You are on page 1of 7

1. Cfarë quajmë metakonjicion dhe për cfarë përdoret metakonjicioni?

Metakonjicion do të thotë njohje rreth procesit të njohjes, apo njohuri rreth të nxënit dhe të
diturit. Metakonjicioni është njohje e rendit të lartë që përdoret për të monituruar dhe rregulluar
procest njohëse, si arsyetimin, të kuptuarin, zgjidhjen e problemeve.

2. Cfarë njohurish përfshin metakonjicioni?

Metakonjicioni përfshinë tri lloje njohurish:


(1) njohuritë deklerative të nxënësve për veten tyre, faktorët që ndikojnë mbi të nxënit dhe
kujtesën tyre, aftësitë, strategjitë dhe burimet që u nevojiten për të kryer një detyrë: të diturit
çfarë duhet bërë,
(2) njohuritë proceduriale apo të diturit si duhen përdorur strategjitë, dhe
(3) njohuritë vetrregulluese që garantojnë kryerjen e detyrës: të diturit e rrethanave dhe kushteve,
kur dhe pse duhen zbatuar procedurat dhe strategjitë.

3. Cilat aftësi metakonjitive ndihmojnë nxënësit për të rregulluar mendimin dhe


mësimin?

Ekzistojnë tri aftësi themelore që na lejojnë ta bëjmë këtë: planifikimi, monitorimi dhe vlerësimi.
Planifikimi ka të bëjë me vendimmarrjen për kohën që i duhet dhënë një detyre, çfarë strategjishë
duhen përdorur, si duhet filluar, çfarë burimesh duhen mbledhur, ç‘radhë duhet ndjekur, çfarë
duhet kaluar shpejt dhe çfarë kërkon vëmendje të madhe e kështu me radhë.
Monitorimi është vetëdija në kohë reale lidhur me “si po më shkojnë punët”. Monitorimi
përmban në vetvete pyetjet: “A ka kuptim kjo që po bëj? Mos po eci shumë shpejt? A kam
mësuar sa duhet? ”
Vlerësimi përfshinë gjykimin rreth proceseve dhe rezultateve të mendimit dhe mësimit. “Mos
duhet të ndryshoj strategji? Mos duhet të kërkoj ndihmë? Mos duhet ta lë për momentin? A e
kam mbaruar realisht detyrën?”

4. Po nocioni i reflektimit si ndihmon në procesin e mësimdhënies?


Nocioni i reflektimit në procesin e mësimdhënies – kthimi në atë që kdodhur në klasë dhe arsyet
pse, si dhe shikimi përpara për atë që duhet bërë në të ardhmen – është thelbi i metakonjicionit
në procesin mësimdhënës.

5. Cfarë quajmë strategjia konjitiive? Përshkruaj strategjitë e mësimdhënies dhe të


nxënit.

Një strategji konjitive është strategji ose një grup strategjish apo procedurash, që përdor nxënësi
për të kryer detyra mësimore ose për të përmirësuar aftësitë sociale.
Strategjitë e të nxënit u referohen metodave që përdorin nxënësit për të nxënë. Një strategji
e të nxënit përfaqëson një plan të përgjithëshëm që formulon një nxënës për të arritur një
qëllim akademik të largët (psh, marrja e një note 10 në provim). Si në të gjitha strategjitë,
specifikohet çfarë do të bëhet për të arritur qëllimin, ku dhe kur do të bëhet. Një strategji e
të nxënit është një tërësi shkallësh për të kryer një detyrë të veçantë, si psh, të kuptuarit e
një teksti, përvetësimi i një teksti, të shkruarit e një historie, etj.
Strategjitë e mësimdhënies janë strategji që të ndihmojnë t’u mësosh nxënësve diçka rreth
strategjive të të nxënit, t’i mësosh ata se si dhe kur t’i përdorin këto strategji, të ndihmosh
nxënësit të identifikojnë vetë strategjitë efektive dhe t’i inkurajosh ata t’i bëjnë sjelljet
strategjike pjesë të skemës së tyre të të nxënit

