You are on page 1of 15

FAKULTETI I ARTEVE TE BUKURA

PROGRAMI I STUDIMIT – PIKTURE KAVALETI

CIKLI I II MASTER

DETYRE KURSI

LENDA: VLERESIM NE ARSIM

TEMA: VLERESIMI I NXENESIT


PERDORIMI I TESTEVE DHE DOSJES PER VLERESIMIN
E NXENESIT

Punoi: Bleona Hafësllari Tiranë, 2020 Pranoi: Dr, Manjola Tërshana


Çështjet që do të trajtohen:
 Çfarë kuptojmë me termin “vlerësim i nxënësit”
 Qëllimet e matjes dhe vlerësimit të nxënësit
 Lidhja midis koncepteve; kontroll, matje, vlerësim
 Llojet e vlerësimit – Vlerësimi për të nxënë
 Veprimtari që ndihmojnë në kryerjen e vlerësimit
Vlerësimi i portofolit –
Testi – Versione formulimi të tij

Abstrakt

Kjo detyrë kursi synon të ndërtojë një pikëpamje mbi vlerësimin e nxënësit bazuar në dokumente
zyrtare të aprovuara vitet e fundit në Shqipëri. Vlerësimi i nxënësit me anë të testit dhe dosjes
është një prej metodave më të rëndësishme të vlerësimit, edhe pse njëri i përket vlerësimit
tradicional dhe tjetri atij alternative. Kombinimi i tyre arrin të përmbushë disa qëllime që ka
mësuesi ndaj punës dhe nxënësi ndaj vetes dhe edukimit të tij. Vlerësimi është instrumenti
ndihmës që ndihmon në arritjen e suksesit të nxënësit.

Çfarë kuptojmë me termin “vlerësim i nxënësit”


Vlerësim vjen nga latinishtja, ad – përkrah, në krah të… dhe sedere – të qëndrosh ulur.

Pra, të qëndrosh ulur pranë një nxënësi, të punosh me të, të diskutosh, t’i sugjerosh dhe ta
ndihmosh për të përmirësuar rezultatet.

Vlerësimi i nxënësve është ndër komponentët më të rëndësishëm të kurrikulës me bazë


kompetencat. Ky vlerësim, bazuar në rezultatet e të nxënit, përfshin gjykimin për arritjet e
nxënësve (njohuri, shkathtësi, qëndrime) përkundrejt niveleve të arritjeve. Mësuesi, në përputhje
me parimet themelore të vlerësimit, siguron përdorimin e të gjitha llojeve të vlerësimit, të cilët
përcaktohen si të domosdoshëm për të gjykuar në lidhje me arritjet e nxënësve, në funksion të
mbështetjes së të nxënit dhe mësimdhënies.

Qëllimet e matjes dhe vlerësimit të nxënësit

Matja në vetvete është vlerë sasiore. Ajo tregon sesa mirë, ose sa shpesh është bërë diçka, duke
përdorur rezultatet, shkallët, ose nivelet. Ndërsa vlerësimi është më i gjerë sesa testimi dhe matja,
sepse ai përfshin të gjitha mënyrat që shërbejnë për të vëzhguar dijet, aftësitë dhe shprehitë e
nxënësve.

Vlerësimi është instrumenti që ka të bëjë me ç’do lloj veprimtarie. Vlerësimi ka të bëjë me


teknikat që mund të përdoren për përparimin e nxënësve e për rezultate të caktuara mësimore

Përse kryhet vlerësimi?

Qëllimi kryesor i vlrësimit është përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga vetë
nxënësi dhe vetë proçesit të të nxënit.

Ka disa arsye përse vlerësimi konsiderohet si element i rëndësishëm dhe si instrument, që


ndihmon në përmbushjen e arritjeve të mësuesit dhe nxënësit në punën e tij drejt suksesit dhe
realizimin e të nxënit afatgjatë.

