You are on page 1of 25

3-4

METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES

TEMA E LEKSIONIT: SYNIMET,QËLLIMET,OBJEKTIVAT DHE REZULTATET E TË NXËNIT

DR. MAJLINDA HALA

1 Metodologji e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/25/2024


ÇËSHTJET

Burimin e synimeve dhe qëllimeve arsimore.


Përse janë të nevojshme objektivat arsimore.
Renditja e synimeve, qëllimeve, objektivave dhe rezultateve të të nxënit përmes
shembujve
Argumentimi i rolit të objektivave në mësimdhënie përgjatë të xënit dhe vlerësimit
Dallimi midis taksonomisë klasike dhe asaj të rishikuat të Blumit.
hartimin e objektivave.
Formulimi i rezultateve të parashikuara të të nxënit sipas hapave metodologjike.

2 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Çdo nxënës i arsimit parauniversitar duhet të jetë i përgatitur të përdorë
Artin pamor, teknikat dhe mediumet.

Nxënësit duhet të kuptojnë përdorimin e teknikave të AP.

Nxënësit do të realizojnë teknikën e pikturës në një punim të vetin, brenda


dy orëve mësimore, duke respektuar kërkesat e kësaj teknike,

Nxënësit përdorin teknikën e pikturës saktë, përmes formave, ngjyrave


dhe tematikës.

3 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Qëllimet, synimet, objektivat dhe rezultatet e të nxënit
 Mësimdhënia është një proces i organizuar. Si e tillë ajo është e orientuar drejt një qëllimi apo disa qëllimeve të
caktuara.
 Fjalët synime, qëllime dhe objektiva përdoren në vend të njëra tjetrës, në mënyrë të shpeshtë, në kuptime të
ndryshme.
 Qëllimet janë të shprehura dhe të orientuara drejt atij që nxë, mëson dhe përcaktojnë se çfarë do të mësojnë
nxënësit, si rezultat i mësimdhënies. Ato u japin nxitje dhe i motivojnë nxënësit të përfshihen në mënyrë aktive
dhe të vendosur në procesin e të nxënit. Kjo nuk do të thotë se synimet dhe qëllimet japin përgjigje, si do të jetë
mësimdhënia në ditë të caktuara.
 Synimet janë shprehje të përgjithshme të vlerave që orientojnë drejtimin tonë. Ato formulohen për një numër
mjaft të gjerë njerëzish si p.sh., për taksapaguesit, prindit apo për tërë popullin.
 Synimet dhe qëllimet nuk orientojnë se cilat strategji apo metoda mësimore do të përdoren për t’i përmbushur
ato dmth janë të pamatshme.
Kjo realizohet përmes objektivave mësimore, të cilat përcaktojnë se cila sjellje e
veçantë do të arrihet, në cilat kushte do të demonstrohet kjo sjellje e caktuar dhe në çfarë
niveli
4 tëMetodologjitë
kryerjese mësimdhënies
do të përmbushet ajo. 01/25/2024
Dallimi midis qëllimeve, synimeve, objektivave dhe
rezulttave e të nxënit.
 Qëllimet shprehin rezultatet e e parashikuara të të nxënit
 Objektivat i shprehin ato në terma specifikë.
 Rezultatet e të nxënit (RN) janë formulime që përshkruajnë të nxënët e dallueshëm dhe specifik që do të arrijnë nxënësit dhe
që mund të demonstrojnë në përfundim të njësisë mësimore, kapitullit apo lëndës.4r
 Rezultatet e të nxënit identifikojnë atë e çfarë do të ejnë në gjendje të të dijë dhe të bëjë në përfundim pra, dije të
qëndrueshme dhe kryesore, aftësi dhe qëndtrime që burojnë nga kërkesat e kurrikulës.
 Dallimi midis objektivave dhe RN:
 - Objektivat janë rezultate apo pasojë e mësimit të kurrikulës, programit dhe veprimtarive.
 - Rezultatet janë rezultate të arritshme si pasojë e asaj cka ka mësuar nxënësi, dmth prova dhe dëshmi se ka ndodhur të
nxënët.

 - Objektivat përqendërohen në tipe specifike të performancës që pritet të demonstrojë nxënësi në fund të roës së mësimit.
 - Rezultatet janë të përqendruara te nxënësi dhe përshkruajnë se cfarë duhet të mësojë ai.

