You are on page 1of 26

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I EDUKIMIT

TEMA: PROCESI I
VLERËSIMIT TË
NXËNËSIT DHE

MËSIMDHËNËSIT
(Punim Diplome)

Drejtimi: Programi fillor

Mentori: Kandidatja:
Prof. As. Dr.Behxhet Gaxhiqi Eda Guta

Gjakovë, 2016
PËRMBAJTJA

1
ABSTRAKT

HYRJE

OBJEKTIVA

KAPITULLI I
PARTNERITETI MËSUES NXËNËS

KAPITULLI II
VLERËSIMI

2.1. Parimet themelore të vlerësimit


2.2. Qëllimi dhe rreziqet e vlerësimit
2.3. Procedurat e vlerësimit
2.4. Veprimtaritë e vlerësimit në klasë

KAPITULLI III
LLOJET E VLERËSIMIT
3.1. Vlerësimi i mbrendshëm
3.2. Vlerësimi i jashtëm

KAPITULLI IV
ÇËSHTË MËSIMDHËNËSI?

4.1. Cili është mësimdhënësi i suksesshëm ?

KAPITULLI V
VLERËSIMI I PËRFORMANCËS SË MËSIMDHËNËSIT

5.1. Standardet e përformancës


5.2. Niveli i përformancës së mësimdhënësit
5.3. Roli i vlerësuesëve

2
ABSTRAKT

Vlerësimin në shkollë dhe mësimdhënie është si një element që i jep një vlerë të caktuar
pozitive apo jo dijeve tona. Me vlerësim vlerësohen dituritë dhe aftësitë e nxënësve, si
dhe vlerat, qëndrimet dhe shprehitë e tyre, që ndikojnë edhe në suksesin në shkollë dhe
në të arriturat jashtë shkollës. Vlerësimi konsiderohet si procesi më delikat i
mësimdhënies, pasi në shumë raste ai konsiderohet edhe si subjektiv dhe në shumë raste
ai nuk arin që të dalë jashtë këtij konteksti. Vlerësimi i brendshëm është gjykimi për
cilësinë ku përmes tij sigurojmë informacione për vendimmarrje. Vlerësimi përmban
përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të
saktë, të vlefshme dhe të besueshme.

Vlerësimi duhet të jetë një proces zinxhir, i vazhdueshëm, i cili zhvillohet në nivele e
periudha të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të ofrojë të dhëna konstante,
të cilat nga ana tjetër do të ndihmojnë në drejtimin e procesit të mësimdhënies. Të
vlerësuarit e nxënësve nga ana e mësuesit duhet kryer me regullsi, paralelisht me
mësimdhënien, në çdo orë mësimi, ndonëse në mënyrë informale. Mësimdhënësi duhet të
planifikoj vlerësimin e brendshëm në përputhje me rezultatet e pritshme të kurrikulës dhe
me planin zhvillimor të shkollës. Ai duhet të jetë i vëmendëshëm ta planifikojë atë si
pjesë përbërëse të mësimdhënies. Kujdes gjatë etapës së planifikimit duhet ti kushtojë
edhe ndërlidhjes në mes vlerësimit të rezultateve mësimore të kurrikulës në të gjitha
format e planifikimit.

3
HYRJE

Përgjegjësitë e shkollës janë të mëdha. Shkolla është vendi ku edukohet qytetaria


demokratike dhe synohet të formohen të rinjë e të reja që të përballojnë me sukses çdo
sfidë. Kurrikula bërthamë dhe ajo me zgjedhje, projektet kurrikulare,veprimtaritë dhe
aftësitë ndërkurrikulare janë elemente të qarta të reformimit të përmbajtjes së shkollës
sonë. Procesi i mësimdhënies dhe i nxënies po pasurohet çdo ditë edhe me përfshirjen e
teknologjive të reja të informacionit. Kjo ka bërë që mësuesit të ndiejnë nevojën e
trajnimit dhe të kualifikimit të vazhdueshëm.

Punimi im i diplomës për objekt studimi ka “Procesin e vlerësimit të nxënësve dhe


mësimdhënësvë”. Si autore e këtij punimi jam përpjekur maksimalisht që të shfrytëzoj
literaturë të autorëve të ndryshëm, vetëm që të bëj një përmbledhje sa më të saktë të këtij
procesi i cili është shumë i rëndësishëm në procesin e mësimdhënies. Punimi synon të
japë një vështrim dhe një trajtim praktik të gjerë mbi aplikimin e vlerësimit nga mësuesit,
nxënësit dhe drejtorit e arsimit. Punimin e diplomës e kam ndarë në kapituj ku secili prej
tyre ka edhe nëntemat e veta.

Në kapitullin e parë ka bërë një përshkrim të shkurtër për partneritetin në mes


mësimdhënësit dhe nxënësit. Në kapitullin e dytë kam vënë theksin në temën rreth
vlerësimit në përgjithësi, duke u përpjekur të përmbledh edhe procedurat, rreziqet,
qëlimet e vlerësimit. Duke analizuar me shumë kujdes këtë pjesë të vlerësimit, kam
ndaluar në kapitullin e tretë në vlerat dhe llojet e vlerësimit duke bërë përfshirjen e disa
llojevë të vlerësimit të cilat aplikohen në shkollë nga ana e mësimdhënësit.
Në kapitullin katërt kam shtjelluar rreth rolit së mësimdhënësit dhe si duhet të arrijmë
deri te një mësues i suksesshëm. Ndërkaq në kapitullin e fundit, të pestin me radhë në
fokus kam vënë vlerësimin e përformancës së mësimdhënësvë duke përfshir standardin,
nivelin e përformancës si dhe rolin e vlerësuesëvë të jashtëm.

4
OBJEKTIVAT

 Të kuptojmë se çka është vlerësimi.

 Të dallojmë vlerësimin e brendshëm nga i vlerësimi i jashtëm.

 Të kuptojmë rëndësinë e vlerësimit te nxenësit dhe mësimdhënësit.

