You are on page 1of 14

Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive

I. Teoritë e të nxënit
"Çfarë përfshin të nxënët"? Të nxënët gjithmonë përfshin një ndryshim të qëndrueshëm në
personin që nxë, mëson. Ndryshimi mund të mos jetë i paramenduar apo i parashikuar, për mire
apo për keq. Për t'u klasifikuar sit ë nxënët ky ndryshim mund të sillet me anë të përvojes, prej
ndërveprimit të personit me mjedisin e tij.

Me këto dy koncepte, ndryshimi dhe përvoja, mund të formulojmë përkufizimin e të nxënit. Të


nxënët është një ndryshim në një person që vjen si rezultat i përvojës. Nga ky përkufizim lind
pyetja; një ndryshim në cilin aspekt të sjelljes së personit, sipas mënyrës që i janë përgjigjur kësaj
pyetje tradicionalisht janë përvijuar dy grupe: Biheivjorizmi kognitivizmi.

Sipas këndvështrimit Biheivjorist të nxënët është një ndryshim në sjellje, në mënyrë sipas së cilës
një person vepron në një situatë të veçantë. Në të vërtetë, mjaft bihejvioristë kanë refuzuar të
diskutojnë konceptet e të menduarit apo emocionet, përderisa mendimet dhe emocionet nuk mund
të vëzhgohen drejtpërsëdrejti. Sot përfaqësuesi më tipit i Biheivjorizmit mbetet Skineri.

Të nxënët është një ndryshim i brendshëm në një person, formimi i lidhjeve të reja ose potenciali
për reagime të reja. Të nxënët është kështu një ndryshim i qëndrueshëm në aftësitë e një personi.
Përcaktimi pranon se të nxënët është një proces që ndodh brenda një personi (pikëpamja
kognitive), por gjithashtu thekson rëndësinë e ndryshimeve në sjelljen e vëzhgueshme si tregues që
të nxënët ka ndodhur (pikëpamja bihevjoriste). Gjithashtu ky përcaktim mund të mos jetë i
pranueshëm për psikologë që ende ruajnë pikëpamjet ekstreme për të nxënët biheivjoriste apo
kognitivist. Sido që të jetë, ky është një përcaktim i arsyeshëm i cili na lejon të vazhdojmë më tej
me trajtimin e zgjeruar të dy drejtimeve të të nxënit.

Teoritë e të nxënit:
 Të nxënit Biheivjorist – Informacion për reagimet / qëndrimet, përforcim pozitiv,
negative, neutral, nxitja për reagim specifik, i jashtëm – i brendshëm, motivim për sjellje
të saktë.
 Të nxënit Kognitiv – Regjistrat shqisor, kujtesa (afatgjatë / afatshkurtër), përsëritja,
organizimi i të kuptuarit, të nxënit aktiv dhe zotërimi i plotë, lidhja e ideve mes tyre,
respektimi i lidhjeve shkakore, organizuesit e avancuar.
 Të nxënit Social – Vëmendja, Ruajtja, Prodhimi i sjelljes, Motivimi për ta ruajtur sjelljen
e re, Vetefikasiteti, Agresioni, Qëndrueshmëria, Vetebesimi.
 Të nxënit Konstruktiv – Interpretim i ideve nga këndvështrimi personal, Vendi i debatit
dhe diskutimit, Vendi i projekteve, i praktikave dhe perspektivave të shumëfishta.
 Të nxënit Përpunim i Informacionit – Caktimi i qëllimit, gjetja e teknikave, fjalët kyqe,
organizim i informacionit sipas kuptimit, metakognicioni, planifikimi, monitorimi,
modifikimi.

II. Stilet e të nxënit / mësuarit


Stilet e të nxënit nga autor të ndryshem emërtohen si mënyra përmes të cilave merren të dhëna,
dije, informacione të cilat përvetsohen dhe përpunohen nga nxënësi në mënyrë vetanake. Stilet e të
nxënit në vetvete kanë elementin e përceptimit (të parit, dëgjuarit, prekurit, ndjenjes, të menduarit,)
veprimi.