 Objektivat dhe rezultatet e të nxënit janë të matshme që të dyja.


5 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024
Shembuj të dallimit të Q/S/O/RN

QëLLIMET SYNIMET OBJEKTIVAT REZULTATET E TË NXËNIT


Përcaktojnë se çfarë do të Shprehin vlerat që na Mbartin sjellje të veçantë, që Përshkruajnë të nxënët e dallueshëm
mësohet: nxitin dhe orientojnë në një drejtim kërkohet të arrihet në kushte në dhe specifik që do të arrijnë nxënësit
motivojnë. të caktuar. të cilat duhet të demonstrohet të dinë të bëjnë.
sjellja dhe niveli i kryerjes së
saj.
1. Nxënësit duhet të Shembuj: 1. Nxënësit do të përdorin 1.Nxënësit janë në gjendje të përdorin
kuptojnë përdorimin e 1. Çdo qytetar duhet të kompjuterin, do të shkruajnë dy kompjuterin, të shkruajnë rrjedhëshëm
kompjuterit. jetë i përgatitur për të faqe pa gabime për 15 minuta dhe pa gabime.
përdorur teknologjinë ose më pak.
moderne.
2. Nxënësit duhet të jenë 2. Çdo i rritur duhet të 2. Nxënësit, në përfundim të 2. Nxënësit në përfundim të klasës së
në gjendje të shkruajnë zotërojnë shprehitë klasës së 12-të, do të jenë në 12, janë në gjendje të shkruajnë ese
mirë dhe të bëhen kryesore të leximit dhe gjendje të shkruajnë një ese me me një numër të caktuar fjalësh (500
punonjës të aftë. të shkrimit. 500 fjalë, me jo më shumë se dy fjalë) dhe pa gabime
gabime gramatikore

3. Nxënësit
6 duhet të dinë esimësimdhënies
Metodologjitë 3. Çdo shqiptar duhet të 3. Nxënësit në përfundim të 3. Nxënësit në përfundim të klasës së
01/25/2024
të zgjedhin një kandidat jetë në gjendje të votojë klasës së 9-të, në lëndën e 9-të, në lëndën e edukatës do të
QËLLIMI I OBJEKTIVAVE

Objektivat kanë dy qëllime praktike.

Së pari, të transformojnë qëllimet në veprimtari në klasë përmes përcaktimit të


strategjive të veçanta mësimore.
Së dyti, të matin ndikimin e tyre në të nxënë. Një formulim i tillë, që i arrin këto
dy qëllime, është quajtur objektiv i sjelljes (veprimit).
Suksesi i mësimdhënies, si një proces i orientuar drejt qëllimit, mund të
përcaktohet duke u mbështetur mbi dy kritere kryesore:
Së pari: a është e qartë se cili është qëllimi i mësimit, a janë të qarta objektivat?
Së dyti: a merren parasysh në mësim niveli dhe nevojat e nxënësve?

7 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


 Pyetja e parë i adresohet çështjes, se sa qartë specifikohen objektivat mësimore.

 Pyetja tjetër ka të bëjë me atë se në ç’masë objektivat marrin parasysh tipet e aftësive të
nxënësve për njohuritë e tyre të mëparshme dhe përpunimin në fund të mësimit; por, edhe
parashikimin e përparimit në të ardhmen, bazuar po në objektivat mësimorë.
 Sa më sistematik të jetë planifikimi i mësimdhënies, aq më e madhe është mundësia e
suksesit.

 Planifikimi i mësimdhënies do të thotë të përcaktosh synime dhe objektiva, si dhe të


përcaktosh përparësi të nxënies për nxënësit.

8 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Çfarë do të thotë sjellje apo objektiva veprimi?

