You are on page 1of 6

Arsimi dhe teknologjitë moderne,ndikimi i tyre pozitiv dhe

negativ

Kristi Hoxha

Dega: Master në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë

Lënda: Psikologji Edukimi

Prof.dr. Bardhyl Musai

Data: 27/01/2023
Në ditët e sotme çdo ditë që kalon vëmë re se interneti është bërë thelbësor për aktivitetet e

jetës, veçanërisht në zhvillimin e arsimimit nëpër shkolla. Teksa teknologjia po tregon

zhvillim masiv në arsim, mënyra e arsimit, njohuritë dhe aftësia për të mësuar gjëra të reja

gjithashtu ka ndryshuar dhe kjo ka sigurisht anët e saj pozitive dhe negative nga mbrapa.Po e

nis me një thënie të Jenny Arledge që thotë se “ Teknologjia mund të bëhet ‘krahët’ që do të

lejojnë botën arsimore të fluturojë më tej dhe më shpejt se kurrë më parë – nëse ne do ta

lejojmë atë.” Për të kuptuar rëndësinë e teknologjisë në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se

si dhe sa përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta

stimulonte motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të

mësimdhënies dhe nxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit. Për

t’iu përgjigjur kësaj pyetje e cila do të shpjegonte rolin dhe rëndësinë e përdorimit të

teknologjisë në procesin mësimor, metodistë të arsimit kanë kryer studime të shumta gjatë të

cilave kanë vërejtur se përdorimi i pajisjeve kompjuterike në klasë paraqet me të vërtetë

përfitime të veçanta. Ata theksojnë se intervistat me mësuesit, nxënësit, prindërit dhe

vëzhgimet në klasë tregojnë se motivimi dhe përqendrimi i nxënësve gjatë aktiviteteve të të

nxënit rritet kur ata përdorin pajisje kompjuterike për t’i përfunduar këto detyra.

Me kalimin e viteve teknologjia sa vjen dhe po modernizohet dhe sigurisht që kjo është një

gjë e mirë si për studentët, ashtu edhe për mësuesit. “Arsimi është themeli mbi të cilin e

ndërtojmë të ardhmen tonë” është një ndër shprehjet e Nelson Mandela, prandaj zhvillimet e

reja janë të rëndësishme dhe domethënëse.Me zhvillimin e teknologjisë kemi lehtësi në

aksesim të informacionit si nga ana e nxënësve, ashtu edhe për mësuesit. Me një kërkim për

temën në motorët e kërkimit si Google, Yahoo etj., do të shfaqen rezultatet më të

rëndësishme dhe madje të përditësuara. Me anën e teknologjisë mësimi bëhet më i lehtë, ora

2
duket argëtuese dhe nxënësit mund të eksplorojnë dhe mësojnë gjëra të reja; mësimi mund të

zhvillohet në distancë( që gjithsesi nuk krahasohet me zhvillimin e mësimit në bankat e

shkollës); rritet kreativiteti i nxënësve dhe ndryshon metoda e mësimdhënies dhe metoda e të

mësuarit. Po ashtu mësuesit dhe prindërit pranojnë faktin se për shkak të përdorimit të

pajisjeve kompjuterike nxënësit dhe fëmijët e tyre e përdorin më me efikasitet kohën e tyre të

punës. Përdorimi i teknologjisë në klasë gjithashtu ka një efekt pozitiv në qëndrimet e

nxënësve pasi ata ndjehen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe shfaqin më

shumë vetëbesim.

Në kohën e sotme digjitale, aftësia për të aksesuar, përshtatur dhe për të krijuar aftësi e dije

duke përdorur teknologjinë është kritike për suksesin e nxënësit. Të gjitha arsyet e

lartpërmendura theksojnë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të teknologjisë gjatë

procesit të mësimdhënies dhe të nxënit për të rritur efikasitetin e tij.

Për mendimin tim,nxënësit tregohen më të vëmendshëm dhe më të fokusuar gjatë orës së

mësimit kur përdoren mjetet e modernizuara të teknologjisë dhe në këtë mënyrë ata

qartësojnë konceptet dhe ruajnë informacionin në mendjen e tyre për një periudhë të gjatë.