Prandaj çdo nxënës ka mënyrën e vet të të nxënit. Çdo herë duhet pasur parasysh se mësimi më i
mire bëhet kur nxënësi mëson duke u nisur nga interesat, nevojat, dëshirat dhe pa detyrime e
ngarkesa. Të mësuarit është i frytshem nëse të folurit, bisedat, shoqërohen, ndërlidhen me
veprimet, ushtrimet dhe duke punuar, vepruar etj. Me njohjen e stileve njihen dallimet vetanake të
nxënësve dhe përfshirja e tyre në veprimtarit mësimore. Karakteristikat, mënyrat se si nxënësi
punon, arrin deri te informata dhe si mëson janë çështje që duhet të njihen në mënyrë profesionale
nga mësimdhënësi si dhe të trajtohet si një faktore i veçantë në procesin e mësimdhënies dhe të të
nxënit. Kjo nënkupton përshtatjen e strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të
arritur një mësimdhënie cilësore, të frytshme. Stilet e të mësuarit zakonisht përkufizohen si tipare
njohëse, emocionale dhe psikologjike të nxënësve, kur ata bashkëveprojnë në mjedisin e klasës.
Nxënësit me stile të ndryshme përpiqen t'i zgjidhin problemet në mënyra të ndryshme. Pra duke I
njohur stilet e të nxënit, mësimdhënësi njeh karakteristikat e nxënësve, mënyrën e përvetsimit të
diturive, zgjidhjes së situatave problemore.

Për stilet e të nxënit kanë shkruar autorë të ndryshem, si në literaturen e ndryshme psikologjike
ashtu edhe në atë pedagogjike. Psikologu amerikan Kolb dallon këto stilet të të nxënit.

 Stili i të nxënit nëpërmjet eksperiences konkrete (të nxënit nëpërmjet përvojes, shembujve
konkret etj.)
 Stili i të nxënit nëpërmjet eksperimenteve aktive (përvetsimi i dijeve nëpërmjet
bashkëveprimit, punës në grupe, bashkëbisedimit).
 Stili i të nxënit me ndihmen e monitorimit (të mësuarit përmes vëzhgimit, përdorimi i
materialeve të ndryshme).
 Stili i të ashtuquajtur mendim- konceptualizim abstrakt (të nxënit duke përdorur proceset
mendore, analizën, të menduarit logjik, gjykimin).

Përveq këtyre renditjeve të stileve të të nxënit kemi edhe renditje tjera pak a shume të ngjajshme,
të cilat do t'i japim më poshtë, të përgatitura nga Felder dhe Solomon.
 Stili i të nxënit aktiv – Nxënësit që mësojnë sipas këtij stili i përvetsojnë dijet, u shpjegojnë
të tjerëve, diskutojnë dhe ndërveprojnë. Prandaj edhe pëlqejnë të punojnë në grupe, të
veprojnë, ku secili anëtarë i grupit bashkëpunon për dhënien e ideve dhe zgjidhjen e
problemeve, janë më energjik dhe kanë prirje për veprimtari ku kërkohet gjallëri.
 Stili i të nxënit reflektiv – Derisa nxënësit aktiv punojnë në grupe, nxënësit reflektiv
parapëlqejnë të punojnë në mënyrë vetanake, në një vend të qetë, larg zhurmës dhe gjërave
tjera që mund ta pengonin të menduarit e tyre rreth dijeve dhe informacioneve të përfituara.
 Të nxënit intuitive – Nxënësit me intuitë janë shumë logjik, mendojnë, analizojnë,
krahasojnë, kanë të zhvilluar të menduarit abstrakt, gjejnë mardhënjet dhe janë nismëtar të
risive.
 Nxënësit e ndjeshëm – Nxënësit që ndjenjë i përvetsojnë dijet, faktet dhe i kuptojnë ato.
Janë të kujdesshëm për gjërat më të imta dhe dallohen për vendosmëri në zgjidhjen e
problemeve. Pëlqejnë të kryejnë veprime praktike edhe mësimet të konkretizohen me
shembuj praktik.
 Stili i të nxënit pamor – Nxënësit që kanë prirje pamore i përvetsojnë informacionet kur ato
janë konkrete dhe i shohin si p.sh. ilustrimet, hartat, cd. rom etj.
 Stili i të nxënit dëgjimor – Këta nxënës më pare pëlqejnë të mësojnë prej fjalës së folur dhe
të shkruar, përmes ligjeratave, diskutimeve në grup etj.
 Stili kronologjik – Parapëlqejnë të mësojnë përmbajtje mësimore duke i ndarë në pjesë më
të vogla logjike dhe pa bërë shkëputje të lidhshmërisë së tyre logjike.
 Stili global – Shquhen për prirje të zgjedhjes së problemeve në tërësi ashtu si janë dhe pa
hyrë në imtësira.

