You are on page 1of 4

Pyetësor për klimën në shkollë

Pyetësori përbëhet nga një listë pohimesh, të cilat synojnë identifikimin e problematikave të
ndryshme që mund të ketë në shkollë. Nxënësit duhet të zgjedhin një nga alternativat e
mëposhtme.

Shkallët e matjes:

A- Shumë shpesh B- Shpesh C- Ndonjëherë D- Rrallë E- Asnjëherë

Ky pyetësor plotësohet nga mësuesi, për të vlerësuar marrëdhënien më nxënësin.

GJINIA F M KLASA

Nr Pohimi A B C D E

1 Unë kujdesem që kritikën ndaj nxënësit, ta shoqëroj me një anë


pozitive që ai ka.
2 Kujdesem që diskutimi të realizohet me respektin ndaj
mendimit të nxënësit.
3 Përpiqem të dëgjoj me vëmendje mendimin e nxënësve deri në
fund.
4 Unë tregohem pozitiv dhe mbështetës për mendimet e
ndryshme të nxënësve.
5 Unë i përkrah nxënësit, nëse ata lëndohen ose mërziten.

6 Unë mbaj qëndrim pozitiv çdo ditë përballë nxënësit.

7 Unë motivoj nxënësit që të japin më të mirën e tyre.

8 Unë mbështes me komente dhe me reagime pozitive, aftësinë e


nxënësve për të mësuar.
9 Unë argumentoj notën e vendosur gjatë orës së mësimit.

10 Unë ofroj mjedis miqësor dhe mikpritës, për të gjithë nxënësit


gjatë procesit të mësimit.
11 Unë u jap kohë të përshtatshme për komunikimin e nevojave të
secilit nxënës.
12 Tregohem i/e durueshëm me nxënësit, kur përpiqem t’iu mësoj
atyre që të sillen mirë.
13 Unë respektoj diversitetin (gjininë, racën, kulturën, krahinën,
fenë) për secilin nxënës.
14 Unë motivoj nxënësit të japin mendimin e tyre, pa pasur frikën
e gjykimit apo të kritikës nga unë.
15 Unë i informoj prindërit në mënyrë periodike për ecurinë e
nxënësve.
16 Unë gjej përkrahjen e prindërve, kur jam përballë një
vështirësie me nxënësin.
17 Unë bashkëpunoj më shërbimin psiko-social, në rast se vlerësoj
të nevojshëm ndërhyrjen e këtyre punonjësve te nxënësi.

Ky pyetësor plotësohet nga mësuesi, për të vlerësuar marrëdhëniet me kolegët, me


drejtuesin dhe për të vlerësuar kënaqësinë në punë.

1 Ndihem mirë në punën time dhe energjik.


2 Unë ndihem i respektuar nga kolegët.
3 Ndiej se po ndikoj pozitivisht tek të tjerët, me punën që bëj.
4 Unë respektoj mendimin e kolegëve, duke kundërshtuar me
argumente konstruktive.
5 Ndiej se kolegët me fajësojnë mua, për disa nga problemet e
tyre.
6 Ndiej se jam duke punuar mbi mundësitë e mia në punë.
7 Unë nuk ankohem dhe nuk kritikoj kolegët e mi, por i
transformoj ankesat dhe kritikat, në kërkesa.
8 Drejtuesi tregon kujdes për mirëqenien e punonjësit arsimor.
9 Unë kam besim se drejtuesi i IA-së do jetë i gatshëm të më
dëgjojë, për problematika që mund të shfaqen në punën time.
10 Unë kam besim se drejtuesi i IA-së përdor teknikat e duhura, për
t’iu përgjigjur situatave kritike, kur është e nevojshme.

Ky pyetësor plotësohet nga mësuesi, për të vlerësuar marrëdhënien më prindërit.

1 Mendoj se bashkëpunimi mësues-prind, ndikon pozitivisht në


mirëqenien e fëmijës.
2 Ndiej se prindërit janë ndihmë për mua, në rastet kur
bashkëpunimi është i nevojshëm.
3 Unë zgjedh të komunikoj në mënyrë periodike me prindërit, për
shqetësime të fëmijës në shkollë.
4 Mendoj se prindërit e kanë të nevojshëm psiko-edukimin, për
rolin e tyre ndaj fëmijës.
5 Mendoj se prindërit nuk kanë dijeni për detyrat e tyre kundrejt IA
së.

You might also like