You are on page 1of 27

Trajtimi i problemeve të

sjelljes
Leksion nr. 10 - 11
Në këtë leksion do të diskutojmë:
 Çfarë është problemi i sjelljes?
 Qëllimet e trajtimit të problemit të sjelljes
 Strategjitë e trajtimit
 Si të mendoni dhe veproni pozitivisht?
Çfarë është problemi i sjelljes?

Sjellja problematike në klasë kategorizohet në:


 Aspak problem
 Problem i vogël
 Problem i madh, por i kufizuar në qëllim dhe

pasoja.
 Problem i rënduar ose i përhapur.
Aspak problem
 Mungesë e shkurtër e vëmendjes.
 Biseda gjatë kalimit nga një aktivitet në tjetrin.

 Periudha të shkurtra shpërqëndrimi.


 Pushim i shkurtët gjatë kryerjes së detyrave.

Këto janë situata që zgjatin shumë pak dhe


nuk ndikojnë në procesin e të mësuarit.
Reagimi ndaj tyre do të prishte klimën
pozitive në klasë.
Problem i vogël

 Komunikimi i nxënësve me njëri- tjetrin me zë të


lartë.
 Ndërrimi i bankës pa leje.

 Kryerja e detyrave që nuk lidhen me lëndën që po

zhvillohet.
 Kalimi i shënimeve dorë më dorë.

 Ngrënia e ushqimeve.

 E folura me zë shumë të lartë gjatë aktiviteteve dhe

punës në grup.
Nëse këto probleme nuk zgjatin në kohë, nuk
ndërpresin aktivitetin e klasës dhe nuk ndikojnë në
procesin e të mësuarit mbeten probleme të vogla dhe
nuk është e nevojshme t’ju kushtohet shumë kohë. Në
të kundërt, mësuesi duhet të ndërhyjë
Problem i madh, por i kufizuar në qëllim dhe pasoja.

 Në këtë kategori përfshihen sjellje që


ndërpresin një aktivitet apo që ndërhyjnë në
procesin e të mësuarit, por është e kufizuar
te një nxënës i vetëm ose nxënës që veprojnë
të veçuar nga njëri – tjetri.
Problem i rënduar ose i përhapur.

Kategoria e fundit përfshin probleme të cilat


janë bërë të përhershme dhe përbëjnë një
kërcënim ndaj rregullit dhe mjedisit të të
mësuarit si psh:
 Rrëmuja e shumë nxënësve pa ndërpreje;
 Komente që shqetësojnë procesin e të

mësuarit;
 Refuzimi i bashkëpunimit me mësuesin;
 Kthimi i fjalës pa respekt etj.
Qëllimet e trajtimit të problemit të sjelljes

 Përdorimi i strategjisë ideale është vendosja


e rregullit të mënjëhershëm në klasë pa
ndikuar negativisht te mjedisi i të mësuarit.
 Të parandalohet përsëritja e problemit.
 Nxënësi të marrë përgjegjësi për sjelljen e

kryer.
DISKUTIM
Si do ta kategorizoni secilën nga sjelljet e mëposhtme?
( aspak problem, problem i vogël etj)
 Gjatë punës së pavarur, Joeli flet me zë të lartë dhe
tërheq vëmendjen e nxënësve të tjerë, duke i
shpërqëndruar.
 Henri ngrihet nga banka, shkon të hedhë mbeturinat
në kosh gjatë gjithë kohës edhe kur mësuesi është
duke shpjeguar.
 Arbri lexon vazhdimisht edhe kur mësuesi shpjegon.
 Bora del nga klasa pa marë leje, pasi duhet të flasë
me mësuesen kujdestare.
 Cilat mund të jenë reagimet e mësuesit për
secilën situatë?
Strategjitë e trajtimit
 Në varësi të problemeve në klasë përdoren
strategji të ndryshme.
 Për të përzgjedhur një strategji efikase duhet t’i

përmbahemi përdorimit të një qasje që do të


jetë efektive në ndalimin e menjëhershëm të
sjelljes së papërshtatshme dhe do të ketë
ndikim sa më të vogël negativ.
 Këto strategji rekomandohen pasi nuk

shmangin vëmendjen ndaj sjelljes së gabuar


dhe nuk ndërhyjnë në rrjedhshmërinë e
aktivitetit mësimor.
 Për sjelljet më problematike përdoren strategji të tilla të
cilat kanë tipare negative. Ato marrin nga koha e
mësuesit, mund të kenë pasoja për nxënësin dhe mund
të ndërpresin aktivitetin e klasës.
 Shkollat kanë politika të qarta se çfarë duhet bërë në rast
të sjelljes së papërshtatshme.
 Kur mësuesi përdor shpesh të njëjtën strategji pa
efkasitet, ai duhet të rivleresojë planin e menaxhimit të
përgjithshëm dhe të mësimdheënies.
 Gjatë përdorimit të një strategjie mësuesi duhet të
kuptojë ku qëndron burimi i problemit ( probleme sociale,
në klasë, nevojë e veçantë , moskuptimi i përmbajtjes së
lëndës etj).
Strategjitë e trajtimit
Ndërhyrjet elementare
 Përdorni elementet jo verbale si kontakti me sy,

