You are on page 1of 7

AKTET ISSN 2073-2244

Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org


Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright © Institute Alb-Shkenca

RËNDËSIA E APLIKIMIT TË STRATEGJISË SË “PROJEKTIT KËRKIMOR” NË LËNDËN E


HISTORISË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

ZHULJETA KADILLI, ROLAND GJINI


Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “A.Xhuvani” ,
Elbasan
Email: zhkadilli@yahoo.com

AKTET IV, 4: 603 - 609, 2011

PERMBLEDHJE
“Shpërthimi i informacionit” është tipar i zhvillimit të sotëm shoqëror. Në këtë zhvillim të vrullshëm e të shpejtë
askush nuk mund të mësojë gjithshka që i duhet të dijë, për më tepër që ato nuk mund të arrihen gjatë orëve të
mësimit. Në vënd të përvetësimit të njohurive sot kërkohet nga nxënësit të ndërtojnë e krijojnë vetë njohuri.Ky
artikull synon të analizojë vëndin dhe rolin që duhet të luajë projekti kërkimor në histori për për ndërtimin dhe
përvetsimin e njohurive. Ai gjithashtu nxjerr në pah përparësitë që ka rritjen e cilësisë në përvetësimin e njohurive.
Për shkrimin e artikullit kemi shfrytëzuar një literaturë gjërë bashkëkohore. Në vazhdimësi kemi ndjekur procesin e
projektit kërkimor të aplikuar në disa shkolla të qytetit të Elbasanit për qëllime studimore. Nga analiza e procesit
rezultoi se kjo strategji ndikoi pozitivisht në përvetësimin dhe zgjerimin e njohurive të reja. Zbatimi u bë mjaft
interesant dhe gjithpërfshirës. Nxënësit punuan në mënyrë active dhe të pavarur. Si përfundim rekomandojmë
përdorimin e kësaj strategjie sidomos në njohjen e historisë së vëndlindjes. Nxënësit jo vetëm do të rrisin cilësinë e
nxënies por njëkohësisht do të mësojnë metodologjinë e punës kërkimore shkencore.
Fjalë kyçe: metodologji, projekt, projekt kërkimor,strategji,vëndlindje

1. HYRJE Ai ishte një tip i të nxënit që kishte për qëllim të


Qëllimi kryesor i arsimimit është të krijojë njerëz ruante sistemin egzistues dhe të riprodhonte një
që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo thjesht të mënyrë jetese jo të ndryshme. Zhvillonte aftësinë
përsëritin ato që kanë bërë brezat e tjerë –njerëz e zgjidhjes së problemeve për një gamë të
që janë krijues, shpikës dhe zbulues. Qëllimi i përcaktuar dhe të njohur problemesh.Të
dytë i arsimimit është të formojë mendje që të mësuarit riprodhues u përgjigjej nevojave të
mund të jenë kritike, që të mund të verifikojnë mbijetesës së individëve dhe dhe shoqërive të të
dhe jo të pranojnë do gjë që u jepet (Studio kaluarës. Edhe sot ai vazhdon të jetë i nevojshëm,
gjithshka, arsyes vendin e por ama nuk është i mjaftueshëm.Ajo që
parë.Tiranë,1998).Dikur ishte e mjaftueshme që nevojitet për mbijetesën në të ardhmen është të
të nxënët të konsiderohej si trashëgim nga e mësuarit novator.
kaluara. Të nxënët riprodhues, përvetësimi i një Në qoftë se fëmijëve tanë do t’u duhet të
mase të dhënë njohurish kulturore, aftësitë e përballojnë turbullirat e ndryshimeve si në planin
pranuara, pikpamjet, metodat dhe rregullat e vetjak, ashtu edhe në atë shoqëror, ata kanë
përcaktuara ishin të mjaftueshme për t’u nevojë të mësojnë jo vetëm se si të përshtaten në
orientuar në situatat e njohura dhe të të ardhmen, por edhe si t’i japin formë asaj. Në
përsëritura. Të mësuarit riprodhues ishte i qoftë se një nga sfidat e arsimimit është
drejtuar nga një model i përcaktuar i shoqërisë. përgatitja e fëmijëve për një botë me ndryshim të
Kadilli & Gjini

