You are on page 1of 26

Kolegji AAB

Fakulteti i Shkencave Sociale

Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve

Lënda: Strategjitë e edukimit në moshat e reja

Tema: Filozofia e edukimit sipas strategjisë « Hap pas hapi»

Dr.sc. Fadil Latifi


3/28/2020 1
Çfarë është metodologjia «Hap pas hapi»?

▪ Hap pas hapi është një program që promovon mësimin


modern dhe qasje të përshtatshme për zhvillimin në
fëmijërinë e hershme.
▪ Përmes kësaj metodologjie, fëmijët përfitojnë nga qasja
e re afirmative në klasë, ata janë aktivë, gëzojnë lirinë e
shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohet
plotësisht.
▪ Programi është zhvilluar në vitin 1994 nga Universiteti
Georgetown në Washington.
▪ Programi është i bazuar në teoritë bashkëkohore të
zhvillimit në fëmijërinë e hershme dhe synon realizimin
e ideve të Xhon Djujit, Piazhesë, Montesorit, Vogotskit
etj.
Thelbi i metodologjisë « Hap pas hapi»

▪ Përgatitja e fëmijëve në përballimin e


sfidave të së ardhmes.
▪ Metodologjia Hap pas hapi promovon të
mësuarit gjatë gjithë jetës duke përgatitur
qytetarë aktiv.
▪ Ajo mbështet parimin se fëmijët rriten dhe
edukohen më mirë kur përfshihen
natyrshëm në edukimin e tyre.
▪ Një mjedis i planifikuar me kujdes nxit
fëmijët të zbulojnë, iniciojnë dhe të
krijojnë.
▪ Hap pas hapi promovon idenë e një stafi të
përgatitur nga aspekti pedagogjik, në aspektin
e psikologjisë zhvillimore të fëmijës,
psikologjinë e edukimit dhe pedagogjinë
parashkollore.
▪ Roli i stafit është të vendosë synime të
përshtatshme për fëmijë të veçantë dhe për të
gjithë grupin, t‘u përgjigjet interesave të
fëmijëve, të respektojnë aftësitë dhe nevojat
individuale të tyre, të mbajnë gjallë
kuriozitetin e natyrshëm të fëmijës.
▪ Metodologjia Hap pas hapi mbështetet në teorinë
zhvillimore e cila pranon idenë se fëmijët e vegjël:
Mësojnë në mënyrë aktive, marrin informacion të
ri në mënyrë të vazhdueshme për mjedisin ku
jetojnë nëpërmjet lojës.
Ecin sipas stadeve të parashikuara të zhvillimit
Varen nga të tjerët në rritjen emocionale dhe
njohëse nëpërmjet shkëmbimeve shoqërore
Janë individë unik që rriten dhe zhvillohen me
ritme të ndryshme
Metodologjia HpH ndërlidhë 3 iniciativa për edukimin e parashkollorëve:

1. Konstrukzivistët, që mendojnë se fëmijët mësojnë atëherë kur


mundohen të kuptojnë botën që i rrethon. Të mësuarit kthehet në një
proces interaktiv që përfshinë fëmijët, të rriturit, fëmijët e tjerë dhe
mjedisin që i rrethon.
2. Kurrikulë i përshtatshëm nga ana zhvillimore i cili mbështetet mbi
njohuritë që ekzistojnë për psikologjinë zhvillimore të fëmijëve dhe
se çdo fëmijë është qenie unike individuale. Një program i
përshtatshëm ku fëmijët bëjnë pyetje dhe janë të motivuar në nivelin
më të lartë.
3. Edukimi progresiv ka për bazë idenë se edukimi është një proces i
jetës e jo një përgatitje për jetën e ardhshme. Metodologjia hap pas
hapi mbështet idenë se edukimi me në qendër fëmijën i bën që të dyja
këto dhe se këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
Elementet e metodologjisë HpH