prekja lehtë e nxënësit, një ‘jo’ me kokë,


vendosja e gishtit te buzët etj.
 Lëvizni shpejt me aktivitetin-Planifikoni

aktivitetet, mjete që ju duhen në mnëyrë që


koha gjatë kalimit nga një veprimtari në tjetrën
mos të jetë e gjatë që të shpërqëndrojë nxënësit.
 Përdorni afërsinë – Afrojuni nxënësve duke

kombinuar afërsinë me elementë jo verbalë për


të ndaluar sjellje të papërshtatshme.
Ndërhyrjet elementare

 Përdorni fokusi- grupin-Përdorni vëmendjen ose


përgjegjshmërinë e grupit kur vëmendja ka filluar të zbehet
ose kur nxënësit kanë qenë pasiv.
 Riorientoni sjelljen – Kujtojini nxënësit për sjelljen e
përshtatshme, falenderojini ata për sjelljet e mira, riorientoni
sjelljen negative në privat me nxënës të veçantë.
 Jepni udhëzimet e nevojshme – kryesisht gjatë punës së
pavarur apo në grup. Jepni ndihmën e nevojshme që të gjithë
të punojnë individualisht.
 Bëni një ndërprerje të shkurtër – Kërkojini nxënësve të
ndalojnë mënjëherë sjelljen e padëshiruar . Vendosni
kontaktin me sy dhe tregohuni të rreptë. Kombinoni këtë
strategji me riorientimin e sjelljes për të inkuruajuar sjelljen e
dëshiruar.
Ndërhyrjet elementare

 Jepini nxënësit një zgjedhje- tregojin


nxënësit se ai ka një zgjedhje ose të sillet is
duhet ose të vazhdojë sjelljen e
papërshtatshme dhe të pranojë pasojat.
Qartësimi i pasojës shton mundësitë që
nxënësi të zgjedhë të vetërregullohet.
 Përdorni Mesazhin – Unë- Ky është një pohim

që përshkruan problemin dhe pasojat e tij


mbi mësuesin, nxënësin apo klasësn.
Formula e Mesazhit – Unë është:
Ndërhyrjet elementare

 Kur ju ( përkufizoni problemin)?


 Atëherë ( përshkruani pasojat)?
 Dhe kjo më bën të ndjehem( përshkruani

emocionin) psh.Kur ti flet pa leje, ndërpret


mësimin dhe unë irritohem dhe mërzitem.
Ideja kryesore qëndron te komunikimi i qartë
se cili është problemi dhe përsë është i tillë.
 Kjo teknikë mund të kombinohet edhe me

teknika të tjera.
Ndërhyrjet e moderuara
 Heqja e privilegjit ose një aktiviteti të dëshiruar.
 Izolojini ose largojini nxënësit- në klasë mund të

jetë një kënd i veçantë ku shkojnë nxënësit, ose


nxjerrja jashtë e cila e identifikon nxënësin si një
person të përjashtueshëm dhe kjo mund të
shkaktojë fyerje dhe zemërim. Sa efektive mund
të jetë?
 Përdorni një ndëshkim- përsëritja e një detyre të

caktuar si të shkruarit e tabelës së shumëzimit,


por çfarë disavantazhe mund të ketë kjo teknike?
Ndërhyrjet elementare

 Vendosni një dënim- izolimi në orarin e


drekës ose pas orarit të mësimit, në një kohë
jo më shumë se 10 – 15 minuta. Cilat janë
disavantazhet e tij?
 Referimi në drejtorinë e shkollës- Ky referim

disiplinor çfarë pasojash mund të shkaktojë


te nxënësi dhe a është efektiv? Diskutoni.
Ndërhyrjet më të ashpra
 Përdorimi i zgjidhjes së problemit – Një mbledhje me
nxënësin prej tre hapash:
 Identifikim i problemit
 Gjetja e një zgjidhje
 Marrja e një përkushtimi
 Krijoni një kontratë individuale me nxënësin-

