You are on page 1of 46

9-10

METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES
TEMA E LEKSIONIT: TAKSONOMIA KOGNITIVE, AFEKTIVE DHE PSIKOMOTORE

DR. MAJLINDA HALA

1 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


TAKSONOMIA E OBJEKTIVAVE

Afektive

Psikomoto
Njohëse
re

Fush
at
Taksonomia është klasifikimi shkencor i gjërave sipas një hirarkie të
niveleve të cilat vendosen nga më i ulëti tek më i larti.

2 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Fusha njohëse Fusha emocionale Fusha psikomotore

përfshin objektiva që është zona që merret


merren me përsëritjen me qëndrimet, bindjet
ose njohjen e njohurive dhe tërë spektrin e përfshin aspektet e
si dhe me zhvillimin e vlerave dhe sistemeve lëvizjes fizike dhe
aftësive dhe shprehive të vlerave. Për bashkërendimit. Në të
intelektuale. Pjesa më shembull, angazhimi integrohen dukuri
e madhe e zhvillimit të për të patur sjellje etike njohëse dhe
kurrikulave përbën vlerë emocionale me
përqendrohet në fushën emocionale. Kjo veprimet. Për shembull,
njohëse. përbën një zonë tepër programet e edukimit
Objektivat, brenda tërheqëse dhe fizik kanë huazuar
kuadrit të kësaj fushe, befasuese që po objektiva nga fusha
përcaktohen më qartë eksplorohet nga psikomotore e
duke përdorur specialistët e zhvillimit mësimdhënies.
përshkrimet e sjelljes të kurrikulave.
së nxënësit.

3 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Taksonomia e objektivave – taksonomia e Bloomit
6 nivelet e fushës së njohjes:

1. Njohja: Ky nivel synon nxënien e fakteve dhe të njohurive bazë


2. Të kuptuarit/kuptimi: është niveli që synon të kuptuarit e materialit, ideve,
fakteve apo teorive.
3. Zbatimi: synojnë zhvillimin e aftësitë të nxënësve për të zbatuar njohuritë në një
situatë të re.
4. Analiza: Synon zhvillimin e aftësive analizuese të nxënësve.
5. Sinteza: synon zhvillimin e aftësive të nxënësve për të bashkuar elementet e
veçanta në një të tërë.
6. Vlerësimi: synon zhvillimin e aftësive të nxënësve për të bërë gjykime të ideve,
teorive, bindjeve, qëndrimeve.

4 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala


01/16/2022
Niveli I – Njohja /njohuritë
Njohuritë (apo aftësia për të njohur).

Kjo kategori objektivash përfshin:


 riprodhimin,
 të kuptuarit e të veçantave dhe të përgjithshmeve
 të kujtuarit e metodave dhe proceseve
 të kujtuarit e çfarëdo modeli, strukture ose kushtesh.
Njohuritë përbëjnë kategorinë që thekson procesin e riprodhimit ose duke sjellë në
kujtesë diçka, ose përmes njohjes.
Shembulli i veprimeve të sjelljes ndër mend është ushtrimi që kërkon të plotësohen
vendet bosh, ndërsa shembulli i veprimit njohës është ushtrimi me zgjedhje të
shumëfishta, sipas të cilit kërkohet të njihet informacioni i ndeshur më parë.
Të dy proceset ngërthejnë tërheqjen e informacionit të regjistruar në kujtesë.
Informacioni, në thelb, tërhiqet në të njëjtën mënyrë, sikurse është regjistruar.

5 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Shembull

Një mësues i lëndës së gjeografisë në shkollën 9-vjeçare një ditë u mëson


nxënësve se Durrësi është porti më i madh i Shqipërisë, atëherë, ditën tjetër,
pyetja e përshtatshme për kontroll në përputhje me nivelin e njohjes, do të
ishte:
“Cili është porti më i madh i Shqipërisë?”.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, nxënësi tërheq nga kujtesa njohuritë, në të njëjtën
formë, sikurse i ka marrë.

6 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Tri nënkategori e njohjes
 Të njohurit e të veçantave. Riprodhimi i copëzave të veçanta të informacionit, si për
shembull, termat, përkufizimi i tyre apo rikujtimi i fakteve të veçanta (për shembull, datave,
ngjarjeve, personave, vendeve etj).
Shembull: Kush ishte kryeministri i parë shqiptar?
 Të njohurit e mënyrave dhe mjeteve të trajtimit të anëve të veçanta. Të kujtuarit e
mënyrave të organizimit, studimit, gjykimit ose kritikës së diçkaje. Kjo nënkategori
përfshin njohjen e shenjave (rregullat e pikësimit ose të etikës), rrymat dhe klasifikimet
(zhvillimet historike), klasifikimet (tipet e letërsisë), kriteret (për vlerësimin e vlerave
ushqyese të ushqimeve) dhe metodologjitë (metoda shkencore, metoda për përballimin e
stresit emocional, procedurat e mbajtjes së llogarive).
Shembull: Çfarë vendoset në fund të një fjalie pyetëse?