Vlerësimi nuk përdoret vetëm për të kuptuar problematikat që një nxënës mund të ketë me të
nxënit, por edhe për disa arsye si:

 për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit në të nxënë


 për të matur arritjet e nxënësve
 për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve në të nxënë
 për t’u dhënë sugjerime nxënësve dhe prindërve në përparimin e tyre në të nxënë
 për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuarnë tërësi proçesin
“ mësimdhënie– mësimnxënie”

Vlerësimi bëhet edhe element ndihmës për mësuesin në kryerjen e punës së tij.
Me anë të vlerësimit ai arrin të sigurojë informacionin e duhur rreth përparimit të nxënësve. Ai
kupton sesa i suksesshëm ka qenë proçesi i mësimdhënies, sesa janë arritur rezultatet e caktuara
mësimore. Në këtë mënyrë ai kupton problematikat, ose keqkuptimet që kanë ndodhur me
informacionin e dhënë.

Nëpërmjet veprimtarive vlerësuese mësuesi arrin tek nxënësi atë që quhet motivim i brendshëm

Vlerësimi i rregullt e aftëson mësuesin të shënojë përparimin e nxënësve për një peridhë të gjatë
kohore. Kështu ai kupton gjendjen aktuale të ç’do nxënësi dhe nevojat individuale në të ardhmen.

Me anë të vlerësimit mësuesi kupton edhe natyrën e të nxënit të të gjithë nxënësve. Ai vlerëson
natyrën e tyre të të nxënit në grup, me anë të leximit, eksperimentit, etj.

Lidhja midis koncepteve; kontroll, matje, vlerësim


Kontrolli është proçesi i mbledhjes së informacionit rreth dijeve, aftësive, shprehive dhe
qëndrimeve të nxënësve.

Matja është term sasior dhe tregon vendosjen e një numri, shkronje apo simboli për punën,
përgjigjen, ose produktin e nxënësit

Vlerësimi, është proçedura që përdoret për të marrë informacion rreth asaj ç’ka nxënësi paraqet,
ose demonstron. Ai përbën një vlerë gjykimi mbi rezultatin e matur dhe interpretimin e të
dhënave nga informacioni i grumbulluar.

Pra, që një ësues të vlerësojë duhet të njohë këto tre komponentë. Matja dhe kontrolli janë hallka
që të çojnë drejtë fazës së vlerëimit. Ato janë instrumente ndihmës, pa të cilër nuk arrihet dot të
kryhet vlerësimi i një nxënësi, qoftë edhe i situatës të së nxënit në klasë.

Shembull- Mësuesi kontrollon gjendjen dhe situatën e nxënësve në të nxënë, mat aftësinë e tyre
në këtë proçes dhe në fund vlerëson nëse duhet ta transmetojë informacionin në një mënyrë, apo
në një tjetër, në bazë të vëzhgimit të asaj çfarë mxëmësit i ofrojnë.

Llojet e vlerësimit

Nëpërmjet vlerësimit të arritjeve dhe zhvillimit individual, evidentohen anët dhe pikat e forta, si
dhe drejtimet te të cilat ç’do nxënës ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe motivim. Njohja më e
mirë e nxënësit dhe e arritjeve të tij e ndihmon mësuesin dhe prindin të punojnë më tepër në ato
drejtime, të cilat pengojnë ecurinë dhe përparimin e tij të mëtejshëm.
Prandaj, sipas një dokumenti zyrtar të datës 12.11.2018 formuluar nga “Ministria e Arsimit,
Sportit dhe Rinisë”, si edhe “IZHA” vlerësimi i nxënësit në arsimin e mesëm të ulët dhe në
arsimin e mesëm të duhet të jetë i tillë:

 vlerësimit të vazhduar (vlerësimi për të nxënë) (40%)


 vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (vlerësimi i të nxënit) (40%)
 vlerësimit të portofolit lëndor të nxënësit (20%)

Vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)