5
KAPITULLI I

PARTNERITETI MËSUES- NXËNËS

Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qëndrore në shkollë. Për mësuesin ideal është folur që
nga koha e Sokratit, Aristotelit, Pestalocit. Por çfarë është mësuesi ideal sipas këtyre
autorëve? Ky mësues që konsiderohet si mësues ideal është vëzhgues, eksplorues, njohës
i shpirtit, lexues i mirë, tregimtar i hollë, një njeri me horizont të gjerë, është gjithmonë
një hap para të tjerëve çka është e nevojshme të përmbushë imazhin e çdo mësuesi, mbi të
gjitha të jetë human.Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira
dhe më me përgjegjësi. Është një punë që, për të arritur rezultate maksimale, kërkon
impenjim të madh nga të tria palët; nga mësuesi, nga prindërit dhe nga vetë nxënësit ku
impenjimi i tyre duhet të jetë më i madh, kjo për vetë faktin se do të jenë nxënësit ata që
do të marrin njohuri dhe dituri të reja. Por më i rëndësishëm është impenjimi i mësuesit
përkundrejtë nxënësit të tij. Mësuesi duhet të ketë role të shumta brenda dhe jashtë
klasës.Përcaktimi i marëdhënieve mësues – nxënës është një çështje themelore në të cilën
ndërthuren koncepte, norma e parime kryesore të pedagogjisë, psikologjisë dhe
didaktikës.

Mësuesi dhe nxënësi janë dy bshkëpunëtorë të lidhur ngushtë me njëri- tjetrin gjatë
gjithë viteve të shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duke punuar nën
drejtimin e mësuesit do të përvetësojë njohuri, shkathtësi dhe shprehi që do të përcaktojnë
programet mësimore, përvetësim që varet nga puna e mësuesit dhe përkushtimi i
nxënësit.Përmes punës së tij mësuesi duke krijuar një partneritet të suksesshëm ndërmjet
shkollës, nxënësit dhe familjes bënë të mundur përgatitjen e nxënësve për sukses gjatë
procesit mësimor, pavarësisht diversitetit kulturorë të nxënësve, në mënyrë që të
përfundojnë me rezultate sa më të larta studimet e tyre dhe për të kontribuar sa më
pozitivisht në jetën e tij dhe në komunitet.

Mësuesi duhet të mbajë parasyshë gjithmonë që një mësimdhënie e mirë është e


vlefshme për shoqërinë, mësimdhënia efektive është ky çi i një edukimi të vërtetë,
mësuesi duhet të dijë që nxënësit kanë nevojë për shumë zotësi dhe njohuri për të qenë të
suksesshëm, por mbi të gjitha, për nxitje nga ana e mësuesit dhe të ndihen të motivuar e
të zotë në botën që ndryshon me shpejtësi rreth dijes e vlerave qytetare.Mësuesi duhet të
jetë ai që krijon qytetarë të ditur dhe të ndërgjegjshëm të cilët janë të aftë të shohin botën
në mënyrë kritike, të cilët marrin vendime të zgjuara për jetën e tyre dhe të të tjerëve.
Edukimi është mënyra më e mirë për të mbajtur gjallë bazat e demokracisë në shkollë, në

6
jetë, shoqëri dhe familje, ndaj të gjithë duhet të punojmë për të rritur një brez qytetarësh
të botës ku të gjithë i mirëpresin.

KAPITULLI II

VLERËSIMI

Vlerësimi është gjykimi për cilësinë. Vlerësimi është sigurimi i informacionit për
vendimmarrje. Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u
kufizuar në arritjet e nxënësit. Vlerësimi është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe
risit. Vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të
informatave me qëllim të determinizmit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar
objektivat udhëzues. Përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat,
bazohet në matjen objektive, të saktë, të vlefshme, të besueshme.

Vlerësim, siç e shpreh edhe emri, do të thotë t'i japësh një vlerë diçkaje. Mësuesit
bëjnë vlerësim kur gjykojnë për diçka apo pjesë të saj, në bazë të disa kritereve. Sigurisht
që, kur komunikojmë me të tjerët, ne të gjithë duhet të biem në një mendje për kriteret që
përdorim, si dhe për mënyrën se si përputhet informacioni me kriteret apo si përshkruhet
ai prej tyre. Kriteret janë të drejtpërdrejta dhe madje të klasifikueshme nga ana sasiore.
Aftësia kyçe për vlerësim është përdorimi me efikasitet i kritereve. Kriteret janë kategori
ose parime racionale, që përdoren për të gjykuar vlerën apo logjikën e një ideje. Grupi i
kritereve që përdor një mësues për të bërë vlerësime, janë kategori racionale "me emërues
të përbashkët", që duhet të kuptohen dhe me të cilat duhet të pajtohen edhe të tjerët, në
një mjedis bashkëpunues.

Vlerësimi është aftësia për të gjykuar vlerën e një materiali, të mirën e një ideje,
motivet e sjelljeve etj. Përmban përshkrimin sasior dhe cilëor, gjykon vlerat dhe meritat,
bazohet ne matjen e njohurive si te sakta, te vlefshme, dhe të besueshme.
Për vlerësimin si veprimtari, janë publikuar një gamë trajtash të ndyshme teorike, të cilat
kanë treguar rezultat pozitiv, ku në mesin e tyre jam munduar të paraqes të dhënat më të
nevojshme të procesit të vlerësimit.

Vlerësimi i rregullt i përparimit të nxënësve është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit.


Ky vlerësim varion nga një vështirim ose ndjekje e punës së nxënesit gjatë një detyre në
klasë deri në zhvillimin e provimeve që kryhen nga organet e administratës shtetërore që
përkujdesen për punë në shkollë. Ka veprimtari të shumëllojshme për të vlerësuar
përparimin e nxënësve. Secila nga këto ka proceset dhe procedurat e veta të veçanta.1

1 Bardhyl, Musai, Metodologji e mësimdhënjes, Shtëpia Bouese “Pegi”, Tiranë, 2003, fq.244

7
2.1. PARIMET THEMELORE TË VLERËSIMIT

Vlerësimi duhet shikuar si një proces të pëecaktimit të plotë të natyrës dhe shkallës së
mësimnxënies në procesin e zhvillimit të duhur të nxënësit. Ky proces do të jetë me i
efektshëm nëse i përfillim këto parime:
1. Përcaktimi i qëllimit dhe i prioriteteve në procesin e vlerësimi:
Përshkrimi i kujdesshem i qëllimit të matje
Rezultatet e parashikuara të të nxënit
Zgjedhja e matjeve te mundshme

2. Zgjedhja e teknikave të vlerësimit në përputhje me karaktetistikat që duhen të maten:

Objektive
Të sakta
Të përshtatshme

3. Zbatimi i teknikave te ndryshme te vlerësimit


Testet objektive - për matjen e njohurive, të të nxënit
Testet ese - qe t’i masim aftësitë për organizimin dhe shprehjen e ideve

Vlerësim - që të vlerësoj shkathësitë e manifestimit dhe sjelljet e ndryshme të


nxënesit
Vetraportimi - vlerësimin e interesimit dhe qëndrimit
Portofolio - vetëvlerësimi