 Njohja e të përgjithshmeve dhe abstragimeve në një fushë. Riprodhimi i skemave dhe


modeleve me anë të të cilave është e organizuar një fushë lëndore, përfshirë parimet e
përgjithësimet (ligjet e trashëgimisë, parimet bazë të kimisë, aksiomat e gjeometrisë), si dhe
teoritë e strukturat (teoria e evolucionit, parimi i organizimit të një debati)
Shembull: Përkufizoni përemrin
7 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Probleme që hasen në nivelin e njohjes

Ndonëse niveli i të njohurit formon bazën faktike të pjesës tjetër të kategorive,


përdorimi i tepërt i tij në klasë shkakton një sërë problemesh, si më poshtë:

1. Riprodhimi i thjeshtë i informacionit nuk e përfshin nxënësin në mënyrë aktive.


Shpesh nxënësve u mungon motivimi i duhur, në rast se shumica e punës së tyre
përqendrohet në mbajtjen mend të fakteve.
2. Për shkak se pyetjet e nivelit të njohjes, zakonisht, kanë vetëm një përgjigje të
saktë, ato nuk krijojnë mundësi që në orën e mësimit nxënësit të punojnë së
bashku, për të diskutuar dhe zgjidhur problemin. Si rrjedhim, nuk zhvillohen si duhet
shprehitë e bashkëveprimit dhe të ndërveprimit me shokët dhe ato të zgjidhjes së
problemit.
3. Nxënësit privohen nga zhvillimi i shprehive të komunikimit për të njëjtën arsye si
më sipër, duke u mbështetur më shumë se duhet në pyetjet për kontrollin e njohurive.
4. Për shkak se pyetjet e nivelit të njohurive kanë një përgjigje të saktë, dialogu në
klasë priret të vendoset ndërmjet mësuesit dhe një nxënësi të vetëm, më shumë se
ndërmjet mësuesit dhe shumë nxënësve apo midis vetë nxënësve.
8 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Foljet vepruese – niveli njohjes
Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë objektivat (përfundimet e të nxënit) në
nivelin e të njohurit janë:

 Përcakto  Bashko
 Përshkruaj  Emërto
 Identifiko  Përmblidh
 Etiketo  Riprodho
 Rendit  Recito
 Përzgjidh
 Përkufizo

Nxënësi, deri ditën e premte, do të riprodhojë pa asnjë gabim emrat e katër


grupeve të ushqimit tonë të përditshëm. Nxënësi, duke u bazuar në kujtesën e
tij do të bëjë lidhjen, me saktësi deri në 80%, midis emrave të autorëve dhe
librave të tyre, përmes të cilëve janë bërë të shquar.

9 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Niveli II - kuptimi
Kuptimi, edhe ky është nivel i ulët i shprehive intelektuale kërkon të kuptuarit e
materialit (të njohurit e asaj që “thuhet”, me fjalë, me figura ose me simbole), pa e
lidhur atë domosdoshmërisht me informacione të tjera ose kuptim të thellë të
rrjedhojave të plota.
Kategori e kuptimit përfshin procesin e transformimit të informacionit në forma më të
kuptueshme.
Kategoria e të kuptuarit, sikurse është ajo e të njohurit, thekson mënyrat e trajtimit
tyë informacionit që është regjistruar e ruajtur në kujtesë.
Veprimtaritë që lidhen me procesin e të kuptuarit kërkojnë nga nxënësit që të tregojnë
se e kanë kuptuar materialin, duke e përpunuar apo shndërruar përpara se të përgjigjen.
Dallimi ndërmjet këtij procesi dhe rikujtimit është i rëndësishëm, sepse pikërisht
nëpërmjet procesit të përpunimit, nxënësit transformojnë informacionin në një formë që
ka kuptim për ta.
E rëndësishme e kategorisë së kuptimit është fakti se nxënësit duhet të kuptojnë
materialin dhe jo thjesht ta mbajnë mend.

Për shembull, të mbajturit mend e togfjalëshit “Himni i flamurit”, përfshihet në


kategorinë e njohjes a të njohurit, por të kuptosh se çfarë do të thotë ky togfjalësh,
përfshihet në kategorinë e të kuptuarit.
10 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
 Pyetjet në nivelin e kuptimit kërkon më tepër pjesëmarrje aktive nga
nxënësi se sa pyetja në nivelin e njohjes.
 Gjatë përgjigjes së pyetjes në nivelin e të kuptuarit, nxënësi duhet të
përpunojë përgjigjen në mënyrë që ta shndërrojë atë në më tepër se
akt rikujtimi të thjeshtë.
 Ky dallim ka rëndësi nga pikëpamja e teorisë së edukimit.
Domethënë, në rast se nxënësit e riprodhojnë materialin me fjalët e
tyre, ose në rast se e organizojnë në mënyrë që “të ketë kuptim, për
ata vetë, ndoshta do ta përvetësojnë materialin më shpejt dhe do të
mbetet në kujtesën e tyre më gjatë.

 Kategoria e kuptimit përbën rrugën kryesore të kalimit drejt


niveleve më të larta intelektuale;

11 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Katër pjesë përbërëse të kategorisë së kuptimit

Kategoria e kuptimit ndahet në katër pjesë përbërëse:


1) Shndërrimi, nënkupton ndryshimin e ideve nga një formë komunikimi në një
formë paralele, duke ruajtur kuptimin e saj. Ai kërkon kujdes dhe saktësi në
formulimin ose dhënien e përmbajtjes nga një formë e komunikimit në një tjetër
(formulimi me fjalët e veta i një fjalimi, përkthimi i një materiali nga një gjuhë në
një gjuhë tjetër).

Shembull i shndërrimit është psh: leximi i një grafiku ose përshkrimi i çështjes
kryesore të trajtuar në një karikaturë.

12 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


2) Interpretimi, parakupton aftësinë e nxënësit për të identifikuar dhe
kuptuar idetë kryesore në një temë mësimore, si dhe për të kuptuar lidhjet
dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre, për të shpjeguar ose përmbledhur një
komunikim.