Vlerësimi për të nxënë shpesh quhet vlerësim formues dhe është vlerësim që mbledh të dhëna
dhe dëshmi rreth të nxënit të nxënësve gjatë procesit të të nxënit. Ky lloj vlerësimi mundëson që
mësuesi të identifikojë pikat e forta të nxënësve, problemet dhe vështirësitë që ata kanë dhe të
japë reagime të menjëhershme, të cilat i ndihmojnë nxënësit të mësojnë më mirë. Gjithashtu,
vlerësimi 2 për të nxënë ndihmon mësuesin të planifikojë punën për të zhvilluar mësimin në
mënyrë më efektive. Shpesh ky vlerësim është informal dhe nxënësit mund të mbajnë edhe vetë
shënime mbi progresin e tyre. Një shembull është një kuiz i shpejtë për të parë nëse nxënësit i
kujtojnë pikat e rëndësishme të mësimit. Ndryshimi kryesor që ka ndodhur në vlerësimin e
nxënësit gjatë zbatimit të kurrikulës së re është vlerësimi për të nxënë (vlerësimi i vazhduar).
Fokusi kryesor i vlerësimit për të nxënë (vlerësimit të vazhduar) është që nxënësi të përmirësojë
të nxënit e tij, si dhe të motivohet më shumë për të mësuar. Pra, vlerësimi për të nxënë nuk ka si
qëllim kryesor vendosjen e një note, por të evidentojë te nxënësi pikat e forta dhe problematikat
dhe ta ndihmojë që t’i përmirësojë ato. Në këto kushte, mësuesi duhet të fokusohet te procesi i të
nxënit dhe jo te vendosja e notës.

Si kryhet praktikisht ky vlerësim?

 Vlerësimi i vazhduar bazohet në vëzhgimet dhe gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me gojë ose
me shkrim, kuizet, punët në grup, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimin e nxënësit,
vlerësimin e nxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjen në aktivitete dhe debatet në klasë, vlerësimin e
detyrave të shtëpisë apo të klasës, përgjatë një periudhe.

 Për vlerësimin e vazhduar të arritjes së rezultateve të të nxënit, mësuesi mban shënime në


evidencë për çdo nxënës. Shënimet në evidencë mund të mbahen me notë, simbole etj., të
shoqëruara me komente të cilat i referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.
Vlerësimi i të nxënit (testi/detyra përmbledhëse)

Vlerësimi i të nxënit ndryshe quhet vlerësim përmbledhës. Përdoret për të mbledhur prova dhe të
dhëna që tregojnë nëse mësimdhënia ka realizuar qëllimin e saj. Ky është një vlerësim formal
dhe kryhet edhe për efekt raportimi.

Në pjesën e fundit të periudhës kryhet vlerësimi me test ose me detyrë përmbledhëse, që ka për
qëllim të matë nivelin e arritjeve të nxënësit për një grup të caktuar rezultatesh të nxëni për
periudhën përkatëse. Mësuesi ka lirinë të përcaktojë vetë nëse do të zhvillojë test apo detyrë
përmbledhëse sipas specifikave të lëndës.

Testi/detyra përmbledhëse planifikohet nga mësuesi kur përmbyllet një grup rezultatesh të të
nxënit dhe mësuesi është i lirë ta vendosë vetë se kur do ta zhvillojë atë. Në momentin kur mësuesi
vlerëson testet/detyrat përmbledhëse, i vendos notat në regjistër. - Mësuesi duhet të ruajë deri në
përfundim të vitit shkollor testet ose detyrat përmbledhëse.

 Vlerësimi formues dhe përmbledhës janë dy formate të vlerësimit që ndihmojnë pikërisht


në organizimin e një ore mësimore, si edhe në rezultatet e arritura në fund të saj.
 Vlerësimi formues bëhet përpara, ose gjatë mësimdhënies. Ky vlerësim udhëheq mësuesin
në planifikimin dhe përmirësimin e mësimin, si edhe ndihmonë nxënësit të përmirësojnë
të nxënët. Nëpërmjet këtij vlerësimi mësuesi bën një test informues se çfarë dinë nxënësit
dhe çfarë rezulton problematike, apo çfarë konsiderohet dobësi.
 Vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të mësimdhënies dhe ndihmon mësuesin dhe
nxënësin të kuptojnë nivelin e njohurive të përftuara. Kjo ndodh zakonisht me kryerjen e
testeve përfundimtare.

