You are on page 1of 35

 Stili është model fizik ose i përhershëm i një individi

gjatë marrjes dhe përpunimit të informacionit në


situatat e të mësuarit

 Individët ndryshojnë në mënyrën se si ata mësojnë .

 Mësuesit vlerësojnë stilet e të mësuarit të nxënësve


të tyre dhe duhet të përshtasin metodat e tyre në
klasë me qëllim që të përshtaten më mirë me stilin e
të mësuarit të nxënësit

 Identifikimi i stilit të të mësuarit të një nxënësi


prodhon rezultate më të mira
 Informacioni hyn në trurin tuaj në tri mënyra
kryesore nëpërmjet shikimit, dëgjimit dhe
prekjes,
 Një nga mënyrat që ju përdorni më shumë
quhet stili juaj i të nxënit
 Të nxënit vizual –Nxënësit mësojnë nga
shikimi
 Të nxënit dëgjimor-Nxënësit mësojnë nga
dëgjimi
 Të nxënët kinestezik-Nxënësit mësojnë nga
të prekurit
 Të nxënët është nevojë për sukses!

 Përmirëson punën vetjake.

 Mësimdhënia është një proces i orientuar drejt


qëllimit dhe synon të nxisë e të kultivojë të
nxënët.
 Njohja stilit tuaj të të mësuarit, të dyja anët e
forta dhe dobësitë, mund t` ju ndihmojë të
studioni në mënyrë më efikase.
.
 Preferojnë të shohin informacion të tillë si foto,
diagrame, karikatura,

 Janë të hutuar në leksion pa mjetet vizuale

 Ata përfitojnë nga përdorimi i listave, hartave


 Preferojnë të dëgjojnë informacionin e folur.
 Mund të thithin një leksion me pak përpjekje.
 Nuk mund të kenë nevojë për shënime të
kujdesshme për të mësuar.
 Shpesh shmangin kontaktin me sy, me qëllim që
të përqendrohen
 Lexojnë me zë të lartë për veten e tyre
 Preferojnë kontaktin si mënyrën e tyre kryesore për
marrjen e informatave

 Në situata tradicionale leksioni, ata duhet të shkruajnë


faktet më të rëndësishme.

 Krijojnë fletë studimore lidhur me shembuj të gjallë.

 Luajtja e roleve mund t`i ndihmojë ata të mësojnë.


 Kolb është "guru" i stileve të të mësuarit
 Ai ka zhvilluar një cikël të mësimit në të cilin përvojat
konkrete sigurojnë bazën për vëzhgimet dhe reflektimet
 Këto vëzhgime mund të distilohen në konceptet abstrakte
të cilat prodhojnë veprime të cilat mund të testohen në
mënyrë aktive për të krijuar një përvojë të re
 Çdo person ka të mësuarit e vet
 Çdo nxënës ka edhe dallime nga të tjerët brenda një stili të
të nxëni për shkak të rezultateve të përfshira
Të nxënët asimilues

 Mbështetet te teoritë dhe faktet


 Mbështetet te modelet teorike dhe grafikët
 Përqëndrohet më shumë te idetë
 Përshtaten lehtë me situatat
 Mbështeten te përvoja e jetës reale po kanë dhe
imagjinatë kreative.
 Japin më shumë se një zgjidhje të mundshme.
 U pëlqen të punojnë në grup.
Përfshin :
 zgjidhjen e problemeve

 Të menduarit logjik.

 I prirur të punojë vetëm.