shpejtë, atëhere del e qartë nevoja që ata të në përdorimin e metodave, strategjive e


mësohen të mendojnë në mënyrë krijuese teknikave mësimore bashkëkohore ndërvepruese
(Studio 1998,f 51). Që nxënësit të mësojnë në dhe gjithëpërfshirëse (Gjokutaj, 2005). Ky process
mënyrë krijuese duhet që pa tjetër të përfshihen mësimor njëherazi është në koherencë me prirjen
në punë të pavarur.Format e organizimit të punës e sotme në vëndet e zhvilluara, thelbi i së cilës
së pavarur janë të shumta, që nga ato brënda është: ta shndrrojmë klasën auditorin në një
klasës në orën e mësimit, jashtë saj e deri puna e mjedis të gjallë, ku, në vend të dhënies së
bazuar me projekte (Kuri,Gjini 2008). informacionit, kultivohen shprehitë për gjetjen,
Mësimdhënia e bazuar në projekte përfaqson një kërkimin e pavarur të tij, diskutohen çështje në
afrim të gjithanshëm drejt një të mësuari aktiv e këndvështrime të ndryshme, analizohen ato,
bashkëpunues, i cili karakterizohet nga përfshirja identifikohen problemet dhe punohet
e vazhdueshme e nxënësve në kërkimin mësimor bashkërisht për zgjidhjen e tyre (Musaj, 2003).
(Gjokutaj, Shahini, 2005). Punimet kërkimore janë Një nga metodat në funksion të këtij qëllimi është
ajo pjesë e formimit arsimor që zhvillon shprehi pikërisht të mësuarit nëpërmjet projektit
dhe aftësi të ndryshme, që nga mbledhja dhe kërkimor. Mësimdhënia e bazuar në projektin
përdorimi i informacionit, deri tek metoda të kërkimor është një model i veprimtarisë
veanta që mund të përdoren në jetë.Punimet mësimore, i cili zhvendoset nga praktikat e
kërkimore janë ushtrime të cilat ndryshe nga mësimdhënies së izoluar brënda klasës e të
ç‘mendohet, nuk synojnë t’ua vështirësojnë përqëndruara te mësuesi, në veprimtari të nxëni
punën nxënësve, përkundrazi kur ai bëhet me me në qendër nxënësin.
kujdes ka një vlerë shumëdimensionale Këto veprimtari janë afatgjata, ndërdisiplinore
(Boce,2004). dhe të integruara me problemet e rëndësishme
të komunitetit dhe praktikat e botës reale.
2. Kuptimi mbi mësimdhënien e bazuar në Mësimdhënia e bazuar në projekte kërkimore
projekte përfaqëson një afrim të gjithanshëm drejt një të
Puna me projekte ka si qëllim kompletimin e një mësuari aktiv e bashkëpunues, i cili
detyre.Ajo përfshin në vetvete shumë burime: karakterizohet nga përfshirja e vazhdueshme e
kohën, njerzit dhe materialet, në të njëjtën kohë nxënësve në kërkimin mësimor (Gjokutaj, 2005).
praktikon një gamë aftësish e një system Në kontekstin e kësaj mësimdhënieje, nxënësit
gjuhësh.Shëmbuj në këtë drejtim ka shumë: një bashkëpunojnë për t’i dhënë kuptimin dhe
grup adoleshentësh përfshihen në në punën me përgjigjen e duhur asaj që po ndodh në kërkimin
projekte për prodhimin dhe shpërndarjen e e tyre.
posterave për mjedisin.2-Një grup nxënësish të Puna me projekte nënkupton nga ana tjetër
shkollës Dh.Todri përfshihen në punën me pikërisht faktin që temën dhe platformën e
projekte për pastrimin e zonës turistie të paraqet vetë nxënësi si dhe materialin
Byshekut me qëllim për ta bërë atë sa më përfundimtar.Në këtë rast padyshim që prania
tërheqëse për vizitorët.Ky park eshtë mjaf dhe asistenca e mësuesit është e pa
tërheqës dhe ka vlera të pa kthyeshme për diskutueshme, në ndryshim nga essetë apo punët
natyrën dhe qytetin tonë. e thjeshta kërkimore. Angazhimi i nxënësve në
Përgatitja e qytetarëve të shoqërisë demokratike, punët me projekte i lehtëson disi nga ngarkesa
të cilët mendojnë në mënyrë kritike, të aftë për që disa mësues shpesh ua japin nxënëave, pa
të zgjidhur probleme, që nga ato në mjedisin më marrë parasysh ngarkesën, moshën, interesat e
të ngushtë, në atë në nivel local, kombëtar e deri tyre etj.Në kohën e sotme mësuesit priren
global, janë në vëmëndje të procesit të sotëm të gjithnjë e më shumë që në histori në fund të çdo
edukimit. Suksesi në edukim pa dyshim kërkon kapitulli të kërkojnë esse apo punë të tjera me
një proces mësimor aktiv, të rinovuar në formë shkrim.Natyrisht si pedagogë të metodikës
dhe përmbajtje, gjë që gjen shprehjen konkrete mendojmë që janë ngarkesë dhe jo forma e