1. Sipas Xheims Pophami 1(2008) çdo vlerësim është formues për aq kohë sa informacioni i
marrë nga vlerësimi, gjatë segmentit të mësimdhënies në të cilin bëhet vlerësimi, përdoret
për t’ia përshtatur mësimdhënien qëllimit të përmirësimit të nxënësve të vlerësuar.

Nëse qëllimi është të vlerësohet arritja përfundimtare, atëherë kemi të bëjmë më vlerësim
përmbledhës.

Vlerësimi i portofolit zë 20% të vlerësimit.

Në Arsimi Fillor portofoli mbahet në klase. Portofoli i të nxënit është koleksionim sistematik
(në fillim, gjatë, në fund) i punimeve krijuese dhe hulumtuese të kryera nga nxënësi që dëshmon
zhvillimin e kompetencave (njohurive, shkathtësive, qëndrimeve). Portofoli duhet të jetë në
dokumentim i tillë që si nxënësi, prindi, mësuesit apo nxënësit e tjerë të shohin se si kanë ndryshuar
njohuritë dhe aftësitë e nxënësit gjatë periudhës kohore 3 mujore apo vjetore.
Vlerësimi i portofolit mund të planifikohet edhe si orë e veçantë në fund të çdo periudhë 3 mujore
për çdo lëndë.

1- Ë. James Popham është profesor në shkollën pasuniversitare UCLA për Studime të Arsimit
dhe Informacionit ne Los Angelos.

Vlerësimi periodik

Vlerësimi periodik bëhet në përfundim ç’do periudhe dhe përmban tri nota:

 Vlerësimin e vazhdueshëm – NVv, e cila vendoset në regjistër në kolonën përkatëse në faqet e


vlerësimit.

 Vlerësimin me test ose detyrë përmbledhëse – NTp, e cila vendoset në regjistër në kolonën
përkatëse në faqet e vlerësimit. (Moduli dhe disa lëndë specifike si Arte, Ed. Fizik etj. mund të
jenë me detyrë përmbledhëse).

 Vlerësimin e portofolit lëndor – NVp, e cila vendoset në regjistër në kolonën përkatëse në faqet
e vlerësimit.

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kolonat e “vlerësimit vjetor” dhe në
kolonën e “notës përfundimtare”.

Vlerësimet vjetore përmbajnë:

 Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar që është rezultat i tri periudhave.


 Notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse që është rezultat i tri
periudhave.
 Notën vjetore të vlerësimit të dosjes së nxënësit që është rezultat i tri periudhave.

Në rast kur ecuria e nxënësit është e dukshme progresive ose regresive gjatë dy periudhave të
fundit, vlerësimi i tij vjetor në secilën nga rubrikat mund të jetë progresiv ose regresiv. Në rast
kur ecuria e tij nuk është e qëndrueshme përgjatë tri periudhave, atëherë vlerësimi llogaritet me
mesatare.

Veprimtari që ndihmojnë në kryerjen e vlerësimit


Mënyra më e mirë e të vlerësuarit është të planifikosh, të drejtosh dhe të fokusosh msimdhënien.
Të gjitha format e vlerësimit dhe të matjes së njohurive duhet të përdoren nga mësuesi, sidomos
për të marr vendime më t mira, që lidhen me mësimdhënien.

Krahasimi gjithashtu ka rëndësi në interpretimin e testeve si;

Krahasimi në bazë norme – Ndodh kur rezultati i një testi krahasohen me rezultatet e nxënsve të
tjerë që kanë kyer të njëjtën veprimtari.

Krahasimi në bazë kriteri – Ndodh kur krahasimi të bëhet me një standart të përcaktuar, ose me
një rezultat minimal kalimi.

