhe zhvillim pa një mbyllje mbështetëse nxënësi merr 1 pikë. Nëse janë të tre
elementët e strukturës nxënësi vlerësohet me 2 pikë.

…Dhe mos harro!


Mësuesit e mirë janë ata të cilët bëjnë që, nxënës të zakonshëm të ëndërrojnë të bëjnë
gjëra të jashtëzakonshme!

Ne te gjithe I dime fazat neper te cilat kalon planifikimi I ores se mesimit:

 Pergatitja para mesimit


 Puna dhe veprimtarite Brenda 45 (90)min
 Reflektimi pas mesimit

Per nje planifikim te mire duhet ti pergjigjemi ketyre pyetjeve:

 Cfare duhet qe te arrihet?


 Cila eshte permbajtja qe duhet te trasmetohet?
 Cfare do te jene te afte nxenesit te bejne ne fund te ores se mesimit?
 Si do ta arrije ate qe synojme?
 Si do ta dime se cfare kemi arritur?

You might also like