You are on page 1of 11

KONCEPTE THEMELORE

PËR TA KUPTUAR
KURRIKULUMIN
Colin J. Marsh

Tema 10
Roli udhëheqës dhe drejtori i
shkollës
Hyrje
 Ekziston një tension i konsiderueshëm, i cili ende ka
mbetur pa u zgjidhur, ndërmjet “udhëheqjes” dhe
“menaxhimit” të shkollave nga drejtorët e shkollave.
Nga njëra anë, ekziston pritshmëria se drejtorët e
shkollave duhet të jenë udhëheqës proaktivë, që
marrin përgjegjësi mbi vete, dhe shndërrues, por në
realitet, kërkesat e menaxhimit janë të lidhura me një
orientim të ngushtë teknicist me qasjet hierarkike.
 Pritshmëritë për drejtorët e shkollave janë rritur e
zgjeruar vazhdimisht. Për shkak të këtyre pritshmërive
shtesë, roli i drejtorit të shkollës është vënë nën një
mbikëqyrje gjithmonë e më të madhe – po bëhet
gjithnjë e më e vështirë të rekrutohen drejtorë
shkollash “cilësorë”.
Funksionet dhe standardet
Në Angli, ka një angazhim të jashtëzakonshëm të
qeverisë për të përmirësuar rolin udhëheqës në
shkolla. Në Standardet kombëtare për drejtorët e
shkollave përmban gjashtë fushat e udhëheqjes
arsimore, si më poshtë:
 t’i japin trajtë së ardhmes;
 të drejtojnë mësimdhënien dhe të nxënit;
 të zhvillojnë veten dhe të punojnë mirë me të tjerët;
 të menaxhojnë organizatën/institucionin;
 të sigurojnë llogaridhënien;
 të forcojnë bashkësinë.
Aspektet e performancës së drejtorëve të shkollave
vendosen të gjitha në një grup kontinuumesh
Cilësitë dhe stilet e
udhëheqjes
 Realiteti i ditës shkollore, mund ta vërë drejtorin e
shkollës nën një stres të konsiderueshëm.
Përgjithësisht, drejtori i shkollës përdor një stil të
caktuar drejtimi, që thekson disa përparësi dhe
kufizon disa të tjera.
 Një nga stilet e udhëheqjes është udhëheqja
mësimore e cila erdhi si rezultat i lëvizjes së
shkollave të efektshme dhe u kërkonte drejtorëve të
shkollave që të merrnin pjesë aktivisht në procesin e
mësimdhënies – të mblidhnin çdo javë planet
mësimore nga mësuesit, të lexonin për strategji të
ndryshme të mësimdhënies, të ndërmerrnin procese
të mbikëqyrjes.
Udhëheqja shndërruese
Një stil drejtues shumë i njohur është udhëheqja
shkollore shndërruese që përbëhet nga këto katër
elementë:

 Ndikim i idealizuar – të jenë shembull pozitiv;


 Motivim frymëzues – të motivojnë dhe frymëzojnë;
 Nxitje intelektuale – të nxisin të tjerët që të jenë krijues;
 Shqyrtim individual – t’u kushtojnë vëmendje të
veçantë nevojave të çdo individi.
Udhëheqja e shpërndarë
 Këndvështrimi i udhëheqjes së shpërndarë është i
ndërlikuar, i ndryshueshëm dhe i papërcaktuar, dhe ka
të bëjë me detyra dhe praktika që ndahen me
personelin dhe me burimet e tjera brenda një fushe apo
institucioni. Ai ka të bëjë me ndërveprime dhe dinamika
ndërmjet personave, sepse udhëheqja nuk mishërohet
vetëm te figura e një udhëheqësi të përcaktuar.
 Individët ndërmarrin role udhëheqëse në organizatë, si
për shembull, zëdhënësi për marrëdhëniet me publikun
ose bashkësinë, apo eksperti i teknologjisë informative
Ky element “kolektiv i udhëheqjes së shpërndarë i cili
ka rëndësi të madhe.
Udhëheqja sipërmarrëse
Modeli sipërmarrës bazohet në partneritetin privat-publik
dhe mund të japë një numër përfitimesh të mundshme
dhe shkollat e ndërtuara sipas këtij modeli janë shkollat
çarter.
 Në thelb, shkollat çarter janë të përjashtuara nga disa
rregulla shtetërore që zbatohen në shkollat e
zakonshme publike. Ideja është që t’i jepet mjaft
mundësi manovrimi shkollës çarter, për të krijuar idetë e
tyre se si duhet të jetë arsimimi. Ato janë shkolla të
parapëlqyera për prindërit, nxënësit dhe mësuesit.
 Në praktikë shkollat çarter nuk i kanë plotësuar të gjitha
pritshmëritë e shpallura me aq retorikë të bujshme.
Udhëheqja përfshirëse
Modeli të udhëheqjes përfshirëse, përbëhet nga:

 mbrojtja e përfshirjes;
 edukimi i pjesëmarrësve;
 krijimi i një ndërgjegjeje kritike;
 përdorimi i strategjive përfshirëse në marrjen e
vendimeve dhe hartimin e politikave.

Këto shkolla kanë qëllime më të thella morale se sa


thjesht drejtësia shoqërore.
Udhëheqja që sjell ndryshime
në kulturën e shkollës
Cilësitë e domosdoshme që u duhen drejtorëve të
shkollave të së ardhmes janë:
 qëllimi moral: drejtori i trajton nxënësit, mësuesit dhe
prindërit mirë, kërkon të sjellë ndryshime pozitive në
jetën e nxënësve;
 të kuptuarit e ndryshimit: drejtori ndihmon të tjerët të
gjejnë një kuptim të përbashkët;
 përmirësimi i marrëdhënieve – drejtori ndërton
marrëdhënie me individë dhe grupe të ndryshme;
 krijimi dhe ndarja e njohurive: drejtori është krye-nxënësi,
dhe ai i ndan njohuritë e veta me të tjerët;
 krijimi i koherencës: drejtori përqendrohet te të nxënit e
nxënësve si fokusi kryesor
Reflektim
 A është më produktive që të konsiderohen shkollat si
organizata që funksionojnë në një botë joracionale –
me ngjarje të ndërlikuara dhe kontradiktore që ndodhin
për ditë? Çfarë përparësish realiste duhet të zgjedhë
një udhëheqës “i arsyeshëm”?
 “Gratë që janë drejtore shkollash, kanë treguar se
veprojnë me një stil më demokratik dhe pjesëmarrës,
ndërsa drejtorët meshkuj të shkollave janë më tepër
urdhërues dhe autokratikë”. Diskutoni.
 “Udhëheqja është dhe duhet të jetë e orientuar drejt
ndryshimit shoqëror. Në ç’masë është ky një
shqetësim për drejtorët e shkollave?
Reflektim (vazhdim)
 “Në botën postmoderne, drejtuesi duhet ta ketë të
qartë se asgjë nuk është e garantuar dhe se pa
dyshim, asgjë nuk do të jetë e lehtë”. Diskutojeni këtë
duke iu referuar drejtorit të shkollës si udhëheqës.
 Në ç’shkallë ofron qasja e udhëheqjes shpërndarëse
mundësi për të kuptuar se çfarë duhet bërë për të
përmirësuar drejtimin e shkollës?
 Si mund të kontribuojmë në ngritjen e standardeve, jo
vetëm në shkollat tona, por edhe në shkolla të tjera?
 Ç’lloje detyrash të drejtuesve mund t’i kryejnë
mësuesit në një mjedis me udhëheqje të shpërndarë?

You might also like