Ndërsa shndërrimi ka të bëjë me përkimin (qasjen) e një pjese, me një pjesë


tjetër,
interpretimi ka të bëjë me a) rirenditjen, b) riorganizimin ose c) një trajtim të
ri të informacionit (interpretimi i grafikëve, dallimi i përfundimeve të sakta
nga ato pa lidhje ose kontradiktore, shpjegimi i një koncepti me fjalët e vet
nxënësit).

Për shembull, nxënësi të cilit i kërkohet në një ese të vendosë lidhjen


ndërmjet dy ideve, duhet t’i nënshtrohet procesit të interpretimit; i jep
kuptim përgjigjes, duke treguar lidhjen e saj me faktet e tjera.

13 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


3) Shembujt
 janë një nga mënyrat më të mira që një person mund të demonstrojnë të
kuptuarit e një ideje, është të japë një shembull të saj, si këto më poshtë:
Psh.: Më jep një shembull të një fjalie kushtore.
 Sillni në klasë një pajisje nga kuzhina juaj, ku zbatohet një parim i fizikës.
 Emërtoni në hartë dy vende me kushte klimaterike dhe pozitë gjeografike të
ngjashme

4) Përkufizimet
Kërkojnë që nxënësit të përshkruajnë një term ose koncept me fjalët e tyre.
Kjo gjë parakupton jo thjesht përsëritjen e tekstit mësimor ose të
përkufizimit fjalëpërfjalë sipas fjalorit. Mësuesi shpreson që nxënësit të
formulojnë përkufizimin me fjalë të cilat janë të njohura dhe kanë kuptim
për ta.
Për shembull:
 Përkufizoni me fjalët tuaja kategorinë e njohjes.
 Jepni përkufizimin e trekëndëshit dybrinjënjëshëm.
 Shpjegoni me fjalët tuaja kuptimin e termit fotosintezë
14 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Folje vepruese të nivelit II - kuptimi

Disa nga foljet vepruese që  Shpjego


përshkruajnë objektivat  Zgjero
(përfundimet e të nxënit), në  Përgjithëso
nivelin e të kuptuarit janë:
 Rendit
 Transformo
 Perifrazo
 Mbaro
 Përcakto
 Dallo
 Përmblidh
 Shquaj
 Ilustro

Shembuj të formulimit të objektivave me përdorimin e foljeve të mësipërme:

Në përfundim të semestrit, nxënësi do të jetë në gjendje të bëjë përmbledhjen e ngjarjeve kryesore të një tregimi, pa bërë
ndonjë gabim gramatikor.
Nxënësi do të bëjë dallimin midis zhvillimeve kulturore të Mesjetës dhe Rilindjes, duke u bazuar në dokumentet e shkruara.

15 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Niveli III – Zbatimi
Zbatimi: përfshin përdorimin e informacionit për të realizuar zgjidhjen e
problemit dhe abstragimit në situata të përgjithshme.

 Abstragimet mund të jenë ide, metoda, parime ose teori të përgjithshme që


do të zbatohen në një situatë të re (p.sh., përdorimi i formulave
trigonometrike, për të zgjidhur një problem me fjalë; zbatimi i
përgjithësimeve të shkencave shoqërore ( në problemet shoqërore).
 Kur operojmë në nivel zbatimi, në rastin më tipik, nxënësit i jepet
një problem i panjohur dhe i kërkohet të zbatojë një parim apo metodë,
pa i treguar mënyrën si duhet të veprojë.
 Prandaj, nxënësi duhet të zgjedhë metodën e përshtatshme, dhe ta përdorë
saktë.
 Gjatë vlerësimit të përgjigjes duhet të kontrollohen të dyja, edhe zgjidhja,
edhe procesi sepse mënyrë e zgjidhjes së problemit nga nxënësi mund të
jetë më e rëndësishme sesa përgjigja e përftuar.

16 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Problemet që mund të hasen gjatë zbatimit

Problemet e zbatimit mund ti shohim si proces me dy faza

 Faza 1: Nxënësi has një problem _____ e pranon si tip të caktuar


 Faza 2: Formulo zgjidhjen (hipotezën) -----Zgjidh problemin
 Niveli i zbatimit kërkon procesin e të kuptuarit. Në rast se problemet
e zbatimit shihen si proces me dy faza, atëherë mund të analizohen
përgjigjet e nxënësve dhe problemet mund të diagnostikohen në bazë
të strukturave të gabimeve. Në rast se nxënësit kanë probleme në
njohjen dhe të kuptuarit e ekuacioneve të caktuara, atëherë është e
nevojshme që atyre t’u jepen një llojshmëri e gjerë tipash të këtyre
problemeve, në mënyrën që ato njihen, të kuptohen dhe të sugjerohen
zgjidhje për to.

17 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Foljet vepruese që përshkruajnë objektivat
Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë objektivat (përfundimet e të nxënit), në nivelin e zbatimit, janë:

 Kthe
 Llogarit
 Demonstro
 Zhvillo
 Provo
 Vepro
 Organizo
 Përgatit
 Lidh
 Ndërto
 Transfero
 Përdor

Shembuj të formulimit të objektivave me përdorimin e foljeve të mësipërme ose të ngjashme me to:


 
 Ditën e hënë nxënësi do të demonstrojë në klasë ligjin e ruajtjes së energjisë.
 Nxënësi do të bëj shumëzimin e thyesave të dhëna, duke kryer saktë 85% të tyre.