4. Dobësit e teknikave të vlerësimit


Gabimi gjatë provës - problemi i rëdomtë në matjet e rezultateve mesimore dhe
psikologjike
Interpretimi jo i saktë i rezultateve të matjes
Gabimi i pikëzimit të testit (sipas rastit)

5.Vlerësimi është një rrugë drejtë një fundi, por jo fund në vetvete
Eleminimi i gabimeve të matjes
Marrja e vendimit për cilësinë
Procesi i vlerësimit zhvillohet në mënyre të përsëritshme2

2 Isuf, Zeneli, Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Shtëpia botuese ”Libri Shkollor”, Prishtinë,
2003, fq 25

8
2.2. QËLLIMI DHE RREZIQET E VLERËSIMIT

Vlerësimi ka të bëjë më çdo llojë veprimtarie dhe instrumenti që përdoret për të gjykuar
për punën dhe arritjet e nxënësve. Vlerësimi i shërben disa qëllimeve ku më të shpeshtat
janë:
Të sigurojë informacionin rreth perparimit te nxënësve.
Të sigurojë nxënësve informacion mësimor
Të motivojë nxënësit
Të shënojë përparimin e nxënësve
Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale.
Të vlerësoj gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen.3

Janë tri rreziqe të vlerësimit:

Rreziku i parë: është kur nxënësit shohin se vlerësimi që i bëhet përparimit të tyre
është më i ulët se a i shokëve që kanë nivel të njejtë me ta.
Rreziku i dytë: procedurat dhe praktikat e përshtatura për vlerësimin e nxënësve mund
të jenë tejet të konsumuara, burokratike, të kërkojnë harxhim të madh kohe, për mësuesit
dhe nxënësit.
Rreziku i tretë: mund të i orientoj mësuesit për më tepër angazhim me nxënësit e
suksesshëm4.

2.3. PROCEDURAT E VLERËSIMIT

Njëra ndër vetitë dalluese në procesin e vlerësimit është përdorimi i procedurave të


llojllojshme. Vlerësimi përdoret në shumë kontekste të ndryshme dhe për shumë qëllime.
Këtu do t’i paraqes kategoritë bazë përmes të cilave do të pasqyrojme procedurat e
përgjithshme dhe të dobishme në procesin e vlerësimit.
Testet dhe procedurat tjera të vlerësimit, në bazë të natyrës së matjes, mund të ndahen në
dy kategori të gjëra.
Sipas Kronbahut këto kategori janë emëruar si:
1.Matje e arritshmërisë maksimale dhe
2.Matja e sjelljes tipike5

3 Bardhyl Musaj, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë:PEGI,2002, fq.244


4 Po aty, fq 244
5 Isuf, Zeneli, Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Shtëpia botuese ”Libri Shkollor”, Prishtinë,
2003, fq.30

9
1.Matja e arritshmërisë maksimale: Janë procedurat të cilat perdoren për përcaktimin
e aftësive të një përsoni. Këtu matja bëhet me dy lloj testesh :
1. testi i aftësive
2. testi i arritshmëris

Dallimi ndërmjet këtyre dy lloj testeve qëndrron në pikpamjen e shfrytëzimit të


rezultateve se sa nga kualiteti i vet testit. Në një test për matjen e aftësive, së pari duhet të
shikohet suksesi për disa vç1ori gjatë aktivitetit të ardhshëm në mësimnxënie.
Në një test të arritshmërisë 1ështje parësore është shkalla e suksesit në disa aktivitete pas
mësimnxënies. Nuk përjashtohet mundësia e kombinimit të dy testeve pasi që dallimet
janë kryesisht vetëm në fushën e theksimeve.

2. Matja e sjelljes tipike: Përfshin procedurat e atyre formulimeve që reflektojnë sjelljet


tipike të një përsoni. Procedura e kësaj matje është e ballafaquar më parë me atë se çka
individët do të bëjnë se sa ata mund të bëjnë.

Përpilimi i metodave për vlerësimine karakteristikave emocionale dhe vetive tjera të


përsonalitetit bëjnë pjesë në këto kategori.
Kjo është një fushë shumë e rëndësishmë për vlerësimin e sjelljeve tipike, poashtu edhe
shumë e vështirë për tu vlerësuar. Zakonisht për këtë qëllim përdoren teknika të
ndrryshme të vlerësimit si intervistat, shënimet, teknikat e vrojtimit etj.
Për të bërë një vlerësim sa më të saktë duhet qe t’i kombinojmë një numër sa më të madh
të këtyre teknikave.6

2.4. VEPRIMTARI TË VLERËSIMIT NË KLASË

1. Kontrolli i veprimtarive në klasë.


2. Detyrat të planifikuara për vlerësim, të shkrira me punën në klasë.
3. Detyrat e shtëpisë.
4. Testet e ndërtuara nga mësuesi.

Kontrolli i veprimatrive në klasë : Aspektet më kryesore të një vlerësimi të tillë kanë të


bëjnë me faktin që mësuesi kontrollon rregullisht përparimin e gjithë nxënësve,
kontrollon se sa kanë kuptuar nxënësit dhe çfarë vështërsish u dalin.

Detyrat e planifikuara për vlerësim, të shkrira me punën në klasë: në këto raste mësuesi
duhet ta paralajmrojë nxënësin për veprimtaritë që do të zhvilloj dhe qëllimin e vlerësimit
të tyre. 7

6 Po aty, fq 31
7 Bardhyl Musaj, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë:PEGI, 2002,fq. 249.

10
Vlersësimi i suksesshëm i përparimit të nxënësve për realizimin e objektivave të
programit mësimor varet nga harmonizimi i mirë i kërkesave të vlerësimit me punën e
aktivitetin e zakonshëm e të përditshëm të nxënësve në klasë.

Detyrat e shtëpisë : janë mjaft të rëndësishme dhe të dobishme për të zhvilluar aftësitë e
nxënësve dhe për të përmbushur kërkesat që shtrohen ndaj tyre.Në këtë drejtim ndihma e
prindit është e dobishme në mbikqyrje, por ësht edhe e padobishme, sepse nxënësi i merr
gjërat e gatshme në vend se ti arrijë ato me përpjekjet dhe forcat e veta.