diskutoni me nxënësin, kuptoni këndvështrimin e tij,


së bashku me të gjeni zgjidhje të mundshme dhe
arrini një marrëveshje për veprimet që duhen
ndërmarrë. Në kontratë përcaktoni veprimet, pasojat,
stimujt etj dhe firmoseni bashkë me nxënësin.
Ndërhyrjet më të ashpra
 Përdorni procedurën e ndërhyrjes me pesë hapa ( Jones & Jones,
2016)
 Hapi 1: Përdorni sinjale jo verbale për t’i treguar nxënësit të
ndalojë.
 Hapi 2: Nëse sjellja vazhdon, kërkojini nxënësit të ndjekë rregullat
e klasës.
 Hapi 3:Nëse shqetësimi vijon, jepini nxënësit një zgjidhje : të
pushojë ose të vazhdojë ose të vazhdojë me zhvillimin e një plani.
 Hapi 4: Nëse nxënësi vazhdon të mos pushojë , kërkojin nxënësit
të shkojë në një vend të caktuar të klasë për të shkruar një plan
pune.
 Hapi 5: Nëse nxënësi refuzon ta kryejë hapin 4, dërgojeni atë në
një vend tjetër ( një klasë tjetër ose zyra e drejtorit) për të
plotësuar planin.
Ndërhyrjet më të ashpra
 Përdorni strategjinë ‘Koha për të menduar”- kjo
strategji largon nxënësin për te klasa e një mësuesi
tjetër duke i dhënë kohë për të menduar dhe për të
reflektuar dhe kthimin e tij në klasë pasi është
zotuar që do të ndryshojë sjellje. Kjo strategji
ndihmon nxënësin të mësojë vetëkontrollin.
Mësuesi duhet t’i shpjegojë nxënësit qëllimin e
kesaj strategjie.
 Modeli i terapisë së realitetit (Glasser, 1975) – ka të

bëjë me vendosjen e një marrëdhënie përkujdesje


me nxënësin duke u përqëndruar te sjellja aktuale,
shtryrja e nxënësit drejt pranimit të përgjegjësisë
dhe vendosjen e një plani.
Hapat që duhet të ndiqen për të zbatuar
planin e Glasser:
 Hapi 1: vendosni marrëdhënie pozitive me nxënësit.
 Hapi 2 : Përqëndrohuni te sjellja.
 Hapi 3: Nxënësi duhet të pranojë përgjegjësinë për

sjelljen e tij.
 Hapi 4: Nxënësi duhet të pranojë të vlerësojë sjelljen.
 Hapi 5: Zhvilloni një plan
 Hapi 6: Nxënsi duhet të zotohet se do ta ndjekë planin.
 Hapi 7 : Ndiqeni hap pas hapi.

Kërkimet mbi ndikimin e terapisë së realitetit të Glasser e


mbështesin efektshmërinë e saj, kur ajo përdoret me
individë të veçantë ( Emmer & Aussiker, 1990).
 Përdorni strategjinë “Pauza”- Pauza është një strategji me tre
hapa, që përdoret për të ndihmuar nxënësit, sjelljet
problematike të të cilëve janë bërë kronike ose për të
ndihmuar konfliktet që janë përshkallëzuar mes nxënësit dhe
mësuesit, si dhe midis vetë nxënësve ( Albrecht, 2008). Kjo
strategji kërkon një moderator që të punojë me nxënësit
jashtë klasë. Tri hapat ne procesin e Pauzës janë:
1.Pushimi. Mësuesi e dërgon nxënëisn në një vend të caktuar
ku moderatori e vëzhgon. Qëllimi është shkëputja sociale dhe
qetësimi i nxënësit.
2.Riorientimi. Pasi nxënësi qetësohet, moderatori punon me të
me detyrat në mënyrë që të krijojë një marrëdhënie pozitive.
Kjo mënyrë siguron një aktivitet konjitiv duke e riorientuar
nxënësin.
3.Zgjidhja e konfliktit. Moderatori punon me nxënësin për të
kuptuar shkakun që e shtyu drejt problemit, vendosin një
paln të dy dhe nxënësi mund të kthehet në klasë.
 Organizoni një mbledhje me prindin.
 Karta e raportimit të sjelljes së përditshme-

përbërësit e kësaj strategjie përfshijnë:


 Identifikoni një ose më shumë sjellje që nxënësi

duhet t’i përmirësojë ose duhet t ‘i shmangë.


 Ndërtoni një listë kontrolli për të shënuar sjelljët e

nxënësit çdo ditë. Nxënësi e merr në shtëpi, e


firmos nga prindi dhe e kthen në shkollë.
 Prindi jep miratimin dhe e shpërblen nxënësin, kur

në kartën e raportimit të sjelljesshënohen arritje të


kënaqshme.
 Organizoni një takim me nxënësin dhe me prindin.
 Përdorni ndërmjetësimin e shokëve –
Ndërmjetësimi përdor një proces në të cilin
palët në konflikt ndihmohen nga një
ndërmjetës për të negociuar për zgjidhjen e
problemit. Procedura ka katër hapa:
1. Ndalimi i armiqësive
2. Marrja e një zotimi nga të dy palët në
konflikt për të marrë pjesë në procesin e
ndërmjetësimit.
3. Ndihma për negocimin e një zgjidhjeje.
4. Formalizimi i marrëveshjes.
Probleme te veçanta
 Shmangia e vazhdueshme e punës
 Përleshjet
 Sjellja të tjera agresive
 Bullizmi
 Rivaliteti për pushtet
Diskutim
 Mendoni dhe veproni pozitivisht
 Ndëshkimi dhe shpërblimi
 Disiplina pozitive
Faleminderit
Dr. Nada Kallçiu

You might also like