You are on page 1of 5

1.

SHKATHTËSITË E STUDIMIT AKADEMIK


Të dhëna bazike të lëndës

Njësia akademike: Fakulteti i Edukimit

Titulli i lëndës: Shkathtësitë e studimit akademik

Niveli: Master

Statusi lëndës: Obligative

Viti i studimeve: I

Numri i orëve në javë: 2+0

Vlera në kredi – ECTS: 6 ECTS

Koha / lokacioni:

Mësimdhënësi i lëndës: Dr. Jehona Rrustemi

Detajet kontaktuese:
045/550081

Koha / lokacioni: Prishtinë- Fakulteti i Edukimit

Përshkrimi i lëndës Lënda Shkathtësitë e studimit akademik është planifikuar për studentët me qëllim që
të fitojnë qëndrimet dhe aftësitë e nevojshme për të qenë nxënës efektivë gjatë gjithë
jetës, për të rritur aftësitë e të mësuarit, për sukses në mësim dhe të mësuar gjatë
gjithë jetës. Në kurs do të trajtohen strategjitë për mësimnxënie të suksesshme,
mjetet që ndihmojnë kujtesën, teknika të të mësuarit, shprehitë e mira të studimit,
teknikat e të lexuarit për të kuptuarit e saktë të tekstit, strategjitë për të dëgjuarit
aktiv dhe mbajtjen e shënimeve, strategjitë për hulumtim dhe evidentim të burimeve,
strategjitë për planifikimin dhe menaxhimin efektiv të kohës, strategjitë për
menaxhim të ankthit dhe stresit para provimit.

Qëllimet e lëndës: Studentët do të zbulojnë se mund të mësohen shkathtësitë e mësimit, që ka mundësi


të përmirësojnë edhe mësimnxënien e tyre si dhe kur do të jenë mësimdhënës në
shërbim do të jenë mbështetës e orientues në procesin e të nxënit të nxënësve.
Rezultatet e pritura të nxënies: Studentёt do tё:

• kuptojnë rëndësinë e aftësive të përditëshme të komunikimit, zgjidhjes së


problemeve dhe organizimit;
• identifikojnë metodat e të mësuarit për të lexuar tekste në mënyrë më
efikase, për të përmirësuar kujtesën, për të menaxhuar kohën në mënyrë efikase,
• zbatojnë strategji për të përdorur në mënyrë efektive informacionin;
• demonstrojnë aftësitë akademike dhe sjelljen etike duke shmangur
plagjiaturën dhe mashtrimin, dhe duke përdorur drejtë parafrazimin dhe citatin;
• krahasojnë modele të suksesshme të marrjes së shënimeve
• marrin vendime efektive në lidhje me menaxhimin e kohës;

Kontributi nё ngarkesёn e studentit (gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit)

Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej

Ligjërata 2 15 30

Ushtrime teorike/laboratorike

Punë praktike 1 10 10

Kontaktet me 1 15 15

mësimdhënësin/konsultimet

Projekte 2 5 10

Detyra të shtëpisë 1 15 15

Koha e studimit vetanak të studentit 3 12 36


(në bibliotekë ose në shtëpi)

Përgatitja përfundimtare për


provim

Koha e kaluar në vlerësim 2 3 6


(teste,kuiz,provim final)

Totali orë

Metodologjia e mësimdhënies: Ligjerata, diskutime, punë në grupe, punë në cifte, punë individuale, metoda
ndërvepruese të mësimdhënies, shkrim reflektiv, punë praktike, punë me projekte.

Pjesëmarrja dhe angazhimi në orë 10 %;


Metodat e vlerësimit: Prezentimi 20 % ; Vlerësimi final 70 %;

Nota 5 6 7 8 9 10
Metodat e vlerësimit: Përqindjet Deri 51- 61- 71- 81- 91-

50% 60% 70% 80% 90% 100%

Literatura

Literatura bazë: • Dawson, C. (2018). 100 Activities for Teaching Study Skills. SAGE
Publications Limited.
• Kumar, R. (2017). Metodologjia e hulumtimit (një udhëzues hap pas hapi për
fillestarë).
• Lewis, J.( 2006). Studimi Akademik.Tiranë.
• Thrun, S., & Pratt, L. (Eds.). (2012). Learning to learn. Springer Science &
Business Media.
• John Hattie, Gregory C. R. Yates. Visible Learning and the Science of How
to Learn. First published 2014 by Routledge