Testet e ndërtuara nga mësuesi : provimet dhe testet e shkurtëra të ndërtuara nga mësuesi
motivojnë nxënësit për përgatitjen për provim apo testim. Këto teste ndryshojnë në formë
dhe në tipe duke filluar nga testi gojor, i bazuar në detyrën e shtëpisë, deri te
përfundimtari.8

8 Po aty, fq 250

11
KAPITULLI III

LLOJET E VLERËSIMIT

Vlerësimi diagnostikues
Ky, pjesërisht, ngjan me vlerësimin formues, por, në mënyrë të ve1antë, indentifikon
vështirësitë e të nxënit ose problemet që lanë të bëjnë me të. Disa prej këtyre testeve
mund të përdoren për të indentifikuar nevoja të ve1aanta të lidhura me edukim special. 9

Vlerësimi përmbledhës
Identifikon standardin e arritjeve të objektivave në një moment të caktuar, normalisht
në përfundim të një preiudhe të caktuar të mësimdhenies, psh, në fund të një apo disa
kapitujve, semestrit apo në fund të vitit shkollor.
Shembujt më tipik të tij janë notat në regjistrat e klasës ose rezultatet e provimeve që
kryhen nga drejtoria e shkollës, apo notat në dëftesat shkollore. 10

Vlerësimi i bazuar në normë


Vlerësimi i 1do nxënësi është i lidhur me vlerësimin e të tjerësve, bazuar në një normë
mesatare të caktuar, duke u shpërndarë sa më gjërsisht, sipas aftësive të tyre. Për
shembull nëse nota 7 është përcaktuar si niveli i arritjes së një objektivi të caktuar dhe
është marrë nga 10 perqind të nxenësve, kjo do të thotë se, pavarësisht se sa i lartë apo i
ulët ka qenë standardi i punës, 10 përqind do të marrin me siguri notën 7. 10

Shembull tipik i këtij vlerësimi është aj në fizkulturë ku, psh, për një garë të caktuar ka
norma dhe vlerësimi bëhet në bazë të arritjes të këtyre normave. Për të caktuar standardin
e arritjes së normës, testimi kryhet në një numër të madh të rasteve, jo më pak se 1000.

Pra, informacioni që sigurohet përmes këtij mbështetet në arritjet e një grupi më të gjërë
nxënësish se ata që testohën; por ky vlerësim nuk jep informacion të ve1antë mbi
shtrirjen e atyre pjesëve të programit në të cilin nxënësit janë më mirë apo më dobët. 11

Vlerësimi i përparimit të nxënësve


Vlerësimi i rregullt i përparimit të nxënësve është pjesë e mësimdhenjes dhe të nxënit. Ky
vlerësim varion nga një vështrim ose ndjekje e punës së nxënësit, gjate një detyre në
klasë, deri në zhvillimin e provimeve që keyhen nga organet e administrates shtetërore
dhe institucione të tjera që përkujdesen për punën në shkollë.

9 Behxhet, Gaxhiqi,
10 Gary, D.Borich, Metodologji e mësimdhënies, Tiranw, 2003, fq 246.
11 Po aty, fq 246

12
Vlerësimi përmbledhës
Identifikon standardin e arritjeve të objektivave në një moment të caktuar. 12

Vlerësimi i bazuar në kritere


Sipas tij, vlerësimi i 1do nxënësi, që përmbuh një kritr të caktuar, do të bëhet sipas notës
korresponduese, pavarësisht nga puna e të tjërëve. Shembuj tipikë të këtij lloji vlerësimi
janë testimet që kryhen sot në të gjitha lëndët,si dhe provimet e lirimit apo pjekurisë.Ky
vlerësim siguronedhe informacion për të indëntifikuar vështërsitë e nxënësve dhe
ndihmon në kapërcimin e tyre. 13

Vlerësimi i përditshëm – është një praktik normale në klasë, që bazohet në kontrollet e


kryerjes së detyrave të nxënësve në klasë, si pjesë përbërëse e praktikës së përditshme.14

Vlerësimi i përfundimtar – bazohet në një vlerësim në fund të vitit apo në provimet e


lirimit dhe të pjekurisë. 15

Vlerësimi në proces – Vlerësimi i një veprimtarie në vazhdim, në procesin e kryerjes së


saj, p.sh, leximi i një vjershe me zë, zhvillimin e një eksperimenti etj. Vlerësimi bazohet
në vezhgimin e drejtpërdrejtë të kryerjes së një detyre. 16

Vlerësimi produkt – ky vlerësim bazohet në një punë reale, krijuese, si një ese, projekt,
pikturë, model ose hartim i bërë për këtë qëllim. 17

Vlerësimi objektiv – Veprimtaritë e vlerësimit dhe kriteret për vlerësimin kanë një
përputhshmëri të lartë ndërmjet mësuesve dhe specialistëve, mbi notat e vëna.Të gjithë
specialistët kanë të njëjtin mendim për përgjigjen e saktë, pra, ajo është objektive.
Shembulli më i mirë është përdorimi i testeve më zgjedhje të shumëfishta.18

12 Po aty, fq 246
13 Po aty, fq 246
14 Po aty, fq 247
15 Po aty, fq 247
16 Po aty, fq 247
17 Po aty, fq 247
18
Po aty fq. 247

13
Vlerësimi i nxënësve në tabelë – Sistemi i vlerësimit duhet mbështetur mbi një sasi të
mjaftueshme të dhënash:

1. Vlerësimi me notë për përgjegje


2. Vlerësimi i aktivizimit në vend
3. Vlerësimi i aktivizimit të punës në grupe
4. Vlerësimi me teste afatshkurta
5. Vlerësimi në fund të kategorisë programore
6. Vlerësimi në një preiudhë kohore
7. Vlerësimi në gjysmëvjetor
Ç. Vlerësimi në fund të vitit shkollor, etj. 19

3.1. VLERËSIMI I MBRENDSHËM

Veprimtarit e këtij tipi formulohen, zhvillohendhe vlerësohen nga mësuesi. Ky vlerësim


bën pjesë në planin e tyre mësimor. Vlerësimi i brendshëm mund të zhvillohet si
veprimtari në shkallë të vogël ose të gjërë.
Është një process shumë i rëndësishëm ku përdoren procedura dhe teknika të ndryshme të
vlerësimit në klasë nga vetë mësimdhënësi dhe nxënësit. Me këtë lloj vlerësimi
mësimdhënësi dhe nxënësit e vlersojnë punën dhe arritjen e rezultateve të tyre në
zotërimin e objektivave udhëzuese të klasës.
Vlerësimi i brendshëm në shkolla fokusohet te mësuesit dhe nxënësit në kuadrin e një
kurrikulimi ose të një planprogrami të caktuar mësimo, në mjedisin e një shkolle të
caktuar.
Vlerësimi i brendshëm i shkollës ka të bëj me shqyrtimin e synimeve, logjikës, dhe
srtukturës së kurrikulave të mësuesve; ai është një studim i kontekstit në të cilin ndodh
ndërveprimi ndërmjet nxënësve (përfshirë edhe mendimet e prindërve dhe të bashkësisë),
dhe i një analize të interesave, motivimeve dhe arritjeve të përvojave të nxënësve. 20
Vlerësimi i brendshëm fokusohet gjithashtu te nevojat dhe interest e grupeve të ndryshme
përbërëse që janë të angazhuara në bashkësinë e shkollës (Departamenti i Arsimit dhe i
Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme, Viktoria, 2005).
Riley dhe MacBeat (2000) sugjerojnë se vlerësimi i shkollës ka të bëj me llogaridhënjen
dhe zhvillimin. Llogaridhënja ka rëndësi shumë të madhe për të dhënë prova për cilësinë
për të siguruar se në shkollë standardet po rriten.

