You are on page 1of 40

5-6

METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES

TEMA E LEKSIONIT: PLANIFIKIMI I MËSIMIT & KURRIKULA DHE MODELET E TIJ

DR. MAJLINDA HALA

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


ÇËSHTJET QË DO TRAJTOHEN

1. Shfrytëzimi i programit mësimor, në planifikimin e


mësimit.
2. Planifikimi i mësimit.
3. Përcaktimi i nivelit të objektivave në një orë
mësimore.
4. Ndikimi i planifikimit mësimor në të nxënit e
suksesshëm të nxënësve.
5. Përbërësit e planit ditor për të hartuar modele të
ndryshme.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Çfarë është planifikimi?

Tipar dallues dhe mbizotërues i mësimdhënies si veprimtari e organizuar, është procesi i emërtuar planifikim.
Planifikimi është:
 një proces sistematik për të vendosur sa dhe si do të nxisë nxënësit.
 një pjesë e konsiderueshme e kohës dhe veprimtarisë, duke vendosur kështu, se çfarë dhe si doni që të mësojnë
nxënësit.
 Planifikimi i mësimit është e padiskutueshëm.
 Detyra kryesore e mësuesit është të ndërtojë veprimtari mësimore, të cilat të përmbushin arritjet e rezultateve
të të nxënit që parashikohen në objektiva.
Mësuesit model shfaqin tre tipe të përbashkëta:
- zotërojnë shprehi shumë të organizuara planifikimi,
- u përcjellin ose u transmetojnë qartë dhe me efektshmëri nxënësve objektivat e mësimdhënies, si dhe
- kanë nivel të lartë kërkesash për nxënësit e tyre.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Mësuesit e suksesshëm dhe planifikimi
Mësuesi duhet ti kushtojë vëmendje 3 aspekteve:
1. vendimet që lidhen me planifikimin,
2. Teknikat e mësimdhënies,
3. Aspektet metodologjike të përgatitjes së mësimit.
Planifikimi dhe përgatitja
 Mbajtja e klasës 45 minuta nuk mund të bëhet , pa menduar se ç’duhet të mësojnë nxënësit dhe si do ta mësojnë atë që jepet.
 Duhet të dihet me saktësi se cilat janë a) objektivat e orës së mësimit, cila është b) përmbajtja e saj dhe c) si realizohen ato.
 Para se të planifikohet ora e mësimit, mësuesi duhet të dijë se si zhvillohet mësimi.
 Suksesin në punën e mësuesit , varet nga hartimi i planit të çdo ore mësimi.
Planifikimi i kujdesshëm i orës së mësimit
a) garanton njohjen e përmbajtjes nga mësuesi; ndihmon mësuesin të ketë
b) besim në atë që bën;
c) për nxënësin ka rëndësi të kuptojë që ora e mësimit është e përgatitur, se mësuesi i ka kushtuar kohë e vëmendje orës së mësimit.
d) Mësuesi është më i strukturuar, më i organizuar,
e) i rendit çështjet sipas një radhe të caktuar.
f) garanton kohën optimale për çdo detyrë që jepet në klasë.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
Njohuritë e mësuesit si vendimmarrës

1. Elementi i parë i planifikimit,


Njohuritë për qëllimet dhe objektivat mësimore
 Mësuesi duhet të vendosë përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave mësimore. Këto vendimet të planifikimit janë
kryesore për të hartuar orë mësimore të suksesshëm, pasi ato sigurojnë një strukturë të planifikimit mësimor dhe e
lidhin atë me kultivimin e vlerave shoqërore dhe profesionale të mësuesit.

Njohuritë për nxënësit


 Mësuesi e zhvillon mësimin për nxënësit, dhe që të jetë i suksesshëm, ai patjetër duhet të kuptojë dhe perceptojë
nevojat e nxënësve.
 Faktorët që kanë ndikim të madh në të nxënit e nxënësve janë aftësitë dhe arritjet e tyre vetjake duke përfshirë këtu
zellin e tyre për të nxënë, stilet e të nxënit, konceptin për veten shokët dhe bashkëmoshatarët, familjen e tij etj. Të
gjitha këto janë “dritare” përmes të cilave mësuesi vështron nevojat e të nxënit.
 Planifikimi me kujdes, e bën mësuesin që të marrë në konsideratë edhe kufizimet e programit mësimor dhe
kërkon prej tij që të përzgjedhë me kujdes materiale të ndryshme, të hartojë objektivat dhe të zgjedhë metodat e
përshtatshme që përputhen me karakteristikat e nxënësve.
 Vlerësimi i nevojave e të nxënësve është një mjet që e ndihmon mësuesin të organizojë, të përzgjedhë dhe t’u
kushtojë vendin dhe kohën e duhur metodave mësimore.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


2. Njohuritë për lëndën dhe metodat mësimore

2. Elementi i dytë i planifikimit është zotërimi i njohurive lëndore.


Zotërimi i njohurive për lëndën dhe, veçanërisht për klasën ku zhvillon mësim, është i
domosdoshëm jo vetëm si njohuri tërësore, por edhe mënyrën e organizimit të informacionit, të
koncepteve etj. Organizimi i përmbajtjes, të paraqitur në programin dhe tekstet shkollore,
bëhet me qëllim që të ketë vlerë përdorimi edhe pas studimit, më vonë, pas përfundimit të
shkollës.
3. Elementi i tretë në procesin e planifikimit të mësimit janë metodat mësimore. Zotërimi i
këtyre njohurive për strategjitë e ndryshme mësimore, me anë të të cilave ai vë në përdorim
veprimtaritë kryesore dhe ato ndihmëse. Në kuadrin e metodave mësimore, mësuesi merr edhe
vendimet e mëposhtme:
- Ritmi i përshtatshëm për materialin që do të mësohet;
- Mënyra e paraqitjes së materialit;
- Organizimi i klasës;
- Menaxhimi i klasës

Të gjitha këto vendime janë në koherencë me njëri- tjetrin dhe të lidhura me objektivat e
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
mësimit.
Elementi i katërt i planifikimit është edhe përzgjedhja e materialeve të mësimdhënies. Mësuesi me
kalimin e kohës dhe fitimi i përvojës, e ka më të lehtë përzgjedhjen e mjeteve të tilla.

Pra si përfundim, katër elementet kryesore që janë të domosdoshëm nga mësuesi në planifikim janë:
 Njohuri për qëllimet dhe objektivat
 Njohuri për karakteristikat e nxënësve
 Njohuri për lëndën
 Njohuri për metodat mësimore.

