You are on page 1of 19

KURRIKUL SHKOLLORE

Leksion Nr. 11

VLERËSIMI DHE RAPORTIMI


Aspekte të rëndësishme të vlerësimit.
Vlerësimi në shërbim të të nxënit.
Tipologjitë e vlerësimit.
Teknikat më të përdorura të vlerësimit.
Dr. Marsela Shehu Dosjet, mbajtja e shënimeve dhe raportimi.
Aspekte të rëndësishme të vlerësimit.
Vlerësimi në shërbim të të nxënit.
• Vlerësim është termi që përdoret zakonisht për të përshkruar
veprimtaritë e ndërmarra nga një mësues për të mbledhur informacion
për njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nxënësve. Ndër këto veprimtari
mund të përfshihen mbledhja e të dhënave formale të vlerësimit, psh
duke përdorur testet objektive. Mësuesit zakonisht japin një notë për
punën e kryer nga nxënësit, si psh një projekt apo një test me shkrim.
Zakonisht vlerësimi ndërmerret për arsyet e mëposhtme:
• Si diagnozë e të nxënit dhe monitorim i përparimit,
• Për të vlerësuar nxënësit me nota,
• Për të parashikuar arritjet në të ardhmen,
• Për t’i motivuar nxënësit,
• Si diagnozë e mësimdhënies.
• Diagnoza e të nxënit që ka ndodhur dhe monitorimi i përparimit janë arsyet
kryesore për kryerjen e vlerësimit. Ky informacion mund të mblidhet pak
nga pak nga mësuesi duke pyetur secilin nxënës. Diagnoza duhet ta
ndihmojë secilin nxënës të kuptojë dobësitë e veta dhe e drejton mësuesin
se ku t’i përqëndrojë energjitë e tij mësimdhënëse. Mësuesi duhet të
mbledhë prova të mjaftueshme, që ta ndihmojnë të japë nota të sakta
nxënësve. Sa më shpesh të përdoret vlerësimi dhe sa më i shumëllojshëm
të jetë ai, aq më i informuar do të jetë mësuesi për notat që duhet t’u vërë
nxënësve.
• Shpesh vlerësimi mund ta shtojë motivimin e nxënësve edhe pse mësuesi
mund të mos e theksojë atë me vetëdije si një nxitje për të punuar shumë.
Të dhënat e vlerësimit mund t’i ofrojnë informacion të vyer diagnostikues
mësuesit, disa arsye pse ora e mësimit eci aq mirë apo dështoi plotësisht.
Ato mund të tregojnë, psh se disa aspekte të përmbajtjes apo proçeseve
nuk ishin kuptuar plotësisht nga nxënësit, ose se materiali i paraqitur ishte
tepër i vështirë apo tepër i lehtë për një klasë të caktuar.
• Lidhjet midis vlerësimit dhe kujt i drejtohet ai janë mjaft të ngushta. Ndër
grupet/palët e interesuara të cilëve u drejtohet vlerësimi, janë:
• Nxënësit – ata duhet të jenë te grupi kryesor, por zakonisht atyre nuk u jepet
përparësi e lartë. Ata rrallë përfshihen në planifikimin e veprimtarive të vlerësimit.
• Mësuesit – kanë nevojë për komente në lidhje me efikasitetin e mësimdhënies së
tyre, të dhënat e vlerësimit të nxënësve përdoren gjithnjë e më shumë si burim të
dhënash për vlerësimin e mësuesve.
• Prindërit – kërkojnë komente të rregullta, përpjekjet e mediave për të publikuar
rezultatet e shkollave dhe “tabelat e klasifikimit” të shkollave kanë çuar në rritjen e
kërkesave të prindërve për informacione në lidhje me vlerësimin.
• Institucionet e treta – universitetet dhe kolegjet teknike dhe të arsimit të
mëtejshëm kërkojnë informacione specifike të vlerësimit nga studentët që duan të
rregjistrohen në to.