III. Procesi, stilet e të nxënit dhe inkluzioni


Mbi procesin e të nxënit ka shumë teori dhe gjithashtu klasifikime të shumta të stileve të të nxënit.
Por, për të mos i hyrë hollësisht këtij fenomeni, po ndalemi në tre mënyra kryesore (kyçe) të të
nxënit që mund të klasifikohen si:

 Vizuale
 Auditive
 Kinestetike

Të gjithë ne kemi element të secilit stil të të nxënit, megjithëse, zakonisht ne kemi preference për
njërin nga stilet e mësipërme. Po kështu ndodh edhe me nxënësit.

Mësuesi mund dhe duhet ta përdorë stilin e të nxënit të fëmijës për ta inkurajuar atë të nxënë, për
ta motivuar dhe për ta bërë që të ndjehet i suksesshëm. Megjithatë, mësuesi duhet gjithashtu ta
inkurajojë nxënësin të provojë stilet e ndryshme dhe ta mësojë se si të përdorë secilin prej tyre në
jetë.
 Të nxënit Vizual – Preferon pikturen, diagramet e grafikët, ka nevojë të krijojë pamje
apo përfytyrime mendore të gjalla për të ruajtur informacionin, pëlqen të vëzhgojë
hartat, grafikët, piktura dhe video.
 Të nxënit Auditiv – Mëson më mire përmes leksionit verbal, diskutimeve, duke thënë
mendimet e tij por njëkohësisht duke dëgjuar atë që të tjerët thonë. Interpreton kuptimin
e gjërave thelbësore në një fjalim përmes dëgjimit të tonit, lartësisë dhe shpejtësisë së
zërit, etj. Informacioni i shkruar mund të ketë shumë pak kuptim për të në qoftë se ai
mund ta dëgjoj atë.
 Të nxënit Kinestetik (prekja fizike) – Shprehet përmes lëvizjeve dhe me ndërveprim në
hapësirën përreth tij. Ka një sens të mire ekuilibri dhe kordinim të syrit e dores, p.sh.
lojërat me top. Pëlqen kërcimin, sportet, eksperimenet, përdorimin e gjuhës trupore,
veprimin, përdorimin e duarve për të krijuar ose ndërtuar.

IV. Mësimdhënia efektive / mësimdhënësi efektiv


Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Duhen bërë shumë gjëra njëherësh. Por,
pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa element psikologjikë, didaktikë, social që ndihmojnë në
realizimin e një mësimdhënieje efektive.

Ç' është mësimdhënia efektive ? Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënët e suksesshëm. Ajo
identifikohet dhe ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme, bën lidhje me jetën reale, zhvillon të
kuptuarit e thellë dhe monitoron e reflekton mbi të nxënët.

Mësuesit duhet të dine se nuk ka receta e metoda teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë.
Çdo mësim ka veçoritë e tij, çdo mësues, nxënës apo situate është gjithnjë e veçantë. Por, nga ana
tjeter, në një nivel të përgjithshem, është e mundur të merren në konsideratë dhe të zbatohen disa
rregulla të përgjithshme, pasi jo në çdo moment të mësimdhënies mund të kemi mundësi dhe kohë
të reagojmë në çast.

Një mësimdhënie efektive nuk lidhet thjesht me informimin e nxënësve. Kjo do të ishte gjëja më e
thjeshtë. Dihet se mësuesi merr shumë vendime gjatë ditës mësimore, duke nisur që nga vendosja e
tavolinave, e mjeteve mësimore, nga përcaktimi i objektivave dhe i metodave të shpjegimit,
kontrolli e detyrave dhe e njohurive, motivimi e nxënësve, etj. Edhe kur nxënësit jan duke punuar
në mënyrë të pavarur apo në grupe, përsëri janë të ndikuar nga vendimet që kanë marrë mësuesit
për ndarjen në grupe, për mënyrën e ndërtimit të pyetjeve etj. Por nxënësit nuk janë pjesmarrës
passive që presin të mbushen me njohuri.