Literatura shtesë: • Chin, B. (2004). Hoë to Study for Success. John Wiley & Sons.
• Greany, T., & Rodd, J. (2003). Creating a learning to learn school: Research
and practice for raising standards, motivation and morale. A&C Black.
• Illeris, K. (2007). Hoë ëe learn: Learning and non-learning in school and
beyond. Routledge.
• Michelle M. (2013). Learn With Mind Maps: How To Enhance Your
Memory, Take Better Notes, Boost Your Creativity, And Gain An Edge In
Work Or School? Easily. River Styx Publishing Company
• Schader , B., Müller , B. (2012). Fletorja ime e mençur e mësimit. Si të
mësoj sa më mirë? Printing Press
• Dudley, G. A. (1998). Double your learning poëer. Thorsons Publishers.
• Hancock, D. A. (2017). Si të bësh studim rasti. Udhëzues praktik për
hulumtuesit fillestarë.

Plani i dizejnuar i mësim it:

Java Ligjërata që do të zhvillohet

Njoftim me programin, obligimet, procesin e vlerësimit, literaturën, metodologjinë e


mësimdhënies dhe propozime eventuale
Java e parë:

Baza e të mësuarit

Java e dytë: Të fituarit e njohurive, ruajtja e tyre, ndikimi i ngarkesës kognitive.

Mjetet që ndihmojnë kujtesën (mnemonics)

Java e tretë: Marrëdhënia mësues-nxënës / Personaliteti i mësimdhwnwsit

Java e katërt: Të nxënit / mësuarit e suksesshëm dhe çka duhet për të


Java e pestë Të mësuarit në mënyra të ndryshme

Java e gjashtë:

Java e shtatë: Strategji /Teknika të të mësuarit dhe këshilla për fusha të ndryshme

Java e tetë: Vlerësimi i parë

Java e nëntë: Njohja dhe përdorimi i llojeve të ndryshme të të lexuarit

Strategji / Teknika të të lexuarit për të kuptuarit e tekstit

Java e dhjetë: Përkrahja e procesit të të shkruarit

Strategjitë / teknikat për fazat e ndryshme të procesit të të shkruarit, shembuj dhe ide
të të shkruarit

Java e njëmbëdhjetë: Komunikimi gojor mënyrë e të mësuarit

Strategji / teknika për të sjellurit në biseda- në çiftë, në grupe, tregime, prezantime,


lojëra

Java e dymbëdhjetë: Strategjitw pwr tw menduarit kritik / një mënyrë e të mwsuarit

Java e trembëdhjetë: Strategjitë për të dëgjuarit aktiv dhe mbajtjen e shënimeve

Java e katërmbëdhjetë: Strategjitë për planifikimin dhe menaxhimin efektiv të kohës

Java e pesëmbëdhjetë: Orientimi në libra/Organizimi didaktik i librit

Strategjitë për menaxhim të ankthit dhe stresit para provimit

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:

- Secili student ka të drejtë të bëjë pyetje e komente sa herë që i jepet fjala;

- Asnjëri nuk ka të drejtë t’i ndërhyjë tjetrit kur ai e ka fjalën;

- Lejohet “zhurma” e punës kur studentët punojnë në grupe;


- Nuk lejohet prishja e qetësisë kur ligjërohet nga mësimdhënësi apo prezentohet puna e studentëve;

- Nuk lejohen telefonat celularë;

- Nuk lejohet ardhja me vonesë apo dalja pa ndonjë arsye të qëndrueshme

- Dënohet cdo formë e kopjimit apo falsifikimit

Përgjegjësitë e vijuesve të kursit

-Të sigurojnë literaturën e rekomanduar për lëndën.

-Të përgatiten rregullisht për pjesëmarrje aktive në ligjërata dhe ushtrime.

-Të respektojnë idetë e të tjerëve.

-Të përmbushin detyrimet e kursit në afatet e caktuara.

Përgjegjësitë e mësimdhënësit

-Të prezantojë rregullisht në ligjërata ose në raste të jashtëzakonshme kur mungon, të informojë paraprakisht
vijuesit për mungesën dhe kohen e kompensimit të orëve.

-Të udhëheqë dhe moderojë me efikasitet debatet, prezantimet dhe diskutimet për përmbajtje të temave të kursit.

-Të monitorojë dhe vlerësojë angazhimin dhe rezultatet e secilit vijues të kursit.

-Të mbajë portfolion e angazhimit të vijuesve.

-Të përgatisë instrumente të vlerësimit përfundimtar.

You might also like