19 Gaxhiqi, Behxhet,
20 Colin J.Marsh, Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin, Tiranë, Qendra për Arsim Demokratik
(CDE), 2009, fq. 153.

14
Zhvillimi është po kështu shumë i rëndësishëm, sepse krijon një klimë positive për
personelin – personeli është në dijeni të të dhënave dhe informacioneve që duhet të
mblidhen si një mjet për të siguruar plotësimin e objektivave të zhvillimit.
Edhe Ëilcox (1992) e thekson aspektin zhvillimor si dhe katër aspekte të tjera të
rëndësishme të vlerësimit të kurrikulimit :

1. Ai mbështet në prova që mblidhen në mënyrë sistematike


2. Provat rrallë janë të qarta, ndaj edhe duhen interpretuar
3. Bëhen gjykime vlerësuese për njësinë që po vlerësohet dhe ndikimet e saj
21
4. Ai fokusohet te veprimi, dhe ka për qëllim të çoj në praktika dhe politika më të mira.

3.2. VLERËSIMI I JASHTËM

Është një lloj vlerësimi i cili bëhet në shkollë nga ekzaminues (testues) të ndryshëm
jashtë shkollës. Gjatë këtij vlerësimi ekzaminuesi, i cili duhet të jetë i kualifikuar për këtë
punë përdorë teknika të ndryshme të vlerësimit por zakonisht përdoret testi si instrument
më i përshtatshëm për vlerësim në grup. Kur institucionet e ndryshme të arsimit (të
nivelit komunal apo të nivelit shtetëror) janë të interesuara që të vlerësojnë shkallën e
arritshmërisë së objektivave udhëzuese nga ana e nxënësve në përputhje me standartet e
përcaktuara, sigurojnë administrimin e testeve në intevale të caktuara kohore. Në këtë rast
shembulli më i mirë është zbatimi i testit kombëtar i cili siguron një vlerësim objektiv me
anë të një testi të standardizuar.

Vlerësimi i jashtëm mund:

1. Të nxis vlerësimin e brendshëm – të motivojë njerëzit dhe organizatat të bëjnë


vlerësim të brendshëm;
2. Të zgjeroj gamën e vlerësimit të brendshëm – duke krijuar objektivat dhe të dhëna
krahasuese;
22
3. Të legjitimojë vlefshmërinë e vlerësimeve të brendshme

Përve1 kësaj, vlerësimet e brendshme mund të jenë të dobishme për vlerësimet e jashtme,
sepse:
1. Zgjerojnë gamën dhe shqyrtojnë elemente unike;
2. Përmirësojnë interpretimin e të dhënave;
3. Shtojnë mundësinë për përdorimin e rezultateve të vlerësimit.
Kombinimet e vlerësimeve të brendshme dhe të jashtme marrin forma të ndryshme, por

21 Po aty, fq 154
22 Isuf Zeneli, Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Prishtinë, 2003, fq 140.

15
ato shfaqen sidomos në trajtat e mëposhtme:

Paralele – dy sistemet punojnë krah për krah, secili me kriteret dhe rregullat e veta;

Të njëpasnjëshme – organet e vlerësimit të jashtëm vijojnë punën pas kryerjes së


vlerësimit të brendshëm nga shkolla;

Bashkëpunuese – agjencitë e jashtme bashkëpunojnë me shkolla për të krijuar një qasje të


23
përbashkët pune.

Njësia mësimore që jep mësuesi mund të përfshijë informacione nga shkencat shoqërore,
shkencat e sakta, letërsia, matematika dhe fushat tjera.
Mësimdhënësit mund të plotësojnë tekstin e klasës me tema nga interneti, nga revistat e
nga gazetat.
Te burimet tjera te informacionit janë: 1. vëzhgimet
2.eksperimentet
3.vizitat në teren
4.përvoja mbrenda dhe jashtë klasës
Në klasa ku nxitet të nxënit aktiv dhe të menduarit kritik, mësuesit e vlerësojn
përvetësimin e përmbajtjes nga nxënësit, dhe kjo mund të bëhet me teste tradicionale
ritregime me gojë, ose përmes vëzhgimeve, kur nxënësit diskutojnë temat e lidhura me
mësimin.
Ata vlerësojnë proceset e të nxënit të nxënësve, që do të thotë se ata vëzhgojnë me shumë
kujdes për të parë nëse nxënësit mund ti keyejnë apo jo veprimtaritë e të nxënit që u janë
mësuar dhe të gjejnë mënyra të përmisojnë të nxënët e tyre.
Poashtu vlerësojnë cilësinë e të menduarit të të nxënësvë.

Duke pasur parasysh kompleksitetin që paraqet vlerësimi i përmbajtjes dhe aftësive të


mësuara, në mësimet që zbatojnë strategjitë e të nxënit aktiv dhe të menduarit kritik i
kemi disa fusha problematike dhe ide të përbashkëta që kanë bërë mësuesit ti kapërcejnë
këto probleme.
Si mësues që përdorim metodat e të nxënit aktiv, ne hasim vështirësi kur na kërkohet të
vlerësojmë punimet e nxënësve.
Mësuesit shpesh bëjnë një listë të aftësive të veqanta që duhen vlerësuar.
Shpesh këto lista përdoren si rubrika të vlerësimit për të vlerësuar përvetësimin e këtyre
aftësive nga qdo nxënes.

Mësuesit qe kanë problem të vlerësojnë secilin nxënës, kur ata punojnë në grupe,
ndonjëherë zgjedhin një nxënës për të vëzhguar për një preiudhë kohe, dhe pastaj kalojnë
tek një nxënës tjetër.
Gjatë kohës që vëzhgon nxënësin, mësimdhënësi mund të vlerësojë kontributin e tij në
23 Po aty, fq 145.

16
grup. Shpesh mësuesit kanë dosje për secilin nxënës dhe i shkruajnë vlerësimet me data,
në mënyrë që të shohin vijimësinë dhe zhvillimin e nxënësve gjatë viit shkollor.
Mësuesi gjate punës në grupe duhet që të zvogëlojë numrin e nxënësve në grupe, dhe
kështu kur një nxënës në grup, thotë diqka atëherë mësuesi e shënon. Shpesh kjo përdoret
së bashku me listen e përshkruar më lartë për të shenuar kontribut e secilit antarë të
grupit.