Mësuesi mund t’i fitojë këto njohuri përmes burimeve të ndryshme si materiale të botuara, studime,
kualifikime, përvoja praktike etj.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Qëllimet dhe funksionet e planifikimit

Qëllimet dhe funksionet e planifikimit të mësimit , që vlejnë për t’u shënuar janë të shumta. Ja disa prej tyre.
 Së pari, planifikimi ndihmon mësuesin të mendojë qartë për tipin e të nxënit që dëshiron të ndodhë në një
mësim të veçantë dhe të lidhë objektivat mësimore, me atë që di për nxënësit dhe me vendin që zë mësimi
konkret në programin e lëndës.
 Së dyti, planifikimi ndihmon mësuesin të mendojë për strukturën dhe përmbajtjen e mësimit. Kjo përfshin
në mënyrë shumë të rëndësishme mendimin rreth sasisë së kohës që do t’i kushtohet çdo veprimtarie më të
rëndësishme në mësimdhënie, përcaktimi sa kohë do të harxhohet në secilën veprimtari të mësimit, si dhe e
ritmit më të mirë të përparimit gjatë veprimtarive.
 Së treti, planifikimi i mirë zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme kohën që mësuesi duhet të mendohet
gjatë mësimit, për zhvillimin e tij.
Fakti që i tërë mësimi është planifikuar mirë, nënkupton që mësuesi e ka më të lehtë të përqendrohet në
zhvillimin normal të veprimtarive, deri në përfundim të mësimit sesa të përpiqet të ndërmarrë vendime kryesore
për veprimtaritë që janë duke u zhvilluar.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


 Së katërti, planifikimi çon në përgatitjen e të gjitha materialeve, burimeve dhe, në përgjithësi, të
pajisjeve që nevojiten. P.sh., duke pasur materiale të përgatitura, të gatshme, detyra apo fishe shtesë që
t’u jepen nxënësve, kur ata plotësojnë ose përmbushin detyrat më shpejt nga të tjerët, atëherë përparimi në
mësim, bëhet i shkallë shkallshëm dhe me efikasitet.

 Së pesti planifikimi është mbajtja e shënimeve tuaja në fund të mësimit, çka mund të sigurojë një
orientim të vlefshëm për planifikimin e mëvonshëm, në mënyrë të veçantë në lidhje me dhënien e po të
njëjtit mësim, në një klasë apo në një grup tjetër nxënësish.

Shënimet i duhen mësuesit për të ndihmuar kujtesën.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Koha e harxhuar për planifikim dhe fleksibiliteti

Sasia e kohës së harxhuar për planifikim varet nga mësuesit,


Sasia e kohës së harxhuar për planifikim varet nga lënda dhe temat e veçanta.
Mësuesi fillestar i duhet të harxhojnë shumë kohë për planifikim,
Mësuesi me përvojë harxhon më pak kohë, gjë e cila ka të bëjë me stilin e tyre të përgjithshëm të planifikimit.

Sasia e kohës për përgatitje ditore, në mënyrë të veçantë, është e detyruar.


 Një aspekt shumë i rëndësishëm i planifikimit është nevoja për të qenë fleksibël në lidhje me zbatimin dhe
përmbushjen e objektivave.
 Mësimdhënia e suksesshme varet nga aftësia për të kontrolluar, për t’u përshtatur dhe zhvilluar atë që ndodh në
klasë, duke patur në mendje qëllimin: si veprojnë nxënësit gjatë mësimit.
 Ndodh që në klasë paraqiten situata që dikton ndryshimin e veprimtarive të parashikuara, nuk ka rëndësi,
pastaj si është përgatitur plani por parësore është si të veprohet në situatën e re të krijuar.
Kështu, p.sh., mund të evidentohet lehtë se disa mendime që mësuesi synon t’i paraqesë dhe t’i diskutojë gjerë e
gjatë kuptohen mirë dhe shpejt nga nxënësit, ndërsa disa janë më të vështira nga sa e ka parashikuar.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Përbërësit e planit ditor

 Planinifikimi ditor mund të zbatohet në mënyra të ndryshme. Për këtë nuk ka asnjë recetë,
por edhe asnjë kufizim. Përderisa mësimdhënia është e drejtë e mësuesit e përcaktuar në
Ligjin për sistemin arsimor parauniversitar” dhe për të organizuar mësimdhënien, më parë
duhet përgatitur plani ditor kjo çon në përfundimin se edhe përgatitja e planit ditor është liri
e mësuesit. Duke dashur të respektojmë këtë të drejtë të mësuesit kemi marrë përsipër vetëm
të paraqesim disa mundësi të përgatitjes së planit ditor.
 Vendoja e objektivave mësimore, për të patur të nxënë rezultativ të nxënësve. Pasi vendos
objektivat, mësuesi:
 përcakton metodat që do të jenë të efektshme në udhëheqjen e nxënësve drejt arritjes së secilit
objektiv.
 Çdo objektiv ka një shumëllojshmëri procedurash, ku përbërësit kryesorë të një procedure
të suksesshme janë disa.
 Shtatë përbërës janë për zbatimin e planit ditor.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


7 përbërësit
 Modeli me shtatë hapa [Geixh dhe Brigs (Gage&Briggs 1992)] përfshin pjesët më të rëndësishme të
përgatitjes së planit ditor. Por duhet të kemi parasysh se jo të gjithë përbërësit dhe asnjë model nuk
është plotësisht i zbatueshëm në çdo mësim. Ato sigurojnë një bazë prej së cilës mund të formulohen
mjaft modele mësimi. Ka edhe modele të tjerë, si ai Hantër (Hunter, 1982), i cili është i ngjashëm me
të; arsyeja që kemi zgjedhur këtë, është se,
 Ky model merr parasysh zhvillimin e shprehive të të menduarit të nxënësve në mësim, përmes
zbatimit strukturës trefazëshe të mësimit, ERR (do ta shohim me gjerësisht në Kapitullin 4). Madje, ai
është mjaft i përshtatshëm në shkollat tona, është më i përvetësueshëm dhe i afrohet traditës sonë.
Shtatë përbërësit janë:
 Tërheqja e vëmendjes;
 Komunikimi i objektivave
 Aktivizimi i kujtesës, rikujtimi i njohurive të mëparshme
 Paraqitja e materialit;
 Formimi i sjelljes së dëshirueshme
 Sigurimi i komenteve dhe informacionit;
 Vlerësimi i sjelljes.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
1. Tërheqja e vëmendjes

Mësimi nuk mund të dëgjohet ose dëgjohet pak, pa vëmendjen e nxënësve, duke i lënë ata të përfshihen vetë
në procesin e të nxënit.
 Çdo mësim fillon me përfshirjen dhe ngjalljen e interesit të nxënësve, kuriozitetin dhe vëmendjen e
tyre.
 Një nga mjetet më të mira për të tërhequr vëmendjen e nxënësve është ngjallja e kureshtjes, në mënyrë
të shpeshtë p.sh.:

- Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje, pse simfonia 9 ka edhe kor?