Përdorimi i teknologjisë e bën mësimin edhe më argëtues sepse kur ata ndërveprojnë me

pamjet mësojnë më shumë, sepse është vërtetuar se mendja e njeriut kupton më shpejt lur

ndërvepron me pamjet sesa me fjalët apo teorinë. Një shembull i përdorimit të teknologjisë

janë simulimet nëpërmjet lojërave kompjuterike ku nxënësit luajnë rolin e vendimmarrësit në

situata historike në mënyrë që të shikojnë rëndësinë e këtyre ngjarjeve në jetën e tyre të

përditshme dhe të zhvillojnë më mirë aftësitë e të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së

problemit. Forma të tjera të përdorimit të teknologjisë janë dhe udhëtimet virtuale në kohë.

Nxënësit mësojnë rreth kulturave të ndryshme duke parë fotografi, filma, videoklipe,

3
prezantime në power-point dhe tekste të përzgjedhura. Nxënësit, gjatë navigimit nëpër

udhëtimin virtual, u përgjigjen pyetjeve të mësuesit.

Por me gjithë këto të mira, përdorimi i tepërt i teknologjisë ka edhe pasoja negative: ajo po

vret aftësitë shoqërore, studentët preferojnë të qëndrojnë të izoluar dhe kjo sjell një

mosndërveprim dhe një komunikim jo të mirë.Duke pasur një “bibliotekë” të madhe kërkimi,

nxënësit mund të aksesojnë në site të papërshtatshëm me informacione të papërshtatshme për

moshën dhe duke shkelur privatësinë e tyre, prandaj mësuesit duhet të jenë mjaft të mençur

për të vendosur kufij kur ata iu lejojnë përdorimin e teknologjisë. Ndërveprimi nxënës-

mësues sa vjen dhe po zvogëlohet sepse po eleminohet mësimdhënia dhe roli i mësuesit po

bie, por kjo nuk do të thotë se mësuesit nuk janë të rëndësishëm në procesin e edukimit. Ata i

udhëheqin nxënësit drejt përdorimit të duhur të burimeve të informacionit, duke bërë që të

mos humbin kohë me navigimin në internet.

Interneti është me të vërtetë shumë i dobishëm, por vetëm më qoftë se përdoret siç duhet dhe

në mënyrën e duhur dhe kohën e caktuar. Është e qartë se teknologjia po rritet me shpejtësi

dhe vazhdimisht duke luajtur rol për ta bërë jetën tonë më të lehtë se kurrë më parë dhe me

gjithë efektet negative që përmendëm,ne jemi bërë të varur prej saj dhe e konsiderojmë atë

një domosdoshmëri në komunitetin që jetojmë. Ajo ka ndryshuar plotësisht konceptet e

mësimdhënies dhe të nxënit, por kjo varet nga ne, se si do ta përdorim atë,pozitivisht apo

negativisht.

4
Shtojcë

Teza: Për të kuptuar rëndësinë e teknologjisë në procesin mësimor shtrojmë pyetjen se si dhe
sa përdorimi i pajisjeve kompjuterike në arsimin fillor dhe arsimin mesëm të ulët do ta
stimulonte motivimin e nxënësve për të mësuar, për t’i angazhuar ata gjatë aktiviteteve të
mësimdhënies dhe nxënies dhe si e sa teknologjia do të mbështeste metodat e të nxënit.
Shënime idesh:

Anët pozitive të teknologjisë në arsim:

 Komunikim i shpejtë
 Akses në informacion
 Aktivitete interactive
 Të mësuarit bashkëpunues
 Nxit aftësi shkruese
 Faktori motivues

Anët negative të teknologjisë në arsim:

 Site të papërshtatshëm
 Shkelja e privatësisë
 Informacione të papërshtatshme për moshën
 Mungon ndërveprimi nxënës-mësues
 Kërkon kohë parapërgatitore

Burimet e informacionit:
 https://www.portalishkollor.al/kuriozitet/arsyet-dhe-rendesia-e-perdorimit-te-
teknologjise-ne-klase
 https://techbaji.com/
 https://www.positivenegativeeffects.com/technology

Skeleti i esesë
Ese shpjeguese
Struktura(hyrje,zhvillim,mbyllje)
Hyrja paraqet temën e diskutimit sesi teknologjia ndikon në mënyrën e arsimimit,duke e
shprehur me një citat të thënë nga Jenny Arledge.
Zhvillimi vazhdon me paragrafë që analizojnë efektet pozitive dhe negative të modernizimit
të teknologjisë në mësimdhënie,duke dhënë shembuj informacione logjike.
Mbyllja paraqet deklaratën përfundimtare të esesë duke i dhënë rëndesinë e duhur dhe duke
shprehur mendimin tonë përfundimtar.

5
6

You might also like