Vlerësimi përfshin një sërë veprimtarish, duke filluar që nga pyetjet që u drejtohen nxnësve në
orën e mësimit, pra aktivizimi i tyre gjatë orës. Por, veprimtaritë kryesore të vlerësimit në klasë
janë:

 Kontrolli i zakonshëm i vepimtarive në klasë.

Ky është një aspekt qëndror i mësimdhënies, që ndihmon në vlerësimet që jep mësuesi rreth
zhvillimit të mësimit dhe informacionit që i jep nxënësve për të lehtësuar të nxënët. Mësuesi
kontrollon rregullisht përparimin e të gjithë nxënsve. Kontrolli i tij duhet të jetë gjithmonë aktiv,
për të kuptuar kështu vështiësit që hasin nxënësit.

 Kontrolli i detyrave të shtëpisë.

Ato i sigurojn mësuesit informacionin për ecurinë e nxënsit në kryerjen e detyrave në mënyrë të
pavarur. Detyrat e shtëpisë përdoren për të vlerësuar përvetësimin e mësimeve të mëparshme nga
nxënësit, ose për të konsoliduar njohuritë dhe përgatitjen për një provim. Ato duhet të përdoren
edhe për të nxitur përvetësimin e mësimit.

 Detyrat e planifikuara për vlerësim, të shkrira me punën në klasë.

Përpos proçesit të prditshm të nxënsve në klasë, mësuesi, në raste të caktuara duhet të


paralajmërojë nxënësin se veprimtaria që po kryen në klasë do të përdoret me qëllim vlerësimin e
tij. Në këtë mënyrë ai vendoset përpara një tjetër përgjegjësie, por kjo nuk duhet të ç’orientojë
dhe të cënojë proçesin e zakonshëm të të nxënit.

 Punët që ndërtojnë dosjen e nxënësit.

Portofoli është koleksion sistematik i detyrave dhe punimeve krijuese, hulumtuese të kryera nga
nxënësi përgjatë periudhës, për të dëshmuar zhvillimin e kompetencave (njohurive, qëndrimeve).

Mësuesi, në bashkëpunim me nxënësin, në fillim të periudhës përcakton detyrat dhe punimet që


do të përfshihen në portofol gjatë periudhës
 Testet e ndërtuara nga mësuesi.

Testimi mbetet një veprimtari e rëndësishme në pjesën më të madhe të lëndëve. Testet e rregullta
janë të dobishme për të njohur përparimin e nxënësit. Testet e shkurtra mund të jenë të tipeve të
ndryshme si, test gojor, test bazuar në detyrat e shtëpisë, test përfundimtar.

Portofoli i nxënësit mund të ndahet në disa rubrika, në të cilat bëjnë pjesë;

Detyra me shkrim;

Teste të përfunduara;

Punë krijuese;

Projekte;

Eksperimente;

Koleksione;

Prezantime;

Video të krijuara nga nxënësit;

Prezantime multimediale;

Fotografi, apo objekte të tjera dixhitale të të nxënit;

Çmime/ çertifikata/ vetëvlerësime dhe rekomandime.

Portofoli mund të jetë online, dixhital ose e-portofole.

Në rastin konkret nxënësi ka përdorur tri projekte, për t’i vendosur në dosjen e secilës lëndë.
Ai i ka ndërthurur ato me punën e tij krijuese dhe i ka prezantuar përpara klasës së tij.

Ndërtimi i portofolit e ndihmon nxënësin të ngre skelat e vetëvlerësimit. Ai e sheh nivelin e


punës së tij sa larg ose pranë suksesit është krahasuar me punët e shokëve të klasës. Me anë të
dosjes ai I ngre vetes një sërë pyetjesh të vlefshme për përmirësimin e tij në edukim;

- Çfarë kam mësuar?

- Pse nuk kam mësuar?

- Kur kam mësuar?

- Në çfarë rrethanash dhe kushtesh?

- Çfarë nxënësi jam?