Pasi i mbushet mendja se i ka vëzhguar mjaftueshëm të gjithë antarët e një grupi,


atëherë mësuesi kalon tek një grup tjetër. Ashtu si në vlerësimin e aftësive disa mësues
bëjnë tabela me konceptet ose faktet kryesore që trajton mësuesi. Pastaj ndërkohë që
nxënësit i përdorin konceptet ose faktet në diskutimet me prezantimet, paraqitjet, mësuesi
mund të mbajë shenime se i e përdorin ata informacionin. Shpesh kjo ofron një vlerësim
më te thelluar te të nxënit, se sa një provim ku matet kujtesa. Kystil vlerësimi i tregon
mësuesit nëse nxënësi di se si ti zbatojë njohuritë, dhe shkon përtej një testi të thjeshtë
riprodhues.

Mësuesit mund të shohin që edhe punimet me shkrim të nxënësve janë të dobishme.


Këto produkte janë shpesh në formën e punimevë ose pikave të planit që i ndihmojnë për
të bërë një prëzantim paraqitje ose në formën e tabelave, ilustrimeve ose llojeve të tjera te
afishimit që përdoren si ndihmëse të një prëzantimi paraqitjeje ose diskutimi. Produktet
mund të vlerësohen për nga përmbajtja e vlerësimit dhe si prova të të menduarit kritik.
Për vlerësimin e përmbajtjes mësuesi mund të përgatis një provim pas debatit që do të
ketë lidhje me përmbajtjen e debatit ose veprimtari të tjera te të nxënit aktiv. Megjithatë,
duhet patur kujdes që provimi të ketë pyetje të nivelit të lartë, që vlerësojnë si
përvetësimin e përmbajtjes, ashtu edhe aftësinë për ta zbatuar atë.
Shpesh këto provime përmbajnë pyetje që kërkojnë përgjigje të shtjelloara, për nxënësit
që ta kuptojnë. 24
Duke qenë se një nga mënyrat për t nxitur dhe vlerësuar të nxënit në nivele të thella
ështe përmes ofrimit të mundsive që nxënësit të rëflëktojnë për përvojat e tyre, mësuesit
mund tu kerkojnë nxënësve të bëjnë shkrime të lira për mendimet që kanë për një
veprimtari të caktuar. Këtu mund të përfshihen mëndime për ecurinë e veprimtarisë,
strategjitë më të efektshme të përdoruara gjatë veprimtarisë ato më pak të efektshme si
dhe përmbajtja mësimore që ishte më e rëndësishme për vëprimtarine(p.sh. 1ështjet më
bindësë, 1eshtjet e reja të hasura, ato që binin ndesh me bindjet e nxënësve etj.)
Për vlerësimin pas veprimtarisë mësuesi mund të shoh rubrikat, si një mënyrë për të
vlerësuar njohuritë dhe shprehitë e nxënësve. 25

24 Gaxhiqi, Behxhet,
25 Po aty, fq

17
KAPITULLI IV

Q’ËSHTË MËSIMDHËNËSI?

Mësuesi është njëriu që ka për detyrë të ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të sillen në një
mënyrë të re dhe të ndryshme nga më parë. Mësuesi, në procesin e përgatitjes arsimore
është një punjonës i punësuar nga shoqëria, per ta bërë më të lëhtë përgatitjen shoqëror,
vetjake dhe intelektuale të atyre anëtarëve të shoqëris të cilët ndjekin shkollën.
Deri dhjetëra vjet më parë, mësuësit nuk kishin ndonjë përgatitje arsimore dhe,
shpeshherë ata nuk dinin më tepër se nxënësit e tyre.Sot mësuesit janë më të arsimuar,
trajtohen më mirë dhe respektohën më shumë nga shoqëria në krahasim të homologëve të
tyre të shëkujvë të mëpasrshëm.

Shoqëria kërkon që mësuesit e saj të kenë arsim universitarë dhe një përgatitje të
vë1antë të mësimdhënies. Kjo rritje në nivelin arsimor të mësuesve bazohet në faktin se
në qoftë se mësuesi duhet që ta lehtësojë formimin shoqërorë, vetjak dhë intelektual të
nxënësvë të tij, kuptohet që ai duhet të jëtë shumë më tepër i arsimuar në krahasim me të
kaluarën.
Disa vite më parë, në vendet e Evropës Perëndimore Lindi një prirjeprogramore e ashtu
quajtur “universitarizimi i përgatitjes së mësuesve” . 26

4.1.CILI ËSHTË MËSIMDHËNËSI I SUKSESSHËM?

Mësimdhënie e mirë, Mësues i suksesshëm.

Mësimdhënia e mirë është vështirë të përcaktohet sepse termi i mirë ka më shumë


ngjyrim emocional. Ajo që mund të duket mësimhënie e mirë për njërin, për një tjetër
mund të jetë e keqe, sepse secili vlerëson përfundime apo metoda të ndryshme. Një
mësues mund ta drejtojë klasën në mënyrë shumë të organizuar dhe me etapa të qarta,
duke e vënë theksin tek përmbajtja intelektuale e lëndëve mësimore.

Një tjetër mund ta drejtojë klaën me etapa jo shumë të ngurta duke lënë nxënësit më tepër
të lirë për ta përzgjedhur përmbajtjen dhe veprimtaritë që u intëresonjnë vet atyre.

Një njëri që do t’i vëzhgonte të dy këta mësues, duke u nisur nga formimi dhe bindjet e tij
mund ta quante mësuesin e parë të “mirë” , dhe ta kritikonte mësuesin e dytë, nga që e

26 Gary, D.Borich, Metodologji e mësimdhënies, Tiranw, 2003, fq 15

18
drejton klasën si “anije pa busullë”. Një vëzhgues tjeter mund të dilte në përfundim të
kundërt për sa i takon pyetjes se cili mësues është i mirë, përsëri për të njejtën arsye,
sepse vëzhguesi ka bindje të tjera në lidhje me vlerat.

Mësimdhënien e “mirë” e kemi të vështirë ta përcaktojmë, ndërsa mësimdhënien e


“suksesshme” mund ta vërtetojmë. Mësuesi i sukesshëm quhet ai mësues që është në
gjendje të realizojë qëllimet dhe objektivat e programit. Natyra e të nxënit vazhdon dhe
mbetet më e rëndësishmja, por dy mësues të ndryshëm, siq u përmend në shembullin e
mësipërm, mund të përpiqen dhe të arrijnë përfundime të ndryshme dhe të dy mund të
quhen të suksesshëm.

