You are on page 1of 3

SHKOLLA 9 VJECARE “SULE HARRI” ELBASAN

VITI SHKOLLOR 2016-2017

Informacion
Ecuria ne mesimdhenien me kompetenca ne klasat e gjashta e te shtata,tremujori I dyte.
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkollor i është kushtuar një rëndësi e veçantë zbatimit të kurrikulës me kompetenca
në klasat e gjashta e të shtata.

Që në fillim të këtij tremujori u hartuan nga çdo mësues i ekipit të lëndëve shoqërore evidencat për vlerësimin e
vazhdueshëm të nxënësve për secilën klasë. Gjatë zhvillimit të orëve të mësimit i është kushtuar vëmendje faktit që në
qendër të mësimit të jetë nxënësi për një të mësuar të vetëdijshëm, kritik e të pavarur.

Jo vetëm në planet ditore të mësuesve, por edhe gjatë zhvillimit të orëve mësimore ka gjetur zbatim” situata e të nxënit”
,me qëllim që të tërhiqet vëmendja e tij në marrjen e njohurive të reja. Për këtë qëllim është zhvilluar edhe në trajnim për
rëndësinë e këtij elementi gjatë orëve mësimore dhe se si mësuesit t’i bëjnë sa më interesante ato dhe në përputhje me
temat mësimore.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar gjatë takimeve të punës me mësueset e ekipit të lëndëve shoqërore mënyrës së
vlerësimit të portofoleve. Pas udhëzimit të IZHA-s u dakordësua për një vlerësim të një formati të punimeve që përmban
portofoli i nxënësit, duke i kushtuar atij rëndësinë e duhur në vlerësimin sa më real të nxënësve.

Një ndihmë e madhe për zhvillimin e një procesi cilësor të mësimit për kurrikulën me kompetenca ka qenë bashkëpunimi
me Drejtorinë e shkollë. e cila ka mundësuar zhvillimin e trajnimeve të ndryshme ,mjaft të vlefshme për mësuesit ,si edhe
shkëmbimi i përvojës me mësuesit e lëndëve shoqërore. Gjithashtu përdorimi i bazës materiale të larmishme gjatë orëve
mësimore ka synuar të zhvillojë aftësitëdhe shprehitë praktike të nxënësve gjatë përvetësimit të njohurive të reja.

Tashme qe ka kaluar me shume se nje vit shkollor me shtrirjen e kurrikules se re mund te themi se nga mesuesit e lendeve
shkencore ka nje pervoje me te madhe ne kete drejtim.Duke u nisur nga deshira dhe madje mund te thuhet “ambicia “ne
kuptimin e mire te fjales mesuesit e ndjejne vetem te afte ne zbatimin e saj .Ne Ekipin lendor te shkencavenatyrore jane
zhvilluar takime dhe trajnime per zhvillimin e Kurrikules.Po me I rendesishmi eshte leximi I Udhezimit per kurrikulen e
re ne AMU I ardhur kete periudhe .

Pasi u be leximi u be nje bilanc I atyre ceshtjeve qe ishin trajtuar ne kete Udhezim dhe menyres se si ishin trajtuar nga
mesuesit e lendeve Matematike,Fiizke ,Biologji Informatike dhe Aftesim.Ky bilanc doli pozitivisht per faktin se planet
,ditaret dhe vleresimet jane bere ne te njejten menyre si ne udhezim.Ndryshim ishte vleresimi I portofolit ,edhe pse stafi
kishte trajtuar dhe vendosur qe per kete tremujor krijimi dhe vleresimi I portofolit do te ndryshonte.Jane zhvilluar takime
te shkurtra ,ku eshte shkembyer eksperienca per portofolet dhe menyren e vleresimit.Mesuesit kane krijuar strukturen e
vleresimit ,ku perfshihen disa detyra dhe tabela e pikeve.Edhe persa I perket planit ditor mesuesit e zhvillojne sipas
formatit dhe spikat gjetja e duhur e situates te te nxenit ne konteks te rezultateve te te nxenit . Kjo lehtesi eshte dhe fale
trajnimeve te kryera nga drejtoria e shkolles ne keto drejtime dhe frymes pozitive te stafit per bashkepunim.Edhe ne te
ardhmen ne kete Ekip do te vazhdohet te punohet me te njejtein rritem per perqasjen sa me mire me Kurrikulen e re

Ekipi lendor Arte, Edukim Fizik dhe Shendetesor u mblodh per te diskutuar rreth ecurise te kurrikules me kompetenca per
tremujorin e dyte ne klasat 6 dhe 7.

