You are on page 1of 9

Si të hartojmë një test?

TEKNIKAT E NDËRTIMIT TË PYETJEVE NË


HARTIMIN E TESTIT

Ç’është testi.

Hapat e ndërtimit të një testi.

Llojet e pyetjeve.
Teknikat e hartimit të pyetjeve.

 Ç’ ËSHTË TESTI ?

—  Testet janë instrumenta matës, që në fushën e arsimit


shërbejnë për matjen e arritjeve të objektivave.

—  Testimi është produkti i matjeve, pra i asaj që ka


mësuar nxënësi sipas objektivave të përcaktuara.

—  Testi me shkrim është një nga mënyrat e vlerësimit të


nxënësve.

—  Pra testimi dhe vlerësimi janë dy koncepte të


ndryshme, sigurisht të pandara nga njëra – tjetra. (testimi
është pjesë e vlerësimit).

HAPAT  E  NDËRTIMIT  TË  NJË  TESTI

Përcatimi i llojit të testit (nëse testi është për një ose më


shumë kapituj, semestral apo vjetor).

Përcaktimi i temave dhe objektivave që duam të


testojmë.
Përcaktimi i përqindjeve të  shkallës së vështirësisë së 
pyetjeve.

Bluprinti – tabela e specifikimeve.

Hartimi i skemës së vlerësimit ose qortimit.

Konvertimi i pikëve në notë.

Për të hartuar testin  na vjen në ndihmë Taksonomia e


Blumit (një sistem për klasifikimin e pyetjeve sipas
nivelit të vështirësisë

Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në


bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. P.sh. një
model është:

40%        niveli i parë

40%        niveli i dytë

20%        niveli i tretë

 Ose mund të jetë:

35%        niveli i parë


35%        niveli i dytë

30%        niveli i tretë

“Gjithsesi në mungesë të standardeve kjo ndarje varet


nga niveli i arritjeve  të  nxënësve.

Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në


bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. P.sh. një
model është:

40%        niveli i parë

40%        niveli i dytë

20%        niveli i tretë

  Ose mund të jetë:

35%        niveli i parë

35%        niveli i dytë

30%        niveli i tretë

Përfshirja e pyetjeve sipas niveleve


Pyetjet e nivelit të parë përfshijnë:

Njohjen - mbajtjen mend të fakteve.

Të kuptuarit  - aftësia për të kapur kuptimin e materialit.

Pyetjet e nivelit të dytë përfshijnë:


Zbatimi – përdorimi i rregullave për të zgjidhur
probleme të ndryshme.
Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë përbërëse
çka sjell një kuptim më të mirë të organizimit të
materialit.
Pyetjet e nivelit të tretë  përfshijnë:
Sinteza – kombinimi i ideve të reja me të vjetrat.
Vlerësimi -  aftësia për të gjykuar rreth vlerave të një
materiali, ideve, njerëzve etj.
Përse përdoren objektivat?

Objektivat përdoren për të bërë një përcaktim më të saktë


dhe më operacional të rezultateve të pritshme.

Dy pjesët themelore të një objektivi janë:

 Objekti

Veprimtaria
Psh; Pra e shprehur ndryshe:

Objekti + Veprimtaria = Objektivi.

Psh: tiparet e klimës + të përshkruajë  = të përshkruajë


tiparet e klimës.

Drejtshkrimi i një objektivi


Një objektiv përmban:
Adresa – nëse i adresohet kreut ose kapitullit apo një ore
mësimi.
Detyra – Eshtë mjaft e rëndësishme , duhet të përdoret
folje e matshme.
Mënyra – Eshtë ajo që ka të bëjë me njohuritë që duhen
për realizimin e konceptit.
Kushti – Jo shpesh mund të përdoret.
                Objektivi përmban vetëm një detyrë.
Shembull:

Për të shkruar objektiva dhe pyetje në nivel të ndryshëm,


mësuesi duhet të përdorë “bluprintin e testit” ose
“tabelën e specifikimeve”.
Kjo tabelë e siguron mësuesin që në një test ka përfshirë
një shumëllojshmëri pyetjesh që prekin nivelet e
ndryshme të njohjes.

Tabela është themelore për ndërtimin e një testi të mirë.

Ajo, jo vetëm siguron se testi do të provojë (testojë) të


gjithë përmbajtjen e rëndësishme dhe proceset (nivelet e
njohjes ), por gjithashtu është e rëndësishme në
planifikimin dhe organizimin e mësimit.

  Cilët janë komponentët e tabelës?

Përshkrimi i përmbajtjes.  (Këtu listohen temat si edhe


objektivat më të rëndësishme për çdo temë, pasi testi po
ndërtohet për të parë pikërisht këto objektiva).

Kategoritë.  (Kategoritë shërbejnë për të mbajtur mend


ose kontrolluar nivelet e njohjes).

Kombinimi i pyetjeve të testit me objektivat arsimorë

Për të kombinuar pyetjet e testit me objektivat arsimorë,


na shërben një rregull bazë, i cili duhet patur gjithnjë
parasysh: rezultatet e të nxënit dhe kushtet e
specifikuara  në pyetjet e testit duhet të kombinohen me
rezultatet e të nxënit dhe kushtet e përshkruara në
objektiv.

 Llojet e pyetjeve
Pyetjet në teste i klasifikojmë në objektive dhe
subjektive.

Pyetjet objektive  përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe


shumë të prerë kufirin midis përgjigjes së saktë dhe të
gabuar.

Në këtë grup bëjnë pjesë këto lloje pyetjesh:

e vërtetë  -  e gabuar;  me kombinime;  me përgjigje të


shkurtër; me alternativa(me shumë zgjedhje).

Pyetjet subjektive janë  pyetje të hapura ku nxënësve u


kërkohet të japin gjykimet e tyre në bazë të disa
kritereve. Në këtë grup bëjnë pjesë: pyetjet ese; pyetjet e
strukturuara.

Skema e vlerësimit (qortimit)


Pasi hartohet testi, çfarëdo lloj  formati qoftë ai,
hartojmë skemën e vlerësimit. Skema e
vlerësimit reflekton përgjigjet e sakta të çdo pyetjeje
në test.
Pikët dhe kriteret e pikëzimit:

 Pasi përcaktohet totali i pikëve të një testi, atëherë


bëjmë konvertimin e tyre në notë. Përqindja e pikëve që
do të shërbejë si kufi i poshtëm, rekomandohet 25%. Më
pas caktohet intervali i pikëve që do të marrin nxënësit
për notat nga 4 në 10.

You might also like