- A mendoni se lëvizja trupore shpreh mendimin e asaj që do të transmetosh në kërcim?
- Pse në amfiteatrot greke poemat shoqëroheshin edhe me instrumentin muzikor grek Lirën?

 Këto pyetje, mund t’i quajmë edhe “dritare”, hartohen me qëllim që të mos kenë një përgjigje të vetme,
madje ato tentojnë të pasqyrojnë detaje më të përparuara pas mësimit që vjen më pas. Në vend që të
zbavitni, nxitni, apo madje, tëngatërrojnë nxënësit, ato ndikojnë të përvetësohet mirë përmbajtja dhe, pas
tyre vijnë pyetje të tjera. Më poshtë janë disa pyetje të tilla “dritare”, që nxisin të menduarit.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Disa pyetje “dritare”, që nxisin të menduarit.
Përse mendojnë disa shkrimtarë se udhëtimi drejt planetëve do ta bëjë më të re moshën e udhëtarëve të
hapësirës? (fizikë)
Përse Leku sot është me më pak vlerë se e njëjta sasi parash para 15 vjetëve? (njohuri për ekonominë)
Përse kur bëjmë pyetje, pas shkronjës ç disa herë vendosim apostrof, dhe disa herë jo? (gjuhë shqipe)
Një teknikë e vlefshme për të tërhequr vëmendjen e nxënësve është
a) paraqitja e një kontradikte të dukshme:
Përse mendoni se Gorbaçovi filloi zbutjen e “luftë së ftohtë”, kur dihej se Bashkimi Sovjetik konkurronte me
SHBA-në në programin e Luftës së yjeve?
b) Një vështrim i paqëndrueshëm nga jeta reale:
Përse disa forma të ulëta jetësore të kafshëve jetojnë më gjatë se njerëzit?
c) Një fakt që duket jo logjik;
Përse duhet që të bëjmë hapa prapa, kur diçka tjetër bën përpara?

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


 Diagramet, vizatimet, ilustrimet, maketet apo edhe materiale të tjera, ndihmojnë
në tërheqjen e vëmendjes. Përdorimi i këtyre mjeteve, për t’u bërë thirrje nxënësve
që të zhvillojnë imagjinatën e tyre, është shumë më i suksesshëm se ai që bazohet
në paraqitjen verbale të mësimit, e cila i bën thirrje vetëm kujtesës së tyre.

 Grafikët apo mjetet e tjera pamore janë kryesisht “dritare” që hapin mendjen e
nxënësve, të cilët dihen se janë më shumë të orientuar drejt paraqitjeve pamore,
sesa atyre verbale.

 Hyrja e mësimit është mjaft i rëndësishëm.


Një mësim qëmbetet i paharruar në mendjet e nxënësve, zakonisht fillon me një
hyrje të pazakontë. Pavarësisht nga fakti sa e rëndësishme mund të duket
përmbajtja ose sa të aftë janë nxënësit, nëse interesat e tyre nuk nxiten gjatë etapave
mësimore, ato nuk ndihmohen për të kuptuar përmbajtjen e lëndës.
- Qëllimet e çështjes (temës) që trajtohet janë që të sigurojë:
- Orientimin e mësimit dhe
- Motivimin e nxënësve

Një nxënës i motivuar fiton dije dhe shprehi të reja, më shpejt se ai që nuk është i
motivuar.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Çështja që trajtohet mund të marrë shumë forma, nga të cilat mund të renditim;

 një tregim i zgjuar që lidhet me përvojën e nxënësve, një anekdotë, një analogji që lidhet me
konceptin kryesor të mësimit, një eksperiment që kërkon zgjidhje ose një situatë e ngatërruar dhe,
madje, një “nuancë magjie”nxit nxënësit të bëjnë pyetje. Është e rëndësishme të ngulitet në mendje
se çështja që trajtohet nuk është qëllim në vetvete.
 Mënyra se si paraqitet tema që trajtohet, është po aq e rëndësishme sa përmbajtja. Në mënyrë që
të nxitet interesi dhe motivimi i nxënësve, mësuesi duhet ta paraqesë atë me shumë shije. Gjithsesi,
kjo kërkon që të besojë atë që u mëson nxënësve dhe më e rëndësishme është që të mendohet
pozitivisht për ta, të paraqitet që t’i aftësojnë për një përparim të dukshëm në të gjitha drejtimet.
 Tema që do të trajtohet duhet të përdoret për të mbajtur të ndezur, së pari, vëmendjen e
nxënësve dhe, pastaj, të thuhet shkurt ajo që pritet të jetë në gjendje të bëjë nxënësit në fund të
veprimtarive mësimore.
 Është e domosdoshme që objektivat të jenë të kuptueshme dhe interesante për nxënësit. Mënyra
me të cilën mësuesi komunikon objektivat duhet të lidhet me nivelin intelektual të nxënësve.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
2. Komunikimi i objektivave

Pasi u keni tërhequr vëmendjen nxënësve, dhe kalohet te:


 Paraqitja e mësimit i cili është çasti që t’u tregohet atyre “kanali” në të cilin do të transmetohet mësimi.
 Mjeti më i mirë për t’i përqendruar nxënësit në mënyrë të pranueshme është të informohen për
përfundimet e veprimtarisë (të nxënit) që pritet të arrijnë në fund të mësimit. Këtë mund ta bëni, duke
u treguar atyre në fillim të mësimit se çfarë prisni prej tyre dhe si do të demonstrojnë zotërimin e
njohurive apo vlerave.

Shembull, disa nga ato që pritet të arrihen mund të shprehen në mënyrat si më poshtë:
 Të shprehni dy përkufizimet e mbi ritmet e thjeshta dhe ritmet e përbëraqë do të trajtohen në mësim
(fizikë(
 Të shprehni me gojë në klasë kuptime të ndryshme të fjalës /konceptit “kërcim”, në fjali të ndryshme
(anglisht)
 Të dalloni saktë një punë dy dimensionale nga një punë 3 dimensionale , duke konkretizuar me anë të
veprave të ndryshme.
 Të shprehni ndjenjat tuaja rreth etydit të ekzkekutuar nga shoku/shoqja .
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
 Nëse nxënësit e dinë se prej tyre pritet që të jenë në gjendje të japin përkufizimet e ( shkallëve
muzikore; monologut; apo 6 lëvizjet bazë në kërcim), në fund të mësimit, atëherë ata do të
përqendrohen në ndërtimin e tyre, në procesin e ruajtjes së informacionit në kujtesë gjatë
mësimit, duke u përqendruar në llojet e shkallëve muzikore që jep apo paraqet mësuesi.