▪ Integrimi ndërlëndor
▪ Mësimi tematik
▪ Vlerësimi i vazhdueshëm dhe autentik
▪ Të mësuarit me objekte konkrete
▪ Puna në grupe
▪ Organizimi i klasës në qendra aktiviteti
▪ Të nxënit në bashkëpunim
▪ Intelegjencat e shumëfishta
▪ Vëzhgimi dhe dokumentimi i fëmijëve
▪ Bashkëpunimi me prindër
▪ Pasurimi i klasës me mjete mjekësore
Qëllimet e metodologjisë hap pas hapi

▪ Planifikimi ditor jep siguri dhe parashikueshmëri


▪ Mjetet janë të përshtatshme nga ana zhvillimore dhe me përdorime të
shumta
▪ Mësueset vëzhgojnë fëmijët që bashkëveprojnë me moshatarët dhe me
materialet e klasës për të identifikuar aftësitë dhe nevojat e tyre.
▪ Rregullat i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se kujdesi për njëri-tjetrin
është pjesë integrale e shkollës.
Qëllimet e metodologjisë hap pas hapi

Është se çdo fëmijë të zhvillojë aftësitë për të qenë:


Krijues, imagjinues dhe të gjejë mënyra të ndryshme për të zgjidhur
problemet
Mendimtar kritik dhe i aftë të zgjidh problema
Gjetës dhe zgjidhës problemash
I shqetësuar për komunitetin, vendin dhe mjedisin
Metodologjia HpH sigurohet që fëmijët:

▪ Kanë kohë të mjaftueshme për të zbuluar mjedisin


▪ Kanë mundësi të ndryshme edukimi, nëpërmjet gatimit, shkrimit,
ndërtimit, lojës dramatike, mjedisit jashtë, leximit, rërës dhe ujit, artit,
matematikës, shkencës etj.
▪ Kanë mjedis të sigurt për të eksploruar ndjenjat, për të bërë gabime dhe
për të zgjidhur probleme.
▪ Kanë mundësi për të bërë zgjedhje se tek cili aktivitet ata duan të marri
pjesë.
▪ Kanë një vend ku mund të tregojnë punën e tyre
Planifikimi i veprimtarive të edukimit në klasat që
punojnë me metodologjinë HpH

▪ Të planifikosh d.m.th të kesh një pikënisje dhe pikëmbërritje në


procesin e edukimit.
▪ Planifikimi i procesit shkon në tri pyetje kryesore:
a) Çfarë do të arrijë me fëmijë?-objektivi mësimor
b) Cili është procesi që do të përshkoj?-Metodat dhe mjetet mësimore
c) Si do ta kuptoj nëse i kam arritur synimet e mia? -Vlerësimi
▪ Planifikimi i procesit të edukimit është një detajim i parapërgatitur i
elementeve kryesorë të mësimit ditor.
▪ Planifikimi është element i rëndësishëm për realizimin e objektivave në
një orë, ditë, javë, muaj dhe vit.
▪ Në aspektin kohor planifikimin e kemi afatgjatë dhe afatshkurtër.
▪ Afatgjatë-planifikimi vjetor dhe dymujor
▪ Afatshkurtër-planifikimi javor dhe ditor
Pjesëmarrja e familjes

▪ Metodologjia HpH mendon se familjet kanë influencë të


madhe mbi fëmijët e tyre.
▪ Ata janë edukatorët e tyre të parë.
▪ Familjet duan që fëmijët e tyre të jenë krijues, dhe të
suksesshëm në të ardhmen, prandaj ato duhet të lejohen të
marrin pjesë dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në procesin
e edukimit dhe të inkurajohen për të ndihmuar.
▪ HpH synon dhe realizon pjesëmarrjen e familjes në mënyra
të ndryshme. Stafi pedagogjik inkurajon të gjitha familjet që
të përfshihen në të gjitha aspektet e programit të punës.
▪ Në çdo kopsht, ka një dhomë për takime me prindër ku ata
mbanë mbledhjet e rregullta, konsultimet individuale.
▪ Familjet ndihmojnë stafin pedagogjik edhe në planifikimin
dhe realizimin e aktiviteteve dhe vizitave nëpër institucione
të ndryshme.
Përshtatshmëria e aktiviteteve nivelit të zhvillimit
të fëmijëve

