You are on page 1of 5

SHKOLLA 9-VJECARE MILOT

MËSUESE:FLORINDA PALAJ KLASA II B

NXËNËSIT ME AUTIZËM NË SHKOLLAT E


ZAKONSHME
Fëmija është jeta jonë dhe dashuria e pafund për ne njerëzit. Duke patur
parasysh fëmijën ndryshe duhet te nisemi nga llojet e çrregullimit të zhvillimit (PDD) të
cilët janë pesë dhe midis tyre është autizmi. Fëmijët me autizem kanë disa dallime nga
të tjeret. Ai ka vështirësi të ndjeshme ne marrëdhëniet sociale , vështirësi në
komunikimin verbal dhe joverbal , shfaqje e interesit për një numër të kufizuar gjërash
dhe vështirësi në përballimin e stresit . Ai është një spekter, ku shkaku psikogjenik
është përjashtuar dhe duhen bërë kërkime empirike që mbeten jobindëse në lidhje me
marrëdhënien midis autizmit dhe aulogjenit psikologjik.

Mund të këtë raste që shkaqet mund të jenë , infeksionet virale gjatë shtatzanisë dhe
lindjes , faktorët mjedisore , alergjitë dhe vaksinat . Në kurrikulat e arsimit fëmija autik
përballet me fushat kurrikulare dhe ato më problematiket janë të folurit , ku ato
imagjinojnë sikur kanë nevojë për dicka , por nuk kanë mjete për të komunikuar. Në
këto raste perdoren edhe shenja edhe karta për të shprehur nevojën . Është edhe lidhja
shoqërore ku këtu kemi komunikimin e kulturuar me këto fëmijë, ku i konsiderojmë
njerëz ndryshe dhe shumë të mirë ne lidhje me ne. Midis tyre rëndësi kanë sjelljet e tyre
që kemi vënë re.

Përderisa fëmija I kalon vështirësitë në këto fusha bëhet lidhja direkte me fushat e
tjera problematike. Ështe integrimi ndijor që bëhët hap pas hapi p.sh. drita , tingujt ,
aroma dhe shijet . Nuk ka gjë më të bukur kur rasti I lojërave me të funksionon në
mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe jo nëpërmjet sarkazmave. Tek komunikimi shoqëror
rëndësi ka gjuha e trupit , zgjedhjeve e fjalëve , indiomat dhe krijimi I shprehjeve të
përshtatshme shoqërore. Përveç kësaj kemi edhe rregullimin emocional si dhe strategji
të kufizuara të komunikimit shoqëror. Patjetër që hasim vështirësi me individët , të cilët
ato i vendosin marrëdhëniet me të tjerët dhe i ruajnë ato edhe në shfaqjen e sjelljes së
përshtatshme sipas rrethanave . Ato krijojnë lidhje me njerëzit , objektet dhe ngjarjet.
Kur bëjmë vlerësimet tremujore të fëmijes , nisemi nga disa pika të forta autizmi. Që në
fillim kemi modelimin dhe gjeëegjezat të cilat I zhvillojnë te përceptuarit. Më pas
vazhdojmë me të mësuarit pamor dhe estetik . Ka raste të fëmijës me inteligjenca të
shumëfishta që fëmija autik është në gjëndje të bëje vetëm një veprim duke u nisur nga
puna e dhënë . Gjithmone duhet të ndiqet rutina e saj dhe ai do të japë përgjigje ndaj
mjediseve të strukturuara. Gjithmonë në vëzhgimet që I behet ai merr pjesë në procesin
e mendimit absolut. Pra ai rregullën, që i mëson nuk e harrron asnjëherë . Gjënë më të
thjeshtë që bën fëmija është kopjimi. I jep detyrën përpara dhe ai e kopjon . Është
shumë e rëndësishme menaxhimi I sjelljes së tịj. Këtu gjëja kryesore është vëzhgimi.
Duhet të shohim çfarë bën çdo minut dhe si sillet me të tjerët.