18 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Niveli IV analiza

Analizë
është zbatimi i cili parakupton ndërthurjen e pjesëve përbërëse të
shkëputura në mënyrë që të arrihet zgjidhja.
Analiza është e kundërta e këtij procesi. Ajo parakupton shpërbërjen dhe
zbërthimin e materialeve komplekse, si p.sh., fjalime, ligjërata të
shkurtra, organizime, pajisje e makineri, në mënyrë që të shpjegohet
organizimi i tyre i brendshëm.
Gjatë veprimeve në nivelin e analizës, theksi vihet në shpjegimin e mënyrës
së vendosjes ose funksionit të pjesëve të ndryshme të procesit ose
objektit kompleks, që të arrihet efekti i caktuar .

19 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Analiza mund të dallohet nga të kuptuarit, nga shkalla e përpunimit.

Të kuptuarit parakupton gjetjen e ngjashmërive dhe dallimeve, duke


bërë krahasimet përkatëse. Në thelb, në këtë nivel duhet të tregohen
lidhjet dhe marrëdhëniet që mund të zbulohen duke kuptuar vetë
komunikimin.

Ndërsa analiza parakupton shqyrtimin e marrëdhënieve në thellësi, si


dhe zbulimin e mënyrës si ndërveprojnë pjesë të ndryshme. Në këtë
kuptim, analiza parakupton kthimin prapa, trajtimin e një situate ose
ngjarjeje për të shpjeguar si harmonizohen të gjitha pjesët në
mënyrë që të krijohet efekti i përgjithshëm.

Nga ana tjetër, të kuptuarit, në radhë të parë parakupton përshkrimin


e këtij efekti.

20 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Tri nënkategori e analizës
Kategoria e analizimit mund të ndahet në tri nënkategori:
1. analiza e elementeve, është dallimi i elementeve që lejon kuptim ose vlerësim të plotë të
tyre (identifikimi i supozimeve ose motivimeve të pashprehura, dallimi i fakteve nga
hipotezat pse i premisave nga përfundimet). Ky klasifikim ka të bëjë me identifikimin e
ideve. Psh: Shpjegoni çështjet kryesore të “Konventës për të drejtat e fëmijëve , në lidhje me
padrejtësitë ndaj tyre, në disa vende

2. analiza e marrëdhënieve ka të bëjë me përcaktimin e marrëdhënieve midis elementeve ose


pjesëve të një komunikimi, dallimi i lidhjeve ose ndërveprimeve të pjesëve në të tërën
(përcaktimi i qëndrueshmërisë së hipotezave me supozime, dallimi i marrëdhënieve shkak –
pasojë, dallimi i gabimeve logjike, krahasimi dhe kundërvënia për identifikimin e modeleve
të ngjashmërisë ose ndryshimit).
Cilat janë disa nga motivet që na nxitin të tregojmë më shumë kujdes për mbrojtjen e
mjedisit?

3. analiza e parimeve të organizimit është zbulimi i qëllimit, këndvështrimit, qëndrimit ose


konceptimit të përgjithshëm të një pune: forma, modeli, struktura ose organizimi i
përgjithshëm i provave dhe elementeve (analiza e një vepre arti për nga forma e organizimit
të saj, nxjerrja e përfundimeve në lidhje me pikëpamjet e një autori, zbulimi i konceptit për
21 ligjësitë natyrore
Metodologji të një autori,
e mësimdhënies/ zbulimi i tendenciozitetit në një tregim historik).
Dr. M.Hala 01/16/2022
Foljet vepruese që përshkruajnë objektivat (përfundimet e të
nxënit), në nivelin e analizës,
 Copëto
 Nxirr përfundimin
 Bëj grafikun
 Bëj dallimin
 Shquaj
 Ilustro
 Kombino
 Përvijo
 Kategorizo
 Bëj lidhjen
 Ndaj
 Ndaj më tej

Shembuj të formulimit të objektivave me përdorimin e foljeve të mësipërme.


 Duke u bazuar në një debat televiziv për mbrojtjen e mjedisit, nxirr përfundimin, se më
shumë se shqetësim midis individëve, ato janë mesazhe për të gjithë teleshikuesit
22 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Niveli V - sinteza

Sinteza është vendosja së bashku e pjesëve në mënyrë që të formojnë një të tëre.


Është rregullimi ose kombinimi i elementeve për të krijuar një model ose
strukturë që nuk ishte e qartë më parë. Sinteza parakupton përzierjen krijuese
të elementeve përbërës, në mënyrë të tillë që të krijohet një tërësi e re dhe
unike.
 Duke qenë se elementi krijues është kryesor, kategoria e sintezës mund të jetë
më e dukshmja dhe dallohet më lehtë, por mund të jetë edhe më e vështira për
procesin e mësimdhënies. Sinteza është procesi i ndërthurjes së pjesëve
përbërëse, në mënyrë të tillë që të krijohet një model ose strukturë që ka masë
ekzistuar më parë.
 