604 AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011


Kadilli & Gjini

vetme për të realizuar programin cilësisht.Esseja 11- Aftësohen për të bëtë përzgjedhjen e
apo punët me shkrim kanë dhe ato kufizimet e materialit sipas tematikës
tyre.Për këtë arsye për të rritur cilësinë e të 12- Ju zgjeron njohuritë e kulturën gjatë kërkimit
mësuarit dhe pjesmarrjes së nxënësve në punën 13- Përmirëson fjalorin e komunikimt të lëndës.
kërkimore mendojmë që puna me projekte ka më 14- Puna me projekte siguron shumë mundësi për
avantazhe në disa drejtime. të krijuar një larmi dëshirash dhe etje për dije e
punë
3. Avantazhet e mësimdhënies të bazuar në 15- Nxënësit kanë pavarësi në planifikimin dhe
projekte realizimin e punës
Sot në shkollën tonë gjithnjë e më shumë 16- Mësuesi sillet si shofer i cili drejton tek
mësuesit kanë tendencën për t’i ngarkuar nxënësit etjen për dije e punë
nxënësit me detyra jashtë klase në lëndën e
historinë, ju kërkojnë esse, detyra kërkimore, Gjatë zbatimit të kësaj metode nxënësit kërkojnë
mbledhje materialesh të ndryshme nga interneti zgjidhje të problemeve jo të nivelit të zakonshëm:
apo burime të tjera.Absolutisht nuk jemi kundër 1- duke pyetur dhe riformuluar çështjet për
por kur rritet volumi i tyre natyrisht që krijon hulumtim
mbingarkesë për nxënësin duke pasur parasysh 2- duke debatuar rreth ideve të ndryshme
të gjitha lëndët. Në këtë kontekst do të mendonja 3- duke bërë parashikime
që t’i jepej prioritet të mësuarit me projekte, 4- duke përvijuar plane
sidomos në njohjen e historisë të vëndlindjes, 5- duke grumbulluar dhe analizuar të dhëna
trashëgimisë kulturore, resurseve turistike, apo 6- duke skicuar përfundime
temave të rëndësishme nga historia në të cilat 7- duke ua komunikuar idetë dhe gjetjet e tyre
orët e programuara nuk mjaftojnë. Kurrikula e re pjestarëve të tjerë
e përmban punën me projekte madje ze 30% të 8- duke shtruar çështje të tjera për hulumtim
vlerësimit të përgjithshëm të nxënësit. Të 9- duke krijuar një prodhim të ri të
mësuarit në këtë mënyrë ka disa avantazhe të vetin(Gjokutaj 2005)
cilat janë:
1- Ve në qendër nxënësin Dy janë kriteret për fillimin e punës me
2- Jep mundësinë për të nxënët ndërdisiplinor projekte:drejtimi dhe mbështetja.
3- Ndihmon një të nxënë të dobishëm Të mësuarit me projekte, si rregull ka dy përbërës
nëpërmjet lidhjes së njohurive me jetën jashtë kryesorë
klase e jashtëshkollore,duke iu drejtuar Një çështje një qëllim ose një problem për
problemeve reale dhe më të rëndësishme ndjekje dhe zgjidhje
4- Jep mundësi reale dhe të pazëvëndësueshme Një prodhim të fundmë ose një shumicë
në ndërtimin e mardhënieve të shëndosha e paraqitjesh në formën e një serie zgjidhjesh e
korrekte të mësuesve me nxënësit komunikimesh vetjake (Gjokutaj, 2005).
5- Krijon lidhje bashkëpunimi midis mësuesve të
profileve të ndryshme 4. Ecuria metodike e mësimdhënies të bazuar në
6- Krijon lidhje të shëndosha midis shkollës dhe projekte
komunitetit Gjatë studimit të kurrikulës dhe në mënyrë të
7- I angazhon nxënësit në punë të pavarur veçantë kur mësuesi përgatit planin vjetor është
8- I angazhon dhe i mëson nxënësit në punën mirë që të parashikojë dhe realizimin e një pune
kërkimore duke i përgatitur për në universitet me project për tematikën që do t’i duket atij më
dhe më tej me interes për lëndën dhe grupin.Gjatë vitit
9- I përgatit për të shkruarin akademik shkollor, semestrin e parë ose të dytin mësuesi
10- I aftëson për të kërkuar në literaturë dhe jo paraqet idenë e tij në klasë, se ka ndërmënd tu
vetëm gjëra të gatëshme nga interneti

AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011 605


Kadilli & Gjini

japë nxënësve të zhvillojnë një punë të pavarur Projekti :Traditat historike të qutetit të Elbasanit
për një periudhë të gjatë kohe. si potencial i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit
kulturor.
Plani i punës me projekte Procesi i modelimit
a-Informimi mbi projektin 1-Duke kërkuar
Qëllimi i projektit 2-Duke zgjidhur
Zona ku shtrihet projekti 3-Duke krijuar
Bashkëpunuesit(zgjidhen ata që aplikojnë, në 4-Duke shkëmbyer informacion
rastin konkret nxënësit sipas dëshirës
Tipi kryesor i aktivitetit të projektit d-Interpretime rreth temës së projektit
b-Objektivat Qyteti i Elbasanit ka një histori të gjatë të krijimit
Numri i objektivave të tij, kalaja e ndërtuar në vitin 1466 është ngritur
Emërtimi i objektivave mbi themelet e një kështjelle më të
Përcaktimi i shkronjës për çdo objektiv hershme.Themelimi i qytetit daton në shekIII-IV
Përshkrimi i aktivitetit për çdo objektiv të erës sonë por zbulimet arkeologjike në
Koha e përcaktuar rrethinat e tij tregon për një kulturë të hershme
Stafi i aplikantëve ilire.Që nga kjo periudhë e në vazhdim si një
Masat për realizimin e objektivave qendër e banuar ky qytet ka bërë histori e cila ka
Faza e parë:Parapërgatitja për projektin gjurmët e saj. Zhvillimi i tij ka pasur vazhdimësi,
Paraqitet projekti që do të ndërmerret qendrueshmëri ndër shekuj dhe ka mbijetuar për
Caktohet koha gjatë të cilës do të realizohet shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik.I
Hartohen objektivat në të gjitha nivelet ndodhur në kryqëzim të rrugëve të rëndësishme
Ndahen grupet dhe detyrat për secilin grup në drejtimet Perëndim – Lindje dhe Jug- Veri, i
Përcaktohen mënyrat, mjetet që do të përdoren shtrirë në arterien kryesore ballkanike të njohur
Përcaktohen rezultatet e fazës së parë. me emrin “Via Egnatia”pa dyshim që do të bëhej
Faza e dytë:Puna rreth projektit një nga qëndrat urbane më të rëndësishme
Grupet punojnë në mënyrë të pavarur ekonomike dhe sociale.
Grumbullohen materialet nga literatura Elbasani e arriti kulmin e zhvillimit nga shek XVII e
Organizohen intervistat me persona të moshave deri në gjysmën e dytë të shek. XIX. Në këtë kohë
e profesioneve të ndryshme qyteti ishte shndërruar në një qendër të
Sistemohen materialet rëndësishme zejtare. Shumllojshmëria e
Faza e tretë:Shkrimi i materialit prodhimeve është dëshmi e pranisë së një tregu
Paraqiten pjesë pjesë materialet të sigurtë. Brenda qytetit e më gjerë.Prodhime të
Përgatitet drafti veçnta të zejtarisë si ai i armëve të zbukuruara
Diskutohet apo prodhimeve të argjendarisë kanë qenë të
Shkruhet materiali përfundimtar preferuara jo vetëm në Perëndim por deri në Indi
Faza e katërt:Vlerësimi e Lindje. Kjo histori dhe gjurmët që janë lënë
Bëhet botimi duhet të evidentohen dhe të rijetëzohen me
Vlerësohet puna e secilit grup në vazhdimësi e qëllim që të kthehen në mundësi për të tërhequr
përfundim sa më shumë vizitorë në qytet. Pra është e
nevojshme që ky zhvillim historic të njihet, të
c-Zbatime të mësimdhënies së bazuar në evidentohet dhe të kthehet në vlerë për qytetin,
projekte(shëmbuj) pasi kështu dhe e ardhmja është më e mirë.
Në lëndën e historisë mendoj se me interes do të
jenë tema që lidhen me historinë e vëndlindjes, e-Detyra dhe kërkesa për nxënësit
trashëgimisë kulturore të saj, guidat turistike për 1-Përpiquni të gjeni materiale që tregojnë për
qytetin, potencialet turistike, etj. historinë e qytetit tuaj.Këto materiale mund të