 Informacioni i nxënësve për objektivat i ndihmon ata të organizojnë të menduarit e tyre dhe
të përqendrohen në aspektet më kryesore të tij. Kjo vë në veprim procesin e të nxënit dhe i
përqendron nxënësit në arritjet e përfundimeve të veprimtarisë së dëshiruar (të nxënit)
 Çelësi i suksesit të këtij përbërësi mësimor është të shprehin qartë objektivat. Në këtë
mënyrë, zgjidhni fjalët, në përshtatje me fjalorin dhe nivelin gjuhësor të nxënësve.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


3. Aktivizimi i kujtesës, rikujtimi i njohurive të mëparshme

Një përbërës tjetër paraprak mësimi, përpara se mësuesi tëvazhdojë me përmbajtjen e mësimit të ri pasi ë nxënit nuk
mund të ndodhë në boshllëk, është një rimarrja një detyrë tjetër e përshtatshme dhe e gatshme për përdorim.
Metoda për:
 përsëritjen, përmbledhjen, riformulimin ose ndryshe rikthimin tek disa koncepte të mësimit të mëparshëm apo
të mësuara më parë. Ky informacion është i rëndësishëm në arritjen e nivelit të llojshmërisë së sjelljes së pritshme në
mësim.

Për shembull, nëse qëllimi i mësimit është që nxënësit të përdorin në mënyrë të përshtatshme ngjyrat për të punuar një
pikturë, duke përdorur ngjyrat e ngrohta ose të ftohtat, është e qartë që kërkohen disa njohuri dhe shprehi që janë të
lidhura me këtë mësim, si përkufizimi I ngjyrave, miksimi i tyre, kuptimi i tyre, përdorimi i tyre në tematika të
ndryshme për të shprehur një mendim, dhe përdorimi i penelave , kërkohen që të dihen që më parë dhe kjo do të
bëjë që të arrihen rezultatet e dëshiruara në mësim.

 ndihmohen nxënësit për të rikujtuar informacionin që ato dinë që më parë e që lidhet më mësimin e ri.
 përdoren teknikat që nxitin të menduarit, të përqendrohet në një masë të konsiderueshme në të nxënit të mëparshëm
dhe jo në të gjithë përmbajtjen e mësuar më parë.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
Pyetjet e mëposhtme i ndihmojnë nxënësit të rikujtojnë pjesë të rëndësishme të mësimit të
mëparshëm:

Ju kujtohet pse Arbëri nuk e përdori ngjyrën e kuqe në punim? (pasi pëlqen më shumë ngjyrat
e ftohta)
Ju kujtohet vizatimi me ngjyra që bëri Dardani për strukturën e qelizës së amebës? (të
gjithëve u kishte bërë përshtypje sa i gjallë dukej vizatimi.)

 Të tilla pyetje i ndihmojnë nxënësit të sjellin ndërmend të nxënit që lidhet me detyrën në


mësim, jo duke i përmbledhur ato, por duke i regjistruar në përfytyrime mendore që
riprodhojnë të nxënit.
 Përshkrimi i mënyrës se si mund të nxitet riprodhimi, rikujtimi i njohurive të mëparshme, për
t’i paraprirë të nxënit, është përbërësi i tretë në mësim.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
4. Paraqitja e materialit mësimor

 Paraqitja e mësimit ka të bëjë me

a) shumëllojshmërinë e procedurave dhe strategjive për shpjegimin dhe përpunimin e materialit mësimor,
b) krijimin e përvojave të të nxënit që mësuesi synon të krijojë për të arritur rezultatet e parashikuara.

Paraqitja e materialit do të jetë në qendër të planit mësimor ditor.

Në shikim të parë, ky përbërës kërkon pak shpjegim; por shumë çështje të tjera të rëndësishme për plotësimin e
tij, kalojnë pa u vënë re. Paraqitja e materialit mësimor përbëhet nga tri pjesë: vërtetësia, përzgjedhshmëria
dhe llojshmëria e mësimit të ri.
 Vërtetësia. Që të mësosh një sjellje, që është e vërtetë, përmbajtja duhet të paraqitet në një mënyrë që të
përdoret nga nxënësit më vonë, në klasat pasardhëse, por edhe kur të dalë në jetë, në punë. Nëse qëllimi i
mësimit tuaj është t’i mësoni nxënësve të përdorin ngjyrat për të realizuar një punim të vetin dhe, më pas, t’u
mësoni atyre mësimin se teorisë së ngjyrave, kontrastit, cilësitë etj., nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur
qëllimin e dëshiruar të mësimit në një renditje tjetër.
 Kujdes, ashtu si e ushtroni një sjellje në jetën e përditshme, ashtu do të zhvilloni mësimin për të qenë i
vërtetë.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


 Përzgjedhshmëria. Një moment tjetër në përgatitjen e mësimit është theksimi i aspekteve të rëndësishme të lëndës
në mësim. Jo të gjitha sa shkruhen në një temë mësimore janë njëlloj të rëndësishme. Duke theksuar aspektet më të
rëndësishme të mësimit që në fillim të tij i ka mundësuar nxënësve të shikojnë atë në mënyrë përzgjedhëse dhe u
fiksohen pjesët, çështjet më kryesore të mësimit. Gjithashtu, theksimi i përmbajtjes mund të bëhet edhe gjatë
mësimit.

Shembuj të tillë të evidentimit të këtyre aspekteve janë theksimi verbal i rëndësisë së ngjarjeve të ndryshme, kur u
tregohet nxënësve p.sh., se çfarë të vështrojnë në një foto apo skicë, evidentimi i fjalëve më kryesore në tabelën e zezë,
duke i shënuar me ngjyra të theksuara apo duke i nënvizuar, etj. Këto dhe të tjera mënyra për përzgjedhjen, duke vënë
theksin në çështjet kryesore, do të trajtohen më gjerësisht në kapitujt që pasojnë.