 Fjala sjellje përdoret bashkë me fjalën objektiv dhe të nxënit përcaktohet si një ndryshim i sjelljes së
vëzhgueshme.
 Sjellja është një ndryshim i jashtëm ose i brendshëm që ndodh tek individi. Kështu, formulimi i objektivave të
sjelljes kërkon që sjellja të jetë e vëzhgueshme e matshme (përmes një testi, vëzhgimi, detyrash, liste kontrolli,
etj).
 Veprimtaritë që ndodhin të veçuara në mendjen e nxënësit nuk janë të vëzhgueshme dhe nuk mund të
përfshihen si objektiva.
 Veprimtari të pavëzhgueshme, si krijimi i përfytyrimeve mendore apo përpunimi i një përgjigje në mendje, i
paraprijnë të nxëni, por ato nuk mund të jenë një përvojë për të treguar se ka ndodhur të nxënit, pasi ato nuk
janë të drejtpërdrejt të vëzhgueshme.
 Për më tepër sjellja e nxënësit duhet të jetë e vëzhgueshme për aq kohë sa zgjat edhe përdorimi i një
përmbajtjeje të caktuar në mësim, i materialeve të veçanta të mësimdhënies, strategjive të mësimdhënies.
 Kufizimi i objektivave të sjelljes, në një afat kohor të caktuar, është i lidhur me përmbajtjen si temat mësimore
të veçanta, kapitujt e lëndës dhe vlerësimi. Rezultatet e grumbulluar gjatë demonstrimit të sjelljes sigurojnë të
9
dhënaMetodologjitë
për të rishikuar procesin e mësimdhënies
e mësimdhënies 01/25/2024
Përcaktimi i rezultateve të të nxënit

 Hapi i parë në shkrimin e objektivave të sjelljes, ose veprues, është të identifikohet një rezultat
i të nxënit të dëshiruar.
 Që një objektiv të jetë veprues, ai duhet të jetë i vëzhgueshëm dhe i matshëm, në mënyrë që të
përcaktohet nëse sjellja është e pranishme, pjesërisht e pranishme apo mungon [Jellën (Yelon,
1996)]. Kryesore në identifikimin e përfundimeve të vëzhgueshme është zgjedhja e fjalëve për ta
përshkruar atë.
 Në një objektiv veprues, përfundimet e të nxënit të shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë, të
saktë, të vëzhgueshme dhe krejt ndryshe nga gjuha e përdorur në fjalorin e përditshëm apo edhe
në disa tekste. Nëse fjalori do të zgjidhet nga burimet e jetës së përditshme, do ta kuptoni shpejt
se ato mund të jenë të vëzhgueshme, por jo të matshme.
 Rëndësi në formulimin e objektivave ka folja e përdorur.
 Ajo duhet të jetë vepruese dhe të përcaktojë një rezultat të nxënies. Jo të gjitha foljet vepruese
janë të përshtatshme për të shprehur rezultate të tilla.
 Disa
10 janë të përshtatshme
Metodologjitë për veprimtaritë e të nxënit që në jo pak raste ngatërrohen 01/25/2024
e mësimdhënies me
Shembuj që paraqesin veprimtari të të nxënit dhe rezultate e tij.

Fëmija do të dallojë zërat sipas tingujve.


Fëmija do të demonstrojë përvetësimin e poezisë.
Nxënësi do të ndërtojë notat në vija dhe në fusha.
Nxënësi do të tregojë njohuritë për shenjat e shartimit.
Nxënësi do të ushtrohet në përdorimin e ngjyrave komplementare.
Nxënësi do të këndojë himnin e flamurit.

11 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Interpretime të shembujve

A) Në katër objektivat e parë, foljet vepruese të dallojë, të demonstrojë, të ndërtojë dhe
të tregojë, që të gjitha tregojnë përfundimet e një njësie mësimore.
B) Por në objektivin e pestë, folja të ushtrohet është një veprimtari e të nxënit, ajo nuk
është një përfundim, rezultat.
C) Objektivi i gjashtë është i paqartë. Të këndojë është një veprimtari apo rezultat i të
nxënit? Nëse objektivi është që ti heqë nxënësit ndrojtjen për të kënduar në një mjedis të
hapur, atëherë ai është një përfundim i të nxënit.