606 AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011


Kadilli & Gjini

jenë nëpër botime të ndryshme, në muzeum, ndryshme, diskutojnë me njëri tjetrin.Gjtë këtij
dokumente të vjetra të ruajtura nga paraardhesit momenti këmbejnë mendime dhe materialet me
tuaj, foto të periudhave të ndryshme. njëri tjetrin.
2- Pyesni të moshuarit për gjëra që mund të Drejtimi i projektit,mësuesit e lëndës, një
mbajnë mënd apo kanë lexuar për periudhat e përfaqësues i komunitetit, një përfaqësues
hershme, në lidhje me zhvillimin ekonomik, me nga nxënësit e klasës.(Trëndafili, karaguni, 2008,
zhvillimin urban të qytetit, zakonet, traditat etj. f210)
3-Bëni foto të qytetit tuaj me qëllim që t’i Momenti i dytë ka të bëjë me plotësimin e disa
krahasoni me ato të kohëve të kaluara pyetësorëve për probleme të cilat nuk i gjejnë të
4-Evidentoni qëndrat historike të qytetit shkruara.Këta pyetsorë zakonisht bëhen në
mosha të mëdha që kanë jetuar herët dhe e
Motivimi njohin të kaluarën e qytetit të tyre ne shumë
1-Të njohim vëndlindjen, historine e saj padyshim aspekte.Brënda grupit përpunohen të dhënat,
që është një detyrë e rëndësishme për të bëhet interpretimi i tyre e nxirren
gjithë.Përveç fjalëve motivuese në funksion të konkluzionet.Gjatë kësaj faze ndahen edhe
temës së projektit, jepet një film me pamje nga materialet midis pjestarëve të grupit sipas
qyteti në pjesët më të rëndësishme të tij.Këto çështjeve me qëllim që të fillojnë të shkruajnë .
filmime në pjesën më të madhe të tyre duhet të Momenti i tretë.Nxënësit pasi kanë bërë
jenë me pamje nga e kaluara, sigurisht edhe me përzgjedhjen e materialeve në grup dhe atë që
të sotmet me qëllim që të mund të bëhet kanë gjetur vetë nisur edhe nga sugjerimet e
krahasimi. shokëve e mësueses, fillojnë të shkruajnë, secili
2-Është mirë që vëndin kryesor në këto për vete.Pasi kanë bërë draftin e parë bashkohen
diapozitivë ta zenë qëndrat historike. me grupet e tjera diskutojnë për probleme të pa
3- Pas çdo pamje të bëhet nga një koment i qarta, i korigjojnë për ta paraqitur përfundimisht
shkurtër nga nxënësit apo mësuesi kur nuk kanë në grup.
informacion nxënësit për to. Momenti i katërt
4-Çfarë vlere historike dhe kulturore kanë këto Organizohet një orë mësimi apo mbasdite pune
objekte në te cilën paraqitet puna e bërë me projektin
5-Rëndësia e rivitalizimit të objekteve historike për gjatë semestrit.Në këtë paraqitje ftohen
6-Historia dhe kultura si mundësi tërheqje për nxënës e mësues të tjerë. Paraqitja bëhet e
turistët vëndas e të huaj. shoqëruar me fletpalosje, diapozitivë, referime të
nxënësve.
f-Ecuria e procesit Vlerësimi
Kujdes,Projekti do të planifikohet dhe zhvillohet Në fund të këtij seminari po qe se e quajmë të
mbi bazën e njohurive që janë marrë gjatë tillë do të bëjmë dhe vlerësimin .Para këtij
semestrit. Në se duhet të riformulohnjë problem, procesi përcaktojmë treguesit që duhen arritur
duhet të sigurohemi që ai i plotëson kriteret e dhe mënyrat e vlerësimit të punës së
pranuara për një nivel të lartë të mësimdhënies nxënësve.Kriteri bazë është punimi më i mirë i cili
konjitive, që do të thotë, riformulimi duhet të dallon për vlerë dokumentare, bibliografi të
jetë në mënyrë të mjaftueshme i përpiktë. pasur,të dhëna nga burime dytësore,filmime,
Nxënësit ndahen në grupe, jepen detyrat dhe interpretime dhe ajo që do ta rriste më shumë
problemet për çdo grup.Gjatë muajit të parë vlërën e punimt do të ishte aktualizimi dhe
nxënësit hulumtojnë për gjetjen e materialeve vlerësimi për kohën.Nxënësit duhej me
dokumenteve të ndryshme, në përputhje me argumente të justifikonin punën e breë për disa
problematikën që trajtojnë. Në fund të muajit të muaj.Këto ishin kriteri bazë, por padyshim një
parë mblidhen si grup dhe raportojnë për gjetjet, rëndësi të madhe do i kushtoja edhe aktivizimit
i studiojnë ato ngrenë pikpyetje për dukuri të

AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011 607


Kadilli & Gjini

masiv të nxënësve, diskutimeve në grup të secilit gjitha vlerat historike të qytetit të Elbasanit.
prej tyre, paraqitjes së jashtme të punimit. Dalloheshin jo vetëm për kërkimin por dhe
interpretimin e fakteve.Paraqitja grafike ishte
5. Rezultatet e aplikimit të një projekti në mjaft e suksesëshme. Komunikimi i vlerave për
arsimin para universitar auditorin u bë në të gjithë dimensionin e
Na ka ndodhur shpesh që kolege të më kërkojnë mundshëm. Ata kishin arritur në përfundimin që
tu bëj esse apo ndinjë temë për femijët e tyre në ky potencial historik dhe kulturor në qytetin e
histori.Shpesh ua kemi bërë por nuk kanë qenë të tyre mund të shërbejë për zhvillimin e turizmit
pakta rastet kur i kami refuzuar, pasi kanë dashur kulturor dhe historik.
angazhim jo vetëm fizik por edhe
intelektual.Shoh që mësuesit e kanë bërë modë 6. Konkluzione dhe rekomandime
këtë punë, pra u kërkojnë shpesh punë me Detyra kryesore e mësuesit është të ndërtojë
shkrim.Natyrisht që personalisht e vlerësojmë veprimtari mësimore, të cilat të përmbushin
por kur kalon masën kthehet në mbingarkesë dhe arritjen e rezultateve të të nxënit që parashikohet
nuk ka asnjë vlerë pasi nxënësit ose kopjojnë ose në objektiva. Një mësues i mirë bën planifikimin e
ua bëjnë të tjerët. Për të shmangur këto të gjitha aktiviteteve dhe veprimtarive që do të
fenomene kemi mendimin që do të ishte e mirë zhvillojë gjatë gjithë vitit. Në këtë planifikim
që disa punë me shkrim të zëvëndësoheshin me mendoj se duhet të zerë vënd edhe planifikimi i
një project. Këtë gjë ua sugjeruam madje e një projekti në histori sidomos tani që orët për
aplikuam së bashku me mësuesen, në shkollën vendlindjen janë të integruara në cilindo program
Dh.Todri, klasa e 10 b.Temën e planifikuar të studimi. Ky project mund të jetë dhe për një
njohim vëndlindjen, mësuesja propozoi që ta periudhë të gjatë 1- ose 2- vjeçare. Ai duhet të
organizonim së bashku në formën e një projekti, kontrollohet e ndiqet me hapa dhe në secilin të
brënda simestrit të dytë. bëhet vlerësimi. Angazhimi i nxënësve në punët
me projekte eshtë një veprimtari mjaft e
U ndoq proçedura metodike si më lart, me të dobishme për disa arsye: a) rrit angazhimin e
gjithë treguesit e saj. Në fund rezultoi se nxënësit nxënësve në punën kërkimore; b) aftësohen për