 Për shkak se theksi vendoset në veprimet e kryera në nivelin e sintezës, në
aspektin krijues, është e vështirë të vlerësohen me notë në mënyrë objektive.
Prandaj duhet të gjykohet më tepër në mënyrë subjektive gjatë vlerësimit të
veprimeve në nivelin e sintezës, sesa gjatë vlerësimit të veprimeve në nivele
23 të tjera. Sidoqoftë,
Metodologji mësuesi
e mësimdhënies/ duhet të sigurohet që gjykimet e tij të01/16/2022
Dr. M.Hala bazohen në
kritere të përshtatshme; përndryshe komentet e tij mund të mbytin elementin
Theksi vendoset në veprimet e kryera në nivelin e sintezës, në aspektin
krijues, është e vështirë të vlerësohen me notë në mënyrë objektive.
Prandaj duhet të gjykohet më tepër në mënyrë subjektive gjatë vlerësimit të
veprimeve në nivelin e sintezës, sesa gjatë vlerësimit të veprimeve në
nivele të tjera.
Mësuesi duhet të sigurohet që gjykimet e tij të bazohen në kritere të
përshtatshme; përndryshe komentet e tij mund të mbytin elementin
krijues. Në mënyrë që të nxitet elementi krijues, nxënësve duhet t’u jepet
hapësirë e bollshme për t’u shprehur në mënyrë krijuese

24 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Niveli VI - vlerësimi

Vlerësimi është gjykimi i vlerës së dobisë së materialeve a metodave për


qëllime të caktuara.
Ai kërkon marrjen e vendimeve për tema të debatueshme, duke i mbështetur
këto vendime me arsye të forta dhe gjykime të bazuara.
Gjykimi për vlerësimin ka të njëjtën vlerë, si edhe elementi krijues për
sintezën. Vlerësimi është krijimi i gjykimeve cilësore dhe sasiore mbi
masën për përmbushjen e kritereve të caktuara.
Kriteret mund të përcaktohen nga nxënësit vetë ose t’i jepet atij të gatshme.
Pyetjet vlerësuese u kërkojnë nxënësve të shprehin gjykimin e tyre, si dhe të
japin kriteret mbi të cilat bazohen.

25 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


përgatiten nxënësit të mbajnë qëndrim ndaj çështjeve të ndryshme me pyetje të
tilla vlerësimi, si p.sh.,
“Çfarë mendoni se është më mirë/ më keq ose më e rëndësishme?”
Por, duhet të keni kujdes, gjithmonë kërkoni racionalen. Mendimet në shumicën
e rasteve, janë irracionale.

Pyetjet vlerësuese kërkojnë që nxënësi, krahas analizës, të japë edhe gjykime.


Kriteret e gjykimeve duhet të dallohen qartë;
nxënësi duhet të marrë notën, në përputhje me shkallën e plotësimit të kritereve
për cilësinë e përgjigjes së vlerësimit.

26 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Foljet - vlerësimi
foljet vepruese që përshkruajnë objektivat (përfundimet e të nxënit), në nivelin e vlerësimit janë:
 Vlerëso
 Krahaso
 Bëj dallime
 Përcakto
 Kritiko
 Mbro
 Gjyko
 Zgjidh
 Justifiko
 Mbështet
 Çmo
 Argumento

Shembuj të formulimit të objektivave me përdorimin e foljeve të mësipërme.


 Duke u bazuar në një të dhënë, por të palexuar më parë nxënësit do të gjykojnë vlerat bazuar në pesë kritere të
diskutuara më parë në klasë.
 Duke u bazuar në përshkrimin për sistemin ekonomik të një vendi, nxënësi do ta mbrojë atë, duke i bazuar
argumentet në parimet e demokracisë.

27 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Një hap tjetër që mund të ndërmerrni është të analizoni objektivat e dhëna për nivelin e aftësisë
njohëse që kërkon secili objektiv. Për ta bërë më të kuptueshme procesin e përcaktimit të
objektivave, më poshtë jepet një listë objektivash të njohjes nga lëndë të ndryshme.
 Së pari, identifikoni nivelin njohës (kognitiv) të secilit objektiv në listë.
 Së dyti, zgjidhni një objektiv nga kjo listë, që të jetë mbi nivelin e të njohurit dhe përshkruani
veprimtaritë specifike të nivelit më të n ulët nga varet ai.
 Së treti zgjidhni një objektiv poshtë nivelit të sintezës ose vlerësimit dhe identifikoni një
veprimtari të nivelit më të lartë që mund të përdoret për ta arritur atë p.sh.,
 Ritrego një rrëfenjë
 Përdor thonjëzat kur shkruan një bisedë.
 Përshkruaj figurën kryesore në një poemë të shkurtër.
 Përcakto vlerën e një shifre në boshtin numerik
 Kryej shndërrime të njësive të kohës.
 Gjej përqindjen e një numri.
 Vlerëso përmbajtjen e vlerave të ushqimeve që konsumon njeriu gjatë një dite.
 Përshkruaj formacionet e ndryshme të reve
 Shqyrto ndikimin e çmimeve të barnave në të ardhurat e konsumatorëve
 Krahaso rendimentin e biznesit të vogël, me atë të formave konkurruese.
 Vlerëso mënyrën e reklamimit të disa prodhimeve.
 Dallo parimet e organizimit të shtetit.
28 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
 Përdor terminologjinë e duhur në historinë dhe vlerësimin e kulturës
Taksonomia e objektivave mësimore: fushën
njohëse (Blum etj, 1984)

vlerësimi
Niveli më I
lartë Sinteza
Analiza

Zbatimi

Kuptimi

Njohurite

Niveli më I
ulët

29 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


SFERA/ FUSHA EMOCIONALE

Fusha emocionale, ka të bëjë me vlerat, qëndrimet dhe ndjenja.


Parimi i organizimit të kësaj taksonomie është se në çfarë mase përfshihet
fusha emocionale në përvetësimin e një vlere.
 pesë kategoritë e kësaj taksonomie janë:
- pranimi (marrja),
 përgjigjja (reagimi),
 vlerësimi,
 organizimi dhe
 karakterizimi sipas një vlere ose grupi vlerash.
Të gjitha kategoritë ashtu si edhe për fushën njohëse përmban shembuj
dhe foljet vepruese për secilin nivel.