- Si të organizoj një plan të plotë, të vazhdueshëm për të nxënë?

- Sa më ndihmojnë përvojat e shkuara?

- Ku, kur dhe si kam realizuar integrimin?

- A është e zbatueshme në praktikë ajo çfarë kam mësuar?

- Çfarë më ka bërë përshtypje gjatë procesit të të nxënit?

- Në cilat raste kam qenë krenar për arritjet? Kur jam zhgënjyer apo nuk i’a kam dalë mbanë?

- Cilat aspekte të të nxënit kanë qenë të vlefshme


-

Vlerësimi i portofolit nga mësuesi

Vlerësimi i portofolit zë 20% të vlerësimit dhe si i tillë është e rëndësishme të ndërtohet


bazuar në kritere. Kjo e bën vlerësimin më objektiv dhe të matshëm.

Mësuesi duhet t’u komunikojë nxënësve kritere të qarta për punën që ata do të bëjnë, çfarëdo
qoftë ajo. Komunikimi shmang keqkuptimet që mund t’u lindin nxënësve.

Që portofoli të jetë efektiv duhet të përmbajë një element reflektues/ krahasues, ku nxënësi të
krahasojë, të analizojë dhe të gjykojë për pikat e tij të forta dhe të dobëta. Duke qenë se
portofoli i të nxënit është një koleksion i punimeve të nxënësit për të dëshmuar zotërimin e
kompetencave (të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve), punimet individuale në një
portofol janë shpesh të referuara si "objekte". Pra, mësuesi duket të përcaktojë jo vetëm çfarë,
por edhe si duhet të jetë “objekti” që do të përmbajë portofoli. Rubrikat e portofolit përcaktohen
edhe nga lloji i vlerësimit. Vlerësimi i nxënësit bazuar në portofol, mund të jetë i orientuar nga
“procesi” ose “produkti”.

- Në rastin kur vlerësimi i portofolit orientohet nga procesi, synohet gjykimi i përparimit të
nxënësit p.sh. përgjatë një tremujori, viti akademik, shkalle kurrikule etj.

Në raste të tilla, nëpërmjet portofolit dokumentohet ecuria e procesit të të nxënit nëpërmjet


studimit të evidencave 16 në fillim, gjatë dhe në fund të periudhës së përcaktuar. Nëpërmjet
kësaj mënyre, evidentohen si arritjet e nxënësit, ashtu edhe mangësitë apo vështirësitë
individuale

- Në rastin kur vlerësimi i portofolit orientohet nga produkti, kemi një koleksion të punëve
të nxënësit të konsideruara si më të mirat. Qëllimi në këtë rast është motivimi dhe pavarësia
e nxënësit për të dokumentuar dhe reflektuar më shumë bazuar në nivelet e arritjes.
Lehtësimi i këtij procesi mund të kryhet në mënyra të ndryshme, p.sh. nxënësi mund të
lihet i lirë të zgjedhë dhe të vendosë se cilat nga punët/ detyrat do të koleksionojë. Mësuesi
mund të vendosë disa parametra se çfarë duhet të përmbajë portofoli dhe çfarë kriteri duhet
të plotësojë detyra që të përfshihet në portofol. Ky model portofoli nxit rritjen e
përgjegjësisë së nxënësit për punë cilësore në kryerjen e detyrave. Detyrat në këtë rast
duhet të shoqërohen me vetëreflektim dhe vetëvlerësim nga ana e nxënësit.

Vlerësimi i portofolit nga mësuesi realizohet nëpërmjet këqyrjes individuale ose nëpërmjet
prezantimit “publik” para një paneli të përbërë nga moshatarë, mësues të profileve të ndryshme,
prindër, anëtarë të tjerë të komunitetit etj. Kjo e fundit zhvillon veç të tjerash edhe aspekte të
komunikimit, shkëmbimit, argumentimit dhe mbajtjes së përgjegjësisë.