Në studimet e tij Josef Lowman (1996) përshkruan dy dimensione të të


mësuarit efektiv: a). Nxitja intelektuale (njohuritë, entuziazmi, pikëpamjet interesante,
qartësia, organizimi, frymëzimi). b). Interesi ndërpersonal, motivacioni, interesi, kujdesi,
inkurajimi, sfida, ndihma).
Grasha (1996) nënvizon pesë stilet të mësuarit efektiv : Ekspert, (i lidhur me transmetimin e
informacionit nga një status ekspert, i nxitë nxënësit drejt rritjes së kompetencave të tyre;
Autoriteti formal, (është i lidhur me mënyrat e pranueshme për t'u siguruar nxënësve drejt rritjes së
kompetencave të tyre; Modeli personal (beson në të mësuarit prej shembullit personal, mbikqyr
dhe drejton nxënësit drejt gares; Lehtësues (thekson natyrën personale të marrëdhënieve mësues-
nxënës, drejton nxënësit drejt zhvillimit të kapacitetit të tyre për veprim të pavarur dhe Delegues
(është i lidhur me zhvillimin e kapacitetit të nxënësve për të funksionuar në mënyrë të pavarur,
inkurajon projekte të pavarur).

Nëse do të përmbledhim kërkesat që lidhen me mësuesit për një mësimdhënie efektive, do të


rendisim ndër të tjera, këto veçori të tyre:

 Fillojnë menjëherë mësimin dhe janë të mirorganizuar.


 Mësojnë me një ritëm të përshtatshem, por ndalen rregullisht për të kontroluar të
kuptuarit e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në pune.
 Përdorin një shumllojshmëri strategjish, jo vetem shpjegimin.
 Fokusohen tek tema dhe objektivat e tyre mësimore dhe nuk dalin jashtë tyre. Shpjegimi
është i qartë.
 Përdorin humorin duke ruajtur stilet e tyre individuale.
 Praktikojnë teknika të mira menaxhuese të klasës, duke mbajtur vëmendjen dhe
respektin për grupin.
 Ndërveprojnë me nxënësit duke dhënë përgjegjje të menjëhershme për pyetjet apo
komentet si dhe duke dhënë feedback korrigjues kur duhet.
 Çmojnë përgjigjjet e nxënësve dhe përdorin pyetjet hetuese për të zgjeruar përgjigjjen.
 Sigurojnë një klimë të ngrohtë në klasë duke i lejuar nxënësit të flasin lirshëm duke
përdorur humorin personal ose përpjekje të tjera për të treguar lidhje njerzore me
nxënësit.
 Përdorin sjellje jo verbale, si gjeste, ecje, kontaktin me sy, për të përforcuar komentet që
bëjnë etj.

V. Mësimnxënia elektronike / E- Learning


E-Learning është përdorimi i teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në çdo kohë
dhe kudo. E-Learning është një formë elektronike e mësimit që bazohet në një teknologji të
avancuar. E-Learning të mundëson të mësoni në klasë, në grupe, dhe kudo që ka pajisje
kompjuterike të konfiguruara. Magjia e E-Learning qëndron në faktin se software i ri të lejon
krijimin e një ambienti efektiv të mësimit. E rëndësishme është të ceket fakti se E-Learning së pari
ka funksionuar në SHBA, prej së cilës kanë arritur të punojnë edhe shumë shtete të tjera. Thënë më
ndryshe E-Learning është një qasje e re e cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe
teknologjinë informative dhe kompjuterët në anën tjetër. Është shtrirje e të mësuarit dhe internetit
në një vend.

Mësimi Elektronik

 Mësim me metoda më bashkohore duke pasur mundësi të mjaftueshme për të siguruar


një infrastrukture të mire të ores mësimore
 Qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor
 Koha e pa kufizuar e mësimit
 Mësimi mund të zhvillohet në vendin e punës, në shtëpi, shkollë ose kudo
 Demonstrim i shembujve me teknologjinë më bashkohore etj.

Zhvillimi i teknologjisë educative

Librat dhe revistat kanë gjetur rrugen e tyre në desktop të studentëve dhe studiuesve kërkimore.
Faleminderit për shpikjen e burimeve elektronike të lehta, të shpejta dhe në qdo kohë qasje në lloje
të ndryshme të librave dhe revistave të cilat kanë bërë një mësim më efektiv. Burimet elektronike
shërbejnë si një platformë për qasje të rastit për përdorues të shumtë në të njëjtën kohë dhe për të
shpëtuar shumë kohë. Mësimi elektronik është zhvilluar shumë për shkak të internetit. Interneti
dhe world wide web na kanë dhënë një qasje të leht ne informata dhe njohuri. Mësimi elektronik
është një teknologji që mbështet mësimdhënien dhe të mësuarit duke përdorur një teknologji web
kompjuter, ajo është ura në mes mësuesit dhe nxënësit në mënyra të ndryshme.