30 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Marrja (pranimi)
Marrja është shfaqja e ndërgjegjësimit
 për një ndjenjë ose vlerë (për shembull,ndërgjegjësimi për ekzistencën e faktorëve
estetikë);
 gatishmëria për të pranuar një komunikim (dëgjimi kur flasin të tjerët) dhe
vëmendja e drejtuar ose përzgjedhëse që u jepet ndjenjave ose vlerave (dallimi i
gjendjes shpirtërore të një pjese muzikore;
 vigjilenca ndaj vlerave njerëzore të krijuara në muzikë).
Në këtë nivel nxënësit pritet që të dëgjojnë ose të jenë të vëmendshëm. Disa nga foljet
vepruese që përshkruajnë përfundimet në nivelin e marrjes janë:
Ndjek Shquan Vështron
Është i vetëdijshëm Dëgjon Vë re
Kontrollon Mban vesh Shkëmben

 Nxënësit do të jenë në gjendje të venë re ndryshimin midis diskutimit në grup të


vogël dhe leksionit në grup të madh, duke ndjekur udhëheqjen e të tjerëve në
klasë
 Nxënësi do të jetë në gjendje të dëgjojë të gjithë koncertin “Katër stinët” të
31 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Vivaldit pa lëvizur nga vendi.
Reagimi (përgjigjja)
Reagimi është ndjekja me vëmendje ose shprehja e interesit nëpërmjet :

rënies dakord për të reaguar (bindja ose përmbushja);


gatishmëria për të reaguar (pjesëmarrja vullnetare, pranimi i përgjegjësisë);
ose kënaqësia që arrihet përmes reagimit (kënaqësia nga të shprehurit e vetvetes, biseda ose leximit).
Nxënësit pritet të jenë të bindur të marrin pjesë apo të përgjigjen me dëshirë kur u kërkohet ose udhëzohen të
bëjnë diçka.
Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë përfundimet në nivelin e reagimit janë:

 Pajtohem
 Përmbush
 Diskutoj
 Ndjek
 Bindem
 Marr pjesë
 Luaj
 Ushtrohem
 Kontribuoj

Më poshtë jepen shembuj të objektivave të reagimit që përdorin foljet e mësipërme:

 Nxënësi do të ndjekë udhëzimet e dhëna në libër, pa dhënë ndonjë argument apo shpjegim, kur t’i kërkohet që të
veprojë
32 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
 Nxënësi do të ushtrohet në një instrument muzikor, kur t’i kërkohet të veprojë.
Vlerësimi
Vlerësimi është:

Zotërimi i një sjelljeje të qëndrueshme, që reflekton një vlerësim të pavarur të vlerës ose të një qëndrimi karakteristik në
situata ku ai/ajo nuk është as i/e detyruar dhe as i kërkohet që të veprojë në këtë mënyrë.
Këto objektiva përfshijnë:
pranimin e një vlere, deri në pikën sa identifikohesh me të (dëshira e vazhdueshme për të folur në mënyrë elokuente);
ndjekja e një vlere ose parapëlqimi i saj (pjesëmarrja aktive në organizimin e një shfaqjeje artistike); dhe
përkushtimi ose bindja (devotshmëria ndaj ideve të lirisë). Nxënësit pritet të demonstrojnë parapëlqime të caktuara apo të
shfaqin një shkallë të lartë të natyrshmërisë dhe detyrimit.
Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë përfundimet, në nivelin e vlerësimit janë:

Veproj
Argumentoj
Detyroj
Debatoj
Shfaq
Shpreh
Ndihmoj
Organizoj
Preferoj

Më poshtë jepen shembuj të objektivave të vlerësimit që përdorin foljet e mësipërme:

Nxënësi do të shpreh një mendim rreth çarmatimit bërthamor, sa herë që kjo ngrihet si çështje për diskutim
Nxënësi
33 Metodologji
do të e mësimdhënies/
shfaqë një mendim Dr. së
rreth shmangies M.Hala
pornografisë në revista dhe gazeta, sa herë që diskutohen01/16/2022
probleme me
karakter social
Organizimi
Organizimi është zhvillimi shkallë - shkallshëm drejt një sistemi vlerash në
të cilin përcaktohen marrëdhëniet e brendshme dhe mbizotërimi i disa
vlerave të caktuar, Ky nivel përfshin konceptualizimin e vlerës
(identifikon cilësitë e një sendi të ardhur, krijon gjykime në lidhje me
përgjegjësitë e saj shoqërore); dhe organizimin e një sistemi vlerash, në
të cilin vlerat janë në një ekuilibër dinamik (vë në baraspeshë politikat
alternative, sipas kriterit të së mirës publike).

Objektivat e nivelit të organizimit kërkojnë vendosmëri për një komplet


vlerash. Kjo përfshin së pari, formimin e një arsyeje ose dikush vlerëson
disa elemente dhe jo të tjerat dhe, së dyti, bën zgjedhjen e përshtatshme
midis gjërave që janë vlerësuar dhe jo.
Nxënësit pritet të organizojnë dëshirat dhe parapëlqimet e tyre në një sistem
vlerash dhe, më pas të vendosin se cili prej tyre do të mbizotërojë.