Përshtatshmëria moshore- Hulumtimet tregojnë se fëmijët kalojnë stade


dhe ndryshime universale të parashikuara që ndodhin gjatë 9 viteve të para
të jetës. Këto stade mund të ndodhin në të gjitha fushat e zhvillimit, në atë
fizike, emocionale, shoqërore dhe njohëse.
Mësuesja duhet të ketë parasysh se edhe fëmijët janë të një moshe,
ndryshimet tek ata nuk ndodhin në të njëjtën kohë. Metodologjia HpH u jep
mundësi fëmijëve për sukses e jo për dështim, pra organizohen aktivitete
nxitëse me nivelin e zhvillimit të fëmijëve.
Përshtatshmëria individuale- Çdo fëmijë ka një skemë dhe ritëm unikal të
rritjes, ka një personalitet individual, stil të të nxënit dhe prejardhje
familjare. Edukimi i fëmijëve të vegjël vjen si rezultat i shkëmbimeve të
mendimeve midis fëmijës dhe eksperiencave me materialet, idetë, fëmijët
dhe me të rriturit.
Çfarë duhet të kemi parasysh në zbatimin praktik
të metodologjisë HpH
▪ Klasa me fëmijë në qendër mbështetet në dy parime:
a) Fëmijët ndërtojnë njohuritë bazuar në eksperiencat personale dhe në
shkëmbimet që kanë me botën ku jetojnë
b) Mësuesit inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve më mirë nëse
bazohen në interesat, nevojat dhe aftësitë e tyre.
Klasa bëhet një laborator ku fëmijët eksperimentojnë me rolet e tyre si zbulues,
artistë, miq dhe shkencëtarë.
Është përgjegjësi e mësuese ta shndërrojë klasën në këtë lloj laboratori.
Mësueset bashkëveprojnë me fëmijë, japin modelin dhe mbështetjen nxënësve,
vëzhgojnë dhe dëgjojnë fëmijët në qendrat e aktivitetit, vlerësojnë vëzhgimet e
tyre dhe e përdorin këtë vlerësim për të planifikuar një mësim të
individualizuar.
▪ Fëmijët që edukohen në klasa me qendër fëmijët:
Bëjnë zgjedhje individuale
Luajnë në mënyrë aktive
Përdorin materiale me shumë përdorime
Punojnë së bashku dhe ndihmojnë njëri tjetrin
Çfarë duhet të ketë parasysh mësuesja gjatë
planifikimit?

▪ Veçoritë e moshë së fëmijëve


▪ Interesat dhe dëshirat e fëmijëve
▪ Kërkesat e fëmijëve dhe të familjeve të tyre
▪ Aftësitë që do të realizohen
▪ Kohëzgjatja e një veprimtarie
▪ Balancimet/grup i madh/i vogël, aktiviteti jashtë/brenda
▪ Mundësitë e realizimit ët asaj që planifikojmë
▪ Mundësitë e përfshirjes së prindërve në veprimtaritë në klasë
▪ Kalimin nga e njohura tek e panjohura etj.
Çfarë përfaqësojnë qendrat e aktiviteteve?