 Llojshmëria. Një nga sjelljet kryesore të mësuesit të suksesshëm është llojshmëria e mësimdhënies. Tërheqja e
vëmendjes së nxënësve në fillim të mësimit është njëra anë, por të madh të përqendruar vëmendjen e tyre, është tjetër
gjë.
Llojshmëria në mënyrat e mësimdhënies : (si pamore, verbale, me gjeste etj) dhe veprimtaritë mësimore (shpjegimi me
të gjithë klasën, pyetjet dhe përgjigjet, diskutimet në grupe) nxitin të menduarit dhe interesin e nxënësve.
Ndryshimet nga mësimi pamor, në atë verbal (apo edhe përdorimi i kombinuar i të dyve) dhe ndarja e mësimit në pjesë të
ndryshme të veprimtarive mësimore (për shembull, shpjegimi i pasuar më pas nga pyetje përgjigjet) janë të
rëndësishme.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
 Planifikimi i ndryshimeve në mënyrat e veprimtarive mësimore e paraqet
mësimin në përmbajtje të shumëllojshme, i jep nxënësve mundësinë të
përvetësojnë shpejt në mënyra të ndryshme materialin mësimor, në përputhje
me stilin e tyre të të nxënit.

Për shembull, materiali i mësuar nga një shpjegim mund të zhvillohet deri në
kufijtë e pyetje – përgjigjeve, çka ndodh kur nxënësi i përgjigjet një pyetjeje
dhe gjen se ajo që dinte më parë ishte pjesërisht e saktë, si rrjedhojë e
kontekstit të kufizuara në të cilën e kishte mësuar. Krejt larg nga fakti i
njohurive, që llojshmëria në mësimdhënie i ndihmon nxënësit të përfshihen
në mënyrë të vëmendshme dhe aktive në procesin e të nxënit, ajo gjithashtu, i
ofron atyre më shumë përvoja të të nxënit afatgjatë dhe të ndërgjegjshëm.

Tek llojshmëria dallojmë dy elemente kryesore.


Ato janë: procedurat e mësimdhënies dhe veprimtaritë e të nxënit

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Planifikimi i ndryshimeve në mënyrat e veprimtarive mësimore sjell një mënyrë paraqitje të mësimit:

 në përmbajtje të shumëllojshme,
 i jep nxënësve mundësinë të përvetësojnë shpejt në mënyra të ndryshme materialin mësimor, në përputhje me
stilin e tyre të të nxënit.
 i jep nxënësve mundësinë të shohin në mënyra të ndryshme materialin e mësuar më parë.
 përforcon materialin e mësuar, më mirë sesa duke e dhënë gjithnjë në të njëjtën formë dhe mënyrë.
 i nxit nxënësit të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë, në përputhje me mënyrën dhe procedurën e përdorur.

Llojshmëria në mësimdhënie:
- i ndihmon nxënësit të përfshihen në mënyrë të vëmendshme dhe aktive në procesin e të nxënit,
- i ofron atyre më shumë përvoja të të nxënit afatgjatë dhe të ndërgjegjshëm.

Tek llojshmëria dallojmë dy elemente kryesore: procedurat e mësimdhënies dhe veprimtaritë e të nxënit

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Procedurat e mësimdhënies

a) Për përzgjedhjen e metodave mësimore, mësuesi bazohet në aftësitë dhe njohuritë e mëparshme të nxënësve.
b) Strategjitë që ai zgjedh duhet t’i sjellin nxënësve suksese dhe nuk do të thotë se duhet të ngurojë të përdorë metoda dhe teknika të
reja.
c) Metodologjia e përdorur duhet t’i përshtatet nevojave të nxënësve. Ashtu sikurse ai sjell shprehi vetjake në situatat mësimore
ashtu edhe çdo nxënës hyn në klasë me dëshira, interesa dhe përvoja të ndryshme.
d) procedurat e mësimdhënies varen nga vendi ku do të mësohet, gjithmonë mësuesi duhet t’i bëjë vetes pyetjen: “A është metoda e
planifikuar e përshtatshme për mjedisin?

Gjatë zbatimit të procedurave të mësimdhënies mbahen parasysh:


 Nëse planifikoni të përdorni pyetje, përcaktoni se ç’pyetje do të bëni dhe formulimin e tyre si dhe përgjigjet që prisni për ato çështje
që janë më të rëndësishme.
 Nëse dëshironi të përdorni demonstrime të ndryshme, materialet dhe pajisjet e nevojshme i kontrolloni që më parë, për t’u siguruar
se gjithçka është gati për punë. Nuk ka më keq kur; për arsye të ndryshme, një demonstrim të kryhet.
 Nëse planifikoni të përdorni një ushtrim a problem, sigurohuni më parë që ai është i zgjidhshëm e që ju vetë jeni në gjendje ta
zgjidhni atë. Me fjalë të tjera, zgjidhni me hollësi ushtrimin e problemin, për të qenë plotësisht të sigurt.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Përzgjedhja e veprimtarive të të nxënit
Përzgjedhja e veprimtarive tëtë nxënit ofron fushë të gjerë veprimi dhe shumë
mundësi për mësuesit. Vendimi për çdo veprimtari ose kombinime të veprimeve që
përdoren në mësim varen nga besimi i mësuesit për efektshmërinë relative të
veprimtarive të ndryshme, për tipin e parashikuar të të nxënit. Ky vendim duhet të
marrë parasysh faktorët që lidhen me përmbajtjen e mësimit dhe veprimtaritë për
zgjedhjen në përputhje me:

 Natyrën e materialit mësimor


 Tipin e të nxënit të nxënësve
 Nivelin dhe nevojat e nxënësve
 Gjendjen e bazës materiale didaktike të klasës/shkollës.

Elementet ndihmëse në paraqitjen e materialit. Krahas elementeve të


mësipërme që janë në qendër të planit ditor, ekzistojnë edhe disa elemente të tjerë
ndihmës, por që janë të rëndësishëm në paraqitjen e materialit të ri mësimor. Ato
janë:
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
Elementet ndihmëse në paraqitjen e materialit

1. Qëndrimi i mësuesit.
Kur vjen radha e paraqitjes së mësimit, mënyra se si e bën mësuesi atë është po aq e rëndësishme, sa edhe
çfarë bën. Mësuesi duhet:

a) të bëjë pyetje me interes të transmetuar nëpërmjet tonit të përshtatshëm të zërit dhe shprehjes së jashtme të
fytyrës;
b) Nuk duhet që tingëllimi i zërit të tregojë lodhje dhe shprehja e fytyrës të tregojë mërzitjen.
c) Ndryshimi është i ndjeshëm në tipin e përgjigjes që do të merret, pavarësisht, sa e mirë formuluar është
pyetja.
d) qarkullon në klasë për të vëzhguar si po punojnë nxënësit dhe kur ndihmon ndonjë prej tyre që ka
vështirësi,