6. Cfarë sugjeron programi S.P.E.L.T. për tu mësuar nxënësve si të nxënë?

Sipas tij, së pari, nxënësit duhet të përfshihen në mënyrë konjitive, me qëllim që të mësojnë: ata
duhet ta përqendrojnë vëmendjen në aspektet e duhura apo të rëndësishme të materialit.
Së dyti, ata duhet të investojnë përpjekje, të bëjnë lidhje, të përpunojnë, të transformojnë, të
shpikin, të organizojnë dhe të riorganizojnë materialin në mënyrë që të mendojnë dhe të
përpunojnë në thellësi – sa më shumë praktikë dhe përpunim, aq më i qëndrueshëm do të jetë të
nxënit.
Së fundi, nxënësit duhet të rregullojnë dhe monitorojnë të nxënët e tyre – të ndjekin kuptimin e
asaj që mësojnë dhe të pikasin kur kanë nevojë për një metodë të re.

7. Cilat janë disa strategji që ndihmojnë mësuesit lidhur me strategjitë e të nxënit?


Të mësohen nxënësit të dallojnë se çfarë është e rëndësishme. Mësimi fillon me përqendrimin e
vëmendjes, domethënë me marrjen e vendimit për të përcaktuar çfarë është e rëndësishme.
Mësuesit mund t’i ushtrojnë nxënësit të përdorin sinjalet e tekstit, të tilla si titujt, fjalët me
shkronja të zeza, përmbledhjet apo tregues të tjerë, për të identifikuar konceptet kyçe dhe idetë
kryesore.
Të mësojnë të bëjnë përmbledhje. Realizimi i përmbledhjeve mund t’i ndihmojë nxënësit të
mësojnë, por edhe nxënësit duhet të mësojnë të bëjnë vetë përmbledhjet e mësimeve. Ormrodi,
sugjeron:
(1) nxënësit të gjejnë apo të shkruajnë një fjali kryesore për secilin paragraf apo seksion,
(2) nxënësit të identifikojnë idetë e mëdha që përshkojnë disa prej momenteve kryesore,
(3) nxënësit të gjejnë informacione mbështetëse për secilën prej ideve të mëdha,
(4) nxënësit të fshijnë çdo informacion të tepërt apo hollësi të panevojshme.
Të mësojnë nxënësit të bëjnë nënvizime.

(1) Nxënësit duhet të jenë më selektiv në nënvizimin e informacionit.


(2) Në kohën që nënvizojnë apo mbajnë shënime, duhet ta shprehin informacionin me fjalët e
tyre.
(3) Nuk duhet të mbështeten në fjalët e librit, por të mbajnë shënim lidhjen midis asaj që
lexojnë dhe gjërave të tjera që dini.
(4) Së fundi, kërkohet struktura organizative që ka vetë materiali dhe përdoret ajo për të
udhëhequr të kuptuarin e tyre për tekstin, apo për shënimet që kanë mbajtur.

Të mësojnë nxënësit të mbajnë shënime


Mbajtja e shënimeve cilësore gjatë mësimit nuk është punë e lehtë. Informacioni duhet
mbajtur në kujtesën e punës, të seleksionohen, të organizohen dhe të transformohen idetë e
rëndësishme, përpara se informacioni “të fshihet” nga tavolina e kujtesës së punës dhe të të
shkruhen idetë, në një kohë që duhet të ndiqet mësimi. Nëpërmjet mbajtjes së shënimeve
realizohet,
(1) përqendrimi i vëmendjen gjatë orës së mësimi,
(2) shënimet sigurojnë një vend ku ruhen mendimet, çka bën të mundur që t’u ktheheni përsëri
për t’i analizuar,
(3) nxënësit që bëhen ekspertë në mbajtjen e shënimeve, i mbajnë ato sipas qëllimeve të
përdorimit dhe modifikojnë strategjitë e tyre pas rezultateve të testeve apo detyrave.

8. Përmendi disa strategji pamore që ndihmojnë nxënësit gjatë procesit të nënvizimit


dhe mbajtjes së shënimeve të kuptojnë lidhjet ndërmjet ideve të ndryshme në një
tekst.