Metodat e mësimit elektronik

 Mësimi sinkrom
 Mësimi asnikrom
 Instruktor – e udhëhequr nga grupi
 Vete – studim me ekspertet e lëndëve
 Web – based- blog – Wikis- forume
 Kompjuter i bazuar në CD-Rom
 Video / Audio transmetim

Mësimi sinkrom dhe asinkrom

Brenda mësimit Sinkrom, mësimdhënia dhe të mësuarit zhvillohet në kohë reale (në të njëjtën
kohë), ndërsa trajnuesi dhe nxënësit janë të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri. Shembujt përfshijnë,
dëgjuar një transmetim nga radio, shikuar drejtperdrejt një transmetim televiziv, audio dhe video
konference etj.

Karakteristike për mësimin josinkronik është fakti se që trajnuesi e përgatit materialin courseware
para se kursi të zhvillohet. Nxënësi është i lire të vendose kur ai dëshiron të studio courseware.
VI. Parimet e punës mësimore
Parimet Didaktike ose parimet e mësimdhenies – të mësuarit janë rekomandime të përgjithshme
për mësuesit, ku respekti për mësuesit në klasë për të arritur efektivitetin dhe efikasitetin
maksimal.

Parimet janë:

 Parimi i ndërgjegjjes dhe aktivitetit

Duke u bazuar në teoritë e motivimit. Mësuesi përpiqet te nxënësit të mësuarit duke fituar me
objektivat e mëtejshme të mësimit nxënësi të miratuara si të tyre dhe në fund të fundit të zhvilluar
aktivitetin e dëshirueshëm drejt zhvillimit personal. Kjo detyrë nuk është e lehtë, në qoftë se një
nxënës ka disa faktorë negative, për shembull. Ndryshimi në natyren e adoleshencës, mjedisi
familjarë dhe qëndrimi dekurajimin e të gjithë shoqërisë për arsim.

 Parimi i zhvillimit të plotë të nxënësit

Ajo inkurajon mësuesit të zhvillojnë mësimin në të gjithë komponentët themelorë të nxënësit.


Sa i përket strukturës të personalitetit është një fushë njohëse, emocionale dhe psikomotorike. Për
sa i përket struktures së intelegjencës njerëzore është rreth shtatë lloje të intelegjencës: gjuhësore,
logjike-matematikore, vizuale / hapësinore, muzikore, ndërpersonale, intrapersonale dhe fizike /
natyrore. Në kushtet e komponentëve pedagogjike unitetit të arsimit është që të edukojë
intelektuale, morale, estetike, fizike dhe puna.

 Parimi i shkencizmit

Mësuesit gjatë praktikes së tyre në mësimdhënie duhet të merren jo vetëm me shkencat e reja të
informacionit (p.sh. zhvillimeve të shpejta në fushën e shkencave kompjuterike, biologji, etj.) dhe
tendencat e fundit në profesionin e mësimdhënies (p.sh. Metodat e reja të mësimdhënies etj).

 Parimi i integrimit të teorisë me praktiken

Parimin e zbatueshmërisë, kurrikules dhe transferimin, mësuesi duhet të bindë nxënësit që


kurrikula diskutuan me përparsi të mëtejshme – qoftë në jetën e përditshme apo studime të
mëtejshme. Gjithashtu e rëndësishme është transferimi i aftësive dhe njohurive në mënyrë që ajo të
mund të ndiqen në fazën e ardhshme të arsimit.

 Parimi i proporcionalitetit

Kërkon qëllimet, procesin dhe burimet ishin të arsimimit të përshtatshem. P.sh. ajo është
përshtatshmëria e moshes së nxënësve (p.sh ju nuk mund të vëni të njejtat kërkesa për moshen
parashkollore dhe shkollore) për aftësitë gjuhësore (d.m.th nuk mund të mësojnë gjuhen angleze në
një nivel të përparuar, edhe pse ende nuk e zotërojnë nivelin bazë dhe të ngjajshme.)
 Parimi i qasjes individuale

Ajo është e bazuar kryesisht në rezultatet e psikologjisë të personalitetit. Ajo supozon se çdo
student është një individ dhe është e nevojshme për t'iu qasur në këtë mënyrë.Kujdes individual për
nxënësit ndonjëhere është e mundur për të menaxhuar me ndihmen e nxënësve veten e tyre, për
shembull kur nxënësi më i mire në matematikë ndihmon nxënësit e tjerë me nota më të ulta.