Kujdes ! Nuk duhet që mësuesi të qëndrojë ulur në karrige e të korrigjojë detyra të zhvilluara më parë, u jep një
mesazh nxënësve, për një qëndrim të drejtë ndaj mësimit. Këto mesazhe, në dukje të thjeshta e të
parëndësishme, së bashku krijojnë një përshtypje tek nxënësit. Ai vlerëson përpjekjet e mësuesit dhe bëhet
gati për të nxënë.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
Për të lehtësuar dhe mbështetur efektivitetin e të nxënit, në përgjithësi, qëndrimi i mësuesit duhet të jetë i
e)
e) Duhet të transmetojë përshtypjen tek nxënësit se mësuesi ndjehet i qetë, është i afruar e i çiltër me ta, ka besim e siguri në
vetvete. p.sh., fillimit të mësimit. Ndodh që në fillim të mësimit, ai të jetë nervoz i shqetësuar, por ai duhet të shpresojë se më
vonë, gjatë mësimit, do të ketë mundësi të çlirohet nga ky nervozizëm dhe të reflektojë ndaj qëndrimit të tij
f) Duhet të ketë një gjendej shpirtërore pozitive e cila reflektohet mjaft nga shprehja e jashtme e mësuesit, toni i zërit,
ligjërimi, përdorimi i kontaktit me sy, i gjesteve dhe qëndrimi. Kur ndjehet i shqetësuar, natyrisht do të duket nervoz.
g) Nuk duhet të ketë raste ku mësuesi është në gjendje jo të mirë por duhet të bëjë përpjekje që të sigurohet se ligjërimi i tij
është i rrjedhshëm, i qartë dhe i dëgjueshëm, se po kontakton me sy të gjithë nxënësit dhe po kontrollon me vëmendje
klasën, se po i kushton kujdes qëndrimit përballë, në qendër dhe me qëndrimin drejt.

Për një mësues, kyçi i suksesit mund të jetë të qenit i qëndrueshëm, i paepur, për një tjetër, suksesi mund të burojë nga qëndrimi
i ngrohtë dhe i kujdesshëm. Megjithatë, në përgjithësi, duket qartë se cilësia për të përçuar entuziazëm dhe interes për lëndën
është e rëndësishme.
 Entuziazmi dhe interesi i mësuesit për lëndën durimi dhe sensi i humorit janë faktorë të sigurt të arritjes së rezultateve
pozitive.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Problemi i kohës - 4 rregullat
Kur radhiten veprimtaritë në procedurën e një ore mësimi, mësuesi duhet të vlerësojë sa kohë duhet t‘i lerë
nxënësit për çdo veprimtari. Për mësuesit fillestarë, kjo duket shumë e vështirë sa që shpesh pyesin, sa kohë
të venë në dispozicion të çdo veprimtarie. Për fat të keq, këtë ndihmë nuk ia jep askush, sepse nuk ka
asnjë mënyrë për të treguar si do të reagojnë nxënësit. Një veprimtari që në një klasë zhvillohet për pesë
minuta, në një tjetër mund të zhvillohet për pesëmbëdhjetë. Çdo mësues e ka të nevojshme të përcaktojë
në fillim koeficientin e kohës për çdo veprimtari do të jetë minimal.
 Rregulli i parë:
Bëjeni procedurën shumë të gjatë në fillim. Duke vepruar kështu, mund të parandaloni shqetësimin se
çdo të bëni pjesën tjetër të orës së mësimit. Mësuesit e rinj kanë tendencën të flasin shpejt dhe të kalojnë
me nxitim nga një çështje në tjetrën, gjë që shkaktohet nga situata të reja që krijohen në klasë. Si rregull,
kjo tendencë kalon me kohë, me pasurimin e përvojës. Mësuesit e rinj shqetësohen se nuk kanë material
të ri, të bollshëm, ata me përvojë shqetësohen se nuk u del koha.
 Rregulli i dytë:
Që në fillim të mësimit, të lihen disa minuta për të marrë mungesat e ndonjë njoftim tjetër dhe disa
minuta në fund të mësimit, për përforcimin, reflektimin. Edhe për sqarimin e detyrës së shtëpisë duhet
lënë pak kohë
Metodologji në dispozicion
e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
 Rregulli i tretë:
Ky rregull u jep nxënësve kohën e duhur për të nxënë.
Pyetjet dhe çështjet e mësimit duhet të hartohen me kujdes. Fakti, që një nxënës i
shkëlqyer e kap mësimin menjëherë, nuk është tregues që të gjithë nxënësit e kuptojnë
njëlloj. Jepuni edhe nxënësve të tjerë mundësinë që të përgjigjen, duke ua bërë pyetjen
në mënyra të ndryshme. Tek disa nxënës, konceptet bëhen të qarta duke i përpunuar
ato në mendje disa herë. Jepuni mundësinë çdo nxënësi për një gjë të tillë. I parashtroni
çështjet dhe i ndiqni ato.
 Rregulli i katërt:
Nëse mbarohet materiali mos u frikësoni. Përdoreni kohën për të përsëritur çka është
mësuar më parë ose përdoreni këtë kohë për të filluar nxënësit detyrat e shtëpisë, nën
mbikëqyrjen tuaj. Është mirë që të planifikoni disa veprimtari rezervë për një rast të
tillë.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Përgatitja e mjeteve dhe materialeve të tjera ndihmëse

Përgatitja nënkupton:
- përgatitjen e tërë shtyllave mbështetëse që do të përdoren në mësim ku përfshihen, midis të tjerash edhe
puna me shkrim dhe zhvillimi i modeleve të fishave apo fletëve të punës; kërkesa, dhënia dhe kontrolli i
pajisjeve apo mjeteve të mësimit, rregullimi i tavolinave e karrigeve sipas sistemit të kërkuar etj.
Planifikimi dhe përgatitja shkojnë përkrah dhe shumë vendime planifikimi merren, kur ende vazhdon
përgatitja.
Kujdesi dhe përpjekja që mësuesi tregon për përgatitjen mund të kenë një ndikim pozitiv kryesor tek
nxënësit sepse kuptojnë se mësuesi kujdeset për të nxënit e tyre dhe se veprimtaritë që ndërmerren janë
tërësisht të vlefshme dhe të rëndësishme për ta.
Në të kundërt, mungesa e përgatitjes e cila mund të dukej qartë nëse u duhej të linit klasën në një
moment kritik, për të gjetur disa tabela me të dhëna statistikore që u duhen shpërndarë nxënësve apo
ndonjë gjë tjetër, s’është vetëm prishje e orës së mësimit, por mund të merret nga nxënësit si fyerje për
ta.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