Ne kete mbledhje u konkludua se perdorimi i kurrikules me kompetenca per tremujorin e dyte ne klasat e 6 dhe te 7 ka
rezultuar i suksesshem ne keto pika:

1. Nxenesit demostrojne njohuri ne procesin e te nxenit me kompetenca sipas niveleve te te nxenit.


2. Zoterojne kompetenca te ndryshme ne lendet Art Pamor, Edukim Muzikor dhe Edukim Fizik dhe Shendetesor.
3. Te mesuarit me kompetenca nxit kreativitetin e nxenesve.
4. Ndihmon ne nje vleresim te sakte, transparent dhe koherent si edhe per vetvleresimin nga ana e nxenesit.
5. Nxit te qenurit aktiv te nxenesve ne procesin e mesimit.

Në fillim të ketij tremujori u hartuan nga mesuesit e lendëve te gjuheve te huaja evidencat përkatëse për cdo
lëndë.Evidencat shoqërohen me komentet përkatëse sipas niveleve.
Risia në zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencash eshte situata e të nxënit ku ne qënder është nxënësi për
pregatitjen dhe përpunimin e materialit të ri ne mësim duke u mbështetur në rezultatet e të nxënit qe duhet të
arrijnë nxënësit në bazë të niveleve të vlerësimit duke u mbështetur në kompetencat përkatëse.
Sipas udhëzimit të IZHA-s u formatua mënyra e vlerësimit të punëve të nxënësve në portofol.Numri I detyrave
që do të ishin pjesë e dosjes janë 4/5 në lendët e gjuhëve të huaja
Anglisht dhe frëngjisht duke përshirë edhe projektin .
Cdo detyrë ka piket përkatëse dhe vlerësimin me pikë ,ku shuma e pikëve do të jetë nota përfundimtarë për
portofolin.
Impenjimi për zbatimin me sukses te kurrikules me bazë kompetencash ka realizuar me sukses kualifikime
brënda shkollës nga drejtoria për mbarvajtjen e punës ndërmjet ekipeve lëndore ,ku mësuesit kanë trajtuar tema
në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze dhe me sukses.
Një peshë të vecantë zë puna me projekt e cila vlerësohet me 15 pikë .Kjo është një punë hulumtuese dhe duhet
të përmbyllet me një produkt të punës së nxënësve.
Mësuesit e gjuhëve te huaja I kane kushtuar një vëmëndje të vecantë dhe ndjekin me rigorozitet trajnimet dhe të
rejat në lidhjen me zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencash.