Më parë duhet të nisemi nga faktori i bashkëpunimit duke patur parasysh të drejtat e
fëmijës . Cdo gjë duhet të zhvillohet me veprimtari hap pas hapi , por jo të ngutemi , por
me hapa te vegjël. Që në fillim duhet të menaxhojmë veten që të jemi të duruar , të
dallojmë dhe të pranojmë se këto karakteristika janë pasojë e natyrshme e aftësisë së
kufizuar dhe një zgjedhje për t,u sjellë në mënyrë të papërshtatshme. Gjithmonë gjetjen
e shkakut të sjelljes mund ta konsiderojmë edhe si hapi i parë në ideimin e një ndërhyrje
të përshtashme. Duhet gjithmonë të planifikojmë në kohë rrugët që do të ndjekim për tu
larguar nga klasa , nëse nxënësi me autizëm shfaq vështirësi në rregullimin e sjelljes.
Që në fillim duhet të kalojmë mbrapa tịj dhe ti kapim duart e lidhura përpara derisa ai të
qetësohet . Shmangia e konfrontimit te drejtëpërdrejtë me të kur është i mërzitur është
një gjë e rëndësishme , pasi duhet të ulim zërin dhe të mos debatojme me të .
Efikasitet të madh luan gjuha dhe sjellja , ku që në fillim duhet ta shohim sjelljen e
fëmijës si komunikim. Nuk duhet ta bombardojmë me pyetje. Duhet ta kuptojmë qëllimin
që fshihet pas sjelljes dhe të punojmë me qetësi me sjelljet dhe jo kundër tyre. Do te
ishte shumë e bukur të kishim kontaktin me sy , shprehjet e fytyrës , gjestet , fjalët ,
tingujt dhe fjalitë që i themi atij. Cdo gjë duhet reciproke. Duke përshtatur gjuhën me
nivelin e nxënësit arrijmë në një komunikim efektiv. Përdorim forma dhe mjete pamore
për të komunikuar dhe përdorim një gjuhë të drejtëpërdrejtë pa sarkazma . E folura e
ngadaltë dhe me stil jep pak sekonda kohë të përpunojë informacionin e ri dhe
gjithmonë duhet të sigurohemi se ku shikon ai çdo sekondë , çdo orë mësimi ẹtj.
Menaxhimi I sjelljes ka të bëjë dhe me zbulimin e pikave të forta te interest te tịj. P.sh.
një fëmijë 8 vjeç ka këto pika të forta sipas diagnoses se percaktuar nga mjeku
specialist.

- Është gjihtmonë aktiv ( në lëvizje)


- Kryen me dëshirë aktivitete
- Ka dëshire të marrë urdhra
- Ka dëshirë të terheqë vëmendjen e të rriturve dhe të bashkëpunojë
- I pëlqejnë filmat me kartona dhe veçanërisht ato me aksion
- Njeh numëratorët deri në 10
- Dallon emrin e tịj
- Pikturon bukur dhe njeh shumë mire ngjyrat

Për pikat e dobëta , vështirësite janë:

-Nivel i lartë energjik


-Nuk arrin të merret me një detyrë për më shumë se dy minuta

- Nuk di të mbrohet nga rreziqet

-Humb gjërat , harron fletoret

- Shpesh krijon shume konfuzion

-Sjelljet e tiị janë shume të çuditshme

-Ka vështirësi për tu përqëndruar në një kohë të gjatë

- Shpesh vizatimet i gris , nuk pranon këshilla

- Mungesa e vëmendjes sjell vështirësi

Këtë gjë e pamë pas vëzhgimit tre javor të tịj ,ku arritëm në konkluzionin se kishte
vëmendje të pakët dhe vështirësi për tu përqendruar.

-Tërheqje lehtësisht e vëmendjes nga stimuj të jashtëm

-Aftësi të varfëra organizative , harresë , mungese vëmendje , humbje të gjërave


që i nevojiten

Normalisht që pas pritshmërisë dhe sfidave arritëm në konkluzionin që:

Nga vëzhgimi , fëmija në rreth 47 % të rasteve gjatë aktiviteteve ka ulur hiperaktivitetin


në grup,qëndron në grup rreth 9 minuta ,zbaton rregullat në rreth 60 % të rasteve. Arrin
të kryeje detyrat në 60% te rasteve , merr urdhëra dhe zbaton rregullat . Dallon emrin e
tịj mes emrave të tjerë , njeh shkronjat e mësuara , shkruan grafikun e shkronjave sipas
modelit , numëron deri në 10 mjete karakterizuese, njeh dhe dallon 3 figura gjeometrike
, pra arrin të gjejë konceptet matematikore.