 Fletët e punës, fishat, si dhe materialet e tjera ndihmëse, të shkruara ose jo, kërkojnë aftësi për t’i përgatitur.
Shpesh, është e rëndësishme që një përdorim i tillë kërkon një veprimtari të bashkërenduar me kolegët e jo si diçka që
mund të bëhet vetëm. Burime të këtij lloji janë përdorur edhe më parë dhe, nëse ato hartohen për t’iu përshtatur mirë
programit mësimor, të jenë në funksion të testeve diagnostikuese, formuese dhe përmbledhëse, atëherë koha e
harxhuar për përgatitjen me cilësi të lartë të këtyre materialeve do të jetë me vlerë.
 Shumë rëndësi ka cilësia dhe saktësia në përgatitjen e fletëve të punës, skedave apo materialeve të tjera të
shkruara. Ato duhet të jenë të sistemuara, jo të mbingarkuara me informacion dhe duhet të tërheqin interesat e
nxënësve, duhet të kenë një gjuhë të kuptueshme, por nuk duhet jenë shumë e thjeshtë, por as edhe shumë e vështirë
për shkallën e aftësive tënxënëseve.
 Nuk duhet të teprohet me modele të ndryshme, madje ndonjëherë, ato duhet të jenë vetë shpjeguese.
 Fletët e punës dhe detyrat duhet të kenë ushtrime dhe detyra të shkallëzuara, duke filluar nga më të thjeshtat, që
synojnë në nxjerrjen e fakteve nga të cilat i jepet përgjigje pyetjeve të paraqitura, deri në materiale mjaft të
ndërlikuara, që synojnë t’u japin nxënësve mundësi për analiza e gjykime të pavarura psh:
 një detyrë me diagrama, ose mund të jetë seria e pamjeve që tregojnë një ngjarje në lëvizje, me pjesë komike për
fëmijë rreth të cilave nxënësit duhet të shkruajnë një tregim. Materiale të tjera mund të planifikohen e përgatiten për
punën me grupe, sikurse edhe shembujt e përshkruar më lart, që përdoren nga nxënësit në mënyrë individuale, tjetër
përdorimi i dorëshkrimit të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, si burim dëshmie për interpretimin e një ngjarjeje të
shënuar historike “që merr parasysh se kur dhe për kë është nënshkruar ai, rrethanat në të cilat u shpall Pavarësia etj).
Këtu zhvillimi i diskutimit në grup hedh dritë mbi idenë se çdo interpretim dhe vlerësim i çdo dëshmie apo burimi të
vërtetë përfshin
Metodologji edhe gjykimet
e mësimdhënies/ vetjake.
Dr. M.Hala 3/23/20
Provoni, kontrolloni dhe provoni përsëri
 Përdorimi i mjeteve mësimore dhe pajisjeve është një mundësi e madhe potenciale për mësuesin. Fjalët kryesore
që kanë vend të përdoren këtu janë tri: provo, kontrollo dhe provo përsëri . Nëse keni ndërmend të përdorni mjete
mësimore ose pajisje për ndonjë lloj eksperimenti apo pune praktike, shpesh do të shihni qëështë e dobishme të
bëni me to një provë, para se të zhvilloni mësimin për herë të parë. Praktika ka vërtetuar se mos zhvillimi më parë
i eksperimentit që kërkon përdorimi i mjeteve, ka sjellë probleme serioze në klasë. Ka raste, kur koha e harxhuar
për demonstrimin e eksperimentit apo dukurisë ka zgjatur me shumë se planifikimi i mësuesit, por vështirësitë më
serioze janë ato kur eksperimenti i planifikuar nuk është zhvilluar për shkak të defekteve të llojeve të ndryshme.
Këto raste cenojnë rëndë autoritetin profesional të mësuesit. Të tilla raste nuk është mirë të ndodhin, por nëse ato
ndodhin, mësuesi duhet t’u premtojë nxënësve se do ta përsëritë eksperimentin orën e ardhshme. Ai duhet të mbajë
premtimin dhe kjo është shenjë e rivendosjes së autoritetit profesional të tij.
 Problem tjetër lind edhe kur mjetet mësimore apo pajisjet që përdorni janë të ndryshme nga ato që keni përdorur
më parë. Edhe ky faktor është një argument që kërkon, gjithashtu të provohet mjeti mësimor apo pajisja për
qëllimin që do të përdoret. Njëaspekt tjetër i provës përfshin edhe mundësinë e shikimit, të pamjes, të
eksperimentit, mjetit apo dëgjimit të zërit nga çdo pikë e klasës.
 Kontrolli duhet të bëhet para se të fillojë mësimi. Për eksperimentet dhe pajisjet elektrike kjo është gati e
detyrueshme. Një kontroll i tillë bëhet më lehtë, nëse mbahen shënime për ato çështje që kanë nevojë për kontroll
në këtë mënyrë.
 Të keni besim në vetvete dhe siguri në përdorimin e këtyre metodave dhe të tjera për ta shtuar llojshmërinë e
mësimdhënies tuaj gjatë kësaj
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. faze të planit mësimor
M.Hala 3/23/20
5.Formimi i sjelljes së dëshirueshme
Pas paraqitjes së materialit të ri, u jepni nxënësve të tregojnë, nëse ata mund ta demonstrojnë sjelljen, në të gjithë
përbërësit e saj. Tënxënit nuk mund të ndodhë në mënyrë të suksesshme në një mjedis pasiv, në një mjedis që i
mungojnë veprimtaritë për të përfshirë nxënësin në procesin e të nxënit të nivelit mesatar, drejt niveleve më të larta të
suksesit. Përfshirja aktive në procesin e të nxënit në një nivel të përshtatshëm vështirësie, duhet të jetë qëllim në çdo
mësim, pasi pa të, ose më pak prej tij, të nxënit nuk mund të ndodhë.