Mbi arritjet e objektivave mesimore nga klasat 1,2,3 ne fund te tremujorit te dyte.
Ne klasat 1 dhe 2 te mesuarit e nxenesve eshte ndertuar mbi “ te mesuarin me kompetenca”, nje lloj te mesuari
ku ne qender eshte nxenesi.
Meueset e klasave te para planifikojne dhe ndertojne punen e tyre mbi kompetencat qe duhet te fitojne nxenesit
ne aritjet e tyre. Ato planifikojne qarte situatat e te nxenit qe jane ne pershtatje me kompetencat dhe ne lidhje
me temen mesimore. Metodat dhe teknikat mesimore I zgjedhin ne perhtatje me situatat e te nxenit.
Planifikimi I detyrave te klases, te shtepise dhe veprimtarive te tjera ka sjelle nje nje angazhim dhe perqendrim
te nxenesve ne pune.
Nxenesit jane familjarizuar me punimin e detyrave ne flete dhe vendosjen e tyre ne dosjet individuale.
Ato lexojne ne menyre te vetedijshme fjalet, fjalite dhe tekstet. Shkruajne pa gabime fjalet dhe fjalite me
shkronjat e mesuara deri tani.
Nxenesit e klases se pare lexojne dhe shkruajne numrat dri ne 100, kryejne mbledhje me numrat deri ne 20 dhe
me dhjeteshe te plota. Ata dine te kryejne zbritje brenda dhjeteshes se pare. Zgjidhin situate te thjeshta
problemore me nje veprim, mbledhje ose zbritje.
Per nxenesen me veshtiresi ne te nxene mesuesja V. Kuqi nderton detyra te vecanta dhe punon nga libri vetem
ato detyra qe jane te pranueshme per te. Puna e nxenese eshte e shoqeruar vetem nga mesuesja.
Per klasen e dyte eshte viti I dyte shkollor qe aplikohet te mesuarit bazuar ne kompetenca. Kompetenat
shprehen nepermjet perdorimit te njohurive, shkathtesive, vlerave dhe qendrimeve, qe lidhen me boten e punes
dhe pergatitjen per jeten .
Ne perfundim te tremujorit te dyte nxenesit kane pervetesuar programin qe kerkon kurrikula e re.
Ora e mesimit duke nisur me aituaten e te nxenit, perfshin pjesemarrjen e te gjithe nxenesve, te cilet perdorin
njohurite dhe shkathtesite paraprake qe ata kane, duke I motivuar.
Gjate ores mesimore nxenesi eshte I perfshire ne metoda, teknika e pune krijuese e kerkimore, duke pasuruar
njohurite e tij. Leximi I teksteve letrare eshte permiresuar duke zbatuar teknikat e rectimit.Nxenesit analixojne
konceptet gramatikore ne gjuhe sipas kategorive perkatese. Ata jane me te pavarur ne kryerjen e detyrave te
klases dhe te shtepise. Integrimi sipas fushave ka rritur produktivitetin e te nxenit.
Ne klasat e treta planifikimi I temave eshte bere ne tre tremujore dhe mbi kete planifikim mesueset kane
ndertuar punen per te arritur objektivat mesimore te vendosur.
Ne perfundim te tremujorit te dyte konstatohet se nxenesit kane pervetesuar programin mesimor qe kerkon
kurrikula.
Mesueset ne oren e mesimit zbatojne metoda e teknika mesimore me ne qender nxenesin.Ato lidhen me
objektivat e ores mesimore dhe ne pershtatje me nivelin e nxenesve. Mesueset bejne kujdes te sigurojne
pjesemarrjen e te gjithe nxenesve ne veprimtarite mesimore gjate ores se mesimit.
Nxenesit lexojne dhe kuptojne tekstin. Ata pergjigjen me fjali te plote per pyetje nga teksti.Kryejne mjaft mire
ushtrimet per njohurite gramatikore qe kane marre deri tani. Ne pergjithesi nxenesit shkruajne qarte dhe
kuptueshem. Ata jane te pavarur ne kryerjen e dtyrave te tyre.
Ne matematike nxenesit shumezojne me numrat deri 10. Dine te kryejne shumezimin e nje numri dyshifror me
njeshifror ne shtylle. Ata pjesetojne ne shtylle nje numedr dyshifror me numer njeshifror dhe te tregojne heresin
dhe mbetjen. Nxenesit arsyetojne e zgjidhin problema me dy dhe tre veprime me shumezim dhe pjesetim .
shoqerojne zgjidhjet e problemave me skeme.
Ne lenden Dituri Natyre nxenesit shfaqin kureshtje dhe mesojne me deshire per bimet dhe kafshet. Ata lexojne
dhe sjellin informacione dhe kuriozitete lidhur me temat mesimore te zhvilluara.

Punoi:EDLIRA EKMEKCIU

Mars 2017

You might also like