34 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Disa nga foljet vepruese, që përshkruajnë përfundimet në nivelin e organizimit janë:
Përmbledh
Baraspeshoj
Krahasoj
Vendos
Përcaktoj
Formuloj
Përzgjedh
Sistematizoj
Teorizoj

Më poshtë jepen shembuj të objektivave të organizimit që përdorin foljet e mësipërme:


Nxënësi do të jetë në gjendje të krahasojë mënyrat e ndryshme të dënimit me
vdekje dhe të vendosë se cilat prej tyre janë në pajtim me bindjet e tij/saj.
Nxënësit do të jenë në gjendje të formulojnë arsyet pse ai/ajo mbetet legjislacionin
për të drejtat e njeriut dhe të jetë në gjendje, sipas mendimit të tij/saj të dallojë
atë pjesë të legjislacionit që nuk e mbështet këtë çështje.

35 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Karakterizimi
Karakterizimi (nga një vlerë ose grup vlerash).

Objektivat në nivelin e karakterizimit kërkojnë që të gjitha sjelljet e shfaqura nga


nxënësi të jenë në pajtueshmëri me vlerat e tij/saj. Pra, ky nivel është zhvillimi i
një botëkuptimi për jetën që karakterizohet nga një grup vlerash të brendshme, të
qëndrueshme. Në këtë nivel nxënësi jo vetëm që i ka përvetësuar sjelljet e
niveleve të mëparshme, por, gjithashtu, i ka integruar vlerat e tij/ saj në një
sistem që përfaqëson një filozofi të plotë depërtuese, që kurrë nuk lejon të
shprehurit që është jashtë karakterit të këtyre sjelljeve. Kjo kategori përfshin një
bashkësi të përgjithësuar ose reagime përzgjedhëse në një nivel shumë të lartë
(gatishmëria ose prirja e brendshme për të rishikuar gjykimet nën dritën e
fakteve); dhe karakterizimi nga një këndvështrim i caktuar për jetën (zhvillimi i
një kodi sjelljeje që mbështetet në parimet etike që përputhen me idealet
demokratike).
herë që zgjedhja e alternativave është e paqartë.

36 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë përfundimet në nivelin e organizimit janë:

Shmang
Tregoj
Shfaq
Përvetësoj
Menaxhoj
Kërkoj
Rezistoj
Rizgjidh
Rishikoj

Më poshtë jepen shembuj të objektivave të organizimit që përdorin foljet e mësipërme:

Nxënësi do të shfaqë një qëndrim ndihme dhe kujdesi për shokët, me mundësi të
kufizuara fizike për t’i ndihmuar në lëvizje të gjata dhe të lodhshme.
Nxënësi do të shfaq një qëndrim prej mendimtari kritik, duke bërë pohime dhe duke i
provuar hipotezat sa

37 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Taksonomia e objektivave: Fusha
emocionale (Krethoull etj, 1964)

Karakterizimi
Niveli më I
lartë Organizimi
Vlerësimi

Reagimi

Marrja

Niveli më I
ulët

38 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


FUSHA PSIKOMOTORE
Fusha psikomotore, është fusha që ka të bëjë me lëvizjet, shprehitë fizike
dhe aftësitë mendore të lidhura me to, nxori disa klasifikime të shprehive
psikomotore për t’iu përshtatur fushave të ndryshme lëndore, ku vetëm
njëri prej klasifikimeve të fushës psikomotore është organizuar në bazë të
parimit zhvillimor.
Taksonomia e Herout përcakton pesë nivele të sjelljes psikomotore, duke i
renditur që nga imitimi (niveli më i thjeshtë), deri tek niveli i
natyrshmërisë.
Këto sjellje e venë theksin në shprehitë neuromuskulare, duke përfshirë
shumë shkallë të lëvizjeve fizike. Edhe objektivat psikomotore
organizohen nga një zhvillim më i ulët, tek një më i lartë. Sjelljet në nivelin
e ulët janë të papërpunuara dhe përmirësohen derisa në nivelin më të lartë
janë mjaft të përpunuara si shprehi lëvizore.
Cdo nivel, imitimi, manipulimi, saktësia, artikulimi dhe natyrshmëria ka
karakteristika të ndryshme dhe përshkruhen me shembuj të foljeve
vepruese për secilin nivel.
39 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
Imitimi
Imitimi.dhe objektivat në nivelin e imitimit kërkojnë që nxënësi të jetë i ekspozuar ndaj një veprimi

vëzhgueshëm dhe, më pas, në mënyrë të dukshme ta imitojë atë, ashtu sikurse mësuesi demonstron
përdorimin e mikroskopit, duke vendosur një objekt mbi pjatën e tij.
Kryerja në këtë nivel, zakonisht, ndien mungesën e koordinimit neuromuskular (p.sh., objekti i
vendosur mbi
pjatë mund të jetë jashtë lenteve të mikroskopit ose shumë poshtë tyre). Në këtë mënyrë sjellja në
përgjithësi,
është e papërpunuar dhe jo e përkryer.
Në këtë nivel, nxënësit priret të vëzhgojnë dhe të jenë në gjendje të përsërisin (sidoqoftë një në
mënyrë të
përkryer) veprimin, i cili demonstrohet në mënyrë të dukshme.
Disa nga foljet vepruese që përshkruajnë përfundimet e sjelljes (rezultatet e të nxënit) në këtë nivel
janë:
 Rendit Baraspeshoj Ndjek
 Kap Mbaj Vendos
 Përsërit Pushoj Qëndroj

Më poshtë jepen shembuj të objektivave të imitimit që përdorin foljet e mësipërme:


