You are on page 1of 3

Rastet e dhunës në institucionet arsimore dhe edukative janë kthyer në një shqetësim të madh.

Për këtë nevojitet


parandalimi i menjëhershëm nëpërmjet masave të ndryshme si nga drejtuesit, edhe nga prindërit

Bulizmi në shkollë është në rritje të vazhdueshme. Ky shqetësim po prek si të rinjtë adoleshentë, edhe të vegjlit në
shkollat fillore. Por, përpara se të kalojmë te një sondazh i cili është kryer kohët e fundit, le të ndalemi te domethënia e
këtij termi. Ai përfshin sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre
të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet
fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur dëshirave të atyre që krijojnë sjelljen buliste.

Për këtë fenomen janë kryer studime të ndryshme, por më së fundi në sajtet e huaja ka spikatur një sondazh nga
“Telefono Azzurro”. Të dhënat kanë qenë domethënëse: 15% e të intervistuarve, nga mosha 12 deri në 18 vjeç, kanë
deklaruar se kanë qenë viktimë e bulizmit në shkollë.

Duke shkuar më në brendësi të të dhënave të sondazhit, rezulton se episodet e bulizmit më të zakonshme janë shprehjet
ofenduese dhe tallja, si në ambientet e shkollës, edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk janë të paktë dëshmitarët e drejtpërdrejtë të episodeve të bulizmit në shkollë që në gjysmën e rasteve,
nuk kanë pasur kurajën të ndërhyjnë për të mbrojtur viktimën fatkeqe të momentit.

Por gjithsesi kundër bulizmit në shkollë, mund të bëhet shumë: “topi” në këtë pikë u kalon si prindërve, edhe mësuesve,
pse jo edhe sistemit arsimor në tërësi.

Kambanat e alarmit

Një nga problemet më të vështira për t’u zgjidhur, për sa i përket bulizmit në shkollë, qëndron pikërisht tek evidentimi
i sinjaleve të tij. Nuk është e rrallë që vetë prindërit nuk e kuptojnë situatën ose bëjnë sikur, duke ia lënë atë fazës
tipike të adoleshencës. Por ekzistojnë disa sinjale treguese për ndonjë situatë të vështirë që po kalon fëmija juaj:
gërvishtjet dhe lëndimet pa asnjë shpjegim, izolimi në vetvete ndaj shokëve dhe shoqeve të klasës, dhembjet fizike
(dhembje barku) ose probleme emocionale të cilat rriten sidomos në mëngjes përpara se të shkojnë në shkollë.

Parandalimi, komunikimi mes prindërve dhe mësuesve

Si mund të luftohet bulizmi në shkollë? Përmes punës dhe bashkëpunimit ndërmjet prindërve dhe mësuesve. Në fakt
është e rëndësishme që parandalimi i bulizmit të jetë fryt i aktivizimit të njëkohshëm të të dyja këtyre palëve. Kjo do
të thotë se, nëse prindërit kanë një dyshim bulizmi mbi fëmijën e tyre, këtë duhet t’ua thonë menjëherë mësuesve.
Dhe anasjelltas, nëse mësuesit vërejnë raste dhune fizike dhe psikologjike ndërmjet nxënësve të tyre, atëherë duhet
të bëjnë menjëherë mbledhje me prindërit.

Kujdes me rrjetet sociale pas shkolle

këqija dhe më të përhapura, nëpërmjet së cilës zhvillohet bulizmi në shkollë, është përdorimi i rrjeteve sociale apo i
chat-it për të ofenduar viktimat e bulizmit. Në këtë kuptim, gjendja bëhet më e rëndë, sepse bëhet fjalë për një rast
nga i cili ata kanë tendencë të fshihen nga kontrolli i prindërve.

Ndaj, për t’i kthjelluar fëmijët tuaj, është i rëndësishëm një minimum kontrolli edhe në momentin kur ata përdorin
rrjetet sociale; mjafton të mos viheni shumë re, pa bërë shumë zhurmë. Gjeni një mënyrë për t’u bërë shokë ose
shoqe me fëmijën tuaj për të kuptuar marrëdhëniet e tij/saj në shkollë. Kështu do të vendosni balanca mes lirisë dhe
kontrollit ndaj fëmijës suaj.
Prindërit si ndikues të bulizmit

Është shumë i vështirë edhe zbulimi i atyre prindërve, të cilët ndikojnë për keq te fëmijët e tyre me situata buliste. Në
këtë rast u takon mësuesve që të zhvillojnë mbledhje të herëpashershme me prindërit për të kuptuar natyrën e tyre
apo sjelljen që kanë më fëmijët. Gjithashtu, është e rëndësishme të ndërhyni dalëngadalë

Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë


në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë
goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu
përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullisti.