aplikuan të gjithë për të marrë pjesë në grupet e punë të pavarur ; c) nxit bashkëpunimin në grup;
punës. Puna e bërë qe mjaft cilësore. Nuk qe d) veprimtaria shtrihet në një kohë të gjatë ; e)
mbingarkesë për nxënësit, koha në dispozicion qe nxënësit shkëmbejnë informacion ; f) nxënësit
e bollshme për të realizuar punimin. Puna kishte aftësohen për të shkruar.
një shtrirje më të gjërë në problematikë, ishte Shumë antropologë kanë nënvizuar rëndësinë e
mjaft e larmishme.Gjatë ksaj veprimtarie të shkruarit për zhvillimin e arsyes logjike.
konstatova se nxënësi punon në grup, zhvillon Shkrimi përveçse është imazh i të folurit, ka lejuar
mjaf aftësi, aftësohet në kërkimin shkencor, ndërtimin e iventarit grafik dhe leksikut që kanë
debaton, këmben ide, interpreton, shkruan, formësuar saktësinë terminologjike dhe
etj.Për këtë arsye kam mendimin që edhe puna mendimin logjik (J.P.Meunier, D,Peraya, 2009, f.
me projekte të fillojë të aplikohet, sidomos në 208). Mësojini nxënësit të punojnë me projekte
shkollën e mesme. se kështu do të dinë të projektojnë të ardhmen e
Më poshtë po japim disa nga rezultatet e punëve tyre dhe te vëndit të tyre.
të përfunduara në project. Pjesmarrja ishte 100%
nga këta 70% u vlerësuan shumë mirë , 20% u BIBLIOGRAFI
vleresuan mire dhe vetëm 10% u vlerësuan B.Musaj, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë
mjaftueshëm.Klasa kishte 35 nxënës.Punët më të 2003
mira ishin në grupet me lider, Sara Dervishi, Q.T.K.A, Mësimdhënia me në qendër
Flavio Poroçani dhe Ardit Banja. Në punët e tyre nxënësin,Tiranë, 2005
kishin realizuar objektivat, kishin evidentuar të

608 AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011


Kadilli & Gjini

V.Kuri, R.Gjini, Bazat teorike dhe praktikat e të Unicef, Objektivat minimale të domosdoshme për
mësuarit të historisë, shblu, Tiranë,2008 nxënësin, Pegi, Tiranë, 2007
AEDP, Studio gjithshka arsyes vendin e parë, J. Zwiers, Zhvillimii i shprehive të të menduarit në
Tiranë, 1998 klasat 6-12, CDE, Tiranë, 2005
CDE, Si të shkruajmë një punim kërkimor, Tiranë, Temple, Crawford, Saul, Mathews and Makinster,
2004 Strategji te mesimdhenies dhe të nxënit per
G.Trëndafili, M.Karaguni, Didaktika e gjeografisë, klasat mendimtare, CDE, Tiranë, 2006
Ideart, 2008 B. Musai, Mësimdhënia dhe të nxënët
J-P. Meunier, D.Peraya, Hyrje në teorinë e ndërveprues, CDE, Tiranë, 2005.
Komunikimit, Q.S.SH.E, Tiranë, 2009

AKTET Vol. IV, Nr 4, 2011 609

You might also like