 Kanë pak emocione dhe shumë logjik në


zgjidhjen e problemeve
 Bën pyetje pa frikë.
 Sfidon teoritë
 është i përshtatshëm.
 Merr informacion nga të tjerët.
 Janë të komunikueshëm.
 Marrin përsipër rreziqe
 Stilet e të nxënit ndikojnë në çdo aspekt .
 Stilet e të mësuarit të ndikojnë në dinamikën e
çdo përvoje të mësuarit interaktiv.
 Nxënësit shpenzojnë më pak kohë për të marrë
rezultate më të madhe duke përdorur stile të të
mësuarit si duhet.
 Nxënësit mund të mësojnë në mënyrë pro-aktive
për të shmangur gabimet, duke përdorur stile të të
mësuarit si duhet.
 Nxënësit fitojnë një ndryshim 180-gradë duke i
përdorur stilet e të mësuarit si duhet.
 Gjumë dhe lëvizje të mjaftueshme
 Ushqim i shëndetshëm, mëngjes i pasur
 Vendi yt i punës në shtëpi
 Qetësia në vendin e punës
 Orari i qëndrueshëm i punës
 Planifikimi i punës:
 a) Bërja e planeve -Planifikimi mujor ,javor,ditor
 b) Vënia e qëllimit dhe e nënqëllimeve/etapave
 Fillimi i punës
 Puna me përqendrim ,por edhe me pushime.
 Dhe, nëse ndonjëherë fare nuk ke dëshirë
Brenda dhjetë ditëve duhet të bësh një referat për luanin. Qëllimi yt është të
bësh vërtet një referat të mirë dhe të marrësh notë të mirë.
Për këtë qëllim e ndan në etapa vijuese për ditët e ardhshme
 E hënë: Merr në bibliotekë libra për luanin dhe shikoji me kujdes. Mbaj
shënime.
 E martë: Kërko në internet. Hapi linqet e rëndësishme. Mbaj shënime.
 E mërkurë: Shikoji shënimet. Bëje skicën e parë për hartimin e referatit.
 E enjte: Punoje më tej ndërtimin e skicës. Siguroji informatat e munguara.
 E premte: Shkruaje referatin si projekt/skicë.
 E shtunë dhe e diel: Kërko fotografi që do të dëshiroje t’i tregoje në referat.
 E hënë: Lexoje edhe disa herë tejetej referatin dhe përmirësoje tekstin.
 E martë: Mbaje referatin dy herë në shtëpi dhe po ashtu tregoji edhe
fotografitë për të. Mate kohën.
 E mërkurë: Ushtroje përmendsh 2 deri 3 herë referatin në shtëpi.