Sidoqë të kënduarit është një praktikë për demonstrim të mëvonshëm, me një shkallë më
të lartë përsosmërie, ai mbetet një veprimtari e të nxënit.
 12 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024
Veprimtaritë e të nxënit janë të rëndësishme, por gjithnjë janë apo duhet të jenë lidhura
me rezultatet e të nxënit, me një “produkt” përfundimtar që kërkohet të arrihet prej
nxënësve.
Pa një rezultat të të nxënit në mendje, do të jetë e pamundur të përcaktohet dobishmëria
e veprimtarive të të nxënit, që çojnë në arritjen e përfundimeve, rezultateve të
dëshirueshme nga nxënësit
Për të bërë dallimin midis rezultateve dhe veprimtarive të të nxënit, ju vjen në ndihmë
lista e foljeve të mëposhtme:
Rezultatet të të nxëni (përfundim) Veprimtari të të nënit (mjet)

Dallo Studio
Emërto Vështro
Rendit Dëgjo
Shkruaj Lexo

Objektivat
13 e sjelljes (veprues) duhet të përrfshijnë rezultatin përfundimtar, sepse
Metodologjitë e mësimdhënies
ai do të
01/25/2024
Veprimtari 10 minuta
Duke u mbështetur në profilin tuaj: Art figurativ, Muzikë dhe Art skenik
hartoni një listë me rezultate dhe veprimtari të të nxënit
Art figurativ: Muzikë Arti skenik

Njohuria: Rrethi i ngjyrave Njohuria: Shkallët muzikore Njohuria: Sikuri


Rezultate: Rezultate: Rezultate:

Veprimtari: Veprimtari: Veprimtari:

14 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Përcaktimi i kushteve
 Hapi i dytë në hartimin e objektivave është përcaktimi i kushteve të veçanta në të cilat do të
ndodhë të nxënit. Nëse mund të arrihet përfundimi i vëzhgueshëm i të nxënit vetëm përmes
materialeve të veçanta, pajisjeve, mjeteve apo burimeve të tjera, vendosi këto kushte në
objektiv.
 Më poshtë janë disa shembuj të objektivave që vendosen në këto kushte:
 Duke përdorur shembuj të shkurtër nga poezitë e Asdrenit dhe Lasgushit, bëni dallimin në
stilet e të shkruarit të secilit autor.
 Duke përdorur hartën ekonomike të Kosovës, dalloni vendburimet e mineraleve dhe llojet e
tyre.
 Duke përdorur makinën llogaritëse, zgjidhni problemin, duke përdorur edhe numrat dyshifrorë,
me shenja në tabelë.
 Duke vështruar foto të viteve 50-të dhe të ditëve të sotme, krahasoni dhe dalloni ndryshimet në
modelet e veshjeve
15 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024
 Nëse kushtet e mësipërme janë të qarta, atëherë nuk nevojitet të jenë më të detajuara.
 Kështu, për shembull, në objektivin e parë, nuk është e nevojshme që të përmendet se “duke
përdorur letër dhe stilolaps, shkruani...”
 Gjithashtu, kur kushtet përqendrojnë të nxënit në mënyrë të përcaktuara, atëherë duhet të
shmangen disa aspekte të studimit dhe të përfshihen të tjera, me qëllim që vendosja e
kushteve të jetë kryesore në arritjen e objektivit, dhe kjo duhet bërë.
 Duhet të jetë e qartë, se pa një përcaktim të kushteve për të përqendruar të nxënit, nxënësit
mund t’i mendojnë kushtet krejt ndryshme nga ato që parashikon mësuesi.

 Në mungesë të shembujve konkretë, nxënësit mund të arrijnë përfundime të ndryshme të të


nxënit, të paparashikuara nga mësuesi.

16 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


 Nëse kushtet e mësipërme janë të qarta, atëherë nuk nevojitet të jenë më të detajuara. Kështu, për
shembull, në objektivin e parë, nuk është e nevojshme që të përmendet se “duke përdorur letër
dhe stilolaps, shkruani...”
 Gjithashtu, kur kushtet përqendrojnë të nxënit në mënyrë të përcaktuara, atëherë duhet të
shmangen disa aspekte të studimit dhe të përfshihen të tjera, me qëllim që vendosja e kushteve të
jetë kryesore në arritjen e objektivit, dhe kjo duhet bërë.
 Duhet të jetë e qartë, se pa një përcaktim të kushteve për të përqendruar të nxënit, nxënësit mund
t’i mendojnë kushtet krejt ndryshme nga ato që parashikon mësuesi. Në mungesë të shembujve
konkretë, nxënësit mund të arrijnë përfundime të ndryshme të të nxënit, të paparashikuara nga
mësuesi.
 Formulimet e kushteve brenda një objektivi mund të jenë të thjeshta apo të
shumëfishta. Është e mundur, dhe në disa raste e nevojshme, të jenë dy ose tre formulime të
kushteve në një objektiv për të përqendruar të nxënit. Sidoqoftë shumë kushte të vendosura tek
një objektiv mund të përqendrojnë të nxënit në detaje jo të përshtatshme, kushte të shumëfishta,
shpesh, janë ndihmëse të rëndësishme për të përmirësuar qartësinë e sjelljes, organizimin dhe
përgatitjen e burimeve të mësimdhënies. Më poshtë janë disa shembuj të kushteve të shumëfishta,
të paraqitura me shkronja korsive (italike)