Përmasat kryesore të mësimdhënësve të suksesshem janë dy: synimi dhe rezultatet.

Studimet tregojnë se mësuesit e suksesshëm janë të drejtë, demokrat, të përgjegjshem, të


kuptueshëm, të dashur, origjinal, sy1elët, tërheqës, të ekuilibruar, të matur dhe më besim
në vete. Mësuesit me rezultate të dobëta përkufizohen si të një anshëm burokratik, të
tërhequr, të ngurtë, të ashpër, të mërzitshëm, monotonë, apatikë, të hallakatur, të
pasigurtë,inat1orë dhe me gabime në punë. 27

KAPITULLI V

27

Po aty fq 16

19
VLERËSIMI I PËRFORMANCËS SË MËSIMDHËNËSIT

Vlerësimi i mësimdhënësit e mat cilësinë dhe vlerën e mësimdhënies sipas standardeve të


përcaktuara apo procesit të meritave dhe të arriturave të mësimdhënësit mbi bazën e
standardeve, kritereve dhe procedurave në fuqi.
Vlerësimi i përformansës së mësuesit zbatohet në 1do shkollë.
Rrjedhja e këtij lloj vlerësimi bëhet në mënyrë të shtypur për lajmerimin vlerësimit që do
ti bëhet mësuesit.28
1. Mësimdhënësit të cilet nuk e arrijnë asnjë pikë të mjaftueshmë në vlerësimin e
përformancës do t’u jepet mundësia që ta përpilojë një plan të përmirësimit dhe
zhvillimit profesional në bashkëpunim me drejtorin e shkollës.
2. DKAtë do t’i analizojnë rezultatet e vlerësimit të performancës së mësimdhenësve në
komunën e tyre dhe hartojnë planin e zhvillimit profesional për nevojat e komunës duke
reflektuar edhe elementet e tjera të politikave kombëtare si edhe nevojat e tjera
zhvillimore.
3. MASHT siguron lidhjen e ofrimit të zhvillimit profesional me sistemin e vlerësimit
të performancës së mësimdhënësve. 29

5.1. STANDARDET E PËRFORMANCËS

Standardet e vlerësimit të përformancës të cilat zbërthehen në kompentenca dhe


indikatorë janë:

1. Përkushtimi ndaj nxënësve dhe mësimit të tyre;


2. Njohuritë profesionale;
3. Mësimdhënia;
4. Bashkëpunimi me kolegë, me prindër dhe me komunitetin;
5. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional;
6. Përgjegjësi ndaj detyrave dhe obligimeve në punë;

28 https://www.giz.de/expertise/downloads/giz2013-alb-seminari-2.pdf
29 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10103

20
BARTËSIT E PROCESIT TË VLERËSIMIT

Në procesin e vlerësimit të përformancës marrin pjesë:


1.Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përmes departamentit të
inspeksionit
2. Drejtori i shkollës mësimdhënësi
3.Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) duke mbështetur drejtorët e shkollës dhe duke
siguruar transparencë në vlerësimin që bejnë drejtorët.

INSTRUMENTET E VLERËSIMIT

Vlerësimi i përformancës realizohet përmes 4 instrumenteve:


1. Vetëvlerësimi i mësimdhënësit 10 perqind 12 pikë;
2. Vlerësimi i drejtorit të shkollës 30 përqind 36 pikë;
3. Inspektimi\hospitimi në klasë 30 përqind 36 pikë;
4. Planifikimi dhe realizimi i tërsisë mësimore 30 përqind 36 pike ose 100 përqind deri
në 120 pikë.

5.2. NIVELI I PERFORMANCES SË MËSIMDHËNËSVË

1. Përformancë e shkëlqyeshme: performancë që i tejkalon pritjet e përcaktuara nga


standardet dhe kompentencat e vlerësimit të performances së mësimdhënësve.
2. Performancë e mirë: performancë qe i përmbush pritjet e përcaktuara nga standardet
dhe kompentencat e vlerësimit të përformances së mësimdhënësve
3. Përformancë e kënaqshme: performancë që në maë të madhe i përmbush pritjet e
përcaktuara nga standardet dhe kompentencat e vlerësimit të përformances së
mësimdhënësve.
4. Performancë jo e kënaqshme: performancë që nuk i përmbush pritjet e përcaktuara
nga standardet dhe kompentencat e vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve.
Inspektorët ua japin mësimdhënësve formularin e planifikimit dhe zbatimit të tërësisë
mësimore dhe e caktojnë një orë për hospitim në klasë.Mësimdhënësit kanë 30 ditë për ta
plotësuar formulrin në fjale.Ora e mësimit të cilën e hospiton inspektori duhet të jëtë në
kuadër të njësisë të cilën e përshkruan mësimdhënësi në formularin e planifikimit dhë
zbatimit të tërësisë mësimorë.Inspektori ben hospitimin në klasë duke e përdorur
portokollin e vëzhgimit.30

Ai e vlerëson përmes pikëve orën mësimore të cilën e ka vëzhguar dhe ia jep


mësimdhënësit një kopjë të nënshkruar të raportit mbrenda 7 ditësh.
Mësimdhënësi i dërgon inspektorit formularin e nënshkruar të planifikimit dhe zbatimit
të njësisë mësimore mbrenda një afati kohor prej 30 ditësh. Inspektori e vlerëson me pikë
30 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10103

21
këtë formular dhe ia kthen raportin mësimdhënësit mbrenda 7 ditësh.
MASHT përmes departamentit të inspekcionit ruan të dhënat e të gjitha pjesëve të
vlerësimit, në mënyrë që të nxirren analiza të ndryshme, ndërsa rezultati final i vlerësimit
do të vendoset në programin e caktuar për lincencim.

5.3.ROLI I VLERËSUESVË

ROLI I MASHT-tit

Siguron që vlerësimi i përformances të bëhet në përputhje me ligjin.Mbledh të dhëna nga


të gjith kompententët e vlerësimitdhe përcakton nivelin e performancës.MASHT mbikqyr
aspektet teknike dhe profesionale të procesit, si në përpilimin e orarit të mësimit,
monitorimin e përpilimit të orës mësimore dhe bënë planifikimin dhe zbatimin e një
tërsie mësimore.Pas vlerësimit të mësimdhënësvë MASHT bënë edhe licencimin e
mësimdhënësit në bazë të rezultatit.