• Punëdhënësit – gjithmonë e më shumë po kërkojnë informacione më specifike,
veçanërisht përsa u përket aftësive gjuhësore dhe atyre numerike si dhe
kompetencave të tjera themelore.
• Hargreaves argumenton se ka koncepte të ndryshme të
vlerësimit për të nxënit, që ajo i grupon në 6 kategori:
• Të nxënit do të thotë të monitorosh performancën e nxënësit
duke pasur parasysh synimet apo objektivat.
• Të nxënit do të thotë përdorim i vlerësimit për të informuar
hapat e mëtejme përgjatë mësimdhënies dhe të nxënit.
• Të nxënit do të thotë që mësuesit të bëjnë komente për
përmirësimin.
• Të nxënit do të thotë të mësosh për të nxënit e fëmijëve.
• Të nxënit do të thotë që fëmijët marrin një farë kontrolli mbi
të nxënit dhe vlerësimin e tyre.
• Të nxënit do të thotë ta kthesh vlerësimin në një ngjarje për të
mësuar.
Vlerësimi diagnostikues, formues dhe përmbledhës.
• Vlerësimi diagnostikues thjesht u kujton mësuesve se duhet ta
fillojnë mësimdhënien në nivelin që kanë arritur nxënësit. Përveç
kësaj mësuesi duhet të jetë vazhdimisht i vetëdijshëm për nivelet e
nxënësve përgjatë përparimit në çdo njësi të kurrikulumit. Në këtë
kuptim, mësuesi kryen vlerësim diagnostikues gjatë të gjitha fazave të
mësimdhënies.
• Vlerësimi formues jep të dhëna për njësitë e mësimdhënies që po
zhvillohen dhe për nxënësit në veprim. Të dhënat ndihmojnë për të
zhvilluar ose formuar produktin përfundimtar të kurrikulumit dhe i
ndihmon nxënësit të përshtaten me detyrat e tyre të të nxënit
nëpërmjet komenteve që marrin. Si rrjedhim, vlerësimi formues është
i rëndësishëm, sepse ofron informacione të cilat bëjnë të mundur që
ndryshimet “në çast” të bëhen atje ku është e nevojshme.
• Veprimtaritë e të nxënit të nxënësve mund të rifokusohen dhe
ridrejtohen dhe gama e thellësia e veprimtarive mësimdhënëse të një
kurrikulumi mund të ndryshohen edhe “gjatë rrugës”. Si rrjedhim ai
përdoret si për përmirësimin e kursit, ashtu edhe për zhvillimin e
nxënësit.
• Vlerësimi përmbledhës është objektivi përfundimtar. Mësuesit duhet
të mbledhin informacionin e duhur për nivelet e arritjeve ku ndodhen
nxënësit. Sigurisht, ky informacion mund të përdoret në një mënyrë
diagnostikuese, si një hap paraprak për veprimtari të mëtejshme, por
duhet theksuar se vlerësimi përmbledhës është ai që ofron të dhënat
në bazë të të cilave mund të merren vendimet.
Vlerësimi Joformal – formal.
Vlerësimi me bazë normën – vlerësimi me bazë kriterin.
• Vlerësimi joformal është i pashmangshëm, i vazhdueshëm dhe shumë i
dobishëm. Vëzhgimet joformale të situatave natyrale janë veçanërisht të
vlefshme për të mbledhur informacione për ndërveprimet e nxënësve. Sa
më pak i dukshëm të jetë ai dhe sa më pak ta kuptojnë nxënësit që po
vlerësohen aq më e natyrshme do të jetë sjellja e tyre. Vlerësimi joformal
është veçanërisht i rëndësishëm në fëmijërinë e hershme. Mësuesit
përdorin teknika të ndryshme, si vëzhgime, regjistrime të vazhdueshme,
shënime me shkrim për të vlerësuar zhvillimin e të gjithë fëmijës.
• Vlerësimi formal është i planifikuar dhe shpesh është një veprimtari e
imponuar. Kështu që çdo test javor dhe detyrat e planifikuara mund të
kategorizohen si vlerësime formale. Ka një numër formash vlerësimi
joformal dhe formal që mund të përdoren.