17 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024
Duke përdorur një termometër, matni temperaturën ed 2 litrave ujë në një thellësi prej 25
centimetra.
Duke përdorur kompas, vizore dhe raportor, vizatoni tri prerje konike me përmasa të
ndryshme dhe tre trekëndësha të tipeve të ndryshme
Duke përdorur 4 gram sodë karbonat dhe 4 gram sodë bikarbonat, tregoni ndryshimin e
reaksioneve të tyre në ujë.
Brenda 15 minutave duke përdorur librin që keni përpara, shkruani formulat për fuqinë,
rrymën, tensionin dhe rezistencën
Duke përdorur kompjuterin shtypni saktë dhe pa gabime dy faqe për 20 minuta ose më
pak.

Është e rëndësishme të vendosen kushte që janë realiste, që paraqesin rrethana jetësore, të
cilat nxënësit mund t’i ndeshin në klasë, por edhe jashtë saj. Ideja e vendosjes së kushteve,
madje të shumëfishta, nuk ka qëllim që të ndërlikojë sjelljen, por ta bëjë atë sa më të
natyrshme,
18 mjafte mësimdhënies
Metodologjitë pranë kushteve në të cilat do të kryhet në jetën reale 01/25/2024
Kushti dhe kriteri – në hartimin e objektivit të arritjes

Secili veprim në formulimin e objektivave, përcaktohet nëpërmjet shprehjes së tij me një folje vepruese në
diatezën veprore pra çfarë duhettë jenë të gjendje të bëje nxënësi si rezultat i mësimdhënies.
Kushtet shprehen me një shprehje ose fjali të nënrenditur që përcakton
kush,
çfarë,
kur,
ku, ose
pse-në e arritjes.

Kriteri përcakton standardet se sa mirë është kryer diçka, si për shembull, shkallën minimale të saktësisë,
për të ndihmuar që të vendoset nëse është arritur kryerja apo jo (Muka, 1995)

Metodologjitë e mësimdhënies
Në një objektiv arritjeje të formuluar në mënyrë të plotë, kushtet dhe kriteri janë të gjithë të përcaktuar në një
shprehje ose fjali koncize. Formulimi varet nga konteksti i veçantë.
Për shembull, një objektiv arritjeje, i formuluar në mënyrë të plotë për nxënësit e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, në
edukimin fizik, është:
Të përfundojnë vrapimin e largësisë së shkurtër për 12.5 sekonda ose më shpejt. Përfundimi i vrapimit në largësi të
shkurtër është një arritje e përcaktuar mirë; mosha pesëmbëdhjetëvjeçare është një kusht i rëndësishëm dhe 12.5
sekonda është kriteri.

 Shembull tjetër i një objektivi të formuluar në mënyrë të plotë për një nxënës të klasës së gjashtë në lëndën e gjuhës së
huaj, për gërmëzimin a shkronjëzimin e fjalëve, mund të ishte:
 Kur t’i jepen numërorët nga 1 deri në 20, t’i gërmëzojë ata me saktësi 90%. Gërmëzimi është një veprim ose arritje e
përcaktuar mirë; dhënia e numërorëve është një kusht i rëndësishëm, dhe saktësia 90% është kriteri.
Një shembull i një objektivi të veçantë të arritjes për shprehitë e studimit mund të ishte:
 Kur i jepen detyra të përditshme klase dhe shtëpie, t’i përfundojë ato në 90% të rasteve. Përfundimi i detyrës është
një arritje e përcaktuar mirë; detyrat e dhëna nga mësuesi janë kushti i rëndësishëm dhe 90% të rasteve është
kriteri.