 Parimi emocional

Në thelb vjen nga fakti se as mësuesi e as nxënësit nuk janë makina. Ata bashkveprojnë në sferen
emocionale. Është provuar se arsimi zhvillohet në një atmosfere më pozitive dhe për këtë arsye
mësuesi duhet të përpiqen për induksionin e saj. Për më teper nxënës – mësues nuk është vetëm një
burim i njohurive, por edhe një i besuar dhe mentor.Shkolla dhe klasa në këtë mënyrë duhet të
mbizotrojë në një humor të mire.

 Parimi i qëndrueshmërisë

Është parim shumë i domosdoshëm mësim i bazuar në faktin e thjeshtë se truri i njeriut harron
shume shpejt. Përmbushja e këtij parimi është i lidhur me dy procese ekspozimit dhe luften kunder
harreses. Ekspoziat është e paraqitur me njohuri të reja, blerjen e aftësive të kërkuara. Lufta kunder
harreesës bëhet atëherë kur përsërisim kurrikulen tashmë të mësuar.

 Parimi i konsistences

Duke e quajtur edhe parim sistematik. Ajo shpreh kërkesat për të marr njësi mësimore logjike
ndjek dhe diskuton programin mësimore nga më të thjeshta deri te më komplekse, dhe do të
diskutohen tema themelore specifike për disiplinen dhe mësimdhënien.

 Parimi i reagimit

Bazuar në reagime nga mësuesi merr informacionin në lidhje me përparimin e nxënësit me


objektivat e kurrikulit të caktuara, çka është cilësia e mësimdhënies dhe rezultatet e tij. Gabimet që
janë një pjesë e natyrshme e procesit të të mësuarit, shpjegon ku gabimi është bërë dhe ndodhta
bëjë sërish programin programin e keqkuptuar interpretimin.

VII. Kurrikuli – veçoritë dhe implikimet në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies


Zbatueshmëria e kurrikules Bërthamë siguron koherencën dhe qëndrueshmëri të të gjitha niveleve
formale të arsimit parauniversitar duke u mbështetur në këto parime :
Gjithëpërfshirjen – e fëmijëve dhe të rinjëve në mënyrë të barabart në arsim cilësore.

Zhvillimin e kompetencave, që reflektohen në rezultatet e të nxënit, që priten të arrihen në mënyrë


progressive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të shkollimit

Mësimdhënie dhe të nxënit e integruar dhe koherent, që promovon të nxënit e plotë, duke
reflektuar ndërlidhje dhe ndërvarësitë e natyres dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe
informacionin që kanë nxënësit për to;

Autonominë dhe fleksibilitetin në nivel shkolle, në zbatimin e Kurrikules Bërthamë dhe pjeses
zgjedhore që reflektohen në hartimin vjetor të planit mësimore dhe në metodologjinë e
mësimdhënies dhe të nxënit.

Përgjegjësinë dhe llogaridhenien, që reflektohen në krijimin e kultures për vlerësim të


vazhdueshëm – ndjekje të progresit në zbatimin e kërkesave të Kurrikules përmes mbledhjes dhe
analizës së të dhënave, dokumentimit të sfidave dhe zgjidhjeve, drejt një paraqitjeje më të mire në
përmbushjen e kërkesave të kurrikules dhe ngritjes së cilësisë së arsimit.

KKK- promovon përspektiven e bazuar në kompetenca me qëllim që njohuritë e nxënësve, aftësitë


dhe qëndrimet e tyre të zhvillohen në funksion të arritjes së kompetencave kryesore dhe me qëllim
të adressimit të nevojave të ndryshme të nxënësve për të përmbushur kërkesat e kurrikules dhe
rezultatet kryesore të të nxënit për shkallë dhe nivele.

Mësimdhënia dhe nxënia e fokusuar dhe e orientuar në kompetenca, nga mësuesit kërkon që të
bëjnë përzgjedhjen dhe organizimin e përvojave mësimore të cilat integrojnë njohuritë relevante
me vlerat, qëndrimet dhe shkathtësitë e nxënësve. Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar
në kompetenca për bazë ka rezultatet mësimore, të cilat përshkruajnë se çka është në gjendje
nxënësi të dijë, të bëjë, të kuptojë, të vlerësojë dhe të marrë qëndrim lidhur me përfundimin e
suksesshëm të një shkalle të kurrikules.

Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në kompetenca kërkon që mësuesit të përzgjedhin strategji,


metoda, teknik dhe forma të ndryshme të punës me nxënës, si dhe të organizojnë përvojat
mësimore të nxënësve që integrojnë njohuritë relevante me shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet.

Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në kompetenca është e lidhur ngushtë edhe me procesin e
vlerësimit, me focus të veçantë me vlerësimin formative dhe progresiv. Për të vlerësuar
kompetencat e nxënësve, është e rëndësishme që secili mësues të përzgjedhë teknik dhe
instrumente për vlerësim, të cilat u mundësojnë nxënësve të demonstrojnë e të shpërfaqin
njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre, e jo vetëm njohuritë faktike. Në këtë mënyrë mësuesit
zhvillimin e kompetencave.

Ka disa qasje dhe strategji të cilat mundësojnë që mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në
kompetenca të jetë e suksesshme dhe që të ndihmojë zhvillimin e kompetencave të nxënësit, pa
marrë parasysh fushën e Kurrikulës. Vlen për ti veçuar tri qasje nga më të rëndësishmet që të
mbështesin parimet e KKK-Së, pra edhe qasjen e bazuar në kompetenca:

 Krijimi i mjedisit të përshtatshem, në klasë dhe në shkollë, në të cilin nxënësit ndihen të


mirëpritur dhe të lidhur me njëri – tjetrin, me mësuesin e tyre dhe shkollën e tyre
 Zhvillimi i mësimeve nëpërmjet qasjeve dhe teknikave të të nxënit aktiv
 Zbatimi i strategjive të mësimdhënies dhe të nxënies, zgjedhjes së problemeve dhe
zhvillimit të të menduarit kritik.

VIII. ECTS dhe Procesi i Bolonjës

ECTS është sistem i kredive i përdorur në fushën e Arsimit të Lartë Evropian, i miratuar me

Deklaratën e Bolonjës. ECTS është njëra nga pikat kyçe të sistemit të Bolonjës. Shumica e
vendeve

të Bolonjës e kanë miratuar me ligj ECTS për sistemet e tyre në Arsimin e Lartë.

Ndër objektivat e tjera, qëllimi i Deklaratës - Procesit së Bolonjës, është themelimi i sistemit të

kredive si një mjet i përshtatshëm i lëvizjeve të studentit. ECTS kontribuon në disa objektiva të

Bolonjës, si:

 Kreditë ECTS është element kyç i Kornizës së Bolonjës për Kualifikime, në pajtim me

Kornizën e Kualifikimeve Evropiane për mësim gjatë gjithë jetës (EQF). Sipas Kornizës së

Kualifikimeve të Bolonjës, cikli i parë dhe i dytë i studimeve, kanë vlera të caktuara të pikëve

kredituese të akumuluara.

 ECTS i ndihmon institucionet për ta implementuar – zbatuar objektivat e sigurimit të

cilësisë. Në disa vende, ECTS është kërkesë për akreditimin e programeve në arsimin e lartë.

 Gjithashtu, ECTS gjithnjë e më shumë është duke u përdorur edhe nga institucionet e

kontinenteve tjera, kështu që është duke luajtur rol në rritjen dhe përfshirjen globale të procesit

të Bolonjës

Historiku i ECTS –së


Bashkëpunimi i suksesshëm si dhe lëvizja e studentëve dhe e mësimdhënësve në arsimin
universitar,

në të cilin përfshihet edhe puna kërkimore dhe shkencore, shtytet me anë të fytjes së sistemit të ri, i
cili

bazohet në pikë kredituese.

Pika kredituese është një vegël shumë e thjeshtë me anë të së cilës realizohet lidhja në mes të

institucioneve.

Modeli i sistemit të bazuar në kredi është përdorur qysh më 1986, në Universitetin e Harvardit, kur

filloj që të përdoret “Sistemi për akumulim të kredive”, ky projekt është emërtuar me shkurtesën

CATS (Credit Accumulation and Trasfer Scheme).