Menaxhimi I sjelljes ka të bëjë me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa


hërë ka mundësi , duke mos ulur pritshmërite tona për këtë fëmijë. Gjëja më intersante
është për të gjetur analizën e funksionit të sjelljes , arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në
cilen situatë e bën atë sjellje . Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që I kushton atij.
Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme . por është shumë e rëndësishme të
kryhet një vlerësim funksional mbi te dalluarit e ngacmuesit të jashtëm qe nderton
situatën realë të veprimit për të dalë më pas rrjedhojat.

Tjeter product I rendësisë së arsimit të fëmijës dhe më I rëndësishëm është


mësimdhënia.

Mësimdhënia është e rëndësishme pasi është faza ku fëmija vë në punë të gjitha


shqisat . Ajo që nis zhvillimin psikologjik është komunikimi . Komunikimi duhet të jetë I
butë dhe I avashtë. Ai duhet të jetë me zë të ulët . Menaxhimi I klasës duhet të jetë sa
më e mirë , ku secili nxënës është gati për mësim dhe ka një përqendrim të mirë që në
fillim. Mësimdhënia është e ndërtuar në bazë të PEI , I cili është një plan I dokumentuar
që hartohet për nxënësin me aftësi të kufizuara që përshkruan objektivat individuale,
përshtatjet dhe modifikimet e nevojshme , shërbimet që duhen marrë nga nxënësi si
dhe masat për arritjen e këtyre objektivave.

PEI duhet te përmbaje :

-Informacion personal

-Anëtaret e grupit përgjegjës për PEI

-Nevoja arsimore të vecanta

-Aftësite dhe zotësitë

Qëllimet :

-Objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë

-Dokumentat e duhura

Vlerësimi

Për këto kalohet në disa hapa:

Hapi I – Referimi në komisionin e vlerësimit pranë DAR-it

Hapi II – Vlerësimi I nxënësit nga komisioni I vlerësimit pranë DAR-it

Hapi III- Fitimi i të drejtës për marrjen e shërbimeve

Hapi IV- Hartimi I PEI-it

Hapi V- Zbatimi I PEI-ỉ

Hapi VI- Rishikimi I PEI-I

Hapi VII – Rivlerësimi I fëmijes me autizëm

Prindërit janë anëtarët kyç të ekipit të PEI-it.

Nuk ka gjë më të bukur kur zbaton me fëmijën me autizëm 9 rregullat e arta.


Rëndësi nga 9 rregullat e arta kanë mjetet ndihmëse , planifikimi I mësimit . ndihma e
individualizuar , menaxhimi I sjelljes , përfshirja e klasës dhe puna në grup. Cdo dite
duhet të jetë e mbushur me rutina , ku vendosen per te gjithe detyrat ne klasë sipas
niveleve të arritjes. Që nxënësi të jetë sa më I suksesshëm , rutina i duhet mësuar në
mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe plot instruksione , rregula, skeda vizuale . Rëndësi të
vecantë kanë kartat dhe mbeshtetja gjatë tranzicioneve.
Më interesante bëhet kur spikasin metodat dhe strategjitë që përdor mësuesi , duke u
mësuar që nga përshtatja e mjedisit ( mjedisi pa ngacmues) ku rregullat të jenë të
kuptueshme dhe të dukshme. Kjo përshtatje e mjedisit rrit pavarsinë dhe dëshiren e
fëmijës për të mësuar. Duke mbetur me shpresën që çdo fëmije ka të drejta të
barabarta , them që dhe një fëmijë autik mund të bëhet shkencëtar apo president I
shteteve të mëdha në botë. Fëmija eshtë jeta jonë.

You might also like