• Masat e vlerësimit me bazë normën përdoren për të krahasuar
performancën e nxënësve në teste specifike. Këto masa ofrojnë thjesht të
dhëna krahasuese, të bazuara tek mosha, për të kuptuar sesa mirë dalin
nxënës të caktuar në test. Masat e vlerësimit me bazë normën ofrojnë të
dhëna të vlefshme vlerësuese për performancën e nxënësve me detyra
specifike, por nuk na tregojnë gjë për potencialin e një individi apo për
qëndrimin e tij ndaj lëndëve të caktuara.
• Masat e vlerësimit me bazë kriterin shmangin elementet konkuruese të
masave të vlerësimit me bazë normën, sepse informacioni që merret ka të
bëjë me performancën e nxënësit, krahasuar me performancën e tij të
mëparshme dhe jo krahasuar me performancën e tij të mëparshme dhe jo
krahasuar me performancën e të tjerëve. Pasi të jetë përcaktuar niveli i
aftësive për një detyrë të caktuar (kriteri), ideja është që nxënësi do të
këmbëngul deri sa të arrijë atë që i është kërkuar. Vështirësia qëndron në
përcaktimin e veprimtarive të të nxënit, dmth se çfarë detyrash duhen
përvetësuar.
• Në pjesën më të madhe të niveleve të shkollimit është mësuesi ai
që jep gjykimin në lidhje me standartet. Zakonisht, secili mësues i
krijon dhe i vlerëson vetë testet ose forma të tjera të vlerësimit.
Nxënësve rrallë u merret mendim apo u jepen përgjegjësi për të
bërë vetëvlerësime. Clarke argumenton se nxënësit duhet të jenë
përgjegjës për të nxënit e tyre. Ajo vë në dukje se ndikimi më i
madh te nxënësit është një rritje e përgjithshme e vetëbesimit,
siç tregohet nga sjellja e nxënësve si:
• Aftësia dhe besimi për të thënë se ku kanë nevojë për ndihmë,
pa pasur ndonjë ndjenjë dështimi.
• Fillojnë të vendosin objektivat dhe synimet e tyre.
• Tani mund të diskutojnë për të nxënit e tyre, çka nuk e kanë
bërë më parë.
Vlerësimi i brendshëm – vlerësimi i jashtëm.
• Vlerësimi është ai që bëhet nga personat që marrin pjesë drejtpërdrejtë në
proçeset e mësimdhënies dhe të nxënit, zakonisht mësuesit. Vlerësuesit e
jashtëm përfshihen kur zhvillohen vlerësime “me rëndësi vendimtare/me
status të lartë” në rang shteti ose në rang kombëtar, zakonisht në
përfundim të shkollës së mesme. Guskey argumenton se, vlerësimet në
shkallë të gjerë janë të dobishme për të bërë renditjen e shkollave dhe
nxënësve. Mgjth, ai argumenton se vlerësimet më të përshtatshme për të
sjellë përmirësime në të nxënit janë pyetje – përgjigjet, testet dhe detyrat e
administruara nga mësuesi.
• Një numër autorësh argumentojnë se format tradicionale të vlerësimit janë
tekniciste dhe përdoren për të identifikuar dhe përjetësuar hierarkinë
sociale. Shumë forma vlerësimi, veçanërisht provimet tradicionale me
shkrim, përqëndrohen në një pikëpamje të ngushtë të arritjeve të nxënësit
që thekson rezultatet e kurrikulumit akademik.
Vlerësimi autentik.
• Vlerësimi autentik përfshin shumë më tepër njohuri sesa çka mësojnë
nxënësit dhe që janë të matshme nëpërmjet testeve të standartizuara
ose testeve të zakonshme të përgatitura nga mësuesi. Autenticiteti
vjen nga vlerësimi i asaj që është më e rëndësishme dhe jo nga
vlerësimi i asaj që është më e volitshme.