40 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
 Nxënësi do të jetë në gjendje të përsërisë veprimin, pasi të jetë treguar më parë mënyra e
Manipulimi
Manipulimi dhe objektivat në nivelin e manipulimit kërkojnë që nxënësi të kryejë
veprime të përzgjedhura sipas udhëzimeve të dhëna me gojë apo me shkrim, pa
ndihmën e një modeli pamor apo vëzhgimi të drejtpërdrejtë, sikurse në nivelin e
parë, imitimin.
Nxënësit pritet të përfundojnë veprimin përmes leximit apo dëgjimit të udhëzimeve,
ndonëse sjellja mund të kryhet pa ndonjë lirshmëri apo finesë dhe pa ndihmën e
koordinimit neuromuskular.
Për të përshkruar përfundimet, në nivelin e manipulimit përdoren të njëjtat shprehje si
ato të nivelit të imitimit, duke përdorur të njëjtat folje vepruese, por në këtë rast ato
kryhen nga udhëzimet me gojë apo me shkrim.
Më poshtë janë shembuj të objektivave të manipulimit

 Duke u bazuar në figurën e librit, shkruani diçiturën që tregon veprimin e personave


që shihni aty.
 Duke u bazuar në udhëzimet që keni përpara, ushtrohuni në përgatitjen e
mikroskopit, për shikimin e qelizave të cipës së qepës.

41 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Saktësia

Saktësia dhe objektivat në nivelin e saktësisë kërkojnë që nxënësi të kryejë një


veprim të
pavarur të një modeli pamor ose sipas disa udhëzimeve të shkruara.
Niveli i demonstrimit në riprodhimin e veprimit në këtë nivel arrin një nivel më të lartë
përkryerje. Ky veprim shoqërohet nga saktësia, baraspeshimi dhe përpikmëria.
Nxënësit pritet të riprodhojnë veprimin, duke e patur nën kontroll dhe të zvogëlojnë në
minimum gabimet. Shprehjet që përshkruajnë rezultatet në këtë nivel përfshijnë
kryerjen e
sjelljes me:
 Saktë Pa gabime Në mënyrë të pavarur
 Me kompetencë Me kontroll Me baraspeshë
Më poshtë janë shembuj të objektivave të saktësisë:
 Nxënësi do të jetë në gjendje të vendosë saktësisht cipën e qepës në pjatën e
mikroskopit dhe të zotërojë përdorimin me përqendrim të lartë të dritës, të
përcaktuar nga dallimi i saktë i tre nga katër objekte që dallohen lehtë.
 Nxënësi do të jetë në gjendje të baraspeshojë orientimin e monitorimit të
42 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022
kompjuterit ndaj dritës me ndriçimin e ekranit me qëllim që të shohë gabimet
Artikulimi
Artikulimi dhe objektivat në nivelin e artikulimit kërkojnë që nxënësi të shfaqë
koordinimin e një serie
veprimesh, duke vendosur hapat e përshtatshme dhe kryerjen saktë të veprimeve me
kontroll, po ashtu edhe me shpejtësi dhe
ritëm. Shprehjet që përshkruajnë rezultatet në këtë nivel përfshijnë kryerjen e sjelljes me;

 Besim Koordinim Harmoni Integrim


 Mënyrë të përpjesshme Lehtësi Shpejtësi
 Qëndrueshmëri Ritëm

Më poshtë janë shembuj të objektivave të artikulimit

 Nxënësit do të jenë në gjendje të shkruajnë të gjitha shkronjat e alfabetit, duke vendosur


në përpjesëtim të drejtë zanoret midis bashkëtingëlloreve.
 Nxënësit do të jenë në gjendje të përfundojnë me saktësi 10 problema të thjeshta
matematike, me ndihmën e përdorimit të makinës llogaritëse, shpejt dhe me lehtësi,
brenda 90 sekondave.

43 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


Natyralizimi
Natyralizimi.dhe objektivat e nivelit të natyralizimit kërkojnë nivel të lartë të
zotërimit të shprehive apo të veprimeve që jepen në mësim.
Në këtë nivel, sjellja kryhet me minimumin e energjisë së kërkuar dhe bëhet rutinë,
automatike dhe spontane. Prej nxënësve pritet të përsërisin sjelljen në mënyrë të
natyrshme dhe pa sforcime. Disa nga shprehjet që përshkruajnë këtë nivel të
sjelljes janë:

 Automatike Pa mundim Me natyrshmëri


 Profesionalisht RutinëSpontanisht
 Me lehtësi Në mënyrë të përkryer
 Me delikatesë

Më poshtë janë shembuj të objektivave të artikulimit


 Në përfundim të semestrit, nxënësit do të jenë në gjendje të shkruajnë në mënyrë
rutinë shkronjat e alfabetit dhe të gjithë numrat, deri në 100, sa herë që të
kërkohet.
 Në përfundim të klasës së tretë, nxënësit do të jenë në gjendje të ndërtojnë në
44 mënyrëeautomatike
Metodologji trekëndëshat
mësimdhënies/ Dr. M.Hala barabrinjës, dybrinjënjëshëm dhe kënddrejtë,
01/16/2022 pa
ndihmën e ndonjë modeli, për çdo detyrë shtëpie, sa herë që do t’u kërkohet.
Taksonomia e objektivave mësimorë.
Fusha psikomotore (Herou, 1972)

Natyralizimi
Niveli më I
lartë Artikulimi
Saktësia

Manipulimi

Imitimi

Niveli më I
ulët

45 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022


LITERATURA

Hala.M. , Leksion

46 Metodologjie e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/16/2022

You might also like