Harta e konceptit është një skicë për marrëdhëniet midis ideve. “Krijimi i hartave” të
marrëdhënieve ku tregohen edhe lidhjet shkakësore, krahasimet, dallimet dhe dhënia e
shembujve, përmirësojnë të mbajturin mend.
Diagrama e Venit tregon sesi mbivendosen idetë apo konceptet,
Diagrama pemë tregon sesi idetë degëzohen nga njera tjetra.
Tabelat e kohës janë një mjet tjetër që përdoret kryesisht për të organizuar informacionin sipas
periudhave kohore dhe janë të dobishme në lëndën e historisë.

9. C’është problemi dhe cilat janë karakteristikat e tij? C’është zgjidhja e problemit?

Thuhet se ekziston një problem kur dikush ka një qëllim dhe nuk ka identifikuar mjetin për
arritjen e qëllimt. Zgjidhja e problemit është identifikimi dhe zbatimi i njohurive dhe aftësive që
çojnë në ndjekjen dhe arritjen e qëllimit. Problemi ka një fazë fillestare (gjendjen aktuale), një
objektiv (rezultatin e dëshiruar) dhe një rrugë për ta arritur atë (ku përfshihen aktivitetet dhe
operacionet që çojnë në drejtim të objektivit).

10. Cilat janë fazat e zgjidhjes së një problem?

1.Identifikoni problemet dhe mundësitë - Identifikimi i problemeve është hapi i parë kyç.
Studiuesit thonë se njerëzit nxitojnë shpesh që në hapin e parë dhe “kërcejnë” në
përcaktimin e të parit problem që u vjen ndërmend. Ekspertët e fushës janë të prirur t’i
kushtojnë kohë dhe vëmendje studimit të natyrës së problemit.
2. Përcaktoni objektivat dhe parashtroni problemin - Për të përfytyruar problemin dhe për të
vendosur objektivin, duhet të përqendrojmë vëmendjen te faktet e duhura, të kuptojmë fjalët e
problemit dhe të aktivizojmë skemen e duhur për kuptuar problemin në tërësinë e tij.
Për të përfytyruar nje problem duhet të kemi parasysh disa gjëra:
a) Përqendrimi i vëmendjes - ka të bëjë shpesh me kapjen e fakteve të duhura dhe injorimin
e hollësive pa lidhje.
b) Kuptimi i fjalëve - psh, vështirësia kryesore që ndëshin nxënësit kur problemet
parashtrohen me fjalë, ka të bëjë me raportin pjesë - e tërë.
c) Kuptimi i të gjithë problemit - mbledhja e të gjithë informacionit dhe fjalëve thelbësore
që çojnë në kuptimin e saktë apo në një trasformim të të gjithë problemit. Nxënësit duhet
të kuptojnë se cilat janë kërkesat e problemit. (përdorimi i skemave)

Ka dy rezultate kryesore të fazës së parashtrimit të problemit. Nëse parashtrimi që i bëni


problemit, çon në zgjidhje të menjëhershme, atëherë e keni bërë detyrën tuaj.. Ju, thjesht, keni
identifikuar te problemi i ri një version “të fshehur” të një problemi të vjetër që ju dinit ta
zgjidhnit. Kjo është quajtur zgjidhja e problemeve sipas skemave. Pra, ju keni zgjedhur rrugën e
skemës së aktivizuar dhe keni kaluar drejtëpërdrejtë te zgjidhja.
3. Eksploroni strategjitë e mundshme - Nëse nuk disponojmë asnjë skemë ekzistuese që të na
çojë në zgjidhje të menjëhershme, atëherë duhet të ndjekim rrugën që bazohet te kërkimi. Kur
kërkoni një zgjidhje, keni në dispozicion dy lloje të përgjithëshme procedurash: algoritmike dhe
heuristike.
Algoritmi është përshkrim i hapave për arritjen e një objektivi. Për fat të keq, nxënësit shpesh i
zbatojnë algoritmat në mënyrë josistematike. Ndodh që nxënësit e gjejnë përgjigjen e saktë, por
nuk kuptojnë sesi e kanë gjetur.
Heuristika është strategjia e përgjithëshme që mund të çojë te përgjigja e saktë. Duke qenë se
shumë nga problemet e jetës nuk janë të drejtëpërdrejta, nuk përkufizohen gjithmonë siç duhet
dhe nuk kanë algoritme të mundshme, zbulimi i apo krijimi i heuristikës së efektshme merr
rëndësi parësore. Disa prej ktyre strategjive janë:
(1) analiza mjet–qëllim është heuristika që e ndan një objektiv në disa nënobjektiva,
(2) strategjia e ecjes mbrapsht është heuristika në të cilën fillohet me objektivin dhe ecet
mbrapsht për të zgjidhur problemin,
(3) mendimi analogjik është heuristika në të cilën personi e kufizon kërkimin për
zgjidhjen e mundëshme në situatat që janë të ngjashme me atë të momentit.
4. Parashikoni rezultatet dhe veproni.
5. Kthehuni mbrapsht dhe nxirrni mësimet.
Faza 4 & 5. Pasi kemi parashtruar problemin dhe eksploruar zgjidhjet e
mundëshme, hapi tjetër është të përzgjedhim një zgjidhje dhe të parashtrojmë pasojat.
Pasi keni zgjedhur një strategji dhe e zbatoni atë, vlerësoni rezultatet duke kërkuar për
prova që konfirmojnë apo kundërshtojnë zgjidhjen tuaj.