• Përsa i përket kurrikulumit, vlerësimi autentik sugjeron se kurrikulumi
duhet drejtuar drejt të nxënit në kuptimin më të gjerë të mundshëm,
si rrjedhim edhe vetë kurrikulumi duhet vlerësuar në një mënyrë të
tillë që të tregojë sesa mirë kontribuon ai në kuptimin e thellë nga
nxënësit, jo vetëm të lëndëve, por edhe të jetës së tyre.
• Në thelb, vlerësimi autentik është një mënyrë për të fiksuar dhe për
të zyrtarizuar deri në njëfarë mase atë mori gjërash që mësuesit e
vëmendshëm gjithnjë i kanë vënë re tek nxënësit e tyre.
• Zyrtarizimi i këtij proçesi ka avantazhe sepse bën të mundur që
gjithnjë e më shumë mësuesit të kenë qasje në të dhe ai të bëhet
pjesë e pandarë e planifikimit dhe zhvillimit fleksibël të kurrikulumit,
duke i prerë rrugën ndërhyrjeve për kontrollin e centralizuar të
kurrikulumit.
• Pra në vlerësimin autentik detyrat që ndërmarrin nxënësit janë më
praktike, më realiste dhe më sfiduese se provimet tradicionale me
shkrim. Nxënësit angazhohen në veprimtari më të kuptimshme të
lidhura me kontekstin dhe i përqëndrojnë energjitë e tyre në “detyra
sfiduese me orientim performancën, të cilat kërkojnë analizë,
integrim të njohurive dhe mendim novator.
• Përdorimi i dosjeve të punimeve të nxënësve ka qenë boshti qëndror i
lëvizjes për vlerësim autentik. Përdorimi i tyre është bazuar tek bindja
se ajo çka është më e rëndësishme në çdo situatë arsimore rrjedh nga
perceptimi i asaj situate nga nxënësi.
• Kështu që, vlerësimi autentik thekson se, kurrikulumet me në qendër
individin, ku mësuesi e ndihmon nxënësin të identifikojë interest e veta
dhe bën sugjerime sesi mund t’i thellojë dhe zgjerojë nxënësi ato
interesa në mënyrë që çojnë te një shumëllojshmëri e madhe, e
vlefshme dhe e përbashkët e të nxënit.
• Me gjithë ndihmën e mësuesit, autenticiteti kërkon që nxënësi të
ndërmarrë përgjegjësi për atë që mëson. Vetëm në këtë mënyrë, të
nxënit integrohet me pjesën tjetër të jetës së nxënësit, në vend që të
mbetet diçka e shkëputur, një mësim i izoluar, i zgjedhur nga dikush
tjetër.
• Duke patur parasysh përgjegjësinë që duhet të marrin për të nxënit e
tyre, nxënësit kanë për detyrë të demonstrojnë çfarë kanë mësuar dhe
jo thjesht të presin që këto zbulime t’i bëjnë mësuesit e tyre. Prandaj
përdorimi në këtë mënyrë i projekteve të inicuara nga nxënësit, është
pjesë përbërëse e vlerësimit autentik dhe dosjet e punimeve të
nxënësve janë forma më shprehëse e këtij demonstrimi.
Teknikat më të përdorura të vlerësimit.
• Mësuesit kanë në dispozicion një numër teknikash vlerësimi që mund të
përdoren në faza të ndryshme diagnostikuese, formuese dhe
përmbledhëse. Nga njëra anë është shumë e dëshirueshme që mësuesit
të përdorin një numër të gjerë teknikash për të garantuar shqyrtimin e
duhur të aspekteve të shumëfishta të performancës së nxënësit.
Gjithashtu ekziston dhe rreziku i teprimit me vlerësime dhe i mbledhjes
së një sasie të madhe të dhënash që kanë përdorim të kufizuar.
• Si një teknikë kryesore e përdorur nga mësuesi është vëzhgimi i
drejtpërdrejtë, vlerësime individuale të aftësive specifike të nxënësve,
mbajtja e shënimeve gjatë vëzhgimit, listat e kontrollit, shkallët
vlerësuese dhe informacione nga dosjet e punimeve të nxënësve.