Për të realizuar vlerësimin e portofolit mund të ndiqen mënyra si më poshtë:

- nxënësit mund të paraqesin të gjithë ose pjesë të portofolit të tyre;


- në disa raste, nxënësit mbrojnë punën e tyre;
- në raste të tjera, nxënësit i shfaqin punimet e portofolit të tyre në formë ekspozite;
- në raste të tjera nxënësit zhvillojnë një pjesë të portofolit të tyre duke reflektuar interesat
individuale akademike apo të karrierës.
Rëndësia e prezantimit qëndron në krijimin e një lidhjeje në mes nxënësve dhe komunitetit.
Nxënësit rrisin vëmendjen për cilësinë dhe njëkohësisht është një mënyrë për të përfshirë
më thellë në procesin e të mësuarit komunitetin, veçanërisht prindërit.
Ky është një format që mund të përdoret për të vlerësuar një dosje të një nxënësi.
Marrë nga IZHA

Ç’ ËSHTË TESTI?

— Testet janë instrumenta matës, që në fushën e arsimit shërbejnë për matjen e arritjeve të
objektivave. Testimi është produkti i matjeve, pra i asaj që ka mësuar nxënësi sipas objektivave të
përcaktuara. Testi me shkrim është një nga mënyrat e vlerësimit të nxënësve. Pra testimi dhe
vlerësimi janë dy koncepte të ndryshme, sigurisht të pandara nga njëra tjetra. (testim është pjesë e
vlerësimit).
HAPAT E NDËRTIMIT TË NJË TESTI

Përcatimi i llojit të testit (nëse testi është për një ose më shumë kapituj, semestral apo vjetor).

Përcaktimi i temave dhe objektivave që duam të testojmë.

Përcaktimi i përqindjeve të shkallës së vështirësisë së pyetjeve.

Bluprinti – tabela e specifikimeve. Hartimi i skemës së vlerësimit ose qortimit.

Konvertimi i pikëve në notë.

Ku mund të bazohet mësuesi për të ndërtuat pyetjet:

 Pyetjet e nivelit të parë përfshijnë: Njohjen - mbajtjen mend të


fakteve. Të kuptuarit - aftësia për të kapur kuptimin e materialit.
 Pyetjet e nivelit të dytë përfshijnë: Zbatimi – përdorimi i rregullave për të zgjidhur
probleme të ndryshme.
Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë përbërëse çka sjell një kuptim më të mirë të
organizimit të materialit.
 Pyetjet e nivelit të tretë përfshijnë: Sinteza – kombinimi i ideve të reja me të
vjetrat. Vlerësimi - aftësia për të gjykuar rreth vlerave të një materiali, ideve,
njerëzve etj

Si të ndërtojmë testin, bazuar në librin “Art pamor” të klasës së VIII.

Testi për peridhën shtator – dhjetor

Pyetjet janë marrë nga të tre seksionet e librit;

Gjuha dhe komunikimi artistik / Teknika dhe procese / Historia, arti dhe shoqëria

1. Qarkoni pergjigjen e sakte 5 pikë

Cfarë kuptojmëme fjalën “vijë”

- Vëllim
- Linjë
- Sipërfaqe

2. Përkufizo çfarë kuptojmë me “ kontrast” 5 pikë


3. Kategorizo disa mjete pune me të cilat mund të realizohet një punim në teknikën e grafikës.

10 pikë

4. Shkruaj një artist të ekspresionizmit abstrakt dhe mënyrën e tij të pikturimit.

10 pikë

5. Përpilo disa karakteristika të klasiçizmit në historinë e artit boteror. 10 pikë

6. Argumento përse lindi rryma e artit romantik në Gjermani. 15 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-9 10 - 19 20 - 29 30 - 39 40 - 49 50 - 55
Referencat: Metodologji e Mësimdhënies – Bardhyl Musai

Portofoli i nxënësit – Portali shkollor

Portofoli i të nxënit - IZHA

Vlerësimi i nxënësit – Portali shkollor

Vlerësimi i nxënësit - IZHA

Udhëzues për gjimnazin - IZHA

You might also like