11. C’është transfera e zgjidhjes së problemeve? Cfarë duhet patur parasysh kur përdorim
këtë teknikë?

Transfera e zgjidhjes së problemeve është e lidhur me tranferimin e teknikave të zgjidhjes së një


problem në zgjidhjen e problemeve të tjera të ngashme ose analoge me të.
Është e rëndësishme që nxënësit të identifikojnë çështjen kyç që është e përbashkët për një sërë
problemesh. Kjo u jep atyremundësi ta kuptojnë atë pa vështirësi dhe ta zbatojnë në situata më
abstrakte. Nëpërmjet përdorimit të vetëdijshëm të analogjisë, nxënësit mund të zbulojnë situatat e
ngjashme, duke transferuar strukturat e njohura në problemet në fjalë. Një veçori e kësaj teknike
është se ajo mbështetet në eksperiencën e kaluar dhe përdor gjykimin. Në përdorimin e
transferës, është i rëndësishëm edhe dialogu, që vë në dukje teknikat e zgjidhjes së problemit, të
përdorura si nga fillestarët edhe nga personat më eksperiencë. Përdorimi i të dhënave nga bota
reale në problemet e ndryshme, i ndihmon dhe i lehtëson nxënësit në procesin e transferës, meqë
kjo mund të identifikohet më lehtë në kontekstin e një situate të dhënë.
Duke përdorur këto strategji, nxënësit do të njohin rëndësinë e materialeve mësimore në jetën e
përditëshme dhe do të trasferojnë konceptet nga një disiplinë mësimore në tjetrën, gjë që i
ndihmon ata të kuptojnë kohezionin e botës reale.

12. Cili nxënës mund të quhet zgjidhës i mirë i problemeve?

Nxënësit e mirë kanë këto karakteristika:


Qendrim pozitiv - Zgjidhesit i problemeve besojne se ata mund te zgjidhin probleme duke
bere nje analize te kujdesshme dhe kembengulese.
Shqetesim per saktesi - Zgjidhesi i problemeve ndien "dhimbje" per te zoteruar faktet dhe
marredheniet mes te dhenave te problemit.
Shprehia e copetimit te problemit ne pjese - Zgjidhesi i problemeve mundohet te copetojne
nje problem ne pjese, analizojne çdo pjese dhe me pas integrojne pjeset ne nje perpjekje per
te arritur nje zgjidhje. Zgjidhesit jo te mire te problemeve nuk arrijne te shohin ndonje
sekuence ne problem, ata e shohin ate si nje konfuzion total.
Shmangia e hamendesise - Zgjidhesi jo i mirë i problemeve priret të kerceje tek pergjigjja e
pare qe u vjen ne mendje. Ne menyre te vazhdueshme ata "luajne me fakte te reja" ose
ndalojne ne kerkimin per nje zgjidhje.
Zgjidhja aktive e problemit - Zgjidhesi i problemeve bën me shume veprime ne kerkim të
zgjidhjes se sa zgjidhesit jo te mire. Nese problemi eshte i shprehur me fjale, ata mund ta
paraqesin permbledhtas, nese problemi eshte i nderlikuar, ata mund te vizatojne nje
diagrame apo, ne menyre te vazhdueshme te pyesin veten per problemin.

You might also like