Gjithashtu mund të përdoren testet me shkrim, testet objektive dhe
esetë.
Dosjet.
• Në dosje mund të përfshihen një gamë e gjerë gjërash, jo vetëm punime të
përfunduara, por edhe shënime, projekte, modele paraprake dhe plane,
ditarë dhe rregjistrime të tjera; jo vetëm punë me shkrim, por edhe kaseta
audio, video, fotografi, krijime tripërmasore dhe artefakte të tjera. Nxënësit
vendosin se çfarë të krijojnë dhe çfarë të përfshijnë në dosjet e tyre,
prandaj dosjet tregojnë jo vetëm se çfarë ka bërë një nxënës, por edhe
strategjitë që ka perdorur në marrjen e vendimeve. Prandaj, mësuesit
mund të vlerësojnë jo vetëm produktet e përfunduara që përmbajnë
dosjet, por edhe proçeset që kanë përdorur nxënësit në kryerjen e
projekteve.
• Autenticiteti në vlerësimin e dosjeve qëndron tek mundësia që ofrojnë ato
si për mësuesin ashtu edhe për nxënësin, për të shqyrtuar zhvillimin e
interesave, qëndrimeve, vlerave, si dhe të aftësive dhe elementëve
mësimore konvencionale të të nxënit.
• Një numër gjithnjë e më i madh mësuesish po e shqyrtojnë/ konsiderojnë
përdorimin e dosjeve si një instrument të rëndësishëm “autentik” vlerësimi, sepse:
• Nxënësit mund të reflektojnë në lidhje me atë që kanë mësuar,
• Nxënësit bëjnë përzgjedhjen se çfarë të përfshijnë dhe duhet të japin arsye
për zgjedhjet e tyre,
• Nxënsve u pëlqen që u jepet mundësia të mbledhin materialet e tyre,
• Nxënësit mund të demonstrojnë se çfarë kanë bërë dhe si rrjedhojë çfarë janë
të aftë të bëjnë,
• Nxënësit duhet të demonstrojnë aftësi të të menduarit dhe ato shprehëse,
• Dosjet ofrojnë një portret të drejtë dhe të ndjeshëm të asaj që dinë dhe që
mund të bëjnë nxënësit,
• Dosjet i lejojnë mësuesit të përqëndrohen në rezultate të rëndësishme tek
nxënësit,
• Dosjet janë një mënyrë konkrete për t’i paraqitur arritjet e nxënësve dhe për
t’i festuar ato,
• Dosjet u japin prindërve prova të besueshme të arritjeve të nxënësve.
Mbajtja e shënimeve dhe raportimi.
• Mbajtja e shënimeve duhet bërë, sepse:
• Ajo i ndihmon mësuesit të monitorojnë përparimin e
nxënësve individualisht dhe për ta përdorur këtë si bazë për
planifikimin e përvojave të ardhme të të nxënit, ajo i shërben
një qëllimi formues,
• Prindërit kërkojnë raportim të hollësishëm në interval të
rregullta për arritjet e fëmijëve të tyre,
• Informacioni mund të përdoret për kalimin e nxënësve në
vitet pasardhëse,
• Informacioni kërkohet nga sistemi shkollor apo shtetëror si një
masë llogaridhënëse.
• Një numër shkollash po i ndryshojnë tani llojet e
komunikimeve që i dërgohen prindërve. Dërgimi me postë i
një raporti me një faqe, njëherë në semestër që ka qenë
dikur forma e vetme e komunikimit me prindërit, tashmë ka
ndryshuar rrënjësisht. Tani shkollat përdorin këto lloj
formash:
• Raporte të ndryshme me shkrim
• Takime/Intervista prindër – mësues
• Takime informuese për prindërit
• Fletëpalosje që pjegojnë kurrikulumin apo procedura të
reja të vlerësimit
• Gazetën e shkollës.

You might also like