E enjte: Mbaje referatin në shkollë!
 Nëse dëshiron të mësosh diçka vërtet me themel, më së
miri është të përdorësh shumë shqisa ose «kanale». Pra,
jo vetëm lexo, por po ashtu:
 shkruaj
 punoje një skicë, një vizatim a një tabelë
 përmblidh diçka në kokë
 fol me zë të ulët me vetveten, duke e ritreguar mësimin
 tregoja dikujt mësimin
 vepro duke provuar ose duke imituar diçka
personalisht
 ariut tënd me push, ose një kafshe tjetër të përkëdhelur
 futbollistit tënd të preferuar (vendose fotografinë e tij para
vetes!)
 këngëtares sate të preferuar (vendose fotografinë e saj para
vetes!),
 një idhulli, ose një personi tjetër, të cilin e adhuron
(fotografia!), ose një kafshe.
Për të mësuar diçka vërtet intensivisht, shumë e mirë është metoda me shkrim në vijim (për
një provim, një referat, për ditën e ardhshme...):
 1.Lexoji me themel tejetej të gjitha ato që duhet t’i përgatitësh.
 2Në fletën tënde ,me fjalët e tua, shkruaje më të rëndësishmen që e ke lexuar dhe e ke
mësuar.
 3Kontrollo në mos ke harruar diçka. Plotësoje në fletën tënde atë që është e paqartë
ose atë që e ke harruar
 4.Lexoje tejetej me themel edhe një herë fletën tënde. Lëre mënjanë atë dhe merre tash një
letër shumë më të vogël (1/4 e një formati A4).
 5.Me shkronja të vogla shkruaj shkurt dhe ngjeshur në fletën e vogël çdo gjë të
rëndësishme për temën tënde.
 6. Kontrollo nëse ke harruar diçka dhe plotësoje e përmirësoje.
 7.Provoje t’i përmbledhësh në kokë të gjitha ato që janë në skedë
 Nëse dëshiron të paraqitësh diçka të
komplikuar në llojin e një grafike të qartë.
 Gjërat që ishin të komplikuara për t’u lexuar,
përmes paraqitjes grafike ose figurative, mund të
bëhen përnjëherë më të thjeshta dhe më bindëse.
Një mori gjërash i kupton dhe i mëson madje
duke e krijuar posterin
 a) … për gjërat që nuk bën t’i harrosh
 … për veprimtaritë që nuk mund t’i përvetësosh me të parën
herë
 Nëse ke ndonjë detyrë për të cilën duhet të ushtrosh, janë të
rëndësishme këshillat dhe teknikat në vijim:
Detyrat e tua ndaji në hapa dhe në pjesë. Mos i ushtro të gjitha
njëherësh; ushtroje pjesë-pjesë, njërën pas tjetrës
Mos e ushtro të njëjtën gjë tepër gjatë; bëje një pushim të
shkurtër pas çdo çerek ore
Lëndën e ushtruar patjetër përsërite disa herë gjatë 3–4 ditëve!
 Ajo që nevojitet sot dhe që vlen edhe për të ardhmen
është të nxënit novator. Nëse synimi i arsimit, i shkollës
është që të përgatisë nxënës për një botë e cila është
gjithnjë në ndryshim të shpejtë, atëherë del qartë
domosdoshmëria e përgatitjes së nxënësve për një të
menduar në mënyrë kritike e krijuese.
 “Thelbi i krijimtarisë është e reja që sjell dhe, kësisoj,
nuk kemi asnjë standard me të cilin ta gjykojmë. Në
fakt, sa më origjinal produkti aq më të ngjarë ka që ai të
gjykohet nga bashkëkohësit si marrëzi ose ligësi”
Karl Roxhers
 “Qëllimi kryesor i arsimit është që të krijojë
njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo
thjeshtë të përsëritin atë që kanë bërë brezat e
tjerë – njerëz që janë krijues, shpikës, zbulues.
 Qëllimi i dytë i arsimit është që të formojë
mendje që të mund të jenë kritike, që mund të
verifikojnë dhe jo të pranojnë çdo gjë që u jepet”
Piazhe
 Kreativiteti është proces që rrjedh nga ndonjë mprehtësi e
vetëdijshme apo e pavetëdijshme. Një alternative tjetër e
nocionit të kreativitetit bazuar në etimologjinë e fjalës është
thjeshtë veprim i të bërit diçka të re.
 Kreativiteti është proces mendor dhe shoqëror pra, njerëzit
duhet të jenë të gatshëm të sjellin ide të reja për të mbijetuar në
këtë shoqëri innovative, të sjellin ide origjinale me të cilat do të
përshtaten dhe do t`i tejkalojnë sfidat e ndryshme në jetë.
 Qëllimi i arsimit është përgatitja e fëmijëve për jetën përplot
ndryshime, ndaj këtu lind nevoja që njëkohësisht t’i përgatisim
nxënësit që të mendojnë në mënyrë krijuese.
 Për të arritur deri në suksesin e dëshiruar ne duhet
që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë, sidomos
intuitës së nxënësve,shpirtit krijues të tyre.
 Ky është hapi i parë që mësuesi bën zgjimin dhe
mandej e aktivizon procesin e zhvillimit të aftësive
krijuese
 Kështu pra, zgjimi i të menduarit krijues të fëmijës
shërben si një instrument për t’i futur në botën e
universit
 Klima krijuese në klasë: Mësuesi rregullon atmosferën
ku nxënësit do të ndihen të qetë në klasë
 “Unë besoj tek intuita dhe frymëzimi…Ndonjëherë e
ndjej veten të sigurt që kam të drejtë dhe pa e ditur
arsyen PSE…Imagjinata është më e rëndësishme se
dija, sepse dija është e kufizuar, kurse imagjinata
përfshin tërë universin”.
Albert Ainshtaini
 Si mund t`i ndihmojmë nxënësit tanë të jenë më
kreativ?
 "Kreativiteti është një pasuri efektive që jeton te
të gjithë njerëzit dhe brenda gjithë organizatave.
Kreativiteti mund të ushqehet dhe rritet përmes
përdorimit të mjeteve të paramenduara,
metodave dhe strategjive."
 Nuk është vetëm formulimi i pyetjeve, dhe dhënia e komenteve i
vetmi iniciues për të menduarit kreativ, këtu hyjnë edhe metoda
dhe teknika tjera që duhet përdorur.
 Klube të ndryshme të nxënësve që merren me
aktivitete argëtuese edukative arsimore, si klubi i
ekologjistëve, klubi i artistëve, klubi i letërsisë
dhe veprimtari të tjera të cilat padyshim
zhvillojnë kreativitetin e nxënësve,i ndihmojnë
ata të futen në botën e artit më lehtë, të shkencës,i
ndihmojnë ata të mendojnë se si t`i zgjedhin këto
çështje dhe synojnë të arrijnë më shumë suksese
në grupin që janë anëtarë.
 Shumica e vepra të mëdha të artit dhe letërsisë janë
hedhur poshtë shumë herë para se të pranohen.
 Një ide me të vërtetë krijuese sfidon turmën dhe
interesat e saj ...
Disa hapa në proces…
 Përcaktoni problemet
 Inkurajoni idetë e reja
 Lejo kohë për të menduarit kreativ
 Shpërble idetë kreative dhe produktive
 Inkurajo rreziqet
 Tolero dykuptimësi
 Lejo gabimet
 Identifiko dhe kapërce pengesat
 U mësoni vetëpërgjegjësinë
 Nxisni vetërregullimin
 Mësojini kënaqësinë e vonë
 Përdorni profilet e njerëzve krijues
 Nxisni bashkëpunimin krijues
 Imagjinoni këndvështrime të tjera
 Identifikoni dhe përshkruani stilin tuaj të të
nxënit.
 Përshkruani punën që ju bëni (në klasat ku
zhvilloni mësim) për të nxitur dhe kultivuar te
nxënësit mendimin kritik dhe krijues.
FALEMINDERIT!

You might also like