Në vitin shkollor 1989/1990 është paraqitur një projekt – pilot i organizatës ERASMUS i emërtuar

me ECTS (European Credit Trasfer System). Në këtë projekt - pilot muarrën pjesë 145 institucione

universitare të Evropës në pesë fusha të studimit: Administrim biznesi, Kimi, Histori, Inxhinieri

mekanike dhe në Mjekësi.

Në fazat vijuese, skema e pilot ECTS institucionet pjesëmarrëse kanë mundur që të zgjerojnë

implementimin edhe në disiplina të tjera, kështu që përdorimi i sistemit ECTS të transferit të


kredive

është treguar shumë i efektshëm, prandaj deri më 1999 në këtë projekt janë kyçur me vetë -
iniciativë

1300 institucione arsimore.

Çfarë ofron ECTS-ja

Sistemi evropian për transfer të kredive - ECTS është projektuar dhe zhvilluar nga Komisioni i

Bashkësisë Evropiane, me qëllim të krijimit të një procedure të përbashkët për të garantuar njohje

akademike të studimeve përbrenda universiteteve të vendit dhe jashtë vendit.

Principet në të cilat është e Bazuar ECTS

ECTS bazohet në tre principe kryesore:

 Transparenca
 Marrëveshja,
 ECTS kreditë

Kredia – njësia për angazhimin e tërësishëm të studentit

ECTS kreditë paraqesin sasinë e angazhimit të përgjithshëm të studentit për të përfunduar lëndën

mësimore të caktuar. Kreditë nuk bazohen vetëm në orë të mësimit/javë, por ato paraqesin të
gjitha

aktivitete e studentit si: ligjëratat, puna praktike, seminaret, puna individuale dhe provimet apo

aktivitete tjera vlerësues.

ECTS kreditë (pika kredituese)

ECTS kreditë janë vlera numerike( nga 1 deri në 60), të përcaktuara për secilën lëndë mësimore
dhe të

cilat studenti i arrin pas përfundimit të lëndës mësimore dhe provimit në atë lëndë mësimore.

Në sistemin ECTS, 60 kredi prezantojnë angazhimin e studenti për një vit akademik. Normalisht

ndarja bëhet në 30 kredi për semestër.

ECTS kreditë mundësojnë njohjen e pjesës së studimeve me anë të trasferit të kredive dhe

akumulimin e kredive .

Lëndët , mësimore për të cilat llogariten ECTS –kreditë

ECTS kreditë duhet që të llogaritën për të gjitha lëndët mësimore që ofrohen për studim – të

obligueshme, zgjedhore apo opcionale.

ECTS – kreditë dhe rëndësia e lëndës mësimore.

Numri i kredive nuk përcakton rëndësinë e lëndës mësimore. Rëndësia e lëndës mësimore në
ECTS

mund të shihet në paketën informative, ku mund të kuptohen qëllimet dhe objektivat e lëndës.

Prandaj, lënda mësimore më e ngushtë profesionale nuk do të thotë se përmban më shumë ECTS
kredi

se lënda më pak profesionale.

ECTS sistemi i notimit të studentëve


ECTS sistemi garanton njohje akademike të studimeve jashtë, duke ofruar mënyrën për matjen
dhe

krahasimin e të arriturave të studentit dhe të transferimit të tyre prej një institucion në tjetrin.

Nuk duhet përzier në asnjë mënyrë kreditë me notimin e studentëve!

Kreditë reflektojnë sasinë e punës dhe angazhimit të studentit gjatë semestrit për lëndën e caktuar,

kurse nota paraqet njësi e cila reprezenton cilësinë e punës së studentit në atë lëndë.

Përparësitë e sistemit të kreditimit për studentë

Disa nga përparësitë kryesore për studentë, në sistemin ECTS janë:

 ECTS garanton njohje akademike për studime jashtë vendit.


 ECTS mundëson qasje në kurse (lëndë mësimore) të universitet tjetër, me mundësinë e

pjesëmarrjes së plotë në jetën akademike të institucionit mikpritës për një semestër ose më

gjatë.

 ECTS mundëson vazhdimin e studentëve jashtë.


 Ndihmon në krijimin e programit të tij të studimit
 Ofron kohëzgjatjen e studimeve sipas dëshirës.
 Ofron qasje korrekte ndaj angazhimit të studentit.

Llogaritja e ECTS-ve

U.GJ.F.A. në tabelën si më poshtë paraqet një model për llogaritjen e ECTS-ve (European Credit

Transfer System), dhe 1 ECTS është ekuivalent me 25 deri 30 orë punë.

You might also like