 Një përfshirje e tillë mund tëpërmbushet në mënyra të ndryshme. Madje ajo mund të ndodhë spontanisht si rezultat i
tërheqjes së vëmendjes së nxënësve, informimit të tyre rreth objektivave, përdorimit të njohurive të mëparshme
dhe paraqitjes së materialit mësimor; por mos u mbështetni vetëm në to.
Përfshirja aktive, veçanërisht në një nivel të pranueshëm vështirësie, është një koncept jo i lehtë për t’u zbatuar. Nëse
kjo do t’i lihet rastësisë, ajo do të ndodhë rrallë për atë që kërkohet për të nxënit. Të gjithë ata përbërës të paraqitur
deri diku, për përfshirjen e nxënësve në procesin e të nxënit, nuk mund të garantojë një përfshirje të tillë. Pra vijmë,
kështu tek përbërësi i pestë i planit ditor, i cili kur përfshihet në planin e mësimit, nxit dhe udhëheq nxënësit drejt një
procesi që pritet të prodhojë sjelljen e kërkuar

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Ky përbërës i pestë, formimi i sjelljes së dëshiruar, ndryshon nga ato të mëparshmit, pasi ai kërkon
“mbulimin e çdo nxënësi” dhe përfshirje vetjake në procesin e të nxënit. Çdo nxënës duhet të vihet në një pozitë
qëtë përfshihet në të nxënit provë – gabim, apo në ndonjë mënyrë tjetër, duke bërë përmbledhje,
perifrazime,zbatime dhe zgjidhje të problemit, sipas përmbajtjes së temës mësimore. Veprimtaritë që organizon
mësuesi janë të shumta e të larmishme, si përgatitje e pyetjeve, ushtrime, probleme, pjesë të shkruara etj.

Udhëzimet e mëposhtme paraqesin disa mënyra për të arritur sjelljen e dëshiruar.


 Përgatitni, që më parë, një sasi të konsiderueshme pyetjesh.
 Bëni disa pyetje të shkurtra, në pika kryesore, në shtesë dhe në procesin gjatë mësimdhënies (nxitni nxënësit të
bëjnë vetë pyetje)
 Kërkoni që të përgjigjen nxënës të cilët nuk ngrenë duart, pra jo vetëm ata që kërkojnë të përgjigjen
 Kërkoni nga nxënësit të bëjnë me fjalët e tyre përmbledhjen e një rregulli apo procesi.
 Kërkoni nga nxënësit të shkruajnë përgjigjet në fletë dhe, më pas t’i kontrollojnë me shokun/shoqen që ka në
krahë
 Në përfundim të mësimit, shkruani pikat kryesore në tabelë dhe më pas, organizoni nxënësit në grupe që të
bëjnë përmbledhjen e pikave kryesore me njëri – tjetrin

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


6. Sigurimi i komenteve dhe informacionit të ndërsjelle

Përbërësi i gjashtë i planit ditor është i lidhur ngushtë në kohë me të pestin, arritjen e sjelljes së
dëshirueshme. Sjellja e dëshirueshme nxënit të nxënit deri në ata kufij sa nxënësit arrijnë të kuptojnë
saktësinë e përgjigjeve të tyre.
Përgjigja në vetvete mund të jetë një përpjekje individuale për të riprodhuar, përmbledhur perifrazuar,
zbatuar apo zgjidhur një problemë, por komentet e ndërsjella, që bëhen menjëherë, mund të drejtohen
tek e gjithë klasa.
Për shembull, mësuesi mund t’i drejtohet të gjithë klasës me një përgjigje të saktë të një nxënësi, apo të
presë përgjigje të shumta të nxënësve, për t’i krahasuar. Pra, në të dy rastet, ai kërkon komente të
ndërsjella nga nxënësit.
Ky përbërës nuk ka për qëllimin vlerësimin. Në këtë fazë të procesit të të nxënit, është e rëndësishme që
të reagohet pozitivisht nga një përgjigje negative dhe kjo duhet të nxitet, me qëllim që të mbahet gjallë
“atmosfera jovlerësuese” e përgjigjeve. Përgjigje të tilla si “Kjo është një përpjekje e mirë”, “Nuk
është kjo ajo që kërkohet në këtë çast”, “Vazhdo mendohu” etj mund të ndikojnë nëpërqendrimin e
nxënësve në përgjigje më të vlefshme, pa i penalizuar për përgjigjet e tyre.
Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20
7. Materialet për vlerësim
 Formimi i shprehive, gjithashtu, përfshin nevojën për të përgatitur materiale për vlerësim. Në të
vërtetë, vëzhgimi i përparimit dhe arritjeve të nxënësve, gjatë viteve të shkollimit, kërkon që të
mbahet dokumentacion i rregullt. Këtu përfshihen testet diagnostikuese ose në fund të vitit shkollor,
pjesa më e madhe e vlerësimit bazohet në vëzhgimet e veprimtarisë së nxënësve në klasë. Të gjitha
punimet e nxënësve përmbahen në dosjen e veçantë të secilit nxënës, e cila shërben për vlerësimin e
tij. Kjo është e rëndësishme të lidhet me vëzhgimin e zhvillimit të aftësive , shkathtësive e shprehive
të ndryshme të nxënësit, të përcaktuara në programin mësimor. Kjo kërkon që të përgatiten vlerësime
të përshtatshme dhe ato të përfshihen në planin ditur. Kështu, disa veprimtari në mësim do të
planifikohen me synim vlerësimin e nxënësve.
 Për planifikimin e tyre mbani parasysh:
Së pari, sa nxënës do të vlerësohen në një mësim të caktuar?
Së dyti, çfarë procedurash do tëpërdoren për të vlerësuar nxënësit? T’u thoni nxënësve që do të
zhvillojnë një testim formues dhe nëse po, si do të përfshihet ai në dokumentacionin e mësuesit dhe
në dosjen e nxënësit?

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


Mbajtja e shënimeve

 Si duhet të mbahen shënimet për vlerësimin.


 Këto kërkojnë mendim të përparuar e duhet të përshtaten me shënimet e kolegëve të tjerë që ato të jenë
tëqëndrueshme dhe koherente.
 Është e domosdoshme, që ato të tregojnë progresin e nxënësve gjatëshkollimit të tyre. Mbajtja e shënimeve të tilla
duhet të bëhet normë e detyrueshme e punës së mësuesve dhe drejtorive të shkollave.
 Planet ditorë mund të ndërtohen duke u bazuar nëpërbërësit e mësipërm por, sikurse e theksuam edhe më lart,
mësuesi është i lirë të ndërtojë modele të shumtë.

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


7 përbërësit e planifikimit ditor -
Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:
Situata e të nxënit:
Tematika:

Tema mësimore:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe:


mësimore:
-

Burimet: Lidhja me fushat e tjera:

- -
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve

Ndërtimi i njohurive të reja

Vlerësimi
Vlerësimi i nxënësit do të bëhet për demonstrimi e rezultateve të arritura në:
- -
- Detyra:

Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 3/23/20


LITERATURA

Musai.B. , Metodologji e Mësimdhënies”, CDE, 2014, fq. 129-155, Tiranë,


Shqipëri

40 Metodologjie e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/25/2024

You might also like