20 Metodologjitë e mësimdhënies 01/25/2024


Objektiva të përgjithshme, me rezultate të veçanta të të nxënit

Ndodh që shpeshherë:
 Objektivat bëhen më të ndërlikuara dhe aspak praktike.
 objektivat e veçanta/specifike të arritjes i përshtaten më mirë detyrave të nivelit të ulët, si për
 shembull, të mbajturit mend e fakteve.
 Këto objektiva nuk janë të të papërshtatshme për të menduarit e nivelit të lartë.

Ndaj dy studiues Normën Gronlund (Norman & Gronlund) (1995),


hartoi një format dy-pjesësh (proces me dy hapa), me objektiva të
përgjithshme (me rezultate të veçanta të të nxënit).

Në formatin e tij ai sugjeroi që


(1) në fillim të përcaktohet objektivi i përgjithshëm, si rezultat i të nxënit dhe
(2) nën secilin objektiv të renditen rezultate të veçanta të të nxënit, që përfaqësojnë arritjen e sjelljes.
Si duhen shkruar ato?
Objektivi më i përgjithshëm duhet të fillojë me një folje (jo
domosdoshmërisht folje që shpreh veprim), që përshkruan një kategori të sjelljes
së nxënësve.
Për shembull, mund të zgjidhni një folje nga ato që përdoren në kategoritë
kryesore të taksonomive (si, të njohë, kuptojë, zbatojë, analizojë, formulojë ose
vlerësojë) ose nga ndonjë burim tjetër, ose nga vetës idetë tuaja për një
veprimtari.

Rezultatet e veçanta të të nxënit që nënrenditen poshtë objektivi të


përgjithshëm duhet të fillojë me folje që shprehin veprim dhe që përshkruajnë
sjellje të veçanta të nxënësit (si të interpretojë, përmbledhë dhe parashikojë për
nivelin e “të kuptuarit”).
Objektivat mësimore si rezultate të parashikuara të të nxënit
Gjatë procesit të planifikimit të mësimit, procedurave

01/25/2024
apo metodave, mjeteve dhe materialeve duhet të ëprcaktoihet mësimdhëni
a
qartë:
Çfarë duam që nxënësit të përvetësojnë në fund

Metodologjitë e mësimdhënies
të mësimit.

Objektiv
Për patur arritje në nivele të larta të të menduarit, duhet
i
të përcaktohet qartë se cfarë duhet të bëjnë nxënësit që të
demonstrojnë se kanë arritur rezultatet e parashikuara të të
mësimor
vlerësi Të
nxënit duke i demonstruar ato në mënyrë të përshtatshme .
mi nxëni
Psh: ju keni qëllim që nxënësit të krijojnë forma. Por qëllimi nuk është vetëm që ata
të vizatojnë forma të ndryshme por edhe të njohin format në ndërtesa apo vepra
arti të ndryshme duke dalluar kulturën që ato përfaqësojnë.

23
Pra duhet që të dijmë jo vetëm që e kanë kuptuar por edhe se kur do ta përdorin dhe
përse?
Objektivat për rezultatet e të nxënit të nivelit të lartë
 Të menduarit, të lexuarit dhe zgjidhja e problemeve mund të ndodhë në të gjitha

01/25/2024
nivelet e të nxënit nëse nxënësit përfshihen në mënyrë aktive.
 të nxënit ndodh në mënyrë të integruar p.sh:

Zhurmat në muzikë Detyra: Si të reduktojmë zhurmat.

Metodologjitë e mësimdhënies
objektivat
Për këtë shërbjenë:
 metodat e mësimdhënies dhe të nxënit ndërveprues,
 vlerësimi ku objektivat reduktohen në një listë detyrash Lidhja mes
tyre
për tu zotëruar nga nxënësi ku objektivat
kërkojnë formulime që përqendrohen në disa Veprimtaritë
e
rezultate të të nxënit si shembulli i mësipërm. vlerësimi
mësimdhnëi
es
Pra,
 Duke vendsour theksin te rezultatet e të nxënit objektivat mësimore mund të jenë
më të përgjithshëm.
 Metoda e formulimit të objektivave lidhet me rezultatet e parashikuara të të nxënit, 24
dmth atë që presim të arrihet në fund të mësimdhënies.
LITERATURA

Musai.B. , Metodologji e Mësimdhënies”, CDE, 2014, fq. 89-127, Tiranë,


Shqipëri

25 Metodologjie e mësimdhënies/ Dr. M.Hala 01/25/2024

You might also like