ROLI I MËSIMDHËNËSIT

Mësimdhënësit ofrojnë kontributin e tyre në proces përmes raportit të vetëvlerësimit dhe


përgatitjes së formularit të planifikimit dhe realizimit të tërsisë mësimore, të cialt i
ofrohen nga MASHT.
Bëhet hartimi i i planit dhe zhvillimit personal dhe përfesional sipas rezultateve të
vlerësimit të performancës. Ky plan hartohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës.

ROLI I DREJTORIT TË SHKOLLËS

Drejtori i shkollës e analizon raportin vetëvlersuestë mësimdhënësit dhe e investon


mësimdhënësin para se të plotësojë formularin e vlerësimit.
Në vlerësim drejtori merr parasysh punën e gjithmbarëshme të mësimdhënësit duke
përfshirë edhe vëzhgimet e rregullta që bën në orën
mësimore.Drejtori bashkëpunon ngusht me Drejtorinë Komunale te Arsimit dhe në raste
të ve1anta kur është nevoja kërkon pranin e përfaqsuesit të DKA së, në bisedë me
mësimdhënësin që është duke u vlerësuar. 31
Njësia e Vlerësimit të Performancës (për të cilën janë dhënë detaje më poshtë), siguron
fonde për vlerësimin e performancës dhe i vë në dispozicion të kësaj njësie, si dhe
sigurohet që vlerësimi i performancës është zhvilluar në pajtim me ligjin.
Drejtoria komunale e arsimit– e cila merr vendimin përfundimtar sa i përket nivelit

31 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10103

22
të performancës sipas vlerësimit të bërë nga MASHT-i. Palët që përfshihen në procesin e
vlerësimit të performancës së mësimdhënësve janë:

(a) Mësimdhënësit – të cilët duhet të ofrojnë fakte në lidhje me mësimdhënien,


përmes portfolios dhe monitorimit të orëve të mësimit, dhe të hartojnë një raport vetë-
vlerësues.

(b) Drejtori i shkollës – i cili duhet të bëjë analiza të raportit vetë-vlerësues dhe t’i
intervistojë mësimdhënësit para se ai/ajo ta plotësojë formularin e vlerësimit. Sipas
nevojës, drejtori i shkollës mund të shoqërohet nga DKA-ja përkatëse apo përfaqësuesi i
tij/saj, ose të zëvendësohet nga ndonjëri prej tyre.

(c) Drejtoria komunale e arsimit – e merr vendimin përfundimtar për nivelin e


performancës sipas raportit të vlerësimit. Kjo mund të realizohet përmes një komisioni të
ve1antë. Niveli i performancës i përcaktuar sipas vendimit të DKA-s nuk mund të
ndryshojë më shumë sesa një notë prej nivelit të performancës së propozuar në raportin e
vlerësimit.

(d) Inspektimi – duhet të sigurojë që procesi i vlerësimit të performancës të kryhet


me sukses. Inspektori mund të nis një rishikim të vendimit të vlerësimit të performancës
në bazë të iniciativës së palës së pakënaqur, ose në bazë të nënshkruesve të peticionit të
autorizuar sipas ligjit.

(e) Njësia e Vlerësimit të Performancës – kjo njësi/seksion do të jetë pjesë e MASHT-


it dhe do të merret me aspektet teknike të organizimit të procesit, si: përpilimi i orarit të
vlerësimit, monitorimi i orëve të mësimit, vlerësimi i protfolios, bashkërendimi i
aktiviteteve në terren, etj.

Disa prej këtyre kompetencave mund t’u delegohen subjekteve të tjera publike dhe
private, të cilat veprojnë në emër të njësisë në fjalë. 32

PËRFUNDIME

32 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10103

23
Hallka më e rëndësishme në strukturën përbërëse të procesit mësimor, është kontrollimi
apo vlerësimi i nxënësve nga ana e mësimdhënësit. Faktor i rëndësishëm në forcimin
cilësor të njohurive, diturive, shprehive dhe shkathtësive te nxënësit është vlerësimi.
Përmes kontrollimit e vlerësimit, mësimdhënësi vëren te nxënësi përvetësimin e diturive,
njohurive e shprehive të punës. Njëkohësisht, përmes vlerësimit e kontrollimit,
mësimdhënësi vëren edhe të metat, zbrazësitë e vështirësitë me të cilat ka hasur nxënësi
gjatë procesit mësimor. Mbi këtë bazë, mësimdhënësi nxjerr në pah anën metodologjike
se si t’i ndihmojë nxënësit në tejkalimin e këtyre rrethanave, në mënyrë që ai më lehtë të
zotërojë lëndën.

Sikurse vlerësimi i nxënësve poashtu edhe vlerësimi i vazhdueshëm i mësimdhësve


ka një rëndësi të madhe. Mësimdhënësit ofrojnë kontributin e tyre në procesin e mësimit
përmes përgatitjes së formularit të planifikimit dhe realizimit të tërsisë mësimore, të cilat
i ofrohen nga MASHT. Mësimdhënësit duhen të jenë gjithnjë të përgatitur dhe duhet t`i
respektojë parimet themelore gjatë procesit të vlerësimit si: përcaktimi i qëllimit dhe
përparësitë në procesin e vlerësimit, përshkrimi i kujdesëshëm i qëllimit të matjes,
rezultatet e parashikuara të të nxënit, zgjedhja e matjeve të mundshme e shumë parime të
tjera të cilat do të duheshin të respektoheshin gjatë procesit të vlerësimit të jashtem.

Prandaj duhet që secili mësimdhënës gjatë procesit të vlerësimit duhet të ketë vizione të
qarta të cilat me përpikmëri duhet ti zbatoj deri në fund të procesit.

Përfundimisht mund të konkludoj se vlerësimi i mësimdhënsit dhe vlerësimi i nxënësit


duhet të shkojnë paralelisht, pasiqë vlerësimi ndihmon në përdorimin dhe futjen e
metodave sa më efikase në procesin e mësimnxënies, në mënyr që të ketë ngritje të
cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

LITERATURA

1. Zeneli Isuf, Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Prishtinë, 2003.

24
2. Bardhyl, Musai, Metodologji e mësimdhënjes, Shtëpia Bouese “Pegi”, Tiranë, 2003
3. Bardhyl, Musai, Metodologji e mësimdhënJes, Tiranë:PEGI, 2002
4. Behxhet, Gaxhiqi,
5. Gary, D.Borich, Metodologji e mësimdhënies, TiranË, 2003, fq 246.
6.Colin J.Marsh, Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin, Tiranë, Qendra për
Arsim Demokratik (CDE), 2009
https://ËËË.giz.de/expertise/doËnloads/giz2013-alb-seminari-2.pdf
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10103

25
[Type text]

You might also like