▪ Ambientet e klasave që punojnë me metodologjinë HpH organizohen në


miniabiente brenda klasës të pajisura të gjitha me materiale që të nxisin
aktivitetin dhe lojën.
▪ Këto qendra quhen qendra të aktiviteteve. Klasat sipas metodologjisë HpH
përmbajnë këto qendra:
Qendra e lojës dramatike
Qendra e lojërave manipulative
Qendra e blloqeve
Qendra e shkrim leximit
Qendra e artit
Qendra e ujit dhe rërës.
▪ Qendrat e aktiviteteve përmbajnë një shumëllojshmëri materialesh që
fëmijët i përdorin në mënyrë të pavarur dhe krijuese.
▪ Përdorimi i qendrave të aktiviteteve mbështetet në parimet:
a) Fëmijët mësojnë duke luajtur. Ata duke bashkëvepruar me objekte e
materiale të shumta që gjenden në qendrat e aktiviteteve mësojnë për
to dhe dukuritë që lidhen me to.
b) Fëmijët mësojnë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Qendrat e
aktiviteteve dhe puna në grupe u krijon mundësi që të zgjidhin
problemet bashkërisht, marrin vendime, ushtrojnë shprehitë, dallimin
e ndryshimeve si dhe fitimin e pavarësisë.
Qendra e lojërave dramatike, synimet që realizon
kjo qendër
▪ Interpretimi dramatik është një aktivitet nëpërmjet të
cilit fëmijët testojnë, sqarojnë dhe rrisin kuptimin e
vetvetes dhe botës së tyre dhe mësojnë rrugët për
përballimin dhe zotërimin e situatave të ndryshme.
▪ Fëmijët angazhohen në rolet dramatike dhe
interpretojnë në çdo ambient duke përdorur mjetet që
kanë në dispozicion.
▪ Loja dramatike në shumë drejtime është në funksion
të zhvillimit mendor
▪ Në interpretimet e ndryshme fëmijët zgjerojnë
koncepte lidhur me ato që zakonisht quhen studime
sociale. Ata zgjerojnë kuptimin mbi njerëzit, rolet
dhe sjellje e tyre.
▪ Zgjerohen edhe konceptet matematikore, duke
shoqëruar një pjatë një pirun një thikë me një karrige.
Qendra manipulative

▪ Manipulativët janë mjete me përmasa të vogla


që në shumicën e rasteve përdorën në tavolinë
në mënyrë individuale, në çifte ose në grupe.
▪ Të gjitha mjetet manipulative kërkojnë
përqendrimin e syve, përdorimin e muskujve
të vegjël të gishtave dhe arritjen e koordinimit
të syrit dhe të dorës.
▪ Disa nga manipluativët më të përdorshëm;
- Lodrat gjëza/ p.sh. Ata klasifikojnë idetë kur
gjejnë se ku duhet të vendoset bari i gjelbër,
ose qielli blu, ku vendoset koka, krahët dhe
këmbët e një figure.
- Blloqet Lego apo Duplo, ofrojnë mundësi për
konstruksione të ndryshme si shtëpi, kulla,
automjete etj.
Tangram
Blloqet ndërtimore

▪ Qendra e aktiviteteve me blloqe ndërtimore është e


mbushur me blloqe të madhësive dhe formave të
ndryshme për krijimin e strukturave të
identifikueshme, si ndërtesa, qytete, ferma dhe
kopshte zoologjike. Fëmijët mësojnë shumë gjëra
nga ndërtimi me blloqe. Ata zhvillojnë shprehitë
matematikore, zgjojnë aftësitë mendore, rritin
aftësitë shoqërore e problem zgjidhëse si dhe
forcojnë aftësinë e përqendrimit.
▪ Vihet në përdorim aftësia krijuese si dhe zhvillohet
përqendrimi. Në këtë qendër mund të shtohen nga
nxënësit si dhe nga mësuesja edhe shumë mjete
tjera si makina, kamionë, kafshë, aeroplanë etj.
Qendra e shkrim-leximit

▪ Qendra e aktivitetit të shkrim-leximit


përmban libra dhe materiale për dëgjim e
shkrim. Kjo qendër është e qetë ,ku fëmijët
shikojnë libra, lexojnë për njëri tjetrin apo
dëgjojnë mësuesen ose ndonjë prindë që
lexon për ta.
▪ Literatura përdoret gjatë gjithë ciklit
parashkollor te PHP. Fëmijët grishen të
krijojnë librat e tyre, të krijojnë gjëra të
reja, të dramatizojnë dhe të dëgjojnë
tregime të ndryshme.
QENDRA E SHKRIM-LEXIMIT

Qendra e shkrim-leximit përmban libra dhe


materiale për dëgjim dhe shkrim.
Kjo qendër është e qetë, ku fëmijët shikojnë
libra, lexojnë për njëri tjetrin apo dëgjojnë
mësuesen ose një prind që lexon për ta.
Literatura përdoret gjatë gjithë ciklit
parashkollor të programit Hap Pas Hapi.
QENDRA E RËRËS DHE UJIT

Këto qendra u ofrojnë fëmijëve shumë mundësi për të


përdorur shqisat e tyre. Përmes eksplorimit të këtyre
materialeve natyrore, fëmijët krijojnë, mendojnë dhe
komunikojnë.

You might also like