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi
më i pranuar gjerësisht për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002),
sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një
disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i
padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të
qenit mbizotërues ndaj viktimës”. Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive
ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu
edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese,
përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullisti. Këto
karakteristika e bëjnë bullizmin jo vetëm një sjellje të dhunshme atipike dhe shumë specifike
në raport me lloje të tjera të dhunës në shkollë, por gjithashtu edhe shumë të vështirë për t’u
identifikuar si e tillë. Me fjalë të tjera, sjellje të dhunshme që ndodhin midis nxënësve për
shkaqe të tjera, të cilat nuk përfshihen në përkufizimin e dhënë më sipër, nuk konsiderohen si
bullizëm. Të tilla sjellje mund të jenë reagimet e ashpra në raste të grindjeve të provokuara
nga viktima.

Përse një fëmijë priret të bëhet bullist?


Kjo është një pyetje e cila nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë. Njerëz të ndryshëm
dhunojnë për arsye të ndryshme dhe disa dhunojnë më shumë se të tjerët. Disa dhunojnë
sepse janë të pakënaqur me veten dhe mendojnë se duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq,
kjo do t’u sjellë kënaqësi. Disa të tjerë dhunojnë sepse kanë një nevojë të vazhdueshme për t’u
treguar të tjerëve se kush drejton. Të tjerë dhunojnë sepse e kanë perceptuar dhunën si të
vetmen formë që siguron mbijetesën në mjedisin kaotik social ku jetojnë. Shpesh, për fatin
tone të keq, disa fëmijë dhunojnë sepse familjet ku jetojnë, janë tolerante ndaj dhunës ose më
keq akoma, I gëzohen të qenit zot të vetes (edhe pse e bëjnë në mënyra shpeshherë të
stërholluara dhe duke u përpjekur që të mos bien në sy të vetë fëmijës). Shkollat vlerësohen si
mjedisi ideal për bullizmin. Ato janë institucione hierarkike, si përsa i përket statusit të stafit,
ashtu edhe të nxënësve. Shkollat funksionojnë në bazë të dinamikave dhe fuqive të ndryshme.
Sipas Lines (2008), nxënësit i shquajnë lojërat e forcës që zhvillohen midis anëtarëve të stafit
në shkollë dhe i brendësojnë ato në një masë të caktuar ose të paktën, i reflektojnë ato në
sjelljet e tyre ndërpersonale. A mund të dallosh nëse një fëmijë është bullist? Sikur të ishte
kaq e lehtë! Duke qenë se arsyet apo rrethanat që provokojnë dhe mbajnë sjelljen bulliste janë
kaq të shumta sa ne i përmendëm (në fakt listimi i plotë i tyre do të kërkonte një hapësirë
shumë më të madhe), është e vështirë të konfirmosh dyshimin nëse një fëmijë është bullist
apo viktimë e bullizmit. Gjithsesi, edhe fakti se tek ne kanë lindur dyshime për praninë e një
skeme bullizmi, ky është një ogur i mirë, pasi ne e njohim rëndësinë e sinjaleve që jep fëmija.
Përgjithësisht, fëmijët që tregojnë sjellje bulliste kanë një vlerësim shumë të lartë për veten,
ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz. Mendimi i gabuar vjen pikërisht për shkak të
faktit se pjesa më e madhe e bullistëve janë nxënës me pak interes për shkollën dhe me një
performancë të ulët mësimore. Këta fëmijë dhe të rinj, gjithashtu presin që gjithë të tjerët të
përmbushin kërkesat e tyre dhe për më tepër, t’i kenë frikë. Këta fëmijë, në përgjithësi nuk
mendojnë se sa keq u bën të tjerëve dhuna e ushtruar prej tyre ose edhe në rast se e
mendojnë, kjo gjë u jep kënaqësi. Sidoqoftë, sjelljet bulliste janë tregues të faktit se ata që e
ushtrojnë bullizmin nuk dinë të kontrollojnë dhe të menaxhojnë agresivitetin e tyre.

You might also like